Real Madrid po përgatitet për një merkato aktive këtë verë, duke parë problemet e shumta me të cilat është hasur gjatë këtij sezoni. Qendra e mbrojtjes është bërë thembra e Akilit për madrilenët, e prekur nga një sërë lëndimesh dhe pengesash fizike që e kanë lënë ekipin me burime shumë të kufizuara në këtë repart.
Mungesa e zgjatur e Eder Militao-s, i cili nuk ka qenë në gjendje të luajë për shkak të një dëmtimi të rëndë, ka qenë një nga goditjet më të mëdha për Ancelotti-n. Po ashtu situata aspak e mirë me David Alaba, i cili ka qenë i dëmtuar vazhdimisht këtë sezon, por edhe atëherë kur ka lujatur, ka qenë nën pritshmëritë.
Antonio Rüdiger, nga ana e tij, është dashur të dyfishojë përpjekjet për të mbajtur mbrojtjen të fortë, megjithëse performancat e tij nuk kanë qenë plotësisht të qëndrueshme. Gjermani ka alternuar midis performancave të forta dhe atyre më pak bindëse, gjë që ka rritur urgjencën për të pasur lojtarë më të besueshëm.
Përgjegjësia ka rënë mbi Raal Asencio, i vetmi qendërmbrojtës që nuk ka pësuar lëndime dhe ka bërë paraqitje shumë të mira këtë sezon, por ende i mungon përvoja për t’u bërë lider në qendrën e mbrojtjes. Të vetëdijshëm se nuk mund të përballojnë një tjetër sezon me kaq shumë ulje-ngritje në mbrojtje, drejtuesit e Realit po ndjekin disa emra për të provuar transferimin e tyre në verë. Dy emrat më të përfolur deri tani janë William Saliba dhe Dean Hujisen.
Tag: sezoni
-

Ky është pozicioni ku Real Madrid duhet të ndërhyjë me patjetër në merkaton e verës, pika më e dobët e këtij sezoni
-

Çelet sezoni turistik/ Publikohen oraret e reja të muzeve, kalave dhe siteve kulturore
Sezoni Turistik 2025 ka nisur.
Nga data 5 maj deri më 31 tetor, të gjitha muzetë, parqet arkeologjike, kalatë dhe sitet e tjera kulturore në vend, do të jenë të hapura për vizitorët çdo ditë të javës, ora 09:00 – 19:00.
Durrës:Kulla Veneciane | Amfiteatri | Hamami Mesjetar09:00 – 14:00 & 17:00 – 21:00
Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, Vlorë:5 Maj – 30 Qershor | 11 Shtator – 31 Tetor:09:00 – 19:001 Korrik – 10 Shtator:09:00 – 12:00 | 17:00 – 22:00
Parku Kombëtar Butrint08:30-20:00Top Channel
-

Çelja e sezonit turistik në Himarë/ Rama: Sezoni do të jetë fantastik
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik në qytetin e Himarës, ku shprehu optimizëm për një sezon të suksesshëm. Ai theksoi se Himara ka tërhequr tashmë vizitorë nga e gjithë bota dhe se qyteti është në rrugën e duhur për të arritur rezultate të mëdha.
Gjatë fjalës së tij, Rama nënvizoi se projektet për zhvillimin e Himarës do të vazhdojnë pa ndërprerje, duke e siguruar përparimin e qytetit. Ai theksoi se ky transformim është rrënjësor dhe se energjia pozitive që mbizotëron tani në Himarë është rezultat i punës së palodhur dhe angazhimit të bashkisë.“Himara ka kaluar një transformim të thellë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e mëtejshëm. E gjithë atmosfera që mbizotëron këtu është e qetë dhe e mbushur me energji pozitive. Projektet janë në proces dhe po marrin jetë falë vullnetit dhe iniciativës së bashkisë. Jam i bindur se sezoni turistik do të jetë fantastik”, tha Rama.
-

“Ky titull do të thotë shumë për Liverpool, të gjithë arritëm të gjejmë ritmin e duhur me trajnerin e ri”
2 Maj 2025
9:44
Telesport
Liverpool arriti të sigurojë herët titullin kampion në Premier League dhe tashmë për “reds”, ndeshjet e mbetura të kampionatit janë një formalitet për t’u kryer.
Një nga protagonistët e këtij sezoni është padyshim Andy Robertson: “Ky sukses do të thotë gjithçka për ne”.
“Të gjithë kemi festuar shumë këto ditë, tifozët por edhe ne. Kanë qenë ditë të mrekullueshme, por puna vijon pasi sezoni nuk ka përfunduar ende”, tha Robertson.
“Reds” do të luajnë të dielën ndaj Chelsea, që synon një vend në Champions. “Ne luajmë për fitore, pasi kampionati s’ka përfunduar pavarësisht se u shpallëm kampionë”, tha Robertson.
Ai vlerësoi punën e trajnerit Arne Slot: “Ai tregoi aftësitë e tij. Slot dhe stafi i tij punuan shumë. Ishte thjesht çështje gjetja e ritmit dhe ia dolëm. Jemi të lumtur për të dhe për ne”. -

