Tag: sfidë

  • Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh

    Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh

    Igli Tare do të jetë drejtor i ri sportiv te klubi i Milanit. Njoftimi zyrtar nga klubi kuqezi mungon ende, por mësohet se  shqiptari ka firmosur kontratën.
    Emërimin e Tares te Milani e ka njoftuar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
    Kreu i futbollit në vend, ka uruar Taren për këtë aventurë të re, ndërsa e cilëson si një arritje të rëndësishme.
    Sipas Dukës, te Milani është një sfidë e madhe, por shprehet besimplotë se Tare do ia dalë edhe këtë herë, siç bëri te Lazio.
    “Urime Igli! Emërimi yt si Drejtor Sportiv i klubit të Milanit, është një arritje vërtetë e rëndësishme. Besoj fort se profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni yt do ta ndihmojnë këtë klub legjendar të rikthehet në nivelet që i takojnë, ashtu si në kohët e lavdishme të historisë së tij.
    Ti ke dëshmuar më parë te Lazio, ku për vite me radhë ke ndërtuar me sukses një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në arenën ndërkombëtare.
    Tani të pret një tjetër sfidë e madhe, por jam i bindur se do t’ia dalësh edhe këtë herë, me të njëjtën maturi dhe pasion për lojën”, shkruan Duka.
     

  • Ferma VIP/ Humbën sfidën, Andueli dhe Frederiku shkojnë në televotim

    Ferma VIP/ Humbën sfidën, Andueli dhe Frederiku shkojnë në televotim

    Andueli dhe Frederiku janë dy fermerët të cilët do të shkojnë në televotim, pasi humbën sfidën e tyre përballë Nennes dhe Yllit.
    Katër fermerët ishin përzgjedhur nga publiku për të shkuar në sfidë.
    Luana: Fermeri i parë i zgjedhur nga publiku për të shkuar në një sfidë është Frederiku, fermeri i dytë për të shkuar në sfidë është Andueli, fermeri i tretë i ëprzgjedhur nag publiku për të shkuar në sfidë është Ylli, dhe fermeri i katërt i përzgjedhur për tu sfiduar sonte nga pulbiku është Nenna. Siç e dini sfidat zhvillohen dyshe-dyshe. Ndarjen do ta bëjë kryefermeri. Unë i kërkoj Andreas të bëjë ndarjen. Dyshja që humbet shkon në televotim kokë më kokë.

    Andrea: Duke parë shoqëritë që kanë njëri me tjetrin, ku Nenna dhe Ylli do të bëjnë të pamundërën për të shpëtuar njëri tjetrin.
    Luana: Pra ti vendos në sfidë Yllin dhe nennan përballë Frederikut dhe Anduelit.
    Pas ndarjes në dyshe dyshe, fermerët u sfiduan në një garë shumë të fortë, e cila shkoi deri në topin e fundit.
    Ishte Frederiku dhe Andueli të cilët ishin shumë pranë fitores, por Nenne dhe Ylli u treguan më të saktë në fund, duke i futur të pestë topat brenda në zjarr.
     

  • Harris: Biden është luftëtar, do ta përballojë këtë sfidë

    Harris: Biden është luftëtar, do ta përballojë këtë sfidë

    Ish-zëvendëspresidentja e Amerikës, Kamala Harris i ka uruar shërim të shpejtë, ish-presidentit Joe Biden, pas diagnozës me kancer të prostatës.

    Harris shprehet e pikëlluar për këtë lajm, por thekson se Bideni do ta përballokë këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që gjithmonë kanë përcaktuar jetën dhe udhëheqjen e tij.

    “Doug dhe unë jemi të pikëlluar kur mësuam për diagnozën e kancerit të prostatës të Presidentit Biden.

    Ne e mbajmë atë, dhe gjithë familjen e tij në zemrat dhe lutjet tona gjatë kësaj kohe”, ka theksuar ajo.

  • Vota për Ilir Metën në qarkun e Tiranës

    Vota për Ilir Metën në qarkun e Tiranës

    Ilir Meta ndodhet akoma në qelitë e burgut. Ai sfidoi gjithçka dhe nuk pranoi të ishte të lista e mbyllur ofruar nga Berisha, por vendosi të dilte në listën e hapur, pra sfidë përballë kundërshtarit të tij Edi Rama, por edhe konkurencë brenda listës së opozitës.
    Askush nuk do ta bëntë këtë, pra sejcili apo sejcila të ishte, do të pranonte me vrap emrin të lista e sigurtë si deputet.

