“Ndërsa plazhet janë të mbushura me pushues, punonjësit e ndihmës dhe të shërbimit janë ata që mbajnë turizmin në këmbë. Por pas vrullit dhe ngarkesës së sezonit veror, një pjesë e tyre mbeten pa punë”, raporton gazetarja Dorina Halili.
Artan Tanushi është një prej shumë punonjësve sezonalë në turizëm. Prej 6 vitesh punon si kamarier gjatë verës, ndërsa në muajt e tjerë të vitit detyrohet të shkojë për punë jashtë Shqipërisë.
Ajo që shpesh bën diferencën për një kamarier janë bakshishet, të cilat gjatë muajve të sezonit ka raste që e kalojnë edhe rrogën bazë. Paga e referencës për një kamarier në Shqipëri është përcaktuar nga Tatimet 70 mijë lekë, ndërsa në realitet varion nga 40 mijë në 70 mijë. Ka raste edhe deri në 100 mijë lekë, duke u barazuar kështu me Greqinë.
Sezonaliteti në turizëm sjell pasiguri te punonjësit, por edhe vetë bizneset që çdo vit përballen me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar. Ndaj operatorët turistikë dhe ekspertët e hotelerisë dhe turizmit e shohin si zgjidhje mbështetjen financiare edhe përtej muajve të verës.
Ndryshe nga Shqipëria, vende si Greqia, Italia apo Spanja kanë struktura të qëndrueshme pune për sektorin e shërbimeve. Në Greqi një pjesë e punonjësve përfitojnë pagesa edhe jashtë sezonit.
Ministria e Turizmit e ka parashikuar mbështetjen financiare për punonjësit sezonalë në strategjinë 2024-2030, por ende nuk ka një nismë ligjore.
Tv Klan
Tag: sezonit
-

Turizmi, punët që mbarojnë me verën
-

Zgjerimi i rrugës hyrëse në Ksamil, Balluku: Shpejtësi e re qarkullimi, të jetë gati para fillimit të sezonit turistik 2026
Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi këtë të premte kantierin e punimeve për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil, që synon të lehtësojë fluksin e qarkullimit të mjeteve gjatë sezonit turistik. Balluku tha se projekti për këtë aks rrugor në 1,6 km e para e kthen rrugën në tri korsi duke i dhënë një shpejtësi tjetër qarkullimit të mjeteve, ndërsa në 2,6 km e tjera në vijim, rruga kthehet me dy korsi të kategorisë C, interurbane.
Ajo bëri të ditur se ky aks rrugor do të ketë të përfshirë të gjithë elementet urbanë me trotuare dhe sinjalistikë të plotë. Ndërkohë ka edhe disa vepra arti që e shoqërojnë këtë investim. Rruga hyrëse për në Ksamil është rrugë panoramike dhe një pjesë kalon në zonat e banuara. Ky aks rrugor do të pajiset me ndriçim dhe do të ketë edhe korsi për biçikleta.Balluku tha se rruga e Ksamilit është një nga akset më të frekuentuara turistike të Shqipërisë. Ajo apeloi për respektimin e afateve kontraktuale, për përfundimin e punimeve deri në prill 2026, duke qenë se në Shqipëri është zgjatur sezoni turistik, dhe siç tha Balluku ”do të donim që kjo rrugë të ishte gati para fillimit të sezonit turistik 2026”.
Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e akseve kombëtare është pajisur me kamera për monitorimin dhe evidentimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit. Balluku tha se po vijon mirëmbajtja e akseve rrugore në hyrje të tunelit të Llogorasë, Dhërmi- Palasë, si dhe në rrugën e tradicionale të bregdetit që në këtë sezon veror frekuentohen nga fluks i shtuar i turistëve. -

Te Ferrari presin me ankth: Dy garat e radhës vendimtare për fatin në gjysmën e dytë të sezonit
Te Ferrari mezi presin dy garat e ardhshme të Formula 1, sepse në pistat e Spielberg dhe Silverstone ndoshta do të përcaktohen konturet e performancës që SF-25 do të shfaqë në pjesën e dytë të sezonit.
Në Austri, “kokëkuqja” do të ketë një shasi të re, që sipas inxhinierëve në Maranello, do të zgjidhë disa nga problemet e deritanishme. Megjithatë, Frederic Vasseur nuk e ka konfirmuar mbërritjen e risive.
Ai ka nënvijëzuar se sa e rëndësishme është të jesh në gjendje të “vendosësh gjithçka së bashku” në një pistë të shkurtër si Red Bull Ring. “Pista e Spielbergut përfundon në pak më shumë se një minutë”, tha shefi i Ferrari.
“Kjo do të thotë se boshllëqet janë shumë të vogla dhe se edhe disa të mijëtat mund të bëjnë një ndryshim të madh. Arritja për të bashkuar të gjithë elementët do të jetë thelbësore“, shpjegon Vasseur.
“Fakti që shtatë nga dhjetë kthesat janë djathtas, kombinuar me ndryshimet e rëndësishme në pjerrësi, e bën sfidën edhe më të vështirë. Ne kemi punuar intensivisht në Maranello me qëllim kombinimin e të gjithë faktorëve të nevojshëm për të pasur performancën më të mirë”, shtoi francezi.
“Charles, Lewis dhe i gjithë ekipi janë të vendosur të bëjnë më të mirën në një pistë që shpesh prodhon një nga garat më spektakolare të sezonit“, përfundoi shefi i Ferrari, Frederic Vasseur. -

