Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete të shumëllojta nga bashkia përgjatë Lungomares dhe jo vetëm, duke i dhënë një tjetër gjalleri qytetit bregdetar.
Risia e këtij viti ishin aktivitetet sportive të garës Thriathlon.
Koha e mirë u shfrytëzua nga turistët për të marrë rreze dielli dhe për t’u larë në det.
Turistët e huaj shprehen se janë të mahnitur nga qyteti i Vlorës dhe mikpritja.
“Vlora është shumë e bukur, më pëlqen deti dhe dielli jam këtu për pushime, do të qëndroj dy javë, vij nga Bjellorusia, njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm jo të rrezikshëm siç kemi dëgjuar në internet.”
“Unë jetoj ne Vlorë prej dy vitesh kam blerë një apartament këtu, vij nga Ukrania, këtu është mirë periudha që më pëlqen më shum eshtë shtatori por edhe tani është këndshëm për shkak të klimës dhe temperaturave jo shumë të larta”
Kjo ishte dita e dytë e aktiviteteve që u organizuan në kuadër të çeljes së sezonit turistik.
Një natë me pare u dha koncerti ku artistët shume te dashur si Ylli Limani dhe Soni Malaj ndezën atmosferën me performancat e tyre.
Vendasit dhe vizitorët e huaj u bashkuan për të shijuar muzikën dhe kulturën vendase, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe mikpritës.
“Kjo është hera e parë në Vlore dhe më pelqen ky qytet, shume i këndshëm.”
“Hera ime e parë në Shqipëri. Shumë bukur vendi dhe atmosfera gjithashtu. Deti dhe njerëzit janë të mrekullueshëm.”
“Kam vizituar disa qytetete si Himara, Vlora, Durrësin, Tiranën, por Vlora është xhevahiri i kurorës.”
“Do të kthehem serish. Këtu jam prej 1 jave dhe më pëlqejnë shumë të gjithë njerëzit.”
Gjatë ditëve të ardhshme, Vlora do të ofrojë aktivitete të ndryshme per te gjitha grupmoshat.
Tag: sezonit
-

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
-

Hapja e sezonit turistik në Vlorë, Policia devijon trafikun nga Lungomare
Segmenti rrugor i Lungomares (nga rrethrrotullimi i Skelës deri te Rrapi) në Vlorë do të bllokohet nesër nga ora 08:30-10:30, pasi do të zhvillohet një aktivitet në kuadër të hapjes së sezonit turistik.
Sipas Policisë së Shtetit, lëvizja do të devijohet në rrugët “Pelivan Leskaj” dhe “Ibrahim Avdullaj” (Unaza), si dhe në bulevardin “Ismail Qemali”.
Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve të përdorin rrugë alternative gjatë këtij orari dhe kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre. -

