Tag: shabani

  • KQZ vendos rezultatin për Tiranën! Tom Doshi i kalon mandatin Tedi Mulës. Greta Ambeli mbyll “luftën” Lapaj-Shabani

    KQZ vendos rezultatin për Tiranën! Tom Doshi i kalon mandatin Tedi Mulës. Greta Ambeli mbyll “luftën” Lapaj-Shabani

    Tedi Mula, Endri Shabani, Greta Ambeli, Adriatik Lapaj

    TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpërndan sot, 23 korrik, mandatet për qarkun e Tiranës, më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 11 majit. 
    Sot pritet të zgjidhet edhe ngërçi në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, pas përplasjes mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit. Shkak u bë refuzimi i dajës së Shabanit, Zeqir Kordhoni, për të dorëhequr mandatin nga lista e mbyllur. Emri që pritet të mbajë mandatin është, Greta Ambeli, gruaja më e votuar në listën e hapur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” që garoi në zgjedhjet e 11 majit. 
    Lapaj u shpreh i gatshëm të heqë dorë nga mandati, duke propozuar që ai t’i kalojë Greta Ambelit, por Shabani këmbënguli se nuk mund të detyronte të afërmin e tij të tërhiqej.

    “Kriza” në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik që do të zgjidhet vetëm nesër në KQZ, pasi do të bëhet ndarja e mandateve.
    Ndërkohë mësohet se Partia Social Demokrate e Tom Doshit do të djegë të gjithë listën e mbyllur të Tiranës. Mandati do t’i kalojë të parit nga lista e hapur, Tedi Mula, i cili mori 2500 vota.
    Zgjatja e kohës së certifikimit të zgjedhjeve erdhi për shkak të procesit të rinumërimit. Gjithsesi rinumërimi i votave nuk solli ndryshime në rezultat, përveçse një korrigjimi të gabimeve që ulën disa vota të Partisë Demokratike./ZËRI

  • ‘Lufta’ Shabani – Lapaj merr fund sot, KQZ pritet të vendosë për fatin e mandatit në Tiranë

    ‘Lufta’ Shabani – Lapaj merr fund sot, KQZ pritet të vendosë për fatin e mandatit në Tiranë

    Pas më shumë se dy muajsh nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi do të shpëndajë sot mandatet për subjektet politike dhe do të caktojë kandidatët fitues të zgjedhjeve për Qarkun e Tiranës. Mbledhja do të nisë në orën 10:30.
    Zgjatja e kohës së çertifikimit të zgjedhjeve erdhi për shkak të procesit të rinumërimit, inicuar nga Partia Demokratike me pretendimin për manipulime të zgjedhjeve, por që nuk prodhoi asnjë ndryshim në rezultat.
    KQZ do të shprehet sot edhe për mandatin vetëm të Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, i cili u bë një mollë sherri mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.
    Një ditë më parë, Lapaj, në një konferencë për mediat, deklaroi se ishte tërhequr nga mandati, ndërsa i kërkoi të njëjtën gjë edhe Shabanit, duke kërkuar që ta marrë gruaja më e votuar e listës së hapur, Greta Ambeli.

  • Përplasjet e forta me Lapajn/ Habit Shabani: Jam kërcënuar me jetë, Rama sponsori kryesor i tij

    Përplasjet e forta me Lapajn/ Habit Shabani: Jam kërcënuar me jetë, Rama sponsori kryesor i tij

    Kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani ka zbuluar prapaskenat e krizës së thellë që ka përfshirë këtë formacion politik të ri, përfshirë një audio kërcënuese dhe përplasje të forta me Adriatik Lapajn.
    Shabani konfirmoi se është kërcënuar me jetë nga persona të afërt me z. Lapaj, për shkak të mosdorëheqjes së dajës së tij, Zeqir Kordhoni, nga lista e mbyllur. Sipas tij, lista e mbyllur u mbush me të afërm të kandidatëve me marrëveshjen që këta do të jepnin dorëheqje pas zgjedhjeve, për të favorizuar renditjen sipas votave të listës së hapur. Por mosrespektimi i kësaj marrëveshjeje ka sjellë përçarje të thellë brenda koalicionit.
    “Kërcënimi ishte pika që derdhi gotën. Por ka pasur presione të vazhdueshme, që janë thelbi i konfliktit. Ajo që kemi parë është një tendencë autoritare dhe përvetësuese, si edhe mungesë përgjegjësie nga ata që kanë drejtuar koalicionin. Kjo nuk është ajo që presim nga partitë e reja.”, tha Shabani, duke shtuar se janë bërë kallëzime dhe pret që drejtësia të ndërhyjë.
    “Kjo çështje nuk është bërë ende objekt i drejtësisë. Dosja është gati dhe personat e kërcënuar kanë të drejtën e tyre ta çojnë në SPAK, sepse bëhet fjalë për një krim zgjedhor. Personalisht, nuk do të dëshiroja ta çoja këtë çështje në dyert e drejtësisë, por nuk mund t’i pengoj ata që janë kërcënuar ta bëjnë një gjë të tillë.”
    Përballë akuzave se po bën lojën e Partisë Socialiste, Shabani u shpreh prerë që nuk ka lidhje me Edi Ramën.
    “Nuk ka njeri më të promovuar nga Edi Rama, sesa Adriatik Lapaj. Që nga viti 2000, Rama nuk ka dalë në debat publik, me askënd përveç Adriatik Lapajt. Kjo tregon qartë se kush promovohet nga Rama dhe kush e ka luftuar këtë qeveri.”, tha ai.

