Argjinaturat mbrojtëse në Saranda janë çarë gjatë natës si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe prurjeve të mëdha të ujit, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë në fshatrat Çukë, Konispol dhe Shalës.
Siç shihet edhe nga pamjet, fushat janë të gjitha nën ujë dhe rrezikohen shtëpitë, ndërkohë që dëmi në bujqësi e blegtori është shumë i madh.
Argjinaturat kanë çeduar duke u shkatërruar njëra pas tjetër dhe për pasojë përmbytjet e orëve të fundit kanë shkaktuar një situatë të pashembullt emergjence në jug të vendit. Zona të gjera nga Çuka e Sarandës, Metoqi dhe fushat e Konispolit janë kthyer në gjol.
Agjencia online e jugut “Saranda Web” njofton se argjinatura e Bistricës në Çukë është çarë gjatë natës, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë në blegtori. Më shumë se 500 krerë bagëti të imta dhe të trasha janë mbytur, ndërsa stalla të tëra janë shkatërruar.
Tag: shalës
-

Rama uron mirëmëngjesi dhe të diel të mbarë me tablonë e vjeshtës që pikturon ngjyrshëm Lumin e Shalës
Mirëmëngjesi i sotëm i Kryeministrit Rama vjen si një shpalosje e heshtur arti: një galeri fotografike që të zhyt në magjinë e Lumit të Shalës, në atë mrekulli të natyrës shqiptare ku vjeshta shfaqet si piktorja më e rafinuar e këtij vendi. Aty, mes ngjyrave që ndezin kodrat dhe zbukurojnë brigjet, lumi shtrihet e gjarpëron si një arterie jetësore, si një damar i kaltër që ushqen trupin e gjelbër të Alpeve.Këto foto nuk janë vetëm pamje, janë çaste të ngrira, frymëmarrje të kapura mes dritës e hijes, momente kur koha ndalet për t’i dhënë natyrës mundësinë të flasë me gjuhën e bukurisë. Në to, vjeshta shkëlqen si një ceremoni e ngjyrave: e kuqja e thellë që digjet në gjethe, okra që rrotullohet në çdo shkurre, e verdha që përhapet si dritë e brendshme, dhe mavija që lidhet me qiellin e kthjellët derisa krijojnë një simfoni qetësuese.
Shkëlqimi i diellit prek sipërfaqen e ujit, gjethet e arta varen mbi shkëmbinj, dhe çdo gur merr ngjyrën e stinës, vishet me petkun e një romantike të butë, të thellë, të qetë. Është si një vallëzim i ngadaltë i natyrës që zhvishet nga e gjelbra e verës dhe stoliset me kostumin e ngrohtë të vjeshtës, duke e kthyer lumin dhe malet në një poezi të gjallë.Kjo galeri, ky mirëmëngjes, është më shumë sesa një përshëndetje vizuale, është një ftesë për të parë Shqipërinë siç është, siç rreh, siç merr frymë në ritmin e madhështisë së saj natyrore. Një kujtesë e butë se bukuria e këtij vendi nuk ka nevojë për fjalë; mjafton një dritë, një gjethe, një valë e Lumit të Shalës për të na rikujtuar se ky vend është një kartolinë e përhershme.
Albert Vataj
-

Aksident me vdekje në aksin Cërrik-Shalës, 70-vjeçari goditet nga kamioni dhe humb jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Cërrik-Shalës, ku si pasojë ka humbur jetën një 70-cjeçar.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi E. H. i cili drejtonte një kamion, ka aksidentuar shtetasin Xh. B 70-vjeç i cili për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Cërrik/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.Top Channel
-