    Ilir Meta mbetet ai që ishte; kokëfortë, sfidues dhe jo servil.
    Ndaj vota për Ilir Metën në qarkun e Tiranës është edhe një sfidë për vetë partinë e drejtuar nga ai, PL, por edhe për demokratët e çdokënd antiqeveri.

  • Veliaj: Pas tërmetit ndërtuam 5 lagje të reja rurale, 800 shtëpi individuale dhe 20 shkolla moderne në Tiranë

    Veliaj: Pas tërmetit ndërtuam 5 lagje të reja rurale, 800 shtëpi individuale dhe 20 shkolla moderne në Tiranë

    Pasojat e tërmetit shkatërrues të vitit 2019 u shndërruan në një sfidë të jashtëzakonshme për qytetin e Tiranës, por edhe në një mundësi për t’u rilindur. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale një bilanc të punëve të kryera në kuadër të procesit të rindërtimit.“Pas tërmetit të 2019, Rindërtimi ka qenë një sfidë e jashtëzakonshme për të gjithë. Nga ato që shenjojnë jetën e njerëzve, por edhe të vetë qytetit. Nuk e harroj solidaritetin e atyre ditëve dhe ajo çfarë erdhi më pas: një punë e madhe për ta kthyer këtë sfidë në një mundësi për Tiranën.  Sot jam krenar kur kujtoj se kemi rindërtuar 5 lagje të reja në Zonat rurale – Ndroq, Pezë, Vaqarr, Zall Herr, Baldushk – jo thjesht si vende banimi, por duke krijuar komunitete të mirëfillta, me infrastrukturë moderne, rrugë, ndriçim dhe shërbime publike, që sjellin dinjitet dhe cilësi jetese.  Ndërtuam mbi 800 shtëpi  individuale në të gjithë Tiranën, duke strehuar në kohë rekord familjet e prekura nga tërmeti. E po ashtu, rindërtuam mbi 20 shkolla të dëmtuara, të cilat i bëmë më të mëdha e më të sigurta për nxënësit. Pa harruar 2 lagjet e reja, Kombinatin dhe 5 Majin, të cilat pavarësisht stërkëmbëshave, sot po kthehen në shembuj se si rilind një qytet pas Një sfide si ajo e tërmetit, me pallate të reja, shkolla, çerdhe dhe kopshte, e institucione publike, duke u ndërtuar me standarde europiane. Vetëm puna i bën këto”, thekson Veliaj.

  • Reagon Veliaj: Pas tërmetit ndërtuam 5 lagje të reja rurale, 800 shtëpi individuale dhe 20 shkolla moderne në Tiranë. Vetëm puna i bën këto

    Reagon Veliaj: Pas tërmetit ndërtuam 5 lagje të reja rurale, 800 shtëpi individuale dhe 20 shkolla moderne në Tiranë. Vetëm puna i bën këto

    Pasojat e tërmetit shkatërrues të vitit 2019 u shndërruan në një sfidë të jashtëzakonshme për qytetin e Tiranës, por edhe në një mundësi për t’u rilindur. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale një bilanc të punëve të kryera në kuadër të procesit të rindërtimit.
    “Pas tërmetit të 2019, Rindërtimi ka qenë një sfidë e jashtëzakonshme për të gjithë. Nga ato që shenjojnë jetën e njerëzve, por edhe të vetë qytetit. Nuk e harroj solidaritetin e atyre ditëve dhe ajo çfarë erdhi më pas: një punë e madhe për ta kthyer këtë sfidë në një mundësi për Tiranën. Sot jam krenar kur kujtoj se kemi rindërtuar 5 lagje të reja në Zonat rurale – Ndroq, Pezë, Vaqarr, Zall Herr, Baldushk – jo thjesht si vende banimi, por duke krijuar komunitete të mirëfillta, me infrastrukturë moderne, rrugë, ndriçim dhe shërbime publike, që sjellin dinjitet dhe cilësi jetese. ‍‍‍ Ndërtuam mbi 800 shtëpi individuale në të gjithë Tiranën, duke strehuar në kohë rekord familjet e prekura nga tërmeti. E po ashtu, rindërtuam mbi 20 shkolla të dëmtuara, të cilat i bëmë më të mëdha e më të sigurta për nxënësit. Pa harruar 2 lagjet e reja, Kombinatin dhe 5 Majin, të cilat pavarësisht stërkëmbëshave, sot po kthehen në shembuj se si rilind një qytet pas Një sfide si ajo e tërmetit, me pallate të reja, shkolla, çerdhe dhe kopshte, e institucione publike, duke u ndërtuar me standarde europiane. Vetëm puna i bën këto”, thekson Veliaj.

