Tag: shalës

  • EMRAT/ Vrau 61-vjeçarin në Shkodër! Policia identifikon autorin, ishte afërm i viktimës

    EMRAT/ Vrau 61-vjeçarin në Shkodër! Policia identifikon autorin, ishte afërm i viktimës

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër. Viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri.
    Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, Ndoc Maçaj, i cili pas ngjarjes është larguar dhe tashmë është shpallur në kërkim.
    Sipas burimeve paraprake, viktima dhe autori i dyshuar ishin kushërinj mes tyre dhe ngjarja dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti të hershëm.
    Forca të shumta policie janë nisur nga Shkodra drejt zonës së thellë malore të Shalës për të bërë të mundur kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • FOTO / Ky është 61-vjeçari Piro Prroni, që u vra nga kushëriri sonte në Shkodër

    FOTO / Ky është 61-vjeçari Piro Prroni, që u vra nga kushëriri sonte në Shkodër

    Personi në foto është 61-vjeçari Piro Prroni, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër.
    Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, Ndoc Maçaj, i cili pas ngjarjes është larguar dhe tashmë është shpallur në kërkim.
    Sipas burimeve paraprake, viktima dhe autori i dyshuar ishin kushërinj mes tyre dhe ngjarja dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti të hershëm.
    Forca të shumta policie janë nisur nga Shkodra drejt zonës së thellë malore të Shalës për të bërë të mundur kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • Rama: Pamje magjike e lumit të Shalës

    Rama: Pamje magjike e lumit të Shalës

    Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje magjike nga Lumi i Shalës.

    Lumi i Shalës, që derdhet në liqenin e Komanit, po tërheq çdo vit një numër të lartë turistësh vendas e të huaj, për shkak të bukurisë që natyra i ka falur kësaj zone.

    Në këtë atraksion të jashtëzakonshëm të turizmit, në veri të Shqipërisë, turistët zgjedhin të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës dhe ushqimet tradicionale që ofrohen në bujtinat e ngritura pranë tij.

    Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin. Lumi i Shalës dallohet për ujin e tij të veçantë ngjyrë blu të thellë.

    Ai është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më e përhapura është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla. Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin./atsh/KultPlus.com

  • Rama sjell Lumin e Shalës, këtë vërshim të kristaltë që gjarpëron në zemër të peizazhit magjik dhe mistik të maleve

    Rama sjell Lumin e Shalës, këtë vërshim të kristaltë që gjarpëron në zemër të peizazhit magjik dhe mistik të maleve

    Nga Albert Vataj
    Mirëmëngjesi i Kryeministrit Rama, i shoqëruar me urimin për një të diel të mbarë, na vjen sot nga një peizazh që nuk është thjesht pamje, por është frymë, është mall dhe bekim i kësaj toke: Lumi i Shalës.

    Është si të na sillte një faqe të hapur të librit të natyrës, ku fjala është ujë dhe muzika është gjëmimi i rrjedhës mbi gurë.Ky lum nuk është vetëm freski që shuan etjen e shpirtit, por është një kumt i lashtë, një kujtesë e bardhësisë që mbetet e paprekur, pavarësisht kohëve.
    Në kthesat e tij si gërsheta të kaltër, ndihen legjendat e malësorëve, psherëtimat e pyjeve, lutjet e heshtura të gurëve që shekuj i kanë parë valët t’i puthin e t’i gërryejnë. Lumi i Shalës nuk është vetëm një pamje, është një mistikë e gjallë, një tempull i natyrës ku njeriu gjen qetësinë që e harron në përditshmërinë e lodhur.
    Në këtë mëngjes, ai shfaqet si dhuratë, si thirrje për t’u kthyer tek burimi i parë, tek ajo marrëdhënie e shenjtë midis njeriut dhe tokës që e ushqen. Në Shalë, njeriu e kupton se ujërat nuk janë vetëm rrjedha, por janë rrëfime; se peizazhi nuk është vetëm dekor, por është frymë që mbart kujtesën dhe shpresën.

    Kjo perlë e virgjër e natyrës shqiptare, ky gjerdan i bardhë mbi kraharorin e maleve, zbret nga thellësitë e borës e akullit, nga majat e përjetësuara në legjenda, për të marrë formën e një rrjedhe që gjarpëron mes shkëmbinjve si një gërshet i kaltër i vetë perëndeshës së ujit. Kristali i tij është pasqyrë e shpirtit tonë, është qetësia e heshtjes që flet, është freskia që prek pulsin e lodhur të njeriut modern.
    Lumi i Shalës nuk është thjesht ujë që rrjedh. Ai është një marrëdhënie e shenjtë mes natyrës dhe njeriut, një kujtesë e butë se jeta jonë nuk mund të shkëputet kurrë nga kjo simfoni e bukurisë që na rrethon.
    Në çdo valë të tij ka një fjalë të pashkruar, në çdo kthesë të ngushtë një sekret të fshehur, në çdo dritë që thyhet mbi sipërfaqe ka një premtim për paqe dhe qetësi. Është si të dëgjosh zërin e krijuesit që na flet me gjuhën e ujit, të drurit, të ajrit, duke na kujtuar se mirësia nuk gjendet vetëm tek njeriu, por më së pari tek natyra që na është dhënë falas.
    Kjo mrekulli e Shalës është tempulli ku njeriu shkon pa gurë, por me shpirt, për të marrë atë çka i mungon: freskinë e mendimit, pastërtinë e ndjenjës, qartësinë e syrit që sheh përtej përditshmërisë së lodhshme. Dhe aty, në atë qetësi të tejdukshme, ai kupton se bashkëjetesa me natyrën nuk është luks, por nevojë; nuk është zbukurim, por jetë vetë.
    Prandaj ky mëngjes, ky urim, ky imazh, është më shumë se një përshëndetje politike: është një ftesë për t’u ndalur, për të marrë frymë thellë, për të falënderuar për bekimet që ende na rrethojnë, për t’u bërë njësh me atë që është burim i parë e i fundit i çdo gjëje — natyra jonë e shenjtë shqiptare.

  • Shala e Bajgorës në vështrim historik

    Shala e Bajgorës në vështrim historik

    Shkruar nga Fazli Hajrizi

    Shala e Bajgorës, në krahasim me sipërfaqen dhe popullsinë është një nga zonat më të pasura me minerale në Ballkan (Gadishullin Ilirik) e më gjerë. Kjo shpjegohet me ndërtimin gjeologjik-tektonik të larmishëm e në veçanti me vullkanizimin e ri të terciarit.

    Në bazë të studimeve të bëra është vërtetuar se Shala ka një pasuri minerale dhe një potencial metalogjenik rnjaft të madh. Ajo zotëron rezerva të mëdha të plumbit dhe zinkut duke e renditur në vendet e para të Evropës. Vendburimi i plumbit dhe i zinkut në Trepçë është vendburimi rnë i madh skarnor-hidrotermal në gjithë Evropën.

    Rezervat industriale të zbuluara arrijnë në mbi 20 milion ton.

    Karakteristikë është edhe përmbajtja shumë e lartë me xeherorë e plumbit (rreth 7%), zinkut (rreth 4%), deri në 120 gr./ton argjencl, dhe sasi më të vogla por plotësisht industriale: ar deri g./ton, bizmut 120 g./ton, kadmium 2g.Iton, germanium, galium, talium, selen, telur.

    Ky vendburim ka një përbërie mine­ralogjike tepër të pasur (sfalerit, galenit, pirit, pirotin, plumbozit, arsenopirit, gjemsonit, kalkopirit, kuarc, kalcit, siderit, rodokrozit, dolomit, aktinolit, hedenbergit, granate, magnetit e shumë të tjere).

    Mineralizimet e Trepçës së Shalës së Bajgorës kanë në masë dermuese kristalizim të përsosur e bukuri te rrallë, prandaj shumë kampione të tyre ruhen në muze të ndryshme të botës.

    Shfrytëzimi i xehes së Trepçës daton nga kohërat më të Iashta. Emri i Trepçës lidiihet me fillimin e shek. XIV.

    Në dokumentet mesjetare zihet në gojë me emrin TREPÇA, pastaj TREIPÇE, TRIPÇE, TRIPZA, etj. Ernrin mund ta ketë marrë nga një fis shqiptar, po edhe nga ndonjë fjaIë me origjinë gjermane, -trep (r-e>e-r) ‘fshat, -terp.8

    Një kohë këtu, pos shqiptarëve të k´shtenë, kanë punuar e jetuar edlhe sasët, të cilët kanë qenë të njohur si xehetarë të mirë. Më 1303 është ngritur kisha katolike. Pos në Trepçë, në Gjytet e në Rrzhanë, edhe në mjedise të tjera (Bistricë, Këvaçicë, Bajgorë, Rashan, Mazhiq) janë ngritur faltore katolike, si Kisha e Shën Mërisë, ajo e Shën Pjetrit etj.

    Rrugët që kalonin këndej, ajo qe lidhte Pazarin e Ri me qendrën e Kosovës, sidomos vija kryesore komunikative Naisus-Lissus që kalonte në afërsi të Vushtrrisë, ku gjendej stacioni i rëndësishëm Vicianum, kanë pasur rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin edhe të vendbanimeve të Shalës, sidomos të atyre në afërsi të Trepçës.

    Rashani, sot fshat afër Trepçës, duhet të ketë qenë qendër me një popullatë shumë të koncentruar.

    Gati në asnjë vend të Shalës, pra as në këtë fshat, që dikur quhej Gjytet, e që ka ende mure të Iashta, nuk janë bërë të thuash, kurrfarë gërmimesh, hulumtimesh e stu­dimesh, prandaj në favor te konstatimit tonë flasin një varg gojëdhënash, si ajo për Kroin e Nuseve në Mazhiq, e shkuarjes së maces nëpër kulmet e shtëpive që nga Trepça deri në Vushtrri, etj., gjetjet sipërfaqësore apo ato të rastësishme me rastin e hapjes së puseve, ndërtimit të rrugëve, objekteve të ndryshme etj.

    Pozita e favorshrne e Gjytetit të Rashanit me një zotërim të gjerë të fushës përreth, muret rrethuese, materiali arkeologjik i zbuluar etj., dëshmon se kjo kështjellë ka qenë e banuar qysh në fillim të epokës së hekurit, po zhvillimin më të madh e ka pasurë gjatë fundit të kësaj epoke. Varrezat në fshatin Bistricë (Bardhanë), sarkofagët që janë zbuluar aty, varrezat e ndërtuara e të mbuluara me pllaka guri, të rrethuara me gurë, dëshmojnë për lashtësinë e tyre.

    Lënda antropologjike dëshmon se varrezat u përkasin banorëve me tipare antropologjike adriatikase – mesdhetare, që janë karakteristika antropologjike të popullsisë arbërore. Vendbanime karakteristike kanë mbetur ato te epokës së hekurit, që janë kryesisht gradinat të vendosura ne kodra ose në pllaja dhe të fortifikuara.

