Tag: sezonin

  • Përfundimi i verës dhe moti i paqëndrueshëm nuk mbyll sezonin/ Shëngjini i rezervuar edhe në shtator

    Përfundimi i verës dhe moti i paqëndrueshëm nuk mbyll sezonin/ Shëngjini i rezervuar edhe në shtator

    Moti i paqëndrueshëm i fundjavës dhe fundi i stinës së verës nuk e ka mbyllur sezonin turistik në Shëngjin. Vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune vijon të jetë e populluar me pushues, ndërsa pritshmëritë pozitive mbeten përgjatë gjithë muajit shtator.

    “Realisht, mbyllëm një sezon 3-mujor të verës, të jashtëzakonshëm, me një fluks dhe interesim të jashtëzakonshëm, por kjo vazhdon edhe në muajin shtator. Jemi në datën 1 shtator dhe jemi te ajo shprehja tipike që vera nuk mbaron me gushtin,” tha Xhulio Nikolli, menaxher resorti.

    Operatorët turistikë shprehen se ky shtator po rezulton i favorshëm për bizneset, duke e zgjatur sezonin përtej muajve tradicionalë të verës.

    “Pritshmëritë për muajin shtator janë thuajse të njëjta si në muajin gusht. Ne jemi të lidhur me një kompani dhe ai e ka të gjithë muajin shtator të rezervuar,” deklaron Besnik Sula, operator turistik.

    Gjatë kësaj periudhe, dominojnë pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por nuk mungojnë edhe turistët nga vende të ndryshme të Evropës Lindore, duke e mbajtur atmosferën e gjallë dhe bizneset aktive në bregdetin e Lezhës.

  • Dinamo e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, fitore e pastër ndaj Vllaznisë

    Dinamo e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, fitore e pastër ndaj Vllaznisë

    31 Gusht 2025

    21:53

    Telesport

    Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka luajtur sot ndeshjen e parë për sezonin e ri në Superiore, ku ka fituar 3-1 ndaj Vllaznisë, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”.
    Goli i parë i takimit do të shënohej në minutën e 35-të, aty ku Dejvi Bregu do të shënonte me një goditje të bukur nga e majta. Pjesa e dytë nis më mirë për shkodranët, të cilët në minutën e 53-të pretendojnë për një prekje me dorë të Naser Alijit brenda zonës dhe duan penallti, arbitri vazhdon lojën.
    Në minutën e 59-të, Dinamo gjen edhe golin e dytë me blerjen e ditëve të fundit, Saliou Guindo. Shkodranët kërkojnë anullimin e golit pasi pretendojnë për prekje të topit me dorë nga Karamba, por me ndërhyrjen e VAR, goli quhet i rregullt.
    Në minutën e 83-të ishte radha e Hekuran Berishës për të tundur rrjetën. Vllaznia shënoi golin e nderit në minutën e fundit të kohës shtesë me Bekim Balaj. Rezultati final 3-1. Një fitore plotësisht e merituar për “Blutë”, ndërsa Vllaznia e drejtuar nga Edi Martini sot ishte në ditën e saj më të keqe.

  • Guardiola: Krenar që jam trajneri kundërshtar me më shumë ndeshje të zhvilluara në “Bernabéu”

    Guardiola: Krenar që jam trajneri kundërshtar me më shumë ndeshje të zhvilluara në “Bernabéu”

