Tag: sfida

  • 2 muaj “ferri”, 6 sfida direkte, Milan kërkon të demonstrojë forcën e të synojë kreun

    2 muaj “ferri”, 6 sfida direkte, Milan kërkon të demonstrojë forcën e të synojë kreun

    Luajnë vetëm 1 ndeshje në javë për shkak se nuk mundën dot të siguronin pjesëmarrjen në asnjë prej kompeticioneve evropiane, por sërish kalendari pritet të jetë një “ferr” i vërtetë.Po flasim për skuadrën e Milanit. Forma e mirë e treguar në 4 ndeshjet e fundit, mes kampionatit dhe kupës, aty ku të besuarit e Allegrit kanë mund të marrin maksimumin, duke e mbajtur madje portën e paprekur, do duhet të konfirmohen në 6 nga 9 ndeshjet e radhës, ku Milan do të luajë përballë rivalëve direkt, që synojnë kreun në Serinë A.
    Sfida ndaj kampionëve të Napolit është vetëm antipasta, pasi menjëherë më pas kuqezinjtë sfidojnë Juventusin 1 javë më pas. Por edhe pas rikthimit të kampionatit pas pauzës për shkak të kombëtareve, kalendari nuk do të tregohet aspak bujar me “Djallin”. Inter, Atalanta, Roma dhe Lacio e në mes të tyre Fiorentina e Parma, do të jenë rivalët e Milanit, që ka shansin të demonstrojë se mund të synojë edhe më lart, e jo vetëm pjesëmarrjen në 4 vendet e para, objektivi i shprehur në prezantim edhe nga trajneri Allegri.

    6 ndeshje nga 9 kuqezinjtë do t’i luajnë në San Siro, një mundësi shumë e mirë, jo vetëm për t’u përballur me më të mirët e treguar forcën e ekipit, por mbi të gjitha për të qëndruar pranë kreut edhe pas një vargu ndeshjes tepër të vështira e të ndërlikuara për kuqezinjtë.
    © BalkanWeb

  • Conte–Guardiola, sfida e të kundërtave. Italiani kryeson 4-3 në përballjet direkte

    Conte–Guardiola, sfida e të kundërtave. Italiani kryeson 4-3 në përballjet direkte

    18 Shtator 2025

    13:35

    Alfred Lleshi

    Manchester City-Napoli nuk është vetëm kthimi i kampionëve të Italisë në Champions, por edhe faqe e re e rivalitetit mes Guardiolës dhe Contes. Dy filozofi trajningu krejt të ndryshme: italiani me organizimin e hekurt dhe stilin e “sergjentit”, spanjolli me lirinë për talentin dhe aurën e filozofit.
    Ato janë përballur 7 herë direkt si trajnerë, gjithmonë në Premier League, ndërsa tani sfida zhvendoset në Champions, në “Etihad”. Bilanci? Conte kryeson 4-3, një nga të paktët trajnerë me mbi 50% fitore ndaj Guardiolës.
    Rivaliteti nisi më 2016. Në sezonin e parë në Angli, Conte fitoi dy herë ndaj Manchester City (1-3 dhe 2-1), duke u shpallur kampion me Chelsea. Guardiola u hakmor vitin pasues me dy fitore 1-0 dhe titullin e Premier League.

  • Rikthehet Champions League,  Juventus-Dortmund dhe Bayern-Chelsea “ndezin” mbrëmjen e parë

    Rikthehet Champions League, Juventus-Dortmund dhe Bayern-Chelsea “ndezin” mbrëmjen e parë

    Këtë të martë në mbrëmje rifillon edhe faza e ligës së kompeticionit më madhështor për klube Uefa Champions League. Pas një sezoni spetakolar që u mbyll me kurorëzimin si kampion të PSG për herë të parë në histori, duket se këtë sezon priten surpriza të mëdha. Liverpool është skuadra favorite sipas bookmakers për fitoren finale. “The Reds” kanë shpenzuar pafund në këtë merkato, ndaj objektivi i skuadrës së Arne Slot duket se është mëse i qarë: të ngrejë lart trofeun me veshë të mëdhenj.
    Menjëherë pas tyre janë Arsenal dhe kampionët në fuqi të PSG. “Topçinjtë” janë fuqizuar shumë këtë sezon, me afrimin e një prej sulmueseve më produktivë në qarkullim, suedezit Viktor Gyokeresh. Sfida e parë do të jetë vërtet e vështirë për skuadrën e Mikel Arteta që do të udhëtojë në Spanjë, për të sfiduar Athletic Bilbao.

