Tag: sfidën

  • Barcelona merr lajmin e shumëpritur dy ditë para ndeshjes ndaj Inter-it

    Barcelona merr lajmin e shumëpritur dy ditë para ndeshjes ndaj Inter-it

    Fabrizio Romano raporton se Robert Lewandowski është stërvitur sot me ekipin e Barcelonës dhe do jetë gati për sfidën e kthimit ndaj Inter-it, e cila do të luhet të martën në mbrëmje në “San Siro”.

    Sulmuesi polak është stërvitur me skuadrën sot, ndërsa Hansi Flick do e përfshijë polakun në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në Milano, por ende nuk dihet nëse Lewa do e nisë si titullar apo jo.
    Një lajm shumë i mirë ky për katalanasit, duke ditur peshën e madhe që ka në ekip sulmuesi polak, i cili pavarësisht moshës, ka treguar një super formë këtë sezon.
    Kujtojmë se ndeshja e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Inter-it përfundoi në barazim 3-3 dhe kualifikimi për në finale e madhe do të vendoset të martën në mbrëmje në sfidën e kthimit në “San Siro”.

  • Barcelona merr lajmin e shumëpritur dy ditë para “finales” ndaj Inter-it

    Barcelona merr lajmin e shumëpritur dy ditë para “finales” ndaj Inter-it

    4 Maj 2025

    18:02

    Telesport

    Fabrizio Romano raporton se Robert Lewandowski është stërvitur sot me ekipin e Barcelonës dhe do jetë gati për sfidën e kthimit ndaj Inter-it, e cila do të luhet të martën në mbrëmje në “San Siro”.
    Sulmuesi polak është stërvitur me skuadrën sot, ndërsa Hansi Flick do e përfshijë polakun në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në Milano, por ende nuk dihet nëse Lewa do e nisë si titullar apo jo.
    Një lajm shumë i mirë ky për katalanasit, duke ditur peshën e madhe që ka në ekip sulmuesi polak, i cili pavarësisht moshës, ka treguar një super formë këtë sezon. Kujtojmë se ndeshja e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Inter-it përfundoi në barazim 3-3 dhe kualifikimi për në finale e madhe do të vendoset të martën në mbrëmje në sfidën e kthimit në “San Siro”.

  • Me mendjen te Barcelona, Inter fiton ndaj Veronës falë golit së Asllanit (video)

    Me mendjen te Barcelona, Inter fiton ndaj Veronës falë golit së Asllanit (video)

    3 Maj 2025

    22:38

    Telesport

    Me formacionin e dytë, Inter fiton me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Veronës, në sfidën e javës së 35-të, e luajtur në “San Siro”. Inzaghi kishte lënë pushim titullarët për sfidën e sotme, ndërsa Kristjan Asllani e nisi nga minuta e parë dhe nuk zhgënjeu aspak. SHIKOGOLIN
    Mesfushori kuqezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9-të për të cilën u desh ndërhyrja e VAR-it për ta dhënë, pas një prekje të topit me dorë nga mbrojtësi i Veronës. Rezultati i pjesës së parë u mbyll 1-0 për Inter-in, por nuk ndryshoi as në pjesën e dytë.
    Kristjan Asllani përveç ekzekutimit të saktë të penalltisë, bëri një paraqitje shumë të mirë sonte dhe jo më kot u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes, i vlerësuar me notën 8.0. Kur mbeten edhe tre javë nga fundi, Inter mbetet në vendin e dytë me 3 pikë më pak se Napoli. E gjithë vëmendja e zikaltërve tani do jetë në sfidën e kthimit ndaj Barcelonës në Champions League, e cila luhet të martën në mbrëmje.

  • Nuk kanë fund surprizat në FERMA VIP, çfarë vendosi AGAI për Limin dhe Esterin pas realizimit të sfidës me qypat

    Nuk kanë fund surprizat në FERMA VIP, çfarë vendosi AGAI për Limin dhe Esterin pas realizimit të sfidës me qypat

    Pas Big Mamas e cila fitoi imunitetin si më e votuara e publikut, edhe Lim dhe Ester nuk do të jenë në nominim.
    Gjatë javës dy fermerët Limi dhe Ester realizuan me sukses sfidën e qypave të vendosur nga AGAI.
    Por surprizat për dy fermerët nuk mbarojnë këtu, ata do të darkojnë sëbashku mbrëmjen e nesërme.

