Tag: sharm

  • Fjalimi përmbyllës i Trump në samitin e Sharm El-Sheikhut: Në këtë atmosferë të mirë le ta vazhdojmë këtë bashkëpunim

    Fjalimi përmbyllës i Trump në samitin e Sharm El-Sheikhut: Në këtë atmosferë të mirë le ta vazhdojmë këtë bashkëpunim

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti fjalimin e tij të mbylljes në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, së bashku me udhëheqës të ndryshëm botërorë që u mblodhën për nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit, duke theksuar natyrën historike të marrëveshjes dhe unitetin në këtë moment.

    “Kjo është hera e parë që kriza e Lindjes së Mesme i ka bashkuar njerëzit, në vend që t’i ndajë ata, dhe për të deklaruar se e ardhmja jonë nuk do të sundohet nga grindjet e brezave të kaluar, gjë që është marrëzi. Pra, së bashku, le të vazhdojmë në frymën e bashkëpunimit dhe vullnetit të mirë që më në fund na ka sjellë në këtë përparim të pabesueshëm dhe historik”, tha Trump.
    Duke folur në qendër të skenës në një podium me udhëheqës botërorë që qëndronin pas tij, Trump e quajti veten një marrëveshjebërës dhe tha se kjo marrëveshje ka potencialin të jetë “më e madhja”.
    “E gjitha u bashkua vetëm në një periudhë të shkurtër. Marrëveshjet më të mëdha thjesht ndodhin. Dhe kjo është ajo që ndodhi këtu. Dhe ndoshta kjo do të jetë marrëveshja më e madhe nga të gjitha”, tha presidenti.
    Pas fjalimeve të Trump, ai u takua privatisht për “një bisedë të shkurtër” me udhëheqësit e mbledhur.

    Top Channel

  • Sisi për Trump: Vetëm ti mund ta ndalësh luftën në Gaza

    Sisi për Trump: Vetëm ti mund ta ndalësh luftën në Gaza

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti egjiptian, Abdul Fattah al-Sisi, zhvilluan sot një takim zyrtar në kuadër të një samiti ndërkombëtar për paqen, që po mbahet në qytetin bregdetar egjiptian, Sharm el-Sheikh.
    Qëllimi i këtij samiti është gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme për konfliktin në Gaza, ndërsa takimi Trump-Sisi u cilësua si moment kyç për rifillimin e përpjekjeve diplomatike.
    Gjatë deklaratës për mediat, presidenti Trump u shpreh se “faza e dytë e negociatave ka nisur”, duke theksuar se proceset janë të ndërlidhura dhe po zhvillohen paralelisht. Ai nënvizoi gjithashtu se “duhet bërë shumë pastrim në Gaza” për të ecur përpara drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme.
    Nga ana e tij, presidenti Sisi e quajti Sharm el-Sheikh “qytetin e paqes” dhe e cilësoi marrëveshjen për armëpushimin e përkohshëm si “një arritje të madhe”. Ai falënderoi Trump për rolin e tij në negociata dhe deklaroi se “vetëm ai mund ta ndalë luftën në Gaza”.
    Sisi shtoi se Egjipti është i angazhuar për kthimin e trupave të pengjeve izraelite dhe ruajtjen e armëpushimit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë proces.
    Samiti në Sharm el-Sheikh po vijon me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve kyçe të rajonit dhe aktorëve ndërkombëtarë.

  • Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, Macron konfirmon mbështetjen për një shtet të pavarur palestinez

    Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, Macron konfirmon mbështetjen për një shtet të pavarur palestinez

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar mbështetjen e plotë të Francës për krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe ka theksuar rëndësinë e dialogut për të promovuar paqen në Lindjen e Mesme.
    Sipas medias egjiptiane Youm7, Macron bëri këtë deklaratë pas mbërritjes së tij në Sharm El-Sheikh për të marrë pjesë në “Samitin e Paqes së Sharm El-Sheikh” të organizuar nga Egjipti.
    Macron theksoi se “Franca synon të luajë një rol shumë të veçantë krahas Autoritetit Palestinez, i cili duhet të ketë vendin e tij të drejtë dhe të kryejë reformat e nevojshme”.
    Ai shtoi se pjesëmarrja e presidentit palestinez Mahmoud Abbas në samit është “një sinjal shumë pozitiv… dhe një njohje e rolit të Autoritetit Palestinez si një institucion legjitim”.
    Samiti, i titulluar “Samiti i Paqes së Sharm El-Sheikh”, pritet të drejtohet bashkërisht këtë pasdite nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij egjiptian Abdel Fattah El-Sisi, me praninë e liderëve nga më shumë se njëzet vende, sipas presidencës egjiptiane.
    Ky samit vjen pas marrëveshjes së fundit të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, e ndërmjetësuar nga Trump, dhe synon të diskutojë planin e tij për paqen në Gazë, duke përfshirë rolin e ardhshëm të Autoritetit Palestinez.
    Liderë të tjerë të pranishëm përfshijnë kryeministrin britanik Keir Starmer, shefin e OKB-së António Guterres, si dhe udhëheqës nga Italia, Spanja dhe Turqia.
    Izraeli dhe Hamas nuk janë ftuar zyrtarisht, por diskutimet do të përqendrohen në stabilitetin rajonal.