  • Pengmarrje, apo duel i padrejtë/ Ilirjan Celibashi vë në peshore Lapajn dhe Shabanin

    Pengmarrje, apo duel i padrejtë/ Ilirjan Celibashi vë në peshore Lapajn dhe Shabanin

    Sot caktohet fati i Koalicionit Shqipëria Bëhet.
    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon sot seancën publike për caktimin e kandidatëve fitues të Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, për Qarkun Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit.
    Deri në këtë pikë, asgjë nuk ka kaluar me qetësi.
    Kreu i koalicionit, Adriatik Lapaj, një ditë më parë deklaroi dorëheqjen nga mandati i deputetit që pretendon se fitoi nga lista e hapur.Por njëherazi ftoi edhe aleatin e tij në koalicion, Endri Shabani të Nismës Thurje, që të bëjë të njëjtën gjë.
    Një ftesë kjo, e cila nuk mbeti pa përgjigje nga ana e Shabanit, i cili e quajti “një duel të pabarabartë”.
    “Jam thirrur në një duel publik me mjete të pabarabarta nga Adriatik Lapaj. Theksoj ‘me mjete të pabarabarta’ sepse shpifja, gënjeshtra, fabrikimi i të vërtetës janë mjete që kanë një epërsi të caktuar mbi atë që nuk di dhe nuk do që t’i përdorë”.
    Fillimisht ishte Lapaj, i cili akuzoi Shabanin se po mbante peng mandatin e fituar nga koalicioni më 11 maj dhe i bëri ftesë publike për dorëheqje.
    Gjithashtu pretendoi se u bë lojë që Lapaj të mos shkonte në Parlament.
    “Marrëveshja nuk po zbatohet, më vjen keq, fjalët e dhëna nuk po mbahen. Ftoj zotin Shabani që të vij vetë dhe të mbajë fjalën për të kërkuar që mandati të shkojë te më i votuari i koalicionit. Ai kërkon që të marrë mandatin e deputetit që i takon më të votuarës së Shqipëria Bëhet. Sistemi aktual na i mohoi 6 mandate me sistem të padrejtë”.
    Por, sipas Shabanit, këto janë shpifje.
    “Adriatik Lapaj po shpif ndaj meje, po gënjen për mua dhe po përpiqet të fabrikojë një të vërtetë të tijën, duke u përpjekur të dalë i larë nga një çorbë që e ka gatuar vetë. Unë nuk kam pasur, nuk kam dhe s’kam pse apo si të kem ndonjë qëllim për të penguar Adriatikun të hyjë në Parlament”, ka thënë ai.
    Lapaj ka thënë se “unë e mbaj fjalën dhe do e mbajë, por në ishim në koalicion dhe së pari mandati duhet të vij te unë më parë dhe zoti Shabani nuk pranon, që ky mandat të shkojë më pas te zonja”.
    Sipas tij, “koalicioni ka qenë bashkim për zgjedhje, ruan individualitetin juridik dhe politik. Ai nuk është më i votuari”.
    “Nisma thurje mori mbi 4 mijë vota dhe Shabani mori mbi 2400 vota. Pra votat i mori koalicioni, mandati është marrë me votat e mbështetësve të Shqipëria bëhet. Kjo është betejë për të mbajtur fjalën e dhënë e jo për një mandat. Ne nuk kërkuam votën për t’u bërë pjesë e të vjetrës, por për t’i dhënë fund pazareve me lista të mbyllura dhe për të garuar në listat e hapura. Zoti Shabani, eja të japim dorëheqjen dhe mandati të kalojë te zonja Ambeli”.
    Por, sipas Shabanit, problemi qëndron te daja (Zeqiri), i cili nuk pranon të tërhiqet sepse ndjehet i fyer dhe i kërcënuar nga sjelljet dhe premtimet e thyera nga Lapaj.
    Po ashtu ai thekson se nuk mund ta detyrojë dajën të tërhiqet, pasi është person më vete, dhe nuk pranon që Lapaj ta bëjë atë përgjegjës për vendimet e dikujt tjetër.
    Ai shton se vetë Lapaj nuk merr përgjegjësi për njerëzit e tij, duke përmendur edhe raste të familjarëve të Lapajt që sipas tij, kanë bërë presione.
    “E kam bërë të qartë publikisht dhe privatisht me të, se për mua ai, apo kushdo tjetër që ai do (përfshi Greta Ambelin apo Kleana Xhuvelin), mund të shkojë dhe të marrë mandatin”.
