Tag: shaka

  • “Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin?!”/ Rama: Ishte shaka miqësore, u mërzita që u përdor për të sulmuar presidentin në SHBA

    “Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin?!”/ Rama: Ishte shaka miqësore, u mërzita që u përdor për të sulmuar presidentin në SHBA

    Gjatë dialogut me moderatorin Ali Asllan nga Berlini, kryeministri Edi Rama komentoi shakanë e bërë për “marrëveshjen e paqes midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”.

    Kreu i qeverise deklaroi se shakaja ishte miqësore, ndërsa shtoi se u mërzit që u përdor në Shtetet e Bashkuara për të sulmuar presidentin Donald Trump.
    “Ishte një shaka miqësore. Duke qenë një shaka shumë miqësore, ishte vërtetë shumë mirë që shiheshim pas kaq mundjeje dhe përpjekjesh për të vrarë njëri tjetrin. Kjo shaka miqësore u bë virale në Europë është argëtuese, fakti që në SHBA u përdor për të sulmuar Trump ishte diçka që më mërziti shumë. Kjo për demokratët, sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton”, u shpreh ai.
     

    Top Channel

  • Momente gazmore në Hollywood: George Clooney vendos me shaka dorën mbi të pasmet e Adam Sandler

    Momente gazmore në Hollywood: George Clooney vendos me shaka dorën mbi të pasmet e Adam Sandler

    George Clooney dhe Adam Sandler u bënë qendra e vëmendjes gjatë premierës së filmit të tyre të ri “Jay Kelly”, e cila u mbajt në Kaliforni. Përveç atmosferës festive, momenti më gazmor i mbrëmjes ishte kur Clooney, me humorin që e karakterizon, vendosi me shaka dorën mbi të pasmet e Sandler, duke shkaktuar të qeshura në tapetin e kuq.
    Aktori 64-vjeçar, i cili luan rolin kryesor në projekt, u shfaq në tapetin e kuq krah kolegut të tij, Adam Sandler (59 vjeç), dhe aktores Riley Keough, e cila luan Jessica Kelly-n në film. Clooney zgjodhi një kostum gri elegant me këmishë të zezë, ndërsa Sandler preferoi një kostum blu të errët, gjithashtu me këmishë të zezë dhe atlete, një zgjedhje që i dha pamjes së tij një prekje të thjeshtë por të veçantë.
    Riley Keough, 36 vjeç, mahniti publikun me një fustan të shkurtër të zi pa rripa dhe një xhaketë sateni, duke tërhequr sytë e mediave. Ndërkohë, bashkëshortja e Sandler, Jackie, mori pjesë në premierë e veshur me një fustan të zi me dantella, ndërsa mungesa e Amal Clooney, bashkëshortes së aktorit të njohur, u vu menjëherë re nga mediat.
    Filmi, i drejtuar nga Noah Baumbach dhe bashkëshkruar nga Emily Mortimer, ndjek historinë e dy miqve të mesëm që përpiqen të rizbulojnë shpirtin e tyre rinor gjatë një fundjave plot ngjarje, duke reflektuar mbi realitetin e moshës dhe rritjes.
    George Clooney interpreton rolin e Jay Kelly-t, një aktor që reflekton mbi karrierën e tij dhe përballet me pyetjen ekzistenciale nëse gjithmonë “luan vetveten”. Në film, personazhi i tij shfaqet i brishtë dhe i sinqertë, duke sjellë një performancë që shumë kritikë e kanë cilësuar si një ndër më autentiket e Clooney-t në vitet e fundit.
    Në një intervistë për Variety, aktori reagoi ndaj komenteve të kritikëve që e akuzojnë për mungesë shumëllojshmërie në role:
    “A thonë njerëzit se unë luaj gjithmonë vetveten? Nuk më intereson aspak,” – u shpreh Clooney me humor. “A e keni provuar ndonjëherë të luani veten? Është më e vështirë nga sa mendoni.”
    Ai kujtoi gjithashtu fillimet e tij në karrierë, duke theksuar se fama e vërtetë erdhi në moshën 33-vjeçare, kur u bë pjesë e serialit të njohur “ER”:
    “Kuptova se sa kalimtare është fama dhe sa pak lidhje ka ajo me ty si njeri,” – përfundoi Clooney.

