Tag: sezonit

  • Everton kthen Brojën te Çelsi në fund të sezonit

    Everton kthen Brojën te Çelsi në fund të sezonit

    Evertoni është i gatshëm të paguajë 30 milionë stërlina për të nënshkruar me sulmuesin e Glabahut, Tim Kleindienst.
    Sipas asaj që raporton “Caught Offside”, Evertoni do të ketë mungesa në sulm, kjo sepse Armando Broja do të rikthehet pas huazimit te Çelsi dhe nuk do të shpenzohet për kartonin e tij.
    Ndërkohë edhe Kalvert Levin del një lojtar i lirë dhe nuk ka rinovuar.Kështu, David Mojes do të mbetet vetëm me Beton si alternativë dhe, sipas medias angleze, objektivi është sulmuesi që luan në Bundesligë.

    Me një lëvizje të tillë, zbehen shanset që Evertoni të shpenzojë në fund të sezonit për Brojën.
    Sulmuesi i Kombëtares u huazua i dëmtuar në fillim sezoni dhe u rifut për herë të parë me skuadrën në fundin e nëntorit.
    Pasi luajti disa ndeshje, ai pësoi një tjetër dëmtim që e la jashtë për një muaj sërish, duke e penalizuar për të shfaqur potencialin e tij të vërtetë.
    Pas rikthimit, ai dha disa sinjale me Kombëtaren në “Uembli” dhe me Andorrën, ndërsa në vijim në Premier Ligë, nuk po arrin që të shkojë te goli.
    Kanë kaluar 6 ndeshje, ku dy prej tyre Broja luajti si titullar, dy u aktivizua nga stoli, kundër Çelsit nuk e lejonte rregullorja që të futej në fushë, ndërsa në takimin e fundit qëndroi në stol.
    Një sezon për t’u harruar nga Armando, i cili duhet të gjejë ekipin e duhur, ndoshta edhe për të provuar veten në një kampionat tjetër jashtë Anglisë.
    Më herët, emri i tij ka qarkulluar në Itali apo Bundesligë, ku Milani apo Dortmundi janë përmendur në mediat e njohura europiane.
    Broja po mbyll huazimin e katërt në karrierë dhe ndoshta ka ardhur momenti që të shitet përfundimisht nga Çelsi.

  • VIDEO/ Çelja zyrtare e sezonit turistik në Vlorë, Rama zbulon suprizat: 3 ditë festë me artistët e njohur

    VIDEO/ Çelja zyrtare e sezonit turistik në Vlorë, Rama zbulon suprizat: 3 ditë festë me artistët e njohur

    Tri ditë feste do të organizohen në Vlorë me rastin e çeljes së sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video promovuese të aktiviteteve që do të zhvillohen në Vlorë.
    “16-17-18 maj në Vlorë. Çelja zyrtare e sezonit turistik”, shkruan Rama. Gjatë këtyre tri ditëve qytetarët do të kenë mundësi të kërcejnë me emrat më të mirë të muzikës shqiptare, si dhe me DJ të njohur ndërkombëtarë.

    Qytetarët do të provojnë ushqimet më të shijshme dhe të zbulojnë vendet më të bukura, ku do të krijojnë kujtime të paharrueshme.
    Në koncertet që do të zhvillohen në Vlorë do të interpretojnë këngëtarët e njohur si Ledri Vula, Ylli Limani, Kida etj. Edhe ky sezon veror pritet ta kthejë Vlorën në një ndër destinacionet kryesore turistike në vend.

  • “Vlora Unlocked”/ Rama: Muzikë dhe festë, 16-18 maj çelja zyrtare e sezonit turistik në qytetin bregdetar

    “Vlora Unlocked”/ Rama: Muzikë dhe festë, 16-18 maj çelja zyrtare e sezonit turistik në qytetin bregdetar

    Tri ditë feste do të organizohen në Vlorë me rastin e çeljes së sezonit turistik të këtij viti.
    Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video promovuese të aktiviteteve që do të zhvillohen në Vlorë.
    “16-17-18 maj në Vlorë. Çelja zyrtare e sezonit turistik”, shkruan Rama.
    Gjatë këtyre tri ditëve qytetarët do të kenë mundësi të kërcejnë me emrat më të mirë të muzikës shqiptare, si dhe me DJ të njohur ndërkombëtarë.
    Gjithashtu qytetarët do të provojnë ushqimet më të shijshme dhe të zbulojnë vendet më të bukura, ku do të krijojnë kujtime të paharrueshme.
    Në koncertet që do të zhvillohen në Vlorë do të interpretojnë këngëtarët e njohur si Ledri Vula, Ylli Limani, Kida etj.
    Edhe ky sezon veror pritet ta kthejë Vlorën në një ndër destinacionet kryesore turistike në vend.

