Tag: sfidën

  • Sfidë mes pretendentëve në Final Four, Elbasani llogarit rikthimin e rëndësishëm

    Sfidë mes pretendentëve në Final Four, Elbasani llogarit rikthimin e rëndësishëm

    Elbasani barazoi pa gola ndaj Partizanit në shtëpi, duke marrë në këtë mënyrë barazimin e dytë radhazi.
    Sfidën e radhës, verdheblutë e luajnë në trasfertë ndaj Teutës, ku do të synohet natyrisht maksimumi, por nga ana tjetër, bregdetarët janë në një moment shumë të mirë. Për sfidën ndaj Teutës, Gvozdenoviç do të ketë një armë më shumë pasi Tsague ka shlyer dënimin dhe do të jetë i gatshëm për të qenë në fushë.

    Tsague u ndëshkua me të verdhë në sfidën ndaj Dinamos, duke plotësuar kështu numrin në 4 kartonë, teksa rikthimi i tij padyshim që i jep qetësi stafit teknik të Elbasanit.

  • Dëmtimi i Armando Brojës, ja sa pritet të zgjasë rikuperimi i tij

    Dëmtimi i Armando Brojës, ja sa pritet të zgjasë rikuperimi i tij

    Armando Broja nuk po kalon një moment të mirë. Sikur të mos mjaftonte që sulmuesi nuk po gjen dot golin me kuqezinjtë, ai u dëmtua në sfidën ndaj Anglisë.
    Ai u aktivizua në minutën e 75 në vend të Bajramit, por nuk ishte e thënë që ta mbyllte sfidën. Sa i takon dëmtimit, të reja të rëndësishme vijnë së fundmi. Bëhet fjalë për ndrydhje të gradës 1 dhe rikuperimi mund të zgjasë 14-16 ditë.

    Broja synon që të rikthehet në fushë sa më parë të jetë e mundur, për të kërkuar kështu të jetë në formë për ndeshjet e marsit.
     

  • Berisha uron kuqezinjtë për sfidën me Anglinë dhe për ‘ëndrrën’ e Botërorit

    Berisha uron kuqezinjtë për sfidën me Anglinë dhe për ‘ëndrrën’ e Botërorit

    Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan kundër Anglisë në “Air Albania” sfidën e fundit të Grupit K eliminator të Botërorit, shkruan Syri.net.

    Kuqezinjtë e kanë siguruar “play-off”-n dhe ndaj anglezëve luajnë për rezultat historik.

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një status në Facebook, u ka uruar sukses heronjve kuqezi, që synojnë tashmë kualifikimin në Botëror.

    “Nga zemra fitore Kuqezinjve sot në ndeshjen me Anglinë, shkruan Berisha në statusin e tij.

  • Kosova dyfishon shifrat falë një autogoli, Xhaka shpëton Zvicrën (video)

    Kosova dyfishon shifrat falë një autogoli, Xhaka shpëton Zvicrën (video)

    15 Nëntor 2025

    22:13

    Telesport

    Kosova ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Sllovenisë, në sfidën që po luhet në Ljubljana dhe deri tani Dardnët udhëheqin 0-2. Pas një topi të gjatë të Florent Muslija, ishte Žan Karničnik që e dërgoi atë gabimisht në portën e tij.
    Në sfidën tjetër të këtij grupi, Zvicra po fiton 2-1. Ishte Granit Xhaka që u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 59-të, e fituar pas një faulli ndaj Emboli në zonë.
    Me rezultatet aktuale, Zvicra udhëheq në vend të parë, ndërsa Kosova duhet të mjaftohet me vendin e dytë që të dërgon në play-off. Ndeshja e fundit, të martën në “Fadil Vokrri”, Kosovë-Zvicër.
    SHIKOGOLAT

  • Shqipëria gati për përballjen me Andorrën, ja sa tifozë kuqezi do të ketë në stadium

    Shqipëria gati për përballjen me Andorrën, ja sa tifozë kuqezi do të ketë në stadium

    Shqipëria do të përballet me Andorrën në orën 20.45, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit.
    Për shkak të rëndësisë së ndeshjes, interesimi nga tifozët shqiptarë për këtë takim ka qenë mjaft i lartë.
    Në Estadi de la FAF (Encamp), 75% e stadiumit do të jenë tifozë kuqezi. Stadiumi ka kapacitet mbi 5000 vende, por është vendosur që 2100 të shiten. Me fjalë të tjera, 1600 mbështetës nga Shqipëria do të ndjekin sfidën nga afër.

  • Andorrë-Shqipëri / Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme

    Andorrë-Shqipëri / Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme

    Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Andorrës, që do të luhet në orën 20:45.

    Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Andorrës.

    Atmosfera brenda grupit është shumë pozitive dhe i gjithë ekipi dhe stafi është i motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.