  • Sharm El-Sheikh: Qyteti i qetë bregdetar i Egjiptit gati të transformohet në arenë diplomatike

    Sharm El-Sheikh: Qyteti i qetë bregdetar i Egjiptit gati të transformohet në arenë diplomatike

    Sharm El-Sheikh po përgatitet për një ngjarje të jashtëzakonshme në orët e fundit para se avioni i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të ulet në aeroportin ndërkombëtar të qytetit.

    Qyteti i qetë bregdetar, i mësuar me turistë dhe zhytës, tani po përjeton një gjendje të rrallë gatishmërie – dhe mund ta shihni në çdo detaj.

    Do të presë udhëheqës botërorë për ceremoninë e nënshkrimit të hënën për të finalizuar një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës në Gaza.

    Autoritetet lokale po i spërkasin trotuaret me ujë, ndërsa skajet dhe muret janë lyer me bojë të re duke i dhënë një “shkëlqim të freskët”. Çdo pemë është shkurtuar, çdo tabelë është ripozicionuar.

    Flamujt e vendeve pjesëmarrëse valëviten në sheshe dhe përreth sallës së konferencave. Detajet e vogla që mund të kalonin pa u vënë re në ditët normale tani janë nën mikroskopin e autoriteteve.

    Zona përreth sallave të samitit është pjesërisht e mbyllur – ka një gjendje alarmi të shtuar sigurie në të gjitha hyrjet dhe daljet në Guvernatoratin e Sinait Jugor.

    Sharm el-Sheikh tani është më shumë sesa një qytet i qetë egjiptian në Detin e Kuq, ai do të transformohet në një qendër vendimmarrjeje, një arenë të hapur diplomatike dhe një përfaqësim të gjallë të një bote që përpiqet të rivizatojë hartën politike të Lindjes së Mesme.

  • Samiti në Sharm el-Sheikh/ Trump fton Greqinë dhe Qipron në konferencën e Gazës

    Samiti në Sharm el-Sheikh/ Trump fton Greqinë dhe Qipron në konferencën e Gazës

    Greqia dhe Qiproja janë ndër vendet e ftuara nga Donald Trump në konferencën për Gazën që do të mbahet të hënën në Sharm el-Sheikh të Egjiptit.

    Në ftesën zyrtare për samitin e liderëve mbi Gazën, SHBA-të ftuan, përveç Greqisë dhe Qipros, Azerbajxhanin, Armeninë, El Salvadorin, Kanadanë, Kuvajtin, Japoninë, Indinë, Spanjën, Bahreinin dhe Hungarinë.

    Axios raporton se edhe Irani është ftuar, ndërsa thuhet se Izraeli dhe Hamasi nuk do të marrin pjesë.

    Në vend të kësaj, në samit do të marrin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti francez Emmanuel Macron.

    Ftesa zyrtare u është dërguar udhëheqësve për samitin e Egjiptit.

     

  • Aksident tragjik në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, humbin jetën tre diplomatë nga Katari

    Aksident tragjik në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, humbin jetën tre diplomatë nga Katari

    Një aksident automobilistik i ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Sharm el-Sheikh të Egjiptit ka rezultuar me vdekjen e tre diplomatëve nga Katari dhe plagosjen e dy të tjerëve.

    Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të njohura, ndërsa ngjarja po hetohet nga autoritetet egjiptiane.

    Në këtë qytet pritet të zhvillohet të hënën një samit i nivelit të lartë, ku do të marrin pjesë liderë ndërkombëtarë për finalizimin e një marrëveshjeje që synon t’i japë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

    BREAKING: A traffic accident about 50 km from Sharm el-Sheikh killed three members of Qatar’s delegation heading to Gaza peace talks and injured two others. The victims were reportedly Qatari diplomats.Egyptian authorities are investigating the accident. pic.twitter.com/c4bcop6PhD— Clash Report (@clashreport) October 11, 2025

  • Plani i Paqes/ Trump dhe 20 liderë botërorë do të jenë prezent në samitin e Sharm El-Sheikh

    Plani i Paqes/ Trump dhe 20 liderë botërorë do të jenë prezent në samitin e Sharm El-Sheikh

    Trump dhe 20 liderë të tjerë do të marrin pjesë në samit, konfirmon Presidenca Egjiptiane.

    Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë të hënën në një samit për planin e paqes në Gaza, që do të zhvillohet në Sharm El-Sheikh të Egjiptit, ka konfirmuar një zëdhënës i Presidencës Egjiptiane.

    Sipas tij, më shumë se 20 liderë të tjerë do të jenë gjithashtu pjesë e samitit, i cili do të fokusohet në “një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza”.

    “Samiti synon t’i japë fund luftës në Rripin e Gazës, të forcojë përpjekjet për paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit.

    Ai shtoi se takimi zhvillohet pas “vizionit të Trump për arritjen e paqes në rajon dhe përpjekjeve të tij të pandërprera për t’i dhënë fund konflikteve në mbarë botën”.

    Më herët, u raportua se Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij dhe ka deklaruar se do të përdorë takimin për të “shprehur mbështetjen e plotë për zbatimin e marrëveshjes”, shkruan BBC.