Kryetari i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda koalicionit, duke komentuar edhe përplasjet pas-zgjedhore me ish-bashkëpunëtorin Endri Shabani. Lapaj thekson se përfshirja në zgjedhje ishte një “kontratë morale” me qytetarët dhe një përpjekje për të sjellë ndryshim përmes besimit dhe institucioneve, jo përmes përplasjes dhe presionit.
“Ne ishim duke bërë një kontratë morale me shoqërinë. Shkuam në këtë lloj besimi. Nëse do më gjykoni për besimin, jam i hapur t’i marr të gjitha kostot. Por e rëndësishme është të shikohet se çfarë ka ndodhur,” u shpreh Lapaj.
Ai theksoi se mosmarrëveshjet që dolën pas procesit zgjedhor janë pjesë e një ushtrimi demokratik, ku palët ndonjëherë nuk bien dakord, por sipas tij, rruga për zgjidhje nuk ishte asnjëherë përmes “institucioneve paraligjore”.
“Ne nuk shkuam në institucione paraligjore për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet përmes forcës. Shkuam në institucione ligjore, si KQZ dhe KAS,” tha ai.
Lapaj nuk i fshehu zhgënjimin ndaj Endri Shabanit, duke deklaruar se, pavarësisht paralajmërimeve nga miqtë e tij, kishte ruajtur një marrëdhënie shoqërore 12-vjeçare me të dhe nuk e kishte imagjinuar ndarjen në këtë formë.
“Nuk e mendoja kurrë që dikush mund t’i bënte një akt kamikaz rrugëtimit politik të ndryshimit në Shqipëri”, tha më tej Lapaj.
Sa i takon deklaratës së mëparshme se nuk do të hynte në Parlament nëse subjekti politik që ai drejtonte do të merrte vetëm një mandat, Lapaj theksoi se ishte bërë në funksion të motivimit të ekipit, para formimit të koalicionit dhe se nuk kishte synuar keqinterpretim të sistemit zgjedhor. Ai zbuloi se pas zgjedhjeve ka propozuar një akt të fortë simbolik: dorëzimin e mandatit nga ai vetë, Shabani dhe Soko, për të ruajtur integritetin moral të lëvizjes.
“I kam kërkuar Shabanit, në prani të zotit Soko, që të linim mandatin. Mandatin do e merrte personi i dytë më i votuar i ‘Shqipëria Bëhet’”, tha Lapaj.
Në fund, Lapaj thekson se pavarësisht se sistemi elektoral i ka penalizuar me formulën e mandateve, lëvizja e tij mori një sasi votash që në kushte të tjera do të siguronte disa deputetë. Ai shton gjithashtu se ka qenë i gatshëm të japë një shembull ndryshe nga politika tradicionale.
Tag: shabanit
-

“O kamikaz”, Adriatik Lapaj ‘shpërthen’ ndaj Shabanit: Më kishin paralajmëruar për ty, më preve në besë
-

“O kamikaz”, Lapaj ‘shpërthen’ ndaj Shabanit: Më kishin thënë për ty, më preve në besë!
Kryetari i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda koalicionit, duke komentuar edhe përplasjet pas-zgjedhore me ish-bashkëpunëtorin Endri Shabani.
Në ‘Ditari’ me gazetarin Erion Dushi në A2 CNN, Lapaj thekson se përfshirja në zgjedhje ishte një “kontratë morale” me qytetarët dhe një përpjekje për të sjellë ndryshim përmes besimit dhe institucioneve, jo përmes përplasjes dhe presionit.
“Ne ishim duke bërë një kontratë morale me shoqërinë. Shkuam në këtë lloj besimi. Nëse do më gjykoni për besimin, jam i hapur t’i marr të gjitha kostot. Por e rëndësishme është të shikohet se çfarë ka ndodhur,” u shpreh Lapaj.
Ai theksoi se mosmarrëveshjet që dolën pas procesit zgjedhor janë pjesë e një ushtrimi demokratik, ku palët ndonjëherë nuk bien dakord, por sipas tij, rruga për zgjidhje nuk ishte asnjëherë përmes “institucioneve paraligjore”.
“Ne nuk shkuam në institucione paraligjore për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet përmes forcës. Shkuam në institucione ligjore, si KQZ dhe KAS,” tha ai.
Lapaj nuk i fshehu zhgënjimin ndaj Endri Shabanit, duke deklaruar se, pavarësisht paralajmërimeve nga miqtë e tij, kishte ruajtur një marrëdhënie shoqërore 12-vjeçare me të dhe nuk e kishte imagjinuar ndarjen në këtë formë.
“Nuk e mendoja kurrë që dikush mund t’i bënte një akt kamikaz rrugëtimit politik të ndryshimit në Shqipëri”, tha më tej Lapaj.
Sa i takon deklaratës së mëparshme se nuk do të hynte në Parlament nëse subjekti politik që ai drejtonte do të merrte vetëm një mandat, Lapaj theksoi se ishte bërë në funksion të motivimit të ekipit, para formimit të koalicionit dhe se nuk kishte synuar keqinterpretim të sistemit zgjedhor.
Ai zbuloi se pas zgjedhjeve ka propozuar një akt të fortë simbolik: dorëzimin e mandatit nga ai vetë, Shabani dhe Soko, për të ruajtur integritetin moral të lëvizjes.
“I kam kërkuar Shabanit, në prani të zotit Soko, që të linim mandatin. Mandatin do e merrte personi i dytë më i votuar i ‘Shqipëria Bëhet’”, tha Lapaj.
Në fund, Lapaj thekson se pavarësisht se sistemi elektoral i ka penalizuar me formulën e mandateve, lëvizja e tij mori një sasi votash që në kushte të tjera do të siguronte disa deputetë. Ai shton gjithashtu se ka qenë i gatshëm të japë një shembull ndryshe nga politika tradicionale. -