    Por Lapaj tha se Shabani po bën këtë lojë politike me dajën e tij dhe përgjegjësia në fund nëse ai nuk pranon, do i mbetet kreut të Nismës Thurje.
    “Ne do kundërshtojmë ligjërisht nëse KQZ nuk i ka pranuar dorëheqjet e dorëzuara. Kështu përfundoi kjo punë, sjellje jokorrekte ndaj qytetarëve. Ne shpresojmë se ato dorëheqje do pranohen. E shpjegova,Shabani duhet të vijë këtu dhe të ndërmarrë angazhimin e vendosur së bashku, listat e hapura. Ashtu sikurse Kordhoni edhe të tjerët kanë dhënë dorëheqjen. Ne do ta kundërshtojmë, do i shkojmë deri në fund kësaj gjëje, ka firma të hedhura. Unë jam i gatshëm të jap dorëheqjen nga ai mandat dhe që ai mandat t’i kalojë zonjës Greta Ambeli. Ana Dajko është nëna e një kandidatin tonë, zonja Xhuveli është kushërira ime. Zoti Kordhoni ëhstë daja i Shabanit”.
    Më tej ai pretendoi se po bëhej qëllimisht lojë politike, që ai të mos shkojë në Parlament, sepse është kundër qeverisë.
    “Ne e dimë historinë, ideja është që të mos shkojë Lapaj në parlament, ndaj duan Kordhonin, që të shkojë mandati te Rama. Kryeministri Rama prej dy muajsh këtë po kërkon, duan ta kenë mandatin e deputetit tonë në vathën e tyre. Ne duam të zvatohet marrëveshja, po u zbatua mirë, po nuk u zbatua përgjegjësia i mbetet Shabanit”, tha Lapaj.
    Mirëpo, Shabani ka theksuar se “nuk kam dhe s’kam pse apo si të kem ndonjë qëllim për të penguar Adriatikun të hyjë në Parlament”.
    “Kur kemi folur me Zeqirin, ai na ka thënë troç që nuk është politikan dhe premtimet i merr seriozisht. Prandaj edhe e kishte besuar Adriatikun kur thoshte se do të jepte dorëheqjen nëse do të ishte deputet i vetëm. Kështu si shkuan gjërat, sidomos pas kërcënimeve nga njerëz të partisë së Adriatikut, ai ndihet edhe më i bindur që nuk duhet të dorëzohet përballë presionit, sepse sipas tij, Adriatiku është një gënjeshtar si çdo politikan i vjetër”.
    Ai po ashtu ka thënë se i vjen keq që “një lider i ri si Adriatiku nuk merr asnjë përgjegjësi vetë për këtë teatër politik me familjarët, të cilin na e sugjeroi si një ‘gjetje gjeniale’. Ky truk ekstra-ligjor kishte padyshim risk, sepse varej te vullneti i atyre që pranonin të përdoreshin si ‘placeholders’ (mbajtës radhe). Prandaj edhe duhej menaxhuar me shumë kujdes”.
    Kujtojmë se kandidati Zeqir Kordhoni, pjesë e listës së mbyllur të Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka vendosur të mos tërhiqet nga mandati i deputetit.
    Në një deklaratë zyrtare të noterizuar dhe drejtuar KQZ-së më 15 korrik, Kordhoni shprehet qartë se do të ushtrojë mandatin e deputetit nëse shpallet fitues, duke i kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos marrë parasysh asnjë deklaratë të mëparshme të bërë në emrin e tij nga koalicioni politik që e propozoi.
    “Kërkoj që KQZ të injorojë çdo deklaratë tjetër të depozituar më parë nga Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ose në emrin tim dhe të marrë në konsideratë vetëm këtë deklaratë si shprehje të qartë dhe të vlefshme të vullnetit tim”, thuhet në dokumentin zyrtar të Kordhonit.
    Koalicioni NSHB kishte ndërtuar një strategji politike për të siguruar ulësen në Kuvend për Lapajn, duke futur 12 kandidatë fiktivë në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës.
    Këta kandidatë, sipas marrëveshjes së brendshme, do të dorëzonin mandatin pas zgjedhjeve, për t’i lënë vendin liderit të koalicionit, Adriatik Lapaj, i cili ishte edhe më i votuari nga lista e hapur.
    Por, kjo skemë mund të dështojë nëse ndonjë nga kandidatët e listës së mbyllur – siç ka ndodhur tashmë me Zeqir Kordhonin – zgjedh të mbajë mandatin, duke mos i hapur rrugë Lapajt për të hyrë në Kuvend.

