Tag: sfidat

  • Rikthehet Think Big – Programi që do t’ju bëjë të mendoni përtej të zakonshmes

    Rikthehet Think Big – Programi që do t’ju bëjë të mendoni përtej të zakonshmes

    Pas dy sezoneve të suksesshme që frymëzuan mijëra të rinj dhe profesionistë në mbarë Shqipërinë, programi televiziv Think Big rikthehet me sezonin e tretë, duke sjellë një format edhe më të pasur, më të afërt dhe më të ndikuar nga realiteti i biznesit shqiptar.

    Think Big, një prodhim origjinal i Business Magazine Albania, është një program unik që synon të frymëzojë dhe edukojë publikun në fushën e sipërmarrjes, të orientojë në karrierë dhe të promovojë kulturën e sipërmarrjes përmes historive të vërteta të suksesit të bizneseve dhe liderëve të njohur. Ai fokusohet në pasqyrimin e modelit të zhvillimit të një biznesi të suksesshëm, duke vënë theksin te rrugëtimi i sipërmarrësit apo i kompanisë dhe mënyra se si janë përballuar sfidat, duke u nxjerrë mësime të vlefshme për të tjerët.
    Programi i qaset çdo historie nga një këndvështrim i brendshëm. Ekipi i produksionit hyn brenda bizneseve, ndjek proceset, bisedon me punonjësit dhe drejtuesit, për të kuptuar se si krijohet një produkt apo shërbim që gjen vend në tregun shqiptar. Në fokus vendoset jo vetëm rrëfimi i sipërmarrësve dhe liderëve, por edhe perspektiva e ekspertëve dhe profesionistëve të industrisë, të cilët analizojnë tendencat dhe zhvillimet e tregut, bazuar në përvojën dhe të dhënat reale.

    Sezoni i tretë do të transmetohet në kanalin zyrtar të YouTube të Business Magazine Albania.
    Think Big është më shumë se një emision – është një udhëtim në zemrën e ëndrrave sipërmarrëse shqiptare. Me dy sezone që kanë prekur mendjet dhe zemrat e publikut, programi ka ndërtuar një identitet të veçantë si një dritare që ofron jo vetëm pamjen e produktit final, por edhe procesin, sfidat dhe pasionin që e shoqërojnë. Kamera ndalet aty ku zakonisht nuk shkon: në duart e punonjësve, në tryezat ku lindin idetë, në makineritë që japin jetë produkteve që përdoren çdo ditë.

    Ajo që e veçon programin është ndjeshmëria e tij njerëzore – bisedat e ngrohta me sipërmarrësit dhe liderët që ndajnë historitë e tyre personale, fillimet e vështira, sukseset, gabimet dhe mësimet që ia vlejnë të dëgjohen. Çdo episod është një ftesë për të menduar ndryshe, për të parë sfidat si mundësi dhe për të kuptuar sektorët që po formësojnë të ardhmen: nga teknologjia dhe inovacioni, te turizmi, prodhimi, ecommerce apo shërbimet profesionale.
    Në këtë sezon të tretë, Think Big shkon më tej. Tashmë, në qendër janë jo vetëm drejtuesit, por edhe punonjësit – ata që mbajnë ritmin e përditshëm të kompanive dhe që shpesh mbeten jashtë kamerës. Episodet pasurohen me zërin e ekspertëve që ofrojnë këndvështrime analitike mbi zhvillimet e tregut të punës dhe profesionet e së ardhmes në Shqipëri.
    Cili do të jetë personazhi i parë i këtij sezoni?
    /PCWorld Albanian