    Në periudhën e sundimit romak banoret e Shalës kane qenë të orientuar kah qendra e rëndësishme Municipiumi DD afër Soçanës që u zhvillua gjatë shek.IV të e. s. Veprimtaria kryesore e këtij municipi ka qenë zejtaria, e cila ishte ë kultivuar tek dardanët qysh në epokën e hekurit.

    Romantizimi në këtë hapësirë ka qenë i dobët. Në aspektin fetar mund të pohohet se krishterimi ka ardhur edhe në këto hapësira në shek. IV të e. s. Edhe pse nuk janë bërë hulumtime të mjaftueshme, mund të pohohet se në Shalë ekzistojnë objekte të shumta të kulturës materiale dhe të artit që nga periudha romake. Gjuha latine ka qenë gjuhë e administratës. Për këtë gjë dëshrnojnë dokumerntet mbishkrimore.

    Depërtimi sllav u përcoll me një furi rrënuese në vendbanimet e Shalës së Bajgorës që pati rrjedhoja të rënda për popullsinë vendase. Edhe përkundër depërtirnit të valës sllave, Shala mbeti etnikisht e pastër.

    Pushtuesit sllavë nuk mundën të zhdukin, aq më pak të asimilojnë popullsinë ven­dase.. Në shek. IX-X Trepça dhe pjesa rnë e madhe e hapësirës së Shalës u gjend nën sundimin bullgar. Shqiptarët e Shalës së Bajgorës luftuan për çlirim nga bizanti dhe nga bullgarët, por Iuftuan edhe në anën e ushtrisë bizantine kundër pushtuesve të trojeve të tyre nga ana e popujve barbarë. Në fund të shek.XII luftuan në anën e ushtrisë bizantine kundër shtetit të serbëve të Rashkës.9

    Më 1185 këto vise sërish ranë nën sundimin e shtetit serb të Nemanjëve. Vendosja e sundimit serb shënoi fillimin e një prej periudhave më te vështira për popullsinë shqiptare të kësaj treve.

    Pasuritë e medha nëntokësore (miniera e famshme e plumbit, zinkut e argjendit në Trepçë) si dhe përshtatshrnëria e lartë e mbitokës për veprimtari blegtorale e bujqësore, i nxitën sundimtarët serbë ta përforcojnë pro­gresivisht pushtetin e tyre mbi popullsinë vendëse.

    Si orientim kryesor i këtij shteti u përcaktua politika asi­miluese me synim homogjenizimin etnik dhe serbizimin e këtyre viseve. Trysnia asimiluese arriti kulmin gjatë kohës së sundimit të Car Dushanit (1331-1355).

    Shteti mbështeste kishën dhe punonte sisteniatikisht për largimin e popullsisë shqiptare të ritit katolik dhe orientimin drejt ortodoksisë sllave. Besohet se ne Betejën e Kosovës që u zhvillua në qershor te vitit 1389, midis ushtrive të koalicionit të feudalëve ballkanas, pra ushtrisë se kërshterë kundër ushtrisë pushtuese osmane, morën pjesë edhe shalianët, të cilët ishin të mobilizuar nga sundimtari serb, Llazari. 10Më 1455 një pjesë e Kosovës u pushtua nga forcat osmane. Menjëherë pas pushtimit, osmanlinjtë krijuan një njësi administrative të veçantë, të quajtur “Vilajeti i Vukut”. Gjatë shek.XV-XVI territori i Shalës së Bajgorës i përkiste Sanxhakut të Vushtrrisë.

    Pas vendosjes së sundimit osman, u rimbëkëmb miniera e Trepçës dhe e Rrëzhanës. Rrëzhana është një toponim i sajuar nga parashtesa shqipe rrë+Shan, emër ky shunië i përhapur në antroponiminë dhe patroniminë shqiptare me elemente të krishtera.

    Në sistemin toponimk të Shalës së Bajgorës, katundet Bugariq, Zhazhë, Vllahi dhe toponime të tjera, dalin nga ndonjë etnik. Fshati Zhazhë është vetërn formë e sonorizuar e Shashës, në të vërtetë të Sasës, falë kalimit të s>sh»11

    Majdani i Rrzhanës përmendet rnë 1455 deri më 1469 në përbërje të Vilajetit dhe të nahisë së Zveçanit (Zinkofçar Zir). Më 1516 ky treg bëhet seli e nahisë me të njëjtin emër të Kadillëkut të Pazarit të Ri. Prej 11 fshatrave që i takonin kësaj nahije, me siguri është identifikuar vetëm fshati Murgull»12

    Edhe pas rënies së Trepçes nen sundimin turk kjo minierë nuk e ka humbur rëndesinë. Përmenden miniera te braktisura, por edhe fshatra të njohura. Në regjistrirnin turk (1469) përmenden fshatrat: Rrzhanë, Zijaçë, Dccli (Didine), Ofçar, Zasil (Zasellë, sot Kodër), Kavaxh, Silançë (Selac), Rahova, Zhezheva (sot Zhazha), Lisiçe (Lisicë), Vilahne (Vllahi), Boletin, Bistricë, Batahir, Ceran (sot Cerajë) etj., të cilat i takonin vilajetit të hershëm që mori më 1463 statusin e nahisë, dhe i takonte sanxhakut të Bosnjes.

    Pas rënies së Shalës nën sundimin osman, u ngnit kolonia turke që quhej Trepça e Epërme (Trepçaide Bala), dy ki!ometra Iarg Stantergut. Në lagjen e Trepçës u ndërtua xhamia (Xhamia e Mazhiqit), pa dyshim njëra ndër të parat e ndër të rrallat në këto anë. Qe nga kjo kohë popullata shqiptare e trevës së Shalës së Bajgorës filloi gradualisht të braktisë fenë e kërshterë dhe të kalojë në fenë islame.

    Në fillim përqafimi i islamit ishte i kufizuar vetëm në individë të integruar në strukturat e administratës osmane, ndërsa më pas kjo dukuri përfshiu një masë rnë të gjerë njerëzish. Një nder faktorët që Iehtësoi depërtimin e islamit në masën e popullatës shqiptare të kësaj treve (shek. XVII), ishte edhe prirja e saj për t’u larguar nga autoriteti fetar i kishës serbe.

    Megjithatë, popullata shqiptare e islamizuar, edhe pse ndryshoi fenë, nuk preku qenien e vet etnike. Përhapja e islamit u shoqërua shumë pak me ndryshime në pamjen urbanistike të vendbanimeve dhe në formacionin kulturor të popullsisë së Shalës së Bajgorës.

    Më 1689, në kohen e luftës antiosmane, mjaft shqiptarë nga treva e Shalës së Bajgorës, së bashku me luftëtarë të krahinave të tjera të veriut të Shqipërisë, të krështerë e musIimanë, nën udhëheqjen e Pjeter Bogdanit, i cili ishte arqipeshkv i Shkupit, u bashkuan me forcat austriake.

    Numri i luftëtarëve shaljanë ishte mbi 200. Lufta, siç dihet, mori fund me fitoren e turqve. Si pasojë e dhunës e terrorit që pasoi, shumë banorë u shpërnguIën. Burimet turke dëshmojnë se fshatrat e Shalës kanë qenë mjaft mirë të popullzuara.

    Kjo popullatë, kryesisht shqiptare, u tëhoIlua sidomos ne fillim të viteve 1690 edhe si pasojë e rënies së murtajës. Me zvogëlimin e numrit të shaljanëve, të cilët ishin xehetarë të mire, Trepça dhe minierat, pra vendburimet e tjera minerare, pësuan mjaft shumë.

    Sipas një regjistrimi të kadillëqeve të Turqisë evropiane qe kishte bërë Abdullah Huremoviq nga Mostari, në prag të luftës austro-turke gjatë viteve 1683-1699, Trepça si një kadillëk i veçantë bënte pjesë në sanxhakun e Vushtrrisë. Kah fundi i shek. XVII Sanxhaku i Vushtrrisë u suprimua dhe si territor iu bashkua sanxhakut të Shkupit.

    Kështu, territoret në lindje Ibrit, duke përfshirë Trepçen dhe fshatrat e Shalës së Bajgorës, i takonin Sanxhakut të Vushtrrisë të Elajetit të Rumelisë. Defteret osmane ofrojnë materiale të pasura që provojnë qartë se popullsia e kësaj treve, qoftë ajo që bart antroponimi karakteristike shqiptare, qoftë ajo që bart antroroponimi sllave, është etnikisht shqiptare.

    Shqiptarësia e këtyre viseve vërtetohet, pos nga dokumentet osrnane, edhe nga ato raguziane, latine etj. Në vitin 1739 një pjesë e popullatës shqiptare katolike e Shalës u detyrua të shpërngulet.

    Gjate viteve 1830-1832 rreth 1000 shaljanë i dhanë mbështetje Mustafë Pashë Bushatliut duke mbështetur kështu pavarësinë. Sulltani organizoi ushtrinë e tij dhe në mesin e vitit 1832 sulmoi Vushtrrinë e Mitrovicën. Shaljanët kundërshtuan dekretin e Hati Sherifit të Gulkhanesë (3 nëntor 1839) shpallur në Stamboll nga Sulitan Abdyl Mexhidi.

    Luftëtarët shaljanë onganizuan një sërë luftërash kundër zaptinjve turq në Kaçanoll, Vesekofc, në Gumnishtë dhe në fshatra tjera. Zona e Shalës së Bajgonës në këtë kohë konsidenohej si zonë e Iirë.

    Shpërthimi i krizës lindore në vitet 1875-1876 dhe sidomos lufta ruso-turke e vitit 1877-1878 tronditi edhe popullatën e trevës së Shalës. Në janar të vitit 1878 Serbia dhe Mali j Zi hynë në Iuftë kundër Turqisë duke pushtuar pjesën verilindore e juglindore të Vilajetit të Kosovës, Nishit, Pirotit, Kurshumlisë, Vranjës, Leskocit etj.

    Pushtimi i këtyre territoreve u shoqërua me masakrimin nga serbët, malazezët e rusët, të popullsisë shqiptare, duke përfshirë gratë, fëmijët e p!eqtë dhe me shpërnguIje nga vatrat e tyre të mbi 150.000 shqiptarëve. Shumica e të shpërngulurve u vendosën në anë të ndryshme të Kosovës dhe, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, vetëm një nurnër i vogël u vendos në Shalë të Bajgorës. Në Selac u vendos familja Igrishta.

    Pas ndërtimit të hekurudhës (1874) që lidhte Mitrovicën me Shkupin, Selanikun dhe qendrat e tjera më të largëta dhe më të zhvilluara, mundësoi që visorja e Shalës përreth Trepçës dhe vendbanimet, që deri atëherë ishin në përbërje të rajonit tregtar të Vushtrrisë, të hynin në përbërje të Mitrovicës.