  • Adriatik Lapaj: Kam pasur oferta nga PS, Shabani më preu në besë

    Adriatik Lapaj: Kam pasur oferta nga PS, Shabani më preu në besë

    Adriatik Lapaj, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se “krisja” e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” ndodhi kur daja i Endrit Shabanit vendosi të tërheqë dorëheqjen.
    “Koalicioni nuk ka pasur asnjë kërcitje para zgjedhjeve për të shkuar në këtë pikë. Sigurisht që debate të vogla ka pasur. Kthesa ishte kur unë pashë në televizor që daja i Shabanit kishte dorëzuar kërkesën për të tërhequr dorëheqjen. Unë e mora vesh nga mediat”, tha Lapaj.
    “Ne kemi marrëveshje të shkruar dhe angazhimi im publik nuk ka qenë as me Nismën Thurje, as me zotin Shabani. Ajo (që nuk do pranonte mandatin nëse merrnin 1 deputet) ka qenë deklaratë e bërë më përpara se të nënshkruhej koalicioni. Pasi e mora vesh punën e dajës në media, reagova duke i thënë: “Mbaj anë! Ose do vazhdosh me modelin që propozon daja, ose do vazhdosh me modelin tonë, që janë listat e hapura”. Kaq thashë. E gjithë kjo ngjarje na bën të ndihemi me turp. Si brez i ri nuk duhet të kishim malinjitetin brenda”, shtoi Lapaj.
    Lapaj rrëfeu se formulën me familjarët në listën e mbyllur e propozoi Endri Shabani.
    “Ne kemi qenë të angazhuar për hapjen e listave kemi shkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Në distancë, e njëjta gjë vihej re edhe nga Nisma Thurje. Ajo që na ka bashkuar kanë qenë parimet e njëjta në lidhje me garën, meritokracinë e për listat e hapura. Hapin e parë e hodhëm në Gjykatën Kushtetuese ku shkuam për të kundërshtuam mbylljen e listave. Në këtë drejtim bashkëpunimi që ndodhi me këkrkesë të shumë qytetarëve u ul dhe diskutua me formulën që do të përdorej për të pasur koherencë në lidhje me listat e hapura.
    Është propozuar prej tij kjo formula me familjarët. Kam pasur hezitimet e mia, por tundimin total që t’u jepnim qytetarëve atë listën e hapur siç ishin angazhuar kjo jo për ti ikur përgjegjësisë por për të thënë të vërtetën. Ka shumë dëshmitarë por nuk ka problem. Mbaj përgjegjësi të plotë për atë vendimmarrje se po të mos kisha shprehur edhe unë konsensusin kjo nuk do kishte ndodhur”.
    Sipas Lapajt, ky vendim erdhi për shkak të ligjit, të cilin donin ta sfidonin se është i padrejtë, por edhe për shkak të miqësisë që kishte me Shabanin, e cila nuk i rezultoi e duhura.
    “Ligji është i padrejtë vjedh votat e qytetarëve. Ligji na ka vjedhur hapur 5 mandate. Këtë të fundit duan ta heqin me skuthllëk. Donim të sfidonim ligjin. Ky ka qenë një vendim me unanimitet i kryesisë sonë dhe nuk di për palën tjetër. Nëse do të kisha bindjen që nuk do të funksiononte, do të kisha këmbëngulur për jo. Ishte shumë e sinqertë nga ana jonë.
    Unë zotin Shabani nuk e njoha sot, kisha 12 vjet që e njihja, kisha shoqëri dhe përtej politikës dhe të jem i sinqertë dhe ky mund të jetë gabimi im personal për të cilin kërkoj falje atyre që na mbështetën. Në këtë pikë jam treguar me një nivel më të ulët kujdesi në raport me ç’ mund të bëja se kam menduar që përtej politikës është dhe marrëdhënia njerëzore në mes, e cila rezultoi jo e duhur”.
    Lapaj akzuon Shabanin se u ka hyrë në hak 64 mijë votuesve dhe karrierës së tij 15-vjeçare si aktivist, ndërsa tregon edhe mesazhet e fundit kur tentonte kompromis në emër të atyre që u besuan.
    “Ai i ka hyrë në hak 64 mijë njerëzve, 15 viteve të angazhimit tim pa ndërprerje si aktivist, 1 mijë aktivistëve tanë që kanë punuar në vend e diasporë dhe çdo shqiptari të ndershëm që ka pritur të ketë shpresë dhe që pritet në besë nga kjo që po ndodh. Komunikimi im ka qenë sot në orën 2:00 të mëngjesit”.
    I pyetur nëse ka ndonjë koment në lidhje me reagimin e fundit të Shabanit në rrjetet sociale, Lapaj u përgjigj: “Nuk merrem më të, e mishëroj i kam kërkuar që të mos bëhet shkak për të dërrmuar shpirtërisht ata që na kanë besuar dhe të dilnim në konferencë të dy bashkë. Ka qenë shumë stoik. Kam tentuar që të kemi kompromis”.
    Lapaj u shpreh se “në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”.
    “Për këtë është në dijeni edhe kryesia e lëvizjes sonë, pasi i kam vënë në dijeni në çdo rast kur ka ndodhur. Ka qenë koncepti i një qeverisjeje me bazë të gjerë, për t’i dhënë Shqipërisë te ndërkombëtarët një ide të një klase politike që zoti Rama bashkëpunon edhe me të rinjtë, ndërkohë që me opozitën e Sali Berishës nuk merret”, tha Lapaj.
    “Unë e kam refuzuar, pasi nuk besoj te besëprerja”, theksoi Lapaj.
    Kur iu vu në dukje se një ofertë të ngjashme, partnerët e tij jo domosdoshmërisht e kanë refuzuar, Lapaj tha: “Nuk aludoj dot, nuk shpif dot. Ajo që mund të bëj është që daja i zotit Shabani mos ta marrë dot atë mandat sepse po e mori, mund të shkojë nesër te zoti Rama”. /A2 Televizion

  • “Familjarët në listën e mbyllur i propozoi Shabani”/ Lapaj: Ai ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë, miqësia me të…

    “Familjarët në listën e mbyllur i propozoi Shabani”/ Lapaj: Ai ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë, miqësia me të…

    Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me koalicionin e tij zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në emisionin “Debat” në A2 CNN, Lapaj ka treguar se formulën me familjarët në listën e mbyllur e propozoi Endri Shabani. Lapaj u shpreh se mban përgjegjësi për këtë vendimmarrje dhe u kërkoi falje mbështetësve.
    “Ne kemi qenë të angazhuar për hapjen e listave kemi shkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Në distancë, e njëjta gjë vihej re edhe nga Nisma Thurje. Ajo që na ka bashkuar kanë qenë parimet e njëjta në lidhje me garën, meritokracinë e për listat e hapura. Hapin e parë e hodhëm në Gjykatën Kushtetuese ku shkuam për të kundërshtuam mbylljen e listave. Në këtë drejtim bashkëpunimi që ndodhi me këkrkesë të shumë qytetarëve u ul dhe diskutua me formulën që do të përdorej për të pasur koherencë në lidhje me listat e hapura.  Është propozuar prej tij kjo formula me familjarët. Kam pasur hezitimet e mia, por tundimin total që t’u jepnim qytetarëve atë listën e hapur siç ishin angazhuar kjo jo për ti ikur përgjegjësisë por për të thënë të vërtetën. Ka shumë dëshmitarë por nuk ka problem. Mbaj përgjegjësi të plotë për atë vendimmarrje se po të mos kisha shprehur edhe unë konsensusin kjo nuk do kishte ndodhur”., tha Lapaj. 
    Ai u shpreh se ky vendim erdhi për shkak të ligjit, të cilin donin ta sfidonin se është i padrejtë, por edhe për shkak të miqësisë që kishte me Shabanin, e cila sipas tij nuk i rezultoi e duhura. Më tej gjatë fjalës së tij, Lapaj tha se Shabani ka prerë në besë 64 mijë votuesve dhe karrierës së tij 15-vjeçare si aktivist. Po ashtu ka treguar edhe mesazhet e fundit kur tentonte kompromis në emër të atyre që u besuan.
    “Ligji është i padrejtë vjedh votat e qytetarëve. Ligji na ka vjedhur hapur 5 mandate. Këtë të fundit duan ta heqin me skuthllëk. Donim të sfidonim ligjin. Ky ka qenë një vendim me unanimitet i kryesisë sonë dhe nuk di për palën tjetër. Nëse do të kisha bindjen që nuk do të funksiononte, do të kisha këmbëngulur për jo. Ishte shumë e sinqertë nga ana jonë. Unë zotin Shabani nuk e njoha sot, kisha 12 vjet që e njihja, kisha shoqëri dhe përtej politikës dhe të jem i sinqertë dhe ky mund të jetë gabimi im personal për të cilin  kërkoj falje atyre që na mbështetën. Në këtë pikë jam treguar me një  nivel më të ulët kujdesi në raport me ç’ mund të bëja se kam menduar që përtej politikës është dhe marrëdhënia njerëzore në mes, e cila rezultoi jo e duhur. Ai i ka hyrë në hak 64 mijë njerëzve, 15 viteve të angazhimit tim pa ndërprerje si aktivist, 1 mijë aktivistëve tanë që kanë punuar në vend e diasporë dhe çdo shqiptari të ndershëm që ka pritur të ketë shpresë dhe që pritet në besë nga kjo që po ndodh. Komunikimi im ka qenë sot në orën 2:00 të mëngjesit”, u shpreh kreu i Shqipëria Bëhet.

  • Lapaj: Familjarët në listën e mbyllur i propozoi Shabani, ai ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

    Lapaj: Familjarët në listën e mbyllur i propozoi Shabani, ai ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

    Kreu i ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj prej ditësh është një debat virtual me ish-ortakun që u bënë bashkë në zgjedhjet e 11 Majit. Lapaj thotë se formulën me familjarët në listën e mbyllur e propozoi Endri Shabani. Ai tha se mban përgjegjësi për këtë vendimmarrje dhe u kërkoi falje mbështetësve.
    ”Ne kemi qenë të angazhuar për hapjen e listave kemi shkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Në distancë, e njëjta gjë vihej re edhe nga Nisma Thurje. Ajo që na ka bashkuar kanë qenë parimet e njëjta në lidhje me garën, meritokracinë e për listat e hapura. Hapin e parë e hodhëm në Gjykatën Kushtetuese ku shkuam për të kundërshtuam mbylljen e listave. Në këtë drejtim bashkëpunimi që ndodhi me këkrkesë të shumë qytetarëve u ul dhe diskutua me formulën që do të përdorej për të pasur koherencë në lidhje me listat e hapura. Është propozuar prej tij kjo formula me familjarët. Kam pasur hezitimet e mia, por tundimin total që t’u jepnim qytetarëve atë listën e hapur siç ishin angazhuar kjo jo për ti ikur përgjegjësisë por për të thënë të vërtetën. Ka shumë dëshmitarë por nuk ka problem. Mbaj përgjegjësi të plotë për atë vendimmarrje se po të mos kisha shprehur edhe unë konsensusin kjo nuk do kishte ndodhur”,-tha në ”A2cnn”.