Rama ndan pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës: “Tajlanda e Europës” që magjeps turistët
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë mëngjesin e së martës pamje mahnitëse nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, dy prej destinacioneve më të njohura të turizmit malor në Shqipëri.
Pamjet pasqyrojnë madhështinë e maleve që rrethojnë liqenin, i cili shtrihet mes tyre dhe u ofron vizitorëve eksperiencën unike të lundrimit gjatë gjithë vitit. Ndërkohë, Lumi i Shalës – i quajtur nga mediet ndërkombëtare “Tajlanda e Europës” – spikat me ujërat e tij kristaltë dhe natyrën e paprekur, transmeton KultPlus.
“Pamje nga Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Këto dy atraksione në veri të vendit ofrojnë një gamë të gjerë përvojash: lundrim me varkë apo kanoe, ngjitje në majat përreth me panoramë spektakolare, zhytje në ujërat e Shalës, si dhe ushqime tradicionale në bujtinat vendase.
Liqeni i Komanit, i krijuar si rezervuar në vitin 1978, shtrihet përgjatë 34 kilometrave nga fshati Koman deri në Fierzë dhe njihet për biodiversitetin e tij, me mbi 13 specie peshqish dhe amfibësh. Udhëtimi me traget ose kanoe përgjatë liqenit konsiderohet një nga eksperiencat më të veçanta të udhëtimit në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Lumi i Shalës buron nga Alpet dhe rrjedh për 37 kilometra, duke tërhequr çdo vit një numër gjithnjë e më të madh turistësh vendas e të huaj, falë ujit të tij të kaltër, troftës së famshme dhe mikpritjes tradicionale të zonës./KultPlus.com
-

Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, si dy prej destinacioneve me të pëlqyera të turizmit malor në Shqipëri.
“Pamje nga Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor”, shkruan Rama.
Lumi i Shalës, i cili derdhet në liqenin e Komanit, është përshkruar nga ndërkombëtare si “Tajlanda e Europës” për bukuritë e tij natyrore.
Lumi i Shalës buron në rrëzë të Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 kilometrash, nga maja e Radohinës deri në derdhjen e tij në Drin. Ai dallohet për ujin me ngjyrë të kaltër të thellë dhe të ftohtë, për shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë dhe për shumëllojshmërinë e peshqve që strehohen në të, ku më i përhapuri është trofta. -

Rama ndan pamjet: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve
Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e së martës, 2 shtator, pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, dy prej destinacioneve më të pëlqyera të turizmit malor në Shqipëri.
Pamjet pasqyrojnë madhështinë e maleve që rrethojnë liqenin, i cili shtrihet mes tyre dhe u mundëson vizitorëve të shumtë vendas e të huaj lundrimin gjatë gjithë vitit, i shoqëruar me pamje magjike. Ndërkohë, Lumi i Shalës, që derdhet në liqenin e Komanit, është cilësuar nga mediet ndërkombëtare si “Tajlanda e Europës” për bukuritë e tij natyrore.
“Pamje nga Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Këto atraksione në veri të vendit ofrojnë për turistët eksperienca të shumta: eksplorim me varkë, ngjitje në majat përreth me panoramë mbresëlënëse, zhytje në ujërat e kristalta të Shalës, si dhe ushqime tradicionale në bujtinat e zonës.
Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Shtrihet në një sipërfaqe prej 34 kilometrash, nga fshati Koman gjatë gjithë rrugës deri në fshatin Fierzë. Ky liqen është shtëpia e 13 specieve të ndryshme të peshkut dhe amfibëve.
Liqeni i Komanit shtrihet mes maleve të qarkut të Shkodrës dhe Kukësit. Është e pabesueshme që një vend kaq i bukur është rezultat i një rezervuari të ndërtuar në 1978 pranë fshatit Koman.
Udhëtimi përgjatë liqenit nga Komani deri në Fierzë zgjat më pak se tri orë dhe konsiderohet si një nga përvojat më unike të udhëtimeve në Shqipëri. Udhëtimi me kanoe ofron panoramën më të mrekullueshme të kësaj natyre të paprekur që rrethon liqenin.
Lumi i Shalës buron në rrëzë të Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 kilometrash, nga maja e Radohinës deri në derdhjen e tij në Drin. Ai dallohet për ujin me ngjyrë të kaltër të thellë dhe të ftohtë, për shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë dhe për shumëllojshmërinë e peshqve që strehohen në të, ku më i përhapuri është trofta.
Ky kombinim i natyrës së paprekur dhe mikpritjes tradicionale ka bërë që çdo vit Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit të tërheqin një numër gjithnjë e më të madh turistësh vendas dhe të huaj. -

