Tag: shabanit

  • ‘Nisma Daja Bëhet’/ Plas gallata për sherrin Shabani-Lapaj, mandatin e do daja, por ndoshta e merr tezja…

    ‘Nisma Daja Bëhet’/ Plas gallata për sherrin Shabani-Lapaj, mandatin e do daja, por ndoshta e merr tezja…

    Përplasja mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, për mandatin e vetëm që ka marrë koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” është kthyer tashmë në një estradë, që po argëton qytetarët në këto ditë të nxehta korriku. 

    Memet për “Nisma Daja Bëhet” kanë shpërhtyer, duke qenë se daja i Endri Shabanit, po saboton garën me lista të hapura, duke penguar Lapajn të hyjë në Kuvend, ndërkohë që veprimi i dajës së Shabanit, mund të detyrojë Lapajn që mandatin t’ja lërë tezes…

    Postimet:

  • Sherri Lapaj-Shabani/ Kush është 60-vjeçarja që mund të marrë mandatin duke lënë jashtë “dajon”?!

    Sherri Lapaj-Shabani/ Kush është 60-vjeçarja që mund të marrë mandatin duke lënë jashtë “dajon”?!

    Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri.

    Pas akuzave në distancë dhe ambicies së Zeqir Kordhonit, dajës së Endri Shabanit, për tu bërë deputet, në lojë është futur nëna e Vasil Dajkos, anëtar i kryesisë së “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapaj, e cila rezulton e  para në listën e mbyllur të “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe mund të “hakmerret” për kryetarin.
    E ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për afatin e  shpërndarjes së mandateve për Tiranën, pasi Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë sot për fatin e mandateve të këtij qarku, Lapaj dhe Shabani po zhvillojnë një betejë publike se kush do futet në Kuvend në shtator.
    Një ditë më parë kryetari i “Shqipëria Bëhet”, u përbetua  publikisht se as Shabani dhe asnjë familjar i tij nuk do të gëzojë mandatin e Tiranës.
    Sigurinë Lapaj e ka nga Ana Dajko, e para në listën e mbyllur. 60-vjeçarja me arsim të mesëm, nga Saranda te cilës i takon mandati.
    Në KQZ zonja Dajko nuk ka depozituar asnjë shkresë për marrje  mandati ndërsa shkresa e vetme është ajo për heqjen dorë nga mandati, e depozituar në grup me të gjithë kandidatët e listës së koalicionit, me datë 11 maj.
    Por ajo është “asi” nën mëngë i Lapajt për tu “hakmarrë” ndaj Shabanit që po kërkon t’i prishë ëndrrën për deputet.
    Java e ardhshme pritet të sqaroje shume gjëra pasi Komisioneri do duhet të shpërndajë mandatet e qarkut Tiranë ndërsa Lapaj dhe Shabani kanë dhe pak kohë për të negociuar se kush do futët në Kuvend.

    Top Channel

  • Sherri Lapaj-Shabani/ Kush është tezja 60-vjeçare që mund të marrë mandatin duke lënë jashtë “dajon”?!

    Sherri Lapaj-Shabani/ Kush është tezja 60-vjeçare që mund të marrë mandatin duke lënë jashtë “dajon”?!

    Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri.

    Pas akuzave në distancë dhe ambicies së Zeqir Kordhonit, dajës së Endri Shabanit, për tu bërë deputet, në lojë është futur tezja e Adriatik Lapaj, e cila rezulton e  para në listën e mbyllur të “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe mund të “hakmerret” për nipin e lënduar.
    E ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për afatin e  shpërndarjes së mandateve për Tiranën, pasi Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë sot për fatin e mandateve të këtij qarku, Lapaj dhe Shabani po zhvillojnë një betejë publike se kush do futet në Kuvend në shtator.
    Një ditë më parë kryetari i “Shqipëria Bëhet”, u përbetua  publikisht se as Shabani dhe asnjë familjar i tij nuk do të gëzojë mandatin e Tiranës.
    Sigurinë Lapaj e ka nga tezja e tij Ana Dajko, e para në listën e mbyllur. 60-vjeçarja me arsim të mesëm, nga Saranda te cilës i takon mandati.
    Në KQZ zonja Dajko nuk ka depozituar asnjë shkresë për marrje  mandati ndërsa shkresa e vetme është ajo për heqjen dorë nga mandati, e depozituar në grup me të gjithë kandidatët e listës së koalicionit, me datë 11 maj.
    Por ajo është “asi” nën mëngë i Lapajt për tu “hakmarrë” ndaj Shabanit që po kërkon t’i prishë ëndrrën për deputet.
    Java e ardhshme pritet të sqaroje shume gjëra pasi Komisioneri do duhet të shpërndajë mandatet e qarkut Tiranë ndërsa Lapaj dhe Shabani kanë dhe pak kohë për të negociuar se kush do futët në Kuvend.

