Tag: shalqirin

  • Çmimi i shalqirit 5-fishohet rrugës nga Divjaka në Tiranë, fermeri e shet 6 L/kg, konsumatori 30 lekë! Braçe: S’ka treg

    Çmimi i shalqirit 5-fishohet rrugës nga Divjaka në Tiranë, fermeri e shet 6 L/kg, konsumatori 30 lekë! Braçe: S’ka treg

    Kostot e prodhimit të shalqirit po rëndojnë edhe më shumë mbi fermerët këtë fillim gushti. Brenda një muaji çmimi me të cilin bujku shet shalqirin është ulur me gati 60%. Fermerët e qarkut të Fierit po e shesin shalqirin me 6 lekë për kilogramë, nga 15 lekë në fillim të korrikut.
    Por edhe pse çmimi nuk mbulon as kostot e prodhimit, gjatë rrugës 1 kilogram shalqi shtrenjtohet me gati 5-fish. Në tregjet e Tiranës çmimi i shalqirit është 25-30 lekë për kilogramë.
    Përtej çmimit të ulët, mungesa e tregut po godet edhe më shumë fermerët. Mundi i fermerëve jo vetëm që nuk po shpërblehet me çmim të arsyeshëm, por në fakt po shkon 100% dëm duke u kalbur nëpër fusha e sera.
    “Një shalqi si ky që kam marrë unë 10 kg, kushton vetëm 60 lekë. Kaq nuk kushton asnjë produkt sot. Shkoni blini shalqi se ju kushton me pak se çdo gjë tjetër sot. Blini është shumë e rëndësishme të ndihmohet bujku”, apelon deputeti Braçe.
    Deputeti socialist u ka bërë thirrje edhe biznesmenëve të restoranteve dhe beach bareve që ta përfshijnë në menutë e tyre edhe shalqirin. /shqiptarja.com/

  • Çmimi i shalqirit 5-fishohet rrugës nga Divjaka në Tiranë, Braçe: Nuk mbulohet as kostoja e fermerit

    Çmimi i shalqirit 5-fishohet rrugës nga Divjaka në Tiranë, Braçe: Nuk mbulohet as kostoja e fermerit

    Kostot e prodhimit të shalqirit po rëndojnë edhe më shumë mbi fermerët këtë fillim gushti. Brenda një muaji çmimi me të cilin bujku shet shalqirin është ulur me gati 60%.
    Fermerët e qarkut të Fierit po e shesin shalqirin me 6 lekë për kilogramë, nga 15 lekë në fillim të korrikut.
    Por edhe pse çmimi nuk mbulon as kostot e prodhimit, gjatë rrugës 1 kilogram shalqi shtrenjtohet me gati 5-fish.
    Në tregjet e Tiranës çmimi i shalqirit është 25-30 lekë për kilogramë.
    Përtej çmimit të ulët, mungesa e tregut po godet edhe më shumë fermerët.
    Mundi i fermerëve jo vetëm që nuk po shpërblehet me çmim të arsyeshëm, por në fakt po shkon 100% dëm duke u kalbur nëpër fusha e sera.
    “Një shalqi si ky që kam marrë unë 10 kg, kushton vetëm 60 lekë. Kaq nuk kushton asnjë produkt sot. Shkoni blini shalqi se ju kushton me pak se çdo gjë tjetër sot. Blini është shumë e rëndësishme të ndihmohet bujku”, apelon deputeti Braçe.
    Deputeti socialist u ka bërë thirrje edhe biznesmenëve të restoranteve dhe beach bareve që ta përfshijnë në menutë e tyre edhe shalqirin.

  • Disa truke që do ju ndihmojnë të dalloni shalqinin e pjekur si një lushnjar

    Disa truke që do ju ndihmojnë të dalloni shalqinin e pjekur si një lushnjar

    Shalqiri është një nga frutat më të preferuara të verës, por për të shijuar shijen e tij të ëmbël dhe freskuese, është e rëndësishme të zgjidhni një shalqi të pjekur mirë. Lushnja, e njohur për shalqirin e saj të shijshëm, ka disa mënyra tradicionale për të dalluar shalqirin perfekt. Ja disa truke që mund t’ju ndihmojnë edhe ju:

    Ngjyra e lëvozhgës: Një shalqi i pjekur si duhet ka një ngjyrë të gjelbër të errët, me njolla të verdha në pjesën ku ka qëndruar në tokë. Kjo njollë e verdhë tregon që shalqiri ka pjekur natyralisht në diell.
    Goditja me dorë: Kur goditni lehtë me dorë shalqirin, tingulli duhet të jetë i plotë dhe thellë, jo i zbehtë apo i hollë. Kjo tregon që fruti është i mbushur plot me lëng.

    Formë dhe peshë: Shalqiri duhet të jetë i rrumbullakët ose pak i ovale, me një peshë të konsiderueshme për madhësinë e tij. Sa më i rëndë, aq më i lagësht dhe i ëmbël pritet të jetë.
    Bishti: Nëse bishti është tharë dhe i fortë, kjo është një shenjë që shalqiri është pjekur mirë dhe është gati për t’u konsumuar.
    /vizionplus.tv