Tag: sfida

  • “Modriç Day”, kroati mbërrin në Milano dhe hedh firmën si kuqezi: Na presin sfida të mëdha

    “Modriç Day”, kroati mbërrin në Milano dhe hedh firmën si kuqezi: Na presin sfida të mëdha

    Prites së gjatë i vjen fundi. Milani mirëpret zyrtarisht Luka Modric. Pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube dhe një lamtumire të ‘dhimbshme’ nga Real Madridi, kroati ka mbërritur në kryeqendrën lombarde për të nisur aventurën e tij të re në Itali.
    Për kuqezinjtë është goditja e dytë në mesfushë pas transferimit të Ricci-t, në pritje të përforcimeve edhe në reparte të tjera, ky synimi i kuqezinjve vijon të jetë Jashari.  Mbërritja e 39-vjeçarit do t’u japë tifozëve mundësinë të harrojnë dështimin për të blerë Archie Brown, shoqëruar edhe me talljet në rrjetet sociale nga Fenerbahce i José Mourinho-s. Ish-lojtari i Tottenhamit dhe Real Madrid do të mbajë fanellën me numrin 14, atë që sezonin e kaluar e kishte veshur Tijjani Reijnders, i transferuar te Manchester City.

    Në orën 12:40, Luka Modric mbërriti te “La Madonnina”, një klinikë në zonën Porta Romana në Milano. Përshëndeti të pranishmit dhe hyri për të kryer kontrollet mjekësore. Më pas vijoi kontrollin e përshtatshmërisë në një strukturë tjetër dhe më në fund nënshkrimi në “Casa Milan”.
    “Jam shumë i lumtur që jam këtu, më presin sfida të mëdha”, ishin fjalët e para të fantazistit kroat menjëherë sapo doli nga Malpensa.

  • “Të gjithë kanë pritur që SPAK të ndikonte më shumë tek…”/ Flet gazetari: Sfida e vërtetë është integrimi në BE

    “Të gjithë kanë pritur që SPAK të ndikonte më shumë tek…”/ Flet gazetari: Sfida e vërtetë është integrimi në BE

    Sipas tij të gjithë kanë pritur që SPAK të ndikonte më shumë tek zgjedhjet dhe se në shumicën e hetimeve janë pjesë e politikës. Agolli shtoi se qeveria dhe kryesia nga shtatori nuk do të kthehen kundra SPAK.
    I ftuar në një studio televizive gazetari Ilirjan Agolli komentoi situatën politike në vend.
    “Duket interesant i gjithë procesi i situatave në vend. Të gjithë kanë pritur që SPAK të ndikonte më shumë tek zgjedhjet. Në këtë punë të SPAK vihet re se shumica e hetimeve janë pjesë e politikës dhe mund të them se edhe ata janë të rëndësishëm para drejtësisë. Sektori i drejtësisë është një nga sektorët më problematikë në vend. Mendoj se qeveria dhe kryesia nuk do t i kthehet më retorikës dhe se në shtator nuk do kthehen kundra SPAK”, tha ai.
    Gjatë fjalës së tij në studio Agolli u ndal edhe tek opozita për të cilën dekklaroi se ka shumë punë për të bërë dhe se sfida aktuale e qeverisë është integrimi në BE.
    “Vëllimi i punës në SPAK është shumë i madh dhe do të dëshiroja se trupa e tyre të ishte më i madh në numër. Kam dëgjuar se disa ministri do të ndahen , dhe se njerëz teknikë janë të nevojshëm. Sfida e vërtetë në shtator është integrimi në BE. Opozita ka shumë punë për të bërë”, përfundoi Agolli.

