Prej disa orësh, qyteti i Vlorës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në disa zona, përfshirë edhe Lungomaren, një nga zonat më të frekuentuara turistike në qytet gjatë sezonit veror.
Sipas burimeve, ndërprerja është shkaktuar nga një avari në rrjet, por ende nuk ka një afat zyrtar për rikthimin e energjisë.
Ndërkohë, mungesa e energjisë ka shkaktuar shqetësim te bizneset turistike që operojnë përgjatë vijës bregdetare, të cilat ndodhen në kulmin e sezonit dhe mbështeten tërësisht në energjinë elektrike për ofrimin e shërbimeve.
Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar mbi shkallën e defektit apo kohën e saktë kur pritet zgjidhja e problemit.
Tag: sezonit
-

Vlora në terr/ Pjesë të mëdha të qytetit pa energji elektrike prej disa orësh, ja shkaku i ndërprerjes
-

Vlora në terr! Lungomare dhe pjesa më e madhe e qytetit pa energji elektrike prej disa orësh
Prej disa orësh, qyteti i Vlorës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në disa zona, përfshirë edhe Lungomaren, një nga zonat më të frekuentuara turistike në qytet gjatë sezonit veror.
Sipas burimeve, ndërprerja është shkaktuar nga një avari në rrjet, por ende nuk ka një afat zyrtar për rikthimin e energjisë.
Ndërkohë, mungesa e energjisë ka shkaktuar shqetësim te bizneset turistike që operojnë përgjatë vijës bregdetare, të cilat ndodhen në kulmin e sezonit dhe mbështeten tërësisht në energjinë elektrike për ofrimin e shërbimeve.
Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar mbi shkallën e defektit apo kohën e saktë kur pritet zgjidhja e problemit.
-

Vlorës i ‘fiken dritat’ në pikun e sezonit! Qyteti në terr prej disa orësh, shqetësim për bizneset turistike
Vlorë
VLORË- Qyteti i Vlorës është përfshirë këtë të shtunë nga mungesa e energjisë elektrike. Mësohet se një pjesë e madhe e qytetit bregdetar është në terr prej disa orësh, duke përfshirë edhe Lungomaren si një prej zonave më të frekuentuara turistike gjatë këtij sezoni. Mësohet se shkak është bërë një avari teknike, që ka ndikuar në furnizimin e disa zonave të qytetit.
Kjo situatë ka sjellë shqetësim për bizneset në vijën bregdetare, të cilët ndodhe në kulmin e sezonit duke pritur pushues e turistë të shumtë. Ofrimi I shërbimeve mbështetet tërësisht në energjinë elektrike, prandaj operatorët kanë shprehur shqetësimin e tyre, teksa presin një reagim të shpejtë për riparimin e defektit./ZËRI -

Bllokimi i urës së Milotit. Reagojnë ashpër Dom Gjergj Meta dhe Agron Gjekmarkaj
Dom Gjergj Meta ngre alarmin për bllokimin e urës së Milotit në kulmin e sezonit turistik. Në një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, ai kritikon ashpër institucionet përgjegjëse për mungesën e kontrollit dhe ndërhyrjeve parandaluese në infrastrukturë, duke e cilësuar situatën si një shembull flagrant të neglizhencës dhe mungesës së llogaridhënies.
“Si është e mundur që në këtë periudhë të vitit, kur emigrantët kthehen për pushime dhe dasmat janë në kulm, bllokohet një nga akset më të rëndësishme?”, shkruan Dom Gjergji, duke shtuar se asnjë institucion nuk ka dhënë sqarime apo njoftime paraprake për situatën.Postimi i plotë:
Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i Lezhës i cili akuzon qeverinë për keqmenaxhim dhe bashkëpunim me interesa klienteliste që, sipas tij, kanë çuar në mbylljen e një ure jetike në kulmin e sezonit turistik.
Postimi i plotë: -

Euro prek rekordin historik, zbret në 96 lekë/ Ekspertët: Shkak, turizmi dhe remitancat
Euro ka zbritur në nivelin më të ulët historik në tregun vendas, duke u këmbyer këtë të mërkurë në nivelet e 96 lekëve, një rekord historik që vjen në mes të sezonit turistik dhe lë ekonomistët të shqetësuar. Fluksi i turistëve, remitancat dhe sezonaliteti tradicional e kanë rritur ndjeshëm ofertën, duke ulur vlerën e monedhës europiane.
Sezoni turistik dhe përdorimi masiv i euros për pagesa po e mbajnë në presion të vazhdueshëm monedhën europiane. Edhe dërgesat nga emigrantët kanë arritur kulmin gjatë kësaj periudhe, duke forcuar më tej lekun.
Ekspertët paralajmërojnë se, pa ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë, euro mund të vijojë rënien deri në fund të sezonit. Por në shtator pritet një rikthim gradual, teksa sezonaliteti mbaron dhe kërkesa për valutë rritet sërish. -