  • Forma e shkëlqyer e kuqezinjve para sfidave kualifikuese për Botërorin 2026

    Forma e shkëlqyer e kuqezinjve para sfidave kualifikuese për Botërorin 2026

    Kampionatet europiane të futbollit po hyjnë në fazën përfundimtare, ndërsa Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy sfidat kyçe kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Serbisë dhe Letonisë.Lojtarët kuqezinj po shfaqin formë të lartë në klubet respektive. Ylber Ramadani ishte protagonisti i mbrëmjes së djeshme te Lecce, ku me një eurogol në pjesën e dytë i siguroi skuadrës fitoren 1-0 ndaj Torinos dhe u shpall lojtari i ndeshjes. Ky fitore mban gjallë shpresat e Lecce-s për mbijetesë në Serinë A, duke mbetur vetëm një ndeshje deri në fund të sezonit.Në kampionatin rus, Mirlind Daku shënoi dy gola për Rubin Kazan në ndeshjen 3-2 ndaj Khimki-t, duke arritur në 14 gola dhe duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve. Ai gjithashtu humbi një penallti dhe pati një gol të anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.Ernest Muçi u rikthye pas dëmtimit dhe kontribuoi vendimtar në barazimin 1-1 të Besiktas në transfertë ndaj Alanyasporit, duke asistuar për golin e Rafa Silvës.Mbrojtësi Mario Mitaj mbylli një sezon të suksesshëm duke fituar titullin kampion në Arabinë Saudite me Al Ittihad, ku ishte titullar në fitoren 3-1 në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Al Raed.Po ashtu, në këtë fundjavë ishin titullarë edhe Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Qazim Laçi, Juljan Shehu dhe Myrto Uzuni, duke treguar prezencë të fortë kuqezinjsh në nivele të ndryshme të futbollit europian dhe më gjerë.Kjo formë pozitive e lojtarëve përforcon shpresat e Kombëtares shqiptare për një paraqitje të mirë në sfidat e ardhshme dhe në rrugën drejt Botërorit 2026.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kampionatet europiane të futbollit po hyjnë në fazën përfundimtare, ndërsa Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy sfidat kyçe kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Serbisë dhe Letonisë.Lojtarët kuqezinj po shfaqin formë të lartë në klubet respektive. Ylber Ramadani ishte protagonisti i mbrëmjes së djeshme te Lecce, ku me një eurogol në pjesën e dytë i siguroi skuadrës fitoren 1-0 ndaj Torinos dhe u shpall lojtari i ndeshjes. Ky fitore mban gjallë shpresat e Lecce-s për mbijetesë në Serinë A, duke mbetur vetëm një ndeshje deri në fund të sezonit.Në kampionatin rus, Mirlind Daku shënoi dy gola për Rubin Kazan në ndeshjen 3-2 ndaj Khimki-t, duke arritur në 14 gola dhe duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve. Ai gjithashtu humbi një penallti dhe pati një gol të anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.Ernest Muçi u rikthye pas dëmtimit dhe kontribuoi vendimtar në barazimin 1-1 të Besiktas në transfertë ndaj Alanyasporit, duke asistuar për golin e Rafa Silvës.Mbrojtësi Mario Mitaj mbylli një sezon të suksesshëm duke fituar titullin kampion në Arabinë Saudite me Al Ittihad, ku ishte titullar në fitoren 3-1 në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Al Raed.Po ashtu, në këtë fundjavë ishin titullarë edhe Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Qazim Laçi, Juljan Shehu dhe Myrto Uzuni, duke treguar prezencë të fortë kuqezinjsh në nivele të ndryshme të futbollit europian dhe më gjerë.Kjo formë pozitive e lojtarëve përforcon shpresat e Kombëtares shqiptare për një paraqitje të mirë në sfidat e ardhshme dhe në rrugën drejt Botërorit 2026.

  • Serie A/ Interi nuk përfiton nga gafa e Napolit, Lazio barazon në fund zikaltrit! Titulli vendoset javën e fundit

    Serie A/ Interi nuk përfiton nga gafa e Napolit, Lazio barazon në fund zikaltrit! Titulli vendoset javën e fundit

    Serie A ka mbyllur javën e parafundit, ku surprizat nuk munguan, sidomos në dy sfidat kryesore.

    Napoli kryesues hodhi një gafë fatale në garën për titull, duke barazuar pa gola në transfertën me Parmën.
    Gjithsesi, Interi nuk përfitoi nga kjo gafë e kryesuesve të kampionatit, duke barazuar 2-2 me Lazion në shtëpi, me Pedro Rodriguez që realizoi në gol një penallti në minutat e fundit, me fatet e kampionatit që do të vendosen në javën e fundit, aty ku Interi luan në transfertë kundër Comos, ndërsa Napoli pret në shtëpi Cagliarin, me një pikë që ndan të dyja skuadrat.
    Në sfidat e tjera, Milani u mposht 3-1 nga Roma, duke humbur njëherë e mirë shansin për të luajtur në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
    Juventusi triumfoi 2-0 përballë Udinises, duke ruajtur kështu vendin e katërt, ndërsa Fiorentina mundi 3-2 Bolognan.
    Lecce triumfoi 1-0 kundër Torinos falë golit të Ylber Ramadanit, Cagliari fitoi 3-0 me Venezian, Monza u mposht 1-3 nga Empoli dhe Verona-Como përfundoi 1-1.

