Tag: sezonit

  • SYRI TV/Shërbimet e verës tenderohen në vjeshtë, ilaçet blihen në shtator, koshat për plazhet e Lezhës, ende pa u blerë

    SYRI TV/Shërbimet e verës tenderohen në vjeshtë, ilaçet blihen në shtator, koshat për plazhet e Lezhës, ende pa u blerë

    Qeveria është bërë sërish protagoniste me shpenzime absurde ku shërbimet e verës tenderohen në vjeshtë.  Në nisje të sezonit turistik bashkia Lezhë shpalli tenderin për koshat e mbeturinave por procedura ende nuk është mbyllur dhe koshat do të vendosen në dimër. Po kështu në fund të qershorit u shpall tenderi për blerjen e ilaçeve për qendrat shëndetësore të zonave turistike por fituesi u shpall më 18 gusht dhe ilaçet pritet të vijnë në vjeshtë kur në plazhet tona nuk do ketë më pushues.     

    Syri tv

    Në një takim të zhvilluar në mesjavë për Strategjinë e Re të Mbetjeve, ku kryeministri tentoi të zhdukë historinë korruptive të inceneratorëve dhe vendosi t’i rikthehet landfilleve, Edi Rama gjeti kohën që të shprehte vlerësime për bashkinë e Lezhës, si një lider në pastrimin e qytetit.

    “Bashkia e Lezhës vazhdon të prijë me forcën e shembullit në pastërti”, deklaroi Rama. Është e paqartë se cilat janë raportet që mbërrijnë në zyrën e kreut të qeverisë, por raportimet mediatike dhe fotot e videot në rrjete sociale janë mbushur edhe këtë verë me pamje nga vija e ndotur bregdetare e qytetit.

    Malet me mbeturina që gjendeshin rëndom përgjatë bregdetit të Shëngjinit duket se e kanë një shpjegim shumë të thjeshtë. Mungesën e koshave.

    “Lezha Invest”, një shoqëri publikë në varësi të bashkisë së drejtuar nga Pjerin Ndreu, shpalli një tender në fillim të qershorit 2025, për “Blerje kosh mbeturinash për nevoja të stacioneve të plazhit”, me fond limit rreth 13 milionë lekë të vjetra.

    Tenderi u shpall në një kohë të papërshtatshme, kur sezoni veror kishte nisur. Por, procedura, për shkak të problematikave, vijon të mos jetë e mbyllur, megjithëse tashmë po troket shtatori dhe sezoni i plazhit thuajse ka përfunduar.

    Në 25 Gusht 2025, Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të mos pranojë ankesën e një operatori ekonomik, duke lejuar shoqërinë publike “Lezha Invest” që të vijojë me procedurat e tenderit. Shumë shpejt pritet të shpallet fituesi, por tashmë, koshat e mbeturinave për stacionet e plazhit, të cilët ishin shumë të domosdoshëm gjatë verës, tashmë do të vendosen në dimër.

    Një tjetër procedurë, e cila synonte sigurimin e shërbimeve për sezonin veror, u shty për në vjeshtë.

    Në fund të qershorit 2025, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor shpalli tenderin “Blerje materiale mjekimi për qendrat shëndetësore që mbulojnë me shërbim zonat turistike verore gjatë sezonit të verës dhe qendrat shëndetësore dimërore gjatë sezonit të dimrit”.

    Fondi limit për këtë tender ishte rreth 600 mijë euro, ndërsa koha e zgjedhur për zhvillimin e tij ishte tërësisht e papërshtatshme, pasi u shpall në mesin e sezonit veror.

    Procedura u përfundua në mes të muajit gusht dhe fituesi u shpall në Buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike në 18 Gusht 2025. Pas shpalljes së fituesit, vijohet me procedurën administrative të nënshkrimit të kontratës, gjë që do të thotë se medikamentet që duhet të ishin në qendrat shëndetësore gjatë verës, do të mbërrijnë pranë tyre në vjeshtë, ku në plazhe nuk mbetet këmbë pushuesi.

