Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë në stadiumin “Air Albania”.
Ekipi i drejtuar nga tekniku Silvinjo zhvilloi një seancë pa shumë ngarkesë fizike, duke u fokusuar te skema taktike dhe goditjet standarde.
Sulmuesi Myrto Uzuni u stërvit për një pjesë të sesionit, ndërsa më tej vazhdoi i diferencuar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit u stërvit e plotë.
Nesër, më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.
Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë (e hapur deri në orën 16:00 ditën e martë).
Tag: sfidën
-

Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore para Letonisë, gjithçka gati për sfidën
-

Kualifikueset e Botërorit 2026 / Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën me Letoninë në Tiranë
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” para ndeshjes ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit botëror 2026.
Përgjatë sesionit u zhvilluan ushtrime fizike, u provuan skema të ndryshme taktike, si dhe goditje standarde.
Sulmuesi Myrto Uzuni iu bashkua sot grupit përgjatë një pjese të stërvitjes, ndërsa në pjesën tjetër u stërvit i diferencuar.
Ditën e nesërme, në orën 16:30, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën zyrtare në stadiumin “Air Albania”, ndërsa në orën 17:30 ekipi do të zhvillojë stërvitjen finale para ndeshjes së të martës po në stadiumin “Air Albania”.
Më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.
Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë (e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 18:00).
Vazhdo leximin
-

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën me Letoninë në Tiranë
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” para ndeshjes ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit botëror 2026.
Përgjatë sesionit u zhvilluan ushtrime fizike, u provuan skema të ndryshme taktike, si dhe goditje standarde.
Sulmuesi Myrto Uzuni iu bashkua sot grupit përgjatë një pjese të stërvitjes, ndërsa në pjesën tjetër u stërvit i diferencuar.
Ditën e nesërme, në orën 16:30, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën zyrtare në stadiumin “Air Albania”, ndërsa në orën 17:30 ekipi do të zhvillojë stërvitjen finale para ndeshjes së të martës po në stadiumin “Air Albania”. Më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.
Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë (e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 18:00). -

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Kombëtarja rinis përgatitjet në shtëpi për sfidën me Letoninë
Kombëtarja shqiptare është rikthyer në shtëpi nga transferta e Gjibraltarit mbrëmjen e të premtes dhe këtë të shtunë ka zhvilluar stërvitjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Letonisë.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo realizoi ushtrime fizike dhe skema teknike me seancën stërvitore që zgjati për më shumë se 1 orë mes palestrës dhe fushës. Grupi ishte i plotë, përveç Myrto Uzunit, i cili u stërvit i diferencuar, për shkak të një problemi në kofshë, që po mbahet nën monitorimin e stafit mjekësor e që sipas analizave paraprake nuk është serioze.
Ditën e diel skuadra do të stërvitet sërish në Shtëpinë e Futbollit në orën 17:00 me 15 minutat e para që do të jenë të hapura për median.
Më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.
Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë (e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 18:00). -

Gjesti rrëfen për herë të parë sfidën që po i errëson ditët
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Kuqezinjtë gati për sfidën miqësore me Gjibraltarin, përballja në orën 18:00
Kombëtarja e Shqipërisë luan të mërkurën përballjen e saj miqësore me Gjibraltarin. Sfida nis orë 18:00 dhe luhet në stadiumin “Europa Point” të Gjibraltarit. Trajneri Sylvinho ka punuar me të gjithë grupin, duke u fokusuar më shumë në aspektin taktik. Deri tani i gjithë grupi gëzon formë të mirë dhe nuk ka probleme me dëmtimet.
Pas miqësores me Gjibraltarin, më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Tekniku kuqezi e konsideroi takimin testues ndaj Gjibraltarit si një mundësi të mirë për lojtarët që nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren, ndërsa ndeshjen me Letoninë e cilësoi shumë të rëndësishme për objektivat e skuadrës. -

Ndryshime sërish në listën e Kombëtares. Dëmtohet Kastrati, ja kush e zëvendëson
Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjet e shtatorit në ditën e dytë në kampin stërvitore në Malaga të Spanjës.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë në skuadër portierin e Kombëtares U-21, Simon Simoni, pasi Elhan Kastrati nuk do të jetë i gatshëm për arsye dëmtimi.
Kastrati, i cili ka një dëmtim në gju, është paraqitur në grumbullim, ku i është nënshtruar analizave dhe vizitave nga stafi mjekësor, që ka konkluduar se futbollisti nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjet me Gjibraltarin e Letoninë dhe se ka nevojë për trajtim mjekësor.
Simoni do të mbërrijë në kampin kuqezi në orët në vazhdim dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë.
Sa i përket grupit, kanë mbërritur gjatë ditës Enis Çokaj dhe Cristian Shpendi, të cilët janë stërvitur rregullisht me skuadrën. Seanca stërvitore ka zgjatur pak më shumë se një orë dhe i gjithë grupi gëzon formë të mirë.
Ditën e nesërme (e mërkurë) në ora 17:00 do të jetë konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo, ndërkohë që në ora 18:00 do të zhvillohet seanca zyrtare stërvitore.
Shqipëria do të luajë më 4 shtator një miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë, me sfidën që nis në ora 18:00, ndërsa më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.
Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë. -