    Pjesë nga biseda:
    Luana: Limi dhe Ester. Po ashtu edhe ju të dy jeni imun pasi kryet me sukses sfidën e qypave. Po ashtu mbrëmjen e nesërme ka dhe një darkë vetëm për ju të dy.
    Ester: Falenderoj Erandin, Anduelin, Ronin dhe Yllin, pasi u treguan xhentilë, sepse vendosën të ma linin fitoren mua meqë isha e vetmja femër përballë 5 burrave.

  • Champions League/ Barazim spektakolar në aktin e parë mes Barcelonës dhe Interit, finalisti caktohet në “San Siro”

    Champions League/ Barazim spektakolar në aktin e parë mes Barcelonës dhe Interit, finalisti caktohet në “San Siro”

    Është mbyllur në barazim 3-3 ndeshja e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Interit, duke lënë gjithçka të hapur për në sfidën e ardhshme.
    Një spektakël i vërtetë në fushën e lojës, ndeshje e denjë p[ër gjysmëfinalen e Champions league. Barcelona arriti të barazonte sfidën në dy raste, si në pjesën e parë ashtu dhe në të dytën.
    Që në minutën e parë zikaltrit kaluan në avantazh me anë të Turam, i cili realizoi një gol spektakolar me finte.

    Ndërsa pritej reagimi i Barcelonës, zikaltrit dyfishuan shifrat me anë të Dumfris.
    Por vetëm tre minuata më pas Lamine Yamal shënon një supergol duke rihapur sfidën dhe në minutën e 38-të të pjesë së parë Torres barazoi në 2-2.
    Ndërkohë pjesa e dytë do të niste po me ritëm të lartë. Ku janë sërish zikaltrit që shënojnë pas një goditjeje këndi, ku Dumfris realizon me kokë në minutën e 64-t. Ndërsa një minutë më pas Rafinja do të bënte në gjuajtje potente nga jashtë zone duke e përpalsur topin në travers, i cili përplaset më aps në kurrizin e Somer dhe përfundoi në rrjetë.
    Një sfidë e fortë, spektakolare, por finalisti do të caktohet vetëm pas 3 javësh në San Siro.

  • Kupa/ E mërkura përcakton finalen e 1 majit

    Kupa/ E mërkura përcakton finalen e 1 majit

    Edicioni i 73-të i Kupës së Shqipërisë me turin gjysmëfinal pritet të përcaktojë këtë të mërkurë finalistet e datës 1 maj 2025.

    Partizani luan në Kompleksin “Partizani” ndeshjen e kthimit kundër Egnatias, pas fitores 1-0 në sfidën e parë teksa Keko shënoi me penallti në fund për të kuqtë. Ndërkohë, në të njëjtën ditë dhe orë (19:00) në “Elbasan Arena” luhet dueli mes Dinamos dhe Vllaznisë, me sfidën e parë që është mbyllur pa gola 0-0.

    FSHF ka planifikuar për këtë të mërkurë dy duelet e kthimit në orën 19:00 (19 prill).

    Vazhdo leximin

  • Tirana fiton edhe sfidën e dytë “play out” ndaj Elbasanit, siguron mbijetesën në Superligë

    Tirana fiton edhe sfidën e dytë “play out” ndaj Elbasanit, siguron mbijetesën në Superligë

    17 Prill 2025

    8:45

    Telesport

    Ekipi i Tiranës në basketboll për meshkuj do të luajë në Superligë edhe sezonin e ardhshëm. Bardheblutë fituan thellë 103-55 ndaj Elbasanit në sfidën e dytë play out.
    Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan u fitua pa probleme nga miqtë, që kështu fituan 2-0 serinë e takimeve dhe do të vazhdojnë të luajnë mes më të mirëve edhe sezonin tjetër.
    Ashtu si në ndeshjen e parë, Elbasani luajti pa basketbollistët e huaj, çka bëri që diferenca mes skuadrave të ishte e madhe, duke e kthyer sfidën në një stërvitore për bardheblutë.
    Për Tiranën realizuan pikë 11 lojtarë. Elbasani, që u rendit i dyti në Kategorinë e Parë, do të vijojë të luajë në këtë kampionat edhe sezonin tjetër.
    Play Out-Meshkuj
    Nd.1, Tirana – Elbasani, 140-58
    Nd.2, Elbasani – Tirana, 55-103 (0-2)

