Tag: shala

  • Zyrtare/ Herolind Shala firmos me Partizanin, për herë të parë në Superiore

    Zyrtare/ Herolind Shala firmos me Partizanin, për herë të parë në Superiore

    Herolind Shala është zyrtarisht pjesë e Partizanit të Tiranës, në një lëvizje të papritur vetëm dy javë para përfundimit të kampionatit shqiptar.
    33-vjeçari ka firmosur deri në fund të sezonit 2025-2026, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit nga ana e klubit.
    Transferimi i Shalës vjen në formë të lirë, pasi mesfushori ishte pa skuadër që prej janarit, kur u largua nga klubi norvegjez IK Start. Kjo është hera e parë që ai do të luajë në Shqipëri, pasi më parë ka qenë pjesë e skuadrave në Norvegji, Danimarkë, Turqi dhe Çeki, si dhe ka përfaqësuar në nivel ndërkombëtar si Shqipërinë ashtu edhe Kosovën.
    Njoftimi i klubit të Partizanit:
    Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Herolind Shala. Ish lojtari i Shqipërisë dhe Kosovës është zyrtarisht pjesë e Partizanit, skuadër me të cilën do të rregjistrojë edhe eksperiencën e parë në Kampionatin Shqiptar. Shala ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë deri në fund të sezonit 2025-2026 , me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër vit. Shala është një lojtar me karrierë mjaft të pasur, teksa është aktivizuar në Norvegji, Danimarkë, Çeki dhe Turqi. Ai i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë pas aventurës me norvegjezët e IK Start.

  • Dyshohet se për*hunoi sistematikisht të miturën në Prishtinë, arrestohet një person

    Dyshohet se për*hunoi sistematikisht të miturën në Prishtinë, arrestohet një person

    Një e mitur dyshohet se është dhunuar sistematikisht për një vit nga një person me inicialet J.G në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala. Sipas saj, prokuroria ka nisur hetimet për shkak të dyshimit të bazuar kundër të pandehurit J.G i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht të miturën disa herë për periudhën kohore rreth një viti.
    “Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se Prokurori kujdestar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi” bazuar nga neni 227 par.8 lidhur me par.7., lidhur , me par.4., nënpar.4.7., lidhur me par.1., lidhur me nenin 77 par.1 nënpar.1.1., 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurit J.G., ka filluar hetimin pasi që viktima e mitur R.G., është abuzuar seksualisht nga i pandehuri J.G., i cili kishte dhunuar disa herë për periudhë kohore rreth një (1) viti”, ka thënë Shala.
    Po ashtu Shala tha se prokurori i çështjes kundër të pandehurit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe e mitura R.G., momentalisht është dërguar për ekzaminim gjinekologjik.

  • FOTO – “E mira do të fitojë me 11 maj…”, drejtuesi politik i PD-së Boçi: Shala, Shoshi dhe Pulti nuk mund të mbahen peng

    FOTO – “E mira do të fitojë me 11 maj…”, drejtuesi politik i PD-së Boçi: Shala, Shoshi dhe Pulti nuk mund të mbahen peng

    Partia Demokratiek, Dega Shkodër, ka vijuar takimet në kuadër të zgjedhjeve të 11 maj 2025. Tri ish- komunat e Dukagjinit, Shala, Shoshi dhe Pulti, janë mbledhur së bashku në një takim, duke përcjellë edhe mesazhin e rëndësishëm të bashkimit.
    Takimi është drejtuar nga drejtuesi politik i PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, njëkohësisht edhe nënkryetar i PDSH- së.
    “Shala, Shoshi dhe Pulti nuk mund të mbahen peng i bosëve të hashashit. Ndryshe nga ata, Ndoc Ashta ka ndërshmerinë, fjalën e dhënë dhe fjalën e mbajtur. Prandaj nuk mund të zhgënjejë. Bashkë do t’ia kthejmë njerëzoren, qeverisjes. Qeverisjes së krimit po i përgjigjemi me dinjitet dhe idealizëm. Sepse më 11 Maj, e mira do të fitojë.”, shkruan Boçi, i cili ka publikuar edhe foto nga takimi.

  • Luçiano Boçi: Shala, Shoshi dhe Pulti nuk mund të mbahen peng i bosëve të hashashit!

    Luçiano Boçi: Shala, Shoshi dhe Pulti nuk mund të mbahen peng i bosëve të hashashit!

    Luçiano Boçi shkruan: “Shala, Shoshi dhe Pulti nuk mund të mbahen peng i bosëve të hashashit. Ndryshe nga ata, Ndoc Ashta ka ndërshmerinë, fjalën e dhënë dhe fjalën e mbajtur. Prandaj nuk mund të zhgënjejë.Bashkë do t’ia kthejmë njerëzoren, qeverisjes. Qeverisjes së krimit po i përgjigjemi me dinjitet dhe idealizëm. Sepse më 11 Maj, e mira do të fitojë’.