‘Starti’ i sezonit turistik/ Doktoresha na vjen në ndihmë se çfarë duhet të marrim me vete në pushime
E ftuar në një studio televizive, mjekja alergologe Alkerta Ibranji tha se ky kit është veçanërisht i rëndësishëm për familjet me fëmijë, të cilat janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve në stilin e jetesës dhe të ushqyerit.
Me nisjen e sezonit turistik mjekët këshillojnë që çdo person të jetë i pajisur me një kit emergjence gjatë pushimeve. Ibranji shtoi se medikamentet që nuk duhet të mungojnë në pushime janë Utrakorteni dhe paracetamoli.
Alkerta Ibranji:
“Këtë emergjence duhet ta kenë të gjithë me vete. Dihet se kush është me fëmijë është më i alarmuar, sepse ka ndjeshmërinë e sigurisë së fëmijës. Në kitin e tyre mjekësor patjetër që duhet të ketë një paracetamol në formë shurupi.
Patjetër, trisolët, zëvendësuesit e kripërave, në rast të ndryshimit të të ushqyerit. Me patjetër duhet të jetë një loperamid, që ndihmon në frenimin e diarresë. Kur flasim për pushime, kjo do të thotë ndryshim stili të ushqyerit. Të paktën 70% e turistëve janë të përgatitur për këtë pjesë. Diçka tjetër që duhet të kenë me patjetër në çantën e medikamenteve është një Ultracorten, që është një antialergjik”. -