    Sfida më interesante e mbrëmjes duket se do të jetë ajo mes Juventus dhe Dortmund. Torinezët e kanë entuziasmin në qiellin e 7 pasi mundën në kampionat Interin, ndërsa edhe Dortmund vjen pas dy suksesesh radhazi në Bundesligë.
    Tjetër përballje e madhe do të jetë ajo që do të luhet në Allianz Arena të Mynihut mes Bayern dhe Chelsea. Të dy skuadra kanë qenë pjesë e finales së 2012, aty ku në shtëpinë e bavarezëve, Chelsea ngrejti lart trofeun për herë të parë. Këtë sezon të dyja skuadrat vijnë me ambicie të mëdha, teksa kërkojnë të shkojnë deri në fund të rrugëtimit.
    Interesante do të jetë për tu parë edhe sfida e Bernabeut mes Real Madrid dhe Marsejës, teksa mbretërorët do të luajnë sfidën e parë evropiane me teknikun Xabi Alonso në krye.
    © BalkanWeb

  • “Sfida ndaj Serbisë, si një finale”/ Shanset e Shqipërisë për Botërorin, reagon gazetari: Pritet të vendoset gjithçka

    “Sfida ndaj Serbisë, si një finale”/ Shanset e Shqipërisë për Botërorin, reagon gazetari: Pritet të vendoset gjithçka

    Gazetari, Mantho Prokopi në një intervistë televizive u shpreh se sfida me Serbinë muajin e ardhshëm shihet si një finale për Shqipërinë sa I përket shanseve për kualifikim në botëror.
    Prokopi: Po ti hyjmë llogarive jemi në vendin e dytë me 8 pikë. Pas nesh vetëm një pikë më pas është Serbia që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
    Dhe kjo është matematika ku mbetet për tu parë se si do shkojë gjithçka. Serbia u mposht me shifrat e thella 0-5 nga Anglia duke thënë kështu që u barazuam me duelet me Anglinë.
    Si një finale shihet sfida me Serbinë muajin e ardhshëm pasi aty pritet të vendoset gjithçka.

  • Shtatori nis me vështirësi për këto 3 shenja Horoskopi

    Shtatori nis me vështirësi për këto 3 shenja Horoskopi

    Vjeshta e vitit 2025 nuk do të jetë e lehtë për të gjithë. Ndërsa natyra ndërron ngjyrat, disa shenja të horoskopit do të përballen me sfida, vendime të vështira dhe tension emocional.

    Sipas Neë York Post, rruga retrograde e Saturnit, që ka nisur sot në shenjën e Peshqve dhe do të zgjasë deri në fund të nëntorit, do të godasë veçanërisht tre shenja të zodiakut, duke krijuar tension dhe sfida që do t’u vënë në provë durimin dhe forcën mendore.
    1.Gaforrja – Vendimet e nxituara kushtojnë shtrenjtë

    Gaforret do të ndiejnë mbi shpatulla peshën e lodhjes emocionale dhe trazirat që i kanë shoqëruar përgjatë vitit. Saturni retrograd sjell shqetësime të brendshme, ndjeshmëri të shtuar dhe një ndjesi pasigurie për të ardhmen.
    Këshilla: Mos merrni vendime të mëdha nën presion. Qetësia dhe ekuilibri emocional janë thelbësore për të kaluar këtë fazë pa pasoja të rënda.
    2.Binjakët – Pengesa në punë dhe marrëdhënie
    Për binjakët, kjo vjeshtë mund të sjellë ngërçe në jetën personale dhe profesionale. Do të ndihen të bllokuar ose të pavlerësuar në vendin e punës, ndërkohë që keqkuptimet në marrëdhënie mund të krijojnë tension.
    Këshilla: Mbani nën kontroll komunikimin. Tregoni durim dhe shmangni reagimet impulsive – do t’ju duhen për të kaluar stuhinë.
    3.Shigjetari – Planet shtyhen, realiteti kërkon rivlerësim
    Shigjetarët, që zakonisht janë optimistë dhe aventurierë, do të ndihen të kufizuar, të vonuar dhe të bllokuar në planifikime. Saturni i detyron të përballen me realitetin dhe t’u japin përparësi gjërave që kanë lënë pas dore.
    Këshilla: Përdoreni këtë periudhë për reflektim. Sfida do të kalojnë, por mësimet që merrni tani do t’ju ndihmojnë për një rrugë më të qëndrueshme nesër.
    Edhe pse Gaforrja, Binjakët dhe Shigjetari nuk do ta kenë të lehtë këtë vjeshtë, yjet nuk paralajmërojnë vetëm vështirësi. Nëse tregoni qëndrueshmëri dhe reflektim, kjo periudhë mund të kthehet në një trampolinë për rritje të brendshme dhe transformim personal.

