Tag: sfida

  • Burreli- Pogradeci, sfida hapëse e xhiros së 11-të

    Burreli- Pogradeci, sfida hapëse e xhiros së 11-të

    Me Burreli- Pogradeci në program sot në orën 14:00 starton java e 11-të ose e fundit e fazës së parë në inferiore. Do të luhet në “Liri Ballabani” me vendasit të cilët shpesh këtë edicion janë shoqëruar me paqëndrueshmëri. Shpesh kanë bërë surpriza por dhe lënë pikë aty ku konsiderohej favorit.

    Përballë do të jetë Pogradeci i cili kërkon të imponohet në krye. Takimi pritet të jetë i luftuar ndërsa pikët janë determinante për skuadrat në fushë. Ndërkohë nesër katër ndeshjet e tjera teksa Apolonia- Skënderbeu zhvillohet të dielën./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Dumani në Gjirokastër: Sfida më e madhe e karrierës sime ngelet drejtimi i SPAK

    Dumani në Gjirokastër: Sfida më e madhe e karrierës sime ngelet drejtimi i SPAK

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit ka zbritur këtë të martë në Gjirokastër, për të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së një projekti të Bashkimit Europian.
    Gjatë fjalës së tij kreu i SPAK, mandati i të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti, u ndal te rrugëtimi i tij profesional dhe pasioni për drejtësinë.
    “Jam futur në vitin e 26 të karrierës sime si prokuror dhe e dua punën që bëj. Pavarësisht posteve që kam mbajtur, që nga oficeri i policisë gjyqësore, prokuror në nivele të ndryshme, deri te drejtues i SPAK, unë gjithmonë e shoh veten si prokuror. Kjo është ajo që jam dhe ajo që dua të jem,” tha ai.
    Ndër të tjera, ai nuk nguroi që të pranonte se drejtimi i Prokurorisë së Posaçme ka qenë sfida më e madhe e jetës së tij profesionale, një detyrë që kërkon përfshirje të plotë, integritet dhe profesionalizëm maksimal.
    Drejtimi i kësaj strukture të posaçme, në një moment vendimtar për shtetin shqiptar, shihet nga Dumani si një përgjegjësi e madhe, por edhe një privilegj i veçantë për t’i shërbyer vendit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    “Është një detyrë që kërkon përfshirje të plotë, përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe shumë përkushtim. Nga ana tjetër, është edhe një privilegj i madh të drejtosh një strukturë të tillë në një moment kaq të rëndësishëm për shtetin shqiptar,” u shpreh kreu i SPAK, duke shtuar më tej se pavarësisht vështirësive, përballja me sfidat bëhet e mundur kur ekziston dashuria për punën dhe mbështetja e një ekipi të përkushtuar.
    “Kam pasur fatin të punoj me një trupë prokurorësh të posaçëm, me integritet dhe profesionalizëm. Ata janë motori i SPAK, ata që kanë kryer hetimet më të rëndësishme. Falënderimi im më i madh shkon për ta,” theksoi ai.
    Në fund të fjalës së tij kreu i SPAK ftoi studentët që të besojnë te puna dhe përshkushtimi, pasi nëse dashuria për atë çfarë janë duke bërë nuk mungon, atëhere çdo sfidë përballohet.
    Pjesë nga fjala e Altin Dumanit:
    Do të jem sërish prokuror. Jam futur në vitin e 26 të karrierës time si prokuror dhe e kam pasion, e dua punën që unë bëj, pavarësisht nga postet që kam pasur, që nga oficeri i policisë gjyqësore, prokuror, prokurori në nivele të ndryshme prokurorie, në shkallë të parë në Apel. Dhe patjetër që unë nuk e shoh veten time veçse si prokuror.
    Patjetër sfida më e madhe e karrierës sime ngelet drejtimi i SPAK. Një detyrë e cila kërkon një angazhim, përfshirje të plotë, përgjegjësi shumë e madhe, nga ana tjetër një privilegj shumë i madh që të drejtosh një strukturë të tillë në momente kaq të rëndësishme për shtetin shqiptar. Por, që jam përpjekur ta përballoj me profesionalizëm, me integritet dhe patjetër duke u angazhuar natë e ditë në përmbushje të detyrës. Për mua është privilegj shumë i madh të jesh drejtues i SPAK.
    Ka pasur edhe sfida të tjera, por këtë do konsideroja si sfidën më të madhe dhe kjo është dhe një këshillë për ju studentët, nëse ti e do punën që bën, i përkushtohesh asaj, patjetër sfidat përballohen, patjetër që sfidat nuk përballohen vetë, Kam pasur një trupë prokurorësh tamam të posaçëm me integritet dhe profesionalizëm të cilët ata janë motori i SPAK, që kanë kryer hetimit më të rëndësishme në atë strukturë dhe falenderimi shkon për ta.