    Sipas Lapajt, ky vendim erdhi për shkak të ligjit, të cilin donin ta sfidonin se është i padrejtë, por edhe për shkak të miqësisë që kishte me Shabanin, e cila nuk i rezultoi e duhura. ”Unë zotin Shabani nuk e njoha sot, kisha 12 vjet që e njihja, kisha shoqëri dhe përtej politikës dhe të jem i sinqertë dhe ky mund të jetë gabimi im personal për të cilin kërkoj falje atyre që na mbështetën. Në këtë pikë jam treguar me një nivel më të ulët kujdesi në raport me ç’ mund të bëja se kam menduar që përtej politikës është dhe marrëdhënia njerëzore në mes, e cila rezultoi jo e duhur”.
    Lapaj akzuon Shabanin se u ka hyrë në hak 64 mijë votuesve dhe karrierës së tij 15-vjeçare si aktivist, ndërsa tregon edhe mesazhet e fundit kur tentonte kompromis në emër të atyre që u besuan. ”Ai i ka hyrë në hak 64 mijë njerëzve, 15 viteve të angazhimit tim pa ndërprerje si aktivist, 1 mijë aktivistëve tanë që kanë punuar në vend e diasporë dhe çdo shqiptari të ndershëm që ka pritur të ketë shpresë dhe që pritet në besë nga kjo që po ndodh. Komunikimi im ka qenë sot në orën 2:00 të mëngjesit”.
    I pyetur nëse ka ndonjë koment në lidhje me reagimin e fundit të Shabanit në rrjetet sociale, Lapaj u përgjigj: “Nuk merrem më të, e mishëroj i kam kërkuar që të mos bëhet shkak për të dërrmuar shpirtërisht ata që na kanë besuar dhe të dilnim në konferencë të dy bashkë. Ka qenë shumë stoik. Kam tentuar që të kemi kompromis”.

  • Sherri Lapaj-Shabani, Qori nuk ‘kursen’ asnjërin: Parti shampanjë! S’kanë ideal

    Sherri Lapaj-Shabani, Qori nuk ‘kursen’ asnjërin: Parti shampanjë! S’kanë ideal

    Fotomontazh: Shabani-Qori-Lapaj

    TIRANË- Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka komentuar përplasjen mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabani për mandatin e deputetit. I ftuar në emisionin “Studio Live”, Qori nuk u kursye ndaj asnjëri prej tyre, teksa i quajti parti shampanjë që kërcasin një herë dhe zhbëhen. Ai shtoi se përlasja virtuale mes dy protagonistëve për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni, tregon se qëllimi i të dyja palëve është marrja e mandatit për t’u bërë deputet.
    Sipas Qorit, e gjithë situata përbën atë që ai e quan një telenovelë personazhesh, që duan vetëm të bëhet deputetë.
    “Këto janë parti shampanjë, kërcasin njëherë dhe zhbëhen. Po i jepet shumë vëmendje kësaj. Unë e shoh që janë parti që përfaqësuesit e tyre s’kanë asnjë ide dhe asnjë ideal. Mua ata më akuzonin si egoist, kur unë sot s’jam deputet, unë si dal fjalës që them, Redi Muçi do të jetë deputet. Por dihej se do të vinim në këtë situatë ku për një vend deputeti po hanë njëri -tjetrin. Bëhet fjalë për një koalicion që ka marrë vetëm një deputet. Pra nëse s’do të bëshin bashkë këta, asnjë prej tyre nuk do të kishte deputet. Bota e tyre është vetëm një mandat deputeti. Është një telenovelë personazhesh që duan vetëm që të bëhen deputet”,tha ai.

    Ndërkohë, sa i përket bashkëpunimit për qeverisjen e vendit me Partinë Socialiste, Qori theksoi i prerë se ka aksionin e tij të pavarur. Për më tepër, ai u shpreh se nuk do merret me parti të korruptuara. 
    “Nuk besoj se PS do të ketë ndonjë propozim të mirë për qeverisjen e vendit. Fakti që do të kemi një përfaqësi në Kuvend do të na bëjë që të kemi një zë në kuvend. Ne nuk do të bashkëpunojmë me parti të korruptuara, ne kemi aksionin tonë të pavarur, bashkë më shtresat në nevojë, me bizneset e vogla për të ngritur çështje që janë të rëndësishme.”-tha Qori.
    “Kriza” në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik që do të zgjidhet vetëm nesër në KQZ, pasi do të bëhet ndarja e mandateve./ZËRI

  • “E afërmja ime i liroi vendin motrës së Adriatikut”, Shabani i përgjigjet Lapajt: Po shpif ndaj meje! Çfarë ka me dajën, të mos ma kërkojë mua

    “E afërmja ime i liroi vendin motrës së Adriatikut”, Shabani i përgjigjet Lapajt: Po shpif ndaj meje! Çfarë ka me dajën, të mos ma kërkojë mua

    Endri Shabani i është përgjigjur deklaratës së Adriatik Lapajt, i cili e ftoi  që të dy bashkë të heqin dorë nga mandati i deputetit në Qarkun Tiranë, dhe atë ta marrë gruaja më e votuar në listën e hapur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” që garoi në zgjedhjet e 11 majit.