    Top Channel

  • Sfidat e mandatit të 4, ulja e kostos së jetesës? Eksperti: Ushqimet tek ne më të shtrenjta se në New York

    Sfidat e mandatit të 4, ulja e kostos së jetesës? Eksperti: Ushqimet tek ne më të shtrenjta se në New York

    Eksperti i ekonomisë Enea Janko është i mendimit se vota e 11 Majit tregoi se qytetarët kanë votuar për stabilitetin dhe jo për ndryshimin, kanë votuar për interesat e tyre afatshkurtra më shumë se sa për programin politik-ekonomik afatgjatë.
    Gjatë një interviste në E-ZONE në Vizion Plus, Janko analizoi se vota ideologjike është zbehur.
    “Votuesi është i orientuar drej interesave afashkurtra, më shumë se sa programeve të partive. Vota ndikohet më shumë nga premtimet e kandidatëve. Për shembull një premtim për leje legalizimi, për një punësim në administratë për veten apo familjarët, për një bonues më shumë tek pensioni. Askush nuk merret me premtimet madhore për rritje page apo pensionesh. Ndaj në këtë këndvështrim në këto zgjedhje domino votuesi ekonomik”, -tha Janko
    Sfidat që e presin ekonominë në vitet e ardhshme janë të shumta. Sipas tij, rritja e cilësisë së jetesës, rritja e të ardhurave përballë një kostos së lartë të jetesës është sfida më e madhe.
    Por eksperti shikon që një nga sfidat më të mëdha të katër viteve të ardhshme është ulja e kostove të jetesës.
    “Kostot e jetesës janë rritur ndjeshëm. Këtu flas për shumicën e shqiptare dhe jo për një përqind të popullsisë. Unë jetoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mund t’ju them pa frikë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të larta se në New York. Është e pamunduar që me këtë standard jetese, ku çdo gjë është bërë e papërballueshme, asnjë emigrant nuk kthehet. Përkundrazi, të rinjtë do të emigrojnë se nuk ja dalin jetesës”, -tha Janko.

    Edhe premtimet për rritje pagash dhe pensionesh nuk janë realiste. Sipas Jankos pemtimi për një pension minimal 200 euro është i pamjaftueshëm.
    “PS ka premtuar se në 4 vitet e ardhshme do të ketë një pension minimal 200 euro. Në 2030 duket e pamundur të jetosh me një pension të tillë. Ndaj ky premtim duhet të rishikohet, pasi nuk i përgjigjet zhvillimeve të jetesës. Ndërsa premtimet për rritje pagash janë më shumë populiste pasi pagat rriten vetëm me produktivitet”-sqaroi Janko në E-ZONE.
    Edhe në këto zgjedhje, sipas ekspertit  partitë nuk patën programe të mirfillta ekonomike, por vetëm premtime populiste.

  • Sfidat e sigurisë në rajon/ Rama takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

    Sfidat e sigurisë në rajon/ Rama takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

    Kryeministri Edi Rama mirëpriti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte këtë të premte.

    Rama në një postim thekson se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO.

    Top Channel

  • Samiti i Komunitetit Europian në Tiranë, mbërrin kryeministri finlandez/ Rama pas takimit: Diskutuam forcimin e marrëdhënieve dhe sfidat e përbashkëta

    Samiti i Komunitetit Europian në Tiranë, mbërrin kryeministri finlandez/ Rama pas takimit: Diskutuam forcimin e marrëdhënieve dhe sfidat e përbashkëta

    Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte homologun e tij finlandez, Petteri Orpo, i cili është një nga pjesëmarrësit në Samitin e Komunitetit Politik Europian që mbahet nesër (16 maj), në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë.
    Pas takimit me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama rhekson se në qendër të diskutimit me kryeministrin Orpo ishin forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane.
    Postimi i Ramës:

    Kënaqësi të mikprisja kryeministrin e Finlandës Petteri Orpo, teksa diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane🇦🇱🤝🇫🇮
    Delegacionet kanë nisur të vijnë që ditën e sotme dhe pjesa tjetër do të zbarkojnë nesër për një nga samitet më të rëndësishme, me 40 lider shtetesh, të BE-së dhe përfaqësues të NATO-s.