Lapaj “i merr” Shabanit mandatin e Tiranës! Kushërira e tij: Beteja ligjore do ta rikthejë te i zoti
Kleana Xhuveli
TIRANË-Pas debatit për mandatin brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” mes dy drejtuesve, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit, Kleana Xhuveli do të jetë deputetja përfaqësuese e koalicionit në Kuvend. Pas marrjes së mandatit nga KQZ, Xhuveli tha se ky vendim është marrë në bazë të rrethanave aktuale dhe dëshirës për të mbështetur misionin e listave të hapura, të cilat përbëjnë themelin e lëvizjes së tyre politike.
Por, Xhuveli njëherësh kushërira e Adriatik Lapajt tha se do ta përfaqësojë mandatin denjësisht, deri sa të shkojë tek i zoti referuar Lapajt. Për këtë ajo u shpreh se do të ndjekin betejë ligjore.
Kleana Xhuveli: Jam aktiviste e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Nuk u futa në garë që të shkojë në kuvend, por garanci që listat e mbyllur të digjeshin, dua të theksoj që do ta përfaqësoj denjësisht mandatin e 80 mijë shqiptarëve, deri ditën kur beteja do ta kthejë tek njeriu më i votuar i listës sonë, Adriatik Lapaj. Jam 27 vjeçe dhe jam kushërira e Adriatikut.
“Kriza” në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik, i cili u mbyll sot në KQZ./ZËRI -

‘Lufta’ Shabani – Lapaj merr fund sot, KQZ pritet të vendosë për fatin e mandatit në Tiranë
Pas më shumë se dy muajsh nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi do të shpëndajë sot mandatet për subjektet politike dhe do të caktojë kandidatët fitues të zgjedhjeve për Qarkun e Tiranës. Mbledhja do të nisë në orën 10:30.
Zgjatja e kohës së çertifikimit të zgjedhjeve erdhi për shkak të procesit të rinumërimit, inicuar nga Partia Demokratike me pretendimin për manipulime të zgjedhjeve, por që nuk prodhoi asnjë ndryshim në rezultat.
KQZ do të shprehet sot edhe për mandatin vetëm të Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, i cili u bë një mollë sherri mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.
Një ditë më parë, Lapaj, në një konferencë për mediat, deklaroi se ishte tërhequr nga mandati, ndërsa i kërkoi të njëjtën gjë edhe Shabanit, duke kërkuar që ta marrë gruaja më e votuar e listës së hapur, Greta Ambeli. -