    Rruga e Real Madrid në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025-2025 do ta vërë përballë një kundërshtari shumë të njohur: Manchester City. Shorti i fazës së grupeve, të enjten, konfirmoi edhe një përballje tjetër midis dy gjigantëve europianë, duke shtuar sezonin e pestë radhazi që këto klube do të takohen në këtë kompeticion.
    Duke folur para ndeshjes së Premier League kundër Brighton, Pep Guardiola e komentoi shortin: “Përballja me Real Madridin? Është nder të jem trajneri kundërshtar me më shumë ndeshje të zhvilluara në ‘Bernabéu’. Është bukur të rikthehem në Spanjë”.
    Trajneri spanjoll ka drejtuar tashmë në “Santiago Bernabéu” 25 herë, në karrierën e tij, duke regjistruar 13 fitore. Megjithatë, bilanci i tij ndaj “Los Blancos” ka qenë i përzier, në varësi të skuadrës që ai drejtonte. Me Manchester City, fitorja e tij e vetme e Champions-it në Madrid erdhi gjatë 1/8 finale të sezonit 2019-2020, kur ekipi i Premier League arriti triumfin 2-1 në ndeshjen e parë.
    Që atëherë, Real Madridi e ka pasur shpesh avantazhin. City i Guardiolës u eleminua në gjysmëfinalet 2022, pas “remontadës” së mrekullueshme së Real Madridit në “Bernabéu”. Në vitin 2023, dy skuadrat barazuan 1-1 në Spanjë, para se City të dominonte ndeshjen e kthimit me fitoren 4-0 në “Etihad”. Pastaj, Real Madridi përsëri iu shkaktoi dhimbje “qytetarëve”. Barazim 3-3 në “Bernabéu” u pasua nga fitorja me penallti në Manchester, ndërsa sezonin e kaluar tripleta e Kylian Mbappé siguroi fitoren 3-1 në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve.
    Aftësia e Real Madridin për ta sfiduar vazhdimisht Guardiolën, qoftë me Bayern Munich apo me City, e ka bërë skuadrën e bardhë pengesë të përsëritur në ndjekjen e lavdisë europiane nag trajneri katalanas. Gjysmëfinalja e vitit 2014, kur Real Madridi i Ancelottit shkatërroi Bayernin (0-4) në “Allianz Arena”, mbetet ende një nga humbjet më shokuese në karrierën e Guardiolës.

  • Asist dhe 63 minuta në fushë, Armando Broja debuton zyrtarisht për sezonin 2025-26 (VIDEO)

    Asist dhe 63 minuta në fushë, Armando Broja debuton zyrtarisht për sezonin 2025-26 (VIDEO)

    26 Gusht 2025

    22:41

    Telesport

    Armando Broja debutoi sonte zyrtarisht për sezonin 2025-26 me ekipin e tij të ri, Burnley. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte i rreshtuar mes titullarëve në radhët e skuadrës në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Derby County. Dhe që në minutën e katërt të takimit, me prekjet e para, ai u tregua vendimtar.
    Pasi mori topin në zonë, Broja shmangu mbrojtësit dhe pasoi për Ramsey i cili me një gjuajtje të shpejtë shënoi golin e avantazhit për ekipin e Bërnlit, duke falënderuar Brojën për asistin e dhënë. 63 minuta pozitive sidomos per te gjetur kondicionin fizik teksa po afrojne ndeshjet e shtatorit per Shqiperine e Sylvinhos (miqesore ndaj Gjibraltarit dhe sfida vendimtare ndaj Letonise).
    VIDEO E ASISTIT

  • Don Xhoni mbyll sezonin veror, jep mesazhin thumbues nga qyteti i Noizyt

    Don Xhoni mbyll sezonin veror, jep mesazhin thumbues nga qyteti i Noizyt

    Showbiz E Martë, 26 Gusht 2025 20:14
    Reperi Don Xhoni ka zgjedhur Durrësin për të përmbyllur sezonin e tij veror, duke ndarë me fansat një mesazh të ngrohtë dhe falënderues. Ai shihet i rrethuar nga ekipi i tij dhe nga Butrint Imeri, ndërsa shkruan: “n’kllab me krejt robt e shpisë”, duke treguar lidhjen e fortë dhe energjinë që e shoqëroi gjatë muajve të ngarkuar me koncerte dhe hite.
    Reperi e vlerëson sezonin veror si një nga më të veçantët në karrierën e tij, duke theksuar: “Kjo sezonë ka me u majt men gat rekorde, memorie, plotë jetë”. Në të njëjtën kohë, zgjedhja e Durrësit si koncert përmbyllës mund të nënkuptohet edhe si thumb për Noizyn, pasiqë reperi jetën dhe bizniset i zhvillon në këtë qytet. Dyshja herë pas herë, kanë goditur njëri-tjetrin me mesazhe indirekte.