Zgjidhet formacioni më i mirë i sezonit, spikasin lojtarët e Egnatias dhe Vllaznisë
Adriatik BALLA
11-shi më i mirë i sezonit më në fund mësohet emër për emër. Është fjala për lojtarët që spikatën më shumë gjatë kampionatit dhe kuptohet se në krye qëndrojnë ata që erdhën deri në ndeshjen e fundit “play-off”. Kështu, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2024/2025 në kampionatin shqiptar “Abissnet Superiore”. Në top 11-shen e këtij sezoni dominojnë dy ekipet finaliste të “Final 4”, Egnatia dhe Vllaznia, që përfaqësohen me nga tre lojtarë secila. Mario Dajsinani i Egnatias është përzgjedhur si portieri më i mirë i sezonit, duke u vlerësuar për paraqitjet e tij vendimtare gjatë gjithë kampionatit. Mbrojtja përbëhet nga katër emra që kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre: Arsid Kruja (Teuta), Marçelino Preka (Partizani), Nasër Aliji (Dinamo City) dhe Emiljano Musta (AF Elbasani). Krahët e mesfushës përbëhen nga Esat Mala (Vllaznia) dhe Regi Lushkja (Egnatia) ndërsa në qendër qëndron Serxho Ujka (Egnatia). Sulmi udhëhiqet nga Bekim Balaj (Vllaznia), ndërsa formacioni plotësohet nga Baton Zabërgja (Dinamo City) dhe Kevin Dodaj (Vllaznia), të cilët kanë pasur një sezon shumë të mirë me ekipet respektive. Trajneri i këtij sezoni është përzgjedhur Edlir Tetova (Egnatia). Egnatia u shpall kampione e edicionit 2024/2025 pasi triumfoi me rezultatin 4-0 ndaj Vllaznisë në finalen e madhe të “Final 4”, e zhvilluar më 12 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Balaj dhe Malaj mund të largohen nga Vllaznia
Referuar asaj që shkruajnë mediat sportive, Bekim Balaj dhe Esat Mala ishin liderët e skuadrës shkodrane. Duke nisur nga kapiteni Balaj, i cili është për të dytin vit radhazi golashënuesi më i mirë i Superiores. 34-vjeçari shënoi 17 gola në edicionin e rregullt, e duke shtuar edhe 2 rrjetat në përballjen me Dinamon në “Final 4”, shkodrani e mbylli në kuotën e 19 rrjetave sezonale, duke merituar kështu trofeun e “Këpucës së Artë” për edicionin e dytë radhazi. Një tjetër element që spikati ishte edhe Esat Mala, me prizrenasin i cili përjetoi sezonin më të mirë në karrierën e tij. Ish-futbollisti i Partizanit shënoi 7 gola dhe dhuroi 12 asiste në Superiore, ku më mirë se ai nuk bëri askush në aspektin e asisteve në Superiore. Një dyshe nga e cila pritet të rinisë Vllaznia e re e edicionit 2025-26, ku me Malën drejtuesit patjetër duhet të negociojnë edhe marrëveshjen e re, sepse kontrata përfundon në fund të qershorit.
Futboll femra/ Finalja Vllaznia-Partizani të dielën në “Arena e Demave”
FSHF ka vendosur që finalja e kampionatit shqiptar të futbollit për vajza, Vllaznia-Partizani, të zhvillohet të dielën në orën 19:30, në stadiumin “Arena e Demave”. Vllaznia siguroi vendin në finale pasi mposhti Apoloninë me rezultatin 3-2 në gjysmëfinalen e dytë të fazës Final 4. Ndërkohë, Partizani kaloi në finale pasi fitoi 0-1 ndaj Gramshit edhe në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales. Skuadra kampione e kësaj kategorie do të luajë në fazën para-eliminatore të UEFA-s. Ndërsa për herë të parë, ekipi i renditur në vendin e dytë do të marrë pjesë në raundin para-eliminator të UEFA Women’s Europa Cup. Sakaq, finalja e vogël për vendin e tretë dhe të katërt mes Apolonisë dhe Gramshit do të luhet të dielën, ora 11:00 në Kamëz. -

Dodaj-Balaj-Zabërgja, përzgjidhet formacioni më i mirë i sezonit në Superiore
Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2024/2025 në kampionatin shqiptar “Abissnet Superiore”. Në top 11-shen e këtij sezoni dominojnë dy ekipet finaliste të “Final 4”, Egnatia dhe Vllaznia, që përfaqësohen me nga tre lojtarë secila.
Mario Dajsinani i Egnatias është përzgjedhur si portieri më i mirë i sezonit, duke u vlerësuar për paraqitjet e tij vendimtare gjatë gjithë kampionatit.
Mbrojtja përbëhet nga katër emra që kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre: Arsid Kruja (Teuta), Marçelino Preka (Partizani), Nasër Aliji (Dinamo City) dhe Emiljano Musta (AF Elbasani).
Krahët e mesfushës përbëhen nga Esat Mala (Vllaznia) dhe Regi Lushkja (Egnatia) ndërsa në qendër qëndron Serxho Ujka (Egnatia).
Sulmi udhëhiqet nga Bekim Balaj (Vllaznia), ndërsa formacioni plotësohet nga Baton Zabërgja (Dinamo City) dhe Kevin Dodaj (Vllaznia), të cilët kanë pasur një sezon shumë të mirë me ekipet respektive.
Trajneri i këtij sezoni është përzgjedhur Edlir Tetova (Egnatia).
Egnatia u shpall kampione e edicionit 2024/2025 pasi triumfoi me rezultatin 4-0 ndaj Vllaznisë në finalen e madhe të “Final 4”, e zhvilluar më 12 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”. -