Adriatik Lapaj: Kam pasur oferta nga PS, Shabani më preu në besë
Adriatik Lapaj, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se “krisja” e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” ndodhi kur daja i Endrit Shabanit vendosi të tërheqë dorëheqjen.
“Koalicioni nuk ka pasur asnjë kërcitje para zgjedhjeve për të shkuar në këtë pikë. Sigurisht që debate të vogla ka pasur. Kthesa ishte kur unë pashë në televizor që daja i Shabanit kishte dorëzuar kërkesën për të tërhequr dorëheqjen. Unë e mora vesh nga mediat”, tha Lapaj.
“Ne kemi marrëveshje të shkruar dhe angazhimi im publik nuk ka qenë as me Nismën Thurje, as me zotin Shabani. Ajo (që nuk do pranonte mandatin nëse merrnin 1 deputet) ka qenë deklaratë e bërë më përpara se të nënshkruhej koalicioni. Pasi e mora vesh punën e dajës në media, reagova duke i thënë: “Mbaj anë! Ose do vazhdosh me modelin që propozon daja, ose do vazhdosh me modelin tonë, që janë listat e hapura”. Kaq thashë. E gjithë kjo ngjarje na bën të ndihemi me turp. Si brez i ri nuk duhet të kishim malinjitetin brenda”, shtoi Lapaj.
Lapaj rrëfeu se formulën me familjarët në listën e mbyllur e propozoi Endri Shabani.
“Ne kemi qenë të angazhuar për hapjen e listave kemi shkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Në distancë, e njëjta gjë vihej re edhe nga Nisma Thurje. Ajo që na ka bashkuar kanë qenë parimet e njëjta në lidhje me garën, meritokracinë e për listat e hapura. Hapin e parë e hodhëm në Gjykatën Kushtetuese ku shkuam për të kundërshtuam mbylljen e listave. Në këtë drejtim bashkëpunimi që ndodhi me këkrkesë të shumë qytetarëve u ul dhe diskutua me formulën që do të përdorej për të pasur koherencë në lidhje me listat e hapura.
Është propozuar prej tij kjo formula me familjarët. Kam pasur hezitimet e mia, por tundimin total që t’u jepnim qytetarëve atë listën e hapur siç ishin angazhuar kjo jo për ti ikur përgjegjësisë por për të thënë të vërtetën. Ka shumë dëshmitarë por nuk ka problem. Mbaj përgjegjësi të plotë për atë vendimmarrje se po të mos kisha shprehur edhe unë konsensusin kjo nuk do kishte ndodhur”.
Sipas Lapajt, ky vendim erdhi për shkak të ligjit, të cilin donin ta sfidonin se është i padrejtë, por edhe për shkak të miqësisë që kishte me Shabanin, e cila nuk i rezultoi e duhura.
“Ligji është i padrejtë vjedh votat e qytetarëve. Ligji na ka vjedhur hapur 5 mandate. Këtë të fundit duan ta heqin me skuthllëk. Donim të sfidonim ligjin. Ky ka qenë një vendim me unanimitet i kryesisë sonë dhe nuk di për palën tjetër. Nëse do të kisha bindjen që nuk do të funksiononte, do të kisha këmbëngulur për jo. Ishte shumë e sinqertë nga ana jonë.
Unë zotin Shabani nuk e njoha sot, kisha 12 vjet që e njihja, kisha shoqëri dhe përtej politikës dhe të jem i sinqertë dhe ky mund të jetë gabimi im personal për të cilin kërkoj falje atyre që na mbështetën. Në këtë pikë jam treguar me një nivel më të ulët kujdesi në raport me ç’ mund të bëja se kam menduar që përtej politikës është dhe marrëdhënia njerëzore në mes, e cila rezultoi jo e duhur”.
Lapaj akzuon Shabanin se u ka hyrë në hak 64 mijë votuesve dhe karrierës së tij 15-vjeçare si aktivist, ndërsa tregon edhe mesazhet e fundit kur tentonte kompromis në emër të atyre që u besuan.
“Ai i ka hyrë në hak 64 mijë njerëzve, 15 viteve të angazhimit tim pa ndërprerje si aktivist, 1 mijë aktivistëve tanë që kanë punuar në vend e diasporë dhe çdo shqiptari të ndershëm që ka pritur të ketë shpresë dhe që pritet në besë nga kjo që po ndodh. Komunikimi im ka qenë sot në orën 2:00 të mëngjesit”.
I pyetur nëse ka ndonjë koment në lidhje me reagimin e fundit të Shabanit në rrjetet sociale, Lapaj u përgjigj: “Nuk merrem më të, e mishëroj i kam kërkuar që të mos bëhet shkak për të dërrmuar shpirtërisht ata që na kanë besuar dhe të dilnim në konferencë të dy bashkë. Ka qenë shumë stoik. Kam tentuar që të kemi kompromis”.
Lapaj u shpreh se “në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”.
“Për këtë është në dijeni edhe kryesia e lëvizjes sonë, pasi i kam vënë në dijeni në çdo rast kur ka ndodhur. Ka qenë koncepti i një qeverisjeje me bazë të gjerë, për t’i dhënë Shqipërisë te ndërkombëtarët një ide të një klase politike që zoti Rama bashkëpunon edhe me të rinjtë, ndërkohë që me opozitën e Sali Berishës nuk merret”, tha Lapaj.
“Unë e kam refuzuar, pasi nuk besoj te besëprerja”, theksoi Lapaj.
Kur iu vu në dukje se një ofertë të ngjashme, partnerët e tij jo domosdoshmërisht e kanë refuzuar, Lapaj tha: “Nuk aludoj dot, nuk shpif dot. Ajo që mund të bëj është që daja i zotit Shabani mos ta marrë dot atë mandat sepse po e mori, mund të shkojë nesër te zoti Rama”. /A2 Televizion -

