Një 16-vjeçar shqiptar në Greqi është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet për vjedhjen e të paktën 10 motorëve përgjatë gjithë sezonit veror.
Bashkë me të ra në pranga edhe shoku i tij, një 17-vjeçar grek, pasi vjedhjet i kryenin në bashkëpunim. Sipas gazetës greke, ‘Protothema’, dy të miturit kishin menduar deri në detaje se si të grabisnin motorët, duke përdorur çelësat të posaçëm.
Të miturit u arrestuan në flagrancë teksa ishin në përpjekje për të vjedhur një kamion në zonën e Stavrupolit të Selanikut.
Nga 10 motorët e vjedhur në Selanik, 8 prej tyre janë rikthyer tek pronarët, por 2 të tjerët ende nuk janë gjetur.
Sipas medias greke, kjo nuk ishte hera e parë që 17-vjeçari grek arrestohet, pasi më 8 korrik, së bashku me të miturin shqiptar, kishte tentuar vjedhjen e një kamioni dhe një motoçikletë në zonën Ampelokipi-Menemeni .
Atyre iu gjetën dhe u sekuestruan tre çelësat kryesorë, të cilët i përdornin për të vjedhur motoçikleta.
Tag: sezonit
-

Grabiti të paktën 10 motora gjatë sezonit veror, arrestohet 16-vjeçari shqiptar
-

Nesër starti ndaj Mallorca, rrëfehet për gjithçka Flick: Nëse fiton tre trofe, nuk është fundi, por…
Hansi Flick shprehu pakënaqësinë e tij, pasi ende ka lojtarë që nuk janë regjistruar në La Liga për sezonin e ri; Joan García, Marcus Rashford, Gerard Martín… Megjithatë tha se ka besim te menaxhimi i klubit, që t’i ketë të gjithë futbollistët gati për nesër ndaj Mallorca. Trajneri gjerman shtoi se ekipi i tij, kampion në fuqi, është gati për nisjen e sezonit 2025-2026.
Ndeshja – “Jam shumë i kënaqur me atë që kam parë në stërvitje këto javë. Seanca e sotme ishte me shumë cilësi. Lojtarët janë gati për ndeshjen e nesërme”.
Regjistrimet – “Kjo është situata, nuk më bën të lumtur, por i besoj klubit. Duhet të presim deri nesër. E njëjta gjë ndodhi edhe sezonin e kaluar. Duhet të fokusohemi tek ajo që mund të bëjmë. Për pjesën tjetër i besoj klubit”.
Transferimi i Joan García – “Ka qenë një vendim i përbashkët. Është një portier i madh. Pas tij kemi Szczesny. Jam i kënaqur me situatën, siç është”.
Lamine Yamal – “Njësoj si gjithmonë, më e rëndësishmja është të fitojmë si ekip. Ai është pjesë e rëndësishme e Barcelonës. Po stërvitet shumë mirë me dhe pa top, po mbron, po bën presion, e pamë edhe kundër Comos. Është në rrugën e duhur. Po përmirësohet, ka ende hapësirë për rritje. Nuk më intereson sa gola shënon, por që ekipi të fitojë”.
Ter Stegen – “Më e rëndësishmja është që të gjithë të komunikojnë. Marc dhe klubi e kanë bërë këtë. Ai është një portier fantastik, duhet të jetë gati për të luajtur. Do ta ndihmojmë të gjithë”.
Iñigo Martínez – “E kam thënë edhe më parë. Kur po ktheheshim nga Koreja e Jugut, ishte një surprizë për mua, por e kuptoj plotësisht. Nuk më gëzon, sepse është një lojtar i madh, me personalitet të madh, një lider i vërtetë në dhomën e zhveshjes. Sidoqoftë, i uroj gjithë të mirat”.
Ndeshja në Miami – “Nuk e di nëse kjo e prish garën. Nuk e kam menduar dhe nuk është e konfirmuar. Jam i fokusuar te ndeshja me Mallorca”.
Sezoni i dytë te Barcelona – “Po punojmë shumë fort dhe lojtarët janë mjaft të fokusuar. Nëse fiton tre trofe, nuk është fundi, por vazhdimësia. Duhet të përmirësohemi dhe të fokusohemi maksimalisht, ta fitojmë çdo ndeshje. E dimë që rivalët në La Liga janë të fortë”.
Durimi – “Mendoj se është mirë të përmirësohesh me kalimin e moshës. Dua të përmirësohem edhe vetë në çdo aspekt”.
Marc Bernal – “Mjeku Pruna më tha që do të mungojë një vit. Karriera e tij është në lojë, më mirë le të presim. Po punon fort për t’u rikuperuar. Do ta shohim shpejt në fushat e lojës, por nuk e di saktësisht kur”.
Mesfusha – “Për një trajner është mirë të ketë lojtarë të tillë, por duhet t’i menaxhoj minutat e secilit. Ky repart te Barcelona ka shumë cilësi, nuk është gjithmonë e lehtë të zgjedhësh”.
Skuadra – “Besoj se kemi cilësinë e nevojshme për të qenë edhe më të mirë. Do ta shohim në fund të sezonit nëse kemi fituar një apo më shumë trofe. E dimë që do të jetë e vështirë”.
Fillimi i sezonit – “Është gjithmonë mirë ta nisësh me fitore, por e rëndësishme është të besojmë te stili ynë i lojës. Çdokush duhet të ketë besim për ta përballuar sfidën”.
Objektivat e sezonit – “Për mua nuk ka të bëjë vetëm me titujt. Më të rëndësishme janë progresi, përmirësimi nga ndeshja në ndeshje dhe rafinimi i stilit tonë”.
Merkatoja – “Nuk kam folur me Deco. Gerard mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, ka bërë shumë mirë në këtë pozicion”.
Fermín López – “Sezoni i kaluar ishte spektakolar për të. Ka shumë konkurrencë në ato pozita ku luan. Në fillim të përgatitjeve nuk isha shumë i kënaqur, por ka bërë përmirësime të mëdha në dy javët e fundit. Kundër Comos tregoi sa i mirë është”. -