    Popullata shqiptare e Shalës së Bajgorës, pos kryengritjeve gjatë viteve 1688-1690, duke mos u pajtua asnjëherë me zgjedhën e robëninë osmane, gjatë gjithë shek XVIII e XIX zhvilluan edhe një sërë luftërash çlirimtare. Rezistenca e tyre mori hov dhe u intensifikua sidomos në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

    Në gjysmën e dytë të shek. XIX, në kohën e levizjeve të mëdha për çlirim kombëtar, Shala dha shume luftëtarë, të cilët u ngritën kundër politikës çkornbëtarizuese, e cila mohonte individualitetin e popullit shqiptar. Në periudhën e Iëvizjes Kombëtare Shqiptare, ne fazën e dytë të zhvillimit të saj (1878-1881), popullata shqiptare e këtij mjedisi vazhdoi traditën e Iuftës për liri e pavarësi.

    Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e cila u thernelua në Kuvendin e 10 qeshorit 1878 nën kryesinë e Iliaz Pashë Dibrës, në mesin e 110 delegatëve gjendeshin edhe përfaqësues nga Shala e Bajgorës. Në mesin e 4 mijë nënshkruesve të dy peticioneve që iu dërguan Kongresit të Berlinit dhe Portës së Lartë, ishin edhe nënshkrimet e përfaqësuesve të Shalës së Bajgorës.

    Forcat e Lidhjes hynë edhe në Mitrovicë, shkarkuan funksionarët osmanë nga administrata shtetërore dhe në vend të tyre emëruan nëpunës shqiptarë. Pas Kuvendit Themelues, Lidhja e Prizrenit, e cila kishte formuar nënkëshillat në viset e banuara me shqiptarë, një nga degët më të forta pati atë të Mitrovicës. Atë e përbënin dhe e mbështesnin me armë kryesisht shaljanët, të cilët vazhduan të japin kontributin e tyre për autonorni. Luftëtarët e Shalës së Bajgorës dhanë kontributin më të madh për çlirimin e Mitrovicës më 25 janar 1881.

    Shqiptarët këtu morën pushtetin në duart e veta, në Mitrovicë e rrethinë formuan gjykatat shqiptare, të cilat filluan të punojnë pavarësisht nga pushteti turk. Popullata shqiptare e Shalës iu drejtohej gjyqeve shqiptare e jo atyre turke.

    Në gjysmën e dytë të prillit 1881 Dervish Pasha me një ushtri të madhe hyri sërish në Mitrovicë duke e vendosur pushtetin e vet administrativ dhe gjykatën ushtarake, e cila brenda një kohe të shkurtër dënoi 4.000 shqiptarë. Forcat turke të udhëhequara nga Dervish Pasha e Hafiz Pasha menduan se e shtypën me gjak lëvizjen e popullatës shqiptare për çlinim kombëtar.

    Përkundrazi, shqiptarët, të cilët në ndërgjegën e tyre kishin ruajtur idenë e pavarësisë, idenë e formimit të shtetit: kombëtar, vazhduan rrugën e përparimit dhe të qytetërimitë evropian. Kryengritjet vërtet për një kohë pushuan, por, fill pas këndelljes, ato shpërthyen në viset e mëparshme.

    Edhe përkundër dhunës e terrorit që ushtronte, pushtuesi nuk arri­nte dot të shuante shpirtin liridashës të shaljanëve, të cilëtë vazhduan të japin kontributin e tyre edhe në fazën e tretë të Iëvizjes kombëtare për autonomi (1881-1908). Janë të njohura konfliktet e armatosura ndërmjet pushtetit turk dhe kryengritësve shaljanë. Më 1886 në Mitrovicë kishte ardhur Rexhep Pasha, shqiptar me origjinë nga Mati.Ai provoi që të vejë qetësi në Shalë duke i marrë me të mirë prijësit. Pas takimit që kishte pasur me Ahmet Boletinin, vëllanë më të madh të Isës, njerëzit e pushtetit u përpoqën që ta zënë e ta vrasin pabesish në sarajin e pashës, por nuk ia dolën, sepse shaljani arrin të shpëtojë me zhdërvjelItësi:

    “Rexhep Pasha del në shkallë,Del në shkallë e po ndigjon,— Ç’ka saraj qi po ushton,Ç ‘ka saraj qi po dridhet?Njaj asllani gjallë s‘po lidhet.— More pashë, ty t ‘kanë mashtrue,S ‘ke gjetë burra qi m‘lidhin mue!”“Rexhep Pasha del në shkallë,Del në shkallë e po ndigjon,— Ç’ka saraj qi po ushton,Ç ‘ka saraj qi po dridhet?Njaj asllani gjallë s‘po lidhet.— More pashë, ty t ‘kanë mashtrue,S ‘ke gjetë burra qi m‘lidhin mue!”

    Pushtuesi, i ciii nuk lente gur pa lëvizur, arrinte të gjente bashkëpunëtorët për t’i likuiduar kundërshtarët. Kështu më 1894 Ahmeti u vra pabesisht nga një pritë në fshatin Zhazhë. Lufta vllavrasëse do të merrte edhe shumë jetëra të tjera sikur mos të ndërhynte nënë Ajshja dhe Beqir Voca një mik i ngusht i famiijes Boletini, njeri i mençur e me autoritet.

    Në qershor të vitit 1895 Hafiz Pasha me një bataIion ushtarësh të komanduar nga major Mehmeti sulmoi BoIetinin. Isa Boletini, i cili asnjëherë nuk e linte kullën pa roje, kur pa se ushtria iu kap bjeshkës, zuri pritën në Majën e vogël. Pas një lufte të ashpër, ushtria turke edhe pse arriti ti djegë kullën e të plaçkisë pasurinë, u tërhoq me humbje të mëdha.

    Kulla e Isa Boletinit

    Në kuvendin e shqiptarëve që u mbajt në Pejë në nëntor të vitit 1897, ku organizator ishin Haxhi Zeka dhe Riza Kryeziu (Gjakova), Shala kishte dërguar përfaqësuesin e vet. Në pranverë Beslidhja u zgjerua dhe u shtri deri në Mitrovicë, Vushtrri e Shalë të Bajgorës. Shaljanët përkrahën Komitetin e fshehtë shqiptar që drejtonte Beslidhjen dhe kërkonte bashkimin e katër Vilajeteve shqiptare në një vilajet të vetëm.

    Në Kuvendin e Lidhjes së Pejës (23-29 janar të vitit 1899, mori pjesë Isa Boletini, i cili, i shoqëruar nga shaljanët, përfaqësonte këtë mjedis. Shaljanët në krye me Isa Boletinin mbështetën idenë për formimin e ushtrisë shqiptare duke premtuar se djemtë e tyre do të rekrutohen në forcat vullnetare që do të mbronin edhe kufijtë nga sulmet sllave. Në këtë kohë u formua një batalion i regjimentit të ushtrisë shqiptare për të ruajtur kufirin me Serbinë që nga Guri i Kripës deri në Bistricë.

    Disa familje të fuqishme që deri në këtë kohë i karakterizonte rivaliteti i pandërprerë për dominim e sundim në kurriz të njëra tjetrës, tashti, për ta përballuar më lehtë rrezikun, u afruan, u bashkuan duke lidhur besën se do të Iuftojnë bashkërisht për shpëtimin e atdheut. Ndër famiijet më të njohura në këtë kohë ishin ajo e Isa Boletinit, e Ahmet e Cen Stantergut, e Vocëve etj.

    Në vend të prirjes për pavarësi, tashti dominonte nevoja e bashkimit në Iuftë për çlirim kombëtar. Që nga viti 1892-1912 ushtria turke, duke djegur e vrarë, u përpoq të shtypë shpirtin kryengritës të shaljanëve, por kot. Forca të mëdha ushtarake kishin sulmuar Boletinin më 1892 dhe 1895, por kishin hasur në rezistencë të fortë të Shaljanëve.

    Më 1901 shaljanët nën udhiëheqjen e Isa Boletinit shkuan në Pazar të Ri për ta liruar Aqif Pazarin. Në vjeshtë të vitit 1902 kundërshtuan hapjen e konsullatës ruse, vendosjen e Grigor Shqerbinit konsull në Mitrovicë. Ata mbështetën vendimet e marra në Kuvendin e krerëve shqiptarë në Gjakovë më 15 janar 1903, morën pjesë në Kuvendin te Verrat e Llukës më 2 mars 1903, në tubimin mbajtur në fushën e Morinës te Llausha e Drenicës, në mars të vitit 1903, në Kuvendin e Vushtrrisë (1903) kundërshtuan reformat turke dhe veprimtarinë e konsullatë ruse në Mitrovicë që punonte hapur kundër interesave të shqiptarëve etj.

    Shaljanëve u erdhën në ndihmë Iuftëtarë nga Podguri, Vushtrria, Llapi, Drenica etj., dhe sulmuan dhjetra batalione të ushtrisë turke në Mitrovicë. Ne këtë kohë Porta e lartë, për ta pasur më pranë vetes dhe për t’ia pamundësuar veprimtarinë patriotike e luftarake, e syrgjynosi Isa Boletinin.

    Pas internirnit të kryetrimit të Kosovës, komandanti i ushtrisë turke në Mitrovicë urdhëroi që nga kufiri me Serbinë, nga fshati Rrëzhanë deri në Albanik (Leposaviq), të tërhiqen të gjitha rojet. Kështu rojet e kufirit me Serbinë u detyruan ta organizojnë vetë shaljanët.

    Shaljanët e çuan në vend betimin që ia kishin dhënë prijësit të tyre se nuk do të lejojnë, qoftë edhe me çmimin e jetës, që të vendoset konsulli rus në Mitrovicë. Në mesin e 250 të vrarëve në fshatin Shupkofc në luftë kundër forcave ushtarake turke, te cilat i komandonte Shqerbin, 100 kanë qenë shaljanë.

    Luftën për çlirimin e Mitrovicës e kishin udhëhequr Jashar Boletini, Bejtë Selaci, Shaban Jashari, Nuhë Bajgora e të tjerë. Në këtë luftë për jetë a vdekje mbetën të vrarë Bejtë Selaci, Shaban Gavazi­-Bajgora, Hajdar Xhemë Boletini, Zenel Fetahu, Man Zeqiri, Ramë Smaka, Sejdi Ibrahimi e shumë të tjerë, ndërsa u plagosën qindra të tjerë, në mesin e të cilëve edhe Sejdi Vidishiqi e Tahir Selaci, vëllai i Bejtës.

    Në kryengritjen që shpërtheu në janar të vitit 1904 në Mitrovicë, morën pjesë edhe shaljanët. Në shkurt të vitit 1906 Isa Boletini u lirua dhe u kthye në Shalë, sepse më shumë i pëlqenin gurët e Boletinit sesa sarajet e Stambollit. Po në këtë fillim viti Komiteti shqiptar me qendër në Manastir kishte formuar degët e veta edhe në Kosovë.

