Tag: sezonit

  • “Shembje në mes të sezonit turistik”, PD shpërthen ndaj Ramës: Kryeministri po grabit tokat për oligarkët

    “Shembje në mes të sezonit turistik”, PD shpërthen ndaj Ramës: Kryeministri po grabit tokat për oligarkët

    Për kryetaren lokale të PD, Shkodër, njëkohësisht anëtare e Këshillit Bashkiak, Eljona Shkreli, aksioni i IKMT-së në Theth është një çmenduri e kryeministrit Edi Rama, për të ndërhyrë edhe në punët e pushtetit vendor.
    Në  një intervistë për  një emision televziv, Shkreli tha se aksioni i çmendurisë së kryeministrit, siç zyrtarja e PD, preferoi ta etiketonte, vjen në kulmin e sezonit turistik dhe tregon papërgjegjshmërinë e Ramës, pas së cilit fshihet interesi klientelist dhe personal për të grabitur tokat e banorëve të Thethit.Një akt i tillë sipas Shkrelit, ka ndodhur edhe nga komunistët, por këtë radhë Rama po shemb banesat në Theth për t’ua kaluar oligarkëve, në mënyrë që të ndërtojnë resorte.

    Gjithçka ka nisur nga kryeministri për të ndërhyrë edhe në rolin e kryebashkiakut. Çmenduri që i lindi në mendje kryeministrit dhe që u përqendrua në këtë aksion çmendurie në Theth. Në kulim e sezonit turistik. Pas kësaj që ne e quajmë  çmenduri, dhe akt i papërgjegjshëm i një kryeministri, fshihet interesi personal e klientelist për të grabitur tokat e banorëve siç kanë bërë komunistët për t’ua kaluar oligarkëve e për të ndërtuar resorte.

    Banorët e shqiptarët janë të bindur se duke parë këtë kryeministër në 12 vite që s’ka parë interesin e qytetarë ka shitur tokën e shqiptarëve për oligarkët e klientët e tij. Nuk fshihen qëllime të mira, por fshihen qëllime që kryeministri i ka treguar ndër vite. Që ia ka shitur oligarkëve e klientëve të tij, aksion i befasishëm.
    Janë 200 ndërtime që duhet të prishen në Theth. S’është filluar me plan të qartë, nga 40 objekte që ishin parashikuar. Ligji parashikon që banorët duhet të njoftohen 5 ditë më parë. Është bërë në paligjshmëri totale për qëllime personale të kryeministrit.
     
     
     

  • Toni Kroos: “Ky është problemi më i madh që ka Real-i i Xabi Alonso-s”

    Toni Kroos: “Ky është problemi më i madh që ka Real-i i Xabi Alonso-s”

    Legjenda e Real Madrid-it, Toni Kross, ka folur për atë që ai beson se është shqetësimi më i madh i trajnerit të ri, Xabi Alonso, përpara sezonit të ri.
    Skuadra e Alonso-s u eliminua nga Kupa e Botës për Klube në një mënyrë poshtëruese, duke humbur 4-0 ndaj PSG-së.
    Kroos, 35 vjeç, beson se mungesa e kohezionit mbrojtës të skuadrës është shkaku i sezonit të tyre të dobët nën drejtimin e Carlo Ancelottit, por ai beson se Alonso do ta zgjidhë problemin.
    “E ndihmon shumë skuadrën të ketë ndjesinë se po mbrohet së bashku”, tha Kroos në podkastin e tij Einfach mal Luppen. “Ke më shumë energji kur e fiton topin mbrapsht.
    “Përndryshe, vazhdimisht vrapon prapa, ose ndihesh sikur nuk mund të bësh presing sepse ata gjithmonë të mposhtin, dhe gjithashtu ndihesh sikur nuk mund të tërhiqesh sepse nuk je mësuar me të.
    “Dhe aty vuajtëm më shumë sezonin e kaluar, dhe kjo është arsyeja pse loja jonë me top dukej kaq e dobët”.
    Superyjet Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr janë kritikuar ashpër nga media për paraqitjet e tyre në fazën mbrojtëse.