  • Koalicion me Tom Doshin pas zgjedhjeve të 11 majit?/ Rama: Jemi në sfidë me historinë, PS…

    Koalicion me Tom Doshin pas zgjedhjeve të 11 majit?/ Rama: Jemi në sfidë me historinë, PS…

    Në një intervistë televizive, kryeministri Edi Rama u ndal në çështje të ndryshme politike, përfshirë zgjedhjet, fushatën dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. I pyetur në lidhje me deklaratat e fundit të kreut të PSD-së, Tom Doshit, Rama theksoi qartë se Partia Socialiste nuk ka nevojë për mbështetjen apo ofertën e asnjë force tjetër.
    “Ne nuk kemi nevojë për ofertën e askujt. Jemi PS e Shqipërisë, nuk jemi në garë elektorale me të tjerë, por në një sfidë me historinë,” u shpreh Rama.
    Kreu i qeverisë shtoi se nuk dëshiron të merret me ato që i quajti “diversione lokale”, duke lënë të kuptohet se nuk i sheh si të rëndësishme për rrjedhën e përgjithshme të Partisë Socialiste.
    “Këto të gjitha janë pjesë e gjellës së përditshme. Nuk dua të hyj fare në këtë lloj territori apo të merrem me këto diversione lokale që i bëhen PS apo kryetarit të bashkisë në Shkodër. Unë di të them vetëm që PS në Shkodër nuk ka asnjë adresë tjetër përveç PS,” deklaroi Rama.

  • Fatmir Xhafaj: Lista e hapur një sfidë, ushtrim që e kam kaluar, Berisha është e keqja e PD, SPAK s’merret me…

    Fatmir Xhafaj: Lista e hapur një sfidë, ushtrim që e kam kaluar, Berisha është e keqja e PD, SPAK s’merret me…