The Mirror:Lumi i Shalës ose ndryshe Tajlanda e Evropës, mahnit vizitorët e huaj
Shqipëria po ngjitet me shpejtësi në listën e destinacioneve më të lakmuara turistike në Europë. Një nga mrekullitë natyrore që ka rrëmbyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare është Lumi i Shalës, i cilësuar si një “parajsë e fshehur” nga prestigjiozja britanike Mirror. Me ujërat e kristalta, natyrën e paprekur dhe qetësinë që ofron, ky destinacion po kthehet në një magnet për turistët vendas e të huaj.I quajtur nga mediat britanike si “Tajlanda e Europës”, ky destinacion po mahnit vizitorët me ujërat e tij të kristaltë dhe peizazhet e egra të Alpeve Shqiptare.Artikuj të publikuar në shtypin britanik theksojnë se Lumi Shalës ofron një eksperiencë të ngjashme me ishujt tropikalë të Azisë Juglindore, por me një kosto shumë më të përballueshme dhe më afër Europës.I aksesueshëm vetëm me varkë nga liqeni i Komanit, lumi përshkon mes maleve të larta dhe pyjeve të dendur, duke krijuar një atmosferë ekzotike që shpesh i bën vizitorët të ndihen si në një destinacion aziatik.Zona ofron mundësi të shumta për aktivitete aventuriere, si zip-line, not, kajak, zhytje dhe shëtitje malore, por është po aq tërheqëse edhe për ata që kërkojnë qetësi e relaks buzë ujit.Ky kombinim i aventurës me pushimin e qetë e ka kthyer në një destinacion gjithnjë e më të preferuar.Lumi Shalës ka fituar popullaritet të madh në rrjetet sociale. Pamjet e shpërndara në TikTok dhe Instagram kanë habitur shumë përdorues, të cilët fillimisht besonin se bëhej fjalë për Tajlandën.Shumë turistë ndërkombëtarë që e kanë vizituar e kanë vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet më të bukura dhe më të rekomandueshme në Europë.Një tjetër avantazh i madh është qasja e lehtë. Nga Mbretëria e Bashkuar ofrohen fluturime direkte drejt Shqipërisë nga disa aeroporte, përfshirë Bristol, Birmingham, Luton dhe Stansted, me çmime që në tetor fillojnë nga vetëm 25 paund.Ky kombinim i aksesueshmërisë, kostove të ulëta dhe bukurive natyrore të veçanta po e shndërron Shqipërinë në një destinacion në rritje për turistët e huaj.Lumi Shalës mbetet ende një perlë e fshehur e Alpeve Shqiptare, larg turmave të destinacioneve të mbipopulluara dhe po kthehet me shpejtësi në një simbol të ri të turizmit shqiptar.
-

Foto/ Ky është 61-vjeçari që u vra nga kushëriri në Shkodër
Personi në foto është 61-vjeçari Piro Prroni, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, Ndoc Maçaj, i cili pas ngjarjes është larguar dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Sipas burimeve paraprake, viktima dhe autori i dyshuar ishin kushërinj mes tyre dhe ngjarja dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti të hershëm.
Forca të shumta policie janë nisur nga Shkodra drejt zonës së thellë malore të Shalës për të bërë të mundur kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.Top Channel
-

Emrat/ Vrasja me armë zjarri në Shkodër! Policia identifikon autorin, ishte kushëri me viktimën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër. Viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, Ndoc Maçaj, i cili pas ngjarjes është larguar dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Sipas burimeve paraprake, viktima dhe autori i dyshuar ishin kushërinj mes tyre dhe ngjarja dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti të hershëm.
Forca të shumta policie janë nisur nga Shkodra drejt zonës së thellë malore të Shalës për të bërë të mundur kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.Top Channel

