Tag: sezonit

  • Skafet turistike ja kanë nisur sezonit

    Skafet turistike ja kanë nisur sezonit

    Nga Thoma Nika
    Dita e anijeve turistike ende nuk ka ardhur. Ato janë si “industria e rëndë” e sezonit për Sarandën. Tani është ora e skafeve me kapacitet të reduktuar. Administratorë të tyre na thonë se ata i kanë ndezur motorrët. Arqileja, Isufi e Mikeli, na thonë se në bordet e tyre ka kohë që shihen turistët e sezonit 2025, kryesisht të huaj.
    Biletaritë kanë dalë në shetitore, së bashku me promocionin e ofertës së udhëtimeve turistike.Blerina, një prej operatoreve të guidave lundruese, thotë se qysh tani në prill puna ka nisur mirë, me turistë nga bota. Aq sa u duhet të punojnë me dy turme për rezervim udhëtimesh.
    Shetitjet me skafet turistikë të kapacitetit modest, mundëson eksplorimin e shpejtë të gjirit të Sarandës, apo të atraksioneve që jep lundrimi drejt Kakomesë, Krorëzës, apo Ishujve të Ksamilit, plazhit të Pasqyrave etj.
    Skafistët këtë verë po i kushtojnë më shumë rëndësi lundrimit të sigurtë, deri dhe kompletimit me sallon dhe me nyje hidrosanitare.
    Mikeli na tregon për salvaxhentet e siguruara për çdo udhëtar, por dhe për sallonin e WC që ka shtuar sivjet në skaf
    Kjo është pamja më e vlerësuar dhe më rozë e këtij aktiviteti turistik. Pasi skafistët thonë se, kur ata po investohen për të rritur standartin e shërbimit, shohin që strukturat shtetërore, lëvizin ngadalë për zgjidhjen e kërkesave të biznesit të tyre.
    Më së pari, Arqileja dhe Isufi flasin për hapësirën e limanit ku ankorojnë, hapësirë të cilën edhe sot më 2025, e ndajnë me mjetet e peshkimit, apo që licencat shtohen pa hesap.
    Skafistët thonë se e njëjta dyndje drejt Sarandës po ndodh me anijet turistike, që, sipas tyre, po e prish tregun e lundrimeve turistike.Në muajin maj, pritet që në biznesin e lundrimeve turistike të hyjnë edhe anijet turistike, pasi sezoni javë pas jave, po i afrohet fashës së lartë.
    Vitin e kaluar, sipas burimeve bashkiake, u pajisën me leje aktiviteti turistik 9 mjete lundruese të mëdha, të tipit anije. Ndërkohë që flota e mjeteve të vogla shkon në 109, nga të cilat 58 motorra uji dhe 51 skafe turistike.
     

  • Vlora gati për sezonin turistik, prenotimet drejt ezaurimit/ Rritet interesi nga turistë aziatikë dhe afrikanë

    Vlora gati për sezonin turistik, prenotimet drejt ezaurimit/ Rritet interesi nga turistë aziatikë dhe afrikanë

    Vlora po përgatitet për nisjen e sezonit turistik me pritshmëri të larta për një vit të suksesshëm. Operatorët turistikë të qytetit raportojnë një fluks të konsiderueshëm prenotimesh, veçanërisht nga vizitorë të huaj që preferojnë Vlorën në pranverë për pushime të qeta dhe të organizuara.
    “Në pranverë kemi më shumë vizitorë nga Gjermania, Anglia, Zvicra – vijnë kryesisht përmes agjencive që ofrojnë paketa ‘all inclusive’. Ndërsa në verë kemi turistë nga e gjithë bota,” tha një operator turistik në qytet.
    Sipas tij, muajt korrik dhe gusht janë thuajse të mbushur me prenotime, ndërsa një e veçantë e këtij sezoni është rritja e interesit nga tregje të reja si Azia, Afrika dhe Amerika – vende që nuk kanë qenë tradicionalisht pjesë e fluksit turistik në qytetin bregdetar.
    Për të përballuar këtë rritje të pritshme të numrit të vizitorëve, operatorët kanë zgjeruar dhe kualifikuar stafin, duke përfshirë edhe punonjës të huaj në pozicione të ndryshme për të garantuar një shërbim sa më profesional.
    “Çdo vit ka investime të reja. Stafet janë përmirësuar dhe kemi marrë punonjës të huaj në pozicione kyçe. Kjo përmirëson cilësinë e shërbimit dhe përvojën e turistit. Vlora ofron gjithçka – natyrë, det, kuzhinë fantastike,” theksoi Isufaj.
    Sipas të dhënave paraprake, në muajt kulmor të sezonit, mbi 70% e kapaciteteve akomoduese janë prenotuar, çka konfirmon pritshmëritë për një verë të suksesshme në qytetin bregdetar.