    Në degën e Komitetit në Mitrovicë shquheshin për veprimtarinë e tyre shumë Shaljanë, të cilët punonin në përgatitjet e armatosura kundër sunduesve osmanë. Deri më 1908 në Shalë të Bajgorës nuk ka pasur pushtet. Fshatrat e kësaj treve gjatë sundimit osman kanë qenë në pronësi të spahinjve nga Vushtrria dhe Pazari i Ri, të cilët shpesh sillnin në pronat e tyre çifçinj familje të ririt ortodoks. Më 3 korrik 1908 shpërtheu Revolucioni xhonturk. Ky revolucion përkoi me Iëvizjen për çlirirn kundër sunduesve osrnanë.

    Shaljanët në fillim mbështetën Revolucionin e Turqve të Rinj dhe kjo përkrahje e shqiptarëve qe një faktor vendimtar në fitoren e tij dhe shpalljen e Kushtetutës, rnë 23-24 korrik 1908, mirëpo, kur panë se Ligji i zgjedhjeve dhe vetë qën­drimi i pushtetit xhonturk, i cili kishte filluar të bashkë­punonte me serbët e të tjerët, duke dashur që t’i sjellë shqiptarët gjithnjë në pozitë të pabarabartë, sërish ia kthyen pushkën. Gjatë këij viti në Bare Turqit e rinj ndërtuan stacionin e zaptinjve.

    Më 20 korrik 1908, nën kryesinë e Isa Boletinit u mbajt Kuvendi j Ferizajt. Në mesin e 30.000 shqiptarëve u gje­nden edhe shaljanët. Meqë xhonturqit nuk e mbajten premtimin që kishin dhënë për më shumë të drejta shqiptarëve, vetqeverisjen e vendit etj., Klubi kombëtar i formuar në Mitrovicë, vendosi që të përzë nëpunësit osrnanë duke bërë përpjekje që pushtetin t’ua japë shqiptarëve vendës.

    Edhe kërkesat për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dështuan. Për këtë arsye Isa Boletini, i mështetur nga shaIjanët besnikë, ia ktheu pushkën pushtuesit osman.

    Për të shuar zjarrin e kryengritjes, për të shuar shpirtin liridashës shaljanëve, kajmekami i Mitrovicës, Hajdar Beu, më 22 nëntor 1908 e sulrnoi me forca të rnëdha prijësin Isa Boletini, në Boletin.

    Isa Boletini

    Në këtë Iuftë, pos Isa Boletinit, u shquan edhe Bejtë Selaci, Halim Çaushi, Halil e Jonuz Bo­letini, Nuredin e Zeqir Mehmeti. U vranë Xhemë Boletini, Halim Çaushi e Zenel Koliqi, kurse u plagosën Isa Boletini, Halit Ahmeti nga Syrigana, Bislim Selim Radisheva. Sejdi SeIaci dhe Zeqir Mehmeti.

    Ushtarët turq, pasi nuk arritën që ta shembin kullën me topa, ia dhanë flakën. Për të ngjallur frikë e panik ata dogjën edhe disa shtëpi në Shalë si dhe Kullën e Sejdi Selacit. Në mars të vitit 1909 përsëri xhonturqit nisën forca të mëdha ushtarake nën komandën e Xhavit Pashës për të goditur Isa Boletinin.

    Qeveria shpalli në Kosovë gjendje të jashtëzakonshrne. Në mesin e prillit 1910 Shefqet Turgut Pasha u përpoq me të gjitha mjetet, me zjarr e hekur t’i shuajë kryengritjet e shqiptarëve. Ndër vatrat e qëndresës, pos Grykës së Kaçanikut, Grykës së Carralevës (1910), u bë edhe Shala, sidomos Boletini.

    Deri më 1912 ushtria turke disa herë i dogji e i bëri rrafsh me tokë fshatrat e Shalës së Bajgorës, por nuk arriti të nënshtrojë Shalën, të cilën e mbronin me gjoksin e tyre bijtë e saj besnikë, luftëtarët sypatrembur e të pëkulur. Shaljanët u shquan edhe në luftërat e tjera antiosmane gjatë viteve 1910-1912.

    Ata mbështeteshin edhe nga Hasan Prishtina e Nexhip Draga, të ciiët nga Shkupi erdhën në ShaIë, pastaj në Drenicë etj., ku u bashkuan me Isa Boietinin. Në mars të vitit 1912 u mbajt një takim midis Isa Boletinit e Hasan Prishtinës në çifliçet e Zejnuilah Begut ne fshatin Gojbulë afër Vushtrrisë.

    Takimi i Gojbulës u pasua me mbledhje në vende të ndryshme të Kosovës: 15 maj në Boletin, në të cilën morën pjesë krerët e Shalës së Bajgorës e ku u lidh Besa e ShaIës, Kuvendi i Drenicës (16 maj), ku u lidh Besa e Drenicës, Besa e Llapushës dhe u kurorëzua me Kuvendin e Junikut (21-25 maj 1912) që u mbajt në Junik. Pas këtij Kuvendi Isa u kthye në Shalë.

    Menjëherë krijoi lidhjet me luftëtarët e Shalës dhe të Llapit, nisi t’i forcojë qendrat në Boletin, në Vesekovc etj. Pra menjëherë filloi me zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Junikut në viset e tij, në Shalë e Llap. Në qershor tië vitit 1912 u mbajt një Kuvend i madh në Shalë, i cili në popull u njoht me emrin Kuvendi i Kurillovës. Në Kuvendin e Kurillovës, vend midis Shalës e Llapit, morën pjesë 400 shaljanë dhe rreth 1500 llapjanë. Këtu u Iidh besa e Shalës dhe Llapit.

    Edhe dëshmitarët, po edhe kënga popullore “Grepacimi I Isa begut e Beqir Vocës” flasin për pikëpamjet e tyre të ndryshme lidhur me atë se a duhet t’ia kthejnë pushkën Turqisë apo jo, a paraqet rrezik më të madh Turqia apo Serbia, e cila rrinte në këmbë të para dhe po përgatitej për t’iu hedhë viktimës në shpinë. Në fillim të korrikut nisi kryengritja e përgjithshrne.

    Kjo kryengritje u shënua me ngritjen e flamurit kombëtar, të cilin e sollën në Kosovë disa veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare nga kolonitë në Evropë, në Stamboll e Selanik. Flamurin e ngritur në Vesekovc (sot quhet Kodra e Bajrakut), ia kishte dorëzuar Xhemajl Prishtinës patrioti i shquar Hoxhë Kadri Prishtina, i cili kishte ardhur në Kosovë.

    Më 12 korrik u zhviliua një betejë e lavdishme në Grykën e Kulinës e pas shtatë ditësh edhe një tjetër në Broboniq. Më 22 korrik kryengritësit shqiptarë të udhëhequr nga Isa Boletini u nisën për në Pazar të Ri dhe e Iiruan atë, ndërsa pesë ditë më vonë hynë në Mitrovicë, ku menjëherë formuan organet e pushtetit lokal, këshillat popullorë me detyrë të posaçme që të ruajnë rendin e qetësinë. Shaljanët në krye me Isa Boletinin përmes ideologut Hasan Prishtina njoftuan opinionin ndërkombëtar se ata Iuftojnë jo për të mbrojtur a për t’i zgjatur jetën Turqisë në Ballkan, por për t’i dalë zot tërësisë tokësore të Shqiperisë.

    Më 9 gusht Hasan Prishtina i paraqiti qeverisë turke programin prej 14 pikash, i cili përmbante këto kërkesa:

    – nëpunësit që do të emëroheshin në Shqipëri, të dinin gjuhën shqipe dhe të njihnin zakonet e vendit;– shërbimi ushtarak të bëhej vetëm në Shqipëri;– t’u jepeshin armët shqiptarëve;– të hapeshin në katër vilajetet: të Kosovës, Manastirit, Shkodrës dhe Janinës shkolla të të gjitha shkallëve dhe të mësohej gjuha e vendit në të gjitha shkoiiat fillore dhe të mesme;– të shpallej amnistia e përgjithshme dhe të merreshin një varg masash për zhviliimin ekonomik të vendit etj.

    Qeveria turke vonoi përgjigjen ndaj 14 kërkesave të shqiptarëve, prandaj kryengritësit shqiptarë, më 11 gusht 1912, nën udhëheqjen e Isa Boietinit, Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Riza beg Kryeziut, Jahja Agë Prizrenit, Mahmut Zajmit, Zefit të Vogël etj. hynë në Shkup.

    Ibrahim Pasha më parë kishte kërkuar nga Isa Boletini dhe shaljanët që të mos niseshin për në Shkup, duke i propozuar prijësit të shqiptarëve post të lartë e bashkëluftëtarëve të tij shpërblime të majme, por kot. Isai, duke qenë konsekuent në vendimin e tij, i përgjigjet:

    “Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia!”

    Në luftën e përgjithshme për çlirimin e tokave shqiptare morën pjesë shumë shaljanë nën udhëheqjen e Isa Boletinit, të cilët, pas nënshkrimit të marrëveshjes nga Hasan Prishtina me qeverinë turke, më 26 gusht, u kthyen në Shalë.

    Isa Boletini u vendos në Boletin dhe qëndroi deri më 30 tetor 1912. Brenda kësaj kohe organizoi ushtrinë për mbrojtjen e kufirit nga ushtria serbe. U zhvilluan luftëra të përgjakshme në Merdar, Llukovë, Albanik, Llapashticë, KuIinë e deri në Prishtinë. Rezistenca më e fuqishme u bë në Merdar.

    Pas largimit të ushtrisë turke nga Mitrovica e rrethina, shqiptarët menjëherë zgjodhen përfaqësuesit e tyre në organet e pushtetit, formuan gjy­qësinë dhe administratën e tyre, mirëpo udhëheqësit e tyre brenda vendit nuk u paraqitën unikë, të bashkuar përballë orekseve grabitçare e të shfrenuara të shteteve ballkanike, Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë e Greqisë.

    Ato kishin Iidhur aleancën në shtator të vitit 1912, duke filluar kështu Luftën e Parë Ballkanike, me qëllim që secila për vete të gllabërojë nga një copë të tokave shqiptare. Gëzimi i fitores së shqiptarëve qe jetëshkurtër.

    Shqiptarët, pak të dehur nga gëzimi i fitores, më shumë të lodhur e të rraskapitur nga luftërat e njëpasnjëshme, sikur nuk e kishin paraparë që ushtritë e shteteve ballkanike, fqinjtë e tyre të pabesë: serbët, malazezët, grekët e bullgarët do të nisnin marshimin mbi tokat e tyre.

