Tag: sfidë

  • ”Një diskutim i hapur me fermerë të Roskovecit”, Balluku: Do të adresojmë çdo sfidë, bashkë ja dalim

    ”Një diskutim i hapur me fermerë të Roskovecit”, Balluku: Do të adresojmë çdo sfidë, bashkë ja dalim

    Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në qarkun Fier, Belinda Balluku ka vijuar turin e takimeve. Këtë pasdite zhvilloi një takim me fermerë të Roskovecit. Sipas Ballukut, me dialog dhe bashkëpunim do të adresohet çdo sfidë.
    ”Një diskutim i hapur me fermerë të Roskovecit, tek Rinaldi, një nga pikat e grumbullimit më të mëdha në zonë.

    Transformimi i sektorit sot është një realitet, por ka ende shumë për të bërë për të ndihmuar e lehtësuar fermerët, mundi i të cilëve po jep një kontribut të pazëvendësueshëm në zhvillimin e sektorit.
    Përmes dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë do të mund të adresojmë çdo sfidë. Bashkë ja dalim”,-shkruan Balluku.

  • VIDEO – “Jam gati për këtë sfidë!”, kandidati për deputet i PD- AMSH Arben Lushaj vijon prezantimet para strukturave…

    VIDEO – “Jam gati për këtë sfidë!”, kandidati për deputet i PD- AMSH Arben Lushaj vijon prezantimet para strukturave…

    Shkruan në Facebook kandidati i PD- AMSH për deputet i qarkut Shkodër, Arben Lushaj: Rruga ka nisur dhe nuk ka kthim pas! Sot u prezantova zyrtarisht si kandidat për deputet, përpara strukturave të rajonit 4, zonës së Berdicës dhe simpatizantëve tanë njerëz të palodhur, të vendosur dhe plot energji!
    Më shumë se kurrë besojmë në ndryshim dhe në forcën që kemi kur jemi bashkë!
    Jam gati për këtë sfidë! Gati të dëgjoj, të punoj dhe të përfaqësoj me zë të fortë çdo qytetar që kërkon më shumë dinjitet, zhvillim dhe mundësi reale!
    Faleminderit për mbështetjen sot dhe për çdo hap që do bëjmë përpara, i sigurtë në fitoren tonë!

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • “Jam gati për këtë sfidë!”, kandidati për deputet i PD- AMSH Arben Lushaj vijon prezantimet para strukturave…

    “Jam gati për këtë sfidë!”, kandidati për deputet i PD- AMSH Arben Lushaj vijon prezantimet para strukturave…

    Shkruan në Facebook kandidati i PD- AMSH për deputet i qarkut Shkodër, Arben Lushaj: Rruga ka nisur dhe nuk ka kthim pas! Sot u prezantova zyrtarisht si kandidat për deputet, përpara strukturave të rajonit 4, zonës së Berdicës dhe simpatizantëve tanë njerëz të palodhur, të vendosur dhe plot energji!
    Më shumë se kurrë besojmë në ndryshim dhe në forcën që kemi kur jemi bashkë!
    Jam gati për këtë sfidë! Gati të dëgjoj, të punoj dhe të përfaqësoj me zë të fortë çdo qytetar që kërkon më shumë dinjitet, zhvillim dhe mundësi reale!
    Faleminderit për mbështetjen sot dhe për çdo hap që do bëjmë përpara, i sigurtë në fitoren tonë!

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Rebelim në PD, Jorida Tabaku “ndez fitilin” kundër Sali Berishës, gara për zgjedhjet e 11 majit kthehet në luftë për…

    Rebelim në PD, Jorida Tabaku “ndez fitilin” kundër Sali Berishës, gara për zgjedhjet e 11 majit kthehet në luftë për…