  • “Hej, është shaka… Mallkuar qofshi”; Totti pranon audion “virale” për tri penalltitë e Romës: “Ia dërgova një miku, pastaj e ofendova”

    “Hej, është shaka… Mallkuar qofshi”; Totti pranon audion “virale” për tri penalltitë e Romës: “Ia dërgova një miku, pastaj e ofendova”

    Jo e “bërë me inteligjencë artificiale”, siç kishte pretenduar Totti disa ditë pasi ishte shpërndarë një audio e tij për tri penallti të humbura njëra pas tjetrës nga Roma në “Europa League” kundër Lille (dy nga Dovbyk dhe një nga Soulé). Zëri ishte vërtet i kapitenit të përjetshëm të Romës. Vetë Totti e tregoi këtë te Luca Toni, gjatë një podcast-i ku trajtoi shumë tema, nga grindjet në fushë deri te fanella historike për Ilary: “Ia dërgova këtë audio një miku tim, ai e shpërndau në një ‘chat’ me 7-8 persona. Unë thashë të vërtetën…”
    Ngjarja spektakolare ndodhi më 2 tetor. Roma humbi 1-0 në shtëpi ndaj Lille në “Europa League”, por pas ndeshjes diskutimi ishte mbi tri penalltitë e dhëna nga arbitri dhe të humbura nga lojtarët e Romës. Fillimisht Dovbyk shkoi të ekzekutonte, pastaj ia dha topin Soulé, i cili u ndalua nga portieri turk Berke Ozer. “Asnjëherë nuk kishte ndodhur diçka e tillë”, – komentoi i habitur dhe i zhgënjyer Gian Piero Gasperini.

    Pak orë më vonë, në rrjetet sociale u përhap një mesazh audio me zërin e pakundërshtueshëm të Tottit, që komentonte ngjarjen: Hej, është shaka…, mos të bëjmë shaka. Më acaronin kur thonin se shënoja nga penalltia: ‘Epo mirë, ai shënon nga penalltia, është e lehtë të gjuash penallti…’ Mallkuar qofshi! Kurrë në historinë e futbollit nuk janë dhënë tri penallti njëra pas tjetrës…, vetëm Roma mund të bëjë gjëra të pabesueshme… Mallkuar qofshi!”
    Pasi audio u bë “virale”, Totti fillimisht mohoi se ishte i tij: “Është inteligjencë artificiale”. Më pas e pranoi, ato fjalë në dialektin romak ishin me të vërtetë të “Pupone”.

    Lille goalkeeper 🆚 AS Roma
    3x penalty saves in a row against Artem Dovbyk 😳 pic.twitter.com/gShKmz65Lf
    — Best Goalkeeper Saves (@BestSavesGK) October 8, 2025

  • Elita Rudi “trazon” rrjetin me një shaka epike ndaj Gjikos: Policia po vjen

    Elita Rudi “trazon” rrjetin me një shaka epike ndaj Gjikos: Policia po vjen

    Elita Rudi, ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë në të qeshura pas një “pranku” epik që i bëri bashkëshortit të saj, reperit Gjiko. Në një video që publikoi në TikTok, Elita ndan me ndjekësit një pjesë të bisedës së saj me Gjikon në WhatsApp, ku i shkruan se “një teknik po vinte për të rregulluar diçka në orën 11 të natës”.
    Paniku i Gjikos dhe telefonatat e njëpasnjëshme
    Menjëherë pas mesazhit, Gjiko reagon i shqetësuar, duke e telefonuar disa herë me radhë dhe duke kërkuar shpjegime.
    “Kush o ky moreee? A je mirë? Si lejoni njerëz brenda?”, dëgjohet ai duke pyetur me panik.

    Kur Elita vazhdon shakanë, duke e siguruar se “tekniku” ndodhet ende në shtëpi, Gjiko bindet se situata është e rrezikshme dhe, në një moment frike, njofton policinë.
    “A je normale?” – reagimi që po bën xhiron e rrjetit
    Në fund, kur Elita zbulon se gjithçka ishte një shaka, reagimi i Gjikos është i paharrueshëm:
    “A je normale? Pasha fëmijët, policia është duke ardhur. Po dridhem.”
    Videoja është bërë virale, duke mbledhur mijëra pëlqime dhe qindra komente nga ndjekës që e kanë cilësuar “shakanë më të fortë të vitit”. Në fund të videos, Elita i kërkon falje bashkëshortit për situatën që krijoi, ndërsa ndjekësit e përgëzojnë për kreativitetin dhe humorin që gjithmonë e karakterizon.
    Kliko ketu per VIDEON.
     

