Tag: shabani

  • “PD-së po i imponohet kandidati”, Shabani zbulon strategjinë e Nismës Thurje: Nuk mbështes Berishën dhe Nokën’, janë..

    “PD-së po i imponohet kandidati”, Shabani zbulon strategjinë e Nismës Thurje: Nuk mbështes Berishën dhe Nokën’, janë..

    Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, ka deklaruar se forca politike që ai drejton, do të mbështesë kandidatët e PD, pasi vetë Nisma Thurje nuk do të kandidojë me kanidatët e tyre.
    Në një intervistë televizive, Shabani tha se ai nuk mbështet kastën e vjetër të politikës, ku përmendi emrat e Sali Berishës dhe Flamur Nokës, të cilët sipas tij, u larguan me votë në vitin 2013.
    “Ne kemi vendosur që të garojmë për ato gara që kemi mundësi që të fitojmë. Në 2023 nuk garuam për zgjedhjet për kryetarë, por për këshillat Bashkiakë. Edhe këtë herë nuk do te futemi në garën për kryebashkiak, pasi nga maji deri më sot, ne nuk kemi shkuar në 50% të votave. Për të mos djegur votat kemi mbështetur një kandidat opozitar. Por unë nuk mbështes dot as Flamur Nokën dhe as Sali Berishën, as ata që në 2013 u larguan me votë. Nuk kam problem me të rinjtë e PD-së, por problemin e kam me klasën e vjetër të PD-së që përfaqësohet me Berishën”, u shpreh Shabani.I pyetur nëse në Partinë Demokratike, a është e mirëpritur kandidatura e Binajt, Shabani tha se në PD mendojnë se po iu imponohet emri i aktorit si kandidat për Tiranën. Ndërsa më tej theksoi se Florjan Binaj nuk është kandidati i preferuar në Partinë Demokratike.
    “Për të kuptuar nëse Florjan Binaj është kandidat i PD-së, shko të flasësh me ata të PD-së, dhe shihi sa të kënaqur. Ata janë të fundit që janë të kënaqur që po iu imponohet një kandidat nga jashtë. Unë mendoj që ata do ta suportojnë, por të jeni të sigurt që nuk është kandidati i preferuar i tyre. Ata preferojnë ta mbajnë partinë e mbyllur dhe të kandidojnë vetë”, tha Shabani.
    Edhe pse Shabani tha se është kundër kastës së vjetër politike të drejtuar nga Sali Berisha dhe Flamur Noka, ai deklar.

  • Kush do marrë drejtimin e Tiranës? Endri Shabani: Pse vendosëm të mbështesim kandidaturën e Binajt

    Kush do marrë drejtimin e Tiranës? Endri Shabani: Pse vendosëm të mbështesim kandidaturën e Binajt

    Kreu i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani, i ftuar në ‘Real Story’ komentoi zgjedhjet në bashkinë e Tiranës të cilat do të mbahen në datë 9 nëntor.
    Shabani tha se vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje duke ditur gjendjen në të cilën ndodhen, por nuk mund të rrinin ‘të heshtur’ pa mbështetur një kandidat. Shabani tha se alternativa që ata mbështesin është kandidati i pavarur Florjan Binaj, i cili brenda përfaqësisë së Nismës Thurje u votua me 95 për qind të votave.
    “Florin e njoh që student, njihemi që të vegjël dhe jemi takuar më pas si aktivist. Kam një simpatizim si individ, me nisëm Thurje ne u mblodhëm të hënën dhe morëm një vendim.
    Ne nuk e morëm përgjegjësinë që tu thonim qytetareve na votoni kur këto vota nuk krijojnë përfaqësi. Duke ditur se ku jemi, morëm vendimin mos të futemi në zgjedhje, as ne zgjedhjet e kaluara te 2023. Nga aktorët që janë në opozitë nuk mbështes dot Flamur Nokën, Binajn po e kam më të lehtë. Për të dëshmojë që është aktivist, e hodhëm në votim dhe 95 për qind votuan për Binajn.

