Tag: sfidë

  • Kupa e Federatës: Partizani dhe Tirana sfidë për trofeun e parë sezonal

    Kupa e Federatës: Partizani dhe Tirana sfidë për trofeun e parë sezonal

    6 Shtator 2025

    9:12

    Telesport

    Skuadrat e Partizanit dhe Tiranës janë dy finalistet e Kupës së FSHV-së në volejboll për meshkuj. Në Farkë, u luajtën dy takimet gjysmëfinale të turnout që celi sezonin e ri sportive 2025-2026.
    Partizani fitoi 3-1 ndaj Studentit (25-18, 25-20, 20-25, 23-25), në një sfidë në përgjithësi të ekuilibruar. Ndryshe nga si e mbyllën sezonin e kaluar, të dyja ekipet luajtën vetëm me lojtarë vendës.
    Në gjysmëfinalen tjetër, Tirana mundi 3-1 Skënderbeun (25-22, 25-20, 22-25, 25-17). Një fitore e merituar e skuadrës bardheblu, që ishte më lart se korcarët edhe pse këta të fundit kishin 3 të huaj.

  • “Juventusi si sfidë për mua”, prezantohet David: Bëra zgjedhje të natyrshme, jam i lumtur

    “Juventusi si sfidë për mua”, prezantohet David: Bëra zgjedhje të natyrshme, jam i lumtur

    Jonathan David, sulmuesi i ri i Juventusit, u prezantua në konferencë për shtyp, teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
    “Java e parë shkoi shumë mirë, shokët e ekipit më ndihmuan shumë. Deri tani, gjithçka ka qenë pozitive.

    “Kam pasur disa kontakte me klubin dhe drejtuesit, dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për mua. Kam folur edhe me disa nga lojtarët. Kishte shumë interes për mua, dhe ardhja këtu ishte një zgjedhje e natyrshme: Juventusi është një klub i shkëlqyer dhe doja ta merrja përsipër këtë sfidë”.
    Ai foli gjithashtu për takimin e tij të parë me trajnerin: “Biseda me trajnerin ishte shumë pozitive. Meqenëse jam i ri, diskutuam për pritjet: të miat dhe të tijat. Ai më pyeti se çfarë pres nga kjo përvojë dhe çfarë mund të sjell. Jam një sulmues që më pëlqen të marr përgjegjësi. Puna ime është të shënoj gola, dhe folëm shumë për këtë”.

  • “Allegri-Milan, një sfidë magjepsëse. Juventusi ka nevojë për fakte, jo justifikime boshe”

    “Allegri-Milan, një sfidë magjepsëse. Juventusi ka nevojë për fakte, jo justifikime boshe”

    30 Korrik 2025

    14:06

    Alfred Lleshi

    Claudio Gentile, legjendë dhe kampion bote me Italinë, ka folur për disa prej temave më të nxehta të momentit në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”:
    Allegri te Milani: “Pas kaq shumë vitesh te Juventusi, është e kuptueshme që kërkon të ndryshojë ambient. Allegri e fitoi titullin e parë me Milanin dhe të rikthehet e të fitojë me kuqezinjtë do jetë sfidë e mrekullueshme për të”.
    Juve dhe “sëmundja” e viteve të fundit: “Në kohën tonë na mësonin vetëm një gjë: fitorja ishte qëllimi i vetëm, ndaj nuk kishte nevojë për shumë fjalë. Te Juventusi duhen më pak justifikime dhe më shumë fakte”.
    Vlahovic te Milani: “Nëse një lojtar nuk do të qëndrojë, unë jam gjithmonë pro shitjes së tij. Çdokush duhet të shkojë ku ndjehet më mirë. Nga jashtë nuk e kuptoj çfarë ndodhi realisht me Vlahovic këto vite”.
    Chiellini rikthehet te Juventusi në rol drejtues: “E kam pasur nën urdhrat e mi tek U-21. Është një djalë i zgjuar dhe me shumë vlera. Ka fituar shumë si lojtar dhe jam i bindur që mund ta bëjë diferencën edhe në këtë rol të ri te Juventusi. Barazimi i legjendës Boniperti? Është e vështirë për këdo, por ia uroj me gjithë zemër”.

