Në zonën e Borshit, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme.
Pushuesit raportojnë se dritat kanë ikur që mbrëmë në orën 22:00, teksa kanë ardhur herë pas here me shkëputje.
Autoritetet bëjnë me dije se shkak është bërë rënia e përforcuesit dhe ngarkesa në Qeparo.
Tag: sezonit
-

Në kulmin e sezonit turistik/ Borshi pa drita që mbrëmjen e djeshme, shkak dyshohet…
-

‘Piku’ i sezonit turistik/ Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme
Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe problemet në vendin tonë vijojnë. Në zonën e Borshit, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme.
Pushuesit raportojnë se dritat kanë ikur që mbrëmë në orën 22:00, teksa kanë ardhur herë pas here me shkëputje. Autoritetet bëjnë me dije se shkak është bërë rënia e përforcuesit dhe ngarkesa në Qeparo. -

Plazhe bosh në Mal të Zi, ironia e sezonit: Ikje pushuesish në Shqipëri!
Mos mendoni se vetëm bregdetin shqiptar po dështon ky sezon turistik, me shezlong bosh aty ku sezonet e kaluara ishin plot, tashmë në kulmin e sezonit; keq paraqitet situata dhe në Mal të Zi, një vend ku tradita e turizmit detar daton që nga kohërat e Jugosllavisë.
Pamjet nga Budva, një nga vendpushimet më me emër në Mal të Zi tregojnë plazhe bosh dhe, sipas komenteve jozyrtare nga pronarët vendas, problemi është shumështresor: çmimet të larta, konkurrenca e fortë nga rajoni dhe një reputacion në rënie. Shumë nga ata që vinin më parë në Mal të Zi tani po zgjedhin destinacione të tjera – Greqi, Turqi, Shqipëri.
“Është bosh, sepse këto shezlongje kushtojnë 40 euro”. “E shesin një pije për tetë euro, një akullore për tre euro”, janë vetëm disa nga komentet.
-

Problemet e Barcelonës me regjistrimin e lojtarëve, Rashford: S’jam i shqetësuar
Siç ka ndodhur në sezonet e fundit, Barcelona ka hasur vështirësi për nënshkrimin e lojtarëve të rinj për sezonin e ardhshëm të La Ligas. Midis tyre është Marcus Rashford, i cili erdhi në huazim nga Manchester United.
“Nuk jam i shqetësuar. Mendoj se është një çështje që klubi duhet ta zgjidhë dhe jam i bindur se do të ndodhë. Po përqendrohem në stërvitje dhe në përgatitjet për fillimin e sezonit” – tha Rashford.“Ka shumë lojtarë të shkëlqyer këtu, por e dija këtë para se të vija. Cilësia është shumë e lartë. Kjo është ajo që duhet ta ruajmë gjatë gjithë sezonit.”
-

“Jam i lumtur që zgjodha City-n”, Reijnders: Ja çfarë po pres me padurim
3 Gusht 2025
10:53
Telesport
Tijjani Reijnders pret me padurim të ndërtojë një marrëdhënie të ngushtë me tifozët e Manchester City-t.
Mesfushori holandez u transferua nga Milan në fund të sezonit të kaluar dhe mori pjesë në fushatën e City-t për Kupën e Botës për Klube.
“Isha i kënaqur që u bashkova me City-n në verë dhe emocioni po rritet tani me sezonin që po afrohet gjithnjë e më shumë”, tha Reijnders për faqen e internetit të City-t.
“Padyshim që patëm Kupën e Botës për Klube dhe ishte një privilegj të luanim atje, të përfaqësonim ekipin dhe të shihnim të gjithë tifozët e City-t në SHBA për të na mbështetur.
“Kemi pasur një pushim të shkurtër për të karikuar bateritë, por tani jemi të përqendruar në atë që do të vijë me stërvitjen e hapur javën e ardhshme, miqësoren me Palermon dhe më pas ndeshja me Wolves do të vijë shumë shpejt.
“Mendoj se kjo seancë stërvitore e hapur me tifozët në Mançester është e rëndësishme për të gjithë ne që të lidhemi përpara fillimit të sezonit. Unë jam një lojtar që kujdeset shumë për marrëdhënien që ndërton me mbështetësit dhe rëndësinë e tifozëve në çdo sukses që arrin.
“Pres me padurim të shoh shumë prej tyre atje. Shpresoj që të kenë një ditë të mrekullueshme duke parë stërvitjen dhe ne jemi vërtet të vendosur t’u japim atyre një sezon emocionues”. -

