Nga Roland Tashi, ekspert i çështjeve të sigurisë Konflikti në Ukrainë i kaloi tre vjet nga shpërthimi, negociatat për një armëpushim të përkohshëm apo për paqe kanë hyrë në një rrugë të vështirë gjeopolitike, fundi i së cilës duket sikur është sa afër, po aq edhe larg.Megjithatë, nuk është e njëjta situatë e ndërlikuar me projektet e rindërtimit të vendit pas mbarimit të luftës.Një lojë …
Tag: sfida
-

Fatkeqësi, ters dhe të këqija, këto janë 3 shenjat më me pafat të kësaj jave
Java e fundit e marsit sjell ndikime të forta astrologjike që mund të krijojnë sfida për disa shenja të zodiakut.
Sipas astrologëve, eklipsi diellor i datës 29 mars në shenjën e dashit sjell trazira dhe fakte të reja, ndërsa Venusi në retrogadë ngatërron situatat emocionale dhe çështjet financiare.
Saturni dhe Neptuni te shenja e peshqve intensifikojnë paqartësitë dhe pasigurinë, duke prekur ata që kanë nevojë për stabilitet.
Marsi krijon tensione në marrëdhëniet ndërpersonale, duke sjellë keqkuptime dhe trazira.
Për këtë arsye kjo periudhë kërkon qetësi, durim dhe vetëkontroll, pasi ngjarjet mund të mos zhvillohen siç i presim.
Shenjat që do të përjetojnë vështirësi më të mëdha këtë javë janë binjakët, virgjëresha dhe shigjetari.
3 shenjat e pafata të horoskopit të javës:
Binjakët
Për binjakët, kjo javë sjell sfida në shumë fusha të jetës së tyre, veçanërisht në fushën profesionale dhe atë të komunikimit. Mund të ketë probleme me komunikimin, pasi fjalët tuaja mund të keqinterpretohen, duke sjellë keqkuptime si në marrëdhëniet personale ashtu edhe në ato profesionale.
Nëse keni diskutime ose negociata të rëndësishme, përpiquni të jeni sa më të qartë. Në të njëjtën kohë, eklipsi diellor i 29 marsit mund të sjellë ndryshime të papritura në rrethin tuaj, duke zbuluar se kush ju mbështet vërtet dhe kush jo.
Ju mund të ndjeni një ndjenjë zhgënjimi nga njerëzit që i keni marrë si të mirëqenë. Në planin financiar, kjo javë kërkon kujdes, pasi mund të ketë vonesa në pagesa apo shpenzime të papritura. Mos bëni blerje impulse, pasi mund të pendoheni më vonë.
Virgjëresha
Virgjëreshat do të ndjejnë konfuzion të madh dhe mungesë stabiliteti këtë javë, kryesisht për shkak të Venusit retrogradë te peshqit, gjë që ndikon në marrëdhëniet dhe financat e tyre. Ju mund të ndiheni sikur po humbisni kontrollin mbi çështjet që më parë i konsideronit të sigurta.
Mundohuni të shmangni vendimet e nxituara, pasi gjykimi juaj mund të jetë i turbullt. Nëse jeni në një lidhje, mund të mendoni se partneri juaj nuk po tregohet plotësisht i sinqertë ose se po fsheh diçka.
Në vend që të nxitoni në përfundime, përpiquni të diskutoni me qetësi dhe t’i shikoni faktet në mënyrë objektive. Në fushën profesionale, shmangni partneritetet që duken shumë të mira për të qenë të vërteta. Mos u besoni njerëzve që nuk i njihni mirë dhe lexoni me kujdes çdo marrëveshje përpara se ta pranoni.
Shigjetari
Kjo javë sjell disa sfida për shigjetarët, veçanërisht në çështjet e marrëdhënieve dhe karrierës. Marsi krijon tension dhe reagime impulsive, të cilat mund të çojnë në debate me kolegët, miqtë ose partnerin tuaj.
Nëse ndiheni të stresuar, përpiquni të gjeni mënyra për të çliruar energjinë tuaj në mënyrë krijuese, në vend që të lejoni që zhgënjimi juaj t’ju pushtojë. Ju mund të mendoni se të tjerët nuk e njohin përpjekjen tuaj ose se nuk po merrni shpërblimin që meritoni.
Në vend që të reagoni në mënyrë impulsive, përpiquni të shihni pamjen e madhe dhe planifikoni hapat e ardhshëm në mënyrë strategjike. Në planin financiar kujdes nga shpërdorimet, pasi mund të keni prirje të shpenzoni para për t’u ndjerë më mirë, gjë për të cilën mund të pendoheni më vonë. -

