Tag: shabani

  • “Debatojmë, por punojmë për një qëllim të përbashkët”, Shabani flet për 3 pikat që dallojnë Nismën Thurje: Qori është..

    “Debatojmë, por punojmë për një qëllim të përbashkët”, Shabani flet për 3 pikat që dallojnë Nismën Thurje: Qori është..

    Kryetari i “Nismës Thurje” Endri Shabani ka deklaruar se në Parlament duhet të vijnë partitë e reja, ndërsa shtoi se mes kreut të PD Sali Berisha dhe kreut të “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, do të zgjidhte këtë të fundit.
    I ftuar në një emision televiziv Shabani u shpreh se më 11 maj garojnë 2 modele, ai i partive të vjetra me lista të mbyllura, dhe modeli i “Shqipëria Bëhet” me lista të hapura nga ku mund të zgjidhet kandidati.
     
    “Njerëzit duhen të zgjohen në mëngjes në 12 maj dhe klasa e vjetër politike të jetë shkundur dhe të rinjtë të kenë zënë vendin e tyre në Parlament. Për mua nuk ka rëndësi projeksioni, rëndësi ka që të ketë një ringjallje të shpresës dhe në sport, art, ekonomi dhe kulturë. Unë jam optimist sepse kam marrë pjesë në disa fushata zgjedhore. Këshilltarët e Nismës Thurje kanë qëndruar stoik në idetë tona dhe kemi përfaqësuar denjësisht qytetarët dhe të njëjtë gjë do të ndodhë dhe në parlament.Aktualisht ekzistojnë 2 modele të cilat po garojnë në zgjedhjet e 11 majit. E para është partitë e vjetra të cilat janë me lista të mbyllura dhe nuk mund të zgjedhësh dhe e dyta është modeli me partinë Shqipëria Bëhet të cilat janë me listat e hapura, pra mund të zgjedhësh përfaqësuesin.Unë mendoj që midis Sali Berishës dhe Arlind Qorrit është më mirë ky i fundit pasi është më mirë të rinjtë se sa të vjetrit. Mes të rinjve mua më dallon, e para është guximi për të marrë dosjen dhe për të shkuar në SPAK dhe për të sjellë arrestimin e njerëzve me pushtet ku mund të përmend dosjen e sterilizimit, e cila solli dhe arrestimin e ministrit të Shëndetësisë.Kemi dërguar gjithashtu edhe katër dosje për kryetarin e bashkisë dhe për oligarkët që kanë marrë vilat në bregdet pra ne jemi përballur me fakte. E dyta është qëndrueshmëria. Në 2021 na ka dëmtuar shumë mosbesimi i ngritur në forcat e tjera të reja. Pra ne kemi një konsistencë në aktivitetet dhe mendimet tona. E treta ne kemi një përgatitje të cilën nuk e kanë forcat e vjetëra politike dhe ndershmërinë të cilët besoj e kanë dhe të rinjtë.Brenda koalicionit ne jemi mazhoritar, në kuptimin që votuesi ka një votë dhe në listën e Tiranës jemi 37 emra dhe votuesi mund të zgjedhë secilin prej nesh. Unë vazhdoj dhe them që cilido prej nesh që ka mbështetje e meriton të jetë në parlament sepse kjo gjë varet nga votuesi dhe jo nga partitë apo nga kryetarët e saj”, tha ai.
    Shabani foli edhe në lidhje me marrëdhënien me Adriatik Lapaj, me të cilin tha se debatojnë gjatë të gjithë kohës, por se kjo është normale mes dy njerëzve që kanë synimin të bëjnë gjëra të cilat mund të jenë historike për vendin.
     

     
    “Midis meje dhe Adriatik Llapaj nuk ka tensione, por debate ka gjithë kohës. Ne kemi një koalicion me tre subjekte dhe me disa parti të cilat janë integruar në listat tona dhe mund të ndodhin dhe diskutime. Unë po drejtoj aktualisht shtabin e Tiranës, ndërsa Adriatiku po drejton punën në gjithë Shqipërinë dhe në diasporë, kemi dhe një këshill koordinues pra jemi në komunikim me njëri tjetrin gjatë gjithë kohës. Kjo është normale midis dy persona që kanë synimin të bëjnë gjëra të cilat mund të jenë historike për vendin. Jemi dhe të ndryshëm në mendime nga njeri- tjetri por diskutojmë në lidhje me cilido vendim që marrim”, tha ai.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Endri Shabani: Disa politikanë do ikin me votë, të tjerët me pranga!