  • Nëntë vite Reformë në Drejtësi: 805 magjistratë nën veting, sfidë plotësimi i vakancave në sistem

    Nëntë vite Reformë në Drejtësi: 805 magjistratë nën veting, sfidë plotësimi i vakancave në sistem

    Një nga reformat më të rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar, ajo në drejtësi, mbush më 22 korrik plot 9 vite. Përmes kësaj reforme u hap rruga për verifikimin e thelluar të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të sistemit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
    Në total, 805 subjekte u përfshinë në procesin e rivlerësimit; prej tyre, 268 u shkarkuan nga detyra, ndërsa 105 të tjerë u tërhoqën vetë, duke shmangur përballjen me vetingun.
    Gati gjysma e subjekteve të rivlerësuara, saktësisht 373 nga 805, e kaluan me sukses vetingun dhe u konfirmuan në detyrë.
    Komisioneri Publik ishte institucioni që përfaqësonte interesin publik duke ankimuara vendimet e vetingut për magjistratët, për të garantuar integritetin dhe transparencën e procesit mandate i tij përfundoj në janar të 2025 dh kompetencat e tij i mori SPAK.
    Nga ana tjetër në shkallën tjetër të vetingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u regjistruan 417 çështje që nuk ishin dakord me vendimet e shkallës së parë të vetingut. Deri më tani janë dhënë në total 355 vendime dhe në pritje janë 63 çështje ku 8 janë më statusin në gjykim dhe 55 të tjera në përgatitje për gjykim të cilat pritet të mbyllen deri në qershor 2026.
    E gjithë reforma u monitorua dhe mbështet nga misioni ndërkombëtar OMN për të garantuar transparencë dhe drejtësi.
    Por ndërsa ky proces po shkon drejt fundit, zëvendësimi i të larguarve me gjyqtarë të rinj mbetet një sfidë kryesore.
    Shqipëria ka 272 gjyqtarë dhe 221 prokurorë, ndërsa nevojiten përkatësisht 417 dhe 341, duke krijuar mungesa prej 145 gjyqtarësh dhe 120 prokurorësh.
    Me rreth 11 gjyqtarë për 100,000 banorë, Shqipëria qëndron shumë poshtë mesatares evropiane prej mbi 17 gjyqtarësh për 100,000 banorë.
    Gjatë vitit 2024, SPAK regjistroi 65 hetime të reja dhe ka nën hetim më shumë se 844 persona, përfshirë 33 ish-zyrtarë të lartë, nga të cilët 19 janë dërguar në gjykatë. Ndërsa aktualisht vijon të trajtojë dosje të nxehta të drejtësisë në vend.

  • Mascherano sfidon Luis Enrique: Privilegj, por edhe sfidë e madhe të luaj ndaj tij

    Mascherano sfidon Luis Enrique: Privilegj, por edhe sfidë e madhe të luaj ndaj tij

    “Është një sfidë”. Kështu e ka cilësuar Javier Mascherano, trajneri i Inter Miami dhe kundërshtari i Luis Enrique (dhe PSG-së) sot, në 1/8 finale të Kupës së Botës për Klube. Pikërisht kundër atij që e ka stërvitur për tri sezone te Barcelona:
    “Do të jetë shumë bukur ta shoh sërish. Vetë fakti që mund ta testosh veten kundër trajnerëve të këtij niveli është një sfidë”, – deklaroi Mascherano në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes ndaj kampionëve të Europës.
    “El Jefecito” pranoi se Luis Enrique e ka “shënjuar thellë”: “Për ne që vijmë nga shumë më poshtë në trajning, të kesh mundësinë të përballesh me një skuadër dhe një trajner të tillë është privilegj, por edhe sfidë e madhe”, – theksoi argjentinasi i Inter Miami, pjesë e MLS-së.
    Në ndeshjen e sotme në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantës (ora 18:00, sipas orës shqiptare), pritet të jenë titullarë Messi, Suarez dhe Busquets. Jordi Alba, i cili deri tani nuk ka nisur asnjë ndeshje si titullar, “është në gjendje për të luajtur”, bëri të ditur trajneri Mascherano.