    Sfida ndaj Andorrës është e parafundit në kualifikueset e Botërorit 2026, ndërkohë që më datë 16 nëntor kuqezinjtë do të përballen me Anglinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në duelin e fundit të kësaj fushate kualifikuese në Grupin K./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • 45′ e para: Teuta mbyll llogaritë ndaj Partizanit, mungon goli në “Elbasan Arena” në sfidën për kreun

    45′ e para: Teuta mbyll llogaritë ndaj Partizanit, mungon goli në “Elbasan Arena” në sfidën për kreun

    9 Nëntor 2025

    17:50

    Telesport

    Janë mbyllur 45 minutat e para në dy sfidat e fundit për javën e 11-të në Abissnet Superiore. Në “Niko Dovana”, Teuta është duke fituar 2-0 ndaj Partizanit.
    Durrsakët gjetën golin e parë në minutën e 32-të me një aksion të shkëlqyer, toli asiston për Fadairo, ky i fundit dërgon topin në zonë, aty ku ishte Xhoel Macolli, i cili shkundi rrjetën me një goditje klasi. Festë e madhe te “Djemtë e Detit”, ku nga gëzimi shihet duke çaluar trajneri Enkelejd Dobi.
    Në minutën e 39-të, Ardit Toli shënon direkt nga goditja e këndit, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Teutës. Në sfidën tjetër në “Elbasan Arena”, Elbasani dhe Egnatia u ndanë në barazim pa gola.
    SHIKOGOLINETOLITNGA KENDI

  • Bologna “spektakël” ndaj Napoli-t, Italiano i jep leksione Conte-s (video)

    Bologna “spektakël” ndaj Napoli-t, Italiano i jep leksione Conte-s (video)

    Bologna ka fituar 2-0 ndaj Napolit në sfidën e luajtur në “Renato Dall’Ara”, e vlefshme për javën e 11-të në Serie A. Fillimisht vendasit e drejtuar nga Vincenzo Italiano u detyruan të bënin dy zëvendësime për shkak dëmtimesh, i pari u largua portieri titullar Lukasz Skorupski, pas vetëm 8 minutash lojë dhe në fillim të pjesës së dytë u largua Jonathan Rowe, po për arsye dëmtimi.
    Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola. Rezultati u zhbllokua në minutën e 50-të, pas një kombinimi të bukur në zonë mes të sapofuturit Nicolo Cambiaghi dhe Thijs Dallinga, holandezi dërgoi topin në rrjetë.
    Në minutën e 65-të, ishte mbrojtësi kolumbian Jhon Lucumi, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Emil Holm. Pas kësaj fitoreje, Bologna ngjitet në vendin e 5-të me 21 pikë, Napoli mbetet në vendin e dytë me 22 pikë, por Antonio Conte ka ende shumë punë për të bërë me ekipin e tij, pasi paraqitjet e fundit ka qenë vërtet shumë të dobëta.
    Në sfidën tjetër, Genoa barazoi 2-2 ndaj Firoentinës. Paolo Vanoli e nis me një pikë në krye të klubit vjollcë, pas shkarkimit të Stefano Pioli-t.
    SHIKOGOLAT

  • Lautaro “sundon” Europën, barazon rekordin e Crespo. Quajeni “snajperi” i Champions-it

    Lautaro “sundon” Europën, barazon rekordin e Crespo. Quajeni “snajperi” i Champions-it

    6 Nëntor 2025

    14:00

    Alfred Lleshi

    Goli i fundit në Serie A ndaj Cremonese, i datës 4 tetor, dhe disa gabime të fundit përballë portës kundër Napolit, Fiorentinës dhe Veronës kishin ngritur dyshime mbi formën e Lautaro Martínez tek Interi. Megjithatë, gjithçka ndryshoi në sfidën ndaj Kairat Almaty, ku kapiteni zhbllokoi rezultatin me një gol tipik për të, plot forcë, vendosmëri dhe instinkt.
    Në Champions League, sulmuesi argjentinas nuk është ndalur kurrë. Ai ka shënuar një gol çdo 43 minuta, një statistikë që tregon qartë diferencën mes paraqitjeve të tij në Europë dhe në kampionat. Në fakt, me 4 gola në 3 ndeshje (pa përfshirë sfidën me Ajax), Lautaro është bërë vetëm lojtari i tretë i Interit që arrin të shënojë në tri ndeshjet e para sezonale të Champions-it, pas Eto’o (2010/11) dhe Adriano (2004/05).
    Rekordi I tij nuk ndalet këtu. Sipas “Corriere dello Sport”, Lautaro është lojtari me më shumë gola në Champions gjatë vitit 2025 (12 gola). Me 25 gola gjithsej në karrierën e tij në Champions, ai ka barazuar Hernán Crespo në vendin e tretë të listës së argjentinasve më produktivë në historinë e kompeticionit. Përpara tij qëndrojnë vetëm Lionel Messi (129) dhe Kun Agüero (41). Kjo statistikë konfirmon se për “El Toro”, Champions-i është terreni ideal. Sezonin e kaluar shënoi 9 gola në 14 ndeshje, duke u shndërruar në një nga sulmuesit më të frikshëm të Europës.
     

  • VIDEO/ Një gol nderon Egnatian, kampionët thyejnë Teutën

    VIDEO/ Një gol nderon Egnatian, kampionët thyejnë Teutën

    Këtë të martë u luajtën dy ndeshjet e para të javës së 9-të të Superiores. Pas dy barazimeve radhazi, kampionët e Shqipërisë, Egnatia u rikthye te suksesi, teksa triumfoi 1-0 në Rrogozhinë ndaj Teutës.
    Takimi u vendos nga një gol i Albanezes, në fundin e pjesës së parë. Egnatia është në vendin e dytë, me 18 pikë të grumbulluara, ndërsa durrsakët janë në vendin e 3-të me 14 pikë.Në sfidën tjetër, Bylis fitoi 2-1 ndaj Vorës, në sfidën e luajtur në “Adush Muça”.