Të shtunën zhvillohet ndeshja me Serbinë dhe të gjithë sytë janë kthyer në Leskovac.
Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho në një konferencë për shtyp, ndërsa foli ndeshjen që do të mbahet në Leskovac më 11 tetor, theksoi se sfida me Serbinë është vendimtare.
“Jam shumë dakord që nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Më e rëndësishmja më duhet ta them është se sfida me Serbinë është vendimtare”, u shpreh ai, duke shtuar: “Janë ndeshje të ndryshme, siç e pamë edhe në Tiranë. Besoj se do jetë ndeshje e bukur”, tha ai.
Tag: sfida
-

Të gjithë gati për ‘finalen’, Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare!
-

Sfida me Serbinë/ Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore, kuqezinjtë humbasin dy lojtarë
Kombëtarja ka nisur zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, që luhet më datën 11 tetor në Leskovac dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, si edhe për miqësoren me Jordaninë, që luhet më datë 14 tetor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Nën urdhrat e trajnerit Silvinjo ka qenë pjesë më e madhe e lojtarëve të ftuar, ndërkohë që Jasir Asani, Thomas Strakosha, Arbër Hoxha, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj do bashkohen me grupin gjatë orëve të mbrëmjes.Seanca e parë ka qenë më pak e ngarkuar për kuqezinjtë, duke qenë se të gjithë lojtarët vinin nga impenjimet e tyre me klubet këtë fundjavë dhe është fokusuar te ushtrimet fizike dhe pak me topin.
Sakaq, Departamenti i Komunikimit bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti nuk do të jenë pjesë e skuadrës për dy sfidat e tetorit për shkak dëmtimesh.
Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive dhe pas shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy sfida.
Në seancën e radhës stërvitore, që zhvillohet të martën në ora 16:00 në Shtëpinë e Futbollit, grupi do të jetë i plotë.
© BalkanWeb -

Kualifikueset e Botërorit 2026 / Sfida me Serbinë, Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit
Kombëtarja ka nisur zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, që luhet më datën 11 tetor në Leskovac dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, si edhe për miqësoren me Jordaninë, që luhet më datë 14 tetor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Nën urdhrat e trajnerit Silvinjo ka qenë pjesë më e madhe e lojtarëve të ftuar, ndërkohë që Jasir Asani, Thomas Strakosha, Arbër Hoxha, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj do bashkohen me grupin gjatë orëve të mbrëmjes.
Seanca e parë ka qenë më pak e ngarkuar për kuqezinjtë, duke qenë se të gjithë lojtarët vinin nga impenjimet e tyre me klubet këtë fundjavë dhe është fokusuar te ushtrimet fizike dhe pak me topin.
Sakaq, Departamenti i Komunikimit bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti nuk do të jenë pjesë e skuadrës për dy sfidat e tetorit për shkak dëmtimesh.
Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive dhe pas shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy sfida.
Në seancën e radhës stërvitore, që zhvillohet të martën në ora 16:00 në Shtëpinë e Futbollit, grupi do të jetë i plotë./FSHF/
Vazhdo leximin
-

Një nga emrat e PD që mund të garojë për Tiranën/ Hasimja “sfidon” të ftohtin, poston videon duke u hedhur në ujërat e “akullt”
Politologu Ermal Hasimja ka sfiduar temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin këtë fundjavë, duke u futur në ujërat e “akullt”.
Hasimja, i cili përflitet si një nga emrat që mund të kandidohet nga PD në garën për bashkinë e Tiranës, ka ndarë në rrjetet sociale pamjet, me një mesazh “pikant”.
“Pa sfida jeta është e mërzitshme. Pa sfida nuk ka ndryshim”, shkruan ai bashkangjitur videos. -

Përflitet si një nga emrat e PD që mund të garojë për Tiranën, Hasimja “sfidon” të ftohtin, ja veprimi që bën
Politologu Ermal Hasimja ka sfiduar temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin këtë fundjavë, duke u futur në ujërat e “akullt”.
Hasimja, i cili përflitet si një nga emrat që mund të kandidohet nga PD në garën për bashkinë e Tiranës, ka ndarë në rrjetet sociale pamjet, me një mesazh “pikant”.
“Pa sfida jeta është e mërzitshme. Pa sfida nuk ka ndryshim”, shkruan ai bashkangjitur videos. -