  • Euro forcohet lehtë/ Fundi i sezonit rrit vlerën e monedhës europiane

    Euro forcohet lehtë/ Fundi i sezonit rrit vlerën e monedhës europiane

    Monedha europiane i është rikthyer rimëkëmbjes duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar në dy muaj.
    Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë euro e ka mbyllur javën në kufijtë e 98 lekëve duke fituar gati 1 pikë brenda 10 ditëve .Ky vlerësim i euros vjen në një moment kur efektet sezonale të verës po zbehen, pasi jemi në fund të pikut të sezonit turistik. Gjatë muajve korrik–gusht, në vend u regjistrua hyrje masive e valutës europiane si nga turistët, emigrantët por edhe nga investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme duke ndikuar direkt në dobësimin e saj përballë lekut në kursin e këmbimit.
    Kjo konfirmohet edhe nga vlera e lartë e transaksioneve në monedhën europiane të cilat vetëm në korrik arritën vlerën e 556.4 milionë eurove duke regjistruar nivelin më të lartë përgjatë këtij viti
    Agjentët e këmbimit valutor parashikojnë se me përfundimin e sezonit turistik monedha europiane do të fitoj territor përballë lekut duke vijuar që të ketë një forcim por pavarësisht kësaj nuk parashikohet që të tejkaloj limitin e 100 lekëve.
    Megjithatë, dobësimi i euros gjatë 2025-ës ka qenë më i përmbajtur krahasuar me vitet e kaluara.
    Nivelin më të lartë për këtë vit, euro e ka regjistruar në 30 janar, kur arriti të këmbehej me rreth 100 lekë dhe që nga ajo kohë ka humbur 2.85% të vlerës në raport me monedhën tonë.
    Një forcim të lehtë ka regjistruar edhe monedha amerikane kundrejt lekut gjatë ditëve të fundit .Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar po këmbehet me rreth 84 lekë.

  • “Ishte një natë e jashtëzakonshme”, Dembele: Por duhet ta harrojmë Champions-in

    “Ishte një natë e jashtëzakonshme”, Dembele: Por duhet ta harrojmë Champions-in

    Ousmane Dembele i ka bërë thirrje PSG-së të ‘harrojë’ suksesin në Champions League.
    Në një intervistë për Le Monde, francezi reflektoi mbi sezonin e tripletës të PSG-së.
    Sulmuesi, i cili shënoi 35 gola dhe 16 asiste në sezonin 2024-25, gjithashtu theksoi fitoret e paharrueshme me eliminim direkt kundër Liverpoolit dhe Arsenalit si momente kyçe në rrugën drejt lavdisë europiane, e cila përfundoi me një fitore mahnitëse 5-0 kundër Interit në finale.
    “Sukseset e sezonit të kaluar janë pjesë e historisë, por duhet t’i harrojmë ato nëse duam të rijetojmë një sezon të jashtëzakonshëm”, tha Dembele. “Ne duam të bëhemi kampionë. Kampionët fitojnë trofe të mëdhenj si Champions League dy ose tre herë në karrierën e tyre”.
    Kur u pyet për kujtimet e tij më të çmuara të sezonit, Dembele u përgjigj: “Një fitore 5-0 në finale nuk ndodh çdo vit! Nga fillimi deri në fund, skuadra luajti një ndeshje të jashtëzakonshme. Ishte vërtet ajo mbrëmja që përjetova emocionet më të mira të sezonit”.
    Megjithatë, ai e cilësoi fitoren me penallti kundër Liverpoolit si “momentin tjetër më të madh” dhe “fillimin e një serie të shkëlqyer”, duke shtuar: “Ishte e jashtëzakonshme. Si dhe dy ndeshjet kundër Arsenalit, në gjysmëfinale (1-0 në Londër, pastaj 2-1 në Parc des Princes)”.
    Së fundmi, ai nënvizoi përpjekjen e PSG-së për të ruajtur suksesin pavarësisht ngarkesës fizike dhe mendore të sezonit të kaluar: “Ne ende kemi shumë motivim. Ne kemi një grup të ri, i cili është ende i uritur për fitore. Atë që përjetuam sezonin e kaluar, duam ta rijetojmë çdo vit”.