Sarah Jessica Parker shpall fundin emocional të “And Just Like That…”, një epokë që mbyllet pas më shumë se 25 vitesh
Pas më shumë se dy dekadash histori, personazhe dhe ndjesi të paharrueshme, ekipi po i jep fund rrugëtimit të tij me përfundimin e sezonit të tretë dhe të fundit të serialit spinoff “And Just Like That…”. Lajmin e dhanë të premten aktorja kryesore Sarah Jessica Parker dhe krijuesi, skenaristi e regjisori Michael Patrick King.
“And just like that… tregimi i vazhdueshëm i universit ‘Sex And The City’ po përfundon,” shkroi King në një deklaratë të postuar në llogarinë zyrtare të serialit në Instagram. “Teksa po shkruaja episodin e fundit të sezonit të tretë të ‘And Just Like That…’, u bë e qartë për mua se ky mund të ishte një vend i mrekullueshëm për të ndalur.”
Vendimi për të mbyllur serinë, sipas King, u mor në bashkëpunim me Sarah Jessica Parker, e cila është edhe producente ekzekutive e serialit, si dhe me drejtuesit e HBO, Casey Bloys dhe Sarah Aubrey.
Parker ndau një mesazh emocional dhe poetik në rrjetet sociale për t’i dhënë lamtumirën serialit dhe personazhit të saj ikonik, Carrie Bradshaw, të cilën e portretizoi për herë të parë në vitin 1998.“Carrie Bradshaw ka dominuar ritmin tim profesional për 27 vite. Mendoj se e kam dashur më shumë se të gjitha. E di që edhe të tjerët e kanë dashur ashtu si unë. Janë frustruar, e kanë kritikuar, por edhe e kanë mbështetur,” shkroi ajo ndër të tjera. “MPK dhe unë, siç kemi bërë edhe më parë, e pranuam së bashku: ky kapitull është i përmbyllur. “AJLT” ishte vetëm gëzim, aventurë, puna më e bukur dhe më sfiduese bashkë me një talent të jashtëzakonshëm prej 380 personash, përfshirë gjithë aktorët e shkëlqyer që u bashkuan me ne.”
“And Just Like That…” ishte kapitulli më i fundit dhe shpesh diskutues, që përfshin serialin origjinal fitues të çmimit Emmy, përfunduar në vitin 2004, dhe dy filma artistikë që pasuan më vonë.
Postimi i Parker përfshinte një përzgjedhje fotosh nga e gjithë rruga e këtij udhëtimi televiziv, nga karakteret kryesore si Miranda (Cynthia Nixon) dhe Charlotte (Kristin Davis), deri te Samantha (Kim Cattrall), që u shfaq edhe me një cameo në sezonin e dytë të “AJLT”. Pamjet përfshinin gjithashtu momentet e Carries me Stanford (Willie Garson, tashmë i ndjerë), Mr. Big (Chris Noth) dhe Aidan (John Corbett), si dhe personazhet e reja të “AJLT”, Seema (Sarita Choudhury) dhe LTW (Ari Nicole Parker), të cilat Parker i quajti “dy lidhjet më hyjnore të reja”.
Në postimin e tij, King shtoi se ata vendosën të mos e njoftojnë menjëherë lajmin për t’i lënë hapësirë argëtimit të sezonit. “Nuk donim që fjala ‘final’ të mbulonte kënaqësinë e shikimit të sezonit,” shkroi ai.
Seriali do të përfundojë gjatë dy të enjteve të ardhshme me një finale të ndarë në dy pjesë, duke shënuar përmbylljen e një epoke që ndikoi thellë në televizion, kulturë dhe breza të tërë shikuesish./CNN/KultPlus.com
-

