Tag: sfidat

  • Sfidat për një grua në krye të SPAK? Ja si përgjigjet kandidatja Musabelliu

    Sfidat për një grua në krye të SPAK? Ja si përgjigjet kandidatja Musabelliu

    Cilat do të ishin sfidat me të cilat do përballej Doloreza Musabelliu si një grua nëse do të zgjidhej në krye të SPAK? Ja si përgjigjet ajo në mbledhjen e KLP-së.
    “Mendoj që një drejtues i SPAK duhet të ketë disa cilësi që janë aftësi për vendimmarrjes të shpejtë, për të drejtuar me vizion, për të siguruar ambient efikas, aftësi për ti bërë ballë presioneve, i brendshëm i jashtëm, nuk shoh që ndonjëra prej tyre të lidhet me gjininë”, tha ajo.

  • FMN: Sfidat e ekonomisë në Shqipëri, nga rritja e paqëndrueshme te rreziku i kredisë për ndërtim

    FMN: Sfidat e ekonomisë në Shqipëri, nga rritja e paqëndrueshme te rreziku i kredisë për ndërtim

    Ndonëse Shqipëria është një nga vendet me rritjen më të lartë në Europë, sfidat që fshihen pas kësaj rritjeje janë të shumta, sipas deklaratës së plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtare. Rritja mbetet e orientuar nga turizmi, ndërkohë që rreziqet që vijnë nga jashtë janë shtuar.
    Nga ana tjetër një tkurrje më e shpejtë se parashikimet e popullsisë në moshë pune mund të thellojë mungesën e fuqisë punëtore, të nxisë inflacionin, të imponojë një politikë monetare më shtrënguese dhe të dobësojë perspektivën e rritjes. Shqipëria përballet me presione në rritje mbi shpenzimet publike, të cilat nëse nuk trajtohen në kohë mund të vënë në rrezik qëndrueshmërinë fiskale në afatin e mesëm. Prirjet demografike pritet të rrisin ndjeshëm shpenzimet për pensione dhe shëndetësi.

    FMN ka përsëritur qëndrimin e saj kundër paqes fiskale, që rrezikon të dëmtojë pajtueshmërinë tatimore, të dobësojë besueshmërinë e sistemit të auditimit dhe të zhbëjë përparimet e arritura në modernizimin e administratës tatimore. FMN ka përsëritur thirrjet e saj për kujdes sa i përket rritjes së kredisë për pasuri të paluajtshme, e cila kërkon monitorim të kujdesshëm për të vlerësuar ndikimin e tyre në rrezikun sistemik.

    FMN rekomandon se duhet një paketë e gjerë reformash për rritjen e produktivitetit për të siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike. FMN theksoi se Krijimi i Bankës së Zhvillimit të Shqipërisë (ADB) do të shtojë më tej kompleksitetin e sektorit, ndaj kërkohen standarde të forta qeverisjeje dhe rregulla të qarta operacionale për të shmangur rreziqet për stabilitetin fiskal dhe financiar.

  • “Ëndrra Amerikane”/ Kuqezinjtë nisin përgatitjet për Andorrën dhe Anglinë, ja si paraqitet atmosfera në stërvitje

    “Ëndrra Amerikane”/ Kuqezinjtë nisin përgatitjet për Andorrën dhe Anglinë, ja si paraqitet atmosfera në stërvitje

    Kuqezinjtë kanë nisur ditën e sotme përgatitjet për dy sfidat e fundit të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
    Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale momente nga mbërritja e kuqezinjve në qendrën stërvitore dhe nga nisja e stërvitjes për dy sfidat “finale” të kuqezinjve, të cilat do të jenë vendimtare për të vijuar më tej ëndrrën e madhe për t’u bërë për herë të parë në histori pjesëmarrës në një Kupë Bote.
    Të lumtur, entuziastë dhe plot energji, duken heronjtë tanë para sfidës së së enjtes ndaj Andorrës, e cila konsiderohet tejet delikate, ku fitorja është e vetmja alternativë. Më pas, përballja e madhe me Anglinë të dielën në “Air Albania” do të përcaktojë se sa afër do të jetë realizimi i ëndrrës “amerikane”.

