Tag: shabani

  • Firmoset dorëheqja e Endrit Shabanit nga Këshilli Bashkiak, shkak kandidatura për postin e Avokatit të Popullit

    Firmoset dorëheqja e Endrit Shabanit nga Këshilli Bashkiak, shkak kandidatura për postin e Avokatit të Popullit

    Pika e parë e rendit të ditës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, është pranimi i dorëheqjes së anëtarit të këshillit, Endrit Shabani. Ky i fundit ka shpallur kandidaturën e tij për postin e Avokatit të Popullit, arsye për të cilën ka hequr dorë gjithashtu dhe nga drejtimi i partisë ‘Nisma Thurje’. 
    “PËR PRANIMIN E DORËHEQJES SË MANDATIT TË ANËTARIT TË KËSHILLIT BASHKIAK, Z. ENDRIT SHABANI” 
    Bazuar në Ligjin Nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, neni 49 pika 5, neni 54 gërma j), mbështetur në kërkesën me nr.35953 prot., datë 16.10.2025, paraqitur pranë Zyrës së Këshillit Bashkiak, në mbledhjen e datës __.__.2025, Këshilli Bashkiak                                                         
    V E N D O S I: 

    Të pranojë dorëheqjen eZ.Endrit Shabani nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, kandidat në listën shumemërore të “Nisma Thurje”. 
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

     

  • Shabani i del në mbrojtje Gonzatos: Avokati më i mirë i integrimit europian të Shqipërisë

    Shabani i del në mbrojtje Gonzatos: Avokati më i mirë i integrimit europian të Shqipërisë

    Endrit Shabani ka reaguar pas debateve të fundit që kanë përfshirë ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Përmes një reagimi publik, Shabani ka dalë në mbrojtje të diplomatit, duke e cilësuar atë si një nga mbështetësit më të mëdhenj të integrimit të Shqipërisë në familjen europiane.
    “Shqiptarët janë populli më pro-europian, dhe aspirata për t’u bërë pjesë e familjes evropiane është po aq e vjetër sa shteti shqiptar. Në këtë rrugëtim të vështirë, pak kush i është gjendur Shqipërisë me aq përkushtim sa Ambasadori Silvio Gonzato, i cili është avokat i palodhur i integrimit tonë në BE,” – shkruan Shabani.
    Ai e cilëson të padrejtë dhe të padenjë sulmin e fundit ndaj Gonzatos, duke e quajtur të papranueshme përdorimin e insinuatave mbi jetën private të një përfaqësuesi ndërkombëtar.
    “Të godasësh një përfaqësues ndërkombëtar me insinuata për jetën e tij private nuk është politikë, dhe nuk ka asnjë lidhje me interesin publik. Është thjesht cënim i dinjitetit njerëzor,” – shton Shabani.
    Në përfundim, ai paralajmëron se ky lloj mentaliteti përçarës dëmton shoqërinë shqiptare dhe e largon nga rruga europiane:“Ky nuk është interesi i popullit shqiptar, dhe as i Shqipërisë,” përfundon Shabani.

  • DOKUMENTI/ Endrit Shabani jep dorëheqjen nga drejtimi i ‘Nisma Thurje’, futet në garë për…

    DOKUMENTI/ Endrit Shabani jep dorëheqjen nga drejtimi i ‘Nisma Thurje’, futet në garë për…

    Endrit Shabani ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryetarit të Nismës Thurje. Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar që kjo forcë politike i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Pas dorëheqjes së Shabanit, strukturat drejtuese të Nismës Thurje kanë zhvilluar zgjedhje të brendshme, ku Elton Çanaj është emëruar në krye të partisë.
    Shabani, një nga themeluesit e Nismës Thurje, aktualisht është një nga kandidatët për postin e Avokatit të Popullit.

  • Endrit Shabani jep dorëheqjen nga drejtimi i ‘Nismës Thurje’, kush është kryetari i ri i zgjedhur

    Endrit Shabani jep dorëheqjen nga drejtimi i ‘Nismës Thurje’, kush është kryetari i ri i zgjedhur