    Partia Demokratike duket se po përjeton një përplasje të fortë të brendshme, teksa Jorida Tabaku ka ndezur fitilin e rebelimit kundër Sali Berishës. Në një takim elektoral, ajo e bëri të qartë se nuk është pjesë e “llumit” politik dhe se kandidon për një investim personal politik, duke marrë distancë të hapur nga Berisha dhe grupi i tij. Kjo deklaratë vjen në një moment kritik, kur PD-ja është e ndarë mes fraksioneve të vjetra dhe figurave të reja që kërkojnë një identitet të pavarur. Tabaku, një ndër deputetet më të votuara në primare, është vendosur në listën e hapur, ndërsa Berisha dhe mbështetësit e tij e lanë jashtë listës së mbyllur, duke e përjashtuar nga ekipi i tyre i ngushtë sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Megjithatë, Tabaku nuk është tërhequr. Ajo e sheh këtë sfidë si një provë për forcën e saj politike dhe një mundësi për të treguar që demokracia nuk mund të funksionojë me vendime të marra në prapaskenë. Duke theksuar mbështetjen që ka marrë nga demokratët, ajo është e vendosur të fitojë mandatin në zgjedhjet e 11 majit, duke sfiduar hapur dominimin e Berishës mbi Partinë Demokratike. Përballë një gare që tashmë është kthyer në një luftë për mbijetesë politike, Tabaku po pozicionohet si një zë ndryshe brenda së djathtës, duke lënë të kuptohet se PD-ja ka nevojë për një epokë të re, larg hijes të së shkuarës. Sidoqoftë më 11 maj, beteja nuk është më vetëm për një mandat, por është për fytyrën e re të opozitës shqiptare.
    Detajet
    Konkretisht në prag të zgjedhjeve vendore të 11 majit, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka bërë një apel të drejtpërdrejtë ndaj demokratëve të zhgënjyer nga rruga që ka ndjekur Sali Berisha dhe grupi që ai përfaqëson. Tabaku në një takim me një shitëse në zonën 2 të Tiranës, i kërkoi votën për zgjedhjet e 11 Majit. Shitësja i u kthye Tabakut, duke i thënë se do bashkohesh me llumin (grupi i Berishës) pasi të fitosh. Tabaku i tha qytetares se: “nuk jam bashkuar asnjëherë me llumin (grupin e Berishës), kam qenë zë ndryshe aty brenda.”.
    Biseda:
    Jorida Tabaku: Unë kësaj radhe votohem në listë të hapur dhe dua të fitoj vetë.
    Shitësja: E dimë, më ka ardhur keq.
    Jorida Tabaku: E kam marrë me shumë vrullë.
    Shitësja: Do bashkohesh me llumin pasi të fitosh.
    Jorida Tabaku: Unë asnjëherë nuk jam bashkuar me llumin dhe kam qenë zë ndryshe aty brenda, garoj për investim personal politik.
    Ndërkohë kujtojmë se deputetja Jorida Tabaku një ndër emrat më të votuar në Primaret të zhvilluara në Partinë Demokratike u vendos në listat e hapura për të garuar në zgjedhjet e 11 majit, raporton “VoxNews”.
    Berisha e la jashtë listës së mbyllur, Tabaku: Ishte e padrejtë, por kam një sfidë të fortë
    Ndërkohë nga ana tjetër, deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur edhe për kandidimin në listë të hapur. Ajo deklaroi se tashmë kjo është e shkuara dhe se do të punojë për të fituar mandatin në listë të hapur. “Se çfarë mendon Berisha nuk e di, por do të them si e kam perceptuar unë. Kam qenë e privilegjuar me shumë mundësi që më janë dhënë në politikë. Për të përfaqësuar në Bashki, në Parlament, në Komisione, kam pasur shumë mundësi. Kam një sfidë tjetër, mund të jetë një sfidë elektorale, një strategji elektorale. Listat janë ashtu siç janë, jo fasadë, njerëz me kontribute. Nuk do të thotë që dikush e mat punën e tij, me një cikël elektoral. Puna dhe kontributi janë të shtrira në kohë. Maten me shërbimin publik, të mirën publike dhe mendoj se e kam bërë. Për primaret u futa në një sfidë ku demokratët më mirëpritën.
    Jam pjesë e strukturave që 16 vjeç. Kështu u mendua lista. Pata diskutim të gjatë me zotin Berisha për këtë çështje. Thashë modestisht se e mendoja të isha në listë të mbyllur, por është një sfidë. Unë jam futur për ta fituar, sistemi është shumë i vështirë. Unë e kam thënë mendimin ndryshe në Partinë Demokratike. Nuk e marr me asnjë lloj kompleksi dhe qejf mbetje. Më ka shërbyer edhe kjo periudhë. Shumë njerëz më kanë treguar mbështetje. U është dukur se ndoshta më është bërë padrejtësi dhe po e marr këtë sfidë për ta parë nga perspektiva e rritjes time. Unë do të jem në parlament sepse janë të gjithë mundësitë. Do të bëj maksimumin tim, kam mbështetjen e PD, strukturave dhe një grupi më të gjerë, që i është folur për ekonominë, profesionet e lira, i është denoncuar korrupsioni e me radhë. Po të ishte dikush që ka marrë më pak vota se unë në primare, do të ishte e drejta për t’u indinjuar, por të gjithë ata në listë të mbyllur janë për funksionet, aleatët, e me radhë. Pyetja, a duhet t’i përdorim siç duhet primaret? Ne bëmë një proces që për listën e Tiranës nuk u realizua. Është e padrejtë, por është diskutim i mbyllur”, deklaroi Tabaku e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në “MCN TV”.