  • Botërori i Klubeve/ Juventus-Manchester City, finalja e grupit për vendin e parë, sfida vendimtare për shortin e 1/8

    Botërori i Klubeve/ Juventus-Manchester City, finalja e grupit për vendin e parë, sfida vendimtare për shortin e 1/8

    Pas dy fitoreve bindëse kundër Al-Ain dhe Kazablankës, Juventusi i Igor Tudor është gati për sfidën vendimtare të mbrëmjes së sotme kundër Manchester City-t në “Orlandon përvëlues”. Bardhezinjtë dhe “qytetarët” ndajnë të njëjtin numër pikësh, por për shkak të golavarazhit më të mirë (9-1 ndaj 8-0), një barazim do t’u mjaftonte italianëve për ta mbyllur grupin G në vend të parë.
    Kjo e bën takimin të vlefshëm jo vetëm për prestigj, por edhe për një short më të favorshëm në fazën me eliminim direkt, ku kryesuesi i këtij grupi do të përballet me njërin mes Real Madridit, Salzburgut ose Al-Hilalit të Simone Inzagit nga grupi H.
    Trajneri Tudor pritet të kryejë disa rotacione në mesfushë. Manuel Lokateli dhe Teun Koopmeiners janë në garë për një vend titullari, ndërsa gjendja fizike e Konseisaos mbetet një pikëpyetje, pasi lojtari u stërvit veçmas pas lodhjes nga sfida ndaj Kazablankës.
    Në mbrojtje do të vazhdojë treshja Kalulu, Savona dhe Keli, me Di Gregorio në portë. Sulmi do të udhëhiqet nga Randal Kolo Muani, ndërsa Dusan Vlahoviç është gati të ndërhyjë nga stoli në rast nevoje për më shumë forcë në vijën e përparme.
    Ashtu si Juventusi, edhe Manchester City e sheh këtë Botëror si një mundësi për të rifituar besimin pas një sezoni me shumë ulje-ngritje. Pep Guardiola kërkon që ekipi i tij të dalë i pari në grup, për të shmangur një përballje të rrezikshme në fazën tjetër dhe për të konfirmuar veten në këtë kompeticion elitar.
    Sfida mes dy kampioneve është e parashikuar të nisë në orën 21:00 dhe pritet të dhurojë spektakël, intensitet dhe një luftë të fortë për dominim. Juventusi kërkon konfirmim, City kërkon rikthimin në lavdi – gjithçka vendoset sonte.

  • Sfida e AGAIT, Elinara dhe Andrea shkojnë në televotim

    Sfida e AGAIT, Elinara dhe Andrea shkojnë në televotim

    Elinara dhe  Andrea  janë dy fermerët që do të shkojnë në televotim, ku njëri prej tyre ditën e hënë largohet nga Ferma dhe humbet shansin për të fituar 100 mijë euro.

    Ndërsa Andueli dhe Ylli do të vijojnë rrugëtimin.
    Elinara dhe Andrea ishin dy humbësit e sfidës së AGAIT. Elinara u sfidua me Yllin ndërsa Andueli me Andrean. Dy sfida shumë interesante.

  • Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

    Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

    Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve.
    Kombëtarja  shqiptare kaloi në avantazh, në minutën e 29-të, nga një rrëmujë në zonën e letonezëve, ku Cernomordijs shkaktoi autogol.
    Ndërkohë Letonia barazoi minutat e fundit të pjesës së parë me Cernomordijs, i cili shënoi pas një krosimi nga këndi.
    Aktualisht, Shqipëria ka 5 pikë në grupin K, duke u renditur në vendin e dytë.

  • Starton sfida Letoni-Shqipëri, kuqezinjtë në kërkim të fitores

    Starton sfida Letoni-Shqipëri, kuqezinjtë në kërkim të fitores

     Ka startuar në stadiumin ‘Skonto’ të Rigës sfida mes Letonisë dhe Shqipërisë. Kjo është ndeshja e katërt e Kombëtares shqiptare të futbollit, e cila pozicionohet në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
    Kujtojmë se kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë nga barazimi 0-0 kundër Serbisë tre ditë më parë në Tiranë.
    FORMACIONET ZYRTARE:
    Letonia: Zviedris, Jaunzems, Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis, Ciganiks, Saveljevs, Varslavans, Zelenkovs, Ilaunieks, Gutkovskis.
    Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Balliu; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.