Sfida dhe debate, ja se çfarë kanë rezervuar yjet për secilën nga shenjat e horoskopit
Dashi
Do përpiqeni të përmirësoni veten. Në dashuri, marrëdhënia me partnerin do jetë e mirë. Beqarët s’do kenë fat. Në punë do përballeni me sfida, por do ia dilni. Financat po stabilizohen.
Demi
Një ditë e qetë. Dashuria do ecë mirë. Beqarët duhet të jenë më seriozë për të tërhequr dikë. Në punë do nisni diçka të re, por do përshtateni shpejt. Financat të qëndrueshme.
Binjakët
Do jeni të vendosur dhe të suksesshëm. Çiftet do kalojnë momente të këndshme. Beqarët do afrohen më shumë me dikë të ri. Në punë durimi dhe këmbëngulja do shpërblehen. Kujdes me financat.
Gaforrja
Kurioz dhe të gatshëm për eksperienca të reja. Ruani lidhjen nga ndërhyrjet e të tjerëve. Beqarët mund të kenë vetëm aventura kalimtare. Në punë, ngjarjet e reja do ju motivojnë. Mos e teproni me shpenzimet.
Luani
Asgjë s’do ju destabilizojë. Marrëdhënia në çift e qëndrueshme. Beqarët s’duhet të kufizojnë veten. Në punë do pranoni sfida të reja. Financat kërkojnë kujdes.
Virgjëresha
Mos tregoni arrogancë. Çiftet do hasin debate pas mesditës. Beqarët mund të humbasin mundësi të mira. Në punë do kaloni çdo sfidë. Financat përmirësohen falë një trashëgimie.
Peshorja
Ditë e ekuilibruar. Çiftet do shprehin më shumë ndjenja. Beqarët do heqin dyshimet dhe mund të nisin diçka të re. Në punë komunikimi do jetë kyç për sukses. Financat stabël.
Akrepi
Ditë pozitive. Çiftet mund të përballen me probleme dhe debate. Beqarët do kenë takime të rëndësishme. Në punë do ndiheni të qetë. Financat delikate, tregohuni të kujdesshëm.
Shigjetari
Fokusohuni në qëllimet tuaja. Çiftet do kalojnë momente të lumtura. Beqarët mund të gjejnë dashurinë falë miqve. Në punë organizimi do ndihmojë në përballimin e ngarkesës. Kujdes me shpenzimet.
Bricjapi
Do jeni më të përgjegjshëm, por s’do pranoni gabimet. Çiftet s’duhet të fiksohen pas të metave të partnerit. Beqarët të mendojnë mirë para zgjedhjeve. Në punë duhet të mbroni veten. Financat kërkojnë menaxhim të kujdesshëm.
Ujori
Përballoni sfidat me durim. Çiftet do ndihen të mërzitur. Beqarët s’duhet të refuzojnë mundësitë e reja. Në punë do keni ide të mira dhe do vlerësoheni. Financat përmirësohen.
Peshqit
Do vlerësoheni për qasjen tuaj të drejtpërdrejtë. Çiftet s’duhet të injorojnë problemet. Beqarët do fitojnë zemrën e dikujt. Në punë jepni më të mirën, por pushoni herë pas here. Financat në ekuilibër. -

Kualifikuese Botërori/ Gjashtë ndeshje, sfida kryesore zhvillohet në Shkup
Pesë ndeshje në orën 20:45 dhe Moldavi-Estoni në orën 18:00, janë këto 6 përballjet e sotme kualifikuese të botërorit 2026 për zonën e Europës.
Në epiqendër, sfida Maqedoni e Veriut-Uells parashikuar ë zhvillohet në Shkup. Norvegjia e cila ka mësuar se në Grupin I është sistemuar edhe Italia sot në daljen e radhës jashtë shtëpie.
Programi për sot:
Grupi I
Moldavi- Estoni (18:00)
Izrael- Norvegji
Grupi J
Lietenshtejn-Kazakistan
Maqedoni e Veriut- Uells
Grupi L
Gjibraltar- Çeki
Mal i Zi – Ishujt Faroe/Sportiim.al/