  • “Hodhe edhe valle për Doktorin dhe prapë mbete jashtë”, Tabaku zbulon prapaskenat: Ishte e padrejtë, por kam një sfidë të fortë

    “Hodhe edhe valle për Doktorin dhe prapë mbete jashtë”, Tabaku zbulon prapaskenat: Ishte e padrejtë, por kam një sfidë të fortë

    Jorida Tabaku, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për kandidimin në listë të hapur.
    Ylli Rakipi e pyeti lidhur me faktin që Tabaku ishte mjaft e votuar në primare, por sërish mbeti jashtë listës së sigurtë dhe a është e indinjuar për këtë padrejtësi.
    Tabaku deklaroi se tashmë kjo është e shkuara dhe se do të punojë për të fituar mandatin në listë të hapur.
    Ylli Rakipi: Ju i bëtë të gjithë përpjekjet. Votat i morët. Edhe vallen e hodhët me këngën për doktorin. Pra i bëtë të gjitha por doktori ju spostoi. Pse?
    Jorida Tabaku: Se çfarë mendon ai nuk e di, por do të them si e kam perceptuar unë. Kam qenë e privilegjuar me shumë mundësi që më janë dhënë në politikë. Për të përfaqësuar në Bashki, në Parlament, në Komisione, kam patur shumë mundësi. Kam një sfidë tjetër, mund të jetë një sfidë elektorale, një strategji elektorale. Listat janë ashtu siç janë, jo fasadë, njerëz me kontribute. Nuk do të thotë që dikush e mat punën e tij, me një cikël elektoral. Puna dhe kontributi janë të shtrira në kohë. Maten me shërbimin publik, të mirën publike dhe mendoj se e kam bërë. Për primaret u futa në një sfidë ku demokratët më mirëpritën. Jam pjesë e strukturave që 16 vjeç.
    Ylli Rakipi: Jemi shumë dakord me këtë, por atje kanë hyrë njerëz që nuk kanë lidhje.
    Jorida Tabaku: Kështu u mendua lista, pata diskutim të gjatë me zotin Berisha për këtë çështje. Thashë modestisht se e mendoja të isha në listë të mbyllur, por është një sfidë. Unë jam futur për ta fituar, sistemi është shumë i vështirë.
    Ylli Rakipi: Dash Sula i shkretë tha këta duan të më marrin mua votat dhe mos bëhem unë deputet, atëherë iki.
    Jorida Tabaku: Unë e kam thënë mendimin ndryshe në Partinë Demokratike.
    Ylli Rakipi: Mos ndoshta edhe për këtë kalove në listë të hapur? Kalove direkt në det të hapur…
    Jorida Tabaku:  Nuk e marr me asnjë lloj kompleksi dhe qejfmbetje. Më ka shërbyer edhe kjo periudhë. Shumë njerëz më kanë treguar mbështetje. I është dukur se ndoshta më është bërë padrejtësi dhe po e marr këtë sfidë për ta parë nga perspektiva e rritjes time. Unë do të jem në parlament sepse janë të gjithë mundësitë. Do të bëj maksimumin tim, kam mbështetjen e PD, strukturave dhe një grupi më të gjerë, që i është folur për ekonominë, profesionet e lira, i është denoncuar korrupsioni e me rradhë.
    Ylli Rakipi: Ju nuk jeni e indinjuar që fituat primaret dhe nuk jeni në listë (të mbyllur)?
    Jorida Tabaku: Po të ishte dikush që ka marrë më pak vota se unë në primare, do të ishte e drejta për tu indinjuar, por të gjithë ata në listë të mbyllur janë për funksionet, aleatët, e me rradhë. Pyetja, a duhet ti përdorim siç duhet primaret? Ne bëmë një proces që për listën e Tiranës nuk u realizua.
    Ylli Rakipi: Ju duke ardhur nga palca e PD, nuk ju bëj qejfin t’ju them se aleatët nuk duhet të kishin një vend para jush.
    Jorida Tabaku: Është e padrejtë por është diskutim i mbyllur. Unë merrem me atë që kam unë përgjegjsi.