  • Kush do marrë drejtimin e Tiranës? Shabani: Ja pse vendosëm të mbështesim kandidaturën e Florian Binajt

    Kush do marrë drejtimin e Tiranës? Shabani: Ja pse vendosëm të mbështesim kandidaturën e Florian Binajt

    Kreu i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani, i ftuar në një emision televiziv komentoi zgjedhjet në bashkinë e Tiranës të cilat do të mbahen në datë 9 nëntor.
    Shabani tha se vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje duke ditur gjendjen në të cilën ndodhen, por nuk mund të rrinin ‘të heshtur’ pa mbështetur një kandidat. Shabani tha se alternativa që ata mbështesin është kandidati i pavarur Florjan Binaj, i cili brenda përfaqësisë së Nismës Thurje u votua me 95 për qind të votave.
    “Florin e njoh që student, njihemi që të vegjël dhe jemi takuar më pas si aktivist. Kam një simpatizim si individ, me nisëm Thurje ne u mblodhëm të hënën dhe morëm një vendim.
    Ne nuk e morëm përgjegjësinë që tu thonim qytetareve na votoni kur këto vota nuk krijojnë përfaqësi. Duke ditur se ku jemi, morëm vendimin mos të futemi në zgjedhje, as ne zgjedhjet e kaluara te 2023. Nga aktorët që janë në opozitë nuk mbështes dot Flamur Nokën, Binajn po e kam më të lehtë. Për të dëshmojë që është aktivist, e hodhëm në votim dhe 95 për qind votuan për Binajn.”

  • Nisma “Thurje” mbështet Binajn për Tiranën, Shabani: Nder të punoj me të për ushqimin falas në shkolla, transportin dhe..

    Nisma “Thurje” mbështet Binajn për Tiranën, Shabani: Nder të punoj me të për ushqimin falas në shkolla, transportin dhe..

    Nisma Thurje ka vendosur të mbështesë kandidaturën e pavarur të Florian Binajt për kryebashkiak të Tiranës në zgjedhjet e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Nismës Thurje dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endri Shabani, përmes një reagimi publik. 
    “Sot, Kryesia e Nismës Thurje vendosi që në këto zgjedhje të mbështesim kandidatin e pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj. Ky vendim lidhet kryesisht mbi vlerat që Florian Binaj ka treguar në gjithë këto vite aktivizëm,” – shkruan Shabani. 
    Sipas tij, Florian Binaj ka dëshmuar përkushtim ndaj qytetarëve në kauza të shumta publike dhe mjedisore.  
    “Me Florin kemi protestuar përkrah në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të lumit Vjosa, në protestat kundër rritjes së çmimeve apo shumë padrejtësive të tjera sociale,” – theksoi Shabani. 
    Në rolin e gazetarit, thotë Shabani, Binaj është dalluar për denoncimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e së vërtetës.  
    “Në një qytet ku propaganda ka zëvendësuar të vërtetën, zëri i tij ka mbetur i pastër dhe i pavarur,” – shtoi Shabani.
    Kreu i Nismës Thurje u shpreh se Tirana ka nevojë për një frymë të re në drejtim, me njerëz që nuk janë pjesë e sistemit që e ka rrënuar.  
    “Jemi të bindur se si kryetar bashkie, Flori do i japë shpresë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë,” – tha ai. 
    Në përfundim, Shabani theksoi se si këshilltar bashkiak do të ishte nder të punonte me kryebashkiakun Binaj për të përmirësuar transportin publik, për të siguruar ushqimin në shkolla dhe për ta kthyer Tiranën në një qytet që i përket shumicës, jo interesave të pakicës. 