    Pas shpalljes së kandidaturës për pozicionin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë Nisma Thurje.
    Sekretarja e Përgjithshme e Nisma Thurje, Brunilda Dhrami ka vënë në dijeni KQZ në datën 3 nëntor për zgjedhjen e kryetarit të ri, Elton Çanaj.
    Sipas shkresës së dorëzuar në KQZ, thuhet se Endrit Shabani e ka dhënë dorëheqjen nga partia që në datën 15 tetor të këtij viti.
    Po ashtu, në shkresë bëhet me dije se Çanaj ende nuk është regjistruar si kryetar i partisë, dhe ndodhur përpara kësaj situate, Endrit Shabani përpara se të dorëzonte dorëheqjen autorizoi sekretarin e përgjithshëm të partisë për të përfaqësuar Nismën Thurje.
    Shkresa e Nismës Thurje drejtuar KQZ:
    I nderuar komisioner,
    Përmes kësaj letre duam t’ju informojme se me daté 15 Tetor 2025, Z. Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të subjektit Partia Nisma Thurje. Pas krijimit të vakances, janë organizuar zgjedhjet për kryetar, dhe strukturat drejtuese të partisë kanë zgjedhur në krye të partisë Z. Elton Çanaj.
    Që me datë 24 Tetor 2025 këto vendime janë depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe qëndrojmë në pritje të regjistrimit të tyre në regjistrin e partive politike.
    Jua japim këtë informacion, pasi me datë 03 Nëntor 2025 është afati për dorëzimin e raportit të shpenzimeve të kryera nga subjekti Partia Nisma Thurje për zgjedhjet e përgjithshme të datës 11 Maj 2025. Sipas legjislacionit ky raport duhet të autorizohet edhe nga kryetari i partisë, por duke qënë se kryetari i mëparshëm ka dhënë dorëheqjen, ndërsa vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri ende nuk është regjistruar në regjistrin e partive politike, jemi përpara një situate të veçantë. Sipas statutit të partisë Nisma Thurje, drejtimin e punëve të përditshme të partisë, si dhe përfaqësimi me të tretët ushtrohet nga Sekretari i Përgjithshëm. Gjithashtu, për të mos lënë asnjë ekuivok, përpara dorëzimit të dorëheqjes, kryetari i mëparshëm ka lënë edhe një autorizim të posaçshëm duke ia deleguar të drejtën e përfaqësimit në KQZ sekretarit të përgjithshëm të partisë.
    Për sa më sipër, për të respektuar afatet e vendosura nga KQZ dhe me synimin për të shmangur çdo penalitet që buron nga dorëzimi përtej afateve i raportit, po e depozitojmë raportin për shpenzimet e fushatës zgjedhore të 11 Majit 2025, me firmën e sekretarit të përgjithshëm dhe të financierit të partisë.
    Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj,

    (A2 Televizion)

  • Pas dorëheqjes së Endri Shabanit, ‘Nisma Thurje’ zgjedh kryetarin e ri

    Pas dorëheqjes së Endri Shabanit, ‘Nisma Thurje’ zgjedh kryetarin e ri

    Pas shpalljes së kandidaturës për pozicionin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani ka dorëzuar pranë KQZ dorëheqjen si drejtues i partisë Nisma Thurje. 
    Në letrën drejtuar KQZ, Shabani bën me dije se brenda partisë janë organizuar zgjedhjet e reja, dhe kryetar është zgjedhur Elton Canaj. 
    Shkresa e Endrit Shabanit drejtuar KQZ: 
    I nderuar komisioner, 
    Përmes kësaj letre duam t’ju informojme se me daté 15 Tetor 2025, Z. Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të subjektit Partia Nisma Thurje. Pas krijimit të vakances, janë organizuar zgjedhjet për kryetar, dhe strukturat drejtuese të partisë kanë zgjedhur në krye të partisë Z. Elton Çanaj. 
    Që me datë 24 Tetor 2025 këto vendime janë depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe qëndrojmë në pritje të regjistrimit të tyre në regjistrin e partive politike. 
    Jua japim këtë informacion, pasi me datë 03 Nëntor 2025 është afati për dorëzimin e raportit të shpenzimeve të kryera nga subjekti Partia Nisma Thurje për zgjedhjet e përgjithshme të datës 11 Maj 2025. Sipas legjislacionit ky raport duhet të autorizohet edhe nga kryetari i partisë, por duke qënë se kryetari i mëparshëm ka dhënë dorëheqjen, ndërsa vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri ende nuk është regjistruar në regjistrin e partive politike, jemi përpara një situate të veçantë. Sipas statutit të partisë Nisma Thurje, drejtimin e punëve të përditshme të partisë, si dhe përfaqësimi me të tretët ushtrohet nga Sekretari i Përgjithshëm. Gjithashtu, për të mos lënë asnjë ekuivok, përpara dorëzimit të dorëheqjes, kryetari i mëparshëm ka lënë edhe një autorizim të posaçshëm duke ia deleguar të drejtën e përfaqësimit në KQZ sekretarit të përgjithshëm të partisë. 
    Për sa më sipër, për të respektuar afatet e vendosura nga KQZ dhe me synimin për të shmangur çdo penalitet që buron nga dorëzimi përtej afateve i raportit, po e depozitojmë raportin për shpenzimet e fushatës zgjedhore të 11 Majit 2025, me firmën e sekretarit të përgjithshëm dhe të financierit të partisë. 

