Tag: sfidën

  • U dëmtua në sfidën ndaj Napoli, trajneri Chivu humbet për një muaj mesfushorin

    U dëmtua në sfidën ndaj Napoli, trajneri Chivu humbet për një muaj mesfushorin

    28 Tetor 2025

    10:09

    Telesport

    Mesfushori armen i Inter, Henrikh Mkhitaryan, i dëmtuar në ndeshjen kundër Napoli, mësohet se ka pësuar një tendosje muskulore në gjysmëtendinozin e kofshës së majtë. Nuk është ende e qartë saktësisht se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave, por ka të ngjarë që ai të jetë jashtë për rreth një muaj.
    “Situata e lojtarit do të vlerësohet përsëri javën tjetër“, thuhet në deklaratën e Inter, duke detajuar gjendjen e lojtarit pas testeve klinike dhe mjekësore të kryera ditën e hënë, pas rikthimit në Milano.
    Kështu, Mkhitaryan do të humbasë ndeshjet kundër Fiorentina, Verona dhe Lazio në Serie A dhe atë ndaj Kairat në Champions League. Kthimi i mundshëm i armenit mund të vijë pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve.
    Klubi zikaltër synon që ta ketë lojtarin në dispozicion për ndeshjen derbi kundër Milan (më 23 nëntor) dhe më pas në sfidën e Champions kundër Atlético Madrid (26 nëntor). Gjithsesi, mungesa e tij është një goditje e rëndë për trajnerin Chivu.

  • “Skuqen” Egnatia dhe Dinamo, por mungon goli. “Paqe” edhe mes Tiranës dhe Teutës

    “Skuqen” Egnatia dhe Dinamo, por mungon goli. “Paqe” edhe mes Tiranës dhe Teutës

    18 Tetor 2025

    19:36

    Telesport

    Egnatia-Dinamo, kryesfida e javës së 7-të në “Abissnet Superiore” është mbyllur në barazim pa gola. Në sfidën e luajtur në Rrogozhinë, nuk munguan rastet për të dyja ekipet, por mungoi finalizimi i tyre.
    Të dyja ekipet e mbyllën sfidën me nga 10 lojtarë, Lorran për Dinamon dhe Arbenit Xhemajli për Egnatian. Edhe në sfidën tjetër mes Tiranës dhe Teutës e luajtur në “Air Albania”, po ashtu mungoi goli.
    Ndërkohë në sfidën e luatur më parë në “Adush Muça” në Ballsh, Vllaznia fitoi 0-1 falë një autogoli të vendasve në minutat e fundit të ndeshjes. Me këtë fitore, shkodranët mbajnë vendin e parë në renditje me 16 pikë.

  • Silvinjo bën disa ndryshime, formacioni zyrtar për sfidën kundër Jordanisë

    Silvinjo bën disa ndryshime, formacioni zyrtar për sfidën kundër Jordanisë

    Trajneri Silvinjo ka publikuar formacionin zyrtar për miqësoren që Shqipëria do të luajë sot në orën 19:00 kundër Jordanisë në stadiumin “Air Albania”.
    Tekniku i kuqezinjve ka bërë disa ndryshime në formacion, duke i dhënë hapësirë disa lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë minuta më kombëtaren.
    Në portë do të luajë Dajsinani, Balliu dhe Mihaj do të nisin sfidën si titullarë në krah të Gjimshitit dhe Mitajt. Bajrami rikthehet titullar në mesin e fushës, në krah të Asllanit dhe Shehut. Hoxha dhe Asani do të mbështesin Dakun në majën e sulmit.

  • Rigels Tepshi ndez “motorrët” e sulmit dibran, shijojeni këtë super gol (VIDEO)

    Rigels Tepshi ndez “motorrët” e sulmit dibran, shijojeni këtë super gol (VIDEO)