    Postimi përfundon me një premtim të qartë për të ardhmen: “Shihemi shpejt! JU DON KB1!!”, duke lënë të kuptohet se reperi nuk do të ndalet dhe rikthimi i tij në skenë do të vijë së shpejti, duke mbajtur të ndezur interesin e publikut.

  • Lautaro Martinez, zemra e zikaltërve. Interi rinis me garancitë e kapitenit të tij

    Lautaro Martinez, zemra e zikaltërve. Interi rinis me garancitë e kapitenit të tij

    Trajner i ri, afrime në merkato dhe dëshira për një cikël të ri, në këtë fazë ndryshimesh. Një nga siguritë e Interit mbetet Lautaro Martinez, gati për sezonin e tetë me fanellën zikaltër dhe për ta udhëhequr sërish skuadrën si kapiten.
    Nga kjo mbrëmje, me ndeshjen ndaj Torinos në shtëpi, fillojnë sfidat zyrtare. Do të jetë ai, që do t’i drejtojë shokët e skuadrës drejt objektivave të rinj, duke lënë pas zhgënjimet e fundit të sezonit të kaluar. Humbjet e fundit i kanë dhënë energji dhe motivim për të synuar triumfe të reja.
    Sonte, ai do ta udhëheqë sulmin zikaltër në krah të partnerit Thuram, duke synuar të lërë menjëherë shenjën e tij në sezonin e ri. Kundër Torinos, ai ka shënuar më parë 5 gola në 13 ndeshje, edhe pse i fundit në “San Siro” ishte në sezonin 2020-2021.
    Në krahasim me verën e vitit të kaluar, argjentinasi ka pasur përgatitore më të qetë tek Interi, pa “Copa America” dhe pa pasur nevojë të privohej nga pushimet. Ka rifituar energjinë, duke kaluar zhgënjimin e Botërorit për Klube dhe motivuar grupin gjatë një periudhe tranzicioni (me ardhjen e trajnerit të ri dhe humbjen në finalen e Champions-it në Mynih).
    Golat e tij do të peshojnë sërish nga mbrëmja e sotme. Gjatë miqësoreve verore, Lautaro ka provuar formacionet e reja të Chivu, si dhe është lidhur me lojtarët e rinj të repartit, Pio Esposito dhe Bonny. Për të rinjtë do të ketë një rol veçanërisht udhëheqës, duke iu treguar rrugën dhe urinë për t’u ngjitur në nivele të larta.
    Pushimet e verës së vitit të kaluar ishin të shkurtëra dhe kushtëzuan përgatitjet, duke ndikuar në rendimentin e tij. Performanca e Lautaros ka qenë e alternuar, veçanërisht në kampionat, por pjesa e dytë e sezonit e gjeti protagonist, sidomos në Champions me 9 gola në 14 ndeshje.
    Këtë sezon, sulmuesi argjentinas synon vazhdimësinë, duke ndjerë përgjegjësinë e kapitenit. Sezoni i tetë i Serie A do të jetë edhe një sfidë golash, pas majës së dy viteve më parë me 24 gola, që i dhanë Interit yllin e dytë. Sezonin e kaluar ka mbetur nën 20 gola, teksa nga mbrëmja e sotme kapiteni interist synon të rikuperojë dhe të vendosë ritmin e tij.

  • Verstappen: Nuk jam as optimist e as pesimit, qëllimi është ta mbyllim sezonin me dinjitet

    Verstappen: Nuk jam as optimist e as pesimit, qëllimi është ta mbyllim sezonin me dinjitet