     

  • Endri Shabani jep dorëheqjen nga Nisma Thurje, zgjidhet kryetari i ri

    Endri Shabani jep dorëheqjen nga Nisma Thurje, zgjidhet kryetari i ri

    endri shabani

    TIRANË- Endri Shabani ka dorëzuar dorëheqjen si drejtues i partisë Nisma Thurrje. Dorëheqja e tij vjen pas shpalljes së kandidaturës për pozicionin Avokat i Popullit. Në shkresën drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), bëhet me dije se kryetari i ri është Elton Çanaj, i cili është zgjedhur pas zgjedhjeve të reja të zhvilluara brenda partisë. 
    Shkresa e Endrit Shabanit drejtuar KQZ
    I nderuar komisioner,
    Përmes kësaj letre duam t’ju informojme se me daté 15 Tetor 2025, Z. Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të subjektit Partia Nisma Thurje. Pas krijimit të vakances, janë organizuar zgjedhjet për kryetar, dhe strukturat drejtuese të partisë kanë zgjedhur në krye të partisë Z. Elton Çanaj.
    Që me datë 24 Tetor 2025 këto vendime janë depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe qëndrojmë në pritje të regjistrimit të tyre në regjistrin e partive politike.
    Jua japim këtë informacion, pasi me datë 03 Nëntor 2025 është afati për dorëzimin e raportit të shpenzimeve të kryera nga subjekti Partia Nisma Thurje për zgjedhjet e përgjithshme të datës 11 Maj 2025. Sipas legjislacionit ky raport duhet të autorizohet edhe nga kryetari i partisë, por duke qënë se kryetari i mëparshëm ka dhënë dorëheqjen, ndërsa vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri ende nuk është regjistruar në regjistrin e partive politike, jemi përpara një situate të veçantë. Sipas statutit të partisë Nisma Thurje, drejtimin e punëve të përditshme të partisë, si dhe përfaqësimi me të tretët ushtrohet nga Sekretari i Përgjithshëm. Gjithashtu, për të mos lënë asnjë ekuivok, përpara dorëzimit të dorëheqjes, kryetari i mëparshëm ka lënë edhe një autorizim të posaçshëm duke ia deleguar të drejtën e përfaqësimit në KQZ sekretarit të përgjithshëm të partisë.
    Për sa më sipër, për të respektuar afatet e vendosura nga KQZ dhe me synimin për të shmangur çdo penalitet që buron nga dorëzimi përtej afateve i raportit, po e depozitojmë raportin për shpenzimet e fushatës zgjedhore të 11 Majit 2025, me firmën e sekretarit të përgjithshëm dhe të financierit të partisë.
    Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj,

    Endri Shabani është në mesin e listës së 23 kandidatëve për kreun e Avokatit të Popullit, të cilët janë në garë për drejtimine këtij institucioni. Ndërkohë që pjesë e garës janë edhe figura të tjera të politikës si Adriana Kalaja.  Avokati i Popullit kërkon 84 vota. Tradicionalisht ky post i është besuar opozitës, por mosmarrëveshjet politike kanë bërë që zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, të zvarritet mbi 3 vjet./ZËRI

  • EMRAT/ Nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani, kush janë 23 kandidatët për Avokatin e Popullit

    EMRAT/ Nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani, kush janë 23 kandidatët për Avokatin e Popullit

    Lista me 23 emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për postin e Avokatit të Popullit është bërë publike. Sipas burimeve për mediat, ndër kandidatët që nuk janë emra të “panjohur” janë Endrit Shabani, drejtues i Nisma Thurje, si dhe Jola Hysaj dhe Adriana Kalaja, të cilat kanë qenë më parë kandidate për deputete të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.
    Kandiatët do të kalojnë në procesin e verifikimit dhe vlerësimit nga Kuvendi i Shqipërisë, përpara se të zhvillohet votimi në seancë plenare.
    Lista e plotë e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit:
    1. Adriana Kalaja2. Aranita Brahaj3. Anton Kosteri4. Anton Lleshaj5. Besim Ndregjoni6. Dardan Mustafaj7. Endri Papajorgji8. Endrit Shabani9. Fatjona Male10. Genta Tafa11. Gerti Shella12. Ismail Tafani13. Jola Hysaj14. Juliana Hoxha15. Laureta Roshi16. Lulzim Hamitaj17. Myrteza Myftari18. Saimir Vishaj19. Shkëlqim Sulo20. Suela Koçibellinj21. Tartar Bazaj22. Valentina Teodoresku23. Skënder Haluci