    Vullnetarët shqiptarë, të prirë nga Isa Boletini e Beqir Voca, duke parë se rreziku rnë i madh vinte andej nga kufiri me Serbinë, nga Guri i Uglarit deri te Qafa e Ibrit, u përpoqën t’iu kundërvihen forcave të përgatitura mirë të ushtrisë serbe, t’u rezistojnë me vendosmëri sulmeve të tyre, por nuk ia dolën.

    Sulmet e reparteve çet­nike ishin të forta dhe të intensifikuara në frontin përgjatë Ballit të Shalës e sidomos në luginën e Ibrit. Për shkak të mungesës së armëve, ushqimit, organizimit të rregullt, të mirëfilltë të ushtrisë, u detyruan të tërhiqen. Serbët, pasi pushtuan Prishtinën më 22 tetor, pasi morën edhe Vushtrrinë e Mitrovicën, më 1 nëntor 1912, e detyruan ushtrinë e rraskapitur shqiptare dhe prijësin e tyre që të largohen të dëshpëruar. Tërheqja u bë në relacionin Shalë e Bajgores-CarraIevë-Sedllar, Prizren-Bicaj-Kala e Dodës Ujmishtë, prapë Kala e Dodës-Kastrat-Sllovë te Elez Jsufi, në Peshkopi, Maqellarë-Dibër dhe Vlorë.13

    Pushtirni i këtyre viseve, sidomos i Shalës u shoqërua me terror, me vrasje në rnasë jo vetëm e luftëtarëve, por edhe e familjeve të tyre: grave, fëmijëve e pleqve. Pushtuesit serbë dogjën e rrafshuan me tokë pothuajse të gjitha fshatrat e Shalës së Bajgorës.

    Në Shqipëri po përgatitej Shpallja e Pavarësisë. Isa Boletini, i cili po mbante lidhjet me Ismail Qemalin e patriotë të tjerë, u nis për të marrë pjesë në aktin e ngritjes së flamurit dhe në formimin e Qeverisë së Përkohshme. Më 28 Nëntor në Viorë arritën Rexhep Mitrovica, Sali Gjuka e Bedri Pejani, ndersa një dite më vonë edhe Isa Boletini me dhjetra luftëtarë, kryesisht të rinj shaljanë, ndër ta edhe dy djem e dy nipa të tij.

    Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali, caktoi roje të veta personale e në derë të qeverisë bashkëluftëtarët besnikë të Isa Boletinit, Halim Musë Bajgorën dhe Ahmet Ali Llapin.

    Kështu shaljanët dhanë një kontribut të çmuar ne mbrojtjen e Qeverisë së Viorës. Më 30 mars 1913, Isa Boletini me dy djemtë, Musën dhe Ademin, Luigj Gurakuqin, Dhimitër Beratin etj. mori pjesë në delegacionin e kryesuar nga Ismail Qemali, që u nis për udhëtim nëpër kryeqytetet evropiane dhe për të marrë pjesë në Konferencën e Londrës të 1912-1913 në emër të gjithë kombit shqiptar.

    Në Shalë edhe sot kujtojnë dialogun e Isa Boletinit me ministnin e jashtëm anglez, Eduard Grein, që është përjetësuar edhe në këngë:

    “Isa Beg, në Evropë unë jam i pari që të çarmatosa!— Jo, ministër, jo qe besa,s’çarmatosem sa t’jetë jeta!Njenën armë në derë e dorëzova,po këtë tjetrën prej brezi s’e nxora!Mos besofsh po ta tregoj,të nandë plumbat i mban ne gojë!”

    Kur Eduard Grej shprehte keqardhjen pse vendlindja e tij ishte aq Iarg kufirit sa nuk mund t’ia bashkonte Shqipërise, Isai i përgjigjet i revoltuar për copëtimin e padrejtë të tokave tona:

    “Nuk jam ardhë këtu vetëm për Mitrovicën, por për çdo pëllambë toke shqiptare të Kosovës!”

    Prijesi i Shalës dhe Kosovës shprehu aspiratat, kërkesat e popullit shqiptar për të qenë i bashkuar me shtetin unik kombëtar.

    Ai protestoi kundër kujtdo që shprehej për copëtimin e Shqipërisë:

    “Nëse Evropa nuk do ta zgjidhë drejt çashtjen e kufijve të Shqipnisë, Ballkani nuk do të ketë kurrë qetësi!”

    Ky parashikim gjenial i Isa Boletinit doli i saktë.

    Popullata e Shalës së Bajgorës, pas aneksimit nga Serbia dhe pasi ky pushtim u miratua nga Konferenca e Londrës, përjetoi terror të paparë.

    Këtu u vendos pushteti ushtarak policor që institucionalizoi një politikë gjenocidiale. Me qëllim që ta mbajë më lehtë nën kontrollë dhe ta nënshtrojë më shpejt Shalën, popullatën shqiptare të saj, pushtuesi serb themeloi komunën në Bare.

    Brenda tri vjetësh ekonomia pësoi humbje të mëdha, bujqësia u shkretua, zejtaria u prgjysrnua. Dhjetra famiije u shpro­nësuan nga pronat e tundshme dhe te patundshme, qindra të tjera u detyruan të shpërngulen në Turqi apo në Shqiperinë politike.

    Megjithatë pjesa derrmuese e shaljanëve ishte e vendosur që të qëndrojë ne vatrat e veta. Për këtë duhej të organizoheshin për të rezistuar. Ndonëse jo në nivelin çfarë do të duhej, ata rnenjëherë filluan të organizohen në çeta të vogla kaçake, të cilat bënin kryengritje për të rnbrojtur nderin e dinjitetin e familjeve të tyre.

    Lufta e këtyre grupeve kundër forcave serbe, formimi i grupeve kaçake për të kundërshtuar pushtuesin e ri (1913-1914) jepte rezultate shurnë të vogla sepse ushtria dhe xhandarmëria serbe terrorizonte pa mëshirë popullatën civile, madje edhe fënijët, gratë e pleqtë.

    LITERATURA:

    8 Bahlov, Dr. Hans, Deutschlands geographische Namenvett BadenBaden: Suhrkamp. 1985, cituar sipas Abdullah Konushevci, Toponomia e Mitrovicës, “Fjala”, nr. 6-7, qershor-korrik 2001, f.19

    9 Fehmi Pushkolli, Ukshin Kovaçica-Bajgora, Horizontet e historisë, Prishtinë, 1997, f. 1810. Fehrni Pushkolli, Po aty, f.20

    11. Ahdullah Konushevci, Po aty, f. 19

    12 Mitrovica dhe rrethina, Mitrovicë, 1979, f. 69

    13. Tafil Boletini, vepër e cituar, f153

  • Ahmet Selaci dhe lufta në Shalën e Bajgorës kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës (Tetor 1944 – Shkurt 1947) I

    Ahmet Selaci dhe lufta në Shalën e Bajgorës kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës (Tetor 1944 – Shkurt 1947) I

    PhD(C) Miftar KURTI: AHMET SELACI DHE LUFTA NË SHALËN E BAJGORËS KUNDËR RIPUSHTIMIT JUGOSLLAV TË KOSOVËS (Tetor 1944-shkurt 1947) I

    Para dy ditësh, më 17 shkurt 2022, u shënua 14-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Më 19 shkurt të këtij viti bëhen 75 vjet nga rënia e Ahmet Selacit. Rënia e Ahmet Selacit dhe bashkëluftëtarëve të tij shënon edhe fundin e luftës 3-vjeçare kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës.

    Duke qenë se Shala e Bajgorës ka dhënë një kontribut të veçantë në luftë kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës (1944-1947), atëherë e shoh të arsyeshme t’i them disa fjalë për këtë rezistencë të përgjakshme, e cila, për shkaqe objektive dhe subjektive, ose është trajtuar gabimisht, ose, kur është trajtuar, është bërë në mënyrë të gabuar dhe jo profesionale nga historia dhe historiografia shqiptare. E them këtë, sepse pikërisht te kjo rezistencë, e cila ka trashëguar shumëçka nga përpjekjet pararendëse, duhet kërkuar zanafilla e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (LUÇK) në vitet ’90. Se fillet e para të UÇK-së duhet t’i kërkojmë në këto vite, këtë e thonë studiues të huaj.[1]

    Historianë e studiues që janë marrë me luftën që është zhvilluar në këtë rajon kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës, pohojnë se fillet e saj duhet kërkuar nga fillimi i vitit 1941. Mirëpo, ideja për përgatitjet e një kryengritjeje, të një lufte të organizuar politiko-ushtarake kundër këtij ripushtimi u formësua në shtator të vitit 1943 me formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, e cila u pasua nga Konferenca e Bujanit, e mbajtur më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944.[2] Ishte Kuvendi i Lidhjes së Dytë të Prizrenit ai që proklamoi bashkimin e Kosovës, të Dibrës, të Strugës, të Ulqinit dhe të Tuzit me Shqipërinë, duke shprehur njëherazi edhe dëshirën që Shqipërisë t’i bashkohet edhe Qarku i Mitrovicës[3], i cili deri me kapitullimin e Italisë, bënte pjesë në zonën e interesit gjerman. Për realizimin e këtyre synimeve ishte vendosur që të bëheshin përgatitjet për organizimin politik dhe ushtarak të popullit shqiptar për mbrojtjen e kufijve etnikë. Për këtë u formua Komiteti i Rinisë Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, të cilit iu ngarkua detyra të mobilizojë shqiptarët e moshës prej 18 deri në 50 vjeçare të aftë për luftë.[4]

    Për t’i vënë në jetë synimet e Lidhjes së Prizrenit, me iniciativën e Ibrahim Lutfiut, kryetar i Komitetit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit për Prefekturën e Mitrovicës, dhe të Bedri Gjinajt e Asllan Boletinit, në tetor 1944 u mbajt një Kuvend në fshatin Kovaçicë të Shalës. Në këtë Kuvend morën pjesë udhëheqësit e luftës në rajonin e Shalës: Ahmet Selaci, Mulla Mustafa nga fshati Vidishiq, Adem Voca, Bislim Bajgora, Ukshin Kovaçica, Faik Boletini dhe disa komandantë të xhandarmërisë shqiptare, si Imer Selaci e të tjerë. Në Kuvendin e Kovaçicës, përveç që u përkrahën vendimet e shtruara nga Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit, u vendos që të formohen grupe, çeta, njësi vullnetare, si dhe të bëhet mobilizimi në disa zona, në mënyrë që të sigurohej armatimi dhe të fillohej sa më parë me regjistrimin e vullnetarëve, por edhe të vihen lidhjet me vullnetarët e rajoneve të tjera: Llapit, Drenicës, Prishtinës etj. Për formimin e këtyre njësiteve vullnetare u morën prijësit e kësaj ane: Ahmeti Selaci, Adem Voca dhe Ukshin Kovaçica. Për përgatitjen dhe organizimin sa më të mirë të kësaj lufte dhe qëndrese, përveç Kuvendit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe Kuvendit të Kovaçicës, kanë kontribuar edhe mbajtja e kuvendeve të tjera, si: Kuvendi i Bares (shtator 1944), Kuvendi i Vidishiqit (25 janar 1945), Kuvendi i Mrizishtës (mes Kovaçicës dhe Vesekovcit) 11 gusht 1946 etj.[5]