    Top Channel

  • Divorci dhe sherri Lapaj-Shabani, tezja 60-vjeçare që mund të marrë mandatin

    Divorci dhe sherri Lapaj-Shabani, tezja 60-vjeçare që mund të marrë mandatin

    1 mandat dhe një tufë me kandidatë që synojnë ta marrin, ku përçarja e një parti është debati i ditëve të fundit. Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri. Pas akuzave në distancë dhe ambicies së Zeqir Kordhonit, dajës së Endri Shabanit, për tu bërë deputet, në lojë është futur tezja e Adriatik Lapaj, e cila rezulton e para në listën e mbyllur të ”Nisma Shqipëria Bëhet” dhe mund të ”hakmerret” për nipin e lënduar.
    Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë sot për fatin e mandateve të këtij qarku, Lapaj dhe Shabani po zhvillojnë një betejë publike se kush do futet në Kuvend në shtator. Një ditë më parë kryetari i “Shqipëria Bëhet”, u përbetua publikisht se as Shabani dhe asnjë familjar i tij nuk do të gëzojë mandatin e Tiranës.

    Sigurinë Lapaj e ka nga tezja e tij Ana Dajko, e para në listën e mbyllur. 60-vjeçarja me arsim të mesëm, nga Saranda të cilës i takon mandati. Në KQZ Dajko nuk ka depozituar asnjë shkresë për marrje mandati ndërsa shkresa e vetme është ajo për heqjen dorë nga mandati, e depozituar në grup me të gjithë kandidatët e listës së koalicionit, me datë 11 Maj.
    Ajo është ”asi” nën mëngë i Lapajt për tu ”hakmarrë” ndaj Shabanit që po kërkon t’i prishë ëndrrën për deputet. Java e ardhshme pritet të sqarojë shume gjëra pasi Komisioneri do duhet të shpërndajë mandatet e qarkut Tiranë ndërsa Lapaj dhe Shabani kanë dhe pak kohë për të negociuar se kush do të futet në Kuvend.

  • Prapaskenat: 60-vjeçarja nga partia e Lapajt mund të marrë mandatin, që të digjet daja i Shabanit

    Prapaskenat: 60-vjeçarja nga partia e Lapajt mund të marrë mandatin, që të digjet daja i Shabanit

    Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani kanë edhe pak orë kohë ta zgjidhin krizën mes tyre. Nga dita e nesërme, komisioneri Celibashi ka të drejtë të shpërndajë mandatet dhe të publikojë emrat e fituesve në Tiranë, ku është edhe mandati i debatueshëm i ‘Nismës Shqipëria Bëhet’.
    Report TV ka mësuar se komisioneri ka vendosur t’u japë të rinjve pak kohë, siç është kërkuar prej tyre, derisa Shabani të kthehet në Shqipëri të shtunën. Por nëse bisedimet dështojnë, Zeqir Kordhoni lë përfundimisht jashtë Kuvendit, Adriatik Lapajn.
    Por edhe vetë Kordhoni ka zero shanse të hyjë në Kuvend. Aktualisht mandatin e zotëron tezja e Adriatik Lapajt, Ana Dajko, e para në listën e mbyllur. 60-vjeçarja me arsim të mesëm, jeton në Sarandë dhe është edhe nëna e anëtarit të kryesisë së partisë së Lapajt, Vasil Dajko.
    Ajo ka shanse të larta të pranojë mandatin nëse nuk ka zgjidhje përplasja Lapaj-Shabani. Burime pranë Partisë Shqipëria Bëhet, i thanë Report TV, se ajo do të pranojë mandatin, duke mos rrezikuar kështu që Livia Savri, që është e dyta në listë të hyjë në Kuvend.
    Livia është partnerja e Endri Shabanit, ndaj Ana Dajko, ngelet për Lapajn arma e vetme për të lënë me ‘gisht në gojë’ Shabanin.
    Debati mes tyre nisi pasi daja i Endri Shabanit nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, duke qenë se pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet. Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit.
    Kreu i Shqipëria Bëhet bën fajtor për dajën e tij, Endri Shabanin. Ky i fundit tha se kryeneçësia e Zeqir Kordhonit, për të mos dhënë dorëheqjen nga lista e mbyllur, erdhi pas kreu i “Shqipëria Bëhet” i kërcënoi fëmijët. Në listën e hapur, Lapaj mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla.