  • Selena Gomez me stil të ri flokësh: A po i ngjan një personazhi të famshëm?

    Selena Gomez me stil të ri flokësh: A po i ngjan një personazhi të famshëm?

    Selena Gomez ka bërë një shaka në Instagram për modelin e saj të ri të flokëve, duke postuar një selfie dhe duke shkruar: “Pyes veten nëse Willy Wonka po punëson.” Me këtë shaka, këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare ka përmendur një nga personazhet e njohur nga libri klasik i Roald Dahl, Charlie dhe Fabrika e Çokollatës. Gomez nuk ka sqaruar nëse po bën referencë për një Oompa-Loompa, Willy Wonka ose Violet Beauregarde, pasi stili i flokëve të saj mund të ngjajë me të tre personazhet.
    Në postimin e saj, ylli i nominuar për Emmy tregon faqet dhe pamjen e saj të guximshme, me një bluzë të bardhë dhe një shtresë të lehtë grimi. Ky moment vjen disa javë pas dasmës së saj me producentin e njohur të muzikës Benny Blanco më 27 shtator në Santa Barbara, ku morën pjesë miq të famshëm si Taylor Swift, Cara Delevingne dhe Nina Dobrev.
    Ky vit ka qenë një periudhë e rëndësishme për Gomez, e cila ka ndarë hapur dëshirën e saj për të pasur fëmijë. Ajo ka qenë gjithashtu në lidhje të njohura, përfshirë me Justin Bieber, The Weeknd dhe Nick Jonas. Benny Blanco, bashkëshorti i saj, është një producent dhe kompozitor me një karrierë të suksesshme, duke punuar me emra të mëdhenj të muzikës si Rihanna, Katy Perry, dhe Ed Sheeran.

  • Humori tallës ndaj Trump, nuk ishte shaka/ Edi Ramës i ishte ngarkuar detyrë nga përtej oqeanit

    Humori tallës ndaj Trump, nuk ishte shaka/ Edi Ramës i ishte ngarkuar detyrë nga përtej oqeanit

    Ish-deputeti i Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Petrit Vasili, ka komentuar veprimet e fundit të kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare, ku ai u tall publikisht me presidentin amerikan Donald Trump.Sipas Vasilit, kjo nuk ishte aspak një shaka, por një veprim i qëllimshëm dhe i organizuar:“Kushdo që mendon dhe e trajton këtë rast si shaka, bën një gabim shumë të madh. Nuk kemi të bëjmë absolutisht fare me një shaka, por me një detyrë të ngarkuar Edi Ramës, në bazë të një skenari shumë të qartë,” – tha Vasili.Ai shtoi se kjo “shaka e ashtuquajtur” e Ramës ndodhi vetëm pak ditë pas nxjerrjes së urdhrave ekzekutivë të presidentit Trump, që lidhen me veprimtarinë destabilizuese të organizatave të financuara nga George Soros në SHBA.“Këto urdhra kanë një rezonancë të gjerë, përtej Amerikës, edhe në Europë, atje ku Sorosi ka ngulur kthetrat. Në këtë moment, i gjithë establishmenti sorosian është në këmbë për të reaguar në çdo mënyrë ndaj kësaj goditjeje legjitime të presidentit Trump,” – theksoi ai.Sipas ish-deputetit, Edi Rama është “një investim shumëvjeçar personal i Sorosit” dhe për këtë arsye ai ka marrë përsipër “misionin për të stigmatizuar dhe për ta bërë qesharake figurën e presidentit Trump”.“Këtë do ta merrte përsipër vetëm një karagjoz si Edi Rama,” – deklaroi Vasili.Me tej, ai shtoi se shfaqja e Ramës nuk ishte spontane, por pjesë e një reagimi të koordinuar pas goditjeve ndaj rrjeteve të Sorosit në SHBA:“Sapo fillon një goditje masive në SHBA ndaj Soros, vjen kjo që nuk ishte shaka. Ju e patë që Edi Rama u kujdes ta ripërsëriste edhe më vonë në takimin me gazetarët.”Vasili:Kushdo që mendon dhe e trajton këtë rast si shaka, bën një gabim shumë të madh. Nuk kemi të bëjmë absolutisht fare me një shaka, kemi të bëjmë me një detyrë, ngarkuar Edi Ramës, në bazë të një skenari shumë të qartë. Kur vjen kjo shaka e ashtuquajtur e Edi Ramës, vjen pak ditë pas nxjerrjes së urdhrave ekzekutivë të zotit Trump, lidhur me veprimtarinë destabilizuese, shumë të rëndë të organit të Sorosit në SHBA.Këto urdhra kanë një rezonancë të gjerë, përtej Amerikës, edhe në Europë, atje ku Sorosi ka ngulur kthetrat.Në këtë moment, i gjithë establishmenti sorosian është i gjithi në këmbë për të reaguar në çdo mënyrë dhe si të mundet ndaj kësaj goditjeje legjitime të presidentit Trump.Në këtë moment, i gjithë establishmenti sorosian, kudo ndodhet, ka marrë urdhër që të bëjë provokime, të hedhë baltë, të bëjë ç’të mundet, në ato mundësitë që ka secili.Dihet që Edi Rama është një investim nga mëngjesi deri në darkë, shumëvjeçar i Sorosit personalisht, gjë që nuk është mister.Në këtë moment i është kërkuar që për të stigmatizuar, për të bërë qesharake figurën e Trump, etj., të bëjë këtë, të bëjë këtë mision, sigurisht këtë do ta merrte përsipër vetëm një karagjoz si Edi Rama.Sapo fillon një goditje masive në SHBA ndaj Soros, vjen kjo që nuk ishte shaka; ju e patë që Edi Rama u kujdes ta ripërsëriste edhe më vonë në takimin me gazetarët.