    Rrëfimet, deklaratat dhe intervistat e atyre që kanë qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të luftës në rajonin e Shalës, konsultimi i dokumente arkivore nga ata që janë marrë me këtë luftë, por edhe burimet serbe-jugosllave etj., flasin dhe dëshmojnë se lufta dhe qëndresa në Shalë ka zgjatur nga tetori i vitit 1944 deri më 20 shkurt 1947. Sipas burimeve të ndryshme, luftimet kanë filluar më 16 tetor 1944 në Bajgorë. Atë ditë, luftëtarët e udhëhequr nga Ahmet Selaci sulmojnë forcat partizane jugosllave (serbe-malaziase) dhe bullgare në vijën frontale Picel – Kodra e Naltë – Kikat e Stararekës. Luftime të rrepta janë zhvilluar edhe në vijat frontale Qafa e Goldejës – Picel – Guri i Bardhë dhe Rrëzhanë – Selac – Cerajë. Pas tri ditë luftimesh të përgjakshme, forcat serbe e bullgare detyrohen të tërhiqen në drejtim të Kaçanollit. Luftime të rrepta dhe të përgjakshme janë zhvilluar edhe më 22 dhe 23 tetor 1944, pasi që repartet ushtarake të brigadave XI dhe XIII serbe të Divizionit XXIV sulmojnë forcat vullnetare në anën lindore te Rrzhanës. Pas një beteje të përgjakshme dhe humbjeve në njerëz të të dy palëve, forcat vullnetare të rezistencës zmbrapsen në shpatet e rrjedhës së djathtë të lumit të Murgullës. Ndryshe ndodhi më 26, 27 dhe 28 tetor, kur nga ana veriperëndimore e Selacit dhe Rrëzhanës forcat vullnetare sulmohen nga dy batalione të aradheve të Ibrit e të Shalës dhe nga një batalion i Brigadës së “Kosmetit”. Këtë herë kryengritësit shaljanë, me një sulm të shpejtë, arritën të thyejnë repartet e armikut, duke iu shkaktuar humbje të konsiderueshme. Më 28 tetor 1944, forcat partizane-çetnike u detyruan të tërhiqen në Borçan. Për tre ditë me radhë (më 25, 26 dhe 27 tetor) zhvillohen luftime të rrepta edhe në vijën frontale Murgull – Sylevicë – Kaçanoll. Kështu, më 28 tetor forcat e rezistencës së Shalës e të Llapit sulmojnë repartet e Divizionit 24, të cilin e shpartallojnë tërësisht. Luftime të ashpra janë zhvilluar edhe në muajin nëntor, përkatësish më 20, 21, 22 dhe 23 nëntor në vijat e frontit: Kikat e Stararekës – Llazi i Istrefit – Kodra e Naltë; Kreshtëbardhë – Kaçanoll – Bajgorë dhe, nga ana verilindore edhe në vijën frontale Bajgorë – Barel – Selac. Kësaj radhe, përkundër qëndresës së madhe, më 22 dhe 23 nëntor 1944, forcat serbe dhe bullgare arritën të thyejnë forcat e rezistencës shqiptare. Më 20 nëntor, Brigada 8 serbe e Divizionit 22 ripushtoi Vushtrrinë. Të njëjtën ditë, Njësitë e Brigadës X serbe, pas luftimesh të shumta, morën minierën “Trepça” në Stanterg. Dy ditë më vonë, më 22 nëntor 1944, Aradhja Partizane e Shalës, e cila po vinte nga Kopaoniku përmes Bistricës, Vllahisë e Melenicës, hyri në Stanterg, mbështetur nga Divizioni XXII, Brigada X, që depërtonte përmes Bajgorës dhe Bares. Më 23 nëntor u ripushtua Mitrovica. Megjithatë, forcat çetnike-partizane do të pësojnë humbje në betejë (më 28 dhe 29 nëntor) në përpjekje për ta marrë Kreshtbardhën dhe Majën e Livadhit të Madh në veri të Kaçanollit në Majat e Shalës, sepse në rajonin e Shalës vepronin Adem Voca, Ahmet Selaci, Bislim Bajgora, Hazir Gjaka, Jusuf Boletini, Faik Boletini dhe Osman Bunjaku me rreth 2200 vullnetarë të tjerë.[6]

    Pas luftës së rreptë në mes forcave kryengritëse të Shalës, në krye me Ahmet Selacin e Adem Vocën, dhe brigadave partizane-çetnike serbo-malaziase, si dhe humbjeve të mëdha nga të dyja anët, forcat armike pushtuese, për ta dobësuar qëndresën, përpiqen që me anë të një propagande (me anë të takimeve e tubime të ndryshme) ta bindin popullatën që të mos përkrahin forcat vullnetare. Në të njëjtën kohë propagandonin se në rast që do të dorëzohen, nuk do t’u ndodhte gjë. Ndërkohë, bënin përgatitje për operacione luftarake me qëllim të shtypjes së një kryengritjeje të përgjithshme. Paria e Shalës e kuptoi me kohë dredhinë, prandaj vazhdoi rezistencën me luftë. Vendimi për vazhdimin e luftës u mor në Kuvendin e Vidishiqit (25 janar 1945), ku morën pjesë prijësit kryesorë të luftës në Shalë.

    Burime të ndryshme flasin se në rajonin e Shalës u zhvilluan luftime të rrepta edhe gjatë muajve janar e shkurt 1945. Kështu, rreth 2000 kryengritës shaljanë, të udhëhequr nga Adem Voca dhe Ahmet Selaci, të përkrahur edhe nga kryengritës nga Drenica, u hodhën në sulm të parët, me synim çlirimin e Trepçës, Shalës dhe Mitrovicës. Kjo ndodhi më 26-27 janar 1945, kur vullnetarët kryengritës sulmuan nga disa anë Batalionin III të Brigadës 25 të Divizionit 46 të UNÇJ, që mbante nën kontroll minierën “Trepça” në Stanterg. Fillimisht e çliruan Stantergun, pastaj morën nën kontroll linjën: Majdan – Stanterg – Kojzirog – Lisicë. Dy batalione, nën komandën e Ahmet Selacit, u vendosën në pozicione frontale: Mazhiq – Bare – Vidishiq, ndërsa Mehmet Gradica me vullnetarët e tij u vendos në pozicionet: Vidishiq – Vllahi; Adem Voca me një batalion kontrollonte rrugën Vushtrri – Mitrovicë dhe Kçiç – Sumë (Pasomë). Përkundër një lufte shumë të rreptë dhe të pabarabartë, forcat në krye me Ahmet Selacin, Adem Vocën, Mehmet Gradicën etj., arritën t’i mbajnë nën kontroll për një kohë fshatrat: Melenicë, Bare, Vllahi, Dedi, Bajgorë, Kovaçicë, Selac, Gumnishtë dhe territorin Rekë – Zasellë deri në pjesën lindore të fshatit Shupkovc, në hyrje të qytetit të Mitrovicës. Rezistencë të fortë në Bajgorë dhe Kovaçicë kundër forcave armike bënin edhe forcat e rezistencës të komanduara nga Ukshin Kovaçica dhe Bislim Bajgora. Më në fund, forcat partizane jugosllave u riorganizuan dhe, duke angazhuar Brigadën 27 të Divizionit e 46-të serb, Brigadën e 5-të Kosovare, Brigadën e 25-të të Divizionit 4 të UNÇJ, sulmuan nga të gjitha anët kryengritësit vullnetarë në Shalë. Në ato rrethana, kur mungonte municioni e ushqimi, ishte shumë e vështirë, të thuash, e pamundur t’u rezistohej kundërsulmeve të armikut. Kështu, repartet ushtarake jugosllave e rikthyen kontrollin mbi minierën “Trepça” në Stanterg, duke vazhduar më pas operacionin ndëshkimor kundër popullatës civile në Shalë dhe rrethinë. Burimet serbe flasin se, gjatë fushatës së spastrimit të terrenit “nga forcat kundërrevolucionare”, në Mitrovicë kanë pushkatuan rreth 2000 veta. Mbi 400 veta të vrarë e të therur u groposën në varre të përbashkëta. Në Vushtrri u asgjësuan rreth 400 të tjerë. Për fat të keq, më 11 shkurt 1945, në Kullën e tij në Pasomë vritet Adem Voca, njëri nga krerët kryesor të kësaj lufte, së bashku me disa bashkëluftëtarë.[7]

    Vrasjet dhe masakrimet e shumta, vrasja e Adem Vocës me disa bashkëluftëtarë (1945), mungesa e përkrahjes së jashtme dhe të brendshme, numri në rënie i forcave, për shkak të humbjeve në vija të frontit ngase armiku ishte superior, propaganda e madhe e partizanëve se “do të falen të gjithë ata që dorëzohen” etj., e dobësoi shumë qëndresën e shaljanëve. Përveç vrasjeve pa gjyq, në maj të vitit 1945, në ndërtesën e hotelit “Jadran” në Mitrovicë u organizua një gjyq, ku u dënuan me vdekje e me burg këta shqiptarë: Osman Solidi, tregtar nga Mitrovica, u dënua me vdekje, Tefik Bekteshi, adjutant i Pajazit Boletinit, u dënua me vdekje, Ethem Ferati – Prekazi, nënprefekt i nënprefekturës së Skenderajt, u dënua me vdekje, Hamdi Gashi, nënprefekt i nënprefekturës së Vushtrrisë, u dënua me burg të përjetshëm, Abdyl Zhubi, shef i logjistikës në regjimentin e Kosovës, u dënua me 20 vjet burg, Xhevdet Bajrami nga Shqipëria, kapiten i xhandarmërisë në Pazar të Ri, dënohet me 15 vjet burg, Ramadan Rexha, komisar i Batalionit IV të Brigadës së Drenicës, dënohet me 15 vjet burg, Musa Çollaku, tregtar, dënohet me 15 vjet burg, Bahri Abdurrahmani, tregtar, dënohet me 10 vjet burg, Nebih Hoda, udhëheqës financiar në nënprefekturën e Vushtrrisë, dënohet me 10 vjet burg dhe Shaban Mustafa, i cili, për shkak të mungesës së provave, lirohet nga aktakuza. Në ndërkohë Gjyqi Suprem i Jugosllavisë, dënimi kohor për Hamdi Gashin, Xhevdet Bajramin dhe Musa Çollakun shndërrohet me dënim me vdekje. Atë ditë (18 maj 1945) ata i futën menjëherë në dhomën e të dënuarve me vdekje.[8]