  • Lojtarët e kombëtares shqiptare ndihmojnë skuadrat e tyre në fund të sezonit

    Lojtarët e kombëtares shqiptare ndihmojnë skuadrat e tyre në fund të sezonit

    Lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë pasur një fundjavë të jashtëzakonshme, duke dhënë performanca të shkëlqyera me klubet e tyre në Europë, duke shënuar gola dhe asistime vendimtare për skuadrat e tyre në fundin e sezonit.Kristjan Asllani ishte një nga protagonistët kryesorë, duke udhëhequr Interin në një fitore të rëndësishme ndaj Veronës. Mesfushori shqiptar konvertroi një penallti në gol dhe shpërtheu si lojtari më i mirë i ndeshjes, duke mbajtur shpresat për titullin kampion të Interit.Në Turqi, Rey Manaj vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer me Sivassporin. Ai shënoi golin e tij të 12-të të sezonit kundër Galatasarayt, duke u renditur mes golashënuesve më të mirë në Superligën turke.Elseid Hysaj gjithashtu kontribuoi në fitoren e Lazios kundër Empolit, duke dhënë një asist për Boulaye Dian në minutën e parë të ndeshjes. Ky asist i dha një fitore 0-1 Lazios, e cila është e rëndësishme për qëndrimin e skuadrës në zonën e Europës.Në këtë fundjavë, titullarë për Kombëtaren Shqiptare ishin edhe lojtarë të tjerë të njohur si: Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Jon Mersinaj, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Myrto Uzuni, Taulant Seferi dhe Mirlind Daku, të cilët të gjithë dhuruan paraqitje pozitive për klubet e tyre.Kombëtarja shqiptare vazhdon të mbetet një faktor i rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar, duke pasur lojtarë kyç që po shndërrohen në yje të futbollit europian.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë pasur një fundjavë të jashtëzakonshme, duke dhënë performanca të shkëlqyera me klubet e tyre në Europë, duke shënuar gola dhe asistime vendimtare për skuadrat e tyre në fundin e sezonit.Kristjan Asllani ishte një nga protagonistët kryesorë, duke udhëhequr Interin në një fitore të rëndësishme ndaj Veronës. Mesfushori shqiptar konvertroi një penallti në gol dhe shpërtheu si lojtari më i mirë i ndeshjes, duke mbajtur shpresat për titullin kampion të Interit.Në Turqi, Rey Manaj vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer me Sivassporin. Ai shënoi golin e tij të 12-të të sezonit kundër Galatasarayt, duke u renditur mes golashënuesve më të mirë në Superligën turke.Elseid Hysaj gjithashtu kontribuoi në fitoren e Lazios kundër Empolit, duke dhënë një asist për Boulaye Dian në minutën e parë të ndeshjes. Ky asist i dha një fitore 0-1 Lazios, e cila është e rëndësishme për qëndrimin e skuadrës në zonën e Europës.Në këtë fundjavë, titullarë për Kombëtaren Shqiptare ishin edhe lojtarë të tjerë të njohur si: Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Jon Mersinaj, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Myrto Uzuni, Taulant Seferi dhe Mirlind Daku, të cilët të gjithë dhuruan paraqitje pozitive për klubet e tyre.Kombëtarja shqiptare vazhdon të mbetet një faktor i rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar, duke pasur lojtarë kyç që po shndërrohen në yje të futbollit europian.