  • ‘Pas ‘humorit tallës’ fshihet një plan ndërkombëtar’/ Vasili: Edi Rama, karagjozi i Sorosit kundër Trump!

    ‘Pas ‘humorit tallës’ fshihet një plan ndërkombëtar’/ Vasili: Edi Rama, karagjozi i Sorosit kundër Trump!

    Ish-deputeti i Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Petrit Vasili, ka komentuar në edicionin e pasdites në “Syri TV” veprimet e fundit të kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare, ku ai u tall publikisht me presidentin amerikan Donald Trump.

    Sipas Vasilit, kjo nuk ishte aspak një shaka, por një veprim i qëllimshëm dhe i organizuar:

    “Kushdo që mendon dhe e trajton këtë rast si shaka, bën një gabim shumë të madh. Nuk kemi të bëjmë absolutisht fare me një shaka, por me një detyrë të ngarkuar Edi Ramës, në bazë të një skenari shumë të qartë,” – tha Vasili.

    Ai shtoi se kjo “shaka e ashtuquajtur” e Ramës ndodhi vetëm pak ditë pas nxjerrjes së urdhrave ekzekutivë të presidentit Trump, që lidhen me veprimtarinë destabilizuese të organizatave të financuara nga George Soros në SHBA.

    “Këto urdhra kanë një rezonancë të gjerë, përtej Amerikës, edhe në Europë, atje ku Sorosi ka ngulur kthetrat. Në këtë moment, i gjithë establishmenti sorosian është në këmbë për të reaguar në çdo mënyrë ndaj kësaj goditjeje legjitime të presidentit Trump,” – theksoi ai.

    Sipas ish-deputetit, Edi Rama është “një investim shumëvjeçar personal i Sorosit” dhe për këtë arsye ai ka marrë përsipër “misionin për të stigmatizuar dhe për ta bërë qesharake figurën e presidentit Trump”.

    “Këtë do ta merrte përsipër vetëm një karagjoz si Edi Rama,” – deklaroi Vasili.

    Me tej, ai shtoi se shfaqja e Ramës nuk ishte spontane, por pjesë e një reagimi të koordinuar pas goditjeve ndaj rrjeteve të Sorosit në SHBA:

    “Sapo fillon një goditje masive në SHBA ndaj Soros, vjen kjo që nuk ishte shaka. Ju e patë që Edi Rama u kujdes ta ripërsëriste edhe më vonë në takimin me gazetarët.”