  • “Vendimi më i vështirë …”, Vardy largohet pas 13 vitesh nga Leicester

    “Vendimi më i vështirë …”, Vardy largohet pas 13 vitesh nga Leicester

    Historia e Leicesterit për Jamie Vardy mbyllet. Sulmuesi anglez ka njoftuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, pas 13 vitesh me ‘Dhelprat’.
    Një protagonist i shumë momenteve në historinë e klubit, Vardy është i vetmi lojtar i mbetur nga skuadra që fitoi një kampionat historik të Premierligës nën drejtimin e Claudio Ranierit.
    Sulmuesi gjithashtu fitoi çmimin e lojtarit të sezonit, si dhe dy kampionate, një Superkupë FA dhe një Kupë FA.

    Vardy i ka thënë lamtumirën klubit përmes një videoje në profilin e tij në Instagram. “Kam kaluar 13 vite të pabesueshme në këtë klub, me shumë fitore dhe disa momente të vështira, por shumica prej tyre kanë qenë pozitive.”
    Mesazhi lamtumirës së Vardy…
    “Ishte jo vetëm një gjë e vështirë për t’u shkruar, por edhe një vendim i vështirë për t’u marrë. Leicester ka qenë shtëpia ime e dytë, jeta ime për 13 vjet. Klubi, qyteti dhe tifozët kanë shumë rëndësi për mua dhe familjen time.”
    Ai përfundoi: “Unë dua të vazhdoj të luaj dhe të bëj atë që dua më shumë, që është të shënoj gola. Shpresoj që do të ketë një ose dy ndeshje të tjera për Leicester nga tani deri në fund të sezonit, dhe ndoshta më shumë në të ardhmen.
    Mund të jem 38 vjeç, por kam ende ambicie për të arritur shumë më tepër. Falenderoj gjithashtu të gjithë trajnerët dhe stafin e tjerë, që më kanë ndihmuar në disa raste.”

  • Ancelotti: Sezon i ndërlikuar, por klubi është i vetëdijshëm. Presioni shërben si “karburant” për mua

    Ancelotti: Sezon i ndërlikuar, por klubi është i vetëdijshëm. Presioni shërben si “karburant” për mua