  • Lushnja- Skënderbeu, sfida e ‘forcës’ në “Roza Haxhiu”

    Lushnja- Skënderbeu, sfida e ‘forcës’ në “Roza Haxhiu”

    Kategoria e Parë teksa luajti dje 5 ndeshje të javës së dytë, mbyllet sot me një superndeshje në “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Në fushë, me fillim orën 17:00, përballja Lushnja- Skënderbeu. Verdhjeshilët e teknikut Erion Xhafa të përforcuar me elementë interesantë, barazuan javën e parë në Pogradec me skuadrën liqenore 0-0 duke dhënë sinjale të forta se ky edicion do të ketë një qasje tjetër.

    Përballë do të ketë Skënderbeun pretendent, me korçarët që e nisën kampionatin me fitoren shtëpiake 3-0 ndaj Burrelit. Bardhekuqtë e Ernest Gjokës, falë grupit aktual dhe përforcimëve gjatë verës me emra të tillë si Kiqina, Musa, De Olivera, Abubahar, Gjini etj, janë të destinuar të kërkojnë pikët maksimale për t’ju bashkuar Laçit në krye.

    Ndërkohë në dy javë të luajtura vetëm Laçi ka marrë 6 pikë të plota (1-2 me Ilirinë, 3-1 me Kastriotin) ndërsa ekipe të tjera pretendente si Besa (dy barazime me Kastiotin 1-1 dhe Korabin 0-0) apo Kukësi (një fitore 2-1 me Apoloninë, një humbje 0-2 me Burrelin) e Pogradeci (0-0 me Lushnjën e 0-0 me Ilirinë), duket se ende nuk janë kolauduar si duhet. Sot radha e Skënderbeut. Në Lushnjë, provë force…/Sportim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Nga sfida e informalitetit, te rritja e shpejtë dhe konkurrenca ndërkombëtare”

    “Nga sfida e informalitetit, te rritja e shpejtë dhe konkurrenca ndërkombëtare”

    Flet Valer Pinderi, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike Në dy vitet e fundit, tregtia elektronike në Shqipëri ka kaluar një fazë transformimi që po ndryshon thelbësisht mënyrën e blerjes online në vend.Pas një periudhe ku platforma të ndryshme e-commerce funksiononin kryesisht në mënyrë të parregullt dhe të fragmentuar, vitet e fundit kanë sjellë hyrjen e lojtarëve seriozë dhe …

  • Sfida ndaj Egnatias, trajneri i ekipit slloven: Vetëm të fokusuar ia dalim!

    Sfida ndaj Egnatias, trajneri i ekipit slloven: Vetëm të fokusuar ia dalim!

    Sfida ndaj Egnatias, trajneri i ekipit slloven: Vetëm të fokusuar ia dalim!Pas largimit nga pankina të Simaos, në stolin e Olimpijas së Ljubljanës është vendosur Ivan Senzen.
    Tekniku i përkohshëm i ekipit slloven, doli në konferencë për shtyp, para ndeshjes ndaj Egnatias në Conference League.
    “Jemi të përqendruar te vetja sepse e dimë që duhet të …

  • “Kemi ende sfida”, Rama për gjyqtarin Balliu: I pacipë, vendosi masë sigurie për pallatin e konfiskuar

    “Kemi ende sfida”, Rama për gjyqtarin Balliu: I pacipë, vendosi masë sigurie për pallatin e konfiskuar

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu, i cili, pallatin e konfiskuar në mes të Tiranës e kaloi në favor të ndërtuesit të paligjshëm.
    Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, Rama shprehet se Balliu është gjyqtar i pacipë.
    “Kemi bërë dhe do vazhdojmë të bëjmë sekuestrime. Një gjykatës i pacipë, për një masë sigurie, lidhur me një godinën në rrezik që prej rënies së tërmetit dhe del ky tipi. Këto janë sfida, por Shqipëria e bukur, që jeton në harmoni, me të drejtat e njerëzve, me natyrën, është një ambicie, detyrim i gjeneratës sonë, i kësaj kohe. Tani të vendosemi shumë më fort në mbrojtje të natyrës, të ekuilibrave të humbur, siç e vumë re në Tiranë.”, theksoi ai.

  • Linda Rama: Djalin tim 11-vjeçar e orientoj drejt përdorimit të teknologjisë për qëllime mësimore

    Linda Rama: Djalin tim 11-vjeçar e orientoj drejt përdorimit të teknologjisë për qëllime mësimore