  • ‘Sfidat ekzistojnë’, Sala: Rialokuam 200 mln lekë për barna, 1 miliardë të tjera…

    ‘Sfidat ekzistojnë’, Sala: Rialokuam 200 mln lekë për barna, 1 miliardë të tjera…

    Me 26 vota pro dhe 54 kundër, u rrëzua kërkesa e opozitës për mocion me debat në Kuvend për gjendjen në Spitalin e Onkologjikut në Tiranës.
    Pavarësisht mos realizimit të mocionit, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, pati një qëndrim për situatën në Spitalin e Onkologjikut në Tiranës.
    Fjala e plotë:
    Nuk dua të hyj në debatin e procedurës së Parlametit. Nuk dua të bëj politikë me dhimbjet e pacientëve.
    Pak javë më parë kam pranuar një sfidë të madhe. Sfida nuk është vetëm e qeverisë dhe e imja si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, por mbi të gjitha është sfida ime personale, si mjeke, pasi e kam filluar karrierën time, pikërisht në atë spital onkologjik.
    Pikërisht në atë spital, ku këto ditë kam prekur çdo skutë, kam takuar pacientët, familjarët, mjekët, infermierët, sanitarët pa zhurmë dhe pa media. Sfidat ekzistojnë dhe ne jemi duke vepruar.
    Vetëm tre ditë më parë Këshilli Administrativ i FSDKSH, ka aprovuar rialokimin e një fondi prej 200 milion lekë, për të adresuar zgjidhjen e nevojave urgjenteve me barna onkologjike në QSUNT.
    Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në projekt buxhetin e vitit 2026, i cili pritet të kalojë në Kuvend pas pak ditësh, vetëm për barnat onkologjike është akorduar buxhet i dedikuar, prej 1 miliard lekësh. Kjo është një risi.
    Problemet nuk zgjidhen me retorikë politike, apo duke luajtur me emocionet dhe dhimbjet e pacientëve. Zgjidhen me dedikim punë dhe bashkëpunim.
    Angazhimi im ka qenë dhe është i qartë: Çdo pacient që vuan nga sëmundje onkologjikë do të trajtohet me trajtimin e duhur dhe me protokollet bashkëkohore. Ky proces ka nisur dhe nuk ka kthim pas.

  • “Ekonomia artizanale ka potencial të lartë por sfidat mbeten të shumta”

    “Ekonomia artizanale ka potencial të lartë por sfidat mbeten të shumta”

    Flet Armando Muça, Drejtor Ekzekutiv i “Albanian Night” Artizanati dhe produktet autentike, nën shkëlqimin turistik të Shqipërisë, mund të kthehen në një potencial të jashtëzakonshëm por për të arritur këtë, sfidat dhe palët që duhet të angazhohen janë të shumta.Armando Muça, Drejtor Ekzekutiv i qendrës etnokulturore “Albanian Night”, që ka në fokus rigjallërimin e trashëgimisë shqiptare, shpre…

  • Goditje edhe nga Meloni, Vuçiç ka gjithnjë e më pak aleatë në Evropë, pse rezoluta e PE zbuloi sfidat e vërteta serbe

    Goditje edhe nga Meloni, Vuçiç ka gjithnjë e më pak aleatë në Evropë, pse rezoluta e PE zbuloi sfidat e vërteta serbe

