Me një energji super-turbo që nga analistët justifikohet me presionin sa nga partia pro-Brexit e Nigel Farage, e cila është lart në sondazhet e opinionit publik, por edhe nga pritshmëria për të konkurruar vetë Shabana Mahmood, Ministrja e Brendshme britanike, edhe për postin e kryeministres nëse Sir Keir Starmer e heq nga posti herët a vonë, politikania me origjinë pakistaneze ka njoftuar masa të reja për ata të huaj që jetojnë legalisht në Britani dhe synojnë të vendosen përgjithmonë në ishull.
Sipas këtyre masave, pritet të dyfishohet koha për shumicën e punonjësve të huaj në Britani për një status të përhershëm deri në 10 vjet kohë pritje, duke shtuar se disa emigrantë ilegalë do të duhet të presin për 30 vjet për një status të tillë. (Në bazë të parimit të shpallur prej Shabana Mahmood, që disa guxojnë ta konsiderojnë argumentueshëm edhe si Margaret Thatcher e re, vendosja përgjithmonë në Britani nuk është një e drejtë, por një privilegj i cili duhet fituar dhe padyshim edhe financiarisht, përveç kontributeve të tjera për shoqërinë britanike). Përjashtim do të bëjnë ata që kanë të ardhura të larta dhe biznesmenët, të cilët do të përfitojnë nga vendosja përmes korsisë së shpejtë, ndërkohë që mjekët dhe infermierët në Shërbimin Shëndetësor Publik në Britani do të jenë ende si edhe sot në korsinë e afatit 5-vjeçar (pasi pa mjekët dhe infermierët ku dy të tretat e mjekëve dhe 50 përqind e infermierëve janë të ardhur nga jashtë, ky shërbim do të falimentonte).
Qeveria, përmes gojës së Shabana Mahmood, ka propozuar gjoba dhe ndëshkime për ata që shfrytëzojnë dhe abuzojnë me sistemin, duke theksuar se ata që marrin ndihma sociale do të duhet të presin 20 vite, ose trefishin e kohës dhe kohëzgjatja më e madhe në Evropë. Ndërsa ata që mbërrijnë ilegalisht apo thyejnë vizën do të duhet të presin deri në 30 vite.
Ndër propozimet e reja përfshihen rregulla të reja që thonë se migrantët mund të kualifikohen për ndihma sociale dhe strehim, nëse u jepet shtetësia britanike, sesa kur marrin statusin e qëndrimit të përhershëm. Punonjësit me paga të ulëta, si 610 mijë të ardhurit dhe personat në vartësi të tyre të mbërritur me viza si punonjës të kujdesit social apo shëndetësor, në periudhën 2022–2024, do të duhet të presin 15 vite përpara se t’u jepet statusi i përhershëm i qëndrimit në Britani.
Sipas Ministres së Brendshme, ata që ndërkohë e kanë fituar këtë status, si ata të ardhur nga vendet e BE-së para Brexit, këto ndryshime nuk do të aplikohen. Ata që do të aplikojnë për leje të përhershme qëndrimi duhet të mos kenë precedent penal, të flasin anglishten në standardet e Niveli A dhe të mos kenë borxhe. Mbetet të shihet sa nga këto propozime do të mund të materilizohen pas sfidave politike në parlament dhe atyre ligjore.
Tag: shabana
-

