Igli Shano
GREQI-Igli Shano, 29 vieç i akuzuar për rrahjen për vdekje të një shoferi 58-vjeçar grek në Neos Kosmos të Athinës u la në burg nga Gjykata Evelpidon. Gjatë seancës në Gjykatën Evelpidon, shqiptari theksoi se viktima e kishte sulmuar i pari dhe pretendoi se vdekja nuk ishte shkaktuar nga goditjet e tij, por nga “miokarditi hipertrofik”. 29-vjeçari insistoi se nuk kishte qëllim të vriste viktimën.
“Kërkoj ndjesë për çdo përfshirje që kam pasur në incident, por unë nuk kam vrarë askënd. Pati një akt agresiv ndaj meje. Ai e shkaktoi situatën. Ne nuk kishim histori të mëparshme, as nuk njiheshim. Ai më sulmoi,”-deklaroi Shano, raporton Protothema.
Ngjarja ndodhi në Neo Kosmo të Athinës. Fillimisht u mendua se shkak i vdekjes ishte aksidenti automobilistik, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi shenja dhune tek 58-vjeçari grek. Në pamjet e siguruar nga kamerat e sigurisë rezulton se shqiptari e ka kapur burrin nga koka dhe e ka goditur vazhdimisht në timon. Siç raportuan burimet policore, makina e viktimës ishte e mbuluar me gjak, “madje edhe xhami i përparmë ishte i thyer”. Ndaj 29-vjeçarit është ngritur procedim penal për veprën penale të vrasjes me dashje në gjendje të qetë mendore./ZËRI