  • Shabani: U erdhën mendtë pas 7 muajsh për Veliajn! Kërkesat e opozitës nuk…

    Shabani: U erdhën mendtë pas 7 muajsh për Veliajn! Kërkesat e opozitës nuk…

    Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Ligjeve në bashkinë Tiranë.
    Në një deklaratë për mediat, një nga këshilltarët e opozitës, Endrit Shabani tha se “pas 7 muajsh u kujtuan për këtë proces, pasi i kanë humbur kohë Tiranës”.
    “Nuk ka asgjë për t’u diskutuar sepse është fakt kronologjik, ligji thotë se pas 3 muajsh duhet propozuar shkarkimi i tij.”
    Sipas tij, pati debat se pse nuk janë përfshirë në rend dite kërkesat e opozitës,
    “Sot u erdhën mendtë dhe po e votojnë, megjithatë më mirë vonë se kurrë”, tha ai.

  • Shkarkimi i kryebashkiakut, Shabani pas mbledhjes: Nuk ka për çfarë të dëgjohet më Veliaj

    Shkarkimi i kryebashkiakut, Shabani pas mbledhjes: Nuk ka për çfarë të dëgjohet më Veliaj

    “Veliaj është në burg dhe ligji është i qartë. Automatikisht pas tre muajsh këshilli bashkiak propozon shkarkimin e tij. Debati ishte që nuk u morën parasysh kërkesat e opozitës.  Më mirë vonë sesa kurrë. Ata thonë le të vinte në çdo kohë, por e pengon prokuroria.
    Është fakt publik, Erion Veliaj këtu u arrestua që më 10 shkurt. Nuk ka çfarë të dëgjohet Veliaj. Është në kushtet që duhet të jepte dorëheqjen. Mos ta lëmë bashkinë pa kryetar se u bënë 7 muaj”-u shpreh Shabani.

    Top Channel

  • “Ai ka probleme me drejtësinë”/ Shkarkimi i Veliajt, reagon Shabani: Kemi humbur 7 muaj kohë me të

    “Ai ka probleme me drejtësinë”/ Shkarkimi i Veliajt, reagon Shabani: Kemi humbur 7 muaj kohë me të

    Anëtari i Këshillit Bashkiak, Endri Shabani, i cili prej muajsh kishte kërkuar shkarkimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i qëndron mendimit se ai duhet të ishte larguar nga detyra më herët, në të mirë të qytetit dhe qytetarëve.
    I ftuar në një studio televizive Shabani deklaroi se është Veliaj ai që ka një problem me drejtësinë dhe jo qytetarët e kryeqytetit që meritojnë një drejtues në krye të punëve.
    “Kemi humbur 7 muaj, ku qytetarët e Tiranës nuk kanë një njeri ta menaxhojë. E kam kërkuar në shkurt edhe pse nuk ishin bërë 3 muaj. Nuk duhet të humbnim kohë. Ligji parashikon rastet kur kreu i bashkisë jep dorëheqjen dhe kur shkarkohet pa dëshirën e tij. Në këto raste mbrohet qytetari dhe ky është momenti kur për 3 muaj nuk paraqitet në detyrë.
    Qyteti ka nevojë për një drejtues. Veliaj mund të jetë i fajshëm apo i pafajshëm, ta zgjidhë vetë me drejtësinë. Ç’taksirat kanë fëmijët që mos kenë ushqim se është arrestuar Veliaj. Çdo i pandehur pretendon se ndalimi është i padrejtë.
    Prokurori ka kërkuar që ky person të qëndrojë në arrest me rrezikun për të prishur provat. Ky është problemi i tij, nuk është problemi i qytetarëve i Tiranës. Nuk ka barazi në paligjshmëri. Ne nuk jemi një sistem që aplikojmë precedentin”, tha Shabani.

