Një tronditje e madhe për Rei Manajn në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas golit të shënuar me Serbinë dhe rikthimit në kampionat, sulmuesi shqiptar nuk po kalon kohë të bukura me ekipin. Një humbje 0-5 në Champions League e Azisë ndaj Tractor të Regi Lushkjes dhe një eleminim sot nga Kupa. Eleminimi erdhi nga United FC, një ekip që ndodhej në Kategorinë e Parë, ndërsa Al Sharjah i Rei Manaj gjendet në elitë.
Një kategori ishte diferenca mes tyre, por e ulur ndjeshëm nga Andrea Pirlo. Andrea Pirlo është trajneri i United FC dhe diti fare mirë sesi ta bllokonte Rei Manajn. Pasi koha e rregullt u mbyll 1-1, u luajtën edhe 30 minutat e shtesës. Trajneri i Al Sharjah e largoi Manajn në minutën e 97 të takimit pasi e kishte nisur si titullar, ndërsa në fund takimi përfundoi me penallti dhe atje United FC i shkaktoi eleminimin e turpshëm Al Sharjah. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: sharjah
-

100 minuta pa shënuar dot gol! Andrea Pirlo trondit Rei Manajn, e eleminon me ekipin e Kategorisë së Parë
-
“Traktori” Lushkja mund “sheikët” Manaj, Fetai
Champions i Azisë vendosi sot në këtë raund përballë Al Sharjah ku aktivizohen lojtarët kuqezinj Rei Manajt dhe Feta Fetait, përballë Traktor ku që nga vera luan Regi Lushkja.
Takimi i cili po luhet tani sheh fitoren 0-4 të skuadrës së kavajasit me Lushkjen absolutisht protagonist absolut.
Ai shënoi dy herë saktësisht në minutën e 8 të dhe të 11′ ndërsa në të 40′ Hashimenajad i dërgoi shifrat në 0-3 për Traktor. Ende pa u mbyllur kjo pjesë (45+3) Traktor gjeti dhe të katërtin me Esmaeilifar.
Me pjesën e dytë për t’u luajtur, duket se skuadra vendase e Al Sharjah e ka mbyllur me humbje këtë sfidë Championsi. Ky është takimi i tretë i këtij kompeticioni me formulën e re në trajtë lige. vijon…/Sportiim.al/
Poshtë: Formacionet dhe notat e pjesës së parë:
Vazhdo leximin
-

Manaj abonohet me 45+1′, goli vlen për Al Sharjah
Rei Manaj tund rrjetën në ndeshjen e luajtur të Al Sharjah përballë Al Dhafra, të vlefshme për javën e 6 të kampionatit ne Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ishte minuta e 45+1 që sikurse ndaj Serbisë, lushnjari realizoi golin e dytë të skuadrës së tij.
-

Rei Manaj i pandalshëm në Champions aziatik, shënon dygolësh për Al Sharjah
Adriatik BALLA
Lojtarët e përfaqësueses tonë kanë një shtrirje shumë të gjerë në kampionatet europiane,m por vitet e fundit ka pasur tendenca në rritje edhe në kampionatet aziatike, sidomos në ligat ku klubet paguajnë shuma të majme parash, sikurse bën superliga saudite. Madje, vendet arabe dhe të gjirit Persik japin shuma të konsiderueshme financiare dhe ky trend i transferimeve të lojtarëve shqiptarë atje sa vjen e rritet. Atje përfundoi këtë sezon edhe sulmuesi Rei Manaj, si duket për të mbushur mirë xhepat në këtë moment të karrierës së tij. Ndërkohë, sulmuesi Rei Manaj ka shënuar dy gola në Ligën e Kampionëve të Azisë për skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Sharjah. Al-Sharjahu në kuadër të raundit të parë të Championsit aziatik e mposhti Al-Gharafan e Katarit me rezultatin 4:3. Manaj e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 60-të. Ai fillimisht nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë por konkretizoi nga topi i kthyer. Në minutën e 91-të reprezentuesi i Shqipërisë e barazoi rezultatin në 3:3. 28-vjeçari shënoi supergol nga goditja e dënimit. Manaj tek Al-Sharjahu u transferua në afatin kalimtar të verës nga Sivaspori turk për dy milionë euro.
Golat e Manajt dhe loja e Feta Fetait
Siç e cekëm më lart, fillimisht Manaj mori përsipër penalltinë në minutën e 60-të. Dhe nuk e gjuajti aspak mirë, ndërsa portieri rival e kuptoi krahun duke shpëtuar nga goli direkt. Manaj ishte me fat, pasi topi u kthye më pas pikërisht tek ai. 28-vjeçari nuk fali duke dërguar topin në rrjetë për të rihapur sfidën me rezultatin 2-1. Dhe Kamara që është shok skuadre me Manajn vendosi baraspeshën në shtëpi. Hoselu, fitues i Champions-it me Realin, nga penalltia riktheu Al Gharafan në avantazh. Megjithatë, Al Sharjah nuk ishte dorëzuar ndërsa dhe Feta Fetai po luante. Manaj mrekullisht vendosi baraspeshën nga goditja e dënimit, kur kronometrohej minuta e 91-të. Ky moment i dha zemër Al Sharjah, për përmbysjen e çmendur 4 me 3 ndaj Al Gharafa.
UEFA konfirmon se ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet në Leskovc
Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka konfirmuar se ndeshja Serbi – Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, por në një lokacion tjetër. UEFA e ka miratuar kërkesën e Serbisë, që ndeshja me Shqipërinë të zhvendoset nga “Rajko Mitic” në Leskovc, në stadiumin “Gradski stadion Dubocica”. Kjo kërkesë e Serbisë vjen si pasojë e ‘urdhërave’ të presidentit të vendit, Aleksandar Vuçiç, sipas raportimeve nga Serbia. Kjo kërkesë e Vuçiçit erdhi pasi në ndeshjen e kaluar ndaj Anglisë në Beograd, kishte thirrje kundër tij, dhe për t’i ‘qetësuar’ kundërshtarët e tij, ai vendosi për një stadium më të vogël. Stadiumi në Leskovc ka vetëm tetë mijë ulëse, në krahasim me stadiumin “Rajko Mitic” që ka pothuajse 40 mijë. Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet më 11 tetor, me ndeshjen që i përket kualifikuesve për Botërorin e vitit 2026. Ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve në këtë grup kualifikues përfundoi 0-0 në “Air Albania” gjatë muajit qershor. Shqipëria është në vendin e dytë momentalisht me tetë pikë të grumbulluara pas pesë ndeshjeve. E para është Anglia me 15 pikë nga pesë ndeshje. Ndërsa, Serbia është e treta me shtatë pikë, por me një ndeshje më pak. -