  • Zgjedhjet e 11 Majit/ Majko: E kemi më të vështirë se në 2021. Gjikondi: Tirana, sfidë personale për Ramën

    Zgjedhjet e 11 Majit/ Majko: E kemi më të vështirë se në 2021. Gjikondi: Tirana, sfidë personale për Ramën

    Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se zgjedhjet e 11 majit do të jenë më të vështira se të vitit 2021.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Majko u shpreh se nuk ka luftë brenda PS, pas arrestimit të Veliajt.
    Ndërsa komentatorja politike, Brizida Gjikondi u shpreh se Tirana, është sfidë personale për kryeministrin Edi Rama.
    Pandeli Majko: Ne mendonim 19, unë isha te kufiri i 19. Ne e konsideruam që një pjesë e votave tona kishin shkuar te PSD dhe mori një mandat. Për momentin, nuk jam duke menduar këtë, por ne e kemi më të vështirë se në 2021, kjo është e sigurt. Ja që Partia Socialsite nuk është një trup amorale që e diskuton në mënyrë kaq të thatë, kaq të thatë. Unë e shoh situatën nga brenda, kam të drejtë që mendoj që kjo situatë nuk mund të konsiderohet kështu. Të gjithë mund të kemi pasur debate, por kur sheh njeri në burg, çfarë mendon, se do ta zëvendësojmë. Nuk është e vërtetë.
    Brizida Gjikondi: Mendoj se ka më të lehtë, kanë Ramën në krye të Tiranës. Në Tiranë nuk ka vakum. Mendoj se Rama do ta çojë tiranën në 20 dhe do të japë mesazhin që, jam unë ai që tërheq. I tregon që Tiranën e ka PS, dhe jo një person. Rama, për mendimin tim, ka kthyer në sfidë personale për të treguar që Tirana është e PS.

  • Thyhen rregullat, dënime dhe penalizime ndaj fermerëve, çfarë po ndodh në Ferma VIP

    Thyhen rregullat, dënime dhe penalizime ndaj fermerëve, çfarë po ndodh në Ferma VIP

    Ende pa u bërë 24 orë nga startimi i Ferma VIP 2, Alba Pllozhani ka thyer rregullat.
    Fermerja ka gjetur një zarf, që ishte i ndaluar të lexohej nga të tjerët, veç Ronit. Ron Zaiti ishte me një mision të fshehtë nga Agai.
    Atij iu komunikua gjatë spektaklit të mbrëmjes se askush nuk duhet t’a “rrëmbente” atë zarf, në të kundërt duhet të përgatiteshin për një dënim. E mesa duket Alba ka vendosur që ta marrë përsipër këtë sfidë nga Agai.

    Në zarf thuhej: Për te qëndruar të lidhur me jetën e qytetit, Agai ka vendosur që të ju bëjë një sfidë në Arenë duke u veshur siç ju ka hije. Orari i nisjes është në orën 21:00, por me një kusht, që mos të harrojnë që janë në fermë dhe nesër kanë punët e fermës.
    Fermerja e ka ndarë këtë thyerje të rregullores vetëm me Big Mamën, teksa janë në pritje nga dënimi që do iu komunikohet.
    Big Mama është shprehur se Alba do të dënohet individualisht, dhe sipas saj kjo nuk është një nisje e mirë në fermë.
    Për të gjithë ju miq dhe të apasionuar të Ferma Vip 2, spektaklin LIVE mund ta ndiqni çdo të hënë dhe të premte në ekranin e Vizion Plus prej orës 21:00, dhe çdo orë e çdo ditë të javës në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu edhe në kanalin e YouTube “Ferma VIP”.
    /vizionplus.tv

  • Vlorë, sfidë gjetja e një shtëpie, agjentët imobiliarë: Kërkesë e lartë për apartamente me qira dhe për blerje

    Vlorë, sfidë gjetja e një shtëpie, agjentët imobiliarë: Kërkesë e lartë për apartamente me qira dhe për blerje

    Gjetja e një shtëpie, qoftë me qira apo për blerje, është kthyer në një sfidë të vërtetë për shumicën e njerëzve në qytetin e Vlorës. Kjo situatë po prek veçanërisht të rinjtë, çiftet e reja dhe familjet me të ardhura mesatare, të cilët nuk përballojnë dot çmimet e tregut të lirë.
    Agjenti imobiliar Spartak Tozaj thotë se çmimet e qirave janë rritur me mbi 30% krahasuar me vitet e kaluara.
    “As blerja e një apartamenti nuk është zgjidhje. Ndërsa ndërtimet e reja janë të shumta, çmimet nuk janë të përshtatshme për të ardhurat e qytetarëve. Banesat shpesh blihen nga emigrantë dhe të huaj që i përdorin për pushime apo investim për të krijuar struktura Airbnb. Banorët vendas nuk arrijnë të marrin kredi për të blerë një shtëpi në qytet.”, thot agjenti imobiliar Spartak Tozaj.

    /vizionplus.tv