  • Kush do ta zëvendësojë Avokatin e Popullit? 23 kandidatë në garë, nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani

    Kush do ta zëvendësojë Avokatin e Popullit? 23 kandidatë në garë, nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-
    1. Adriana Kalaja2. Aranita Brahaj3. Anton Kosteri4. Anton Lleshaj5. Besim Ndregjoni6. Dardan Mustafaj7. Endri Papajorgji8. Endrit Shabani9. Fatjona Male10. Genta Tafa11. Gerti Shella12. Ismail Tafani13. Jola Hysaj14. Juliana Hoxha15. Laureta Roshi16. Lulzim Hamitaj17. Myrteza Myftari18. Saimir Vishaj19. Shkëlqim Sulo20. Suela Koçibellinj21. Tartar Bazaj22. Valentina Teodoresku23. Skënder Haluci

  • Endri Shabani: Gjykata Kushtetuese duhej të kishte pezulluar menjëherë zgjedhjet në Tiranë

    Endri Shabani: Gjykata Kushtetuese duhej të kishte pezulluar menjëherë zgjedhjet në Tiranë

    Endri Shabani, përfaqësues i Nismës Thurje, në një intervistë për Ora News, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për vonesën në marrjen e vendimit për pezullimin e datës së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, pas ankimimit të bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
    “Gjykata Kushtetuese duhej ta kishte marrë këtë vendim që në momentin e parë që pati një ankim,” u shpreh Shabani, duke theksuar se pezullimi i procesit zgjedhor është një hap i ndërmjetëm dhe teknik, i cili nuk kërkon një shqyrtim të thelluar për të vendosur.
    Ai kujtoi se, në atë kohë, Gjykata Kushtetuese argumentoi se një vendim i ndërmjetëm nuk ishte i nevojshëm, me arsyetimin se pezullimi ishte automatik pas dorëzimit të ankimimit.
    Megjithatë, sipas Shabanit, vonimi për të marrë një vendim formal për pezullimin ka sjellë paqartësi dhe ka dëmtuar procesin.

    “Gjykata nuk ka marrë ende një vendim për ta pranuar ose jo ankimin, por vetëm një vendim të ndërmjetëm për pezullimin e çdo afati dhe procesi deri në 31 tetor, kur është caktuar shqyrtimi i çështjes,” sqaroi ai.

    Shabani kritikoi edhe faktin se një vendim i tillë, që sipas tij duhej të ishte administrativ dhe i shpejtë, ka marrë tepër kohë, duke u zvarritur pa arsye të qarta.

  • “Na bëri bashkë Florjan Binaj”, Shabani: Nuk bashkëpunoj me Berishën

    “Na bëri bashkë Florjan Binaj”, Shabani: Nuk bashkëpunoj me Berishën

    Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, ka shprehur mbështetjen e tij për Florian Binajn në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se kandidatura e aktorit ka arritur të bashkojë shumë njerëz me qëndrime të ndryshme politike. 
    Në një intervistë për A2 CNN me gazetarin Pandi Gjata, Shabani u shpreh: “Florjan Binaj na ka bërë të gjithëve bashkë, edhe me njerëz që në kushte të tjera nuk do të bashkëpunonim. Unë kam qenë sistematikisht kundër Sali Berishës dhe nuk do të punoja me të apo me ish-ministrat e tij, por kjo nuk më pengon të mbështes Florjanin.” 
    Shabani tha se mbështetja e tij për Binajn lidhet me programin konkret për qytetarët e Tiranës, jo me afërsi politike. Ai theksoi se çështjet që Nisma “Thurje” ka mbrojtur në Këshillin Bashkiak duhet të jenë pjesë e programit të kandidatit, si reformimi i transportit publik, ushqimi në shkolla, dhe mbështetja për pensionistët e studentët. 
    “Qytetarët e Tiranës na kanë dhënë votën për këto tema konkrete, për transportin që duhet t’u hiqet monopoleve private, për shërbimet që lehtësojnë jetën e të moshuarve dhe studentëve, dhe për banesat publike”, deklaroi Shabani.