Tag: sfida

  • ZYRTARE/ Shqipëria e nis në Meksikë në orën 4 të mëngjesit! Mësohet kalendari i plote me oraret dhe stadiumet e ndeshjeve të kuqezinjve nëse shkojnë në Botëror

    ZYRTARE/ Shqipëria e nis në Meksikë në orën 4 të mëngjesit! Mësohet kalendari i plote me oraret dhe stadiumet e ndeshjeve të kuqezinjve nëse shkojnë në Botëror

    FIFA ka bërë sot zyrtare oraret dhe stadiumet për ndeshjet e Botërorit 2026 duke treguar se si do të jetë shpërndarja e sfidave të këtij aktiviteti. Dhe mes tyre sigurisht edhe për Grupin F, ku potencialisht mudn të bëhet pjesë Shqipëria nëse kalon play-off.
    Ashtu siç pritej, oraret e ndeshjeve nuk do të jenë aspak të përshtatshme për Europën. Oraret që ka publikuar FIFA, janë të gjitha të vendosura në orën lokale të Amerikës Lindore, që do të thotë se kanë 6 orë diferencë me Europën Qendrore dhe vendin tonë.

    Kështu, potencialisht ndeshja e parë e Shqipërisë, ajo ndaj Tunizisë. do të luhet në Monterrej të Meksikës me orën 22:00 të Amerikës Lindore të datës 14 qershor, që do të thotë se do të jetë ora 4 e mëngjesit në vendin tonë në datën 15 qershor!
    Sfida e dytë, planifikuar më 20 qershor ndaj Holandës, luhet në Hjuston në orën 13:00 në SHBA dhe në teori është ajo që mund të ndiqet në mënyrë më praktike pasi sfida në Hjuston përkon me orën 19:00 në Europë.
    Ndërsa sfida e tretë, ajo ndaj Japonisë, që luhet në Dallas, është planifikuar përsëri në një orar të papërshtatshëm për Europën. Ajo është caktuar më datë 25 qershor në orën 19:00 në SHBA, që përkon me orën 01:00 të datës 26 qershor në Europë.

  • Ndeshja e parë e Botërorit, skuadrat përballen ashtu si në vitin 2010

    Ndeshja e parë e Botërorit, skuadrat përballen ashtu si në vitin 2010

    Meksikë-Afrikë e Jugut është ndeshja e parë e Botërorit. Ashtu siç u mësua edhe së fundmi zyrtarisht, sfida e parë e këtij kompeticioni do të mbahet mes një vendi organizator dhe një kombëtarje nga Afrika.
    Takimi është parashikuar të luhet me datën 11 qershor, në Mexico City. Ashtu si në 2010-tën ku sfida u mbyll në barazim 1-1, këto dy skuadra do kërkojnë të nisin me “këmbën e mbarë” Botëror.

    Këtë herë, atmosfera do të jetë krejtësisht e ndryshme, me të dy ekipet që do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin ikonik Estadio Azteca, i cili ka mbi 87 mijë ulëse.

  • Zbuloni 3 shenjat më të pafata të horoskopit për muajin Dhjetor, tension, sfida dhe vendime të vështira

    Zbuloni 3 shenjat më të pafata të horoskopit për muajin Dhjetor, tension, sfida dhe vendime të vështira

    Dhjetori nis me lëvizje të forta astrologjike, energji dhe situata që ndikojnë ndryshe tek çdo shenjë e zodiakut. Ndërsa për shumë njerëz muaji sjell optimizëm dhe zhvillime pozitive, për tre shenja të caktuara dhjetori vjen me sfida, presion dhe nevojë për kujdes të shtuar.
    Financat, marrëdhëniet dhe ritmi i përditshëm mund të tronditen, duke i vendosur në qendër të provave serioze.
    Demi

    Dhjetori nis me një ankth të fortë për çështjet financiare. Demi përballet me pasiguri, borxhe ose detyrime të përbashkëta që e rëndojnë psikologjikisht. Por sfida më e madhe vjen më 24 dhjetor, ku gabimet në shpenzime, blerjet impulsive apo zhgënjimet ekonomike janë shumë të mundshme.
    Virgjëresha
    Edhe pse fusha profesionale premton zhvillime të mira, jeta sociale e virgjëreshës këtë dhjetor komplikohet. Kundërshtimi i mërkurit me uranin sjell keqkuptime të papritura, konflikte me miqtë dhe situata që dalin nga kontrolli.
    Peshorja
    Peshorja e nis dhjetorin mes detyrave, udhëtimeve dhe një ritmi të zënë të përditshëm. Gjysma e parë e muajit është e mbushur me angazhime të prapambetura dhe stres. Pika më delikate vjen më 24 dhjetor, kur Venusi formon katror me Neptunin, një kombinim që sjell tensione familjare, keqkuptime në tryezën festive dhe emocione të paqarta.