    Zgjedhjet e 11 majit/ Endri Shabani: Disa politikanë do ikin me votë, të tjerët me pranga!

    Përfaqësuesi i “Nisma Thurje” Endri Shabani prezantoi disa nga pikat që përmban programi për zgjedhjet e 11 majit, teksa nënvizoi punësim në sektorin publik, konkurrencë në treg duke krijuar tregje të lira në ekonomi, disa ndërhyrje që lidhen me çështjet e jetesës si dhe konsolidimi i reformës në drejtësi.
    Në një intervistë televizive, Shabani u shpreh se shumë politikanë të klasës së vjetër politike do të ikin me votë në 11 maj, ndërsa pjesa tjetër do të përfundojë në pranga.
    Endri Shabani theksoi se Berisha, Rama dhe Meta, qeverisin duke i gënjyer njerëzit.
    Intervista e plotë:
    Dy partitë e mëdha kanë bërë publike programet e tyre elektorale dhe premtimet për 11 majin, “Nisma Thurje” që ju drejtoni dhe “Shqipëria Behet” e Adriatik Lapajt. Çfarë ka në fokus të ofertës së saj për 11 maj?
    Shabani: E para është vota për të ndryshuar tre njerëz që e kanë sjellë vendin këtu, që janë përgjegjës që shumë prindër janë vetëm, të rinjtë kanë ikur jashtë. Pra, ndëshkim për klasën e vjetër politike që e ka marrë këtë vend peng. Ne na duhet të kalojmë disa reforma dhe ne kemi përgatitur 6 paketa, që garantojnë punësim në sektorin publik, konkurrencë në treg duke krijuar tregje të lira në ekonomi, disa ndërhyrje që lidhen me çështjet e jetesës dhe konsolidimi i reformës në drejtësi.
    Kjo fushatë elektorale ka ndarë edhe partitë në mbështetës të SPAK-ut dhe në kritika të tij. Ju si koalicion që e mbështesni SPAK-un, si e shihni rikthimin e ekspertëve amerikanë në Prokurorinë e Posaçme kundër krimit të organizuar e korrupsionit?
    Shabani: Ka vite që tre kalorësit e tranzicionit politik, pra Berisha, Rama dhe Meta, qeverisin duke i gënjyer njerëzit. Një nga gënjeshtrat është që SPAK do ta shkrijmë, SPAK është vetëm, ndërkohë që ky është fundi i këtij cikli, disa do ikin me votë, disa me pranga.
    A besoni tek task-forca e ngritur nga SPAK për të luftuar krimin zgjedhor? A besoni se klima gjatë fushatës elektorale do të jetë më e qetë?
    Shabani: Padyshim që po. Kemi çuar 5 dosje të tjera në SPAK. Është lajm i mirë që SPAK ka dalë në terren me këtë task-forcë, sepse ajo që ndodhi në 2021 është se grupet kriminale u përfshinë në zgjedhje. Duke qenë SPAK në terren, e pengon problemin në kohë, pa e lejuar që të thellohet.
    Në 2021 ju garuat, por nuk ia dolët që të fitoni asnjë mandat; pse mendoni se 11 maji do të jetë ndryshe?
    Shabani: Nuk është e njëjta Nismë Thurje e 2021. Ne garuam edhe në 2023 dhe u shumfishuam në mbështetje. Këtë radhë jemi organizuar më mirë. Dhe Shqipëria nuk është më Shqipëria e 2021.
    Sa janë synimet tuaja në 11 maj?
    Shabani: Ne nuk bëjmë llogari. Ajo që ne bëjmë është të shohim çfarë do ndodhi në 11 maj, për të parë çfarë do bëjmë pas 11 majit. Nëse do të shihet se klasa e vjetër politike është shkundur, që në parlament kanë hyrë të rinj, dhe klasës së vjetër i ka ardhur cikli, vetëm atëherë ne ja kemi dalë me misionin tonë.