    Lista e hapur e Partisë Socialiste është një sfidë dhe konkurrenca brenda saj e shëndetshme, që i shërben edhe përballjes sa më mirë me qytetarët. Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion i ka ndërprerë punimet e tij për të mos u interpretuar politikisht për shkak të fushatës elektorale, kurse kërkesa e SPAK për zgjatjen e mandatit të prokurorëve është një mes 150 kërkesave të tjera që kanë bërë institucionet e drejtësisë dhe që duhen shqyrtuar e dëgjuar argumentet, para se të merret një vendim. Kështu u shpreh dje në një media deputeti socialist Fatmir Xhafaj, teksa shpjegoi programin elektoral, prioritetin e PS për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe sfida e tij në fushatën elektorale të Tiranës, që e quajti një “ushtrim që e kishte bërë edhe më parë”, pas thyerjes së hercit më 2021.
    Xhafaj, i cili kandidon në listën e hapur të qarkut të Tiranës më 11 maj, iu përgjigj edhe opozitës me akuzat e fundit ndaj tij, se dy anëtarë të stafit bëjnë presione për vota, duke u shprehur se “PD e bazon qasjen e saj te shpifjet dhe e keqja më e madhe e saj është Sali Berisha”. “Lista e hapur është një sfidë. Një sfidë e vërtetë kjo fushatë, e kam kaluar edhe më parë, pasi bëhet fjalë për Tiranën. Është një ushtrim të cilin e njoh dhe kam një staf që është i përgatitur për këtë sfidë. Ka diferenca me 2021 ku garova për të thyer hersin, se gara për formulën është e fortë, me konkurrencë. Këtë herë kandidojnë më shumë njerëz për ta thyer, por kjo garë është e shëndetshme, si jashtë edhe brenda të njëjtës forcë politike. Kjo u vlen edhe qytetarëve për t’u dëgjuar shqetësimet.
    Për fat e kam bërë këtë ushtrim, jam në të njëjtin territor dhe situatë, ku kam mbajtur prej 10 vitesh marrëdhënie e dialog të hapur me qytetarët e zonës, duke shpresuar ta kem përsëri besimin e tyre”, deklaroi ai. I pyetur për reformën në drejtësi, Komisionin “Xhafaj” dhe mandatin e SPAK apo dosjet e nxehta që heton, ligjvënësi socialist vuri në dukje perceptimin e gabuar që prezantohet në publik, sikur “SPAK po godet PS, apo pse nuk godet dhe PD”. “SPAK nuk merret me partitë politike, nuk godet partitë politike, ai është institucion kushtetues, ku bashkë me GJKKO ka prioritet luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, krimit në nivele të larta zyrtarësh. Do ishte gabim nëse do veprohej apo shprehjet që përdoren se po goditet PS, apo pse nuk goditet PD. Nuk ka fokus politik SPAK, kjo është e gabuar. SPAK ka prioritet krimin e nivelit të lartë zyrtar, pavarësisht se të kujt force i përkasin.
    SPAK është një model suksesi dhe eksperiencë suksesi. E kundërta do ishte e çuditshme”, tha ai. Në lidhje me zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK ai u shpreh: “Është kërkuar nga prokurorët e SPAK, duhet t’i nënshtrohet gjykimit, do verifikohet. Nuk mund të shprehem sot, do ishte e gabuar, pa i parë argumentet dhe pa bërë një diskutim me propozuesit e projektit, si dhe aktorët dhe faktorët e tjerë për ndryshimet e nevojshme. Kjo është një nga 150 kërkesat që institucionet e drejtësisë kanë sjellë në Kuvend, e që kërkojnë kohën e nevojshme për t’u shqyrtuar, diskutuar dhe vendosur apo marrë zgjidhje”. Në lidhje me akuzat që opozita i ka bërë atij personalisht dhe qasjes në këtë fushatë elektorale në përgjithësi, Xhafaj nënvizon se e keqja e PD-së është Sali Berisha dhe nëse vijojnë me këtë diskurs politik, do të kenë edhe një fund më të keq. “Sali Berisha sot është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte PD-së, për të sotmen dhe të nesërme. Jo për shkak të moshës, por të mendësisë së tij, që nuk e kapërcen dot kohën dhe mentalitetin.
    Kjo është fatkeqësia kryesore e PD-së për të sotmen dhe të ardhmen e partisë dhe të vendit. Si do të jetë opozita nesër, mjafton të shohësh disa individë aty dhe është shqetësuese për qasjen që ofron ajo ndaj situatave të ndryshme. PD dhe opozita shihet se çfarë është sot dhe mendohet se çfarë do të jetë nesër. Akuza që bën opozita ndaj meje për ata dy persona them se nuk i kam as pjesë e stafit, nuk i kam as në telefon dhe dëgjoj se ata bëkan presione në emrin tim. Kjo bën pis vetëm PD-në dhe klimën elektorale, një manipulim dhe shpifje. Nëse PD e bazon retorikën te shpifja, më vjen keq ta them se fundi i saj do jetë edhe më i keq”, nënvizoi deputeti socialist, Fatmir Xhafaj.

  • Fatmir Xhafaj: Lista e hapur është një sfidë, ushtrim që e kam kaluar! Berisha është e keqja e PD-së!

    Fatmir Xhafaj: Lista e hapur është një sfidë, ushtrim që e kam kaluar! Berisha është e keqja e PD-së!