  • Drita-Shkëndija, sfida ndërshqiptare e Ligës së Konferencës

    Drita-Shkëndija, sfida ndërshqiptare e Ligës së Konferencës

    Raundi i 4-ët i Conference League ofron sot në prishtinë derbin shqiptar kë këtij kompeticioni mes Dritës së Gjilanit dhe Shëndijës së Tetovës. Një takim i cili pritet me kreshëri por dhe ambicje për të marrë pikët makismale nga secii kamp.

    Aktualisht Drita ka 5 pikë dhe mban vendin e 13-të mes 36 ekipëve ndërsa tetovarët kanë një pikë më pak (4) dhe pozicionohen te vendi i 20-të. Të dyja shqiprate qëndrojnë për momentin te zona Play Off çka do të thotë se deri tani janë brenda pritshmërive.

    Në tribuna do të ketë përkrahje maksimale si nga Intelektualët ashtu dhe nga Ballistët. “atmosferë fantastike dhe do të motivojnë lojtarët. “Shpresoj të jetë ndeshje “Fair” dhe të fitojë skuadra që do të ketë më shumë fatin dhe që do ta meritojë ndeshjen”, deklaroi ndër të tjera trajeni i tetovarëve Jeton Beqiri.

    Vazhdo leximin

  • Këto janë 3 shenjat më të pafata të horoskopit për muajin Dhjetor, tension, sfida dhe vendime të vështira

    Këto janë 3 shenjat më të pafata të horoskopit për muajin Dhjetor, tension, sfida dhe vendime të vështira

    Dhjetori nis me lëvizje të forta astrologjike, energji dhe situata që ndikojnë ndryshe tek çdo shenjë e zodiakut. Ndërsa për shumë njerëz muaji sjell optimizëm dhe zhvillime pozitive, për tre shenja të caktuara dhjetori vjen me sfida, presion dhe nevojë për kujdes të shtuar. Financat, marrëdhëniet dhe ritmi i përditshëm mund të tronditen, duke i vendosur në qendër të provave serioze.
    Demi
    Dhjetori nis me një ankth të fortë për çështjet financiare. Demi përballet me pasiguri, borxhe ose detyrime të përbashkëta që e rëndojnë psikologjikisht. Por sfida më e madhe vjen më 24 dhjetor, ku gabimet në shpenzime, blerjet impulsive apo zhgënjimet ekonomike janë shumë të mundshme.
    Virgjëresha
    Edhe pse fusha profesionale premton zhvillime të mira, jeta sociale e virgjëreshës këtë dhjetor komplikohet. Kundërshtimi i mërkurit me uranin sjell keqkuptime të papritura, konflikte me miqtë dhe situata që dalin nga kontrolli.
    Peshorja
    Peshorja e nis dhjetorin mes detyrave, udhëtimeve dhe një ritmi të zënë të përditshëm. Gjysma e parë e muajit është e mbushur me angazhime të prapambetura dhe stres. Pika më delikate vjen më 24 dhjetor, kur Venusi formon katror me Neptunin, një kombinim që sjell tensione familjare, keqkuptime në tryezën festive dhe emocione të paqarta.

  • Champions League luan raundin e pestë, Çelsi-Barça sfida e mbrëmjes

    Champions League luan raundin e pestë, Çelsi-Barça sfida e mbrëmjes

    Raundi i pestë i Ligës së Kampionëve fton sot 18 skuadra për të luajtur mes tyre. Çelsi- Barcelona në Londër sfida e madhe e ditës. Në fushë edhe ekipe si Siti, Dortmund, Juventus, Napoli etj.