    Edhe përkundër të gjitha këtyre masakrave, likuidimeve pa gjyq ose dënimeve me vdekje, madje edhe përkundër rekomandimeve që mori nga kreu i Organizatës “Besa Kombëtare”, prof. Ymer Berisha, me anë të një Letre të datës 28. V. 1946, ku, ndër të tjera, i udhëzonte që: “Ne jemi në ni lidhje me gjeneralët anglezë që janë në Tiranë për këtë ju në këtë anë të mos nguteni dhe të ndërmerrni aksione të mëdha dhe prapë ta udhëheqin luftën derisa nuk njoftoheni me shkrim,[9] Ahmet Selaci me bashkëluftëtarët e tij nuk e ndali luftën as në vitin 1946. Përkundër këtij “rekomandimi” të Prof. Imer Berishës, Ahmet Selaci në krye të forcave vullnetare kryengritëse shaljane do t’u shkaktojë humbje të konsiderueshme forcave të brigadave partizane jugosllave më 26 dhe 27 dhjetor 1946, në ballafaqimet që pati te Kroni i Hajrullahut, në Plepishtë dhe te Shkëmbi i Sokolit. Në të dy rastet, armiku la 21 të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur, kurse nga pjesëtarët e forcave të Ahmet Selacit u vra Nazif Revuçi dhe u plagosën Ahmet Selaci, Ukshin Kovaҫica dhe djali i tij, Hashimi. Pas këtij ballafaqimi, forcat e rezistencës do të detyrohen të tërhiqen në thellësi të Shalës, konkretisht do të përqendrohen në jugperëndim të fshatit Selac – midis fshatrave Vllahi, Batahir, Bistricë dhe Koshtovë e Vllahisë, pikërisht te Konakët e Vllahisë në Malet e Kozmaticës. Atje u diktuan e u rrethuan nga forcat partizane dhe, më 19 shkurt 1947, pas luftimeve të ashpra dhe qëndresës së madhe, ranë heroikisht krerët e luftës në Shalë: Ahmet Selaci, Bajram Selaci, Mehmet Selaci, vëllezërit Hajrullah e Hetem Selaci, Qazim Selaci, Faik e Jusuf Boletini dhe Imer Imeri i Bistricës, kurse Imer Selaci plagoset rëndë. Ukshin Kovaçica me të birin Hashimin dhe Smajl Sfarçën arrijnë të çajnë rrethimin dhe të vendosen në shpatet e pjerrëta të Kozmaticës dhe, para agimit të 20 shkurtit 1947, arrijnë të zënë pozicionin në Malin e Podit në Shpellën e Ariut. Aty, atë ditë, gjatë luftimeve të rrepta dhe të pabarabarta vritet Ukshini me të birin, Hashimin. Me atë rast mbetet i vrarë edhe kapiteni serb, Vojo Jankoviçi, me 7 ushtarë të tij. Të dymbëdhjetë kufomat e prijësve të luftës shaljane 7 ditë rresht armiku i ekspozoi para postës së qytetit në Mitrovicë. Trupat e tyre thuhet se janë varrosur në një varr të përbashkët matanë lumit Ibër. As sot e asaj dite nuk dihet ku ndodhen trupat e tyre. Të dhënat e mbledhura në terren flasin se gjatë rezistencës 3 vjeçare në Shalë mbetën të vrarë 75 shqiptarë, pjesë e rezistencës në rajonin e Shalës së Bajgorës, kurse u plagosën 18 prej tyre.[10]

    Duhet theksuar se në Shalë kanë vepruar disa “grupe”. Grupi i Ahmet Selacvit, i cili fillimisht “strehohej” në veri të Murgullës, Grupi i Ukshin Kovaçicës në malet e Kovaçicës dhe te Shkëmbi i Sokolit, Grupi i Bislim Bajgorës sa në Shalë e sa në Drenicë, dhe Grupi i Sherif Tërrstenës, që strehohej në Tërrstenë, herë-herë edhe tek dajat në Akrashticë, rrëzë Qyqavicës. Ndonëse në rrethana mjaft të vështira, grupet mbanin lidhje të forta midis tyre. Madje, nga fundi i vitit 1946, grupi i Ahmet Selacit dhe Ukshin Kovaçicës u shkrinë në një.[11]

    Sipas të dhënave të publikuara pas Luftës së UÇK-së del se formacionet ushtarake në Qyqavicë, Llap dhe Shalë (gjatë kësaj periudhe) kanë qenë të komanduara në këtë mënyrë: 1) Zonën e Qyqavicës, e njohur si Artakoll, e komandonin Aziz Zhilivoda, Hazir Gjaka dhe Ferat Hashim Strofci; 2) Zonën e Shalës së Bajgorës e kanë komanduar Ahmet Selaci dhe Adem Voca. Krahas qyteteve të tjera ONDSH-ja ishte formuar edhe në Vushtrri. Udhëheqës i parë i ONDSH-së ka qenë Halim Spahija. Pas pushkatimit të tij nga qarqet jugosllave, drejtimin e ONDSH-së e mori Prof. Ymer Berisha, kurse pas vrasjes së tij, në krye të kësaj organizate për Kosovë erdhi Gjon Sereqi.[12] Vushtrriasit u veçuan me rezistencë kundër forcave serbe (që nga viti 1941) kur forcat serbe kishin sulmuar fshatrat rrëzë Qyqavicës (Zhilivodë, Strovc, Bivolak dhe Beçuk). Ata iu bashkëngjitën forcave të “Mbrojtjes Kombëtare” në zonën e Artakollit gjatë viteve 1943-1944. Në fillim të vitit 1945, shumë luftëtarë nga Artakolli e Qyqavica iu bashkuan Brigadës së Shaban Polluzhës, bashkëvepruan me Ahmet Selacin, Mehmet Gradicën, Ibrahim Lutfiun etj. Bashkëvepruan me Lëvizjen Nacional-Demokratike Shqiptare deri më 1949. Njëri prej prijësve ishte Aziz Zhilivoda.[13] Pas Luftës së Dytë Botërore, sekretar i saj ishte Ajet Gërguri nga Dubovci i Vushtrrisë. Përveç Gërgurit, në ONDSH, rol të rëndësishëm ka luajtur edhe Osman Bunjaku. Pas formimit të “Ballit Kombëtar-ONDSH-së dhe Lidhjes së Dytë të Prizrenit (16.XI.1943), rinia shqiptare e Kosovës kishte formuar organizatën e tyre të quajtur “Rinia nacionaliste e Ballit Kombëtar”. Në organizimin e rinisë balliste rol të rëndësishëm ka luajtur rinia e Vushtrrisë. Në përgatitjen e rinisë me ndjenja balliste rol kanë luajtur në qytet: Mehmet Bivolaku, Avni Abdurrahmani etj. Udhëheqës të rinisë balliste në këtë qytet kanë qenë: Mehmet Bivolaku, Ramadan Rexha, Hamdi Abdurrahmani dhe Nazmi Presheva. Gjatë kohës së luftës u vranë Hamdi Abdurrahmani dhe Mehmet Bivolaku, ndërsa Ramadan Rexha u dënua më 15 vjet burg. Në vjeshtën e viti 1944 ballistët (ONDSH) organizuan një numër njerëzish të armatosur prej 3000 luftëtarësh, të cilët iu kundërvunë forcave çetnike në Luginën e Ibrit, përkatësisht në Sanxhak dhe Albanik (Kopaonik). Në krye të këtyre luftëtarëve ishin Adem Voca, Ahmet Selaci, Mehmet Gradica, toger Hamdi Gashi etj. Sipas dëshmisë së shumë përjetuesve të asaj ngjarjeje (Luftës së Kolashinit), qindra vushtrrias me rrethinë iu kishin bashkëngjitur grupit në fjalë. Gjatë këtyre luftimeve u dalluan Hazir Gjaka dhe Sylejman Vuçiterna – Shkoza. Po ashtu, ONDSH, gjatë periudhës 1945-1946, organizoi disa tubime, siç ishin tubimi i Qyqavicës, Grabovcit dhe Radishevës. Në këto tubime morën pjesë edhe udhëheqësit e ONDSH të Vushtrrisë. Pas mbajtjes së Kongresin e Tretë, më 1 maj 1946, në Kosmaq të Drenicës, mbahet Kongresi IV i Ballit Kombëtar, gjegjësisht i ONDSH-së. Ky Kongres është quajtur “Kongresi i Besëlidhjes së Madhe Shqiptare kundër Komunizmit”. Udhëheqës i Kongresit ishte Ajet Gërguri, kryetar i ONDSH-së ishte zgjedhur pas vrasjes së Prof. Ymer Berishës, kurse Gjon Sereçi sekretar i këtij kongresi. Në Kongres morën pjesë mbi 100 vetë, ndër të cilët edhe Aziz Zhilivoda, Ahmet Selaci, Ismet Boletin, Osman dhe Shaban Bunjaku, Feriz Bici, Ukshin Kovaçica, Shaban Dobreva, Azem Bellaqevci etj. Nga Vushtrria morën pjesë edhe në Kongresin e Pestë të ONDSH-së, të datës 25 korrik 1946, ku morën pjesë udhëheqësit e pesë qarqeve të ONDSH-së.[14]

                Nuk duhet harruar për të përmendur se në luftën e Drenicës, kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës, e cila zgjati nga 21 janari deri më 21 shkurt 1945, përkatësisht më 15 mars, nga Vushtrria me rrethinë në këtë luftë janë vrarë, së paku, 71 luftëtarë, të cilët tashmë dihen me emër e mbiemër dhe nga cilat fshatra kanë qenë. Në këtë kuadër nuk duhet harruar edhe luftën e Pasomës 10-12 shkurt 1945 në kullën e Adem Vocës. Në këtë luftë të pabarabartë: Grupi i Adem Vocës kishte vetëm 7 veta, kurse forcat partizane çetnike që e kishin rrethuar kullën e tij, sipas dëshmitarëve të gjallë, e kalonte shifrën prej 2.000 ushtarëve. Gjatë luftimeve nga data 10 deri më 12 shkurt 1945, vriten: Adem Voca, Hetem Voca, Tahir Voca (15 vjeçar), Mon Ahmati nga Stantergu, Ferat Ahmeti nga Stantergu dhe Abdullah Musliu, kurse i vetmi që arriti të shpëtojë i gjallë, edhe pse i plagosur me 7 plumba, ishte Jashar Voca. Nga forcat ushtarake partizane dhe çetnike mendohet se kanë mbetur të vrarë 84 ushtarë.[15]

  • “Historia e fisit Shalë, histori me plot peripeci”

    “Historia e fisit Shalë, histori me plot peripeci”

    Robert Elsie: Shala është një fis që përbëhet nga një bashkësi që është e vetëdijshme për lidhjet e përbashkëta të gjaku, të historisë dhe të stërgjyshit.