  • ‘Sfidë mbetet pastrimi i bregdetit’, Kumbaro: Tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike

    ‘Sfidë mbetet pastrimi i bregdetit’, Kumbaro: Tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka vijuar inspektimet në plazhet e Kavajës, duke theksuar se sezoni turistik do të shoqërohet me masa të ashpra ndaj zaptimit të plazheve publike. Ajo theksoi se sfidë kryesore mbetet pastrimi i vijës bregdetare dhe garantimi i aksesit të barabartë për të gjithë qytetarët.
    “Sfidë mbetet pastrimi i plazheve dhe tolerancë zero ndaj zaptimit të hapësirave publike. Policia do të jetë në krahun tonë për të përballuar këtë sfidë. Plazhet e Kavajës, bashkë me ato të Durrësit, janë ndër më të frekuentuarat, qoftë nga pushues vendas, mysafirë nga Kosova dhe gjithnjë e më shumë edhe turistë të huaj”, u shpreh Kumbaro.
    Ajo sqaroi se, sipas rregullores së re, subjektet me struktura akomoduese mund të menaxhojnë parcela plazhi si vlerë e shtuar për bizneset e tyre, por duhet të sigurohet ndërprerje e vijës së plazheve me hapësira publike. Edhe në plazhet e menaxhuara, duhet të respektohet distanca minimale 7-8 metra nga deti për qytetarët që duan të shijojnë bregdetin lirshëm.
    Ministrja kërkoi nga bashkia pajisjen e 73 plazheve publike të Kavajës me sinjalistikë të plotë dhe theksoi rëndësinë e respektimit të kufijve nga subjektet private, duke paralajmëruar masa për ata që tentojnë të zgjerojnë parcelat përtej kontratës. Ajo gjithashtu nënvizoi nevojën për pastrimin e hapësirave të gjelbërta dhe pyjeve përreth, të cilat shpesh shndërrohen në pika grumbullimi mbetjesh.
    Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, bëri të ditur se ka hyrë në fuqi urdhri për pezullimin e ndërtimeve dhe punimeve në zonën e plazhit, me synim garantimin e një sezoni turistik të qetë dhe të pastër.

  • Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

    Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

    Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë.
    Kuqezinjtë i dhanë dje, dorën e fundit përgatitjeve për këtë sfidë historike, një takim që për Silvinjon do të jetë i rëndësishëm jo vetëm për të marrë 3 pikët, por edhe për një lojë të bukur.
    Policia ka nisur marrjen e masave, për të garantuar sigurinë në përballjen delikate. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.
    Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Silvinjo, së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti, dolën në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me Serbinë. Si trajneri, po ashtu dhe kapiteni, thanë se në fushë do të futen për të marrë 3 pikët.
    Silvinjo u shpreh se lojtarët janë stërvitur për këtë sfidë dhe e kanë studiuar kundërshtarin. Tekniku theksoi se e ka në mendje formacionin që do të dalë në fushë nga minuta e parë, megjithatë do ta bëjë të ditur nesër para ndeshjes.
    “Ata janë ekip i fortë, këtë e dimë. Janë një ekip fizikisht shumë i mirë. Besoj se nesër do të shikojmë një ndeshje shumë të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin një ndeshje për ta fituar. Dëgjova edhe trajnerin e kundërshtarit, që gjithashtu përgatit ndeshjen për ta fituar. Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë dhe do presim si do shkojë, por futemi në ndeshje për të marrë 3 pikët.
    Kemi bërë 5-6 ditë rresht stërvitje me lojtarët, por që nesër do t’ju bëj me dije formacionin. Kemi dhe një stërvitje të fundit sot. E kam pak a shumë më mendje 11-shen që do startojë nesër, por të shohim si do vendosim”, tha mes të tjerash Sylvinho.
    Po ashtu edhe trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli në konferencë për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku serb, vlerësoi kuqezinjtë duke thënë se kanë një ekip të mirë, ndërsa veçoi trajnerin Silvinjo. Sipas tij, Serbia duhet të ketë kujdes, sepse Shqipëria mund të ndëshkojë.
    “Kjo është ndeshja e parë për ne në kualifikuese, Shqipëria i ka bërë dy ndeshje. Shqipëria është një ekip i mirë, ka lojtarë të mirë dhe një trajner të shkëlqyer si Silvinjo. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendruar. Nuk duhet të bëjmë gabime sepse mund të na ndëshkojnë”, u shpreh Dragan Stojkovic.
    Kjo sfidë do të transmetohet në Tv Klan.