    Rigels Tepshi, ardhur vetëm në verë nga Teuta tek Korabi, si një element me potenciale pritshmërish të mëdha në sulm rishfaqet shumë elokuent e fin në fushë sot në sfidën e sotme për Kupë ndaj Veleçikut. Pas një periudhe rikuperimi dhe akumulimi energjish, Tepshi shfaq atë që duhet të demonstronte prej vitesh në fushat tona, por që nuk kishte hapësirën dhe mundësinë ta bënte. Një djalë shumë fjalëpak dhe me forcën e shpërthimit në vetëvete tregon fare pak nga arsenali i tij, në sfidën e sotme me Veleçikun për Kupë, duke shënuar jo vetëm golin e avantazhit dhe zhbllokimit të sfidës pas barazimit momental 1-1, por edhe ecurisë së mëtejshme në lojë në ndihmë të skuadrës.
    Një element që forcon ndjeshëm për sezonin dhe kampionatin sektorin ofensiv të Korabit, aty ku vete Rigelsi mjafton të ketë hapësirën e mundësinë në fushë për të bërë atë që ai vete ka angazhimin dhe sfidën personale të bëjë, golat. Për disa sezone te Teuta në Superiore nuk e pati mundësinë në fushë të dëshmonte disa prej karakteristikave të tij. Tashmë me ardhjen e tij te Korabi gara është e hapur dhe arma e tij më e fortë është puna dhe disiplina e ku natyrisht edhe sfida me vetveten për të rritur standartin e tij në fushë si një golashënues rrace. Aktivizimi i tij në rritje e në vijim është një domosdoshmëri për forcimin e sulmit dibran për sfidat në vijim që e presin Korabin. Natyrisht, duke mbetur sërish në vëmendjen dhe radarin e klubeve të tjera. Për momentin ai mbetet i fokusuar te Korabi, ku premton një sezon alla-grande, për tu bërë vërtetë problem i mbrojtjeve të tjera rivale. /Sport Ekspres/

    Goli që bëri sot kundër Velecikut për Kupë

  • Shqipëria “harron” suksesin ndaj Serbisë dhe nis përgatitjet për sfidën e radhës

    Shqipëria “harron” suksesin ndaj Serbisë dhe nis përgatitjet për sfidën e radhës

    12 Tetor 2025

    18:15

    Telesport

    Pas fitores së jashtëzakonshme mbrëmë në Leskovac 0-1 ndaj Serbisë, kombëtarja shqiptare ka nisur sot pasdite përgatitjet për sfidën miqësore ndaj Jordanisë, e cila do të luhet në “Air Albania”, ditën e martë, ora 19:00.
    Pjesa më e madhe e lojtarëve kanë dalë në stërvitje, ku shihet qartë entuziasmi dhe gëzimi në sytë e tyre, pas asaj fitoreje të mrekullueshme ndaj serbëve. Në miqësoren ndaj Jordanisë, Sylvinho pritet të lërë pushim titullarët dhe t’u japë hapësirë emrave të rinj si Cake, Gripshi, Berisha etj.
    Në muajin nëntor, konkretisht më 13 nëntor, Shqipëria do të luajë ndeshjen vendimtare në transfertë ndaj Andorrës, ku bën punë vetëm fitorja dhe tre ditë më pas do të presë në ndeshjen e fundit për këto kualifikuese Anglinë në “Air Albania”.

  • Shqipëria shkakton ‘tërmet’ te Serbia, pas trajnerit Stojkovic humbasin edhe pesë futbollistë

    Shqipëria shkakton ‘tërmet’ te Serbia, pas trajnerit Stojkovic humbasin edhe pesë futbollistë

    Serbia sheh t’i zbehen shanset për kualifikimin në play-off e Botërorit 2026, pas humbjes 0-1 me Shqipërinë. Te serbët situata është mjaft negative, teksa dha dorëheqje edhe trajneri Dragan Stojkovic, i cili nuk do të udhëtojë me ekipin për sfidën ndaj Andorrës.
    Për sfidën e radhës kualifikuese të botërorit ndaj modestëve të Andorrës nuk do jenë në dispozicion 5 lojtarë. Bëhet fjalë për Nikola Milenkovic, Luka Jovic, Predrag Rajkovic, Andrija Zivkovic dhe Dragan Rosic; të dëmtuar ose jo në formë.
    Në atë sfidë Serbinë do ta udhëheqë Zoran Bata Mirkovic, i cili në vend të lojtarëve të lartpërmendur thirri Luka Lijeskic nga Radnički 1923, Vuk Draškić nga Crvena zvezda dhe Mihajlo Cvetkovic nga Anderlecht.

