Tag: sezonit

  • Mourinho merr drejtimin e Benficës, tani është zyrtare

    Mourinho merr drejtimin e Benficës, tani është zyrtare

    Tani është zyrtare. Jose Mourinho është trajner i Benficas. Klubi portugez ka nënshkruar me teknikun e njohur, këtë të enjte.
    “Benfica njofton se ka arritur një marrëveshje me trajnerin José Mário dos Santos Mourinho Félix për të nënshkruar një kontratë pune sportive deri në fund të sezonit 2026/27.

    Për më tepër, 10 ditë pas ndeshjes së fundit zyrtare të sezonit 2025/26, në të njëjtat kushte, si Benfica ashtu edhe trajneri kanë mundësinë të zgjedhin të mos e rinovojnë kontratën për sezonin 2026/27”.

  • Manchesteri vishet blu… Fitore bindëse e City-t, United i rikthehet “makthit” të sezonit të kaluar (video)

    Manchesteri vishet blu… Fitore bindëse e City-t, United i rikthehet “makthit” të sezonit të kaluar (video)

    Manchester City ka fituar 3-0 derbin ndaj Manchester Unted, i luajtur sot mbasdite në “Etihad Stadium”. Pep Guardiola hodhi në fushë nga minuta e parë blerjen e ditës së fundit, Gigio Donnarumma-n, i cili pati një debutim fantastik. Në anën tjetër, Ruben Amorim futi titullar për herë të parë Benjamin Sesko-n, por slloveni nuk arriti të gjejë golin. Të dyja klubet e nisën me këto formacione zyrtare.
    Manchester City:Manchester United: Donnarummma; Khusanov, Dias, Gvardiol, O’Reilly; Rodri, Silva, Reijnders, Foden; Doku, Haaland.
    Manchester United: Bayindir; Yoro, De Ligt, Shaw; Mazraoui, Ugarte, Fernandes, Dorgu; Mbeumo, Amad; Sesko.
    Derbi do të zhbllokohej në minutën e 18-të, ku Jeremy Doku futet bukur brenda në zonë dhe asiston për Phil Foden, i cili dërgoi me kokë topin në rrjetën e Bayindir. Rezultati mbeti i njëjtë deri në përfundim të pjesës së parë.
    Në fillim të pjesës së dytë, Erling Haaland dyfishoi shifrat pas asistit të Doku. Dy minuta më pas, Mbuemo i afrohet golit me një goditje spektakolare, por pritja e Donnarumma-s ishte akoma edhe më spektakolare. Në minutën e 68-të, Haaland shënon golin e dytë personal dhe të tretin për City-n, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe zënies në befasi të mbrojtjes së “Djajve të Kuq”.
    Haaland ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 9 përballjet ndaj Man. United. Manchester City fiton derbin 3-0 dhe rikthehet të fitorja pas dy humbjeve rresht. Man. United duket në gjurmët e sezonit të kaluar. Aktualisht “Djajtë e Kuq” renditen në vendin e 14-të, City në vendin e tetë.
    SHIKOGOLAT

  • IKMT ndërhyn në Gjipe, shemb baret e restorantet

    IKMT ndërhyn në Gjipe, shemb baret e restorantet

    Kronikë E Mërkurë, 3 Shtator 2025 15:30
    Ditën e sotme, fadromat e IKMT së kanë qenë në Gjipe, ku kanë shembur lokalet që funksiononin si bare.
    Bareve dhe restoranteve që shërbenin gjatë sezonit u ishte lënë afat pas mbarimit te sezonit, por pronarët nuk i kanë hequr vete, dhe ka ndërhyrë IKMT.

  • Bizneset ‘kokëfortë’ nuk liruan hapësirën e plazhit publik/ IKMT ndërhyn në Gjipe, shemb baret e restorantet

    Bizneset ‘kokëfortë’ nuk liruan hapësirën e plazhit publik/ IKMT ndërhyn në Gjipe, shemb baret e restorantet

    Mëngjesin e sotëm, fadromat e IKMT së kanë qenë në Gjipe, ku kanë shembur lokalet që funksiononin si bare.

    Baret dhe restorantet qe shërbenin gjate sezonit i ishte lënë afat pas mbarimit te sezonit, por pronarët nuk i kanë hequr vete, dhe ka ndërhyrë IKMT.

    Top Channel

  • Mbarimi i sezonit, luhatje minimale për valutat/ Euro bie sërish, kembehet për 97.5 lekë

    Mbarimi i sezonit, luhatje minimale për valutat/ Euro bie sërish, kembehet për 97.5 lekë

    Pavarësisht se kulmi i sezonit turistik ka përfunduar, luhatjet në kursin e këmbimit valuator kanë qenë minimale.

    Euro këtë fillim shtatori po këmbehet për 97.5 lekë.

    Në raport me gushtin, monedha ka shënuar një rritje të, por sërish vijon të qendrojë në nivelet më të ulëta të këmbyera ndonjëherë në vend.

    Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, euro po këmbehet me gati 2 pikë më pak.