Turizëm mes kaosit, Unioni: Të merren masa nga informaliteti e infrastruktura tek mungesa e ujit
Unioni Turistik Shqiptar ka kërkuar që nga institucionet në vend të merren masa për të garantuar një turizëm cilësor me ndërhyrje në disa aspekte që ose janë problematike ndër vite ose janë shtuar së fundmi.Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale Kryetari i këtij Unioni Rrahman Kasa nënvizon se zonat turistike janë shpesh të përfshira nga ndërtime dhe kantiere ndërtimi teksa problem është bërë mungesa e ujit, infrastruktura e pamjaftueshme apo aspak në standarde në disa zona turistike.Kasa nënvizon se qasja e qeverisë duhet të jetë e tillë që të orientojë një buxhet të dedikuar për investimet në shërbim të turizmit duke pasur parasysh efektin e drejtpërdrejtë por edhe atë indirekt që ka ky sektor në ekonomi. Unioni propozon një sërë masash fiskale që mund të merren dhe po kështu i bën thirrje edhe vetë bizneseve të turizmit të jenë të përgjegjshme me çmimet dhe shërbimin.“Si Kryetar i “Unionit Turistik Shqiptar” (ATU), dëshiroj të ndaj me ju shqetësimet dhe problematikat që na janë adresuar nga bizneset e turizmit, një pjesë e të cilave janë të hershme, por disa prej tyre janë shfaqur ose janë rritur kohët e fundit.Për këtë arsye, i kam propozuar autoriteteve mbajtjen e një takimi ndërinstitucional, ku, përveç MTM-së, të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Transportit, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, Drejtorisë së Policisë Rrugore, Drejtorisë së Agjencisë Kombëtare të Bregdetit etj., me qëllim që të diskutojmë mbi sfidat dhe problematikat, të koordinojmë një bashkëpunim të përbashkët për të identifikuar pengesat e sektorit të turizmit dhe të hartojmë një diagnozë të gjendjes aktuale.Qëllimi është të arrijmë në një konsensus mbi fushëveprimin e institucioneve, të përcaktojmë objektivat dhe veprimet që duhen ndërmarrë për të mirën e kësaj industrie të rëndësishme të ekonomisë sonë.Aktualisht, disa vende të rajonit po përballen me një reduktim të ndjeshëm të numrit të turistëve, për shkak të vetëkënaqësisë dhe mungesës së vëmendjes ndaj problematikave të sektorit. Nëse nuk merren masa, ekziston rreziku që e njëjta situatë të ndodhë edhe tek ne në vitet në vijim. Disa nga shqetësimet kryesore që duam të sjellim në vëmendje janë:Ndërtimet dhe ambientet e rrënuara në disa zona turistikeNë shumë zona, turisti përballet me ambiente në ndërtim, të pakuruara dhe të papastra. Më e theksuar kjo dukuri është në zonën bregdetare të Golemit, e cila është kthyer në një kantier ndërtimi. Partnerët ndërkombëtarë që kanë kontraktuar hotelet në këtë zonë janë tejet të shqetësuar.Golemi është sot në një gjendje katastrofale: i mbuluar nga inertet, me vinça, kamionë dhe eskavatorë që punojnë në mes të sezonit. Turistët ankohen për zhurmën, pluhurin, rrugët e bllokuara. Autobusët janë të detyruar të ndalojnë larg hoteleve dhe turistët tërheqin valixhet 300-400 metra në rrugë me gurë e inerte. Ironikisht, disa kanë thënë se duhet t’u kishim thënë të merrnin kaska dhe rroba pune, jo rroba plazhi.Mungesa e ujitNjë shqetësim i madh sidomos në zonën e Golemit dhe në bregdetin e Jugut gjatë sezonit veror, që dëmton rëndë funksionimin e bizneseve turistike.Informaliteti dhe aktivitetet pa licencëKemi propozuar ngritjen e një Task-Force të posaçme që të monitorojë dhe luftojë fenomenet e informalitetit dhe konkurrencës së pandershme. Kjo strukturë nuk duhet të ngatërrohet me Komitetin e Menaxhimit të Sezonit Turistik, i cili ka vetëm rol koordinues, por nuk ka autoritet për kontroll dhe ndëshkim.Ofrues të pakualifikuar shërbimeshAgjenci udhëtimi dhe guida turistike që nuk respektojnë rregullat dhe standardet.Guida të huaja që operojnë në informalitet, duke ofruar shërbime të ulëta në cilësi dhe duke rrezikuar sigurinë e turistëve.Transportues turistik pa standardeShumë mjete transporti janë të paçertifikuara dhe në shkelje të ligjit, duke rrezikuar jetën e turistëve dhe imazhin e vendit. Sipas INSTAT, vetëm 1 në 5 vizitorë qëndron në struktura të licencuara. Pjesa tjetër ndjek forma informale si Airbnb, shtëpi pritëse e bujtina, që duhet të evidentohen dhe të monitorohen nga strukturat përkatëse. Këto problematika mund të ishin parandaluar nëse do të ishte marrë në konsideratë propozimi ynë për ngritjen e një Task-Force, e cila të evidentojë subjektet e paregullta dhe të ndërhyjë ndaj mjeteve e strukturave në shkelje të ligjit.Mungesa e burimeve njerëzore të kualifikuaraTurizmi dhe udhëtimet gjeneruan 93,500 vende pune në 2024, që përfaqëson 7.7% të punësimit total. Për 2025 nevojiten edhe 20,000 vende të reja pune.Burokracitë për pajisjen e të huajve me leje qëndrimiKa barriera serioze në procesin e pajisjes me leje qëndrimi të punonjësve të huaj, që janë të kontraktuar rregullisht nga bizneset, kryesisht nga Azia dhe Afrika. Zvarritja e këtij procesi po dëmton hotelet, të cilat mbeten pa staf dhe, për pasojë, ofrojnë shërbime të mangëta.Mbingarkesa e infrastrukturës rrugoreSegmentet drejt destinacioneve të rëndësishme turistike si Lumi i Shalës, Shëngjini, Ksamil, etj., nuk po përballojnë dot fluksin, duke ndikuar negativisht në përvojën e turistëve.Rritja e investimeve publike në turizëmInvestimet publike nuk janë në përpjesëtim të drejtë me të ardhurat që turizmi gjeneron. Ne propozojmë që të paktën 20% e të ardhurave nga turizmi të rikthehen në formën e investimeve publike, kryesisht në: Infrastrukturën rrugore; akses në atraksione turistike; subvencionimin e strukturave akomoduese për të reduktuar sezonalitetin.Këto çështje janë ngritur edhe nga partnerët ndërkombëtarë që operojnë në Shqipëri. Sipas vlerësimeve të tyre, është rritur ndjeshëm numri i komenteve negative këtë vit.Është e vërtetë që Shqipëria ka pika të forta: turizmin patriotik, diasporën, çmimet konkurruese, mikpritjen, kulinarinë, atraksionet natyrore dhe historike, eksplorimin dhe linjat “loë cost” që e bëjnë më të aksesueshme për turistë individualë (të cilët përbëjnë mbi 85% të totalit). Por nuk mjaftojnë. Për të përballuar sfidat dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, kërkohet një bashkëpunim më i ngushtë me komunitetin e biznesit, për të mos keqmenaxhuar këtë industri që kontribuon me rreth 25% në PBB.Duhet të:-Rishikohen politikat fiskale (ATU propozon unifikimin e TVSH-së në 10% për të gjitha kategoritë),-Subvencionohen punonjësit e strukturave akomoduese gjatë sezonit dimëror,-Mbështeten Tour Operatorët që sjellin turistë të organizuar jashtë sezonit,-Plotësohet kuadri ligjor dhe përputhshmëria me standardet europiane,– Luftohet informaliteti dhe konkurrenca e pandershme.-Nga ana tjetër, edhe bizneset duhet të jenë më të kujdesshme me cilësinë e shërbimit, politikat e çmimeve dhe menaxhimin profesional” thuhet në deklaratën e Unionit. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Nuk kam biseduar kurrë me Juventus këtë verë për të qenë trajner i bardhezinjve”
Trajneri Antonio Conte mohon edhe një herë kontaktet me Juventus edhe pse pranon se dikush i ka trokitur në derë, ndonëse nëpërmjet ndërmjetësve: “Ishin thashetheme që lënduan, nuk morën parasysh se si jam”.
“Nuk kam pasur kontakte me askënd sepse i kam thënë kujtdo që ka tentuar të më kontaktojë përmes palëve të treta se do të flisja vetëm nëse do të ndodhte një situatë tjetër me Napoli në fund të sezonit”, tha Conte.
Antonio Conte i rikthehet takimit me presidentin e Napoli, Aurelio de Laurentiis, takim që ndryshoi historinë e sezonit të ardhshëm. Lamtumira e trajnerit dukej praktikisht e sigurt pas fitores së titullit, por në fund Conte qëndroi.
“I sqaruam gjërat, ishte thelbësore të bisedonim. Ai i kuptoi gabimet ose në çdo rast situatat që duhen përmirësuar. Unë kam një kontratë, ndaj sqarimi mes nesh ishte pika kyçe“, u shpreh Antonio Conte.
Duke iu rikthyer fitores së titullit, ai komentoi: “E kuptova që mund të fitonim kur rikuperuam disavantazhin. Unë e thashë publikisht: Nëse e duam, atëherë ne mundemi. Ishte një mesazh për lojtarët, dhe ata duhej ta bënin këtë“. -