  • Kupa e Botës 2026 / Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, nesër udhëton drejt Nishit

    Kupa e Botës 2026 / Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, nesër udhëton drejt Nishit

    Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Silvinjo.

    Stërvitja u fokusua te përgatitja atletike, loja me top dhe provimi i skemave të ndryshme, duke përfshirë edhe goditjet në portë.

    Skuadra do të udhëtojë nesër drejt Nishit, ku në orën 16:30 do të zhvillohet konferenca zyrtare para ndeshjes me trajnerin dhe një lojtar, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac.

    Pas konferencës, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 17:30 për të mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë.

    Konferenca për mediat e trajnerit Silvinjo do të transmetohet live në FSHF TV dhe në kanalin zyrtar të FSHF në YouTube./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Thuram në garë me kohën, Inter shpreson ta ketë francezin në ndeshjen ndaj Romës

    Thuram në garë me kohën, Inter shpreson ta ketë francezin në ndeshjen ndaj Romës

    Marcus Thuram vijon stërvitjen e diferencuar në Appiano Gentile, për tu rikuperuar sa më shpejtë nga dëmtimi, që mori në sfidën e Champions League ndaj Slavia Pragës. Pauza e kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare vjen në momentin e duhur për Interin, që shpreson shumë se do ta ketë të gatshëm sulmuesin francez për sfidën e radhës, ajo që do të luhet ndaj Romës në Olimpico më 18 Tetor.
    Për momentin prezenca në fushë e Thuram ndaj verdhekuqve është shumë e vështirë, por nuk përjashtohet që të paktën të jetë në dispozicion të Chivut, në ndeshjen ndaj kryeqytetasve kryesues, në një sfidë që mund të tregojë shumë mbi potencialin e skuadrës zikaltër këtë sezon.

    © BalkanWeb

  • Ismajli dhe Pajaziti humbasin sfidën me Serbinë, Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit

    Ismajli dhe Pajaziti humbasin sfidën me Serbinë, Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit

    Kombëtarja ka nisur zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, që luhet më datën 11 tetor në Leskovac dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, si edhe për miqësoren me Jordaninë, që luhet më datë 14 tetor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
    Nën urdhrat e trajnerit Silvinjo ka qenë pjesë më e madhe e lojtarëve të ftuar, ndërkohë që Jasir Asani, Thomas Strakosha, Arbër Hoxha, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj do bashkohen me grupin gjatë orëve të mbrëmjes.
    Seanca e parë ka qenë më pak e ngarkuar për kuqezinjtë, duke qenë se të gjithë lojtarët vinin nga impenjimet e tyre me klubet këtë fundjavë dhe është fokusuar te ushtrimet fizike dhe pak me topin.
    Sakaq, Departamenti i Komunikimit bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti nuk do të jenë pjesë e skuadrës për dy sfidat e tetorit për shkak dëmtimesh.
    Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive dhe pas shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy sfida.
    Në seancën e radhës stërvitore, që zhvillohet të martën në ora 16:00 në Shtëpinë e Futbollit, grupi do të jetë i plotë.

  • Shqipëria nis përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, stërvitja e parë në “Shtëpinë e Futbollit”

    Shqipëria nis përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, stërvitja e parë në “Shtëpinë e Futbollit”

    Kombëtarja ka nisur zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, që luhet më datën 11 tetor në Leskovac dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, si edhe për miqësoren me Jordaninë, që luhet më datë 14 tetor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
    Nën urdhrat e trajnerit Silvinjo ka qenë pjesë më e madhe e lojtarëve të ftuar, ndërkohë që Jasir Asani, Thomas Strakosha, Arbër Hoxha, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj do bashkohen me grupin gjatë orëve të mbrëmjes.
    Seanca e parë ka qenë më pak e ngarkuar për kuqezinjtë, duke qenë se të gjithë lojtarët vinin nga impenjimet e tyre me klubet këtë fundjavë dhe është fokusuar te ushtrimet fizike dhe pak me topin.
    Sakaq, Departamenti i Komunikimit bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti nuk do të jenë pjesë e skuadrës për dy sfidat e tetorit për shkak dëmtimesh.
    Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive dhe pas shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy sfida.
    Në seancën e radhës stërvitore, që zhvillohet të martën në ora 16:00 në Shtëpinë e Futbollit, grupi do të jetë i plotë.