Lapaj: Ditën që daja i Shabanit tërhoqi dorëheqjen, nisi përplasja. E mësova nga mediat
Adriatik Lapaj, thotë se krisja e koalicionit ”Nisma Shqipëria Bëhet” ndodhi kur daja i Endrit Shabanit vendosi të tërheqë dorëheqjen.
”Koalicioni nuk ka pasur asnjë kërcitje para zgjedhjeve për të shkuar në këtë pikë. Sigurisht që debate të vogla ka pasur. Kthesa ishte kur unë pashë në televizor që daja i Shabanit kishte dorëzuar kërkesën për të tërhequr dorëheqjen. Unë e mora vesh nga mediat.Ne kemi marrëveshje të shkruar dhe angazhimi im publik nuk ka qenë as me Nismën Thurje, as me zotin Shabani. Ajo ka qenë deklaratë e bërë më përpara se të nënshkruhej koalicioni.
Pasi e mora vesh punën e dajës në media, reagova duke i thënë: “Mbaj anë! Ose do vazhdosh me modelin që propozon daja, ose do vazhdosh me modelin tonë, që janë listat e hapura”. Kaq thashë. E gjithë kjo ngjarje na bën të ndihemi me turp. Si brez i ri nuk duhet të kishim malinjitetin brenda”, shtoi Lapaj. -

“Ditën që daja i Shabanit tërhoqi dorëheqjen, nisi përplasja”, Lapaj: E mësova nga mediat
Adriatik Lapaj, i ftuar në studion e “Debat”, deklaroi se “krisja” e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” ndodhi kur daja i Endrit Shabanit vendosi të tërheqë dorëheqjen.
“Koalicioni nuk ka pasur asnjë kërcitje para zgjedhjeve për të shkuar në këtë pikë. Sigurisht që debate të vogla ka pasur. Kthesa ishte kur unë pashë në televizor që daja i Shabanit kishte dorëzuar kërkesën për të tërhequr dorëheqjen. Unë e mora vesh nga mediat”, tha Lapaj.
“Ne kemi marrëveshje të shkruar dhe angazhimi im publik nuk ka qenë as me Nismën Thurje, as me zotin Shabani. Ajo ka qenë deklaratë e bërë më përpara se të nënshkruhej koalicioni. Pasi e mora vesh punën e dajës në media, reagova duke i thënë: “Mbaj anë! Ose do vazhdosh me modelin që propozon daja, ose do vazhdosh me modelin tonë, që janë listat e hapura”. Kaq thashë. E gjithë kjo ngjarje na bën të ndihemi me turp. Si brez i ri nuk duhet të kishim malinjitetin brenda”, shtoi Lapaj. -