VIDEO/ Manaj “rrëmben skenën” në Championsin e Azisë, dopietë me Al Sharjah
Rei Manaj ishte protagonist me Al Sharjah në fitoren 4-3 ndaj Al Gharafa, takim ky i vlefshëm për Champions League e Azisë.
Sulmuesi kuqezi realizoi dy gola, duke dhënë një kontribut të çmuar në triumfin e ekipit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.Penalltia e Manaj u prit nga portiere, por në topin e kthyer, ai nuk fali, duke dërguar sferën në rrjetë. Goli tjetër i tij ishte për panoramë. 28-vjeçari me saktësi kirurgjikale, shënoi nga goditja e dënimit.
© BalkanWeb
-

VIDEO/ Rei Manaj tund dy herë rrjetën gol spektakolar në Champions-in e Azisë
Rei Manaj ka qenë vendimtar mbrëmjen e sotme për Al Sharjah-un. Skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka mposhtur me shifrat 4-3 Al Gharafa-n. Meritë të madhe në arritjen e kësaj fitore ka edhe sulmuesi shqiptar.
Lojtari i Kombëtares kuqezi humbi një 11 metërsh në minutën e 60, por sapo topi i grushtuar nga portieri u kthye sërish në këmbët e tij nuk gaboi ta dërgonte në rrjetë. Ndërkohë kur kronometri po numëronte minutën e fundit të kohës së rregullt, Manaj u shfaq sërish n2 rolin e protagonistit. Ai shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke kthyer barashpeshën në shifrat 3-3, për t’i hapur më pas udhë fitores 4-3 të Al Sharjah-ut./Sport Ekspres/
-

VIDEO/ Goli i parë në kampionat, Manaj shënon në Emiratet e Bashkuara Arabe
Rey Manaj ka shënuar golin e parë në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe, me fanellën e Al Sharjah.
Ai përktheu në gol një penallti, duke ndëshkuar në fundin e sfidës skuadrën e Khorfakkan (Takimi përfundoi 2-2).Kujtojmë që Manaj luajti 33 minuta në këtë ndeshje, ndërsa vetëm dy ditë më parë, ishte i impenjuar me Shqipërinë në Kualifikueset e Botërorit. Sulmuesi i kombëtares u transferua te Al Sharjah në verë nga skuadra e Sivasspor.
(J.S/)
-

VIDEO/ E hedh portierin në krahë tjetër! Rei Manaj shënon gol me ekipin e Al Sharjah nga 11-metrat
Rei Manaj ka shënuar për ekipin e ri të Al Sharjah. Futbollisti shqiptar ka realizuar në ndeshjen e Kupës kundër Dibba, e cila përfundoi në shifrat 0-1. Goli i vetëm u realizua nga sulmuesi shqiptar në minutën e 22 të takimit. Manaj shënoi nga penalltia duke hedhur portierin nga një krahë dhe topin në tjetrin, për të gjetur rrjetën dhe festën. /Sport Ekspres/
?????? ???????? ??? ????? ??? ??????? ?? ??????? ???? ?? ???? ??????#???_???????#???_????_??????_???????? pic.twitter.com/S8RMGGXA1D
— ADSportsTV (@ADSportsTV) August 31, 2025 -

Zyrtare/ Surpriza e Rey Manaj, sulmuesi kuqezi nënshkruan me skuadrën e re
Rei Manaj i surprizon të gjithë. Sulmuesi shqiptar ka firmosur me skuadrën e Al Sharjah, ekip ky që luan në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Manaj ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme për dy vite.Sa i takon detajeve, lojtari do ketë rrogë 2.5 milionë euro. Debutimi i Manaj me Al Sharjah në një ndeshje zyrtare mund të vijë me 16 gusht, në ndeshjen e kampionatit ndaj Dibba.
Futbollisti largohet kështu nga Sivasspor, një eksperiencë mjaft pozitive në Turqi, ku shpeshherë e kemi parë si një nga golashënuesit më të mirë. -

Zyrtare/ Surprizon Manaj, bën transferimin e bujshëm tek klubi i njohur
Rey Manaj ka mbyllur aventurën në Turqi dhe do të vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është transferuar te skuadra e Sharjah. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë dyvjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Sivasspor pranoi ofertën prej 2 milionë eurosh, pas refuzimit fillestar të një shume më të ulët. Manaj do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon, ndërsa te Sharjah do të ketë si shok skuadre edhe Fetah Fetahun.
Gjatë sezonit të kaluar në Turqi, 28-vjeçari ishte një ndër golashënuesit kryesorë të kampionatit, por përfundoi i përjashtuar nga skuadra pas mosmarrëveshjeve me stafin.
Në total, ai e mbylli periudhën 2-vjeçare me Sivassporin me 34 gola dhe 8 asistime në 63 ndeshje.