    Carlo Ancelottit doli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Getafes dhe në prag të finales së Kupës së Mbretit, duke pranuar presionin e shtuar në maksimum, sepse tashmë “korren” frytet e punës së një sezoni të tërë.
    Për Getafen: “E dimë të gjithë si luan Getafe, futboll intensiv dhe shumë të organizuar. Një skuadër e fortë me ide shumë të qarta. Jemi të përgatitur, sepse sa më shumë i afrohemi fundit të sezonit, aq më të rëndësishme bëhen ndeshjet për të gjitha ekipet”.
    Për “4 fantastikët” dhe problemet këtë sezon: “Problemet janë të qarta: kemi humbur dy lojtarë kyç në mbrojtje, të cilët ka qenë e vështirë t’i zëvendësojmë. E kemi ndryshuar mënyrën e lojës për të përfshirë lojtarë me karakteristika të ndryshme, por kemi vuajtur për të gjetur ekuilibrin. Shpresoj ta gjejmë tani. Pa të, do të jetë e vështirë të fitojmë”.
    Për Mbappé dhe Mendy: “Nuk janë gati për këtë ndeshje, por do stërviten dhe besoj se do jenë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës”.
    Për rotacionet: “Formacioni do të bazohet vetëm në paraqitjen e së dielës. Disa lojtarë janë ende pak të lodhur, por kjo është normale”.
    Nëse fiton diçka, a do të largohet: “Në futboll gjithçka është e mundur. Çdo gjë mund të ndodhë”.
    A dëshiron të qëndrojë për një ‘hakmarrje’: “Sinqerisht nuk kam asgjë kundër askujt. E dua këtë pankinë. Shpresoj të qëndroj sa më gjatë. Kur të mbarojë, do të jem mirënjohës dhe do të përulem para këtij klubi”.
    Për bisedën me Mbappé pas fishkëllimave ndaj tij: “Ai është i lënduar, ndaj nuk mund ta ndihmojë skuadrën. Do të bëjë gjithçka për të qenë i gatshëm të shtunën”.
    Më shumë minuta për Endrick: “Asgjë nuk duhet të ndryshojë. Ai po përparon shumë dhe tani ka një rol më të rëndësishëm. Në disa ndeshje na nevojiten fuqia dhe cilësia e tij”.
    Fitimi i Kupës, a ndihmon për kampionatin: “Nëse duam t’i fitojmë të dyja, duhet të mposhtim Barcelonën. Kjo është e qartë. Pastaj duhet të dalim më të fortë dhe të fokusohemi te finalja. Besojmë se mund t’ia dalim, por duhet të ndryshojmë diçka”.
    Vetë duket i qetë: “Klubi e di që ky ka qenë një sezon më i ndërlikuar. Pengesat e përballojmë bashkë. Jam shumë i lumtur, shumë i kënaqur. Stresi? Është karburant për mua, më jep më shumë energji. Kur zgjohem në mëngjes, gjithçka është në rregull”.
    A do të ishte më i ashpër në gusht, po të rikthehej pas: “Nuk jam i atij tipi. Më pëlqen të ndërtoj marrëdhënie ndryshe. Jam zemëruar shpesh këtë sezon, por gjithmonë me respekt. Nuk jam rritur me ‘kamxhik’, nuk di ta përdor dhe nuk mendoj se është rruga e duhur”.
    A po mendon për merkaton e verës: “Nuk mendojmë për blerje gjatë sezonit. Klubi merret me to në fund të sezonit”.
    A e priste këtë numër problemesh në fillim të sezonit: “Duhet të marr përgjegjësi për disa gabime, por këto janë analiza për në fund të sezonit. Shpresoj të mos kenë më rëndësi atëherë”.
    ‘Outsider’ kundër Barçës: “Nuk më pëlqen shumë të jem i tillë, por kështu është. Katalanasit duken më të mirë se ne, por një finale është gjithmonë e paparashikueshme. Të na quajnë ‘outsider’ më duket e tepruar”.

  • Sanitare me 1200 euro pagë dhe kuzhinierë mbi 2000 euro, bizneset e bregdetit: Duhen 10-12 mijë punonjës

    Sanitare me 1200 euro pagë dhe kuzhinierë mbi 2000 euro, bizneset e bregdetit: Duhen 10-12 mijë punonjës

    Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës.
    “Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe sanitarë. Ka mangësi për këto pozicione,. Rrogat janë rritur, duke filluar nga sanitaret deri te shefat e kuzhinës, kanë paga mjaft të kënaqshme. Sanitaret në hotelet në bregdet variojnë pagat deri në 1200 euro, kamerierët 1200-1500 euro, kuzhinierët fillojnë nga 2000 euro e lart, sipas standardit të hotelit”, tha Kujtim Dervishi-Shoqata e bareve dhe restoranteve turistike.
    “Jemi në prag të fillimit të sezonit turistik. Shumë struktura kanë filluar fushatën e kërkimit të burimeve njerëzore, po përpiqemi të ezaurojmë në maksimum ata që janë të interesuar të punësohen në këtë sektor. Pagat në sektor janë dy-trefishuar”, deklaroi Vasil Bedinaj – operatorë turistikë për jugun.
    Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit, vetëm për 3 muajt e parë të vitit, janë regjistruar afro 2.200 vende të lira pune në sektorin e turizmit, ndërsa nevoja gjithëvjetore është disa herë më e madhe.
    “Duhen 10-12 mijë punonjës që të plotësojnë nevojat e të gjithë sektorit. Për t’i mbajtur punonjësit gjatë gjithë vitit, është e domosdoshme që të gjendet një e mesme dhe të paguhen sigurimet shoqërore nga qeveria”, shtoi Dervishi.
    Numri më i madh i vendeve të punës në industrinë e turizmit, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, është në Durrës, pasuar nga Saranda, Vlora dhe Tirana. 68% e vendeve të lira kërkohen me eksperiencë pune, ndërsa për 22% të pozicioneve, biznesi siguron edhe transportin për punonjësit

  • Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur rrogat por nuk plotësojmë dot vendet bosh

    Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur rrogat por nuk plotësojmë dot vendet bosh

    Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës.

    “Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe sanitarë. Ka mangësi për këto pozicione,. Rrogat janë rritur, duke filluar nga sanitaret deri te shefat e kuzhinës, kanë paga mjaft të kënaqshme. Sanitaret në hotelet në bregdet variojnë pagat deri në 1200 euro, kamerierët 1200-1500 euro, kuzhinierët fillojnë nga 2000 euro e lart, sipas standardit të hotelit”, tha Kujtim Dervishi-Shoqata e bareve dhe restoranteve turistike.

    “Jemi në prag të fillimit të sezonit turistik. Shumë struktura kanë filluar fushatën e kërkimit të burimeve njerëzore, po përpiqemi të ezaurojmë në maksimum ata që janë të interesuar të punësohen në këtë sektor. Pagat në sektor janë dy-trefishuar”, deklaroi Vasil Bedinaj – operatorë turistikë për jugun.

    Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit, vetëm për 3 muajt e parë të vitit, janë regjistruar afro 2.200 vende të lira pune në sektorin e turizmit, ndërsa nevoja gjithëvjetore është disa herë më e madhe.

     “Duhen 10-12 mijë punonjës që të plotësojnë nevojat e të gjithë sektorit. Për t’i mbajtur punonjësit gjatë gjithë vitit, është e domosdoshme që të gjendet një e mesme dhe të paguhen sigurimet shoqërore nga qeveria”, shtoi Dervishi.

    Numri më i madh i vendeve të punës në industrinë e turizmit, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, është në Durrës, pasuar nga Saranda, Vlora dhe Tirana. 68% e vendeve të lira kërkohen me eksperiencë pune, ndërsa për 22% të pozicioneve, biznesi siguron edhe transportin për punonjësit.

  • Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

    Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

    Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania.

    Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes tij dhe Rozanës, publiku ka përzgjedhur atë si fitues.

    Në një mesazh pas fitores, Gjesti – i mbështjell me flamurin e Kosovës – ka falenderuar familjen dhe publikun për mbështetjen duke shtuar: u kry çdo sen’.

    “Faleminderit të gjithë shqiptarëve që keni votuar për mua anë e mbanë botës. E di që e kam merituar. Faleminderit Zotit, familjes, publikut të dashur. U kry çdo sen’!”- tha Gjesti.