    Rezultatet zhgënjyese të kohëve të fundit, me katër gara radhazi jashtë podiumit, i kanë shkatërruar përfundimisht ambiciet e Max Verstappen për titullin e pestë kampion bote për pilotë në Formula 1. Kampioni i Red Bull, pas muajsh spekulimesh dhe flirtesh me Mercedes, ka vendosur të qëndrojë në Milton Keynes pavarësisht pasigurive.
    Këto nuk lidhen vetëm me situatën aktuale zhgënjyese teknike të makinës (RB21 është e treta ose edhe e katërta më e shpejtë në pistë), por edhe me dyshimet rreth njësisë së fuqisë Red Bull-Ford që do të debutojë sezonin e ardhshëm, e cila sigurisht nuk konsiderohet aktualisht ndër favoritët për epokën e re rregullatore.
    Megjithatë, është ende gjysma e dytë e sezonit për t’u zhvilluar, duhen rezultate për të mbajtur moralin lart dhe shmangur kështu një thatësirë ​​të gjatë podiumesh dhe fitoresh. “Qëllimi është gjithmonë të përfundojmë me dinjitet edhe pse të gjithë janë tashmë të përqendruar te viti 2026“, tha Max Verstappen.
    “Ajo që duam tani është të përpiqemi të arrijmë një makinë të ekuilibruar dhe në fund të fundit, rezultate më të qëndrueshme. Nuk e di nëse do të jetë e mundur të fitojmë përsëri dhe pas një fundjave si ajo në Hungari (ku ai përfundoi i nënti), është shumë e vështirë të thuhet. Por nuk i dihet kurrë, dhe mund të ketë ende surpriza“, shtoi holandezi.
    “Unë thjesht qëndroj neutral për gjithçka dhe kështu nuk bëhem tepër optimist ose pesimist. Para vitit 2025, mendoja, ‘Epo, do ta shohim’. Sigurisht, shpresoj që ende të mund të fitojmë disa gara këtu e atje. Dhe ia dolëm, fituam dy, por është ende e vështirë. Nga ana tjetër, duhet ta pranosh që McLaren bëri një punë të shkëlqyer nga viti i kaluar deri në këtë vit”, tha Verstappen.

  • “Drejtësi në Nuremberg”  dhe “Det i thellë blu” në skenën e Teatrit Kombëtar në sezonin e ri artistik 2025-2026

    “Drejtësi në Nuremberg”  dhe “Det i thellë blu” në skenën e Teatrit Kombëtar në sezonin e ri artistik 2025-2026

    Nga Julia Vrapi
    Sezoni i ri artistik do të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar edhe një dramë mbi tragjedinë naziste dhe një mbi dashurinë dhe humbjen. “Drejtësi në Nuremberg” shkruar nga Abby Mann është një dramë mbi tragjedinë naziste dhe përgjegjësinë morale të individit, që do të jetë pjesë e sezonit të ri artistik 2025-2026 të Teatrit Kombëtar me regji nga Arben Kumbaro. Pjesë e veprave këtë sezon të ri artistik është dhe drama “Det i thellë blu” nga Terence Rattigan. Një dramë rrënqethëse mbi dashurinë dhe humbjen, vepër teatrore që do të vijë  në skenë me regji nga Rovena Lule. Këto dy vepra si pjesë e sezonit të ri artistik 2025-2026 bëhen me dije nga vetë Teatri Kombëtar, ndërsa në role do të jenë aktorë të njohur.
    Në veprën me regji nga Rovena Lule bëhet me dije nga teatri se në role janë aktorët Olta Daku, Alfred Trebicka, Igli Zarka, Neritan Liçaj, Anila Bisha, Florian Agalliu, Niada Saliasi, Donald Shehu. Por sa i takon sezonit të ri që pritet të nisë në muajin shtator më parë Teatri Kombëtar bënte me dije edhe për vepra nga Shekspir si premiera teatrore. “Si ta doni”, një komedi romantike për dashurinë dhe lirinë nga William Shakespeare do të vijë në skenë në sezonin e ri me regji të John Blondell. Kjo komedi që do të jetë pjesë e sezonit artistik do të ketë në role aktorë si Genti Deçka, Lulzim Zeqja, Laert Vasili, Luli Bitri, Elia Zaharia, Donald Shehu, Dritan Boriçi, Besmir Bitraku, Flaura Kureta, Erjona Kakeli, etj. Por në sezonin e ri artistik është dhe “Otello”, veprën nga William Shakespeare do ta sjellë në skenë regjisori Qëndrim Rijani. Në aktivitetin e tij si regjisor Qëndrim Rijani ka sjellë në skenën teatrore edhe të tjera vepra të Shekspirit, si “Tregtarin e Venedikut” në Korçë, “Makbeth” në Kosovë apo dhe “Jul Cezari” në Kroaci, ndërsa në sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar  vjen me veprën “Otello”.
     Sezoni artistik janar-qershor
    Tetari Kombëtar sezonin artistik janar-qershor 2025 e mbylli me 20.236 spektatorë. Ndër veprat që ishin në skenë sezonin e kaluar ishte dhe “Faust”. Sezoni i ri artistik në vjeshtën e vitit 2024 në Teatrin Kombëtar pati në skenë edhe premierën “Faust” me regji nga Davide Iodice dhe me një kast aktorësh të njohur në role, e cila në qershor 2025 u rikthye sërish në skenë te “ArTurbina”. Vepra teatrore “Faust” erdhi në skenë me aktorët Hervin Çuli, Ema Andrea, Niada Saliasi, Gert Ferra, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Besmir Bitraku, Ina Gjonçi, Krist Lleshi dhe Genti Deçka. Kjo premierë teatrore ishte prodhim i Teatrit Kombëtar në bashkëpunim me Sardegna Teatro dhe me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Teksti Fabio Pisano ( i frymëzuar nga Marloëe, Spies, Goethe), përkthimi Ina Gjonçi, përshtatja, regjia dhe skenografia e kostumet Davide Iodice. Bashkëpunimi për skenografinë dhe kostumet Laedia Hajdari. Muzika origjinale Lino Cannavacciuolo dhe as/regjisor Genti Deçka.