Goditje për Bajernin, mesfushori humb startin e sezonit
Sport Bild raporton se mesfushori i Bajernit të Mynihut, Aleksandar Pavloviç, do të mungojë gjatë pushimit të parë ndërkombëtar të sezonit të ardhshëm të Bundesligas. Pavloviç iu nënshtrua një operacioni në orbitën e syrit javën e kaluar. Synohet rikthimi në shtator.
Pavloviç – i cili humbi disa ndeshje në sezonin e kaluar për shkak të lëndimeve dhe sëmundjeve – nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Superkupës ndaj Shtutgartit, as për sfidën hapëse të Kupës Vehen Visbaden, apo për dy ndeshjet e para të Bundesligas.
Derisa të rikthehet, mesfushorët me përvojë Xhoshua Kimish dhe Leon Goretzka do të mbajnë boshtin e mesfushës. Ylli i ri gjerman, Tom Bishof, gjithashtu do të përpiqet të shfrytëzojë rastet për të fituar minuta lojë. -

Bayern merr goditjen para sezonit, mesfushori i nënshtrohet operacionit
Sport Bild raporton se mesfushori i Bayern Munich, Aleksandar Pavloviç, do të mungojë gjatë pushimit të parë ndërkombëtar të sezonit të ardhshëm të Bundesligas. Pavloviç iu nënshtrua një operacioni në orbitën e syrit javën e kaluar. Synohet rikthimi në shtator.
Pavloviç i cili humbi disa ndeshje në sezonin e kaluar për shkak të lëndimeve dhe sëmundjeve nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Superkupës ndaj Shtutgartit, as për sfidën hapëse të Kupës Vehen Visbaden, apo për dy ndeshjet e para të Bundesligas.
Derisa të rikthehet, mesfushorët me përvojë Xhoshua Kimmich dhe Leon Goretzka do të mbajnë boshtin e mesfushës. Ylli i ri gjerman, Tom Bishof, gjithashtu do të përpiqet të shfrytëzojë rastet për të fituar minuta lojë. -

Në mes të sezonit, turistët zgjohen të tronditur nga shëpthimi i 32 kg tritol në Vlorë – VIDEO
Një objekt tre katësh është shembur mëngjesin e sotëm, në mes të sezonit turistik, me shpërthim të kontrolluar nga IKMT në zonën e Radhimës pasi ishte ndërtuar pa leje.
Për shembjen e objektit janë hapur 410 furnela, janë shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe është vendosur 32 kilogramë lëndë plasëse.
Shpërthimi u krye rreth orës 07:30 duke shkaktuar në re të madhe pluhuri dhe panik tek pushuesit të cilët po flinin gjumë në atë orë të hershme të mëngjesit dhe janë zgjuar të tronditur duke mos e ditur se çfarë po ndodh.
Ndërkohë, në aksin Vlorë-Orikum qarkullimi u ndërpre, si dhe furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta përpara shpërthimit.Kryeministri Rama ka postuar në Facebook me krenari të madhe videon e shembjes me lëndë plasëse e cila alarmoi pushuesit dhe u shkaktoi panik dhe ankth që në orët e para të ditës.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë”, lexohet në postimin e Edi Ramës. -

Velipoja pa drita në mes të sezonit turistik, rikthehen gjeneratorët
Në kulmin e sezonit turistik, kur fluksi i pushuesve është tepër i lartë, Velipoja përballet prej mbi 2 orësh me mungesën e energjisë elektrike.
Situata ka krijuar vështirësi tek bizneset e zonës, por edhe imazh të shëmtuar tek pushuesit në një prej zonave më të frekuentuara në vend. Ky problem ka rikthyer gjeneratorët tek disa biznese të zonës.
Mungesa e energjisë elektrike dëmton edhe imazhin e Velipojës si një destinacion i besueshëm dhe mikpritës.
-