  • Dhoma Amerikane ngre alarmin: Po dëmtohet turizmi, shkak mungesa e ujit, ndotja dhe problemet me punonjësit

    Dhoma Amerikane ngre alarmin: Po dëmtohet turizmi, shkak mungesa e ujit, ndotja dhe problemet me punonjësit

    Në mediat globale cilësohet si “Perla e Mesdheut”, por imazhi turistik i Shqipërisë rrezikohet nga problemet e vjetra, nga uji i pijshëm e deri tek pluhuri i ndërtimeve që vetëm shtohen nga jugu në veri. Dhoma Amerikane e Tregtisë në një reagim të bërë për turizmin, thekson se ky sektor me kontribut të lartë në ekonominë e vendit por edhe në bizneset familjare po rrezikohet nga mungesa e ujit në disa zona të vendit, ndotja prej mbetjeve apo ndërtimet në mes të sezonit.
    “Anëtarët tanë, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete”, thuhet në njoftim. Këtyre ‘halleve’ që ende nuk kanë gjetur zgjidhje pasi zjarret në landfille mbetjesh po bëhen të zakonshme, rasti më i përsëritur ai i Vlorës apo Elbasanit, tanimë i është shtuar edhe mungesa e punonjësve.
    “Mungesa e një stafi të trajnuar ka vënë në vështirësi shumë biznese turistike, duke rrezikuar njëkohësisht edhe konkurrueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion turistik krahas vendeve të tjera të rajonit”, thotë dhoma amerikane. Bizneset amerikane kërkojnë nga qeveria, pushteti lokal dhe institucionet vendase të marrin masa për të adresuar këto problematika që po kthehen në problem për këtë sektor prioritar të ekonomisë. Në mes të sezonit vendi është përfshirë edhe nga vala e aksioneve për lirimin e hapësirave publike, duke hequr shezlongje e prishur ndërtime e kabina pa leje.

  • “PSG është ekip i pabesueshëm”! Trajneri i Real Madridit çudit pas humbjes 4-0: Sot jemi ekip më i mirë, por nuk ua shpjegoj dot tani

    “PSG është ekip i pabesueshëm”! Trajneri i Real Madridit çudit pas humbjes 4-0: Sot jemi ekip më i mirë, por nuk ua shpjegoj dot tani

    PSG ka poshtëruar Real Madridin në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve! Kjo ishte ajo që ndodhi në mbrëmjen e sotme, teksa madrilenëve nisën që t’u dridhen këmbët dhe të bëjnë dy gabime të pabesueshme në minutat e para, për të dhuruar dy golat e parë për PSG. Në fund, 4-0!Menjëherë pas ndeshjes, Xabi Alonso ka dalë në konferencën për shtyp, atje ku tha se kjo ndeshje i përkiste sezonit të mëparshëm, atje ku ishte Anceloti në krye dhe se ky nuk është Reali i tij. Sigurisht, kjo e nënkuptuar.
    “Kishim ndërtuar planin tonë për ndeshjen, por pas 10 minutash, ndeshja mori histori tjetër. Nuk duhet të harroni dicka, kjo ishte ndeshja e fundit për sezonin 2024-2025, nuk ishte ndeshja e parë e sezonit 2025-2026.
    Po është shumë e vështirë, PSG e ka ndërtuar prej vitesh këtë projekt, ne tani po e ndërtojmë. Nuk kam folur dot as për merkato me klubin pasi kemi qenë të impenjuar me Botërorin e klubeve. Sot ne kemi dalë një ekip më i mirë sesa kemi qenë më parë, ka shumë gjëra pozitive, por nuk ua shpjegoj dot tani këtë, pas këtij rezultati. Ekziston një diferencë e madhe dhe ne duhet të punojmë shumë që ta mbyllim”, tha Alonso. /Sport Ekspres/

  • “Asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’”, Berisha për aksionin e IKMT në Theth: Është tokë e trashëguar brez pas brezi

    “Asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’”, Berisha për aksionin e IKMT në Theth: Është tokë e trashëguar brez pas brezi

    Kreu i PD, Sali Berisha kundërshtoi aksionin e IKMT për prishjen e godinave pa leje në Theth.