  • Ambrosini për startin e kuqezinjve: Cremonese, dush i ftohtë… As Allegri nuk e kuptoi çfarë ndodhi

    Ambrosini për startin e kuqezinjve: Cremonese, dush i ftohtë… As Allegri nuk e kuptoi çfarë ndodhi

    Milani debutoi keq, me humbje në shtëpi, ndaj Cremonese. Ish-mesfushori kuqezi, Massimo Ambrosini, komentoi për “Corriere della Sera”: “Ishte një dush i ftohtë. Është e vërtetë që kanë mbetur edhe 4 ditë deri në mbylljen e merkatos, në fushë nuk ishte Leao, por nga ajo që pamë në miqësoret dukej se skuadra kishte baza solide. Madje as Allegri, sipas mendimit tim, nuk e kuptoi plotësisht çfarë ndodhi në javën e parë të kampionatit”.
    Një krahasim me skuadrën e sezonit të kaluar: “Duke parë ata që ikën, si Theo apo Reijnders, duhet të pranojmë se ishin top-lojtarë në pozicionet e tyre. Në këtë moment është herët për krahasime, sepse merkatoja nuk ka mbaruar ende. Kujtojmë se Napoli, një vit më parë, pas humbjes në javën e parë bleu Lukaku dhe McTominay. Ndeshja e parë e kampionatit të ri dukej si vazhdim i sezonit të kaluar”.
    Ambrosini për Napolin dhe Interin: “Kundër Torinos, skuadra zikaltër dërgoi një mesazh hakmarrjeje pas fundit të sezonit të kaluar. Rezultati është rastësor. Verdiktet pas 90 minutave të para të sezonit nuk janë përfundimtarë, por agresiviteti me të cilin Interi e përballoi Torinon tregon një besim të rikuperuar”.
    Për tranzicionin nga Inzaghi te Chivu: “Për mua, Botërori i Klubeve i shërbeu Interit për të eleminuar pasojat e sezonit të kaluar. Turneu ishte i dobishëm për procesin e njohjes së skuadrës. Përfshirja e lojtarëve kryesorë ishte totale, çka nuk është e zakonshme. Në nivele të larta duhet të punohet edhe mbi motivimin, ashtu siç kritikoi Allegri lojtarët pas humbjes me Cremonesen”.
    Për Vlahovic: “Është sulmues i shkëlqyer, lojtarët e fortë gjithmonë ndihmojnë…”
    Mbi mundësinë për titull: “Aktualisht Milani ka pak më pak shanse se Napoli dhe Interi, që janë superiorë ndaj të gjithëve, përfshirë edhe Juventusin”.

  • Finalja e “Love Is Blind: UK”/ Bardha surprizon publikun me vendimin në altar

    Finalja e “Love Is Blind: UK”/ Bardha surprizon publikun me vendimin në altar

    Mbrëmja e djeshme shënoi finalen e sezonit të dytë të reality-show “Love Is Blind: UK”, ku publiku priste me padurim vendimet e çifteve në altar. Në qendër të vëmendjes ishte Bardha, konkurrentja shqiptare që gjatë gjithë sezonit u kthye në një nga figurat më të komentuara.
    Surpriza më e madhe erdhi në momentin kur ajo zgjodhi të mos i thoshte “po” Jed-it, duke tronditur fansat dhe ndjekësit e programit. Sipas Bardhës, lidhja e tyre kishte ende nevojë për kohë dhe nuk ishte gati të hidhte një hap kaq të madh. “Nuk dua një divorc pas disa vitesh, por një martesë që të zgjasë. Duhet të jem e bindur se po marr vendimin e duhur”, u shpreh ajo, duke marrë reagime të përziera nga audienca.
    Gjatë rrugëtimit në emision, Bardha dhe Jed kishin hasur në mospërputhje rreth çështjeve praktike, si ndarja e shpenzimeve, që nxorën në pah dallimet mes qëndrimeve tradicionale të Jed-it dhe karakterit të pavarur të Bardhës. Pikërisht këto tensione ndikuan në vendimin e saj final.
    Pas refuzimit, rrjetet sociale shpërthyen me reagime. Në X (ish-Twitter) pati mijëra komente: disa e vlerësuan Bardhën për guximin dhe pjekurinë, ndërsa të tjerë e kritikuan ashpër për vendimin ndaj Jed-it.
    E keni ndjekur kete format?

  • Çfarë sjell pjesa e dytë, e sezonit të dytë të ‘Wednesday’?

    Çfarë sjell pjesa e dytë, e sezonit të dytë të ‘Wednesday’?

    Seriali gotik më i dashur i Netflix, “Wednesday”, rikthehet më 3 shtator 2025 me pjesën e dytë të sezonit të dytë, dhe me të, një stuhi e re misteresh, kërcënimesh të errëta dhe fytyrash të njohura e të reja që do të tronditin botën e Nevermore Academy.