    Linda Rama, bashkëshortja e kryeminsitrit Edi Rama, ka folur lidhur me ndikimin e teknologjisë dhe pasiguritë që ajo sjell për brezat e rinj. Duke u bazuar në përvojën personale si nënë, Rama theksoi se përdorimi i teknologjisë duhet të shoqërohet me edukim të vazhdueshëm dhe qasje të kujdesshme edhe në familje.
    Në intervistën për emisionin “Inside Albania” në Euronews Albania, Linda Rama solli shembullin e dialogut të përditshëm që zhvillon me djalin e saj 11-vjeçar, Zahon, të cilin e orienton drejt përdorimit të teknologjisë për qëllime mësimore dhe jo argëtuese.
    Ajo shtoi më te se të gjitha shoqëritë, përfshirë edhe ato më të avancuarat në Europë, po përballen me sfida të mëdha në raport me teknologjinë, rrjetet sociale dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale, ndaj edhe Shqipëria ndodhet përballë të njëjtave sfida globale.
    Pjesë nga intervista:
    Alice Taylor: E shoh ende, në një farë mënyre. Kjo ndodh kur njerëzit më thonë: “Ti erdhe këtu nga Anglia, pse doje të rrije këtu me kaq shumë probleme?” Ata mendojnë se Anglia është një vend perfekt, ku gjithçka funksionon, të gjithë janë të pasur dhe rrugët janë të lyera me ar. Ende ekziston kjo lloj mendësie, që këtu është tmerr dhe jashtë është gjithçka e mrekullueshme, perfekte dhe funksionale. Dhe unë u them: nuk është aspak kështu.
    Linda Rama: Është e vërtetë. Sot e gjithë bota po jeton në pasiguri shumë të mëdha. Dhe fatkeqësisht, disa vite më parë ishim të sigurt që po u linim fëmijëve tanë një botë shumë më të mirë. Nuk mendoj se flasim sot me të njëjtin gjuhë. Mendojmë dy herë para se ta themi këtë. Dhe kjo sepse edhe vendet e zhvilluara po përballen me shumë sfida, e lëre më të flasim për sfida që lidhen me çështje më të mëdha të përbashkëta, si për shembull mjedisi – planeti. Ne ndajmë një planet për të cilin çdo ditë po vërtetojmë që nuk jemi në gjendje të kontribuojmë. Dhe teknologjia. Teknologjia sot është një sfidë shumë e madhe për çdo vend dhe ti sheh që çdo vend, në një mënyrë apo një tjetër, po përpiqet të kuptojë – madje edhe vendet nordike që janë shumë të avancuara – po përpiqen të kuptojnë cila duhet të jetë qasja për të mbajtur shoqërinë të sigurt në rrethana që askush më parë nuk i ka njohur. Vetëm si shembull, disa javë më parë, doli një studim në Suedi, nëse nuk gaboj, në lidhje me përdorimin e pajisjeve digjitale nga fëmijët në shkolla. Ata ishin të parët që futën këto pajisje në shkolla. Tani, disa vite më vonë, janë të parët që flasin kundër tyre, sepse studimet kanë treguar se ka efekte negative. Pra, ende nuk kemi gjetur përvoja apo le të themi praktika, as në vendet e zhvilluara, mbi të cilat mund të mbështetemi. Kështu që sot Shqipëria është në të njëjtën pozitë si këto vende për sa i përket këtyre sfidave. Dhe sa herë që janë gati t’i adresojnë një sfidë apo që BE mund të bjerë dakord për diçka, çështja ka evoluar. Dinamika është shumë e shpejtë, Alice.
    Alice Taylor: Çështja e klimës është njëra anë. Mendoj se tani, çdo vit që kalon, është më nxehtë, ka më shumë zjarre, është më shqetësuese, dhe e shoh vajzën time dhe mendoj: “I madhi Zot, si do të jetë për ty pas 20 vitesh, 30 vitesh, 40 vitesh?”
Rrjetet sociale, inteligjenca artificiale, më trembin. E mbaj larg çdo pajisjeje tani për tani, por dua të them – sa gjatë do të jem realisht në gjendje ta bëj këtë, nëse ato fillojnë të përdoren në shkolla, për shembull?!
    Linda Rama: Dhe nuk di kur duhet të fillosh të flasësh për këtë, sepse ta mbash larg – përpiqesh vetëm të mbrohesh dhe të përballosh pasiguritë që ke. Por, në të njëjtën kohë, duhet të flasim me ta për të gjitha rreziqet dhe të gjitha përfitimet që lidhen me përdorimin e teknologjisë sot. Qasja ime me djalin tim është: “Kjo është diçka që mund ta përdorësh për mësimin. Nuk është argëtim.” Kjo është qasja që kam unë. Djali im është njëmbëdhjetë vjeç dhe kjo është një temë e vazhdueshme, pra një temë që nuk mbaron kurrë çdo ditë – përpiqem të shmang në njëfarë mënyre gjithë keqkuptimet që ai mund të ketë dhe tërheqjet që dikush mund të ketë me pajisjet.
    Alice Taylor: Po, është e vështirë, e di që do të ketë shumë “luftëra” mes meje dhe vajzës sime kur të rritet