    Në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë, ai u shpreh se banorët në Theth i kanë të trashëguar tokat nga të parët e tyre.
    Berisha: Një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët dhe turistët e Thethit. Në një akt, do të thosha kriminal, Edi Rama në mesin e sezonit turistik ka gjetur hakmarrjen ndaj Thethit për t’ia larguar edhe ata turistë që i shkojnë si burimi i vetëm i të ardhurave për atë komunitet. T’i thuash çmenduri, nuk është çmenduri se është qëllim që bazohet në një urrejtje patologjike të papërmbajtur të një njeriu, përroi psikik i të cilit prodhon në 24 orë urrejtje dhe negativitet. Asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’, çdo pëllëmbë tokë e atyre fshatarëve është tokë e trashëguar brez pas brezi.
    Në rast se ata vërtet në moszbatim të ligjeve, në tokë të tyre kanë vendosur kabina apo kontejnerë, sigurisht ata kanë bërë një shkelje, por jo të ligjit për urbanistikën, sepse ai ligj ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje. I konsideron ndërtime me vetëdeklarim.Por cilido të ishte situata e tyre, në kulmin e sezonit turistik kanë ardhur të tjerët nga Australia, Gjermania, Izraeli, Egjipti, Franca, Italia. Kanë prenotuar pushimet dhe ky del dhe u dërgon aty banda me uniformë për t’ia çmontuar kabinat apo çfarë janë ato, dhe për të zhvilluar një betejë ku banorë dhe turistë janë bërë së bashku.
    Ky është një shfryrje urrejtje e një njeriu që përfaqëson një trup urrejtjeje njerëzore.Po në qoftë se aty janë bërë shkelje, ta zëmë, atëherë çdo shtet çon njoftimin e konstatimit dhe nuk ka shtet në botë që ndërhyn në mes të sezonit. Ata kanë kontrata, ata kanë prenotime,ata kanë njoftime.Prit të bjerë sezoni dhe vepro.
    Po zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje atërore dhe ky është i tëri një shpirtkërmë që riprodhon të atin e tij xhelat dhe dajën e tij xhelat për kundërshtarin.
    A mundet një njeri të dërgojë hordhi, falanga në Theth dhe t’ia heqë tjetrit kabinën nga oborri i shtëpisë së vet kur e ka plot me turistë dhe ka të tjerë të prenotuar.Ai ka një hall të madh pasi është kapur në çark për vjedhjen e zgjedhjeve, për farsën elektorale, për shkatërrimin e procesit, tani bën çdo gjë që vëmendja e shqiptarëve të shpërqendrohet nga farsa.
    Por këto janë akte krimi shtetëror, këto që ndodhin… Mos harroni se ai komunitet, ai turizmin ka, nuk ka asnjë të ardhur tjetër. Po të shkoni atje disa parcela toke kaq minimaliste sa nuk ka ku të shkojë.Dhe ju njoftoj se në dallim nga zonat e tjera turistike të vendit, Thethi dhe Valbona, 90 përqind të turistëve i kanë të huaj.
    Shikoni tani, kanë dalë të huajt bashkë me fshatarët dhe protestojnë kundër Ramaduros, që nuk njeh asnjë ligj dhe moral dhe sillet si pushtues i egër ndaj banorëve të veriut. Mundet kjo? Kontejnerë në livadhin para derës së shtëpisë. Dakord që duhej të kishin bërë deklaratën, por nuk janë ndërtime pa leje. Ndërtime pa leje, sipas vendimit të firmosur nga vetë Ramaduro janë ndërtimet me themele, etj. Ato janë vendime të vendosura mbi pllaka çimentoje ose mbi trarë druri.

    Top Channel

  • “Asnjë shtet në botë nuk ndërhyn në mes të sezonit”/ Reagon ashpër Berisha: Qeveria ka zgjedhur hakmarrjen ndaj Thethit

    “Asnjë shtet në botë nuk ndërhyn në mes të sezonit”/ Reagon ashpër Berisha: Qeveria ka zgjedhur hakmarrjen ndaj Thethit

    Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha e quajti aksionin një hakmarrje të qeverisë kundër Thethit, ndërsa shtoi se asnjë shtet në botë nuk do të ndërhynte në mes të sezonit veror, ku turizmi është e vetmja mënyrë për të fituar të ardhura. Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar në lidhje atë që po ndodh në Theth, me prishjen e kabinave që shërbenin për akomodimin e turistëve.
    Sali Berisha:
    “Rama në mes të sezonit turistik ka zgjedhur hakmarrjen ndaj Thethit për të larguar edhe ato pak të paardhura që vijnë në atë komunitet nga turistët. Asnjë pëllëmbë tokë nuk është “tokë e xaxun”, çdo pëllëmbë tokë është e trashëguar prej bëzash.
    Nëse ata vërtetë në mos zbatim të ligjeve në tokë të tyre kanë vendosur kabina, kanë bërë një shkelje por jo të ligjit për urbanistikën, sepse ai ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje, por ndërtime me deklarim.
    Cilado të ishte situata e tyre, në kulmin e sezonin turistik, kanë ardhur vizitorë nga Australia, kanë prenotuar nga Izraeli, Egjipti, Franca, Italia Gjermania, kanë prenotuar pushimet dhe ky u dërgon banda me uniformë për t’ua çmontuar kabinat e për të zhvilluar një betejë ku banorë e turistë janë bërë së bashku.
    Nuk ka shtet në botë që ndërhyn në mes të sezonit sepse ata kanë prenotime. Zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje dhe ky është i tëri një shpirt kërmë”.

  • Berisha për situatën në Theth: Asnjë tokë nuk është e ‘xanun’

    Berisha për situatën në Theth: Asnjë tokë nuk është e ‘xanun’

    Sali Berisha

    TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sërish situatën dhe protestat sot në Theth, ku pronarët e bizneseve dolën kundër shembjes së bujtinave të tyre. Në një konferencë e gazetarët, Berisha thekson se asnjë metër e atyre tokave nuk janë të “nxanun”, siç i cilëson kryeministri Rama, por janë të trashëguara brez pas brezi. Po ashtu, kryedemokrati argumenton se për aq kohë sa nuk ka pasur beton, nuk quhen ndërtesa të paligjshme. Por shton se nëse ky do ishte rasti, qeveria duhej të priste për përfundimin e sezonit për të vepruar.
    “Asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’, çdo pëllëmbë tokë e atyre fshatarëve është tokë e trashëguar brez pas brezi. Në rast se ata vërtet në moszbatim të ligjeve, në tokë të tyre kanë vendosur kabina apo kontejnerë, sigurisht ata kanë bërë një shkelje, por jo të ligjit për urbanistikën, sepse ai ligj ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje. Po në qoftë se aty janë bërë shkelje, ta zëmë, atëherë çdo shtet çon njoftimin e konstatimit dhe nuk ka shtet në botë që ndërhyn në mes të sezonit. Ata kanë kontrata, ata kanë prenotime,ata kanë njoftime. Prit të bjerë sezoni dhe vepro,”-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij. 
    Berisha: Një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët dhe turistët e Thethit. Ramaduro po hakmerret ndaj veriut për të shpërqendruar vëmendjen nga farsa elektorale
    Një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët dhe turistët e Thethit. Në një akt, do të thosha kriminal, Edi Rama në mesin e sezonit turistik ka gjetur hakmarrjen ndaj Thethit për t’ia larguar edhe ata turistë që i shkojnë si burimi i vetëm i të ardhurave për atë komunitet. T’i thuash çmenduri, nuk është çmenduri se është qëllim që bazohet në një urrejtje patologjike të papërmbajtur të një njeriu, përroi psikik i të cilit prodhon në 24 orë urrejtje dhe negativitet. Asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’, çdo pëllëmbë tokë e atyre fshatarëve është tokë e trashëguar brez pas brezi. Në rast se ata vërtet në moszbatim të ligjeve, në tokë të tyre kanë vendosur kabina apo kontejnerë, sigurisht ata kanë bërë një shkelje, por jo të ligjit për urbanistikën, sepse ai ligj ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje. I konsideron ndërtime me vetëdeklarim. Por cilido të ishte situata e tyre, në kulmin e sezonit turistik kanë ardhur të tjerët nga Australia, Gjermania, Izraeli, Egjipti, Franca, Italia. Kanë prenotuar pushimet dhe ky del dhe u dërgon aty banda me uniformë për t’ia çmontuar kabinat apo çfarë janë ato, dhe për të zhvilluar një betejë ku banorë dhe turistë janë bërë së bashku. Ky është një shfryrje urrejtje e një njeriu që përfaqëson një trup urrejtjeje njerëzore. Po në qoftë se aty janë bërë shkelje, ta zëmë, atëherë çdo shtet çon njoftimin e konstatimit dhe nuk ka shtet në botë që ndërhyn në mes të sezonit. Ata kanë kontrata, ata kanë prenotime,ata kanë njoftime. Prit të bjerë sezoni dhe vepro. Po zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje atërore dhe ky është i tëri një shpirtkërmë që riprodhon të atin e tij xhelat dhe dajën e tij xhelat për kundërshtarin. A mundet një njeri të dërgojë hordhi, falanga në Theth dhe t’ia heqë tjetrit kabinën nga oborri i shtëpisë së vet kur e ka plot me turistë dhe ka të tjerë të prenotuar. Këto i bën vetëm një shpirtkërmë që ka shpirtin e të atit xhelat Kristaq Rama, i cili firmoste varjen e kundërshtarit. Që ka shpirtin e Spiro Kolekës që kërkonte t’u futeshin tanket dhe mitralozët studentëve në dhjetor të vitit 1990. Ai mund të bëjë një akt të tillë ndaj tyre. Ai ka një hall të madh pasi është kapur në çark për vjedhjen e zgjedhjeve, për farsën elektorale, për shkatërrimin e procesit, tani bën çdo gjë që vëmendja e shqiptarëve të shpërqendrohet nga farsa. Por këto janë akte krimi shtetëror, këto që ndodhin… Mos harroni se ai komunitet, ai turizmin ka, nuk ka asnjë të ardhur tjetër. Po të shkoni atje disa parcela toke kaq minimaliste sa nuk ka ku të shkojë. Dhe ju njoftoj se në dallim nga zonat e tjera turistike të vendit, Thethi dhe Valbona, 90 përqind të turistëve i kanë të huaj. Shikoni tani, kanë dalë të huajt bashkë me fshatarët dhe protestojnë kundër Ramaduros, që nuk njeh asnjë ligj dhe moral dhe sillet si pushtues i egër ndaj banorëve të veriut. Mundet kjo? Kontejnerë në livadhin para derës së shtëpisë. Dakord që duhej të kishin bërë deklaratën, por nuk janë ndërtime pa leje. Ndërtime pa leje, sipas vendimit të firmosur nga vetë Ramaduro janë ndërtimet me themele, etj. Ato janë vendime të vendosura mbi pllaka çimentoje ose mbi trarë druri./ZËRI