Lirimi i hapësirave publike, protestojnë bizneset e pedonales së Korçës; Bashkia shtyn vendimin
Pas disa ditësh aksion në mbarë vendin për lirimin e hapësirave publike të zëna nga baret dhe restorantet, institucionet shtetërore nëpërmjet shkresave po njoftojnë bizneset se kanë afat deri më 2 Gusht për lirimin e tyre vullnetar, në të kundërt hapësirat e vendosura do të shemben dhe subjekti do të penalizohet me gjobë.Për shumë biznese vendimi për shkatërrimin e strukturave metalike konsiderohet i padrejtë, pasi siç ata pohojnë operojnë kundrejt kontratave të rregullta të miratuara nga pushteti vendor, ndërsa më i padrejtë cilësohet vendimi për heqjen e tyre në mesin e sezonit turistik.Në qytetin e Korçës dy të rinj sipërmarrës të barit “Mësonjëtorja” në zonën e pedonales së qytetit (pranë shkollës së parë shqipe), pas njoftimit të marrë më 29 Korrik nga Drejtoria e Kontrollit të Territorit për pezullim të kontratës kanë protestuar me mbylljen e biznesit jo vetëm për vendimmarrjen e padrejtë të institucioneve shtetërore, por edhe zbatimin e një aksioni në mes të sezonit turistik.Dy të rinjtë nga qyteti i Korçës kërkojnë zgjidhje nga institucionet e qeverisë për shtyrjen e afatit të heqjes së strukturave deri në mbylljen e sezonit turistik. Deri tani kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët nga pushteti vendor.Leonard Ligori njëri prej drejtuesve të këtij biznesi i kontaktuar nga Monitor tha se prej vitit 2022 që ka marrë me qira lokalin, operon me kontratë të rregullt për zhvillimin e aktivitetit me tavolina, brenda strukturës metalike të ngritur, e domosdoshme për zonën e Korçës, që njihet për klimën e ftohtë.Zoti Ligori thotë se në kontratë parashikohet që leja për strukturën shtesë është e rinovueshme çdo vit. Në rastin konkret leja është rinovuar në muajin Mars 2025 me afat vlefshmërie deri më Mars 2026.Në lejen e lëshuar për këtë subjekt “Leje për zhvillimin e aktivitetit me tavolina” nga Drejtoria e Kontrollit të Territorit, Bashkia Korçë përcaktohen kushtet zbatuese të lejes, ku subjekti duhet të respektojë sipërfaqen e lejuar me skica topografike.“Në rastin e mosrespektimit të sipërfaqes së lejuar me (tavolinë, karrige, mbajtëse lulesh, çadra dielli, tendë dielli, dhe sende të tjera të lëvizshme apo të palëvizshme, subjekti penalizohet me masën e kundërvajtjes administrative”, citohet në lejen e dhënë për këtë subjekt më 13 Mars 2025.Për rrjedhojë Ligori ngre shqetësimin se jo vetëm që njoftimi për shfuqizim kontrata është në shkelje me afatet e lejes së marrë në muajin Mars 2025, por mbi të gjithë nga bashkia e Korçës nuk ka pasur asnjë njoftim paraprak për heqjen e strukturës së lokalit.Në shkresën dërguar më 28 Korrik 2025 nga Drejtoria e Kontrollit të Bashkisë Korçë.“Në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi, ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” , Vendimit të Këshillit të Ministrave 28.12.2015 “Për miratimin e rregullave, kushteve dhe procedurave për përdorimin e hapësirave publike” ju njoftojmë se leja e dhënë për shfrytëzimin e hapësirës publike për vendosjen e strukturave të përkohshme është pezulluar në kuadër të procesit të lirimit dhe sistemimit të hapësirave publike në të gjithë territorin. Për këtë qëllim jeni të detyruar të lironi hapësirën publike brenda datës 2 Gusht 2025. Në rast të mosrespektimit të afatit të përcaktuar më lart, strukturat gjithëpërfshirëse do të ndërmarrin veprime për lirimin e plotë të hapësirës puplike”, citohet në shkresën e Drejtorisë së Kontrollit të Bashkisë Korçë. “Sot protestojmë! Na falni që jemi mbyllur” “Kërkojnë shtyrje të afatit deri në mbyllje të sezonit turistik”; a ka partneritet pa konsultim? Bizneset nuk janë armiku juaj” ; “Pse njoftohemi vetëm 4 ditë para dhe në mes të sezonit turistik?; Nuk jemi zaptues, por taksapagues. Duam dëmshpërblim!” janë disa nga pankartat e afishuar sot në xhamat e barit Mësonjëtorja në Korçë.Bizneset kërkojnë nga qeveria dhe pushteti vendor që vendimmarrja të shtyhet pas përfundimit të sezonit turistik, në mënyrë që të shmanget falimentimi i subjekteve që varen nga kjo periudhë.“Kjo situatë po na çon drejt falimentimit, edhe pse kemi kontrata të rregullta dhe nuk kemi marrë asnjë paralajmërim për marrje masash. Vendimi është i njëanshëm dhe pa asnjë formë dialogu,” përfundon Ligori.Sakaq sot, Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka njoftuar në një deklaratë për mediat se aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytet, i cili prek edhe bizneset në zonën e pedonales, do të shtyhet deri më 17 gusht, në përfundim të Festës së Birrës Korça.“Diskutimi i djeshëm me bizneset u trajtua nga ana ime si diskutim konstruktiv, ku kam qenë i hapur të dëgjoj e të pranoj deri në masë të caktuar shqetësimet reale të bizneseve. Ju është dhënë ky afat nga ana ime deri më 17 gusht që përkon me mbylljen e festës së birrës, por ndërkohë u është kërkuar që t’i heqin të gjithë elementët e tjerë, pedanat, vazot, dhe mund të qëndrojnë tendat deri më 17 gusht, e më pas të zëvendësohen,” deklaroi Filo.Prej disa ditësh aksioni për lirimin e hapësirave publike nga baret dhe restorantet po zbatohet edhe në Tiranë, të cilët pohojnë se zbatimi i aksionit gjatë sezonit turistik po u shkakton atyre dëme në xhiro. Ankesa ka pasur edhe nga kompanitë prodhuese të ujit të pijshëm të botiluar të cilët furnizojnë këto struktura. Prodhuesit pohojnë se kjo situatë po u shkakton rënie të shitjeve.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Harry Kane, dy herë radhazi golashënuesi më i mirë në Bundesliga. Me trofeun e parë në karrierë
Pas sezonit të parë si bavarez pa trofe, Harry Kane më në fund ka ngritur “Meisterschale”, trofeun e parë të karrierës së tij. Kjo ndodhi në të njëjtin vit kur Tottenham, ish-skuadra e tij, u rikthye te suksesi në “Europa League” pas shumë vitesh.
Kane ka arsye të jetë i lumtur, sepse përveç titullit kampion, ai ka fituar edhe çmimin si lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga, si dhe atë të golashënuesit më të mirë të kampionatit ku bën pjesë. Kane e kishte komentuar kështu çmimin individual:
“Të shpallesh lojtari i sezonit është një arritje e madhe. Në Bundesliga ka lojtarë të jashtëzakonshëm, ta fitoja këtë çmim në një vit kur kemi fituar edhe titullin kampion e bënte edhe më të veçantë. Falënderoj klubin, shokët e skuadrës dhe stafin; pa ta asgjë nuk do të ishte e mundur. Kam punuar shumë gjatë gjithë vitit, ky çmim është si qershia mbi tortë”.
Kane realizoi 26 gola dhe dha 8 asistime në kampionat dhe për herë të dytë u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës. Dy për dy, pra rekord për një futbollist të huaj.
Por tani vjen pjesa e vështirë. Pas triumfit në Bundesligë, Bayern Munich synon të rilindë edhe në Champions League, ku u eliminua në çerekfinale nga Interi, pas një dueli shumë të fortë me zikaltrit. Më pas është edhe Botërori 2026, ku Anglia me Kane ka humbur dy finale radhazi.
Sot, Harry Kane feston 32-vjetorin e lindjes. -

