Tag: sezonit

  • Qendrat shëndetësore verore, Koçiu: Shërbim 24 orë për pushuesit në gjithë vendin

    Qendrat shëndetësore verore, Koçiu: Shërbim 24 orë për pushuesit në gjithë vendin

    Gjatë sezonit turistik veror, 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug, janë në funksion të plotë për të garantuar shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur sot se ekipet mjekësore janë të pozicionuara dhe të gatshme të reagojnë në çdo rast urgjence apo nevoje për këshillim mjekësor, duke ofruar një kujdes shëndetësor të standardeve të larta në të gjitha zonat turistike të vendit.
    “Zgjidh Shqipërinë për pushime të qeta dhe të sigurta, me shërbim shëndetësor të garantuar kudo që të jesh”, u shpreh ministrja Koçiu, duke theksuar rëndësinë e sigurisë shëndetësore gjatë sezonit veror.
    Qendrat shëndetësore verore janë të vendosura pranë pikave më të frekuentuara turistike dhe plazheve, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme në çdo situatë emergjente, si dhe duke ofruar shërbime parandaluese dhe këshillimore për të ruajtur shëndetin e pushuesve.
    Ministrja Koçiu nënvizon se angazhimi i stafit mjekësor dhe mbështetja logjistike është pjesë e planit të masave për sezonin turistik 2025, me synimin për ta kthyer çdo destinacion në një vend të sigurt për të gjithë vizitorët.
    Përveç qendrave shëndetësore, Urgjenca Kombëtare do të vendosë në dispozicion të pushuesve 20 vendqendrime fikse me autoambulanca në zonat më të frekuentuara turistike. Gjithashtu do të përdoren edhe motoambulancat, të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e ndërhyrjeve mjekësore duke shmangur trafikun e rënduar të sezonit.

  • Drejtoria Teknike, seminar me shoqatat rajonale mbi analizën e sezonin 2025/26 & reformën e kampionateve të moshave U13 & U14

    Drejtoria Teknike, seminar me shoqatat rajonale mbi analizën e sezonin 2025/26 & reformën e kampionateve të moshave U13 & U14

    Federata e Futbollit zhvilloi një mbledhje me drejtuesit dhe përfaqësues të shoqatave rajonale për të analizuar sezonin 2024/25 dhe për të diskutuar mbi çështje të tjera me rëndësi në futbollin shqiptar.
    Pjesëmarrës në këtë takim të mbajtur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishin presidentët dhe sekretarët e të gjitha shoqatave rajonale, të cilët përveç analizës së sezonit të kaluar, diskutuan mbi ndryshimet dhe objektivat e sezonit të ardhëm 2025/26, planifikimin e sezonit 2025/26 dhe ndryshimet në formatet e kampionateve të moshave U13 dhe U14.
    Gjatë takimit u diskutuan programi teknik i shoqatave rajonale, si dhe vazhdimësia e projekteve të futbollit në vend.

  • Analiza për sezonin që lamë pas, Federata mbledhje me shoqatat rajonale

    Analiza për sezonin që lamë pas, Federata mbledhje me shoqatat rajonale

    15 Qershor 2025

    15:12

    Telesport

    Federata e Futbollit zhvilloi një mbledhje me drejtuesit dhe përfaqësues të shoqatave rajonale për të analizuar sezonin 2024/25 dhe për të diskutuar mbi çështje të tjera me rëndësi në futbollin shqiptar.
    Pjesëmarrës në këtë takim të mbajtur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishin presidentët dhe sekretarët e të gjitha shoqatave rajonale, të cilët përveç analizës së sezonit të kaluar, diskutuan mbi ndryshimet dhe objektivat e sezonit të ardhëm 2025/26, planifikimin e sezonit 2025/26 dhe ndryshimet në formatet e kampionateve të moshave U13 dhe U14.
    Gjatë takimit u diskutuan programi teknik i shoqatave rajonale, si dhe vazhdimësia e projekteve të futbollit në vend.

  • Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

    Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

    Zonat bregdetare dhe atraksionet natyrore po tërheqin mijëra turistë vendas dhe të huaj, duke e kthyer turizmin në një nga sektorët më të rëndësishëm të sezonit.
    Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Durrës, Eduart Xhepa, shprehet se strukturat akomoduese janë të gatshme për të pritur pushuesit dhe kanë ndërmarrë masat e duhura për një sezon turistik të suksesshëm.
    “Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit kemi turistë francezë, anglezë, të cilët preferojnë klimën e freskët, nuk është se duan atë pikun e korrikut apo të gushtit. Kështu, që zgjatja e sezonit turistik ka bërë që të gjithë operatorët janë bërë gati më shpejt dhe kanë pasur kohën e mjaftueshme, për të bërë të gjitha gjërat gati. Kështu që mendoj që ky sezon turistik do të jetë më i qetë dhe më i mirë”, tha Eduart Xhepa.
    Edhe njësitë vendore, ndonëse me disa vonesa, kanë nisur punën në terren për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit. Fokusi është vendosur tek siguria.
    “Sikurse janë kullat e vrojtimit të vendosura çdo 80 metra. Vrojtuesit e plazhit, të cilët janë tashmë të certifikuar dhe janë gjithmonë aty të pranishëm. Por, sigurisht në mënyrë sporadike ka pasur edhe mungesë të tyre, jo sepse nuk janë, por nga vetë neglizhenca e ruajtjes bregdetare”, tha Oltsen Gripshi, koordinator i Taks-Forca.
    Megjithatë, disa problematika vijojnë të kërkojnë vëmendje të shtuar, si menaxhimi i mbetjeve urbane, dezinfektimi kundër mushkonjave dhe menaxhimi i qenve endacakë. Operatorët turistikë kërkojnë angazhim më të madh për zgjidhjen e këtyre çështjeve.
    “Pastrimi është kryesorja, dezinfektimi kundra mushkonjave, i cili është një problematikë shumë e madhe dhe disiplinimi dhe orientimi i qenve, të cilët janë një problem shimë i madh”, shtoi Eduart Xhepa.
    Një tjetër pikë e ndjeshme mbeten plazhet publike, ku kërkohet kujdes i veçantë jo vetëm nga autoritetet, por edhe nga vetë pushuesit, për të garantuar pastërtinë dhe sigurinë.
    “Jemi në një barasvlerë nga milimetra katrorë, vijë bregdetare plazh privat, 300 metra u janë kushtuar tërësisht plazheve publike. Do duhet që kushdo që vjen dhe gjen një plazh të pastër publik dhe të lirë, ashtu duhet që ta lerë edhe pasi ka mbaruar ditën e pushimit në plazhet publike”, shtoi Oltsen Gripshi.
    Vetëm përmes angazhimit të përbashkët turoperatorët thonë se mund të garantojmë një eksperiencë të sigurt, cilësore dhe të paharrueshme për çdo vizitor që zgjedh Durrësin.
    Klan News

  • Bashkia cakton plazhet publike në Durrës

    Bashkia cakton plazhet publike në Durrës

    Pas një rritjeje të dukshme të frekuentimit të bregdetit nga turistët, autoritetet vendore kanë ndërmarrë hapa konkretë për përgatitjen e sezonit veror 2025.
    Në mbledhjen e fundit, Këshilli Bashkiak miratoi hartën e përgjithshme të plazheve të lejuara për këtë sezon.
    Harta përcakton qartë zonat ku do të ushtrohet aktiviteti si stacione plazhi, përfshirë edhe hapësirat publike që do të jenë në dispozicion të pushuesve.
    Sipas ndarjes së re, 30% e vijës bregdetare është rezervuar për plazhe publike, ndërsa pjesa tjetër prej 70% i është dhënë përdorimit privat përmes operatorëve turistikë dhe subjekteve të licencuara.
    Kjo ndarje synon të ruajë një balancë ndërmjet aksesit të lirë për qytetarët dhe zhvillimit të ofertës turistike nga sektori privat përgjatë sezonit veror.
    Tv Klan

  • Lega Serie A zyrtarizon kalendarin e sezonit 2025-2026: Fillimi dhe mbyllja, pa pushim dimëror

    Lega Serie A zyrtarizon kalendarin e sezonit 2025-2026: Fillimi dhe mbyllja, pa pushim dimëror

    Lega Serie A ka zyrtarizuar datat dhe formatin e sezonit të ardhshëm 2025-2026. Kampionati italian do të nisë më 24 gusht 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj 2026.
    Sipas njoftimit, sezoni i ri do të përfshijë 38 javë, me dy ndeshje të planifikuara në mesjavë (java e 9-të dhe e 19-të). Pushimet do të jenë të kufizuara vetëm gjatë katër dritareve ndërkombëtare të FIFA-s: në shtator, tetor, nëntor dhe mars.
    Ashtu si në sezonet e fundit, nuk do të ketë pushim dimëror. Ndeshjet do të vazhdojnë edhe gjatë festave të fundvitit, me takime të planifikuara për 21 dhe 28 dhjetor 2025, si dhe 3 dhe 6 janar 2026.
    Për të shmangur konfliktet logjistike dhe për arsye sigurie, Lega ka parashikuar që skuadrat që ndajnë stadiumin ose qytetin – si Inter–Milan, Roma–Lazio, Juventus–Torino dhe Fiorentina–Pisa – të alternojnë javët si pritëse dhe si udhëtuese.
    Gjithashtu, është marrë parasysh edhe organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Për këtë arsye, stadiumi “San Siro” nuk do të jetë i disponueshëm në fillim të shkurtit 2026, duke kërkuar riorganizim të kalendarit për Interin dhe Milanin gjatë kësaj periudhe.