    Marsela SHYTIA
    Ndonëse nuk duhet të jetë diçka e papritur, Aleksandër Vuçiç po përballet me një realitet gjithnjë e më të vështirë në arenën ndërkombëtare, ku aleatët që ka konsideruar të besueshëm po e lënë të vetëm. Pavarësisht se ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me figura si kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila ka pasur qëndrime të ngjashme në disa çështje, tani po kupton se mbështetja për Serbinë, veçanërisht në rrafshin e Bashkimit Evropian, është në rënie. Arsyet janë të shumta: politika e tij autoritare dhe gjithnjë e më shumë euroskeptike, që bie ndesh me aspiratat e BE-së, po dëmton besimin ndaj tij, duke e çuar në një pozitë të vështirë, madje edhe nga ata që dikur i konsideronte miq të ngushtë.
    Rezoluta e PE
    Midis 103 anëtarëve të Parlamentit Evropian që votuan kundër Rezolutës për Serbinë, shumica e tyre janë nga grupi “Patriotët për Evropën”, bërthama e të cilit përbëhet nga Tubimi Kombëtar Francez dhe Fidesz hungarez i Viktor Orbán, dhe janë, ndër të tjera, Vox spanjoll dhe Partia e Lirisë e Austrisë. “Po flasim për parti të krahut të djathtë dhe ultranacionaliste, kryesisht euroskeptike, politikat e të cilave, pra, nuk përkojnë me qëllimin e shpallur publikisht të Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt”, tha për “Danas” Marija Stojanoviç, gazetare për Politikën Bashkëkohore dhe EWB. Të mërkurën, më 22 tetor, Parlamenti Evropian miratoi Rezolutën mbi polarizimin dhe represionin në Serbi, e cila mbështet të drejtën e studentëve dhe qytetarëve për protesta paqësore, dënon fuqimisht valën e dhunës, frikësimit dhe arrestimeve të sponsorizuara nga shteti. Plot 457 anëtarë të PE votuan pro Rezolutës, 103 votuan kundër saj, ndërsa 72 anëtarë abstenuan.
    Humbja e aleatëve
    Marija Stojanoviç shpjegon për “Danas” se midis deputetëve që nuk e mbështetën Rezolutën janë disa anëtarë të grupit “Evropa e Kombeve Sovrane”, i cili konsiderohet një grup i ekstremit të djathtë. “Politika e këtyre partive, përfshirë Alternativën për Gjermaninë, bazohet në kundërshtimin e ashpër ndaj aspekteve të caktuara të integrimit evropian, duke u përqendruar në interesat kombëtare dhe politikën anti-imigracion,” thekson e intervistuara e “Danas”. Kur bëhet fjalë për grupet e tjera në PE, shton ai, disa anëtarë të Konservatorëve dhe Demokratëve Evropianë, të cilët janë gjithashtu të orientuar drejt së djathtës dhe pak a shumë euroskeptikë, votuan gjithashtu kundër. “Është interesante që deputetët e këtij grupi të afërt me kryeministren italiana Georgia Meloni, të cilin Aleksandër Vuçiç e mirëpret gjithmonë ngrohtësisht dhe me lëvdata të shumta, abstenuan gjatë votimit,” thekson Marija Stojanoviç. Në fund, thotë ai, midis atyre që votuan kundër ka vetëm dy deputetë nga Partia Popullore Evropiane, anëtare e asociuar e së cilës është SNS, një deputet nga e Majta (grupi i ekstremit të majtë) dhe dhjetë deputetë që nuk i përkasin asnjë grupi parlamentar në PE. “Mendoj se këto rezultate tregojnë qartë se në cilat forca në Evropë qeveria në Serbi ende mbështetet,” përfundon Stojanoviç.
    Sfidat serbe
    Michael Galer, eurodeputet nga Partia Popullore Evropiane, tha në ditën e miratimit të Rezolutës se ajo përshkruan saktë situatën dhe sfidat me të cilat përballet Serbia. “Në tërësi, rezoluta përshkruan, mendoj unë, saktë situatën dhe sfidat. Situata tregon qartë se ne duam që Serbia të mbetet në rrugën evropiane dhe të përmbushë detyrimet e saj në atë proces. Dhe gjithashtu mendoj se vizita e znj. Von der Leyen solli disa tone të ndryshme krahasuar me më parë, dhe shpresoj që kjo të vihet re siç duhet në Beograd nga të gjithë ata që janë përgjegjës, dhe Parlamenti Evropian do të vazhdojë të ndjekë nga afër,” tha ai. Galer konfirmoi se PPE po shqyrton përjashtimin e SNS nga ai grup, por nuk donte të fliste për afate kohore specifike.
     

  • Konferenca “Shkenca nën presion-sfidat dhe mundësitë” mbledh akademikë dhe ekspertë  

    Konferenca “Shkenca nën presion-sfidat dhe mundësitë” mbledh akademikë dhe ekspertë  

