Tag: sfidë

  • Teuta sfidon Tiranën, Dobi: Ndeshje speciale, futemi në fushë me mentalitetin e duhur

    Teuta sfidon Tiranën, Dobi: Ndeshje speciale, futemi në fushë me mentalitetin e duhur

    Në prag të ndeshjes ndaj Tiranës, trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
    Mister Dobi, përballja me Tiranën është gjithmonë një test i rëndësishëm. Si e keni përgatitur skuadrën për këtë sfidë?

    Jo vetëm me Tiranën, por çdo ndeshje është e rëndësishme për ne. Sigurisht që kjo sfidë ka një domethënie të veçantë, për shkak të historisë mes Teutës dhe Tiranës. Janë dy nga klubet më të vjetra në Shqipëri dhe ky është një rivalitet që edhe unë e kam shijuar vetë në kohën kur luaja. Kjo i jep një rëndësi të madhe përballjes, por për ne çdo ndeshje mbetet po aq e vlefshme.
    Skuadra juaj ka treguar stabilitet në fazën mbrojtëse javët e fundit. Do të shohim një Teutë më të kujdesshme apo më sulmuese në këtë takim?
    Në çdo ndeshje jemi të kujdesshëm dhe të përkushtuar në të gjitha fazat e lojës. Punojmë çdo ditë për të pasur një Teutë ambicioze, me personalitet, që e shpreh qartë idenë e saj në fushë. Ndeshja me Tiranën, që do të luhet në “Air Albania”, ka emocionet dhe rëndësinë e vet. Ne duam të transmetojmë në fushë punën që bëjmë çdo ditë dhe të tregojmë personalitetin tonë si skuadër.
    Sa e rëndësishme është kjo ndeshje për objektivat afatgjatë të Teutës në kampionat?
    Çdo ndeshje është e rëndësishme. Që në fillim kemi thënë se do t’i marrim ndeshjet një e nga një. Kjo sfidë është për ne pothuajse si një “finale e vogël”, sepse duam ta fitojmë. Do të hyjmë në fushë me të njëjtin mentalitet dhe të njëjtin objektiv si gjithmonë. Pastaj fusha tregon të vërtetën.
    A ndjeni presion përballë një kundërshtari si Tirana?
    Presion ka në çdo ndeshje. Pa taktikë nuk fiton dot, por emocionet janë ato që bëjnë diferencën. Duhet t’i kontrollojmë dhe t’i kthejmë emocionet në energji pozitive. Presioni është pjesë e jetës dhe e futbollit. Pas çdo fitoreje, ajo shndërrohet në një kënaqësi të madhe.
    Çfarë prisni nga atmosfera në stadium dhe sa ndikon mbështetja e tifozëve në moralin e lojtarëve?
    E kemi thënë dhe do ta përsërisim: ky klub, këta lojtarë, të gjithë ne punojmë për këtë qytet dhe për tifozët. Ata janë pjesë e pandarë e kësaj historie, ashtu siç ndodh në çdo cep të botës. Mbështetja e tyre ka domethënie të madhe. Nuk janë vetëm familjet tona në shkallët e stadiumit, por gjithë dashamirësit e sportit, njerëzit që duan këtë klub dhe qytetin. Ata na mbështesin në të mirë e në të keqe, dhe për ta luajmë këto ndeshje.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Teuta kthehet frikshëm, Dobi sfidon Tiranën: Një finale e vogël që duam ta fitojmë me çdo kusht

    Teuta kthehet frikshëm, Dobi sfidon Tiranën: Një finale e vogël që duam ta fitojmë me çdo kusht