  • Zgjedhjet godasin monedhën europiane, prek minimum të ri historik, euro bie në ‘greminë’

    Zgjedhjet godasin monedhën europiane, prek minimum të ri historik, euro bie në ‘greminë’

    Afrimi i sezonit veror sjell një shtim të vizitave turistike në vend, me një përqendrim në rritje veçanërisht gjatë fundjavave, duke rritur rrjedhimisht edhe flukset valutore hyrëse. Megjithatë, agjentët nuk përjashtojnë që ditët e fundit të fushatës zgjedhore të kenë ndikuar edhe në një rritje të ofertës dhe këmbimeve valutore.
    Tregu valutor duket se edhe këtë vit po shfaq tendenca të mbiçmimit të monedhës vendase, që janë më të forta me afrimin e sezonit veror. Agjentët vënë në dukje se tashmë sezoni turistik është më i shtrirë në kohë dhe efektet e tij në kursin e këmbimit janë shumë më pak të përqendruara në periudhën korrik-gusht.
    Një tjetër burim i rëndësishëm i valutës në vitet e fundit janë bërë investimet e huaja në pasuritë e paluajtshme. Këto investime kanë kryesuar strukturën e investimeve të huaja direkte në tre vitet e fundit.
    Të dhënat nga tregu dëshmojnë se tregu i pasurive të paluajtshme vazhdon të shfaqë kërkesë të kënaqshme, ku blerësit jorezidentë luajnë një rol të rëndësishëm veçanërisht në zonat bregdetare. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e dytë të vitit 2024 çmimet e banesave u rritën me 44.5% me bazë vjetore.
    Nga ana tjetër, politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, e viteve të fundit tenton të shtrëngojë ofertën e Lekut me kalimin e muajve, duke shtuar presionin për mbiçmimin e monedhës vendase. Deri në në fund të 3-mujorit, buxheti ishte përsëri në suficit të dukshëm, në vlerën e pothuajse 34 miliardë lekëve, me një rritje të mëtejshme me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Ecuria e javëve të fundit tregon se, me shumë të ngjarë, presionet rënëse mbi kursin e Euros do të vazhdojnë edhe gjatë muajve të ardhshëm. Vitin e kaluar, këto presione u përthithën nëpërmjet blerjeve të mëdha dhe të paprecedente të Bankës së Shqipërisë.
    Banka Qendrore bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, në vlerën më të lartë historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.

  • Ekspozita “ngjyrat e Himarës”/ Mesazhet e 20 piktorëve në çeljen e sezonit turistik

    Ekspozita “ngjyrat e Himarës”/ Mesazhet e 20 piktorëve në çeljen e sezonit turistik

    Çelja e Sezonit Veror në Himarë bëri bashkë më shumë se 20 piktorë të mirënjohur nga vendi dhe rajoni në Koloninë e Artit “Ngjyrat e Himarës”.

    Me penelin hodhën në telajo bukuritë natyrore dhe historike të qytetit, teksa dhanë dhe mesazhe për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.
    Interes të jashtëzakonshëm nxitën edhe ekspozitat “Himara në Vite” dhe “Thënie nga Lord Bajron e Petro Marko” të cilat u sollën nën kujdesin e Drejtorisë së Arkivave, duke shpalosur fakte historike dhe kulturore rreth zonës.
    Deti është atraksioni kryesor i Himarës dhe sigurisht sportet ujore nuk munguan as në këtë ditë.

    Top Channel

  • Çelja e sezonit turistik në Himarë/ Rama: Sezoni do të jetë fantastik

    Çelja e sezonit turistik në Himarë/ Rama: Sezoni do të jetë fantastik

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik në qytetin e Himarës, ku shprehu optimizëm për një sezon të suksesshëm. Ai theksoi se Himara ka tërhequr tashmë vizitorë nga e gjithë bota dhe se qyteti është në rrugën e duhur për të arritur rezultate të mëdha.
    Gjatë fjalës së tij, Rama nënvizoi se projektet për zhvillimin e Himarës do të vazhdojnë pa ndërprerje, duke e siguruar përparimin e qytetit. Ai theksoi se ky transformim është rrënjësor dhe se energjia pozitive që mbizotëron tani në Himarë është rezultat i punës së palodhur dhe angazhimit të bashkisë.

    “Himara ka kaluar një transformim të thellë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e mëtejshëm. E gjithë atmosfera që mbizotëron këtu është e qetë dhe e mbushur me energji pozitive. Projektet janë në proces dhe po marrin jetë falë vullnetit dhe iniciativës së bashkisë. Jam i bindur se sezoni turistik do të jetë fantastik”, tha Rama.

  • “Efkaristo poli”/ Çelja e sezonit turistik në Himarë, Rama mes batutash dhe vlerësimesh për Tavon: Do ta transformojmë këtë qytet!

    “Efkaristo poli”/ Çelja e sezonit turistik në Himarë, Rama mes batutash dhe vlerësimesh për Tavon: Do ta transformojmë këtë qytet!