Euro prek rekordin historik, zbret në 96 lekë. Ekspertët zbulojnë shkaqet
Euro ka zbritur në nivelin më të ulët historik në tregun vendas, duke u këmbyer këtë të mërkurë në nivelet e 96 lekëve, një rekord historik që vjen në mes të sezonit turistik dhe lë ekonomistët të shqetësuar.
Fluksi i turistëve, remitancat dhe sezonaliteti tradicional e kanë rritur ndjeshëm ofertën, duke ulur vlerën e monedhës europiane.
Sezoni turistik dhe përdorimi masiv i euros për pagesa po e mbajnë në presion të vazhdueshëm monedhën europiane.
Edhe dërgesat nga emigrantët kanë arritur kulmin gjatë kësaj periudhe, duke forcuar më tej lekun.
Ekspertët paralajmërojnë se, pa ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë, euro mund të vijojë rënien deri në fund të sezonit.
Por në shtator pritet një rikthim gradual, teksa sezonaliteti mbaron dhe kërkesa për valutë rritet sërish.
Tv Klan -

Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik
Durrësi po përballet me trafik të dendur gjatë këtij sezoni turistik, për shkak të kthimit masiv të emigrantëve dhe fluksit të turistëve të huaj.
Mijëra automjete hyjnë çdo ditë në qytet, duke krijuar radhë dhe vonesa të gjata, sidomos në hyrje-daljet dhe aksin Durrës–Golem–Kavajë, rrugën “Pavarësia” dhe autostradën Tiranë–Durrës.
Një nga pikat më problematike mbetet Unaza Shkozet–Plepa, ku trafiku është kthyer në stres të përditshëm për drejtuesit e automjeteve.Në një prej kryqëzimeve, semafori qëndron gjatë në të kuqe, duke shkaktuar radhë kilometrike dhe pritje të gjata.
Ekspertët e trafikut sugjerojnë ndërtimin e një nënkalimi si zgjidhje afatgjatë, që do të lehtësonte qarkullimin dhe do të shmangte bllokimin e trafikut, veçanërisht gjatë verës kur fluksi është më i lartë se kurrë.
Por edhe pse kjo është një problematikë e vjetër që shfaqet çdo sezon, autoritetet nuk e vënë ujin në zjarr.
Kur makinat bëhen kapicë e trafiku nuk lëviz, mjaftohen duke nxjerrë dy punonjës policie, sa për të kaluar radhën, ndërkohë që problemi qëndron dhe askush s’bën asnjë për të ideuar apo nisur një projekt të thjeshtë me mbikalim ose nënkalim, për t’i dhënë zgjidhje njëherë e mirë trafikut kilometrik në këtë nyje.Dhe siç pohojnë vetë drejtuesit e policisë, fluksi pritet të mbetet i lartë deri në fund të sezonit.
Për të përballuar situatën, autoritetet po shtojnë masat për menaxhimin e trafikut, ndërsa u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë durim, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin lëvizjet në orët e pikut, për të lehtësuar qarkullimin.
Të tilla njoftime janë rutinë çdo verë, ndërsa zgjidhjet konkrete për uljen e trafikut mbeten larg./Klan News -