  • Rama pret kryeministrin e Finlandës: Diskutuam mbi sfidat e përbashkëta europiane

    Rama pret kryeministrin e Finlandës: Diskutuam mbi sfidat e përbashkëta europiane

    Kryeministri Edi Rama ka pritur në godinën e Kryeministrisë, homologun finlandez, Petteri Orpo.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se me Orpo, diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane.
    “Kryeministria – Kënaqësi të mikprisja kryeministrin e Finlandës Petteri Orpo, teksa diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane”, shkruan Rama

  • Sfidat e Hënës së Re, mundësi për këto dy shenja

    Sfidat e Hënës së Re, mundësi për këto dy shenja

    Binjakët
    Kaosi që do të sjellë Hëna e Re nuk do të prishë jetën tuaj. Atë që për shenjat e tjera mund t’u duket male, do t’i përjetoni si përmbysje të vogla. Sidoqoftë, do t’ju duhet të përpiqeni të gërmoni më thellë në mendimet tuaja për të kuptuar se çfarë saktësisht po mendoni, çfarë dëshironi dhe si t’i menaxhoni emocionet tuaja. Mundohuni të siguroni pak kohë me veten, për reflektim. Po, gjendja juaj natyrore mund të jetë shoqërimi, por në atë ditë është e rëndësishme të izoloheni për të rimbushur bateritë dhe për të hyrë në kontakt me brendësinë tuaj. Pasi të fikni zhurmën e jashtme, do të arrini një nivel më të lartë njohurish.
    Peshqit
    Si ëndërrimtarë, ju shpesh udhëtoni në re, por kjo stinë e Demit do t’ju mbajë në tokë, duke ju kujtuar se ka shumë gjëra realiste që ia vlen të thuhen dhe të ndahen me botën. Mos kini frikë nga kritikat e të tjerëve. Kuptohet, nuk është e lehtë të hapesh dhe të dukesh e pambrojtur, por Hëna të sfidon të nxjerrësh në pah gjithçka që ke brenda, sepse nuk duhet të harrosh se mendimi yt është po aq i rëndësishëm sa i kujtdo tjetër – dhe ndoshta edhe më shumë, sidomos në këtë moment. Tani do të keni në krah energjinë kozmike, e cila do t’ju ndihmojë të shpreheni në mënyrën e duhur për të frymëzuar bashkëbiseduesit tuaj që t’ju dëgjojnë me vëmendje. Përdoreni këtë besim për të gjetur dhe forcuar zërin tuaj.

  • Horoskopi 22 prill 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    Horoskopi 22 prill 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    DASHI
    Kjo është një periudhë plot lajme: dashuria favorizohet falë tranzitit të Mërkurit dhe në punë mund të shihni përmirësime, edhe nëse kërkoni konfirmime konkrete.
    DEMI

    Bëni kujdes nga tensionet e shkaktuara nga Marsi, veçanërisht në punë. Në dashuri shmangni fjalët impulsive dhe kontrolloni shpenzimet për të ruajtur ekuilibrin financiar.
    BINJAKËT
    Marsi ju jep energji për të përballuar projekte ambicioze. Në dashuri, pasioni dhe aventura të reja janë në horizont, me intuitë të mundshme financiare.
    GAFORRJA
    Vendosmëri në çështjet financiare falë Marsit. Në punë përballojini sfidat me besim. Në dashuri, kërkoni një ekuilibër midis sigurisë emocionale dhe pavarësisë.
    LUANI
    Marsi në shenjën tuaj ju jep vendosmëri dhe kurajo, ideale për të përballuar sfidat profesionale. Në dashuri, pasioni dhe dëshira për të kaluar kohë me partnerit janë në rritje.
    VIRGJËRESHA
    Merrni frymë qetësisht: ju përkushtoheni me kënaqësi pasioneve tuaja dhe rikuperoni energjinë tuaj. Në dashuri, lini hapësirë tjetrit, duke gjetur ekuilibrin. Në punë merrni vlerësime për profesionalizmin tuaj. Fati manifestohet në rezultate konkrete.
    PESHORJA
    Marsi stimulon marrëdhëniet dhe ju jep energji për të përballuar sfidat sentimentale dhe profesionale. Në dashuri, fokusohuni në mirëkuptimin autentik. Në punë, aftësitë tuaja ndërmjetësuese bëjnë diferencën.
    AKREPI
    Qielli ju mbështet dhe ju dhuron karizëm. Në dashuri, ndiqni instinktet tuaja, por mos u humbni në xhelozi. Puna sjell shpërblime, qoftë edhe të vogla. Disa situata financiare duhet të analizohen më me kujdes.
    SHIGJETARI
    Ky qiell shkëlqen për çiftet e reja dhe të sapomartuarit që mund të bëjnë plane të mëdha për të ardhmen. Kapitulli i punës: fillojmë përsëri. Nëse ju duhet të bëni intervista dhe teste, do të jeni në gjendje të merrni rezultate të mira.
    BRICJAPI
    Historitë e forta të dashurisë u rezistojnë provokimeve. Kjo javë e prillit duket paksa e përmbajtur, edhe ju prisni shumë ose jeni të hutuar nga çështjet e punës. Lajmet po vijnë.
    UJORI
    Sensi juaj i humorit është në maksimumin e tij tani dhe do t’ju ndihmojë të përballeni edhe me ato situata të shtrembëruara që ju kanë ndodhur kohët e fundit. Shpesh, humori është arma juaj fituese për t’u ndjerë mirë me të tjerët dhe për ta bërë veten të dashur.
    PESHQIT
    Po i afrohemi periudhës më të mirë të vitit, asaj që do të nisë më 9 qershor. Vetëm një paralajmërim i vogël: mund të ketë shpenzime të papritura për shtëpinë. Për sa i përket punës, jeni në sy të konfirmimeve./vizionplus.tv