Osimhen: E ardhmja? Nuk iu rezistoj dot tifozëve të Galatasaray, vendimi pas përfundimit të sezonit
Në finalen e Kupës së Turqisë, Galatasaray mposhti Trabzonsporin 3-0, duke fituar trofeun për herë të 19-të në histori. Protagonist absolut ishte Victor Osimhen, sulmuesi në huazim nga Napoli, i cili bëri disa deklarata edhe për të ardhmen e tij:
“Dua ta përgëzoj gjithë skuadrën, jemi shumë të lumtur. Luftuam vërtet fort nga fillimi deri në fund. Falenderojmë edhe tifozët, ishin të jashtëzakonshëm gjatë gjithë ndeshjes. Po luftonim për të fituar tre trofe, por mbetëm jashtë në një. Njërin e fituam. Të dielën do të luftojmë për yllin e pestë”.
Në lidhje me 35 golat sezonalë, rekordi më i lartë në karrierë dhe njëkohësisht golashënuesi i huaj më i mirë në historinë e Galatasaray, në sezonin e tij të parë: “Rekordi është padyshim diçka e mrekullueshme. Falenderoj shokët e skuadrës, sot Yunus (Akgün, me tri asiste) ishte vërtet lidhja jonë në fushë. Jam shumë i lumtur për golat që kam shënuar, por të hyj në histori është kënaqësi e madhe për mua. Do të vazhdoj të luftoj”.
Për të ardhmen, duke marrë parasysh se në fund të sezonit duhet të kthehet te Napoli, por Galatasaray dëshiron ta mbajë duke aktivizuar klauzolën prej 75 milionë eurosh për klubet e huaja, Osimhen u shpreh:
“Nuk iu rezistoj dot tifozëve të Galatasaray. Në fund të sezonit do të duhet të marr një vendim shumë të rëndësishëm. Dua t’i falenderoj të gjithë për gjithçka që kam përjetuar gjatë këtij rrugëtimi. Do ta marr vendimin tim pas përfundimit të sezonit”. -

Zyrtari i Juventusit jep dorëheqjen në fund të sezonit
Edhe pse humbja e Romës në Bergamo i dha një shtysë të rëndësishme Juventusit në garën për Ligën e Kampioneve, gëzimi në kampin bardhezi nuk zgjati shumë. Vetëm pak minuta pas përfundimit të ndeshjes, një lajm i bujshëm tronditi ambientin juventin.
Francesco Calvo, një nga figurat më të rëndësishme në hierarkinë drejtuese të klubit, do të japë dorëheqjen në fund të sezonit.
Lajmi, i publikuar fillimisht nga “Telelombardia” dhe më pas i konfirmuar nga mediat e tjera, vjen vetëm dy javë para përfundimit të kampionatit dhe pikërisht në një moment kur klubi është në mes të një gare vendimtare për sigurimin e një vendi në Champions.Një tjetër faktor që shton tensionin është çështja e pazgjidhur e sponsorit të ri të fanellës, që pritet të zyrtarizohet përpara Kupës së Botës për Klube.
Françesko Kalvo, i cili ka një histori të gjatë me Juventusin që nga periudha e parë 2011-2014 dhe që ishte rikthyer në klub në prill 2022, ka mbajtur role të rëndësishme në menaxhimin sportiv dhe ekonomik të skuadrës. Aktualisht, ai ushtron një funksion kyç që lidh të ardhurat komerciale me zhvillimin sportiv.
Largimi i tij, në një moment kaq të ndjeshëm, ka rritur shqetësimin për vazhdimësinë e projektit të klubit. Sipas burimeve të afërta me situatën, Kalvo është pranë një marrëveshjeje me një klub të Premier Ligës, më konkretisht Aston Vilën dhe duket se po përgatitet për një sfidë të re profesionale në futbollin anglez. -