  • Flamurtari rikthehet në Superiore me humbje, Elbasanit i mjafton një… autogol (video)

    Flamurtari rikthehet në Superiore me humbje, Elbasanit i mjafton një… autogol (video)

    23 Gusht 2025

    21:58

    Telesport

    Elbasani ka fituar 1-0 ndaj Flamurtarit, ndeshje e luajtur në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e parë të Superiores. Të dyja ekipet vijnë me pretendime të mëdha për këtë sezon. Elbasani pasi mbeti jashtë “Final Four” sezonin e kaluar, synon që ta arrijë këtë objektiv këtë sezon. Flamurtari në anën tjetër ka qenë shumë aktiv në merkato, duke synuar suksesin e munguar pas shumë vitesh.
    Fati i takimit u vendos në minutën e 34-të, ku Jose Rodrigues, kartonin e të cilit dikur e ka pasur Real Madrid, bëri një gafë fatale, duke kthyer në mënyrë të pakuptimtë një top mbrapa shumë fortë, i cili nuk u ndal dot nga portieri Aleksovski. SHIKOAUTOGOLIN
    Pjesa e parë mbyllet 1-0 për të zotët e shtëpisë. Pavarësisht përpjekjeve të dyja ekipeve në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Elbasani e nis me fitore këtë sezon të ri, Flamurtari duhet të reagojë në ndeshjen e javës së dytë, që do ta luajë në shtëpi.
    Në Kategorinë e Parë, Skënderbeu e nisi sezonin me fitore bindëse duke mposhtur 3-0 Burrelin. Golat u shënuan nga Saleh Nasr me penallti në minutën e 12-të, Abiodoun 64′ dhe Cucka 90+2.

  • Nuk ka fitues në Ballsh, Tirana e nis me një pikë sezonin e ri

    Nuk ka fitues në Ballsh, Tirana e nis me një pikë sezonin e ri

    Bylisi dhe Tirana kanë sfiduar njëri-tjetrin në javën e parë të “Abissnet Superiore”-s. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Adush Muça” nuk ka njohur fitues. Skuadrat janë larguar nga fusha me një barazim 0-0. Kështu, Bylisi dhe Tirana kanë ndarë pikën, duke e nisur pa fitore këtë sezon të ri. Java e parë e kampionatin vazhdon mbrëmjen e sotme me takimin e orës 20:00 mes Elbasanit dhe Flamurtarit./Sport Ekspres/