Dy sfida në inferiore, Laçi e Pogradeci pritës
Kategoria e Parë nis sot me aktin e 6-të sezonal. Në orën 14:00 do të luhet në Laç dhe në Pogradec me duelet Laçi- Apolonia dhe Pogradeci- AF Luftëtari.
Pjesa tjetër e kësaj jave zhvillohet nesër e shtunë 4 tetor 2025. Të gjitha takimet e javës zhvillohen në orën 14:00
Java e 6-të:
Laçi- Apolonia
Pogradeci- AF Luftëtari
Nesër:
iliria-Besa
Skënderbeu- Kukësi
Burreli- Korabi
Lushnja- Kastrioti
Vazhdo leximin
-

Turnover Juventus, dy sfida delikate në horizont për “Zonjën e Vjetër”
Te Juventus, presioni është i lartë në këtë fazë delikate të sezonit. Pas barazimit zhgënjyes në debutimin në Champions League, skuadra e Tudor nuk mund të lejojë më hapa fals në Evropë. Por as në kampionat, ku në fundjavë i pret përballja direkte me Milanin, kryesues i Serisë A dhe i drejtuar nga ish-trajneri Max Allegri.
Për këtë arsye, menaxhimi i forcave bëhet thelbësor. Në transfertën ndaj Villarrealit priten disa ndryshime në formacion. Bremer mund të pushojë pas një periudhe me ngarkesë të lartë, ndërsa Cabal, i kthyer me gol ndaj Atalantës, është gati të marrë një fanellë titullari.Në mesfushë pritet të nisë McKennie në vend të Thuram, ndërsa Yildiz mund të lërë vendin për David, i cili do të mbështetet nga Conceiçao dhe Zhegrova.
Qëllimi është i qartë: të mbërrijnë me energji të plota në sfidën ndaj Milanit, ku do të rikthehen titullarë emra si Bremer, Koopmeiners, Openda dhe Vlahovic.
Tudor ka në dorë një skuadër të plotë dhe të thellë, dhe në këtë moment të sezonit, kjo është një armë vendimtare për të përballuar dy sfida të njëpasnjëshme në nivelin më të lartë.
© BalkanWeb -