  • Këto janë shenjat e horoskopit, që do të përballen me vështirësi në ditët në vijim

    Këto janë shenjat e horoskopit, që do të përballen me vështirësi në ditët në vijim

    Në ditët në vitjim tre shenja të zodiakut do të përballen me sfida serioze që do të vënë në provë forcën, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tyre. Astrologët paralajmërojnë se kjo periudhë që po kalojmë do të kërkojë guxim, qetësi dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme që do të ndikojnë si në jetën tuaj personale ashtu edhe në karrierën tuaj.
    Tre shenjat e zodiakut që do të testohen në ditët në vijim:
    Gaforrja
    Gaforret do të duhet të demonstrojnë forcë të madhe të brendshme. Situatat me të cilat do të përballen mund të përfshijnë marrëdhënie ose vështirësi profesionale që do të testojnë qëndrueshmërinë e tyre.
    Është e rëndësishme të mos e lini frikën të mbizotërojë dhe t’u qëndroni besnikë vlerave të tyre. Vini re se ndryshimet mund të duken të vështira në fillim, por ato do të hapin perspektiva të reja dhe do të ofrojnë mundësi për zhvillim personal.
    Peshorja
    Peshoret, nga ana tjetër, do të përballen me vendime të vështira që do të kërkojnë një ekuilibër midis punës dhe jetës personale ose do të vënë në provë paqen e tyre të brendshme. Kjo fazë do t’i detyrojë ata të rishqyrtojnë prioritetet e tyre dhe të lënë pas atë që nuk u nevojitet më.
    Pavarësisht vështirësive, do të ketë mundësi për të forcuar pozicionin e tyre, për të gjetur burime të reja frymëzimi dhe për të krijuar kushte më të mira si në jetën e tyre personale ashtu edhe në atë profesionale. Qetësia dhe të menduarit e kujdesshëm do të jenë çelësi për ta kaluar me sukses këtë periudhë që do t’u sjellë sfida.
    Peshqit
    Së fundmi, peshqit do të përballen me ndryshime të rëndësishme që do të testojnë fleksibilitetin dhe përshtatshmërinë e tyre. Këto sfida mund të përfshijnë si marrëdhënie ashtu edhe çështje profesionale dhe do t’i detyrojnë ata të dalin nga zona e tyre e rehatisë.
    Është e rëndësishme të mbeteni të hapur ndaj ideve të reja dhe të mos keni frikë të provoni diçka të ndryshme. Nëse ata i besojnë vetes dhe ndërtojnë mbi atë që kanë arritur tashmë, ata do të jenë në gjendje t’i shndërrojnë vështirësitë në mundësi për zhvillim dhe përparim, duke hapur shtigje të reja për të ardhmen e tyre.

  • Kinë – BE, sfida dhe mundësi zhvillimi

    Kinë – BE, sfida dhe mundësi zhvillimi

    Marrëdhëniet Kinë-Bashkim Evropian (BE) aktualisht po përballen si me mundësi zhvillimi ashtu edhe me sfida të reja, duke kërkuar që të dyja palët t’i mbajnë lidhjet në rrugën e duhur, tha të hënën kryeministri kinez Li Qiang.
    Li i bëri komentet gjatë takimit me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, në kuadër të takimeve të liderëve mbi bashkëpunimin në Azinë Lindore.Ai shtoi se Kina është e gatshme të punojë me BE-në për të zbatuar më tej konsensusin e arritur nga të dyja palët.

  • UFC-321/ Incidenti i papritur në kafaz, nuk ka fitues në duelin për titullin e peshës së rëndë

    UFC-321/ Incidenti i papritur në kafaz, nuk ka fitues në duelin për titullin e peshës së rëndë

    Sfida mes Tom Aspinall dhe Ciryl Gane, që duelonin për titullin kampion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse, u mbyll pa fitues. Sfida u ndërpre në fundin e raundit të parë pas një incidenti që ndodhi në kafaz.
    Ishte Gane ai që gjatë një kontakti i futi padashje gishtin në sy Aspinall. Ky i fundit, që mbronte për herë të parë titullin kampion bote, kërkoi ndihmën e mjekëve. Pas më shumë se 5 minutash ndërprerje, sfida u mbyll pa fitues.
    “Nuk mund të shoh asgjë, nuk mund të dueloj kështu”, tha Tom Aspinall nga kafazi pas ndërprerjes së duelit. Fansat e shumtë të pranishëm në Abi Dhabi për të parë këtë duel mbetën të zhgënjyer nga mbyllja shumë e shpejtë e sfidës pa një fitues.
    Edhe pse u bë gjithcka që dueli të rinisë, ishte e pamundur, pasi Aspinall (15 fitore e 3 humbje), nuk mund të duelonte më. I zhgënjyer edhe Gane (13 fitore e 2 humbje në kafaz), që u detyrua të pranonte vendimin e gjyqtarëve.
    Kështu, sfida më e shumëpritur e eventit UFC-321 u mbyll pa fitues dhe më shumë gjasa dueli mes dy luftëtarëve të peshës së rëndë do të zhvillohet në një moment të dytë. Për momentin, tituli mbetet i Aspinall, ndërsa Gane do të presë shansin tjetër.