Pjeprat e Parë në Treg – Të Ëmbël me Vlera të Arta
Është një nga frutat shqiptare më të kërkuara nga tregjet e huaja.
Përveç perimeve, pjepri dhe shalqini konkurrojnë fort me mandarinën për vendin e parë të eksporteve të produkteve të freskëta të tokës shqiptare.
Me ëmbëlsinë e vet karakteristike, pjepri shqiptar duket sikur përmbledh të gjithë nxehtësinë mesdhetare të vendit dhe të magjeps shijen.
Por vetëm shqiptarët e duan të ëmbël dhe të pjekur mirë.
Ndërsa evropianët e preferojnë të papjekur plotësisht fiks para se tuli i artë të marrë ëmbëlsinë maksimale.
Dhe meqë eksportet mbretërojnë tregun, edhe pjeprat shqiptarë kanë nisur të mblidhen dhe të dalin në treg edhe pse për gustot e shqiptarëve ëmbëlsia e tanishme është shumë larg shijes së pjeprit të korrikut.
Çmimi? Ende i lartë, kilogrami i pjeprit vendas në treg kushton nga 200-250 lekë, shumë larg vlerave të pjeprit në kulmin e sezonit alla shqiptar, pasi për tregjet evropiane piku i sezonit ka filluar që tani.
Në kulmin e sezonit veror, pjepri kap çmime jo më pak se 10 herë më lirë se çmimi aktual.
Përllogaritet që në vendin tonë mund të kultivohen mbi 1600 hektarë me pjepër sidomos në zonën e Ulët dhe Bregdetare të Shqipërisë, ku ligjin e bëjnë sipërfaqet e Lushnjës dhe Divjakës.
Eksportet në Tregun Evropian
Shqipëria ofron kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në mjedise të mbrojtura, çka e rrit kërkesën e tij në tregun evropian.
“Eshtë e vërtetë që në tregun evropian kërkohet pjepri i hershëm. Eshtë çështje preferencash dhe shijesh”, thonë për AgroWeb.org, eksportuesit shqiptarë që nxisin fermerët të konsiderojnë që të kenë një prodhim më të hershëm të pjeprit, për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut.
“Tregu dikton në një farë mënyre prodhimin tonë. Nëse moti është i mirë dhe i ngrohtë, ne e kemi pjeprin gati për ta nxjerrë në treg që në fillim të sezonit.
Duke qenë se ne e kemi pjepër fushe, ndikohemi shumë nga moti”, thotë për AgroWeb.org, Lumi Kruti, një kultivues i kësaj kulture.
Vlerat për organizmin
Pjepri është shumë i pasur me kalium, një mineral thelbësor për sistemin nervor që u jep nervave forcë për të përcjellë sinjalet e nevojshme që mbajnë në formë trurin.
Për më tepër, kaliumi jep një kontribut fantastik për indet dhe kockat, lufton spazmat e muskujve dhe ul tensionin e gjakut.
Pjepri përmban edhe një sasi të madhe beta karoten, që i jep frutit ngjyrën karakteristike.
Qelizat e transformojnë beta karotenin në një formë aktive të vitaminës A e cila punon fort për t’i kthyer lëkurës shkëlqimin e munguar, mbështet sistemin imunitar dhe forcon mbarëvajtjen e qelizave.
Vlerat mbeten njëlloj, ndërsa prodhimi varion nga viti në vit, sipas kërkesave të tregut.
Por ajo që është e sigurtë është se si vendet e Bashkimit Evropian ashtu dhe ato të Ballkanit e kërkojnë pjeprin tonë pak të papjekur, por të ëmbël në fitime për kultivuesit shqiptarë./AgroWeb.org -