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese
-

Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull
Me një energji super-turbo që nga analistët justifikohet me presionin sa nga partia pro-Brexit e Nigel Farage, e cila është lart në sondazhet e opinionit publik, por edhe nga pritshmëria për të konkurruar vetë Shabana Mahmood, Ministrja e Brendshme britanike, edhe për postin e kryeministres nëse Sir Keir Starmer e heq nga posti herët a vonë, politikania me origjinë pakistaneze ka njoftuar masa të reja për ata të huaj që jetojnë legalisht në Britani dhe synojnë të vendosen përgjithmonë në ishull.
Sipas këtyre masave, pritet të dyfishohet koha për shumicën e punonjësve të huaj në Britani për një status të përhershëm deri në 10 vjet kohë pritje, duke shtuar se disa emigrantë ilegalë do të duhet të presin për 30 vjet për një status të tillë. (Në bazë të parimit të shpallur prej Shabana Mahmood, që disa guxojnë ta konsiderojnë argumentueshëm edhe si Margaret Thatcher e re, vendosja përgjithmonë në Britani nuk është një e drejtë, por një privilegj i cili duhet fituar dhe padyshim edhe financiarisht, përveç kontributeve të tjera për shoqërinë britanike). Përjashtim do të bëjnë ata që kanë të ardhura të larta dhe biznesmenët, të cilët do të përfitojnë nga vendosja përmes korsisë së shpejtë, ndërkohë që mjekët dhe infermierët në Shërbimin Shëndetësor Publik në Britani do të jenë ende si edhe sot në korsinë e afatit 5-vjeçar (pasi pa mjekët dhe infermierët ku dy të tretat e mjekëve dhe 50 përqind e infermierëve janë të ardhur nga jashtë, ky shërbim do të falimentonte).
Qeveria, përmes gojës së Shabana Mahmood, ka propozuar gjoba dhe ndëshkime për ata që shfrytëzojnë dhe abuzojnë me sistemin, duke theksuar se ata që marrin ndihma sociale do të duhet të presin 20 vite, ose trefishin e kohës dhe kohëzgjatja më e madhe në Evropë. Ndërsa ata që mbërrijnë ilegalisht apo thyejnë vizën do të duhet të presin deri në 30 vite.
Ndër propozimet e reja përfshihen rregulla të reja që thonë se migrantët mund të kualifikohen për ndihma sociale dhe strehim, nëse u jepet shtetësia britanike, sesa kur marrin statusin e qëndrimit të përhershëm. Punonjësit me paga të ulëta, si 610 mijë të ardhurit dhe personat në vartësi të tyre të mbërritur me viza si punonjës të kujdesit social apo shëndetësor, në periudhën 2022–2024, do të duhet të presin 15 vite përpara se t’u jepet statusi i përhershëm i qëndrimit në Britani.
Sipas Ministres së Brendshme, ata që ndërkohë e kanë fituar këtë status, si ata të ardhur nga vendet e BE-së para Brexit, këto ndryshime nuk do të aplikohen. Ata që do të aplikojnë për leje të përhershme qëndrimi duhet të mos kenë precedent penal, të flasin anglishten në standardet e Niveli A dhe të mos kenë borxhe. Mbetet të shihet sa nga këto propozime do të mund të materilizohen pas sfidave politike në parlament dhe atyre ligjore.Top Channel
-

Ministrja e Brendshme britanike me dorë të hekurt: Gati dëbimi i 700 familjeve shqiptare nga Anglia!
Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood
BRITANi- Politika e azilit në Britani ka çuar në ashpërsimin e masave, teksa pritet që pothuajse 700 familje shqiptare të preken nga sistemi aktual. Ministria e Brendshme njoftoi se më shumë fëmijë do të përballen me deportim sipas planit të Partisë Laburiste për të marrë masa të ashpra ndaj azilkërkuesve.
Sipas ministrisë së Brendshme, familjeve, përfshirë fëmijët, të azilkërkuesve të refuzuar do t’u ofrohet mbështetje financiare në mënyrë që ata të mund të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Nëse e refuzojnë këtë mbështetje, do të detyrohen të largohen përmes deportimit, sipas politikës së re, të quajtur “rivendosja e rendit dhe kontrollit”.
Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood tha se oferta e azilit e Mbretërisë së Bashkuar është shumë më bujare krahasuar me “shumë nga fqinjët tanë evropianë”. Konservatorët në përgjithësi i mirëpritën planet, por disa deputetë laburistë sulmuan qeverinë, përfshirë Nadia ëhittome, e cila i quajti ato “distopike” dhe “të turpshme”.
“700 familje shqiptare, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, por largimi i tyre nuk po zbatohet sepse kanë fëmijë.”, deklaroi Shabana Mahmood në Parlament.
Ministria e Brendshme do të nisë një konsultim se si mund të deportojë familjet, përfshirë fëmijët. Aktualisht, familjet me fëmijë nën moshën 18 vjeç në momentin kur u refuzohet azili vazhdojnë të marrin mbështetje qeveritare derisa fëmija më i vogël të mbushë 18 vjeç – edhe nëse të gjitha rrugët e apelimit janë shteruar dhe ata refuzojnë të kthehen./ZËRI