  • “Sfida Trump, për kontinentin e vjetër”, Minxhozi: Turbulencat në Amerikë, për shkak të rivalitetit me Kinën

    “Sfida Trump, për kontinentin e vjetër”, Minxhozi: Turbulencat në Amerikë, për shkak të rivalitetit me Kinën

    Analisti Skënder Minxhozi thotë se sfida Trump është sfidë për kontinentin e vjetër. Sipas tij, vendi ynë nuk është në radarin ekonomik dhe tregtar të SHBA, por elementi amerikan është i rëndësishëm për kupolën e sigurisë. Më tej, Minxhozi tha se turbulenca e brendshme dhe e jashtme e SHBA-së vjen si pasojë e rivalitetit mes saj dhe fuqisë së dytë, Kinës.
    “Ne nuk kemi një bilanc ekonomik dhe tregtar të spikatur me SHBA, nuk jemi fare në radar. Është e ditur që Amerika e ka bërë një luftë për ne, e shtetit të dytë në Ballkan. Prezenca e spikatur ushtarake dhe frika është ,sicc kanë dalë skenare nga revista Blind ku thuhej se riformatimi i forcës ushtarake mund të preki praninë e Amerikës në Ballkan.
    Elementi amerikan është i rëndësishëm për kupolën e sigurisë që na ka ofruar. Sfida Trump është sfidë për kontinentin e vjetër.
    Kjo që po noddh me SHBA, turbulenca e tyre e brendshme ose turbulenca me Europën, Azi, Kinën është ai rivalitet që po fillon të ndihet mes një fuqie globale si Amerika dhe një fuqie të dytë si Kina”, tha ai.

  • Sfida e shkathtësisë, ja kush është fermeri që i shpëton televotimit të dytë

    Sfida e shkathtësisë, ja kush është fermeri që i shpëton televotimit të dytë

    Andera është fermeri i cili doli fitues në sfidën e shpejtësisë, teknikës dhe ekuilibrit, duke shpëtuar në këtë mënyrë nga televotimi i dytë dhe ai i rrezikut për një eliminim të mundshëm, ku tashmë më të rrezikuarit janë Ester, Ylli dhe Elinara.

    “Andrea urime. Elinara, Ester dhe Ylli më vjen keq”, tha Luana.
    Megjithatë loja mund të marrë një tjetër kthesë pasi sonte do të aktivizohet edhe “Hajmalia”, dhe askush nuk e di përveç AGAIT se cila do të jetë fuqia.

  • Sfida me Serbinë/ Kreu i policisë Ilir Proda mesazh strukturave: Treguar profesionalizëm!

    Sfida me Serbinë/ Kreu i policisë Ilir Proda mesazh strukturave: Treguar profesionalizëm!

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në zbatimin e planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë përpara, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri–Serbi.

    “Të nderuar kolegë, Është e disata herë që brenda një muaji t’ju drejtohem me shumë kënaqësi dhe gjej momentin të jem falënderues për të gjithë ju që përballuat me sukses disa sfida shumë të rëndësishme, të cilat kërkonin përkushtim, angazhim, sakrificë dhe maturi.
    Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin që treguat në përballimin me sukses të masave të sigurisë për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, një sfidë me rëndësi të veçantë dhe ndjeshmëri të lartë.
    Falë bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave policore, veprimeve të koordinuara për garantimin e standardeve të sigurisë, bashkëpunimit me Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake Tiranë, FSHF-në, UEFA-n, stafin e skuadrës mike dhe agjencitë ligjzbatuese, ky aktivitet sportiv u menaxhua me profesionalizëm, duke mundësuar që të zhvillohej pa incidente që do të cenonin rendin publik apo sigurinë e pjesëmarrësve.
    Puna juaj e palodhur, angazhimi i jashtëzakonshëm dhe vetëkontrolli në kushte të ngarkesës fizike dhe emocionale janë tregues i qartë i përkushtimit që Policia e Shtetit ka ndaj detyrës dhe ligjit, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, pavarësisht sfidave apo ndjeshmërive të momentit.
    Falënderim të veçantë për qytetarët, sportdashësit dhe tifozët, të cilët respektuan udhëzimet e Policisë deri në përfundim të aktivitetit sportiv.
    Bashkëpunimi me qytetarët për përballimin e këtyre sfidave është një tjetër tregues i besimit që ndërtojmë së bashku, dhe një dëshmi e qartë e gatishmërisë sonë për të përballuar me sukses sfidat e sezonit veror”-thuhet në mesazhin e Prodës.

    Top Channel