FSHF publikon kalendarin e sezonit të ri, zbulohet data kur do të nisë Superliga dhe kompeticionet e tjera
Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kalendarin e sezonit të ri 2025-2026 për të gjitha kategoritë. Abissnet Superiore do të nisë më 23 gusht 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj 2026. Në të njëjtat data do të zhvillohet edhe Kategoria e Parë.
Kategoria e Dytë do të nisë më 27 shtator 2025 dhe do të mbyllet më 18 prill 2026.
Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 28 dhjetor 2025, ndërsa Kupa e Shqipërisë do të fillojë më 1 tetor 2025 dhe do të përfundojë me finalen më 13 maj 2026.
FSHF ka përcaktuar gjithashtu edhe datat e kampionateve të moshave dhe të kampionatit të vajzave, të cilat do të zhvillohen sipas kalendarit të mëposhtëm:
Abissnet Superiore: 23.08.2025 – 24.05.2026
Kategoria e Parë: 23.08.2025 – 02.05.2026
Kategoria e Dytë: 27.09.2025 – 18.04.2026
Superkupa e Shqipërisë: 28.12.2025
Kupa e Shqipërisë: 01.10.2025 – 13.05.2026
Kampionati i Vajzave: 27.09.2025 – 31.05.2026
U-21 Superiore: 01.10.2025 – 25.05.2026
U-19 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
U-18 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
U-17 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
U-16 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
U-15 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
U-14 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
U-13 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
Kategoria e Parë U-19: 21.09.2025 – 10.05.2026
Kategoria e Parë U-17: 21.09.2025 – 10.05.2026
Kategoria e Parë U-16: 28.09.2025 – 23.05.2026
Kategoria e Parë U-15: 28.09.2025 – 23.05.2026
Kategoria e Parë U-14: 28.09.2025 – 23.05.2026
Kategoria e Parë U-13: 28.09.2025 – 23.05.2026 -