  • 2 orë protestë në Theth! Pronarët kundër prishjes së bujtinave, përplasen me Policinë: Ku të mbytemi ne?!

    2 orë protestë në Theth! Pronarët kundër prishjes së bujtinave, përplasen me Policinë: Ku të mbytemi ne?!

    Pamjet nga Thethi

    SHKODËR- Për më shumë se 2 orë, banorët e Thethit kanë dalë në protestë për shembjen e kabinave dhe bujtinave të tyre nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Mjedisit, ku nuk kanë munguar as shtyrjet dhe përplasjet me efektivët e Policisë së Shtetit. Të gjithë pronarët e bizneseve kanë bllokuar rrugën në urën kryesore të hyrjes në fshatin turistik, ndërsa pjesë e tubimeve janë bërë edhe turistët që kishin shkuar për të pushuar, por në fakt në vend të qetësisë kanë gjetur kaos edhe shembje. Turistët e huaj duket se e kanë gjetur të drejtë kauzën e tyre, ndaj edhe kanë vendosur që të bëhen pjesë me “bujtësit” e tyre. 
    “Bëni shumë mirë që protestoni, prandaj ju jemi bashkuar. Kjo luginë është e juaj dhe duhet që të mbetet e juaja. Jemi në anën tuaj, faleminderit që na keni pritur,”-tha një nga disa turistet e huaja që ndodhet sot në Theth dhe që i është bashkuar pronarëve të bizneseve.