  • Horoskopi 22 prill 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë Horoskopi

    Horoskopi 22 prill 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë Horoskopi

    DASHI
    Kjo është një periudhë plot lajme: dashuria favorizohet falë tranzitit të Mërkurit dhe në punë mund të shihni përmirësime, edhe nëse kërkoni konfirmime konkrete.
    DEMI

    Bëni kujdes nga tensionet e shkaktuara nga Marsi, veçanërisht në punë. Në dashuri shmangni fjalët impulsive dhe kontrolloni shpenzimet për të ruajtur ekuilibrin financiar.
    BINJAKËT
    Marsi ju jep energji për të përballuar projekte ambicioze. Në dashuri, pasioni dhe aventura të reja janë në horizont, me intuitë të mundshme financiare.
    GAFORRJA
    Vendosmëri në çështjet financiare falë Marsit. Në punë përballojini sfidat me besim. Në dashuri, kërkoni një ekuilibër midis sigurisë emocionale dhe pavarësisë.
    LUANI
    Marsi në shenjën tuaj ju jep vendosmëri dhe kurajo, ideale për të përballuar sfidat profesionale. Në dashuri, pasioni dhe dëshira për të kaluar kohë me partnerit janë në rritje.
    VIRGJËRESHA
    Merrni frymë qetësisht: ju përkushtoheni me kënaqësi pasioneve tuaja dhe rikuperoni energjinë tuaj. Në dashuri, lini hapësirë tjetrit, duke gjetur ekuilibrin. Në punë merrni vlerësime për profesionalizmin tuaj. Fati manifestohet në rezultate konkrete.
    PESHORJA
    Marsi stimulon marrëdhëniet dhe ju jep energji për të përballuar sfidat sentimentale dhe profesionale. Në dashuri, fokusohuni në mirëkuptimin autentik. Në punë, aftësitë tuaja ndërmjetësuese bëjnë diferencën.
    AKREPI
    Qielli ju mbështet dhe ju dhuron karizëm. Në dashuri, ndiqni instinktet tuaja, por mos u humbni në xhelozi. Puna sjell shpërblime, qoftë edhe të vogla. Disa situata financiare duhet të analizohen më me kujdes.
    SHIGJETARI
    Ky qiell shkëlqen për çiftet e reja dhe të sapomartuarit që mund të bëjnë plane të mëdha për të ardhmen. Kapitulli i punës: fillojmë përsëri. Nëse ju duhet të bëni intervista dhe teste, do të jeni në gjendje të merrni rezultate të mira.
    BRICJAPI
    Historitë e forta të dashurisë u rezistojnë provokimeve. Kjo javë e prillit duket paksa e përmbajtur, edhe ju prisni shumë ose jeni të hutuar nga çështjet e punës. Lajmet po vijnë.
    UJORI
    Sensi juaj i humorit është në maksimumin e tij tani dhe do t’ju ndihmojë të përballeni edhe me ato situata të shtrembëruara që ju kanë ndodhur kohët e fundit. Shpesh, humori është arma juaj fituese për t’u ndjerë mirë me të tjerët dhe për ta bërë veten të dashur.
    PESHQIT
    Po i afrohemi periudhës më të mirë të vitit, asaj që do të nisë më 9 qershor. Vetëm një paralajmërim i vogël: mund të ketë shpenzime të papritura për shtëpinë. Për sa i përket punës, jeni në sy të konfirmimeve./vizionplus.tv