  • Reali i Madridit karikohet për sfidën me Arsenalin, shpërndan video motivuese me përmbysjet në Champions: Edhe një herë tjetër në “Bernabeu”

    Reali i Madridit karikohet për sfidën me Arsenalin, shpërndan video motivuese me përmbysjet në Champions: Edhe një herë tjetër në “Bernabeu”

    Realin e Madridit e pret një detyrë e vështirë mbrëmjen e së mërkurës. “Los blancos” duhet të përmbysin rezultatin 3-0 për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Madrilenët janë të karikuar për sfidën kundër Arsenalit, teksa po përdorin çdo mënyrë motivimi për lojtarët.
    Së fundmi, klubi spanjoll ka shpërndarë një video motivuese në faqen e vetë zyrtare. Reali i Madridit ka bërë një përmbledhje me çastet e përmbysjeve të ndeshjeve në shtëpinë e tyre në Ligën e Kampionëve. Videoja titullohet me titullin: “’Bernabeu’, edhe një herë tjetër”, si dhe në të dëgjohet në sfond edhe një fjalim motivues, si më poshtë:
    “Do t’ju tregoj një botë pa kufij dhe limite. Një botë ku gjithçka është e mundur. Nuk e di të ardhmen. Nuk erdha këtu për t’ju thënë se si e gjitha kjo do të përfundojë. Erdha për t’ju thënë se si do të fillojë. Një ditë do të përfundojë, por jo këtë herë”./Sport Ekspres/
    VIDEO MOTIVUESE E REALIT TE MADRIDIT

  • “Ne kemi diellin, ti ke sjellë të ftohtin e Brukselit”, Rama me Kallas: Kemi folur për sfidën e procesit të anëtarësimit dhe problematikat në rajon

    “Ne kemi diellin, ti ke sjellë të ftohtin e Brukselit”, Rama me Kallas: Kemi folur për sfidën e procesit të anëtarësimit dhe problematikat në rajon

    Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë të përbashkët me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së Kaja Kallas.Teksa falenderoi Kallas për këtë vizitë, Rama tha se Shqipëria është plotësisht e investuar në procesin e negociatave duke qenë vazhdimisht në të njëjtën linjë me politikat e Bashkimit Evropian.
    Ai theksoi se kanë folur për sfidën e madhe të procesit të anëtarësimit, si dhe për rajonin e problematikat në të.“Më vjen jashtëzakonisht mirë që më në fund e mbajte fjalën, ma kishe dhënë para si përfaqësuese e lartë e vendit tënd dhe vendeve tona. Kemi pasur një takim shumë pozitiv. Mes nesh dhe BE-së nuk ka asnjë problem apo çështje të hapur, përkundrazi kemi një linjëzim të plotë në të gjitha aspektet. Kemi folur për sfidën e madhe të procesit të anëtarësimit, ashtu sikundër kemi folur për rajonin dhe problematikat në rajon në një moment kur ne e kemi të domosdoshëm unitetin dhe stabilitetin e rajonit.
    Kemi prekur me zv.Presidenten edhe çështjen e bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë, një temë qendrore në jetën e përditshme dhe politikën e Bashkimit Evropian. Lufta nuk është një bardh e zi i së shkuarës as një ngjarje spontane në kufijtë e Europës, ndaj së cilës Europa duhet të shtrëngojë radhët e padiskutim pjesë e këtij angazhimi është edhe Shqipëria në përmasën e vet. Partneriteti për sigurinë e mbrojtje që e nënshkruam me Kajan Dhjetorin e kaluar është një hap dhe praktikisht dialogu do jetë një konstante e vazhdueshme me BE-në”, tha Rama.