Zogaj: Sfida reale e Veliajt është me akuzën dhe në këtë betejë ai rilind ose ‘vdes’ politikisht
Analisti politik Preç Zogaj e ka komentuar vendimin e ish-Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të ankimuar shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese si një sinjal të qartë të thyerjes politike dhe fillimit të betejës së tij personale me drejtësinë.
Në një intervistë për rubrikën “Tema e Ditës” në RTSH 1 HD, në moderimin e Arbër Hitaj, analisti Zogaj theksoi se veprimi i Veliajt tregon se maskat kanë rënë dhe të gjitha palët tani janë pozicionuar si kundërshtare.
Sipas Zogajt, ankimimi në Kushtetuese sinjalizon fundin e një periudhe të mbështetjes së supozuar mes Veliajt dhe Kryeministrit Edi Rama.
“Koha kur Veliaj mendonte apo ka bërë sikur mendonte se ka mbështetjen e kryeministrit në këtë kalvarin e ri që ka me drejtësinë, ka mbaruar,” theksoi analisti.
Zogaj e cilëson veprimin si një pozicionim të Veliajt kundër Ramës, kundër qeverisë së tij, dhe kundër Këshillit Bashkiak, duke qëndruar “në anën tjetër të litarit“.
Kjo, sipas tij, është shprehje e mosdakordësisë së ish-kryebashkiakut me vendimin e Këshillit Bashkiak dhe me qëndrimin e mazhorancës socialiste.
Sfida reale, rilindje apo ‘vdekje politike’Analisti thekson se beteja ligjore e Veliajt është shumë më e madhe se ajo politike. Ai ndodhet nën akuzë për 13 akuza të rënda dhe fati i tij politik varet drejtpërdrejt nga vendimi i gjykatës.
“Sfida reale e Veliajt është sfida me akuzën dhe në këtë betejë ai rilind ose ‘vdes’ politikisht,” theksoi Zogaj.
Ai pranon se Veliaj ka rënë nga një post shumë i lartë dhe se tani i gjithë publiku do të presë vendimin. Nëse akuzat bien në gjykatë, sipas Zogajt, Veliaj ka mundësi për të rilindur politikisht.
Ai shton se për vetë Veliaj “kjo është një rrëzim sepse ai ka rënë nga një post shumë i lartë si Bashkia e Tiranës”, duke theksuar se “ai do të përballet në gjykatë me 13 akuza që janë shumë. I gjithë publiku do presë vendimin e gjykatës dhe nëse këto akuza do të bien, sigurisht që ai ka mundësi për të rilindur politikisht.”
Ndërkohë, Zogaj e vlerësoi si legjitim shqetësimin e Qeverisë për zvarritjen e fatit të kryeqytetit, duke theksuar se Bashkia e Tiranës nuk mund të drejtohet në mënyrë të përkohshme si bashkitë më të vogla.Beteja e opozitës për Tiranën.
“Nga kjo pikëpamje, unë them që ky shqetësim është legjitim. Sepse gjyqet tek ne fillojnë dhe nuk mbarojnë kurrë. Bashkia e Tiranës nuk mund të krahasohet me bashkitë më të vogla që herë herë drejtohet dhe nga nënkryetar apo kryetar të emëruar.”
Në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore që priten, Zogaj shtroi pikëpyetje rreth vështirësisë së opozitës për të gjetur një kandidat të përshtatshëm për kryeqytetin.
Ai tha se opozita ka eksperimentuar si me figura politike ashtu edhe me ato të shoqërisë civile, por beteja për Tiranën tashmë është bërë “beteja për rilindjen ose jo të opozitës si alternativë reale për pushtetin.” -

Van Dijk, autokritik pas humbjes ndaj Crystal Palace: Sfida më e madhe tani është të ruajmë qetësinë
29 Shtator 2025
8:48
Alfred Lleshi
Virgil van Dijk bëri autokritikë pas humbjes së Liverpool-it në kampionat, ndaj Crystal Palace: “Sfida më e madhe tani është të ruajmë qetësinë. E kam thënë shumë herë; nuk duhet të entuziazmohesh kurrë tepër dhe as të zhgënjehesh shumë. Duhet të punojmë e të mos dëgjojmë botën e jashtme. E dinim që duhej të bënim më mirë, të gjithë e dinin. Jemi të zhgënjyer nga paraqitja dhe nga mënyra si e përballuam ndeshjen. Nëse do kishim barazuar, do të ishte gjysma e së keqes”.
Kapiteni holandez shtoi: “Nuk ka arsye për panik, por duhet të përmirësohemi shpejt, sepse të martën luajmë në Turqi kundër Galatasaray në Champions. Edhe kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë, duhet të jemi gati. Shpresoj të jetë hera e vetme këtë sezon, kjo që na ndodhi”.
Për kundërshtarin: “Ka arsye pse Palace ishte 17, tani 18 ndeshje pa humbje. Ekip i disiplinuar, mbrohet thellë dhe ka cilësi në kundërsulm. Dështimi nisi nga ne; ishim të pasaktë në zotërim, humbëm duelet dhe pa vrull”. -

Elbasani- Teuta, sfida e …kreut
Elbasani- Teuta 0-0 në kohë reale
Ka nisur dueli i fundit i ditës së sotme mes Elbasanit dhe Teutës për javën e 5-të Abissnet Superiore. Ndeshja gjykohet nga Kreshnik Cjapi.
Formacionet:
AF Elbasani: Janaçek, Lila, Lulaj, Azemoviç, Musta, Kasa, Manellari, Bunjaku, Qose, Lukili, Tsague. Tr: Ivan Gvozdenoviç
Teuta: G. Selmani, Toli, Zhongo, Gabriel, Përgjoni, Voltai, Maçolli, Jakub, Vidal, Boçi, Beshiraj.Tr: Enkeleid Dobi
Vazhdo leximin