    Lista e hapur e Partisë Socialiste është një sfidë dhe konkurrenca brenda saj e shëndetshme, që i shërben edhe përballjes sa më mirë me qytetarët.
    Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion i ka ndërprerë punimet e tij për të mos u interpretuar politikisht për shkak të fushatës elektorale, kurse kërkesa e SPAK për zgjatjen e mandatit të prokurorëve është një mes 150 kërkesave të tjera që kanë bërë institucionet e drejtësisë dhe që duhen shqyrtuar e dëgjuar argumentet, para se të merret një vendim.
    Kështu u shpreh sot në “Studio Live” deputeti socialist Fatmir Xhafaj, teksa shpjegoi për Report Tv programin elektoral, prioritetin e PS për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe sfida e tij në fushatën elektorale të Tiranës, që e quajti një “ushtrim që e kishte bërë edhe më parë”, pas thyerjes së hercit më 2021.
    Xhafaj, i cili kandidon në listën e hapur të qarkut të Tiranës më 11 maj, iu përgjigj edhe opozitës me akuzat e fundit ndaj tij, se dy anëtarë të stafit bëjnë presione për vota, duke u shprehur se “PD e bazon qasjen e saj te shpifjet dhe e keqja më e madhe e saj është Sali Berisha”
    “Lista e hapur është një sfidë. Një sfidë e vërtetë kjo fushatë, e kam kaluar edhe më parë, pasi bëhet fjalë për Tiranën. Është një ushtrim të cilin e njoh dhe kam një staf që është i përgatitur për këtë sfidë. Ka diferenca me 2021 ku garova për të thyer hersin, se gara për formulën është e fortë, me konkurrencë. Këtë herë kandidojnë më shumë njerëz për ta thyer, por kjo garë është e shëndetshme, si jashtë edhe brenda të njëjtës forcë politike. Kjo u vlen edhe qytetarëve për t’u dëgjuar shqetësimet. Për fat e kam bërë këtë ushtrim, jam në të njëjtin territor dhe situatë, ku kam mbajtur prej 10 vitesh marrëdhënie e dialog të hapur me qytetarët e zonës, duke shpresuar ta kem përsëri besimin e tyre”, tha Xhafaj.
    Deputeti shpjegoi edhe 5 pikat kryesore të programit, që përkojnë edhe me numrin e PS-së në fletën e votimit.
    “Do luftoj dhe kontribuoj që programit tim elektoral t’i shkohet deri në fund. Kemi 5 pika, ku kryesorja është reforma në drejtësi, për t’i shkuar deri në fund dhe vijuar, Forcimi i ligjit, profesionet e lira dhe shtresa e mesme, Shqipëria e moshës së tretë për mbrojtje ligjore dhe mbështetja financiare për familjet e reja, 5 për 5, interesante edhe si formulë. Ky është misioni im kryesor në karrierën time politike”, tha ai.
    I pyetur për reformën në drejtësi, Komisionin “Xhafaj” dhe mandatin e SPAK apo dosjet e nxehta që heton, ligjvënësi socialist vuri në dukje perceptimin e gabuar që prezantohet në publik, sikur “SPAK po godet PS, apo pse nuk godet dhe PD”.
    “SPAK nuk merret me partitë politike, nuk godet partitë politike, ai është institucion kushtetues, ku bshkë me GJKKO ka prioritet luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, krimit në nivele të larta zyrtarësh. Do ishte gabim nëse do veprohej apo shprehjet që përdoren se po goditet PS, apo pse nuk goditet PD. Nuk ka fokus politik SPAK, kjo është e gabuar. SPAK ka prioritet krimin e nivelit të lartë zyrtar, pavarësisht se të kujt force i përkasin. SPAK është një model suksesi dhe eksperiencë suksesi. E kundërta do ishte e çuditshme”, tha ai.
    Në lidhje me zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK ai u shpreh:
    “Është kërkuar nga prokurorët e SPAK, duhet t’i nënshtrohet gjykimit, do verifikohet. Nuk mund të shprehem sot, do ishte e gabuar, pa i parë argumentet dhe pa bërë një diskutim me propozuesit e projektit, si dhe aktorët dhe faktorët e tjerë për ndryshimet e nevojshme. Kjo është një nga 150 kërkesat që institucionet e drejtësisë kanë sjellë në Kuvend, e që kërkojnë kohën e nevojshmepër t’u shqyrtuar, diskutuar dhe vendosur apo marrë zgjidhje”.
    Në lidhje me akuzat që opozita i ka bërë atij personalisht dhe qasjes në këtë fushatë elektorale në përgjithësi, Xhafaj nënvizon se e keqja e PD-së është Sali Berisha dhe nëse vijojnë me këtë diskurs politik, do të kenë edhe një fund më të keq.
    “Sali Berisha sot është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte PD-së, për të sotmen dhe të nesërme. Jo për shkak të moshës, por të mendësisë së tij, që nuk e kapërcen dot kohën dhe mentalitetin. Kjo është fatkeqësia kryesore e PD-së për të sotmen dhe të ardhmen e partisë dhe të vendit. Si do të jetë opozita nesër, mjafton të shohësh disa individë aty dhe është shqetësuese për qasjen që ofron ajo ndaj situatave të ndryshme. PD dhe opozita shihet se çfarë është sot dhe mendohet se çfarë do të jetë nesër. Akuza që bën opozita ndaj meje për ata dy persona them se nuk i kam as pjesë e stafit, nuk i kam as në telefon dhe dëgjoj se ata bëkan presione në emrin tim. Kjo bën pis vetëm PD-në dhe klimën elektorale, një manipulim dhe shpifje. Nëse PD e bazon retorikën te shpifja, më vjen keq ta them se fundi i saj do jetë edhe më i keq”, reagoi deputeti socialist.
    Xhafaj e vlerësoi si të goditur mirë motivin e fjalimeve elektorale të kryeministrit Edi Rama, që i ka mbështetur te prioriteti për integrimin në BE.
    “Pasaporta europiane është simbolika, anëtarësimi dhe integrimi europian është objektivi madhor i PS, por edhe i çdo force politike, sepse është ëndrra e madhe e çdo shqiptari. Ndaj edhe kryeministri Rama me shumë të drejtë e ka fokusuar fushatën në çështjet e integrimit. Jemi në prag të finalizimit të këtij procesi”, përfundoi Xhafaj.

