Tag: sezonin

  • “Aura e Ibrahimoviçit është e pabesueshme”, Kajli Uokeri beson: Mund ta përfundojmë sezonin në mënyrë të mrekullueshme

    “Aura e Ibrahimoviçit është e pabesueshme”, Kajli Uokeri beson: Mund ta përfundojmë sezonin në mënyrë të mrekullueshme

    Kajli Uoker ka folur me fjalë të mëdha për Zllatan Ibrahimoviçin. Mbrojtësi i Milanit ka vlerësuar prezencën e suedezit në skuadër në një intervistë të dhënë për “Milannews.it”. Uokeri ka theksuar gjithashtu se Milani e ka cilësinë për ta përfunduar në mënyrë të suksesshme sezonin.
    “Hyrja në dhomën e zhveshjes së Milanit ishte ndryshe. Ju hyni dhe e dini se njerëzit do të shikojnë atë që bëni, ata do të përpiqen të imitojnë rutinën time, nëse shkoj në palestër, nëse bëj gjërat e duhura në mënyrën e duhur. Duhet të jesh shembull. Kam fituar disa gjëra te Siti, tani ka të bëjë me përcjelljen e përvojës sime. Cilësia që kemi në Milano, e dimë që të gjithë ne që Milani është një sezon të frikshëm, por mund ta përfundojmë një sezon të mrekullueshëm. Është mirë që me cilësinë që kemi, mes lojtarëve dhe trajnerit, pavarësisht se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm, ne duhet të sigurohemi që ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.
    Ibra? Kam luajtur kundër tij dhe e kam parë më parë, por ai ka një aura, veçanërisht në Milano. Edhe kur kam nënshkruar mund ta ndjeni aurën e tij. Ai është ende si një lojtar, por tani ka një rol tjetër. Aura e tij është e pabesueshme. Ajo që ai ka bërë për këtë klub, për këtë qytet, për futbollin: ai meriton gjithçka që ka arritur”, ka thënë Kajli Uoker./Sport Ekspres/

  • Te Bayern të pavendosur për të ardhmen e mesfushorit, tek Arsenal synojnë ta marrin si lojtar të lirë

    Te Bayern të pavendosur për të ardhmen e mesfushorit, tek Arsenal synojnë ta marrin si lojtar të lirë

    1 Prill 2025

    8:33

    Telesport

    E ardhmja e Leroy Sane ende nuk është vendosur. Sipas “Sky Sport Deutschland”, futbollisti gjerman është ende i paqartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, ndërkohë që kontrata e tij me Bayern Munich skadon këtë verë.
    Shefi i klubit bavarez Max Eberl po vazhdon bisedimet me agjentët e lojtarit për zgjatjen e kontratës. Anësori sulmues është i gatshëm të pranojë një ulje rroge, por ende nuk është marrë një ofertë me shkrim nga klubi.
    Duket se edhe te Bayern Munich janë në një udhëkryq, por diçka më shumë do të mësohet tri javët e ardhshme. Ndërkohë, Arsenali vazhdon të jetë i interesuar për nënshkrimin e Leroy Sane, 29 vjeç, si lojtar i lirë.
    Klubi anglez tashmë ka kontaktuar me stafin e lojtarit për të kuptuar nëse ai është i kënaqur me destinacionin e ri. Sane është në sezonin e pestë me bavarezët, ndërkohë që më parë ka luajtur në Premier League me Manchester City.