  • Reali nuk pret fundin e sezonit, merr vendimin e prerë për Carlo Ancelotti-n

    Reali nuk pret fundin e sezonit, merr vendimin e prerë për Carlo Ancelotti-n

    19 Prill 2025

    22:15

    Telesport

    “The Athletic” raporton se Carlo Ancelotti do të largohet në fund të këtij sezoni nga drejtimi i Real Madridit, edhe pse kontrata e tij skadon qershorin e vitit të ardhshëm.
    Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e Real Madrid dhe tekniku italian kanë rënë dakord që të mbyllin bashkëpunimin në fund të sezonit aktual. Edhe nëse ndodhë që Reali të fitojë La Ligën dhe Kupën e Mbretit, Carlo Ancelotti do të largohet sërish.
    Megjithatë, për Carlo-n nuk do të ketë pushime të gjata, pasi interesi për të është shumë i madh, por e ardhmja e tij me shumë gjasa do jetë në Brazil. Italiani do të marrë drejtimin e 5 herë kampionëve të botës, ku synimi kryesor është padyshim suksesi dhe ngritja e trofeut në Botërorin e vitit 2026.
    Përsa i përket Realit, trajneri i ri sipas të gjitha gjasave do të jetë Xabi Alonso, i cili do të ndahet me Leverkusen me përfundimin e sezonit dhe do të rikthehet në Madrid, këtë herë jo më si lojtar, por si trajner.

  • Barcelona merr lajmin e mirë, Casadó drejt rikuperimit për fundin e sezonit

    Barcelona merr lajmin e mirë, Casadó drejt rikuperimit për fundin e sezonit

    19 Prill 2025

    13:29

    Alfred Lleshi

    Marc Casadó, 21 vjeç, u dëmtua më 16 mars në ndeshjen kundër Atlético Madridit, e luajtur në “Metropolitano”. Ai që fillimisht dukej si një dëmtim shumë i rëndë, rezultoi fatmirësisht të ishte vetëm dëmtim i ligamentit në gjurin e djathtë.
    Që atëherë, “Mundo Deportivo” kishte raportuar se qëllimi i Casadó ishte të rikuperohej në kohë për të marrë pjesë në ndeshjet e fundit të sezonit. Një muaj pas dëmtimit, plani i të riut të Barcelonës mbetet i njëjtë, pasi ndjehet shumë pozitiv për rikuperimin.
    Sipas asaj që raporton “La SER”, Casadó ka nisur tashmë të zbresë në fushë dhe po punon intensivisht për t’u rikthyer në lojë para përfundimit të sezonit.
    Futbollisti ka bërë të qartë se nuk do të rrezikojë me një rikthim të nxituar, por nëse progresi i tij vazhdon si deri tani, dhe me një muaj të mbetur, objektivi i tij është të jetë gati për dy ndeshjet e fundit të kampionatit, kundër Villarrealit në “Montjuïc” dhe kundër Athletic Bilbao në “San Mamés”, si dhe për një finale të mundshme të Champions League, në rast se Barcelona arrin ta eliminojë Interin më parë.

  • Xabi Alonso te Real Madridi? Vjen (mos)përgjigjia: Nuk është momenti i duhur për këtë…

    Xabi Alonso te Real Madridi? Vjen (mos)përgjigjia: Nuk është momenti i duhur për këtë…

    19 Prill 2025

    8:28

    Alfred Lleshi

    Kaosi në shtëpinë e Real Madridit shtohet edhe më shumë, me Carlo Ancelottin që duket gjithnjë e më larg nga “Los Blancos”. Emri kryesor në listën e pasuesve të italianit është ai i Xabi Alonsos, por trajneri aktual i Bayer Leverkusen dëshiron të mbetet i përqendruar te fundi i sezonit.
    “Nuk e di. Nuk ka asgjë për të vendosur në këtë moment, – deklaroi ai në konferencë për shtyp. – Duhet vetëm të analizojmë se si do të përgatitemi për ndeshjen e rëndësishme ndaj St.Pauli. Nuk është momenti i duhur për të folur shumë për të ardhmen, sepse jemi në një fazë tepër të rëndësishme të sezonit dhe duam të mbetemi të përqendruar sa më gjatë”.
    I pyetur drejtpërdrejt për Real Madridin, ish-mesfushori spanjoll nuk pranoi të përgjigjej: “Kjo nuk është një çështje e rëndësishme për momentin. Nuk dua të flas shumë për spekulime apo zëra rreth së ardhmes. Nuk e kam bërë kurrë këtë as me skuadrën apo lojtarët. E kuptoj futbollin, e di çfarë ndodh, por nuk dua të komentoj për këto tema”.