Kronikë E Hënë, 17 Nëntor 2025 17:13
Banesa e çiftit Shametaj nga Vlora, u përfshi nga flakët mesditën e 16 nëntorit dhe është bërë e pabanueshme. Çifti i të moshuarve jetojnë në lagjen e ish-sodës në Vlorë, ndërsa në trishtim të thellë pohojnë se nuk mundën të shpëtonin asgjë.
Në çastin kur ra zjarri të dy, burrë e grua ndodheshin në oborr, ndërsa 79-vjeçari Jorgo Shametaj ka tentuar të futej brenda mes për mes flakëve, por e shoqja e ka ndaluar.
Jorgo dhe Myrvete Shametaj thonë se pensioni që ata marrin nuk e arrin vlerën e 30 mijë lekëve në muaj, ndaj e kanë të pamundur ta restaurojnë vetë banesën. Dy të moshuarit thonë se në luftën për mbijetesë kanë vetëm njëri-tjetrin, ndaj drejtojnë apel për ndihmë.
Tag: shametaj
-

”Mbrëmë fjetëm jashtë”, çifti nga Vlora në qiell të hapur, banesa u dogj nga zjarri: Kërkojmë ndihmë
-

Ndërroi jetë në aksident, ‘Flamurtari’ nderon 17-vjeçarin Leandro Shametaj
Para ndeshjes Flamurtari–Vllaznia, një moment prekës u shënua në kujtim të Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor, teksa kthehej nga puna si kamarier.
Futbollistët e Flamurtarit vendosën trëndafila të bardhë dhe fotografinë e tij në këndin e tifozëve, ndërsa i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe duartrokiti për një minutë në nderim të kujtimit të tij.
Kujtojmë se Shametaj u përplas nga një eutomjet teksa kthehej nga puna me motorin e tij gjatë mbrëmjes.
Nga të dhënat rezultoi se shoferi i automjetit që përplasi 17-vjeçarin, ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit dhe po e ngiste makinën me shpejtësi të lartë. -

Dhimbje në shkollën e adoleshentit/ Lule në klasën e 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident
Në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë ku studionte 17 vjeçari Leandro Shametaj i cili u përplas për vdekje nga një makinë e mërkura ishte ditë zie.
Një mesazh ngushëllimi në hyrje të shkollës dhe një buqetë me lule në bankën e 17 vjeçarit. Shokët dhe mësuesit e kujtojnë si një nga nxënësit më të mirë të shkollës.
Nxënës dhe mësues i janë bashkuar familjarëve të 17 vjeçarit në lamtumirën e fundit. Leandro Shametaj po kthehej nga puna për në shtëpi me motor kur është përplasur nga makina që drejtohej nga 32 vjeçari Haiti Bajramaj.
32 vjeçari u arrestua nga policia e cila tha se po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pas testeve rezultoi në gjendje të dehur. -

E vrau i dehuri me ‘Porche’, gjimnazi “Ali Demi” në zi për Leandron: Gëzo me ëngjëjt…
LEANDRO SHAMETAJ
VLORË- Në gjimnazin “Ali Demi” të Vlorës ku mësonte Leandro Shametaj, 17-vjeçari që humbi tragjikisht jetën një ditë më parë pasi u përplas nga një automjet me shpejtësi, ka rënë heshtja.
Në klasën ku bënin mësim, Lenadro dhe vëllai i tij Dejvi është vendosur një tabelë e madhe që shkruan “Gëzo me Engjëjt Lenadro!”.
Në klasat ku bënin mësim dy vëllezërit binjak, Leandro që humbi jetën dhe Dejvi nuk ka më sot as nxënës, pasi ata nuk mund të mungonin në ceremoninë mortore të 17-vjeçarit.
Nxënës të klasës së tij dhe ato paralele kanë shkuar sot për të përcjellë për në banesën e fundit Leandron mikun e tyre.
Gjimnazi më i madh i Vlorës është sot në zi, për humbjen e të riut, që përveç shkollës, pasdite punonte si kamarier për t’i ardhur në ndihmë financiarisht familjes së tij.Leandro Shametaj mbeti viktimë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Vlorë, pasi u përplas një një mjet “Porche”, i cili drejtohej në gjendje të dehur nga 32-vjeçari Haiti Bajramaj. /ZËRI
-

Iu prenë ëndrrat në mes nga shoferi i dehur me “Porsche”, reagon shkolla ku 17-vjeçari studionte: Gëzo me engjëjt Leandro
Një ditë e zezë kjo për gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë dhe për të gjithë komunitetit. Humbja tragjike e 17-vjeçarit Leandro Shametaj, maturant i kësaj shkolle, ka sjellë dhimbje, lot dhe heshtje në çdo cep të mjediseve ku ai dikur qeshte e ëndërronte për të ardhmen.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Përmes një reagimi, shkolla ku i riu Shametaj studionte u ka përcjellë ngushëllime familjarëve të 17-vjeçarit të cilëve iu “shkëput” një pjesë e shpirtit të tyre. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
“I trishtë lajmi për të gjithë ne. Një aksident me pasojë vdekje preu në mes ëndrrat e një maturanti, Leandro Shametaj, nxënës i gjimnazit ‘Ali Demi’. Ndajmë me familjen Shametaj dhe Dejvin dhimbjen e madhe për këtë humbje. Kujtimi i Leandros do të mbetet i gjallë në zemrat tona, të shokëve, mësuesve dhe të gjithë komunitetit tonë shkollor. Gëzo me engjëjt, Leandro!”, shkruhet në reagimin e shkollës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Për të gjithë që e njihnin, Leandro ishte një djalë i qetë dhe punëtor. Ai ndiqte mësimet paradite, ndërsa në mbrëmje punonte kamarier për të ndihmuar familjen e tij. Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Leandro Shametaj ishte vetëm 17 vjeç, me ëndrra që s’arriti t’i përmbushë. Mes lotëve, gjyshi i adoleshentit kërkoi drejtësi dhe ndëshkim për autorin që i preu jetën në mes nipit të tij.
“Mbrëmë në orën 12 të natës është aksidentuar djali i vajzës. Kemi 8 orë që presim te morgu se mjeku ligjor nuk vjen për të kryer veprimet. Jemi të shqetësuar se shteti po na kthen krahët. Nuk e dimë se ca shteti është ky që nuk punon për popullin. Një makinë me 200 km/h aksidentoi djalin dhe nuk kishte asnjë patrullë policie, as postobllok policie nuk i ka dalë para. Nuk e kam parë me sy. Djali im s’është kriminel. Ai hallexhi për bukën e gojës, po kthehej nga puna si kamarier. Vjen puna tjetri e vret”, tha gjyshi.
Policia e Vlorës më herët njoftoi se drejtuesi i automjetit tip “Porsche”, Halit Bajramaj, që shkaktoi aksidentin, është arrestuar dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Një fakt që ka shtuar zemërimin e qytetarëve ndaj mungesës së kontrollit dhe papërgjegjshmërisë në rrugë.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë”, njoftoi policia më herët.