    Mbrojtja e vlerave dhe parimeve të lirisë akademike dhe autonomisë institucionale apo dhe kontributi i shkencës në konkurrueshmëri, ekonominë e dijes dhe sigurinë ishin ndër temat në konferencën shkencore “Shkenca nën presion- sfidat dhe mundësitë” në Lubjanë, Slloveni.
    Organizatorë të kësaj konference 14-16 tetor ishin Akademia Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar “The Royal Society” dhe ajo e Gjermanisë, “Leopoldina”, në bashkëpunim me UK Foreign, Commonwealth and Development Office të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), me mbështetjen e Universitetit të Lubjanës dhe Akademisë Sllovene të Shkencave dhe Arteve. Në këtë konferencë Akademia e Shkencave e Shqipërisë u përfaqësua nga akad. Anila Hoda, sekretarja shkencore, dhe prof. asoc. dr. Elda Zotaj, shefja e marrëdhënieve me jashtë dhe publikun. ASH shprehet se që nga viti 2015, Procesi i Berlinit përfshin një shtyllë të dedikuar për shkencën, arsimin, kërkimin, inovacionin dhe transferimin e njohurive, e cila koordinohet nga Akademia Kombëtare Gjermane e Shkencave “Leopoldina”. Çdo vit, në kuadër të kësaj shtylle, organizohet Konferenca e Përbashkët Shkencore e Procesit të Berlinit, e cila kurorëzoi organizimin e saj të 9-të duke bërë bashkë akademikë, ekspertë dhe aktorë institucionalë nga vendet pjesëmarrëse.
    “Kjo konferencë treditore reflektoi mbi sfidat në rritje me të cilat përballet komuniteti shkencor në të gjitha vendet e Procesit të Berlinit, si dhe mbi pritshmëritë e larta që i adresohen shkencës në shoqëri. Pavarësisht nga këto sfida, shkenca vazhdon të dëshmojë rolin e saj të pazëvendësueshëm në zhvillim, stabilitet dhe përparim. Tematikat kryesore të trajtuara në punimet e konferencës ishin: Mbrojtja e vlerave dhe parimeve të lirisë akademike dhe autonomisë institucionale, përfshirë rolin e tyre si hapësira të sigurta për demokracinë dhe mbrojtëse të sundimit të ligjit dhe barazisë; Kontributi i shkencës në konkurrueshmëri, ekonominë e dijes dhe sigurinë; Reformat kyçe për përshpejtimin e përafrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet e BE-së, me vëmendje të veçantë ndaj pritshmërive të brezit të ri”, thuhet nga ASH. Akademia bën me dije se në përfundim të konferencës u hartua një deklaratë e përbashkët me rekomandime konkrete për Samitin e 11-të të Ballkanit Perëndimor të krerëve të shteteve dhe qeverive, i cili do të mbahet më 22 tetor 2025 në Londër.

  • Ministrja Spiropali takim me ambasadorin Gonzato: Çojmë përpara partneritetin e plotë për sfidat e integrimit

    Ministrja Spiropali takim me ambasadorin Gonzato: Çojmë përpara partneritetin e plotë për sfidat e integrimit

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

    Përmes një postimi në rrjet social, Ministrja Spiropali shprehet se ne ambasadorin Gonzato foli për sfidat e integrimit dhe punën për mbylljen e kapitujve për anëtarësimin në BE.
    “Me Ambasadorin Gonzato çojmë përpara partneritetin e plotë për sfidat e integrimit dhe punën që na pret në çdo sektor për mbylljen e kapitujve, si dhe ngritjen e standardeve të mirëqeverisjes, ekonomisë dhe shoqërisë”, shkruan Spiropali në Facebook. 

    Top Channel

  • Belinda Balluku në Fier: Jemi gati të përballemi me sfidat dhe të çojmë përpara projekte ambicioze

    Belinda Balluku në Fier: Jemi gati të përballemi me sfidat dhe të çojmë përpara projekte ambicioze

    Prononcimi për mediat i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës e Energjitikës, Belinda Balluku, pas prezantimit të strukturës së re dhe nënkryetarëve të rinj të Bashkisë së Fierit.
    “Me një ekip të ri dhe të motivuar, jemi gati të përballemi me sfidat dhe të çojmë përpara projekte ambicioze për Fierin”- shkruan Belinda Balluku.

  • Belinda Balluku në Fier: “Me një ekip të ri dhe të motivuar, jemi gati të përballemi me sfidat dhe të çojmë përpara projekte ambicioze”

    Belinda Balluku në Fier: “Me një ekip të ri dhe të motivuar, jemi gati të përballemi me sfidat dhe të çojmë përpara projekte ambicioze”

    Prononcimi për mediat i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës e Energjitikës, Belinda Balluku pas prezantimit të strukturës së re dhe nënkryetarëve të rinj të Bashkisë së Fierit.
    “Me një ekip të ri dhe të motivuar, jemi gati të përballemi me sfidat dhe të çojmë përpara projekte ambicioze për Fierin”- shkruan Belinda Balluku.