  • A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Endri Shabani

    A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Endri Shabani

    Kryetari i Nismës “Thurje”, Endri Shabani ka folur për situatën në Bashkinë e Tiranës dhe nëse partia e tij do të kandidojë një emër për kryetar.
    Shabani, i cili është dhe pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, tha në reagimin e tij se fillimisht pret të procedohet me shkarkimin e kryetarit aktual Erion Veliaj.
    Kërkesë që Shabani e ka bërë që në shkurt të këtij viti. Më tej, anëtari i Këshillit Bashkiak tha se pritet shkakrimi i Veliajt dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, më pas do të diskutohet roli i Nismës në zgjedhje.
    Shabani deklaroi se procesi për shkakrimin e Veliajt ka një zvarritje pasi duhej të ishte shkarkuar tre muaj pas arrestimit të tij.
    “Unë jam anëtar i Këshillit Bashkiak dhe unë pres që anëtarët e tjetë të Këshillit Bashkiak të procedojnë me kërkesën që unë kam bërë që në shkurt të këtij viti, për të shkarkuar kryetarin e bashkisë. Mbasi të shkarkojmë kryetarin e bashkisë, të shpallen zgjedhje të parakohshme. Pastaj do të kemi kohë të diskutojmë cili do të jetë roli ynë si Nisma dhe kush do jenë kandidatët. Për këtë moment na duhet të sigurohemi që kemi zgjedhje, sepse është ende e paqartë pse është shtyrë kaq shumë. Ligji e ka detyruar që ne duhet ta kishim shkarkaur kryetarin e bashkisë, 3 muaj pas 10 shkurtit. Ka një zvarritje të këtij procesi. Kështu që çdo gjë në kohën e vet”, tha Shabani.
    I pyetur nga CNA, nëse do të kandidojë personalisht për Bashkinë e Tiranës apo do të jetë një emër tjetër nga Nisma “Thurje”, Shabani tha se javën që vjen do të zhvilohet një mbledhje e partisë ku do të dikutohet roli që do të kenë në zgjedhjet për bashkinë e kryeqytetit.
    “E sigurtë është që roli i partive politike është të marrin pjesë në zgjedhje. Padyshim që ne si Nisma do e diskutojmë rolin që ne do luajmë në këto zgjedhje. Si anëtar i Këshillit Bashkiak, për mua e rëndësishme është që bashkia mos të jetë pa një kryetar bashkie. Është e papranueshme që për 7 muaj kryeqyteti i Shqipërisë është lënë pa një kryetar bashkie.
    Javën që vjen ka një mbledhje normale të partisë, do e diskutojmë dhe rolin që do luajmë në këto zgjedhje”, deklaroi Shabani.

  • “Lufta” e mandatit/ Lapaj: Shabani si “Hamzai” që tradhëtoi Skënderbeun

    “Lufta” e mandatit/ Lapaj: Shabani si “Hamzai” që tradhëtoi Skënderbeun

    Shabani-Lapaj

    TIRANË- Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka folur për “luftën” që pësoi pas zgjedhjeve të 11 majit, me Endri Shabani. Gjatë një interviste së fundmi, Lapaj nuk kurseu komentet për mandatin e humbur për deputet, teksa për këtë ai deklaroi se u tradhtua nga bashkëpunëtori i tij duke e krahasuar me Hamza Kastriotin dhe Juda Iskariotin
    “Rregullorja i përcakton deputetët që nuk janë pjesë e një grupi parlamentar, nuk janë pjesë komisioni. Do flasim përmes akteve juridike. Politikisht nuk deshëm por na detyruan. Nuk është për tu parë si fatalitet. Por duhet të merret sinjali qartë, u bë çdo gjë për ta ndalur këtë lum njerëzish. Nuk do e arrijnë dot.
    Këtë kemi bërë që nga shkolla deri tani. Kur e bënim këtë kur nuk e dinim sa njerëz nga mbështesin jo më tani që e dimë se janë 80 mijë njerëz që na presin. E vetmja gjë që kërkuam ishte gara. Isha një nga të paktët që fituam që e rendita veten në listë të hapur, për të dhënë mesazh që liderët duhet të garojnë. Nuk duhet ta fusin veten qyl aty. Duhet të ndjej keqardhje dhe turp që shkuam aty me përfaqësim cilësor. Na tradhtuan por ndodh. Kaini tradhtoi Abelin. Skënderbeun e tradhtoi Hamzai. Krishtin e tradhtoi Juda Iskarioti.
    Nuk pretendojmë se kemi aftësi më të mëdha se Biri i Perëndisë. Ata që na dëgjojnë duhet ta trajtojnë ekztaktësisht kështu. A duan të tradhtohen në kauzat e tyre? Kush na tradhton ne? E di gjithë Shqipëria, ata që flisnin për listat e hapura. Dhe pastaj nuk lejuan të aplikohet. Kjo është e vërteta e madhe.”, u shpreh Lapaj.
    “Kriza” në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkonte të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohej i nënti në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit.
    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), venosi më 30 korrik që mandati i vetëm i fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet në qarkun e Tiranës, t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko./ZËRI