Italianët, patrullime në Shqipëri, policia shqiptare bashkëpunon me homologët e vendit fqinj gjatë sezonit veror
Bashkëpunimi policor mes Shqipërisë dhe Italisë është rritur sidomos gjatë sezonit veror pasi dy vendet do të mbështëesin njëri – tjetrin për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Ky bahskëpunim është përshëndeëtur nga kreu i policisë së shtetit Ilir Proda, i cili sëbashku me ambasadorin italian Marco Alberti vizituan Durrësin, një nga qytetet ku është aplikuar marrëveshja për patrullimet e përbashkëta.
“Siguria për ne është një mision i përditshëm. Të gjithë e dimë që Shqipëria tashmë është bërë një destinacion i preferuar turistik për miliona turistë nga gjithë bota, duke bërë që sfidat e sigurisë të jenë të shumta. Pikërisht kontributi i kolegëve italianë dhe padyshim i gjithë punonjësve të policisë së shtetit shqiptar. Ajo veprimtari që ata ushtrojnë drejtpërdrejt në terren ndikon drejtpërsëdrejti për të garantuar sigurinë e përbashkët. Patrullimi i përbashkët është një metodë e suksesshme e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe tregon edhe njëherë që partneriteti midis dy policive tona, pa dyshim edhe midis dy vendeve tona, nuk është thjesht bashkëpunim strategjik, por është i shprehur në veprimtari konkrete në terren”, u shpreh Drejtorii policisë së shtetit Ilir Proda.
Ndërkaq, Ambasadori e quajti Durrësin një qytet simbolik për takimin mes dy shteteve, ndërkohë që shtoi se bashkëpunim mes dy policive do të vijojë edhe në fusha të tjera për rendin dhe sigurinë.“Ky bashkëpunim nuk është njëkahësh; gra dhe burra të Policisë shqiptare do të jenë së shpejti të pranishëm në Itali, pasi qëllimi ynë është të intensifikojmë shkëmbimin e aftësive dhe eksperiencave profesionale mes dy policive.“, tha Alberti, Ambasadori i Italisë në Shqipëri.
Patrullimet e përbashkëta do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit turistik ku pala italiane është përqendruar në Durrës dhe në Vlorë, ndërkohë pritet që patrulla shqiptare të zbarkojnë në disa qytete italiane në kuadër të kësaj marrëveshjeje.
/vizionplus.tv -

Ferrari teston ndryshimet e reja, pritet një makinë më konkurruese në pjesën e dytë të sezonit
Dita e “filming day” (xhirime për qëllime publicitare që kryejnë makinat e Formula 1) është shfrytëzuar nga skuadra Ferrari më shumë si një testim për inovacione teknike. Këto teste janë kryer në Mugello, shtëpinë e “kokëkuqes”.
Një seancë e shkurtër private testimi gjatë së cilës, për një maksimum prej 200 kilometrash, pilotët e Ferrari, Charles Leclerc në mëngjes dhe Lewis Hamilton gjatë pasdites, testuan inovacionet e përgatitura në fabrikë, që mund t’u lejojnë atyre të përballen me një gjysmë të dytë më konkurruese të sezonit.
Xhirot e disponueshme nuk ishin shumë, por Ferrari shpreson se ishin të mjaftueshme për të testuar inovacionet që mund t’u lejojnë atyre të përballen me një gjysmë të dytë më konkurruese të sezonit.
Testet u mbajtën pas dyerve të mbyllura dhe rezultatet zyrtarisht mbahen rreptësisht konfidenciale, por puna thuhet se është përqendruar në përmirësimin e konfigurimit dhe ndryshimet në drejtim.
Përveç makinës SF-25 të këtij viti, në pistë doli edhe SF-23, makina që mori pjesë në kampionatin e vitit 2023 të Formula 1, e drejtuar nga pilotët rezervë Antonio Giovinazzi dhe Antonio Fuoco, i cili kryen teste simulatorësh për ekipin e Formula 1. -

Zhupa: Qeveria po vepron si pushtues, po shemb bujtina dhe lokale në mes të sezonit turistik
Përmes një interviste në Ora News, deputetja demokrate, Ina Zhupa tha se qeveria është duke u sjellë si një pushtues në veri të vendit me shembjet në Theth.
Zhupa: Jemi në mes të një aksioni si të shkatërrojmë turizmit, në korrik është kulmi i sezonit turistik dhe të kujtohesh për të tilla aksione në mes të sezonit duke larguar turistët dhe duke shembur bujtina dhe lokale, është mos të kesh interesin e Shqipërisë dhe ekonomisë, por vetëm interesa oligarkësh dhe klientësh, qoftë edhe një dëlir të momentit.
Ne nuk kemi në qeverisje që funksionin sipas ligjit dhe paralajmërime institucionale, atyre që kanë shkelur se jo të gjithë kanë shkelur ligji sepse shteti vetë u ka dhënë leje dhe të dejtë për hapësirën publike, apo u ka thënë se do tu falë edhe gjobat. Nuk është një situatë ku e mira është qeveria dhe e keqja populli, përkundrazi, qeveria është duke u sjellë si pushtues.