    Vasili:

    Kushdo që mendon dhe e trajton këtë rast si shaka, bën një gabim shumë të madh.
    Nuk kemi të bëjmë absolutisht fare me një shaka, kemi të bëjmë me një detyrë, ngarkuar Edi Ramës, në bazë të një skenari shumë të qartë.

    Kur vjen kjo shaka e ashtuquajtur e Edi Ramës, vjen pak ditë pas nxjerrjes së urdhrave ekzekutivë të zotit Trump, lidhur me veprimtarinë destabilizuese, shumë të rëndë të organit të Sorosit në SHBA.
    Këto urdhra kanë një rezonancë të gjerë, përtej Amerikës, edhe në Europë, atje ku Sorosi ka ngulur kthetrat.
    Në këtë moment, i gjithë establishmenti sorosian është i gjithi në këmbë për të reaguar në çdo mënyrë dhe si të mundet ndaj kësaj goditjeje legjitime të presidentit Trump.
    Në këtë moment, i gjithë establishmenti sorosian, kudo ndodhet, ka marrë urdhër që të bëjë provokime, të hedhë baltë, të bëjë ç’të mundet, në ato mundësitë që ka secili.

    Dihet që Edi Rama është një investim nga mëngjesi deri në darkë, shumëvjeçar i Sorosit personalisht, gjë që nuk është mister.
    Në këtë moment i është kërkuar që për të stigmatizuar, për të bërë qesharake figurën e Trump, etj., të bëjë këtë, të bëjë këtë mision, sigurisht këtë do ta merrte përsipër vetëm një karagjoz si Edi Rama.

    Sapo fillon një goditje masive në SHBA ndaj Soros, vjen kjo që nuk ishte shaka; ju e patë që Edi Rama u kujdes ta ripërsëriste edhe më vonë në takimin me gazetarët.

  • “Sulm i qëllimshëm”, Vasili për veprimin e kryeministrit ndaj Trump: Goditja ndaj Sorosit në SHBA detyroi Ramën të..

    “Sulm i qëllimshëm”, Vasili për veprimin e kryeministrit ndaj Trump: Goditja ndaj Sorosit në SHBA detyroi Ramën të..

    Ish-deputeti i Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Petrit Vasili, ka komentuar në edicionin e pasdites në një emision televiziv veprimet e fundit të kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare, ku ai u tall publikisht me presidentin amerikan Donald Trump.
    Sipas Vasilit, kjo nuk ishte aspak një shaka, por një veprim i qëllimshëm dhe i organizuar:
    “Kushdo që mendon dhe e trajton këtë rast si shaka, bën një gabim shumë të madh. Nuk kemi të bëjmë absolutisht fare me një shaka, por me një detyrë të ngarkuar Edi Ramës, në bazë të një skenari shumë të qartë,” – tha Vasili.
    Ai shtoi se kjo “shaka e ashtuquajtur” e Ramës ndodhi vetëm pak ditë pas nxjerrjes së urdhrave ekzekutivë të presidentit Trump, që lidhen me veprimtarinë destabilizuese të organizatave të financuara nga George Soros në SHBA.
    “Këto urdhra kanë një rezonancë të gjerë, përtej Amerikës, edhe në Europë, atje ku Sorosi ka ngulur kthetrat. Në këtë moment, i gjithë establishmenti sorosian është në këmbë për të reaguar në çdo mënyrë ndaj kësaj goditjeje legjitime të presidentit Trump,” – theksoi ai.
    Sipas ish-deputetit, Edi Rama është “një investim shumëvjeçar personal i Sorosit” dhe për këtë arsye ai ka marrë përsipër “misionin për të stigmatizuar dhe për ta bërë qesharake figurën e presidentit Trump”.
    “Këtë do ta merrte përsipër vetëm një karagjoz si Edi Rama,” – deklaroi Vasili.
    Me tej, ai shtoi se shfaqja e Ramës nuk ishte spontane, por pjesë e një reagimi të koordinuar pas goditjeve ndaj rrjeteve të Sorosit në SHBA:
    “Sapo fillon një goditje masive në SHBA ndaj Soros, vjen kjo që nuk ishte shaka. Ju e patë që Edi Rama u kujdes ta ripërsëriste edhe më vonë në takimin me gazetarët.”
    Vasili:
    Kushdo që mendon dhe e trajton këtë rast si shaka, bën një gabim shumë të madh.Nuk kemi të bëjmë absolutisht fare me një shaka, kemi të bëjmë me një detyrë, ngarkuar Edi Ramës, në bazë të një skenari shumë të qartë.
    Kur vjen kjo shaka e ashtuquajtur e Edi Ramës, vjen pak ditë pas nxjerrjes së urdhrave ekzekutivë të zotit Trump, lidhur me veprimtarinë destabilizuese, shumë të rëndë të organit të Sorosit në SHBA.Këto urdhra kanë një rezonancë të gjerë, përtej Amerikës, edhe në Europë, atje ku Sorosi ka ngulur kthetrat.Në këtë moment, i gjithë establishmenti sorosian është i gjithi në këmbë për të reaguar në çdo mënyrë dhe si të mundet ndaj kësaj goditjeje legjitime të presidentit Trump.Në këtë moment, i gjithë establishmenti sorosian, kudo ndodhet, ka marrë urdhër që të bëjë provokime, të hedhë baltë, të bëjë ç’të mundet, në ato mundësitë që ka secili.
    Dihet që Edi Rama është një investim nga mëngjesi deri në darkë, shumëvjeçar i Sorosit personalisht, gjë që nuk është mister.Në këtë moment i është kërkuar që për të stigmatizuar, për të bërë qesharake figurën e Trump, etj., të bëjë këtë, të bëjë këtë mision, sigurisht këtë do ta merrte përsipër vetëm një karagjoz si Edi Rama.
    Sapo fillon një goditje masive në SHBA ndaj Soros, vjen kjo që nuk ishte shaka; ju e patë që Edi Rama u kujdes ta ripërsëriste edhe më vonë në takimin me gazetarët.