Rinovimi i Donnarumma ka ngecur, PSG prenoton pasuesin e italianit. Edhe Gattuso vëzhgon
E ardhmja e Gianluigi Donnarumma mbetet në pikëpyetje. Portieri që për shumëkënd ka qenë më i miri në botë gjatë sezonit të fundit, ende nuk ka arritur një marrëveshje me PSG për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2026.
Dhe klubi francez e di mirë çfarë rrezikon, aq sa, sipas asaj që raporton “L’Équipe”, është kujdesur të ndërmarrë hapa konkretë për ta zëvendësuar, nëse do të jetë e nevojshme, me Lucas Chevalier.
Bëhet fjalë për një talent të lindur në vitin 2001, që vjen pas një sezoni shumë të mirë me fanellën e Lille. Sipas të njëjtit burim, PSG është gati të ofrojë rreth 40 milionë euro, shifër që mund t’i bindë drejtuesit e Lille për ta lënë të lirë portierin.
Jo vetëm kaq. Sipas të përditshmes franceze, Luis Enrique e ka kontaktuar personalisht lojtarin për t’i prezantuar projektin teknik të PSG-së, duke marrë përgjigje pozitive. Madje, një marrëveshje paraprake kontraktuale mësohet se është arritur tashmë, sinjal i qartë se operacioni ka marrë rrugë.
PSG, i djegur nga rasti Mbappé, nuk dëshiron të përsërisë të njëjtën gabim dhe po vepron me kohë për të shmangur tronditjet gjatë sezonit ose, edhe më keq, ta humbasë Donnarummën me parametër zero.
Një zgjedhje që lidhet ngushtë edhe me kombëtaren italiane. Trajneri Gennaro Gattuso po e ndjek me interes zhvillimin e kësaj çështjeje për të kuptuar nga cili projekt do të nisë sërish kapiteni i Italisë.