    Banorët kërkuan që shteti të ndalë prishjen e objekteve, aksion të cilin e cilësuan si masakër që po kryhet në mes të sezonit turistik.
    “Në mes të sezonit kur ndodh kjo punë. Në fund të sezonit ulemi e flasim, por jo sot. Ku të shkojnë këta njerëz që janë brenda? Ku ndodh kjo masakër? Kjo është e papranueshme, është qesharake. Kujt po i bëjmë reklamë? Kjo është anti-reklamë. Kemi sakrifikuar për të ndjenjur në këtë vend. Ne e kemi ndërtuar. Të ardhmen tonë, fëmija jonë, ku do të rrimë, ku do të shkojnë turistat? Në tokën tonë kemi ndërtuar, nuk na e ka falur kush. Ç’të bëjmë nesër, të bëjmë krime, të përfundojmë nëpër burgje? Ku të iki kjo popull, kjo rini? Ju po provokoni turistin e Thethit, çfarë doni të promovoni shpopullimin e vendit, ku të ikë kjo rini? Ky është mundi, djersa dhe gjaku jonë. Po na e morët këtë, na merrni jetën. Ne po kërkojmë më minimalen dhe po na mohohet,”- tha ai.

    Ndërsa një tjerë  nga banorët, ka shpërthyer në lot përpara kamerave, duke u shprehur se të gjithë kursimet e një jete, para të marra edhe borxh, janë derdhur pikërisht në këtë biznes që po i prishet. Ai ngulmon se nuk ka ndërtuar në beton, por vetëm në materiale ekologjikë në pronën e tij.

    “Shpenzimet e gjithë jetës, jam mbytur në borxhe e tashmë po na i prishin të gjitha. Kam shtëpi druri pa beton pa asgjë. I kam vendosur tokën time. Kemi kërkuar leje por na kanë thënë të presim. Toka është e imja, e trashëguar brez pas brezi. Kërkojnë ndihmë nga shteti që të mos na i prishë se dalim në rrugë të madhe. Kjo është e vetmja mënyrë që të fitoj jetesën. Unë jam i pamundur për të jetuar, kjo ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Na ka mbetur veç të vdesim. Ne nëpërmjet protestës kërkojmë që shteti të na lërë të jetojmë. Vetë kanë thënë të vijnë nga jashtë dhe të investojmë, unë nuk jam i ardhur, jam këtu. Toka është e imja 2-300-vjeçare. Unë kam investu ça kam investu. Jo beton, vetëm dru. Siç kanë thënë ashtu kemi investuar. Tani nuk kam më asnjë para për të investuar”, tha ai.

    Pamje nga protesta

    Në mbështetje të banorëve ishte deputetja e Partisë Demokratike, Gerta Bardeli, e cila debatoi me drejtuesit e Policisë së Shtetit për t’i lënë pronarët që të protestojnë për të drejtat e tyre. Ajo kërkoi që të mos pengohej protesta, por pretendimet se saj nuk janë pranuar nga uniformat blu.
    “Edhe këto janë në përmbushje të të drejtës së tyre kushtetuese. Asnjë shtyrje atje. Me banorët s’keni punë, kanë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar. Ata janë në truallin e tyre,”- tha ajo.
    Protesta e sotme ishte e paralajmëruar që dje në kuadër të kundërshtimit të aksionit të IKMT-së, të cilët edhe sot kanë shkuar në terren për të prishur disa ndërtime pa leje në zonën turistike të fshatit. Dje, banorët kërkuan negociata dhe dialog me instancat dhe Bashkinë e Shkodrës, por duket se kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh.
    Aksioni, i inciuar nga kryeministri Edi Rama, do të vijojë pasi në total do të prishen 40 objekte të ngritura në këtë Park Kombëtar. Por banorët janë kundër.//ZËRI

  • Bizneset në Lungomare kundër aksionit të Ramës: Po dëmtoni turizmin!

    Bizneset në Lungomare kundër aksionit të Ramës: Po dëmtoni turizmin!