  • Partizani kthen trajnerin kampion, Skënder Gega rimerr “timonin” e të kuqve

    Partizani kthen trajnerin kampion, Skënder Gega rimerr “timonin” e të kuqve

    Adriatik BALLA
    Partizani bëri ndryshime në pankinë. Tekniku i momentit Arbër Abilaliaj nuk do të vazhdojë më tej të drejtojë si teknik emergjencash, pasi klubi vendosi që ekipi të ketë trajnerin e vet. Me shumë gjasë ardhja e trajnerit të ri, do të jetë një investim jo vetëm për të shpëtuan sezonin aktual, të paktën për ta çuar Partizanin në Europë, por më shumë investim për sezonin e ardhshëm. Për këtë qëllim, klubi i kuq, duke marrë shkas edhe nga dobësitë e skuadrës gjatë javëve të fundit, ku kanë munguar rezultatet e dëshiruara, ka bërë një lëvizje befasuese në pankinë, duke rikthyer në krye të “demave të kuq”, njohjen e vjetër të tij, Skënder Gegën.
    Lëvizja e Partizanit
    Pra, Partizani ka vendosur të emërojë përsëri Skënder Gegën në postin e trajnerit, për të mbyllur këtë sezon në një periudhë kur po vihet në rrezik çdo objektiv i klubit të kuq. Eksperimenti me Gega drejtoi Partizanin në sezonin 2018-2019, duke ndërtuar skuadrën e cila ktheu pas shumë vitesh “demat” te titulli kampion. Ai qëndroi vetëm një sezon në drejtimin e ekipit, duke u ndarë jo pa polemika. Dhe ndonëse është përmendur shpesh emri i tij në klub, deri më sot palët kishin qëndruar larg njëra-tjetrës. Por në këtë moment krize duket se trajneri ka vendosur të lërë pas problemet e të kaluarës me drejtuesit dhe ka pranuar ftesën që i ka bërë klubi i kuq, duke u vënë në drejtimin e skuadrës. Gega pritet të marrë drejtimin që në ndeshjen ndaj Laçit, që është shumë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të skuadrës në këtë sezon, ku objektivi minimal është prania në “Final 4” dhe pjesëmarrja në Europë.
    Qëndrimi i klubit
    I menjëhershëm ishte dje reagimi zyrtar i klubit të Partizanit, që konfirmoi arritjen e marrëveshjes. “FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega. Presidenti Gazment Demi në praninë e Drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj ka prezantuar sot para ekipit trajnerin Gega. Gega do të jetë pjesë e të kuqve për pjesën e mbetur te sezonit me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm. Në drejtimin e Gegës të kuqtë fituan titullin kampion në sezonin 2018 – 2019. Mirë se rikthehesh në familjen e kuqe Skënder Gega”, shkruan klubi i Partizanit.
    Gega e nis ndaj Laçit, vijon me derbin ndaj Tiranës
    Të dielën Partizani do të përballet me Laçin, një ndeshje e vështirë për trajnerin Gega. Ndërkohë që akoma më e vështirë do të jetë sfida e 7 prillit në derbi me Tiranën. Janë dy ndeshje vendimtare për të kuqtë, ndaj dhe Gega shihet se e ka marrë skuadrën në moment të vështirë. Përvoja dhe njohja e ambientit mund ta ndihmojë atë të nxjerrë Partizanin nga kriza. Në fakt, derbi mes Tiranës dhe Partizanit do të kthehet të zhvillohet përsëri në stadiumin “Arena Kombëtare”, në atë që është ndeshja e fundit mes dy skuadrave për këtë sezon ku ka dominuar barazia mes tyre. Derbi i fazës së tretë me Partizanin pritës, u luajt në “Arenën e Demave” pasi nuk mund të luhej në stadiumin kryesor të kryeqytetit meqë FSHF dinte të ruante fushën për ndeshjen e kombëtares. Por tashmë, Tirana është kthyer përsëri të luajë në këtë impiant, siç bëri edhe dy ditë më parë kur priti Bylisin.

  • Ideja e bujshme! Modric do largohet nga Reali, por jo nga La Liga

    Ideja e bujshme! Modric do largohet nga Reali, por jo nga La Liga

    25 Mars 2025

    18:13

    Telesport

    Luka Modric me shumë mundësi po luan sezonin e fundit me fanellën e Real Madrid. 39-vjeçari po përgatitet për t’u ndarë me “Los Blancos” në fund të këtij sezoni.
    Ndërkohë, “Defensa Central” raporton sot një lajm vërtet të bujshëm, ku thuhet se Luka Modric do të largohet nga Real Madrid por jo nga La Liga. Klubi i Villarreal po tenton të bindë kroatin për të veshur fanellën e tyre për sezonin e ardhshëm.
    “Nëndetësja e Verdhë” beson se pavarësisht moshës së tij, kroati ende mund të bëjë diferencën në fushë dhe t’i ndihmojë të arrijnë objektivat e tyre. Nga ana tjetër, Modric synon të jetë në gjendje të mirë fizike për Botërorin 2026 dhe propozimi i Villarreal është shumë interesant për të, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
    Për kroatin ka interes të madh edhe nga klubet arabe si dhe nga ato të MLS-së, por duke qenë se dëshiron të jetë në formë për Kupën e Botës, e cila do jetë e fundit për të, qëndrimi në La Liga duket si mundësia ideale për të.