    Kreu i qeverisë Edi Rama u ndal këtë mbrëmje në Himarë, pas takimit elektoral që pati më herët në Sarandë.

    Himara është në ditën e dytë të çeljes së sezonit turistik, ku një nga surprizat e kësaj mbrëmje ishte dhe prania e bandës frymore të Korfuzit, si dhe po ashtu i ftuar edhe kryetari i Korfuzit.
    Rama vlerësoi punën e bërë në këto muaj nga kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ndërsa tha se pas fushatës do të vijojnë me punët, për një transformim të qytetit dhe zonave përreth.
    “Falënderoj kryetarin e bashkisë së Korfuzit. Banda frymore e Korfuzit që u paraqit këtu, na vuri në pozitë, duhet të kemi dhe ne në qarqet tona më të mëdha. Vangjeli nuk ma mëson greqishten se ka hall se nuk më duhet më si përkthyer, uroj të më përkthejë si duhet.
    Gjëja më e mirë që ka ndodhur këtu në këtë territor është që ka rënë një qetësi dhe ndihet një energji pozitive, të mbarojë dhe fushata dhe të fokusohemi te punët që duhet të bëjmë në këtë territor.
    Të  shtyjmë përpara dhe për investime, kemi folur me Vangjelin dhe për një qendër të Himarës, sepse nuk e ka një të tillë, kemi folur dhe për një parkim nëntokësorë, kemi folur për Borshin, Dhërmiu do jetë komplet tjetër falë punës së kujdesshme që kanë bërë Mirela dhe Vangjeli. Dua të përshëndes dhe turistët e huaj, pashë shumë turistë të huaj rrugës kur po vija.
    Jam i bindur që sezoni do jetë fantastik. Vangjel të falënderoj dhe për një gjë tjetër, që më në fund e hapa, e preka guidën turistike të Himarës. Efkaristo para poli, deri këtu jam unë, di dhe një sagapo por nuk po ta them ty, sagapo poli Corfu, number one the best, Athina…. Corfu the king, Athina princ”, tha Rama me humor.

    Top Channel

  • “Alarm” dëmtimesh, dy lojtarë të Real Madrid mbyllin sezonin

    “Alarm” dëmtimesh, dy lojtarë të Real Madrid mbyllin sezonin

    Nuk kanë fund problemet për Real Madrid. Sikur të mos mjaftonin rezultatet, madrilenët tani përballen edhe me dëmtimet e lojtarëve.
    Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka humbur dy mbrojtësa për pjesën e mbetur të sezonit.
    Bëhet fjalë për Antonio Rudiger dhe Ferland Mendy. Rudiger iu nënshtrua operacionit pas këputjes së meniskut në gjurin e majtë dhe do të jetë jashtë për të paktën dy muaj.
    Mendy, i dëmtuar gjithashtu në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, do të jetë jashtë deri në muajin Korrik, duke humbur Botërorin e Klubeve.
    Jashtë për shkak dëmtimi janë gjithashtu edhe Dani Carvajal e Eder Militao të dëmtuar në fillim të sezonit.

  • Te Mercedes të kënaqur me startin e sezonit: Po shkojmë më mirë nga sa prisnim

    Te Mercedes të kënaqur me startin e sezonit: Po shkojmë më mirë nga sa prisnim

    29 Prill 2025

    11:02

    Telesport

    Gara e fundit e Formula 1 zhvilluar në pistën e Jedah nuk ishte fort e mirë për Mercedes, por makina britanike ka bërë një paraqitje të mirë në këtë fillimsezoni.  Me 111 pikë në total, makina gjermane renditet e dyta në botërorin për konstruktorë.
    Deri më tani, pilotët George Russell dhe Kimi Antonelli kanë qenë gjithnjë mes më të mirëve, sidomos britaniku, që është renditur në “top-5”. Këtë fakt e konfirmon edhe shefi i Mercedes, Toto Wolff, që tha: “Kemi pasur një fillim të mirë të sezonit, por nuk kemi ndjenjën e vetëkënaqësisë”.
    “Nuk e prisnim këtë start. Duam të vazhdojmë në këtë trajektore pozitive që kemi pasur në pesë garat e para. Arabia Saudite ishte një Çmimi i Madh më kërkues, por mësuam shumë prej tij. Kështu që shpresojmë për një rezultat më të mirë në Miami”, tha menaxheri austriak.