    Pasi katër episodet e para të sezonit u publikuan në gusht, pritshmëritë për pjesën e dytë janë rritur ndjeshëm, falë zbulesave befasuese dhe narrativës që ka marrë një kthesë të errët. Këtë herë, Wednesday Addams nuk është më vetëm një nxënëse e re në një shkollë të çuditshme, ajo është një hetuese e ftohtë në një luftë të heshtur mes të vërtetës dhe iluzioneve që e rrethojnë, përcjellë KultPlus.

    Një nga momentet më të bujshme është rikthimi i Principal Weems, e interpretuar nga Gwendoline Christie. Edhe pse personazhi i saj u mendua i vdekur, traileri i pjesës së dytë e shfaq atë si një udhërrëfyese shpirtërore për Wednesday, çka ngjall pyetje të shumta për natyrën e vërtetë të vdekjes dhe jetës në Nevermore.

    Ndërkohë, Tyler, i njohur si Hyde, është i lirë dhe më i rrezikshëm se kurrë. Krijuesit e serialit e kanë përshkruar atë si “kartën e egër” që mund të shpërthejë në çdo moment, duke çuar në një përballje të pandalshme me Wednesday.

    Këtë sezon, kastit i është bashkuar edhe Lady Gaga në rolin e Rosaline Rotwood, një figurë enigmatike që pritet të ketë ndikim të thellë në zhvillimet e ardhshme. Ajo jo vetëm që sjell një prani të re në ekran, por edhe muzikë origjinale, përfshirë këngën “Dead Dance”, që do të shoqërojë momentet kulmore të serialit.

    Gjithashtu, familja Addams ka rol më të thelluar në këtë pjesë, me Morticia, Gomez dhe Pugsley që përfshihen më shumë në jetën dhe sfidat e Wednesday, duke thelluar lidhjet familjare dhe tensionet që i shoqërojnë ato.

    Një sekuencë shqetësuese në trailer paraqet varrin e Enid, mikeshës së ngushtë të Wednesday, duke ngritur frikën se mund të jetë ajo viktima e radhës në këtë betejë të errët. Fansat janë të shqetësuar për fatin e saj, duke krijuar teori të shumta online.

    Të gjithë mendonin se Wednesday tashmë e njihte Nevermore si pëllëmbën e dorës, por në pjesën e dytë zbulohet se asgjë nuk është siç duket. Konspiracione të fshehta, eksperimente të ndaluara dhe një fuqi e errët që po ngrihet nën sipërfaqe, gjithçka bëhet pjesë e një loje që mund të ketë pasoja të përjetshme për të gjithë.

    Pjesa 2 e sezonit të dytë të “Wednesday” pritet të jetë më e errët, më misterioze dhe më e mbushur me tronditje emocionale se kurrë më parë. Me rikthime dramatike, rritje tensioni dhe një kast gjithnjë e më të pasur, kjo pjesë e re pritet të përforcojë pozicionin e serialit si një prej prodhimeve më të suksesshme të Netflix-it në vitet e fundit.

    Premiera e pjesës së dytë, të sezonit të dytë të “Wednesday” është me 3 Shtator 2025, vetëm në Netflix./KultPlus.com

  • Vasseur: McLaren e jashtëzakonshme me gomat, problemi më i madh i Ferrari është shasia

    Vasseur: McLaren e jashtëzakonshme me gomat, problemi më i madh i Ferrari është shasia