    Në një postim në rrjetet sociale, Shabani ka akuzuar Lapajn se po shpif dhe po përpiqet të deformojë të vërtetën.Lexo edhe :Related Posts
    Ai thekson se nuk ka asnjë qëllim për ta penguar Lapajn të hyjë në Parlament dhe madje e ka mbështetur që ai ose kushdo tjetër që ai zgjedh, të marrë mandatin.

    Shabani shprehet se nuk mund ta detyrojë dajën të tërhiqet, pasi është person më vete, dhe nuk pranon që Lapaj ta bëjë atë përgjegjës për vendimet e dikujt tjetër.
    POSTIMI I PLOTË:
    Një përgjigje për deklaratën e sotme të Z. Adriatik Lapaj
    Në mënyrë të përsëritur dhe fatkeqësisht për turpin e “politikës së re”, jam thirrur në një duel publik me mjete të pabarabarta nga Adriatik Lapaj.
    Theksoj “me mjete të pabarabarta” sepse shpifja, gënjeshtra, fabrikimi i të vërtetës janë mjete që kanë një epërsi të caktuar mbi atë që nuk di dhe nuk do që t’i përdorë.
    Adriatik Lapaj po shpif ndaj meje, po gënjen për mua dhe po përpiqet të fabrikojë një të vërtetë të tijën, duke u përpjekur të dalë i larë nga një çorbë që e ka gatuar vetë.
    Unë nuk kam pasur, nuk kam dhe s’kam pse apo si të kem ndonjë qëllim për të penguar Adriatikun të hyjë në Parlament.
    E kam bërë të qartë publikisht dhe privatisht me të, se për mua ai, apo kushdo tjetër që ai do (përfshi Greta Ambelin apo Kleana Xhuvelin), mund të shkojë dhe të marrë mandatin.
    Nga ana tjetër, ia kam bërë të qartë po ashtu Adriatikut se unë nuk e bind dot dajën tim që të harrojë kërcënimet me jetë, apo dhunën publike dhe mediatike të frymëzuar, në mos porositur, nga Adriatiku.
    Përpara se të kalohej në dhunë e kërcënime, Adriatiku është dëshmitar që jam ulur bashkë me të për t’i kërkuar dajës t’i hapë rrugën, dhe nuk ia kemi dalë.
    Unë nuk jam Zeqiri dhe as dua të bëj avokatin e tij, por nuk kemi argumente as unë, as Adriatiku për ta bindur që ai të mos i kërkojë hesap Adriatikut për sa i përket fjalës së dhënë.
    Kur kemi folur me Zeqirin, ai na ka thënë troç që nuk është politikan dhe premtimet i merr seriozisht. Prandaj edhe e kishte besuar Adriatikun kur thoshte se do të jepte dorëheqjen nëse do të ishte deputet i vetëm.
    Kështu si shkuan gjërat, sidomos pas kërcënimeve nga njerëz të partisë së Adriatikut, ai ndihet edhe më i bindur që nuk duhet të dorëzohet përballë presionit, sepse sipas tij, Adriatiku është një gënjeshtar si çdo politikan i vjetër.
    Ajo që unë nuk kuptoj është përse Adriatiku kërkon të më bëjë mua përgjegjës për vendimet individuale të dikujt që, po, është i afërmi im, por ka kokën e vet, kur Adriatiku vetë nuk mban përgjegjësi as për familjarët e tij që kërcënojnë në emër të tij.
    Unë besoj njësoj si Adriatiku që ai s’ka përgjegjësi për vjehrrin që nuk e kaloi Vettingun. Por nuk është problemi im nëse ai beson që përgjegjësia e dikujt tjetër është e imja – dhe kjo nuk ka ku të rrijë!
    Më vjen keq që një lider i ri si Adriatiku nuk merr asnjë përgjegjësi vetë për këtë teatër politik me familjarët, të cilin na e sugjeroi si një “gjetje gjeniale”. Ky truk ekstra-ligjor kishte padyshim risk, sepse varej te vullneti i atyre që pranonin të përdoreshin si “placeholders” (mbajtës rradhe). Prandaj edhe duhej menaxhuar me shumë kujdes.
    Megjithatë, do të doja që ky absurd të mbaronte. Dhe personalisht, së bashku me ata familjarë që mendojnë si unë, e kam hapur krahun pa asnjë problem.
    Motra e Adriatikut po bëhet deputete sot vetëm sepse njeriu im më i afërt ka pranuar t’ia lirojë vendin asaj.
    Ndërsa Adriatikut do t’i lutesha që çfarë ka me dajën, të mos ma kërkojë mua, sepse për më tepër, sado qesharake të duket, dajës tim iu lut ta përfshinte në listë në minutën e fundit, kur nuk gjente dot kandidatë për të mbushur listat.
    Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë histori.
    As jam deputet dhe as dua më të bëhem deputet.
    Këtë e di Adriatiku dhe e dinë të gjithë ata që duhet ta dinë, me gojë dhe me shkrim.
    Prandaj, mos më tërhiqni mua në një valle që duhet të mbyllet sa më parë. Jo për mua, por për të shpëtuar sadopak nga fytyra e zhgarravitur tashmë e “politikës së re”!