  • Sezoni turistik/Ngrihet task-forca ndërinstitucionale mes disa drejtorive në Shkodër

    Sezoni turistik/Ngrihet task-forca ndërinstitucionale mes disa drejtorive në Shkodër

    Në Bashkinë Shkodër është ngritur një task-forcë ndërinstitucionale mes disa drejtorive, me fokus mbarëvajtjen e sezonit turistik.
    Gazetarja e Klan News, Emi Kalaja, bën të ditur se janë marrë masa për menaxhimin e hapësirave publike, hapësirave të gjelbra, zonës pedonale dhe për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për çdo pushues që zgjedh Velipojën për pushimet verore.
    Kujtojmë se Velipoja është një ndër destinacionet më të frekuentuara të veriut të Shqipërisë gjatë sezonit veror.
    Tashmë me përfundimin e rrugës Shëngjin-Velipojë pritet që interesi i turistëve për këtë zonë të rritet akoma më shumë./tvklan

  • VD- Sërish zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon qytetin, kryebashkiaku: I qëllimshëm!

    VD- Sërish zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon qytetin, kryebashkiaku: I qëllimshëm!

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    VLORË-Fusha e mbetjeve në periferi të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme (7 qershor), duke krijuar një situatë të rënduar për banorët e zonës. Zjarri ka shkaktuar një re të dendur tymi, e cila është përhapur mbi lagjet përreth deri edhe në Lungomare. Zjarrfikësit ndodhen në terren për izolimin e flakëve , por situata përsëritet sërish, dhe kur sezoni turistik sapo ka nisur.
    Për zjarrin masiv të fusha e mbetjeve në Vlorë, pikërisht në nisje të sezonit veror dhe turistik, ka reaguar edhe kryebashkiaku Ermal Dredha. Kreu i Bashkisë e cilëson të qëllimshme këtë ngjarje të përsëritur, që ka si synim dëmtimin e imazhit të qytetit gjatë sezonit veror turistik. Dredha kërkon hetimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve, përfshirë të gjitha hallkat, mes tyre edhe institucionet në varësi të bashkisë, që sipas tij duhet ta monitoronin situatën.
    Reagimi:
    Si pasojë e një rrethane të përsëritur dhe të patolerueshme të zjarrëvënies së qëllimshme apo papërgjegjshmërisë njerëzore, në fushën e mbetjeve, bashkia në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë kallëzim penal për të gjitha hallkat që duhet të monitorojnë dhe kujdesen që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, përfshi edhe institucionet që varen nga bashkia. Organet ligjzbatuese janë vënë në veprim për të dënuar cilindo që përpiqet të dëmtojë imazhin e qytetit në nisjen e sezonit turistik. Sidoqoftë, janë marrë masat e menjëhershme për shuarjen e zjarrit dhe mospërsëritjen e kësaj ngjarje të shëmtuar!

  • Chukwueze zbulon arsyet e sezonit të dështuar të Milan-it

    Chukwueze zbulon arsyet e sezonit të dështuar të Milan-it

    Samuel Chukwueze ka deklaruar pse Milan pati një paraqitje të dobët në sezonin e sapo përfunduar.
    Skuadra përfundoi e teta në Serie A dhe nuk do të luajë në Europë kur të fillojë sezoni 2025-26.
    Lojtari nigerian dha një pasqyrë se ku skuadra e tij bëri gjithçka gabim: “Fillimi i sezonit me një trajner dhe përfundimi i fazës parapërgatitore  me të, pastaj ndërrimi i trajnerit në mes ishte mjaft i vështirë”, tha Chukwueze për SportsBoom.
    “Kur erdhi një trajner i ri, gjithçka ndryshoi nga taktikat, formacionet dhe stili i lojës. Lojtarët ishin të etur dhe të uritur, por përshtatja e shpejtë me idetë dhe sistemet e reja nuk ishte e lehtë”.
    “Kjo ndikoi në performancën tonë, duke na kushtuar një vend në Champions League. Futbolli nuk shkon gjithmonë sipas planit dhe ndonjëherë loja nuk rrjedh ashtu siç dëshiron”.
    “Në ato momente, çelësi është të luftosh për çdo top dhe të japësh më të mirën individualisht dhe si ekip.”
    “Suksesi vjen nga vendosmëria dhe puna e palodhur, edhe kur gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës tënde. Duhet të vazhdosh të shtysh përpara, duke bërë që gjithçka të funksionojë vetë dhe së bashku me shokët e ekipit”.

  • Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

    Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e 36 qendrave shëndetësore verore në kuadër të fillimit të sezonit turistik.
    Përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, Rama theksoi se këto qendra janë të pajisura plotësisht dhe do të jenë në funksion 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, gjatë gjithë verës.
    “MIRËMËNGJES  me njoftimin se, në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin – të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7 – ju uroj një ditë të mbarë,” shkroi Kryeministri në rrjetet sociale.