  • Evi Kokalari tregon çfarë fshihet pas talljes së Ramës me presidentin Trump, si lajthitja dhe arroganca do t’i…

    Evi Kokalari tregon çfarë fshihet pas talljes së Ramës me presidentin Trump, si lajthitja dhe arroganca do t’i…

    Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas videos, ku kryeministri Edi Rama shihej teksa tallej me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një bisede me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë (Kopenhagen) këtë të enjte. Sipas Kokalarit, Rama ngatërron arrogancën me karizmin, duke bërë gafa që e turpërojnë Shqipërinë në sytë e botës. Ajo thekson se shakatë e tij pa kripë nuk janë aspak argëtuese, por përbëjnë skandale diplomatike që qarkullojnë deri në korridoret e Shtëpisë së Bardhë. Për Kokalarin, fakti që Macron dhe Aliyev qeshën nuk e justifikon gafën, pasi qeshja e tyre ishte më shumë tallje me Ramën sesa me Trumpin. Ajo e cilëson kryeministrin shqiptar të paaftë për të kuptuar çfarë është klasi dhe çfarë është e lejueshme në diplomaci. Madje, Kokalari ironizon edhe me pasionin e Ramës për pikturën, duke e quajtur po aq mediokër sa humori i tij.
    “E vetmja arsye pse Edi Rama mendon se është ‘karizmatik’ kur thotë idiotlliqe dhe bën gafa diplomatike të këtij kalibri, është sepse ata që e dëgjojnë qeshin nga halli, por ju garantoj janë të skandalizuar kur dëgjojnë ‘shaka’ të tilla pa kripë, sidomos kur janë për Donald Trump, dhe më vjen mirë që Macron & Aliyev janë kapur duke qeshur në kamera, sepse kjo video po qarkullon mes disa punonjëseve në Shtëpinë e Bardhë momentalisht. (You’re welcome!) Fakti që Rama mendon që këto shaka janë të mirëpritura është sepse vetë nuk kupton çfarë është klasi, ndryshe do ta kuptonte që kjo shaka nuk ishte ‘argëtuese’ por skandaloze, dhe ju garantoj që Macron tallet me idiotlliqet e tij, por pikërisht klasi nuk ja lejon ta bëj këtë në praninë e Ramës. Fakti që Ramës i mungon komplet ky sens për të kuptuar çfarë është e lejueshme apo jo, është parë në shumë momente ku ky ka treguar një arrogancë dhe injorancë që të turpëron. Nuk di në çfarë delusioni jeton ky njëri, por uroj ti lexoj këto rreshta, që të kuptoj që dhe pikturat e tij janë po aq shterpë dhe mediokër sa humori që ka. E them këtë, sepse nuk mund ta harroj të qeshurat histerike të dy individëve super të njohur në politikën Amerikane, që më tregonin se kishin darkuan në shtëpinë e tij, dhe ky me zell i tregon pikturat sikur te ishin vërtet art. Se kush është Edi Rama apo çfarë klasi mund te ketë, s’do të më kishte shqetësuar fare por fakti mbetet që ai është prezantimi i parë që politikanë të huaj kanë me vendin, dhe kjo është tragjedi për të gjithë ne”, shkruan Kokalari.
    Tallja e Ramës
    Ndërkohë kujtojmë se konfuzioni gjeografik i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ishte objekt talljeve midis liderëve botërorë në një samit të enjten. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u filmua duke bërë batuta me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen të enjten. “Duhet të na kërkoni falje, sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”, i tha Rama, Macronit, ndërsa Aliyevi shpërtheu në të qeshura. “Më vjen keq për këtë”, tha me shaka Macron. Trump e ka ngatërruar vazhdimisht Armeninë dhe Shqipërinë kur flet për përpjekjet e tij për të zgjidhur tensionet e gjata midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. “Unë zgjidha luftëra që ishin të pazgjidhshme. Azerbajxhani dhe Shqipëria, kjo po ndodhte për shumë, shumë vite, kisha kryeministrat dhe presidentët në zyrën time”, tha ai gjatë një paraqitjeje në Fox News muajin e kaluar. Dhe gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik Keir Starmer, Trump tha: “ne i zgjidhëm çështjet e Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, duke e shëmtuar emrin e një vendi të Kaukazit të Jugut dhe duke e ngatërruar tërësisht tjetrin. Për të qenë të qartë: Trump ndërmjetësoi një marrëveshje midis udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit në Shtëpinë e Bardhë në gusht, me të dy vendet që u zotuan t’i jepnin fund dekadave të luftimeve dhe të zgjeronin lidhjet me Uashingtonin. Udhëheqësi republikan e përshëndeti paktin si një fitore të madhe diplomatike, duke i shkëlqyer kredencialet e tij ndërsa bën fushatë për Çmimin Nobel për Paqen.
    Zbythet Rama
    Por teksa tallja që bëri me presidentin Donald Trump, gjatë një bisede me presidentin e Francës dhe atë të Azerbajxhanit, mori dhenë, kryeministri Edi Rama ka nxituar të ndryshojë sadopak ‘dëmin’ e shkaktuar nga një shaka “pa kripë”. Duke ja atashura fajin kryesor mediave, për shtrembërim të fjalëve të tij, Rama me anë të një postimi në rrjetin social “X” justifikohet se ajo fjali nuk ishte gjë tjetër veçse një shaka mes miqsh e nxjerrë jashtë kontekstit. “Është vërtet e jashtëzakonshme se si funksionon media sot dhe si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë realitetin kaq lehtësisht. Një fjali e thënë me humor të mirë, në frymën e miqësisë, papritur kthehet në një titull kryesor botëror për një samit të tërë mes dhjetëra kombesh, ndërsa gjithçka tjetër, përmbajtja e vërtetë, bëhet e parëndësishme. Por po, ishte kënaqësi e madhe sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, të përmendja një lapsus të Presidentit Trump, i cili tha se edhe Shqipëria kishte arritur të bëjë paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që vetë Emmanuel-i ka punuar pareshtur, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqe mes Azerbajxhanit dhe Armenisë”, shkroi Rama. I sikletosur nga viraliteti që mori video e tij me Macronin dhe presidentin azer, Rama mundohet që ta paraqes si normale situatën por fjalët që ai vetë ka shkruar duket se e tradhtojnë. Teksa thotë se nuk e ka problem se video është bërë e madhe, më poshtë shkruan dy paragrafë lavdërime dhe elozhe për madhështinë e Presidentit Trump. Nuk mund t’i vihet faj kryeministrit Rama që është trembur, duke pasur parasysh tempin e Trumpit, nuk është e lehtë që një shaka që merr përmasa të tilla, të mos merret me sy të keq nga presidenti i SHBA-ve. “Një shaka e lehtë, një moment miqësor. Sigurisht, nuk ka problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh në helm politik është thjesht e padrejtë. Prandaj, le ta sqarojmë çështjen: E vërteta është që Presidenti Trump është treguar një lider që e riktheu fjalën ‘paqë’ në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai arriti paqe atje ku të tjerët provuan por dështuan, dhe ai vazhdon ta ndjekë këtë qëllim pa pushim. Ajo shkëmbim nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori të mirë mes njerëzve që, në fakt, janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump”, nënvizoi Rama.