    Përpara Çmimit të Madh të Holandës, i cili do t’i japë fund periudhës historike të pistës së Zandvoort në Formula 1 në fund të gushtit, Ferrari renditet në vendin e dytë në kampionatin e konstruktorëve, me 260 pikë, por 299 pikë pas McLaren.
    Ky hendek rrjedh nga një gjysmë e pare e sezonit pothuajse perfekte e sezonit e McLaren, i cili në sezonet e fundit ka qenë në betejë me Ferrari. Drejtori i Ferrari, Frédéric Vasseur, për këtë hendek aktual midis dy ekipeve dha mendimin e tij.
    “Gjatë tre ose katër fundjavave të fundit, kemi arritur ta ngushtojmë hendekun në dy të dhjeta. Në fillim të sezonit, patëm shumë probleme me menaxhimin e pistës. Pati probleme me cilësinë, pastaj skualifikime. Humbëm pak fokusin”, tha Vasseur.
    “Gjithçka varet nga detajet dhe kualifikimet në Budapest ishin një shembull. Nëse përqendrohesh në gjërat e gabuara, humbet menjëherë dhe masivisht terren. Nëse Leclerc do të kishte qenë dy të dhjetat më ngadalë, ai do të kishte përfunduar i gjashti në vend të të parit”, shtoi Vasseur.
    Më tej, francezi komentoi: “Është shumë e vështirë të kuptosh se çfarë është e rëndësishme në çdo moment të caktuar për të qenë i shpejtë. McLaren është i jashtëzakonshëm në menaxhimin e gomave të tij, veçanërisht në lagështirë ose në vapë”.
    “Skualifikimet e Hamilton dhe Leclerc në Kinë i kanë çrregulluar planet tona. Na është dashur të lëmë një diferencë sigurie në lidhje me distancën e shasisë nga toka. Këto makina janë jashtëzakonisht të ndjeshme për sa i përket distancës. Çdo milimetër përfaqëson një pozicion fillestar”, tha Vasseur.
    “Nëse nuk ke kontroll të plotë të lartësisë nga pista, kjo kompromenton konkurrueshmërinë e makinës. Për të zgjidhur problemin, humbet fokusin në gjëra të tjera. Përgatitja e gomave për kualifikime, xhirot e ngrohjes etj”, deklaroi shefi i “kokëkuqes”.
    “Gjithçka ka të bëjë me stabilitetin e platformës aerodinamike. Për dy vjet tani, ne i kemi kushtuar shumë më tepër vëmendje trajtimit dhe parashikueshmërisë. Në këtë mënyrë, piloti mund të nxjerrë më shumë nga paketa. Nëse nuk është i sigurt se si sillet makina, është shumë larg limitit”, tha Vasseur.

  • “Lukaku, dëmtim para sezonit te Napoli? Kjo tregon se futbollin e ka shpikur djalli”

    “Lukaku, dëmtim para sezonit te Napoli? Kjo tregon se futbollin e ka shpikur djalli”

    Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-bomberi italian Christian Vieri ka komentuar aktualitetin tek Interi dhe sidomos repartin ofensiv, ku në qendër të vëmendjes është vendosur Francesco Pio Esposito, i cili shkëlqeu në Botërorin e Klubeve me fanellën zikaltër:
    “Pio Esposito më ngjan mua? Nuk më pëlqejnë krahasimet, por është një talent i vërtetë, potencialisht shumë i fortë. Në Botërorin e Klubeve tregoi çfarë numrash ka, por tani topi është në këmbët e tij. Me atë fizik duhet të punojë dyfish, të shtyjë çdo ditë në maksimum për të qenë në formë, edhe sepse tek Interi nuk do të mund të luajë gjithmonë, duke pasur përpara Lautaron dhe Thuram, një nga dyshet më të mira në botë. Duhet durim, gjykimi do të varet nga minutat dhe golat. Le ta dijë se në një skuadër të tillë si Interi mjaftojnë edhe 20 minuta për të shënuar”.
    Një mendim edhe për dëmtimit e “BigRom” në prag të sezonit të ri: “Lukaku, jashtë te Napoli? Futbollin e ka shpikur djalli, largon Raspadorin dhe Simeonen, pastaj të dëmtohet Lukaku… Conte nuk ishte me fat, humbja e Lukakut është shumë e rëndë. Klubi duhet të kthehet në merkato për të marrë një qendërsulmues të ri, por unë vë bast për Lucca. Udine nuk është njësoj si Napoli, i duhet kohë të përshtatet me ngarkesat e një trajneri kaq kërkues, por është i ri dhe mund të shpërthejë. Ka një mundësi për këtë, sidomos nga fakti që pas shpine ka një kampion si De Bruyne”.

  • ZYRTARE/ Regi Lushkja nuk është më pjesë e Egnatias, largohet në prag të sezonit të ri

    ZYRTARE/ Regi Lushkja nuk është më pjesë e Egnatias, largohet në prag të sezonit të ri

    Regi Lushkja nuk do të jetë më pjesë e Egnatias. Kampionët e Shqipërisë kanë njoftuar largimin e lojtarit të tyre në prag të fillimit të sezonit të ri në “Abissnet Superiore”. Klubi rrogozhinas ka komunikuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se ka arritur një marrëveshje për transferimin e Lushkjas në radhët e Tractor FC në Iran.
    “Faleminderit Regi Lushkja! Ju njoftojmë se është arritur marrëveshja me klubin iranian Tractor FC për transferimin e lojtarit. Suksese goalman”, ka njoftuar klubi Egnatia./Sport Ekspres/