    Ndërhyrjet në Lungomare, të kërkuara nga Kryeministri Edi Rama kanë nxitur pakënaqësitë e parë tek pronarët e bareve dhe restoranteve.
    Ata janë kundër ndërhyrjes në kulmin e sezonit turistik, pasi sipas tyre, kjo mund të ndikojë në largimin e turistëve.
    Pronari i një prej bizneseve në zonën e Lungomares, në një deklaratë për mediat, e cilësoi këtë vendim si “shkatërrues”, sidomos për faktin që po zbatohet në kulmin e sezonit turistik. Ai u shpreh se, në shenjë proteste, shumë prej operatorëve ekonomikë kanë vendosur të mbyllin bizneset përkohësisht.
    “Është një goditje ekonomike e rëndë. Situata nuk është krijuar brenda natës, kryeministri ka qenë shpesh këtu, ka ngrënë, ka pirë. Kjo ndërhyrje mund dhe duhej të ishte bërë përpara ose pas sezonit veror. Tani është vonë. Ky është një dëm i drejtpërdrejtë për turizmin dhe për ne si sipërmarrës,” – tha ai.
    Ai shtoi se niveli i turistëve këtë verë nuk është ai i pritshmi dhe kjo situatë e vështirë po përkeqësohet edhe më tej nga aksioni i qeverisë.
    “Turizmi sivjet është në rënie. Shtuar dhe prishjet, kostoja bëhet e papërballueshme. Nuk e pranojmë këtë situatë. Po shkojmë drejt mbylljes. Jemi gati për dialog, por jo për vendime të tilla të njëanshme gjatë verës”, përfundoi ai.
    Bizneset kërkojnë që çdo ndërhyrje të bëhet në mënyrë të organizuar dhe jashtë sezonit, në mënyrë që të mos cenohet aktiviteti turistik dhe ekonomia vendase. Ndërkohë, aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike është shtrirë edhe në qytete të tjera si Fieri dhe Durrësi, ku pritet të ndodhen inspektimet e radhës të kryeministrit./ Report Tv

  • ‘Po na falimentojnë’/ Bizneset e Lungomares kërcënojnë publikisht Ramën: Nëse vijon kështu…

    ‘Po na falimentojnë’/ Bizneset e Lungomares kërcënojnë publikisht Ramën: Nëse vijon kështu…

    Aksioni për heqjen e bizneseve që kanë zaptuar hapësirat publike në zonën e Lungomares në Vlorë ka nisur që pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama. Qytetarët të cilët zotërojnë këto biznese kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke e cilësuar si diçka që duhet bërë por jo në këtë përiudhë pasi Vlora është një qytet sezonal që frekuentohet nga shumë turistë por dhe vendas dhe për ta do ishte një humbje e madhe.
    Një nga qytetarët shprehet se një masë e tillë e vendosur duhej ti gjente të përgatitur dhe me një plan të mirëmenduar.
    “Kjo masë duhej të ishte bërë kur ne të ishim të përgatitur para zgjedhjeve ose para sezonit ose mbas sezonit. Si mund të godasësh tjetrin në momentin më të dobët të tij. Vlora është një vend sezonal, të gjithë bizneset mezi presin këtë muaj që të bëjnë llogaritë e gjithë vitit më mbrapa, është e patolerueshme. Ne jemi mbledhur për të shkuar drejt mbylljes totale të bizneseve në shenjë proteste.
    Një tjetër qytetar i cili është kthyer nga jashtë vendit më qëllim hapjen e një biznesi, shprehet se i ka kushtuar mjaft dëm pasi kishte një muaj nga hapja e biznesit të tij, dhe mund të detyrohet të kthehet përsëri jashtë shtetit.
    “Nuk marrim masa ekstreme, të mos i ngatërrojmë gjërat. Unë jam një njeri që kam ardhur nga jashtë shtetit. Jam rritur jashtë shtetit dhe ky është viti im i parë që kisha dëshirë të kthehesha në Shqipëri. Bëra një biznes me shumë lekë, ka një muaj e gjysëm që e kam hapur dhe është fatkeqësi për mua vitin e parë që erdha, po lej zemër e djersë. Apo të kthehem prap?”, tha ai.
    Qytetarët e Lungomares bëjnë thirrje që një masë e tillë të shtyhet mbas sezonit veror.
    “Përveç kostos dhe humbjes që kemi si biznes, humbja më e madhe është imazhi që kemi tek turistët që ne na frekuentojnë. Jemi dakord me atë çfarë kërkohet të bëhet por jo në këtë periudhë. Moment i duhur do të ishte kur ne të jemi të përgatitur. Thirrja jonë është që të shtyhet mbas sezonit, më pas nëse është projektuar në atë formë, do i përshtatemi projektit. Po presim pikun e sezonit, dhe kjo nuk është aspak normale”.