  • “Shpifje, gënjeshtra dhe truke politike”/ Shabani shpërthen ndaj Lapajt: Po fabrikon një të vërtetë të tijën

    “Shpifje, gënjeshtra dhe truke politike”/ Shabani shpërthen ndaj Lapajt: Po fabrikon një të vërtetë të tijën

    Kreu i “Nisma Thurrje, Endri Shabani, i është kundërpërgjigjur Adriatik Lapajt, kreut të “Shqipëria Bëhet”, pas daljes publike të këtij të fundit, duke propozuar që mandati i vetëm i koalicionit të tyre t’i kalonte Greta Ambelit.
    Shabani akuzon Lapajt se po shpif dhe gënjen, duke fabrikuar një të vërtetë siç do ai, për të dalë i larë nga çorba që gatuar vetë ai. Nga ana tjetër, Shabani thotë se ai nuk është Zeqiri (daja i vet) dhe as bën avokatin e tij.
    Postimi i Shabanit:
    Në mënyrë të përsëritur dhe fatkeqësisht për turpin e “politikës së re”, jam thirrur në një duel publik me mjete të pabarabarta nga Adriatik Lapaj.
    Theksoj “me mjete të pabarabarta” sepse shpifja, gënjeshtra, fabrikimi i të vërtetës janë mjete që kanë një epërsi të caktuar mbi atë që nuk di dhe nuk do që t’i përdorë.
    Adriatik Lapaj po shpif ndaj meje, po gënjen për mua dhe po përpiqet të fabrikojë një të vërtetë të tijën, duke u përpjekur të dalë i larë nga një çorbë që e ka gatuar vetë.
    Unë nuk kam pasur, nuk kam dhe s’kam pse apo si të kem ndonjë qëllim për të penguar Adriatikun të hyjë në Parlament.
    E kam bërë të qartë publikisht dhe privatisht me të, se për mua ai, apo kushdo tjetër që ai do (përfshi Greta Ambelin apo Kleana Xhuvelin), mund të shkojë dhe të marrë mandatin.
    Nga ana tjetër, ia kam bërë të qartë po ashtu Adriatikut se unë nuk e bind dot dajën tim që të harrojë kërcënimet me jetë, apo dhunën publike dhe mediatike të frymëzuar, në mos porositur, nga Adriatiku.
    Përpara se të kalohej në dhunë e kërcënime, Adriatiku është dëshmitar që jam ulur bashkë me të për t’i kërkuar dajës t’i hapë rrugën, dhe nuk ia kemi dalë.
    Unë nuk jam Zeqiri dhe as dua të bëj avokatin e tij, por nuk kemi argumente as unë, as Adriatiku për ta bindur që ai të mos i kërkojë hesap Adriatikut për sa i përket fjalës së dhënë.
    Kur kemi folur me Zeqirin, ai na ka thënë troç që nuk është politikan dhe premtimet i merr seriozisht. Prandaj edhe e kishte besuar Adriatikun kur thoshte se do të jepte dorëheqjen nëse do të ishte deputet i vetëm.
    Kështu si shkuan gjërat, sidomos pas kërcënimeve nga njerëz të partisë së Adriatikut, ai ndihet edhe më i bindur që nuk duhet të dorëzohet përballë presionit, sepse sipas tij, Adriatiku është një gënjeshtar si çdo politikan i vjetër.
    Ajo që unë nuk kuptoj është përse Adriatiku kërkon të më bëjë mua përgjegjës për vendimet individuale të dikujt që, po, është i afërmi im, por ka kokën e vet, kur Adriatiku vetë nuk mban përgjegjësi as për familjarët e tij që kërcënojnë në emër të tij.
    Unë besoj njësoj si Adriatiku që ai s’ka përgjegjësi për vjehrrin që nuk e kaloi Vettingun. Por nuk është problemi im nëse ai beson që përgjegjësia e dikujt tjetër është e imja – dhe kjo nuk ka ku të rrijë!
    Më vjen keq që një lider i ri si Adriatiku nuk merr asnjë përgjegjësi vetë për këtë teatër politik me familjarët, të cilin na e sugjeroi si një “gjetje gjeniale”. Ky truk ekstra-ligjor kishte padyshim risk, sepse varej te vullneti i atyre që pranonin të përdoreshin si “placeholders” (mbajtës rradhe). Prandaj edhe duhej menaxhuar me shumë kujdes.
    Megjithatë, do të doja që ky absurd të mbaronte. Dhe personalisht, së bashku me ata familjarë që mendojnë si unë, e kam hapur krahun pa asnjë problem.
    Motra e Adriatikut po bëhet deputete sot vetëm sepse njeriu im më i afërt ka pranuar t’ia lirojë vendin asaj.
    Ndërsa Adriatikut do t’i lutesha që çfarë ka me dajën, të mos ma kërkojë mua, sepse për më tepër, sado qesharake të duket, dajës tim iu lut ta përfshinte në listë në minutën e fundit, kur nuk gjente dot kandidatë për të mbushur listat.
    Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë histori.
    As jam deputet dhe as dua më të bëhem deputet.
    Këtë e di Adriatiku dhe e dinë të gjithë ata që duhet ta dinë, me gojë dhe me shkrim.
    Prandaj, mos më tërhiqni mua në një valle që duhet të mbyllet sa më parë. Jo për mua, por për të shpëtuar sadopak nga fytyra e zhgarravitur tashmë e “politikës së re”!