  • “Rama i provuar në korrupsion”, Shabani: Media merret me emra si Big Brother, qytetarët presin rezultate konkrete

    “Rama i provuar në korrupsion”, Shabani: Media merret me emra si Big Brother, qytetarët presin rezultate konkrete

    Endri Shabani, kryetar i Nisma Thurje, gjatë një interviste për një emision televiziv, ka deklaruar se është optimist për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    I pyetur për kabinetin e ri që Rama pritet të shpalosë, Shabani u duk se i kishte harruar denoncimet e shumta që ka bërë ndaj kryeministrit, duke e quajtur “të provuar në korrupsion” dhe deklaroi se nuk ka shumë rëndësi se kush do të jetë në qeveri, por rëndësi ka të punojnë për integrimin europian!
    Ndërkohë që për opozitën, deklaroi se lufton për kauzat e së shkuarës.
    “Për mua nuk ka rëndësi se kush është (në qeveri) por çfarë do të bëjnë. Unë shpresoj që me këtë mandat që kanë marrë, të zbatojnë atë premtim për të cilin kanë fituar zgjedhjet. Pra, Edi Rama në fushatë, dilte me pasaportën europiane. Për sa kohë punojnë për integrimin europian nuk ka rëndësi se kush janë aty. Për sa kohë nuk punojnë për integrimin europian, sërish nuk ka rëndësi se kush do të jetë aty. E shoh që media ka interes si Big Brother, kush po hyn dhe kush po del. Ndërkohë, për mua nuk ka rëndësi emrat, por çfarë do të bëhet realisht, a do të luftohet korrupsioni në arsim? A do të jepet mundësia të rinjve të integrohen në funksione të ndryshme, përfshirë Universitetet? A do të krijohen shanse të barabarta për çdo fëmijë pavarësisht se cilin ka prind? Këto janë të rëndësishme.
    Shpesh e shoh që vëmendja nuk është te objektivat por emrat. Kemi harxhuar kohë me zgjedhjet dhe nuk kemi dëgjuar çfarë do të bëjë qeveria e re. Është një qeveri tjetër. Kush është axhenda? Do t’i japim gjithë këto taksa qeverisë së re, pavarësisht se është e njëjta parti, i njëjti kryeministër, është një kabinet i ri me mandat katër vjeçar. Çfarë do të bëjnë ata me këto para që do ju japin? Ky duhet të jetë thelbi i shqetësimit.
    Opozitën e shoh që po tenton të luftojë beteja të shkuara. Në vend të fokusohet te roli që duhet të luajë në të ardhmen, jemi endenë 11 maj. Thelbi është çfarë duhet të ndodhë pas 11 shtatorit, 11 maji iku, PD po hyn në parlament, forcat e reja po hyjnë në parlament, të gjithë e kanë pranuar rezultatin. Roli i çdo aktori opozitar duhet të jetë për të dhënë një alternativë. Është shumë e rëndësishme, sepse me forcë përballë kësaj partie nuk fitohet, por mund të fitojmë me legjitimitet, me alternativë dhe vizion.
    Berisha është deri diku i parashikueshëm, Rama ka 12 vjet në pushtet, nuk shoh dhe pres të ndryshojë ndonjë gjë e madhe. Kam ndjesi optimizmi për integrimin europian. BE ka vendosur që ky rajon të integrohet brenda 2030, nëse nuk bëjmë ndonjë gabim të madh, me shumë gjasë do të jemi pjesë e BE”, tha Shabani.