‘E sfidoj të japim dorëheqjen…’/ Lapaj: Daja i Shabanit do t’ia çojë mandatin tonë Edi Ramës
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me përplasjen mes tij dhe Endrit Shabanit të Nismës Thurje, për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni në zgjedhjet e 11 majit.
Lapaj deklaroi se ekziston një marrëveshje e shkruar mes palëve, sipas së cilës mandati duhet t’i kalojë kandidatit më të votuar në listën e hapur. Duke qenë se ai rezultoi i pari në renditje, Lapaj tha se kishte propozuar që ai, Shabani dhe Pano Soko të tërhiqeshin në mënyrë që mandati t’i kalonte zonjës Greta Ambelit, gruaja më e votuar e koalicionit në Tiranë.
“Kam pritur zbatimin e kësaj marrëveshjeje, por kur u informova se një nga kandidatët e zotit Shabani u tërhoq nga ky zotim, u bë e qartë se marrëveshja nuk po respektohej,” tha Lapaj.
Ai shtoi se koalicioni kishte hyrë në zgjedhje me një premtim të qartë ndaj qytetarëve: se mandati do t’i kalonte kandidatit më të votuar. “Ligji elektoral i padrejtë na detyroi të përdorim këtë mënyrë për të djegur listat e mbyllura. Më vjen keq që ky zotim tani po shkelen,” u shpreh ai.
Në fund, Lapaj e sfidoi publikisht Endrit Shabanin: “Të vijmë bashkë dhe të japim dorëheqjen, që mandati t’i kalojë më të votuarës së listës, zonjës Greta Ambeli. Zoti Shabani kërkon që mandati të shkojë tek ai, jo tek më e votuara e ‘Shqipëria Bëhet’. Kjo nuk është ajo për të cilën i kërkuam besimin qytetarëve.”
Siç tregoi Lapaj, Ana Dajko e cila kandidonte në Tiranë është nëna e një prej kandidatëve në listë të hapur, ndërsa Kleana Xhuveli e cila kandidonte në Vlorë, është kushërira e parë e Lapajt.
Ndërkohë, Zeqir Kordhoni, është daja i Endri Shabanit, i cili sipas Lapajt po bllokon që ai të mos shkojë në Parlament, por sipas tij, mandatin e “Shqipria Bëhet”, t’ja çojë Edi Ramës.
“Ju jeni të qartë që listat e mbyllura janë vendosur për të djegur dhe për të pasur besim se do të ndodhte ndryshe, fatkeqësisht po e bllokon zoti Kordhoni.
Te gjithë ata që janë në lista janë familjarë të kandidatëve, Dajko, nëna e një prej kandidatëve tanë në Vlore, Xhuveli është kushërira ime e parë dhe është futur në listën e Tiranë për të djegur listën.
Tërë thelbi është se Kordhoni, daja i Shabanit, ka si qëllim që Adriatiku të mos vejë në Parlament dhe lista e hapur të mos aplikohet.
Nuk ka problem kush e merr mandatin. Por, nuk mund t’ja lëmë Kordhonit atë mandat që të shkojë e t’ja çoj Edi Ramës për të bërë 84 mandate.
Rama ka tentuar që këto dy muaj të më çojë në vathën e vet, por unë nuk kam pranuar. Kjo po bëhet për të më ndalur në këtë rrugë dhe ne si lëvizje, ne duam garë dhe meritokraci”- tha Lapaj. -

Lapaj i prerë: S’mund të lejoj që vullneti i 64 mijë njerëzve të përfundojë në skuthllëk
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka vijuar me tone kritike ndaj zhvillimeve brenda koalicionit, duke denoncuar sipas tij një skenar për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe për të shmangur hyrjen e tij në Kuvend.
“Nuk është thjesht diskutim për një mandat,” u shpreh Lapaj në një intervistë. “Qëllimi është që mandati të kalojë përmes dajës së Shabanit që ndodhet në vendin e nëntë në listë. Unë do të isha një zë që nuk do i bëja fresk atij parlamenti.”
Ai ngriti pikëpyetje mbi qëndrimin e Endrit Shabanit: “Nëse daja i Shabanit ka vepruar me kokën e tij, pse zoti Shabani është hedhur në mbrojtje të këtij veprimi? I lamë atij drejtimin e fushatës në Tiranë dhe patëm një nga rezultatet më të dobëta.”
Lapaj theksoi se çështja është më e thellë se thjesht përplasja për një vend në Kuvend. “Qëllimi është i qartë, të pengohet funksionimi i listës së hapur dhe të ndalet hyrja ime si model në parlament. Sepse kjo do të thotë rezistencë ndaj pushtetit,” tha ai.
Ai kritikoi edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mosreagimin ndaj kërkesave të dorëheqjes së disa kandidatëve: “Kanë kaluar mbi 30 ditë dhe ligji parashikon që nëse nuk ka vendim, kërkesa quhet e miratuar në heshtje.”
Lapaj shtoi gjithashtu se ka pasur përpjekje për ta përfshirë në marrëveshje politike: “M’u kërkua të bëhem pjesë e një koalicioni pro integrimit evropian që do t’i shitej BE-së si përfaqësues edhe i të rinjve. E kam refuzuar dy herë. Nuk kam pranuar të jem pjesë.”
Me tone të vendosura, Lapaj përfundoi se nuk ka ndërmend të tërhiqet: “Nuk do të lejoj që vullneti i 64 mijë qytetarëve të përfundojë në një skuthllëk politik.”