  • Shqipëria në BE, sfida dhe kosto për prodhuesit shqiptarë

    Shqipëria në BE, sfida dhe kosto për prodhuesit shqiptarë

    Në afat të shkurtër, anëtarësimi në BE do të ketë kosto për biznesin duke mos përjashtuar falimentin në disa linja. Shoqatat e biznesit përllogarisin se një kompani prodhuese mesatare mund të ketë një kosto fillestare nga 70 mijë deri mbi 400,000 euro për të përmbushur standardet e BE-së. Bizneset do të duhet të zëvendësojnë teknologjinë, të instalojnë impiante trajtimi të ujërave dhe të paguajnë …

  • Anëtarësimi në BE, një treg i madh sjell sfida, por dhe më shumë përfitime

    Anëtarësimi në BE, një treg i madh sjell sfida, por dhe më shumë përfitime

    Neritan Mullaj, Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Industrisë Anëtarësimi në BE do të sjellë treg më të madh, fonde zhvillimi dhe standarde të larta, por kompanitë shqiptare do të përballen me sfida serioze në përshtatjen me rregulloret, rritjen e konkurrencës dhe kostot e modernizimit, thotë Neritan Mullaj, Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Industrisë. Në …

  • Nations League për vajza/ Dy ”betejat finale” kundër Qipros, trajneri Grima shpall listën me 23 lojtaret e grumbulluara

    Nations League për vajza/ Dy ”betejat finale” kundër Qipros, trajneri Grima shpall listën me 23 lojtaret e grumbulluara

    Shqipëria e vajzave do të zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Qipros, të vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League, që do të përcaktojnë nëse skuadra kuqezi do të mbetet në Ligën B apo do të zbresë në Ligën C për edicionin e ardhshëm.
    Vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Armir Grima ka publikuar sot listën me lojtaret e thirrura për këto sfida vendimtare.

    Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë tre portiere: Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu dhe Klesjana Spaho.
    Trajneri Grima ka ftuar nëntë mbrojtëse për këto sfida: Arbenita Curraj, Alma Hilaj, Armera  Tukaj, Leonora Dedgjonaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Suzane Vuksani, Aglia Iliadhi, Sara Maliqi.
    Në mesfushë: Xhesika Ndoj, Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Erjona Emerllahu, Ilarja Zarka, Mesuare Begallo, Qëndresa Krasniqi, Mimoza Hamidi.
    Në sulm: Fortesa Berisha, Valentina Troka, Florentina Kuqi.
    Ndeshja e parë do të luhet më 24 tetor në stadiumin ”Antonis Papadopoulos” të Larnacës në Qipro në ora 18:00 ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 28 tetor në ”Air Albania” në ora 18:00.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Nations League për vajza/ Dy ”betejat finale” kundër Qipros, trajneri Grima shpall listën

    Nations League për vajza/ Dy ”betejat finale” kundër Qipros, trajneri Grima shpall listën

    Shqipëria e vajzave do të zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Qipros, të vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League, që do të përcaktojnë nëse skuadra kuqezi do të mbetet në Ligën B apo do të zbresë në Ligën C për edicionin e ardhshëm.

    Vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Armir Grima ka publikuar sot listën me lojtaret e thirrura për këto sfida vendimtare.

    Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë tre portiere: Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu dhe Klesjana Spaho.

    Trajneri Grima ka ftuar nëntë mbrojtëse për këto sfida: Arbenita Curraj, Alma Hilaj, Armera  Tukaj, Leonora Dedgjonaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Suzane Vuksani, Aglia Iliadhi, Sara Maliqi.

    Në mesfushë: Xhesika Ndoj, Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Erjona Emerllahu, Ilarja Zarka, Mesuare Begallo, Qëndresa Krasniqi, Mimoza Hamidi.

    Në sulm: Fortesa Berisha, Valentina Troka, Florentina Kuqi.

    Ndeshja e parë do të luhet më 24 tetor në stadiumin ”Antonis Papadopoulos” të Larnacës në Qipro në ora 18:00 ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 28 tetor në ”Air Albania” në ora 18:00.

    Vazhdo leximin