    Teuta kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve në kampionat pas një prologu impresionues në Superligë. Kundërshtari i radhës është Tirana, një duel me histori dhe rivalitet të gjatë mes dy prej klubeve më me traditë në vend.
    Përtej rëndësisë sportive, kjo ndeshje mbart edhe një ngarkesë të veçantë emocionale për skuadrat, tifozët dhe vetë qytetet që ato përfaqësojnë.
    Në prag të ndeshjes, trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, foli për mënyrën si është përgatitur skuadra, objektivat e ekipit dhe ndikimin që ka mbështetja e tifozëve në një ndeshje të këtij niveli.
    Mister Dobi, përballja me Tiranën është gjithmonë një test i rëndësishëm. Si e keni përgatitur skuadrën për këtë sfidë?
    Jo vetëm me Tiranën, por çdo ndeshje është e rëndësishme për ne. Sigurisht që kjo sfidë ka një domethënie të veçantë, për shkak të historisë mes Teutës dhe Tiranës. Janë dy nga klubet më të vjetra në Shqipëri dhe ky është një rivalitet që edhe unë e kam shijuar vetë në kohën kur luaja. Kjo i jep një rëndësi të madhe përballjes, por për ne çdo ndeshje mbetet po aq e vlefshme.
    Skuadra juaj ka treguar stabilitet në fazën mbrojtëse javët e fundit. Do të shohim një Teutë më të kujdesshme apo më sulmuese në këtë takim?
    Në çdo ndeshje jemi të kujdesshëm dhe të përkushtuar në të gjitha fazat e lojës. Punojmë çdo ditë për të pasur një Teutë ambicioze, me personalitet, që e shpreh qartë idenë e saj në fushë. Ndeshja me Tiranën, që do të luhet në “Air Albania”, ka emocionet dhe rëndësinë e vet. Ne duam të transmetojmë në fushë punën që bëjmë çdo ditë dhe të tregojmë personalitetin tonë si skuadër.
    Sa e rëndësishme është kjo ndeshje për objektivat afatgjatë të Teutës në kampionat?
    Çdo ndeshje është e rëndësishme. Që në fillim kemi thënë se do t’i marrim ndeshjet një e nga një. Kjo sfidë është për ne pothuajse si një “finale e vogël”, sepse duam ta fitojmë. Do të hyjmë në fushë me të njëjtin mentalitet dhe të njëjtin objektiv si gjithmonë. Pastaj fusha tregon të vërtetën.
    A ndjeni presion përballë një kundërshtari si Tirana?
    Presion ka në çdo ndeshje. Pa taktikë nuk fiton dot, por emocionet janë ato që bëjnë diferencën. Duhet t’i kontrollojmë dhe t’i kthejmë emocionet në energji pozitive. Presioni është pjesë e jetës dhe e futbollit. Pas çdo fitoreje, ajo shndërrohet në një kënaqësi të madhe.
    Çfarë prisni nga atmosfera në stadium dhe sa ndikon mbështetja e tifozëve në moralin e lojtarëve?
    E kemi thënë dhe do ta përsërisim: ky klub, këta lojtarë, të gjithë ne punojmë për këtë qytet dhe për tifozët. Ata janë pjesë e pandarë e kësaj historie, ashtu siç ndodh në çdo cep të botës. Mbështetja e tyre ka domethënie të madhe. Nuk janë vetëm familjet tona në shkallët e stadiumit, por gjithë dashamirësit e sportit, njerëzit që duan këtë klub dhe qytetin. Ata na mbështesin në të mirë e në të keqe, dhe për ta luajmë këto ndeshje.

  • “Kemi ardhur për fitore këtu”, Hysaj para ndeshjes me Serbinë: Po e përjetoj shumë këtë sfidë!

    “Kemi ardhur për fitore këtu”, Hysaj para ndeshjes me Serbinë: Po e përjetoj shumë këtë sfidë!

    Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Serbinë. Lojtari i Kombëtares u shfaq krah trajnerit Silvinjo para mediave të pranishme.
    Hysaj nënvizoi se parashikojnë vetëm  fitore, as barazim apo humbje.
    Ai tha se duhet të japin 120% të tyre jo vetëm 100%, teksa shtoi se këtë sfidë po e përjeton shumë emocionalisht.

    Hysaj: Ne kemi ardhur këtu për fitore, as për barazim a humbje, siç e thashë duhet të jemi të përqendruar. 100% ndoshta nuk del, duhet të jemi 120%, se është ndeshje delikate dhe e fortë se mund të jetë finale për ne dhe ata.
    Të gjithë, si unë, e mendojnë si unë, që duhet të vijmë për fitore se nuk vijmë për rezultat tjetër. Por siç e thashë, futbolli është shumë i çuditshëm, nuk dihet si mund të shkojë. Gjëja e rëndësishme është që të gjithë të hyjmë në fushë në një mendje që të hyjmë në fushë për një fitore dhe nesër mund të jetë dita.