  • Sulmi më i mirë kundër mbrojtjes më të mirë, gjysmëfinalja Barcelona-Inter premton spektakël

    Sulmi më i mirë kundër mbrojtjes më të mirë, gjysmëfinalja Barcelona-Inter premton spektakël

    Gjithçka është gati në “Stadio Olimpico Lluís Companys” për përballjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Interit. Në lojë është një vend në finalen e madhe dhe pritet një sfidë emocionuese mes dy ekipeve me identitete të ndryshme: katalanasit me sulmin më të mirë të turneut (37 gola) dhe zikaltërit me mbrojtjen më të fortë (vetëm 8 gola të pësuar).
    Interi vjen në këtë sfidë pas një jave të vështirë. Eliminimi nga Kupa e Italisë dhe humbja e kreut të Serie A ndaj Napolit e kanë tronditur ekipin e Simone Inzaghit, që kërkon kthesën pikërisht në Europë.

    Në krahun tjetër, Barcelona udhëton me moral të lartë. Kryeson në La Liga dhe pas suksesit në Copa del Rey kundër Real Madridit, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick vjen me entuziazëm pavarësisht mungesës së Robert Lewandowskit. Atmosfera në Montjuïc pritet të jetë e zjarrtë përballë një sfide me ritëm të lartë.
    Barça do të mbështetet te dinamizmi i De Jong dhe Pedrit në mesfushë dhe shpejtësia e Yamal e Raphinës në krahë. Stili agresiv dhe ofensiv i katalanasve është arma kryesore, megjithëse ka lënë edhe disa boshllëqe në mbrojtje. Ferran Torres pritet të startojë në majë të sulmit, mbështetur nga Olmo, Yamal dhe Raphina. Në mungesë të Baldé, katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Martin, Koundé, Cubarsí dhe Martínez, me Szczesnyn në portë.
    Nga ana tjetër, Interi pritet të luajë me formacionin klasik 3-5-2. Dilema kryesore për trajnerin Inzaghi është gjendja fizike e Thuram. Nëse francezi do të jetë gati, do të formojë dyshen e sulmit me Lautaron, nëse jo një mes Taremit dhe Arnautovic do të marrë vendin e tij. Në mesfushë do të jenë Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan, ndërsa në krahë do të luajnë Dumfries dhe Dimarco. Në prapavijë, krahas Bastonit dhe Acerbit, pritet të luajë Bisseck, i cili është në balotazh me Darmian dhe De Vrij. /R.Lika-Koha Jonë/