  • “Duam të tregojmë se e meritojmë Botërorin”! Strakosha: Kundër Serbisë ndahet vendi i dytë dhe i tretë

    “Duam të tregojmë se e meritojmë Botërorin”! Strakosha: Kundër Serbisë ndahet vendi i dytë dhe i tretë

    Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Skuadra ka nisur përgatitjet zyrtare prej ditës së hënë, teksa tashmë trajneri Silvinjo ka në dispozicion të gjithë ekipin.
    Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha dhe Arbër Hoxha dolën sot në konferencën zyrtare për media, ku iu përgjigjën interesit dhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me këtë sfidë.
    Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha tha përpara gazetarëve se skuadra ndihet gati për këtë sfidë dhe që do të futen në fushë për të marrë tre pikët. Ai tregoi se ekipi e ka studiuar mirë Serbinë dhe se çfarë duhet të ketë parasysh për këtë takim. Në fund, Strakosha tha se ndeshja ndaj Serbisë është njëlloj si të gjitha sfidat e tjera, një ndeshje futbolli.
    Përballja me Sërbinë – Nuk e shikoj vetëm personalisht, i gjithë grupi duhet të punojë mirë. Eshte nje ekip me shumë kualitet dhe eksperiencë. Ka bërë dy ndeshje të mira tani në fund. Por edhe ne kemi kualitet dhe mund ta përballojmë mirë këtë ndeshje. Jemi gati.
    Si po e përjeton grupi këtë ndeshje? – Të gjithë çunat janë të përgatitur mirë, kanë emocione si në çdo ndeshje. Për tifozët është diçka më shumë. Po për ne vlen tre pikëshi dhe duam ta përballojmë mirë ndeshjen dhe t’i bëjmë tifozët të lumtur dhe të gëzojmë të gjithë bashkë.
    Ndeshja me Serbinë nuk është si gjithë të tjerat – Ne e shikojmë nga ana sportive, vlejnë tre pikët. Duhet të tregojmë që e meritojmë një botëror dhe ndeshja me Serbinë është më e rëndësishmja tani për tani për të vazhduar ëndrrën tonë që është Botërori. Ne e kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen deri tani, çunat janë pozitivë. Besoj mund t’ia dalim.
    Çfarë duhet të kesh parasysh si portier? – Në goditje standarde janë të mirë, krosojnë mirë në zonë. E rëndësishme është që të jemi të gjithë të përqëndruar, mos të vijë topi deri aty. Besoj kemi treguar edhe me kundërshtarë edhe më të vështirë që kemi grupin e mirë. I dimë gabimet tona dhe do provojmë mos ta bëjmë më.
    Kujt lojtari i druheni më tepër? – Një lojtar veç jo, por si ekip e dimë që në kundërsulm dhe goditje standarde janë shumë të mirë. E kemi përgatitur ndeshjen si ekip dhe jo individualisht.
    Një thirrje për tifozët shqiptarë – Një thirrje të veçantë jo, është një ndeshje futbolli. Çfarë ka ndodhur jashtë është tjetër gjë. Të gjithë tifozët na kanë mbështetur kudo dhe besoj se do të na mbështesin edhe në këtë ndeshje. Kam respekt për çdo tifoz shqiptar sepse na kanë mbështetur.
    Sa gati jeni për këtë ndeshje – Në karrierën time kam pasur edhe momente ku nuk kam luajtur. Nuk besoj që është problem, pasi stërvitem gjithmonë. Ndihem gati dhe jam mirë.
    E vështirë të përqëndrohesh në fushë në këtë ndeshje? A mund të vendoset vendi i dytë në këtë sfidë? – Ne jemi profesionistë dhe përqëndrohemi në çdo ndeshje ashtu si duhet. Do jetë një ndeshje e rëndësishme po, po jo që vendos se cili ekip renditet në vendin e dytë apo të tretë. Është një ndeshje e vështire, ku duhet të japim maksimumin. Nuk mbaron asgjë tani.