Brdariç: Vllaznia pret me padurim finalen, duam tifozë në krah…
Nesër finalja e ‘Final Four’ në ‘Arena Kombëtare’. Për titullin kampion të sezonit 2024/25, edicioni i 86-të; Vllaznia- Egnatia me fillim orën 20:00. Në konferencën për shtyp trajneri i kuqebluve, Tomas Brdariç tha se Vllaznia e tij e mbështetur nga tifozët janë gati për të fituar kampionatin e 10-të pas 24 vitesh pritje.
Brdariç:
Finalja…
“Kemi mbërritur në momentin më vendimtar të sezonit dhe gjatë këtyre ditëve jemi munduar të përgatitemi intesivisht. Skuadra është stërvitur rregullisht dhe shikoj tek gjithsecili besim e plotë se jemi gati për të dhuruar gjithcka në fushën e lojës. Jemi munduar t’i marim vetes maksimumin për tu shprehur sa më mirë në finalen e madhe të sezonit. Vllaznia ka merituar të jetë këtu dhe tashmë është detyrë e të gjithëve për të lumturuar një qytet që pret me padurim të shpërthej në festë”.
Egnatia?
“E kemi studiuar Egnatian, një rival që jemi ndeshur katër herë këtë sezon. Janë një skuadër me cilësi, fituesit në fuqi të kampionatit dhe natyrisht kanë vlersimin tonë maksimal. Ne jemi munduar ti studiojmë për të marrë masat e duhura në një përballje ku gabimet kushtojnë. Ne jemi koshient për vështirësitë që rezervon një finale por unë kam besim tek skuadra ime pasi besoj se kemi të gjithë potencialin për të qenë fitues”.
Mungesat?
Në finale nuk do të kemi në dispozicion mesfushorin Ardit Deliu dhe portierin Kristi Qarri, të cilët janë të dëmtuar. Në një finale na duhet ndihma e gjithkujt dhe natyrisht gjej rastin të ftoj çdo tifoz që të vij në stadium dhe të mbështesë Vllazninë. Jam i bindur se duke ecur bashkë jemi më të fortë drejtë qëllimit për të rikthyer në Shkodër titullin kampion pas 24 vitesh pritje”.
Vazhdo leximin
-

“Realizova një ëndërr…”; Gündogan zbulon arsyen kryesore të largimit nga Barcelona
Ilkay Gündogan ishte një nga lojtarët më të qëndrueshëm të Barcelonës gjatë sezonit 2023-2024. Ai ishte titullar i padiskutueshëm për Xavi Hernández dhe dukej se ishte përshtatur mrekullisht me ambientin blaugrana vetëm brenda një sezoni. Megjithatë, pas një vere të kaluar larg Manchester City, u kthye sërish aty, pa e përfunduar kontratën e tij blaugrana. Tani, në një intervistë për “Bild”, ai ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi.
Gjithçka nisi kur Barcelona, në merkaton verore para sezonit 2023-2024, e kishte vënë në shënjestër, pasi i kishte përfunduar kontrata me Manchester City: “Fillimisht më afruan si një lojtar që do të sillte përvojë për ekipin dhe klubin”.
Gjithçka po shkonte mirë, deri sa diçka ndryshoi: “Në fund mendova se ishte më mirë të largohesha. Në klub ndjeva se, pavarësisht se kisha bërë një sezon shumë të mirë, sipas mendimit tim, ishin të prirur të më largonin, kryesisht për arsye ekonomike. Dhe unë jam nga ata që, për të mos i shkaktuar probleme askujt, preferoj të mos qëndroj thjesht për hir të kontratës”.
Kontrata e Gündogan me Barcelonën ishte e vlefshme deri në fund të sezonit 2024-2025, por ai vendosi të largohej një vit më herët. Gjithsesi, nuk ka asnjë ndjenjë negative ndaj klubit katalanas: “Kam dëshiruar gjithmonë të luaja për Barçën dhe e realizova si ëndërr. Në prill 2024, fola me Xavin për të ardhmen time. Mendoj se është një trajner i mirë dhe me të kemi luajtur mirë, por thjesht Real Madridi ishte shumë i fortë”.
Kur erdhi vera e vitit 2024 dhe mendonte për të ardhmen, ishte gruaja e tij Sara që i dha idenë: “Sara më tha, gjysmë me shaka, gjysmë seriozisht: Telefonoji Pepit. Dhe e bëra të nesërmen. Pep më tha menjëherë se do të ishte i lumtur që të rikthehesha”.
Kështu, Gündogan u kthye te Manchester City. Largimi i Xavi Hernández dhe ardhja e Hansi Flick nuk kishin të bënte fare me lëvizjen e mesfushorit gjerman. Ai flet edhe për raportin me trajnerin Flick:
“Me Hansi ia kam kaluar gjithmonë shumë mirë. Pas pushimeve isha i motivuar të luaja nën drejtimin e tij, por nuk ndodhi. Klubi, me sa duket, kishte plane të tjera. Nuk u konkretizua asgjë. Hansi, për shembull, më kontaktoi për ditëlindjen time. I uroj sinqerisht atij dhe klubit suksese për rezultatet e këtij sezoni”.