  • Si tallja me Trump u bë virale dhe pse “shakaxhiu” Rama u pendua

    Si tallja me Trump u bë virale dhe pse “shakaxhiu” Rama u pendua

    Edi Ramës i pëlqen të bëjë shpesh “shakaxhiun” në samitet ndërkombetare. Kjo si një mënyrë për të tërhequr vemendje. Por, ndonjëherë, “shakaja” ka edhe pasoja.
    Këtë “mësim” duket se e ka marrë këtë të enjtë kreu i qeverisë shqiptare pas asaj që ndodhi në samitin e Komitetit Politik Europian të mbajtur në Kompenhagën të Danimarkës.
    Përpara uljes në tryezë, Rama u filmua duke u tallur me Presidentin amerikan Donald Trump pas “gafave” të tij të vazhdueshme se kishte arritur paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duke e ngatërruar vendin tonë me Armeninë.
    “Duhet të na kërkoni falje… sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit,” – i tha Rama, presidentit të Francës, Emannuel Macron, duke e bërë Presidentin azer Ilham Aliyevin të shpërthente në të qeshura.
    “Më vjen keq për këtë”, – tha me shaka Macron duke e qëlluar Ramën në faqe, si për t’i thënë se shakaja ishte e tepërt.
    Kaq u desh dhe video bëri xhiron e të gjitha mediave ndërkombëtare. “Politico” shkruan se Trump u tall nga udhëheqësit evropianë për ngatërresën Armeni – Shqipëri.
    Në artikull thuhet se “konfuzioni gjeografik i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ishte objekt shakaje midis liderëve botërorë në një samit të enjten. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u filmua duke u tallur me Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen të enjten”.
    Pamjet kanë bërë jehonë edhe në mediat italiane.
    Edhe Euronews ka shpërndarë online videon nga ky moment. Në video Euroneës shkruan se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e tall Trumpin për ngatërrimin e Shqipërisë me Armeninë.
    Edhe britanikja “The Telegraph” shkroi se “Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev janë filmuar duke bërë shaka me presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka ngatërruar në mënyrë të përsëritur Shqipërinë me Armeninë”.

    Edhe mediat ruse i bënë jehonë batutës së Ramës. “RT” ka ndarë videon, ku Rama bën shaka me Macron dhe tallet me një nga deklaratat e presidentit Donald Trump.
    Tërheqja e Ramës
    Duke parë që kjo shaka pa kripë i ishte kthyer në bumerang, Rama është përpjekur në mbrëmje të minimizojë gjestin duke e quajtur “një shaka miqëësore”.
    “Është me të vërtetë e jashtëzakonshme se si funksionon sot media dhe se si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë kaq lehtë realitetin. Një fjali e thënë me humor, në frymë miqësie, papritmas shëndrrohet në titull ndërkombëtar të një samiti me dhjetëra vende, ndërkohë që gjithçka tjetër, thelbi i vërtetë, bëhet i parëndësishëm.
    Por po, ishte kënaqësi sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, të rikujtoja një lapsus të Presidentit Trump, i cili dikur tha se edhe Shqipëria kishte arritur të bënte paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që Emmanuel vetë kishte punuar pa lodhje, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
    Një shaka, një moment miqësor. Sigurisht, s’ka asnjë problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh e ta kthesh në helm politik është thjesht e padrejtë” – shkroi Rama në X.
    Ai madje i ka thurrur elozhe kreut të shtëpisë së Bardhë.
    “Prandaj le ta themi troç: E vërteta është që Presidenti Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën ‘paqe’ në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai arriti paqe aty ku të tjerët kishin provuar por kishin dështuar, dhe vijon ta ndjekë atë me ngulm. Ajo shkëmbesë nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori mes njerëzish, të cilët në fakt janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump.” – shkruan Rama në X. /LAPSI.al