Turizmi në lupën e tatimeve/ Përgatitet plani, nga deklarimi i pagave dhe kapaciteteve deri te referencat në paga
Duke nisur nga veriu e deri në skajin më jugor të Shqipërisë, të gjitha bizneset që operojnë përgjatë bregdetit do të jenë nën lupën e Tatimeve.
Për të evidentuar numrin e punonjësve të padeklaruar, numrin e bizneseve që paguajnë TVSH apo tatim fitimi, apo edhe shfrytëzimin e hoteleve e deri te prerja e faturave. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përgatitur një plan masash me 14 pika për të goditur evazionin dhe për të ulur informalitetin.
Në dokumentin e publikuar nga ky institucion, specifikohet se kontrollet do të jenë javore e të përqendruara kryesisht gjatë gjithë periudhës së sezonit veror.
Pano Soko, ekspert ekonomie: “Në momentin që DPT nuk shkon për të kontrolluar në mënyrë efektive, por shkon me një ide të qartë për të realizuar një shumë të ardhurash, atëherë ka shumë shanse që këto aksione të bëhen të tilla ku synohet goditja e biznesit për të realizuar të ardhura financiare dhe më pas i lihet në dorë që të vejë të ankimojë në gjykatë nëse i është shkelur e drejta. Jo e përqendruar gjatë sezonit, se duket sikur i prish punë sezonit sesa buxhetit të shtetit.”
Për të evidentuar nëse deklarohen çmimet reale të dhomave, do të bashkëpunohet me platformat Booking, Airbnb. Por kontrolli do të shtrihet edhe më tej, duke prekur edhe pagat e punonjësve.
Pjesë e këtij plani janë edhe referencat e pagave në këtë sektor. Një minimum do të vendoset: konkretisht 50 mijë lekë për rojet, 70 mijë për kamerierët dhe minimumi 140 mijë lekë për kuzhinierët. Ata që deklarojnë më pak, do t’i nënshtrohen një hetimi të thelluar.
Pano Soko, ekspert ekonomie: “Vendosja e arbitrariteteve të tilla pa një analizë të mirëfilltë risku lë hapësirë për të mos qenë efektive në realizimin e të ardhurave.”
Sipas Drejtorisë së Tatimeve, këto masa do të shtrihen nga strukturat akomoduese, hotelet, bar-restorantet, agjencitë turistike, dhënia me qira e makinave dhe mjeteve të transportit ujor.Top Channel
-

Sezoni turistik/ Task-Forca Ndërinstitucionale aksion në bregdetin e Durrësit
Task-Forca Ndërinstitucionale pranë Prefekturës së Durrësit ka nisur një aksion në vijën bregdetare të Durrësit sot.
Sipas tvklan, në fokus të kontrolleve të tyre janë siguria dhe respektimi i masave të vendosura gjatë sezonit turistik.Task-Forca Ndërinstitucionale asiston Komitetin për Menaxhimin e Sezonit Turistik dhe është përgjegjëse për ndjekjen dhe zbatimin në afat të masave përgatitore të përcaktuara në planin e masave për këtë vit.
Ajo u ngrit me qëllimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik duke menaxhuar fluksin e lartë të turistëve dhe shërbimet në këtë periudhë.
Kujtojmë se në Durrës rreth dy javë më parë humbi jetën një turist nga Anglia në një aksident me Jet Ski.
Ndërkohë gjatë kësaj jave në Shkëmbin e Kavajës u plagos një turist belg, i cili kreu manovra të rrezikshme me Jet Ski në det.
Për këto raste ka patur edhe të arrestuar.
Kontrolle të rrepta për zbatimin e rregullave ka paralajmëruar edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Ajo kërkoi nga policia që të ndëshkojë këdo që i shkel ato. -

VENDIMI/ Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik, zbulohet urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo
Vangjel Tavo
HIMARË-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori deri më 15 shtator, për të ruajtur ambientin dhe pamjen gjatë sezonit turistik.
Subjektet ndërtuese duhet të sigurojnë rrethimin dhe mbulimin e objekteve me materiale estetike, për të krijuar një ambient të këndshëm për pushuesit vendas dhe të huaj. Gjithashtu, ato janë të detyruara të rikthejnë në gjendjen e mëparshme zonat ku kanë ndërhyrë në rrjetet e ujësjellësit, komunikacionit dhe rrugëve.DOKUMENTI
Urdhri vlen për të gjitha subjektet që kanë leje ndërtimi nga Bashkia. Zbatimi i këtij urdhri do të monitorohet nga Drejtoria e Mbrojtjes së Territorit, Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit./ZËRI