    Pozita e territorit të fisit

    Rajoni i fisit të Shalës ndodhet në trevën e Dukagjinit, në veri të lumit Drin, në qarkun e tanishëm të Shkodrës, në Shqipërinë e veriut. Shala jeton në pjesën më të epërme të luginës së lumit Shalë, afer fshatit Theth, ku përfundon lugina, që rrethohet me malet e larta nga të gjitha anët. Shala kufizohet, sipas rajonit tradicional të fisit, në perëndim me Bogën, Shkrelin dhe Planin përtej maleve, në veri me Kelmendin matanë maleve, në lindje me Krasniqen dhe Nikajn përtej maleve dhe në jug me Shoshin. Ngulimet kryesore të Shalës janë: Abati, Bregluma, Gimaj, Lekaj, Lotaj, Ndërlysa, Nënmavriqi, Pecaj,Thethi dhe Vuksanaj.

    Popullata

    Emri Shala paraqitet në gjuhën italiane në raportin kishtar të Bonaventura di Palakolo nga Verçelli në Pied¬mont, më 1634. Ai e quante këtë rajon Sciala. Në raportin e tij kishtar, të vitit 1671, vizitori papnor në Shqipëri, Pjetro Stefano Gasparini, e përdori fjalën Sala dhe shënoi:

    “Në këtë anë të malit Agri, në fund të Pulatit të Epërm, gjendet fshati i Shalës, që përbëhet nga 32 shtëpi dhe 20 frymë. Ata janë të fortë dhe të arm.atosur, si me kushtet fizike ashtu edhe me pozitën e tyre janë tërësisht të pavarur. Ata i sulmojnë pareshtur rajonet fqinje turke dhe pothuajse, gjithmonë kthehen si ngadhënjyes.

    Në hartën e vitit 1688, të hartografit venedikas, Francesko Maria Koronelli, ky truall quhet Scialia. Ai, në hartën e vitit 1821, të diplomatit francez Ygë Pukvill, paraqitet edhe si Scialia. Thuhet se ky term ka të bëjë me fjalën shqipe shalë, shalësinë, që do të thotë “tokë jopjellore dhe e thatë“. Por ky shpjegim nuk është aq bindëse nga pikëpamja etimologjike, sepse Shala është një ndër vendet e pakta në malet e veriut që është e pëlleshme dhe nuk është e thatë.

    Shala është një fis që përbëhet nga një bashkësi që është e vetëdijshme për lidhjet e përbashkëta të gjaku, të historisë dhe të stërgjyshit.

    Shala ka lidhje të ngushta me fisin e Shoshit. Te dy fiset janë kryesisht katolike dhe nuk kanë lejuar që të vendoset asnjë mysliman në luginë. Mbrojtësi i shenjtë i Shalës është Shën Gjoni, Evangjelisti, festa e të cilit kremtohet më 27 dhjetor. Megjithatë, siç ishte edhe rasti me fisin Nikaj, shumë pjesëtarë të fisit u kanë dhënë fëmijëve emra myslimanë. Famullia katolike e Shalës është themeluar më 1763, ndonëse disa herë është braktisur gjatë historisë. Fisi Theth është bërë famulli e pavarur më 1892.2Shala e kremton edhe festën e Shën Mikelit, më 29 shtator, me prerjen dhe pjekjen e një dashi në hell. Para darkës, në vigjilje të festës së Shën Mikelit, në meshë ndizet një kandil dhe pas lutjeve shtrohet darka për nder të të shenjtit. Dikush nga familja duhet të bëjë roje tërë natën deri të nesërmen, për të siguruar që kandili të mos shuhet.

    Nëse shuhet kandili, atëherë fati i lig do ta njollosë tërë familjen. Në: “Informata të shkurtra për fiset e Shqipërisë së veriut, veçanërisht të Malësisë së pavarur“, të botuar më 1841, Nikollai, Princi i Vasojeviqëve, pohon se Shala ka një popullatë prej 4000 banorësh,prej të cilëve 1000janë burra të arm.atosur.3 Hajsint Hekardi, në gjysmën e parë të shekullit nëntëmbëdhjetë, raportonte se Shala kishte 275 shtëpi dhe 2500 banorë. Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, thuhet se kjo trevë kishte 3000 banorë.4

    Inxhinieri austriak, Karl Shtainmetc, i cili në gushtin e vitit 1903, i ka bërë vizitë rajonit të Shalës, ka lënë këtë vërejtje:

    “Shala është fisi më i fortë dhe më i njohur në Malësinë katolike. Përbëhet nga 500 shtëpi dhe afro 4500 frymë.Anëtarët e këtij fisi u përmbahen me një saktësi të madhe gjakderdhjes dhe tokave të yjetra. Dëshmia më e mirë për këtë janë ndërtesat e shembura të cilat i pashë derisa po kaloja rrugën nëpër këtë territor. Ky fis i ka lidhjet e ngushta me fisin e Shoshit, i cili jeton në pjesën jugore të luginës. Në tërë këtë luginë ka tre misionarë: njëri është në Abat, tjetri në Shosh dhe i fundit, që nga viti i kaluar, në Theth. Bajraktari i Shalës jeton në Pecaj, në truallin e Abatit.“5

    Tani në Kosovë, pjesëtarët e fisit të Shalës janë të përqendruar kryesisht në rrethinat e Mitrovicës dhe të Trepçës, në rajonin kodrinor që i thonë Shala e Bajgorës. Bajgora është ngulimi më i madh i tyre, meqë ka 37 vendbanime. Ata ndahen në 4 klane ose vllazni: Gima, Peci, Maleti (ka farefisni me fisin Lotaj në Shqipëri) dhe Lopçi. Po kështu ka një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të fisit të Shalës në Isniq, te Lluka e Epërme dhe në Strellcin e Ulët afër Deçanit, në Ujëmirë në lindje të Klinës, në Kopiliqin e Epërm në Drenicë, në Rakosh dhe Çitak në Podgor dhe në disa fshatra të tjerë të luginës së epërme të Lepencit. Ç eshtë e vërteta, në numra më të vegjël, ata janë të pranishëm në mbarë Kosovën. Shumica e tyre e kanë ruajtur ndjenjën e përkatësisë fisnore,shkruan KultPlus.

    Legjendat për fisin, stërgjyshërit dhe historia

    Stërgjyshi legjendar i fisit të Shalës quhej Zog Diti, i biri i Dit Murrit dhe nipi i Murr Detit, i njohur po ashtu si Murr Dedi. Vëllai i Zog Ditit, Mark Diti, ishte stërgjyshi i fisit të afërm të Shoshit, ndërsa vëllai i tij, Mir Diti, konsiderohej si i pari i fisit të Mirditës.

    Sipas një tradite tjetër orale, të ngjashme me këtë, stërgjyshi i parë i Shalës quhej Nik Gjeku, i biri i Gjek Murrësit dhe nipi i Murr Dedid. Nik Gjeku pati katër djem: Pec Nika, Lot Nika, Lek Nika, dhe Ded Nika. Tre të parët themeluan ngulimet në Pecaj, Lotaj dhe Lekaj. Pasardhësit e Pec Nikës, më vonë, themeluan disa vendbanime me emrin pak të ndryshuar, Nicaj.

    Mirëpo, ndonëse kjo traditë nuk është aq e njohur, tradita orale e përshkruan Shalën me prejardhje nga një individ i quajtur Bal Shiroka.

    Shala përbëhet prej katër bajraqeve: Thethi, Pecaj, Lothaj dhe Lekaj; tre bajraqet ishin ndarë rreth vitit 1530. Të tjerët e ndajnë Shalën në tre bajraqe: vet Shala në lindje të bregut të lumit Leshnica, Gimaj dhe Thethi; këto dy fise të fundit nganjëherë konsiderohen si fise të pavarura.12 Edith Durhami, bie fjala, shkruan se bajraku i Thethit përbëhet prej 180 shtëpive.13 Edhe bajraku i Gimajt, zakonisht, konsiderohej si pjesë e Shalës, por herë pas here e konsideronte vetën të pavarur.

    Shaljanët njihen në mesin e fiseve malësore për dinakëri dhe dredhi, ashtu si thotë fjala popullore “Menja e Gashit, syni i Krasniqes, inati i Berishës, trimnia e Kelmenit, dredhia e Shaljanit, gjarpnia e Thaçit”.

  • Situata me zjarret/ Vihen nën kontroll zjarret në fshatin Shalës, ja vatra ende aktive

    Situata me zjarret/ Vihen nën kontroll zjarret në fshatin Shalës, ja vatra ende aktive

    Shërbimi zjarrfikës i Konispolit ka qenë në terren pa ndërprerje, duke punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa në ndihmë ka ardhur edhe zjarrfikësja e bashkisë Finiq, me një ekip prej 8 efektivësh.
    Zjarri që ra mbrëmjen e së dielës në lagjen “Barç” të fshatit Shalës është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes intensive të forcave zjarrfikëse gjatë gjithë natës.
    Sipas informacioneve të fundit, situata është përmirësuar ndjeshëm dhe aktualisht në zonë është aktive vetëm një vatër e vogël në vendin e quajtur Kokotraf, në njësinë administrative Markat, bashkia Konispol.
    Autoritetet vendore mbeten në gatishmëri për të shmangur riaktivizimin e flakëve, ndërsa u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë për zjarr.
     

  • Rrahja me hunj në zonën e Lumit të Shalës, policia e Shkodrës procedon penalisht 5 persona të përfshirë

    Rrahja me hunj në zonën e Lumit të Shalës, policia e Shkodrës procedon penalisht 5 persona të përfshirë

    Më shumë se 24 orë nga ngjarja, Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht për përplasjen masive fizike në zonën e Lumit të Shalës, pas mesnatës të së mërkurës.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. L., 37 vjeç, B. L., 42 vjeç, E. L., 35 vjeç, V. GJ., 20 vjeç dhe P. Gj., 23 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, te lumi i Shalës. “, thuhet në komunikatën e Policisë së Shkodrës.
    Ngjarja u bë publike pas publikimit të një video në rrjetet sociale, të cilën mund ta ndiqni edhe më poshtë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Sherri i dhunshëm tek Lumi i Shalës, policia procedon 5 persona/ Zbardhet shkaku

    Sherri i dhunshëm tek Lumi i Shalës, policia procedon 5 persona/ Zbardhet shkaku

    Policia e Shkodrës ka njoftuar zyrtarisht lidhur me konfliktin e ndodhur orët e para të së enjtes në zonën turistike Lumi i Shalës, mes disa personave.

    Sipas njoftimit zyrtar, lidhur me këtë ngjarje ka nsiru procedimi penal ndaj pesë shtetasve, ndërsa shkak për sherrin, policia thotë se ka ndodhur për motive të dobëta.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. L., 37 vjeç, B. L., 42 vjeç, E. L.,  35 vjeç, V. GJ., 20 vjeç dhe P. Gj., 23 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, te lumi i Shalës.