Usyk gati për sfidën e unifikimit të titujve ndaj Dubois: Mosha s’është problem, do të më shihni të shtunën
18 Korrik 2025
12:34
Telesport
Ditën e shtunë, në stadiumin “Wembley” të Londrës, do të zhvillohet dueli i unifikimit të peshave të rënda në boks mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Danil Dubois. Kjo është hera e dytë që dy boksierët përballen në ring, me ukrainasin që e fitoi me KO në raundin e nëntë sfidën e parë (gusht 2023).
Oleksandr Usyk (38 vjeç dhe i pamposhtur në ring) këmbëngul se mosha nuk është faktor në përballjen Daniel Dubois (11 vite më i ri). Kjo diferencë e konsiderueshme në moshë ka nxitur sugjerime se ukrainasi do të ketë vështirësi të përballet me sfiduesin e tij 27-vjeçar britanik në Londër.
“Mosha nuk është problem për mua, nuk ndihem i tronditur nga diferenca. Unë e respektoj këtë djalë të ri. Ai është i motivuar, por edhe unë jam. Nuk jam plak. 38 vjeç nuk është plak, e dini? Do ta shohim të shtunën në ring“, tha Usyk, 23 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij. -

Jo vetëm Keko, Partizani humbet një tjetër sulmues për ndeshjen e kthimit
Partizani ka vijuar përgatitjet për sfidën vendimtare ndaj Kaljus, ndërsa lajmet e këtyre ditëve nga “Shtëpia e Futbollit” nuk janë fort pozitive për repartin ofensiv. Pas konfirmimit të dëmtimit të Albers Kekos, që do ta mbajë larg fushave për disa muaj, të kuqtë duhet të bëjnë llogaritë edhe me një mungesë tjetër në repartin e avancuar. Orest Rifa nuk pritet të rrezikohet për sfidën e së enjtes në “Air Albania”.
SITUATA- Sulmuesi i talentuar i Partizanit frikësoi stafin për një dëmtim serioz në ditët e fundit, por për fat nuk bëhej fjalë për një problem të rëndë. Gjithsesi, edhe pse dje është stërvitur me grupin, trajneri Gega nuk pritet ta rrezikojë në sfidën e kthimit ndaj Kaljus. Sezoni sapo ka nisur dhe rreziqet janë të larta. Kësisoj, mungesa e Rifes bashkë me atë të konfirmuar të Kekos krijon një problem serioz në repartin ofensiv. Partizani ka vështirësi me alternativat në sulm, pasi edhe stoli bie në sy sidomos në një duel që pritet të jetë i ashpër dhe ku loja mund të zgjidhet nga detajet.Ndërkohë, në seancën e djeshme të zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, pjesa tjetër e grupit është stërvitur normalisht. Në fushë kanë qenë edhe Andi Janjeva dhe Redon Ismaili, dy lojtarë që po vijojnë të punojnë me pjesën tjetër të ekipit, por nuk janë në listën e federuar të UEFA-s. Dhe kështu nuk do të jenë në dispozicion të enjten. Që të dy kanë pasur probleme fizike dhe stafi po tregohet i kujdesshëm me rikuperimin e tyre.
ZGJIDHJA- Në këtë situatë, të kuqtë pritet të mbështeten te titullarët aktualë ku llogaritet edhe Isgandarli. Nuk përjashtohet mundësia që të aktivizohet sërish Himallari, tashmë me eksperiencën e transfertës mbi supe. Trajneri Skënder Gega do të ketë detyrë për të ndërtuar repartin e sulmit. Dhe sigurisht që lind nevoja për të ruajtur freskinë e skuadrës gjatë gjithë ndeshjes që mund të kalojë 90 minuta. Pasi mesfusha shfaqej e dobësuar nga sezoni i kaluar, mbetet për t’u parë ndikimi i dëmtimeve te sulmi.Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Finale e parakohëshme, PSG eleminon Bajernin në sfidën dinamike…
Finale e parakohëshme, PSG eleminon Bajernin në sfidën dinamike… – Sporti im
error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!