  • “Numri i makinave nuk përputhet me gjendjen e rrugëve”/ Aksidentet rrugore, reagon eksperti i sigurisë: Mbingarkesë

    “Numri i makinave nuk përputhet me gjendjen e rrugëve”/ Aksidentet rrugore, reagon eksperti i sigurisë: Mbingarkesë

    Shtimi i aksidenteve rrugore gjatë sezonit veror nuk është një rastësi për ekspertët e sigurisë rrugore. Kështu u shpreh Fadil Likaj, ekspert i kësaj fushe, gjatë një interviste televizive.
    Sipas tij, aksidentet në muajt e verës vijnë si pasojë e rritjes së ndjeshme të numrit të automjeteve në qarkullim, ndërkohë që infrastruktura rrugore në Shqipëri është e kufizuar dhe e papërshtatshme për të përballuar këtë fluks.
    “Në raport me numrin e automjeteve që qarkullojnë gjatë verës, rrugët në Shqipëri janë të pamjaftueshme. Ato nuk janë ndërtuar për këtë ngarkesë dhe menaxhimi i trafikut në zonat me fluks të lartë lë për të dëshiruar”, – u shpreh Likaj ndërsa renditi disa nga shkaqet kryesore që sipas tij ndikojnë drejtpërdrejt në shtimin e ngjarjeve rrugore gjatë sezonit turistik .

  • “Hynë 4.2 milion mjete gjatë sezonit”/ Trafik i rënduar gjatë verës, reagon oficeri i policisë: Kontrolle me radarë…

    “Hynë 4.2 milion mjete gjatë sezonit”/ Trafik i rënduar gjatë verës, reagon oficeri i policisë: Kontrolle me radarë…

    Gjatë tre muajve të fundit, në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë hyrë 4.2 milion mjete automjete, nga të cilat 2.7 milion me targa të huaja dhe 1.5 milion me targa shqiptare.
    Kjo shifër e lartë është bërë shkak për rëndimin e trafikut në disa nga akset rrugore të vendit, sidomos gjatë sezonit turistik. Të dhënat u bënë të ditur nga Drejtuesi Akil Kalo, nga Departamenti i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, i cili ishte i ftuar në një emision televiziv.
    Pë të përballuar këtë situatë, Kalo tha se Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë, duke shtuar patrullimet, kontrollin me radarë, dronë monitorues dhe sinjalistikë paralajmëruese, për të garantuar sigurinë rrugore dhe lëvizjen e kontrolluar të mjeteve.

  • Piastri me këmbë në tokë: Janë ende 9 gara, 34 pikë nuk është një avantazh i mjaftueshëm

    Piastri me këmbë në tokë: Janë ende 9 gara, 34 pikë nuk është një avantazh i mjaftueshëm

    Gara e Cmimit të Madh të Holandës në Formula 1 ishte një bekim për pilotin australian të McLaren, Oscar Piastri, që fitoi në pistën e Zandvoort. Nga ana tjetër, rivali dhe shoku i tij i skuadrës Lando Norris, u detyrua të tërhiqej pas një problem në makinë.
    Për pasojë, Piastri udhëheq me 34 pikë në renditjen e përgjithshme, duke hedhur një hap të madh drejt titullit kampion për pilotë. Një epërsi që vetë australiani nuk e shpresonte para kësaj gare, ndërkohë që janë ende edhe 9 gara deri në fund të sezonit.
    Duke folur për këtë situatë, Piastri këmbënguli të mbante këmbët fort në tokë, duke përjashtuar mundësinë e spekulimit tani për avantazhin e tij. “Ka ende shumë rrugë për të bërë. Duhet të vazhdoj të shtyj përpara dhe të përpiqem të fitoj gara”, tha australiani.
    “Nuk do të thoja se është një diferencë shumë e rehatshme. Gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt në Formula 1, me vetëm një dalje nga gara. Pra, me kaq larg për të shkuar në kampionat, nuk është një avantazh i rehatshëm”, tha Piastri.
    Deri më tani këtë sezon, asnjë pretendent për titull nuk ka pasur një diferencë kaq të madhe ndaj rivalit më të afërt. Ndërsa hyjmë në një të tretën e fundit të sezonit, me vetëm dy gara evropiane të mbetura, ky avantazh nuk është pak.

  • Euro forcohet lehtë, fundi i sezonit rrit vlerën e monedhës europiane

    Euro forcohet lehtë, fundi i sezonit rrit vlerën e monedhës europiane

    Monedha europiane i është rikthyer rimëkëmbjes duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar në dy muaj. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë euro e ka mbyllur javën në kufijtë e 98 lekëve duke fituar gati 1 pikë brenda 10 ditëve .Ky vlerësim i euros vjen në një moment kur efektet sezonale të verës po zbehen, pasi jemi në fund të pikut të sezonit turistik. Gjatë muajve korrik–gusht, në vend u regjistrua hyrje masive e valutës europiane si nga turistët, emigrantët por edhe nga  investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme duke ndikuar direkt në dobësimin e saj përballë lekut në kursin e këmbimit. Kjo konfirmohet edhe nga vlera e lartë e transaksioneve në monedhën europiane të cilat vetëm në korrik arritën vlerën e 556.4 milionë eurove duke regjistruar nivelin më të lartë  përgjatë këtij viti.
    Agjentët e këmbimit valutor parashikojnë se me përfundimin e sezonit turistik  monedha europiane do të fitoj territor përballë lekut duke vijuar që të ketë një forcim por pavarësisht kësaj  nuk parashikohet që të tejkaloj limitin e 100 lekëve. Megjithatë, dobësimi i euros  gjatë 2025-ës ka qenë më i përmbajtur krahasuar me vitet e kaluara. Nivelin më të lartë për këtë vit, euro e ka regjistruar në 30 janar, kur  arriti të këmbehej  me rreth 100 lekë dhe që nga ajo kohë ka humbur 2.85% të vlerës në raport me monedhën tonë. Një forcim të lehtë ka regjistruar edhe monedha amerikane kundrejt lekut gjatë ditëve të fundit .Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar po këmbehet me rreth 84 lekë.