  • Tashmë ‘lufta’ konsiderohet e hapur, Kordhoni ‘mollë sherri’! Shabani i përgjigjet Lapajt: Ku ta dija unë i varfri, se armiku ishim ne?!

    Tashmë ‘lufta’ konsiderohet e hapur, Kordhoni ‘mollë sherri’! Shabani i përgjigjet Lapajt: Ku ta dija unë i varfri, se armiku ishim ne?!

    Tashmë ‘lufta’ për një karrige në Kuvendin e shtatorit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit mund të quhet e hapur.

    Ditën e sotme pas një letre dërguar në KQZ nga kandidati në listat e hapura të koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, Zeqir Kordhoni, (daja i Endri Shabanit), ku njofton se nuk do ta japë dorëheqjen dhe kërkon mandatin, duke ia marrë kështu Adriatik Lapajt, ka ndezur përplasjen mes dy kryetarëve.
    Pas këtij veprimi Lapaj reagoi dhe tha se ‘Endri Shabanit i ka shtrirë dorë, e se daja i tij kërkon t’i marrë mandatin’.
    Nuk ka vonuar përgjigjja nga Shabani, i cili ka zgjedhur që thumbimet t’i bëjë përmes vargjeve të Kico Spirit:
    “Mora pushkën dola malit,
    Të luftoja për atdhe,
    Ku ta dija unë i varfri,
    Se armiku ishim ne.
    Mora pushkën dola malit
    Të luftoja në furtunë;
    Ku ta dija unë i ngrati
    Se armiku isha unë”.
    Para zgjedhjeve të 11 majit Lapaj tha se nëse nuk marrin dy mandate, nuk do të shkojë në Kuvend, por duket se pas fitimit të një mandati ka vendosur ta pranojë, gjë që mund të ketë krijuar hatërmbetje të Shabani si bashkëkryetar i koalicionit.

    Top Channel

  • Adriatik Lapaj rrezikon mandatin në Tiranë? Daja i Shabanit kërkesë në KQZ: S’mbaj mend të kem firmosur

    Adriatik Lapaj rrezikon mandatin në Tiranë? Daja i Shabanit kërkesë në KQZ: S’mbaj mend të kem firmosur

    Duket se mandati i Adriatik Lapajt, i fituar nën siglën e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, po vihet në rrezik.
    ‘Shqipëria Bëhet’ dhe ‘Nisma Thurje’ kishin një marrëveshje parazgjedhore, sipas të cilës lista e mbyllur do të bëhej ‘nul’, ku të gjithë kandidatët e kësaj liste do të jepnin dorëheqjen.
    Kjo do të bënte që mandatet do të merreshin nga ata që merrnin më shumë vota në listat e hapura.
    Por duket se kjo dakordësi mund të mos zbatohet. Kjo pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni, ka depozituar në KQZ kërkesën për t’u njohur me letrën e dorëhqjes që koalicioni ka dorëzuar në emër të tij para zgjedhjeve të 11 majit.
    Kordhoni shprehet se nuk mban mend të ketë firmosur ndonjë dokument të tillë dhe kërkon të verifikojë përmbajtjen e tij.
    Burime pranë koalicionit bëjnë me dije se Zeqir Kordhoni nuk është thjesht një emër në listë, por ai është familjar i afërt i Endri Shabanit, konkretisht daja i tij.
    Ky fakt shton më tej kompleksitetin e situatës dhe nxit pyetje mbi marrëdhëniet brenda koalicionit dhe qëndrueshmërinë e marrëveshjeve të bëra para zgjedhjeve.