    Programi për sot:

    18:45

    Ajaks- Benfika

    Gallatasaraji- Union Zhilozë

    21:00

    Bodo/ Glimt-Juventus

    Çelsi- Barcelona

    Dortmund- Vijareal

    Siti-Leverkusen

    Marsejë- Njukasëll

    Napoli- Karabak

    Sllavia Pragë-Bilbao/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Gjermani- Sllovaki, sfida e vendit të parë, Holanda për konfirmimin

    Gjermani- Sllovaki, sfida e vendit të parë, Holanda për konfirmimin

    Sot kualifiueset e Botërorit zona UFEA ecën me 6 ndeshje. Për të tjera konfirmime. Ato mbyllën nesër me sfidat e fundit në grupet kualifikuese të Europës.

    Programi për sot:

    20:45

    Republika Çeke- Gjibraltar

    Gjermani- Sllovaki

    Maltë- Poloni

    Mali i Zi- Kroaci

    Holandë-Lituani

    Irlandë e Veriut- Luksemburg/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Ukraina mund Islandën dhe dërgon Shqipërinë në vazon e tretë, Serbia fiton kundër Letonisë

    Ukraina mund Islandën dhe dërgon Shqipërinë në vazon e tretë, Serbia fiton kundër Letonisë

    Janë luajtur dhe tre sfida të tjera pasditen e kësaj të diele në Kualifikueset e Botërorit 2026.Serbia që ishte në grup me Shqipërinë, mundi me vuajtje Letoninë brenda me rezultatin 2-1, një rezultat që nuk i shërben për asgjë serbëve.
    Një rezultat i keq për Shqipërinë ishte ai mes Ukrainës dhe Islandës, me ukrainasit që triumfuan 2-0 dhe duke lënë kuqezinjtë në vazon e tretë të play off-it.
    Sfida tjetër ishte ajo mes Azerbajxhanit dhe Francës, me “Gjelat” që e mbyllën fushatën kualifikuese me një fitore 1-3.

  • Pamjet e para/ Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

    Pamjet e para/ Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

    Ekip anglez ka mbërritur në Tiranë në prag të ndeshjes së fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Shqipërisë.
    Ekipi do të niset drejt hotelit e më pas do të kryejë stërvitjen e fundit ne stadiumin “Arena Kombëtare”, aty ku trajneri Thomas Tuchel do të dalë para mediave.
    Të dyja ekipet i kanë arritur objektivat e tyre dhe sfida e nesërme do të ketë vlerën e një miqësoreje luksi. Sfida starton në orën 18:00.

  • Ornela, mes sfidave dhe ëndrrave, konkurrentja e AGT rrëfen vështirësitë: Rris e vetme 2 vajzat me nevoja të veçanta

    Ornela, mes sfidave dhe ëndrrave, konkurrentja e AGT rrëfen vështirësitë: Rris e vetme 2 vajzat me nevoja të veçanta

    Ornela, një nga konkurrentet më të spikatura dhe të guximshme të këtij sezonit të Albanias Got Talent në Vizion Plus, rrëfen historinë e saj prekëse, të përditshmen plot sfida dhe ëndrrën në një intervistë në Mes’Drite.
    Edhe pse nuk fitoi, Ornela thotë se ndihet shumë e lumtur që mori pjesë dhe se do të rikthehet sërish vitin e ardhshëm. Ajo nuk i ka marrë parasysh komentet negative në rrjetet sociale, që nuk kanë munguar.Lexo edhe :Related Posts
    “E përditshmja ime është e mbushur me sfida. Merrem me punët e shtëpisë, kujdesem për vajzat dhe kur më del koha punoj edhe tokën. Jetoj me vjehrrin. Partneri ndodhet jashtë vendit dhe nuk i kemi marrëdhëniet mirë. Mbështetjen financiare për vajzat e jep me gjysmë zemre. Jam shumë e lodhur shpirtërisht,” rrëfen Ornela.

    Ajo tregon se është rritur jetimë, pasi prindërit e saj u ndanë kur ishte vetëm 2 vjeç, dhe u rrit nga gjyshërit me shumë dashuri, por edhe me sfida. Ornela ka tre vajza, dy prej të cilave me aftësi të kufizuara: e madhja me epilepsi dhe e vogla me autizëm.
    “Kam 3 vajza. 2 i kam me aftësi të kufizuara, e madhja është me epilepsi dhe e vogla është me autizëm. Është shumë e lodhshme, por ja kam dalë. Zgjodha të merrja pjesë në AGT sepse e kam pasur dëshirë që e vogël, por nuk kam pasur mundësi dhe mbështetje. Vetë e mora hapin dhe ja dola,” thotë ajo.
    /vizionplus.tv