  • Nate e madhe, finalja e Champions “pushton” Evropën, PSG-Inter premton spektakël

    Nate e madhe, finalja e Champions “pushton” Evropën, PSG-Inter premton spektakël

    Një finale Champions League nuk është kurrë një sfidë banale, nuk është kurrë një sfidë e radhës, por është një super sfidë që ndez futbollin evropian. Në Mynih, Inter-PSG premton spektakël, me dy ekipet që synojnë me çdo kusht të bëjnë për vetë kupën me “vesh të mëdhenj”.
    Nga Inter tek Inter, Italia kthehen sërish vështrimin nga ekipi zikaltër, shpresojnë që të besuarit e Inzaghi-t të përsërisin historinë ashtu si 15 vite më parë, të rikthejnë në Apenine trofeun e Champions. Ekipi i fundit italian që ka arritur të fitojë këtë trofe është pikërisht Inter, në atë mbrëmje magjike në “Bernabeu” ku triumfuan pastër 2-0 përballë Bayern Munich.
    Ky është një sezon i çuditshëm për Inter, e nisin si favorit absolut në Itali, por mbyllën me zero trofe, tani për ta Champions është shansi i fundit për ta mbyllur me sukses këtë sezon, çdo përfundim tjetër do të ishte një dështim. Flirtuan 3 vite më parë teksa shkuan deri në finale, por këtë mbrëmje shpresojnë që përfundimi të jetë ndryshe, por përballë kanë një “kockë” të fortë si PSG.
    Inzaghi ka në dispozicion grupin e plotë. Sommer në portë, ndërsa përpara tij rreshtohen Pavard, Bastoni, Acerbi, Dumfries, Dimarco. Dyshja e sulmit, Thuram-Lutaro do të mbështeten nga Calhanoglu-Barella dhe Mkhitaryan.
    Të karikuar në maksimum, gati të shkruajnë historinë e klubit, vjen në këtë finale edhe PSG. Pasi fituan gjithçka në Francë, ekipi i Luis Enriques kërkon “qershinë mbi tortë”, trofeun e Champions League. Pa yje si Messi, Neymar, Mbappe etj, por me një super ekip, Enrique synon të arrijë atë që nuk e ka bërë askush më parë.
    PSG eliminoi me radhë të gjithë ekipet angleze, Man.City, Liverpool, Aston Villa e Arsenal, ka në dispozicion 3 sulmues si Doue, Barcola e Dembele që vijnë në këtë finale me 33 gola të shënuar së bashku, gjithashtu kanë në dispozicion dhe një super portier si Donnarumma.
    Për kompanitë e basteve, PSG shihet favorit në këtë përballje, ku një fitore e tyre vlerësohet me koeficientin 2,15, ndërsa një fitore e Inter vlerësohet me 3,40.