Liverpool i yjeve zhgënjen, humbet finalen e parë të sezonit
Liverpool e nisi vrullshëm, duke shënuar në minutën e 4-të me Hugo Ekitike, pas një aksioni të bukur me Florian Ëirtz. Palace reagoi shpejt, dhe në minutën e 17-të Jean-Philippe Mateta realizoi nga penalltia, pas një ndërhyrjeje të Alisson dhe Van Dijk ndaj Sarr-it. Vetëm tre minuta më pas, Jeremie Frimpong riktheu avantazhin për “The Reds” me një goditje të çuditshme mbi Dean Henderson.
Skuadra e Arne Slot shpresonte të siguronte trofeun e 17-të në këtë kompeticion, por pas një barazimi 2-2 në kohën e rregullt, ishte Palace që triumfoi nga penalltitë.
Në pjesën e dytë, Liverpool humbi disa raste me Ekitike, ndërsa Palace nuk u dorëzua. Pas disa tentativave të rrezikshme, Ismaïla Sarr barazoi në minutën e 72-të, duke goditur saktë. Deri në fund, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, me raste të mira nga Salah dhe Mateta për Liverpool, si dhe Devenny për Palace, por pa sukses.
Te penalltitë, Crystal Palace u tregua më i saktë, duke siguruar trofeun e parë të sezonit dhe duke zgjatur në 10 ndeshje serinë pa humbje. Liverpool, nga ana tjetër, mbetet pa fitore në pesë përballjet e fundit. -

Inspektorati Shëndetësor intensifikon kontrollin e pishinave gjatë sezonit turistik
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar inspektimin e pishinave dhe kushteve higjeno-sanitare në të gjitha subjektet e vendit, në kuadër të sezonit turistik.
Nga muaji qershor deri tani janë inspektuar rreth 200 pishina në të gjithë vendin dhe procesi do të vazhdojë deri në fund të sezonit.
Gjatë kontrolleve, për pishinat që kanë rezultuar me mangësi janë lënë detyra me afate të përcaktuara për përmirësim dhe janë marrë masa administrative për subjektet përkatëse.
“ISHSH kryen me përpikmëri inspektimin dhe riinspektimin, duke trajtuar me seriozitet çdo sinjalizim apo ankesë nga institucionet shëndetësore ose qytetarët, për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e pushuesve”, shkruan Koçiu. -

Euro prek minimumin historik, ekspertët: Ja faktorë që ndikojnë në zhvlerësimin e monedhës
Gjatë javës së parë të gushtit, euro preku një minimum të ri historik, duke rënë poshtë nivelit të 97 lekëve.
Këtë të premte, në pikat e këmbimit valutor, një euro blihet për 96.5 lekë. Ky nivel i ulët, sipas ekspertëve, shpjegohet me ndikimin e turizmit në treg, një fenomen i përvitshëm.
“I vetmi justifikim i mundshëm për rënien mund të jetë pjesa e turizmit. Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe po sillen çdo ditë e më tepër para dhe ndoshta ky është faktori kryesor që ka çuar në një forcim edhe më të madh të monedhës vendase. Kjo është arsyeja kryesore, mendoj, për këtë rënie në minimumin historik të euros në këto ditë të fundit”, thotë eksperti Klodian Muço.
Por ndryshe nga vitet e mëparshme, kur euro niste të fitonte pikë përballë lekut në përfundim të sezonit, të paktën në vitin e fundit, kjo traditë është “thyer”.
“Shqipëria është një vend ku logjika ekonomike nuk të ndihmon. Ne jemi në kulmin e sezonit turistik, normalisht supozohet që në të ardhmen monedha jonë do të zhvlerësohet, pra do të ikë fluksi turistik dhe do të rikthehemi te gjendja e mëparshme. Por, po të kemi parasysh vitin e kaluar, në shtator ra edhe më shumë sesa në gusht. Kjo tregon që logjika ekonomike këtu te ne lë për të dëshiruar, sepse këtu ka informalitet shumë të lartë, kemi depërtim të ekonomisë kriminale.
Kur korrupsioni, evazioni, krimi i gjenerojnë kryesisht të ardhurat në valutë dhe më pas këto shkëmbehen në exchange, janë edhe këto faktorë që ndikojnë në vlerësim dhe zhvlerësim. Prandaj nuk i këshillon dot qytetarët të blejnë apo jo në këtë moment. Sipas logjikës ekonomike duhet të blejnë, por realiteti është i pasigurt”, u shpreh ai për “Vizion Plus”.
Nga rënia e vazhdueshme e euros ka humbës dhe fitues.
“Rënia e euros stimulon importuesit, ata që kanë marrë kredi në monedhë të huaj, por të ardhurat e tyre i kanë në monedhën vendase.
Humbësit janë ata që eksportojnë jashtë, janë një sërë kompanish eksportuese në vend, fitimet e të cilave po bien nga muaji në muaj si pasojë e këtij forcimi të monedhës vendase dhe zhvlerësimit të euros, sepse pagesat vijnë në euro, euro po humbet nga dita në ditë”, tha Klodian Muço.