  • “Me Serbinë nuk është një ndeshje si të tjerat”, Silvinjo e pranon: Kjo përballje ka një peshë të madhe

    “Me Serbinë nuk është një ndeshje si të tjerat”, Silvinjo e pranon: Kjo përballje ka një peshë të madhe

    Edhe pak ditë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme në këtë fusha të kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë do të masin forcat me Serbinë në Leskovac më 11 tetor, në një sfidë që do të vendosë shumë për vendin e dytë në grup. Në një intervistë të dhënë për “TV Klan” Silvinjo është ndalur te ky duel mjaft i rëndësishëm. Trajneri brazilian është i vetëdijshëm për peshën e madhe që mbart kjo ndeshje, por thekson se ka besim te lojtarët e tij.
    “Thatë diçka shumë të bukur: Jemi gjallë. Fitorja me Letoninë na dha mundësinë që të vinim këtu në tetor në një ndeshje shumë të rëndësishme. Kualifikueset e Botërorit nuk janë kurrë të lehta. E dini edhe ju tashmë, e dinë të gjithë. Duhet të luftojmë, i dimë shanset tona. Letonia ishte një ndeshje e vështirë, tani jam më i qetë. Është një ndeshje e rëndësishme që vjen në një moment të bukur. Edhe Serbia ka një skuadër të fortë, por ne kemi lojtarë cilësorë që japin 100%. Pres një sfidë shumë të bukur në aspektin e futbollit. Ne do të punojmë për këtë sfidë. Duhet përgatitur mirë, sepse nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat. Kjo është një ndeshje e vërtetë, sepse ka një peshë të madhe për kualifikueset, për ne dhe për ata. Kam besim te lojtarët e mi”, ka thënë Silvinjo./Sport Ekspres/

  • OST pret bilanc pozitiv edhe këtë vit, sfidë integrimi i burimeve të reja në rrjet

    OST pret bilanc pozitiv edhe këtë vit, sfidë integrimi i burimeve të reja në rrjet

    Prononcim zyrtar i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) parashikon që ta mbyllë me bilanc pozitiv edhe vitin 2025, si një vazhdim i vitit të shkuar, teksa parashikon se ndoshta në aspektin teknik do të regjistrojë një ulje të lehtë të humbjeve.Sfidë për kompaninë mbeten integrimi i burimeve të reja të prodhimit në rrjet duke qenë se ecuria e projekte…

  • “Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

    “Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

    Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, në fjalën e saj të parë në këtë post, ka deklaruar se u rimbursimi i plotë i barnave onkologjike është një nga prioritetet e saj kryesore në këtë detyrë.
    “Jam shumë e vetëdijshme që është një sfidë e madhe, por ata që më njohin e dinë që unë kam një dëshirë të madhe për të përballuar sfida. Megjithatë, sfidat i kam përballuar gjithmonë me një ekip. Kur skuadra është e suksesshme, edhe shefi i skuadrës është i suksesshëm.
    Sigurisht, duhen bërë ndryshime. Ajo ku unë dua të fokusoj punën time, është në disa iniciativa kryesore. Të tjera do shtohen.Mendoj që është shumë e rëndësishme zgjidhja sa më parë e rimbursimit të plotë të barnave onkologjike. Është e palejueshme për ne, si një vend europian dhe si një vend që do të futemi në BE brenda vitit 2030, që barnat onkologjike nuk janë plotësisht të rimbursuara për pacientët me kancer. Kjo është personale për mua. Është jo vetëm sfidë e detyrës, por edhe sfidë e karrierës. Besoj se është e bëshme dhe besoj se përputhet me vizionin e Kryeministrit”, tha ministrja Sala.

  • “Situata në AKU, e tmerrshme”/ Minxhozi: “Bujqësia”, sfidë për ministrin e ri!

    “Situata në AKU, e tmerrshme”/ Minxhozi: “Bujqësia”, sfidë për ministrin e ri!

    Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se “Bujqësia” është një sfidë më vete për ministri e ri. Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, ku komentoi kabinetin e ri qeveritar të prezantuar nga kryeministri Edi Rama këtë të enjte, Minxhozi vuri rëndësinë tek Ministria e Bujqësisë. Ai tha se duhet trajtuar me shumë vëmendje ky sektor pasi situata në AKU siç tha ai është tmerrësisht problematike.
    “Janë hedhur qindra milionë euro, investime pa fund. Shkolla shumë. Spitale edhe bujqësia po ashtu. Por problemet janë shumë konkrete. Në spitale ankohen se nuk ka ilaçe, ndërresa, çarçafë. Ankohen se mjeku nuk të përgjigjet…Pra është një gjendje endemike, shumë poshtë, jo lart tek masterët, apo titujt…Problemi është të vijmë te bujqësia, çfarë do të bëjë me TVSH e ushqimit? Është ulur euro dhe ka rënë përtokë. Situata në AKU është e tmerrshme. Çfarë hamë? Është e tmerrshme. Por duhet thënë sërish, tek Ministria e Brendshme përmendi fort zjarrfikësit…Albana Koçiu është një grua shumë e mirë? Por a do të mundet të hyjë në këto probleme shumë të vjetra”, tha Minxhozi.

  • Pritshmëritë nga “Rama 4”, Petro Koçi: Sfidë më vete do të jetë parlamenti

    Pritshmëritë nga “Rama 4”, Petro Koçi: Sfidë më vete do të jetë parlamenti

    Të enjten Partia Socialiste mban Asamblenë Kombëtare, ku pritet të zbulohen edhe emrat e ministrave të rinj që do të drejtojnë vendin në 4 vitet e ardhshme. Deputeti Petro Koçi, i cili deri në mbledhjen e parlamentit të ri, ditën e premte, ushtron detyrën aktuale, foli në “Ditarin” e A2 CNN me gazetarin Pandi Gjata, duke vënë theksin tek përbërja e kabinetit dhe sfidat e reja politike.
    Koçi u shpreh se pritet një qeveri e kombinuar, ku përveç figurave politike mund të përfshihen edhe emra të perceptuar si teknikë. “Qeveritë janë gjithmonë politike, por kombinimet nuk mungojnë. Edhe emrat që perceptohen si teknikë, rrugës patjetër politizohen në nivele socialiste,” tha ai.
    Sipas tij, fokusi kryesor i këtij 4-vjeçari do të mbetet integrimi europian dhe përmbushja e reformave që kërkohen nga procesi i anëtarësimit. Por krahas kësaj, Koçi theksoi se sfidë më vete do të jetë vetë parlamenti.
    “Do të kemi një grup parlamentar që në pjesën më të madhe do të jetë i ri. Ngarkesa e deputetëve me përvojë do të jetë më e madhe, ndërsa opozita do të vazhdojë të sillet siç është sjell gjithmonë,” u shpreh ai.
     

  • Tacchinardi “skanon” Juve-Inter: Sfidë ndryshe nga të kaluarat, Chivu nuk ka skuadrën që donte

    Tacchinardi “skanon” Juve-Inter: Sfidë ndryshe nga të kaluarat, Chivu nuk ka skuadrën që donte

    10 Shtator 2025

    14:11

    Alfred Lleshi

    Alessio Tacchinardi, ish-mesfushori i Juventusit, foli për “Tuttosport” para derbit të Italisë, të shtunën në orën 18:00. Për talentin Kenan Yildiz tha: “Të lë pa fjalë, ka atë goditje që çmend tifozët. Aksioni kundër Parmës e tregon, ka diçka të veçantë brenda vetes”.
    Për krahasimin e turkut me Lautaro Martínez: “Është e vështirë të bëhen krahasime. Lautaro është lojtar i kompletuar, shënon në shumë mënyra. Yildiz duhet të rritet, sidomos me të majtën, por gjithmonë bën diçka që i ndez tifozët”.
    Për derbin Juve-Inter: “Do të jetë ndryshe nga ai i sezonit të kaluar në ‘San Siro’. Për Interin është sfidë e ndjeshme. Chivu ka një skuadër për posedim, por ai do lojë më vertikale. Tudor ka pikërisht llojin e skuadrës që donte. Sot, Juve është më e qartë”.