Interi bën gati “operacionin fshesa”, në mesfushë e pësojnë Asllani dhe Frattesi
Ky fund sezoni po nxjerr në pah disa të vërteta mjaft të qarta në ndërtimin e skuadrës së Interit. Domethënë, që titullarët janë në një nivel më të lartë krahasuar me zëvendësuesit që ka në dispozicion Simone Inzaghi.
Në momentet e lodhjes, ose të një “infermierie” të mbushur, siç është aktualisht, zëvendësuesit nuk i kanë dhënë Interit atë energji dhe cilësi të nevojshme për të mos e ulur nivelin e paraqitjeve. Tri humbjet e fundit radhazi shpjegohen edhe në këtë mënyrë.
Kjo është një parathënie për të shpjeguar se si, në të ardhmen, merkatoja e Interit do të lëvizë edhe në këtë drejtim. Në kuptimin që klubi, pasi të kenë përfunduar objektivat dhe sezoni, do të marrë kohën e vet për të bërë vlerësimet e duhura. Këto mund të parashikojnë ndryshime kryesisht te lojtarët rezervë, me synimin për të niveluar diferencën në cilësinë e paraqitjeve.
Pasi është folur për repartin e sulmit, me Correa, Arnautovic dhe Taremi që nuk janë të sigurt për qëndrimin tek Interi, do të bëhen vlerësime të thelluara edhe për Kristjan Asllanin e Davide Frattesin. Shqiptari ka shumë gjasa të largohet, pasi nuk ka arritur të bëjë hapin cilësor.
Hapësirat për ish-mesfushorin e Empolit pritet të jenë shumë të kufizuara, ndërsa drejtuesit duket se kanë ndërmend të gjejnë në merkato një zëvendësues të ri për Calhanoglu. Duhet kujtuar gjithashtu se Interi ka përfunduar tashmë marrëveshjen për ardhjen e Petar Sucic. Kroati, në teori, do të zëvendësojë Mkhitaryan, por mund të ndjekë të njëjtin rrugëtim si Brozovic.
Për Frattesin është një diskutim tjetër. Ai ka shumë treg, edhe pse vështirë se do të arrihet shifra prej 45 milionë eurosh, që Marotta kërkonte në dimër. Një vlerësim përfundimtar do të bëhet ndoshta duke dëgjuar edhe mendimin e Inzaghit, pasi mesfushori, kur ka luajtur titullar, shpesh ka pasur paraqitje më të dobëta sesa kur hyn në fushë gjatë lojës.
-

Pritet të dënohet me mbyllje sezoni para kohe pasi e teproi me arbitrin, Rudiger reagon menjëherë: Më falni të gjithëve, iu zhgënjeva
Barcelona mbrëmë arriti të fitojë Kupën e Mbretit për herë të 32-të në histori, duke mposhtur Real Madridin 3-2 pas kohës shtesë. Ndeshja finale u luajt në stadiumin Cartuja të Seviljes dhe përveç futbollit të shkëlqyer, ishte e pamundur të mos shihje shkëndija në fushë.
Në qendër të vëmendjes është Antonio Rudiger, i cili mori kartonin e kuq direkt në minutën e 120-të pasi u çmend në pankinë pas vendimit të arbitrit, madje hodhi një top akulli drejt arbitrit të kësaj ndeshjeje. Lojtari gjerman u përjashtua me të drejtë dhe shokët e ekipit mezi arritën ta qetësonin. Është e sigurt se ai do të përballet me një dënim të rëndë që do të shpallet në ditët në vijim.
Mediat spanjolle shkruajnë se sezoni i Rudigerit mund të përfundojë, pasi ai ka të ngjarë të marrë një pezullim nga katër deri në 12 ndeshje dhe nuk e ndihmon as raporti i arbitrit, i cili nuk e kurseu lojtarin e Real Madridit. Pas gjithçkaje, mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale u deklarua edhe Rudiger që kërkoi falje për sjelljen e mbrëmshme.
“Padyshim që nuk ka asnjë justifikim për sjelljen time mbrëmë. Më vjen shumë keq për këtë. Bëmë një lojë shumë të mirë nga pjesa e dytë dhe pas 111 minutash nuk arrita të ndihmoja më ekipin tim në fushë. Para përfundimit të lojës bëra një gabim të madh. E theksoj sërish se i kërkoj falje arbitrit dhe të gjithëve që zhgënjeva mbrëmë”, tha Rudiger. /Sport Ekspres/ -

Verstappen bën lëmsh merkaton, te Red Bull synojnë pilotin e Mercedes për ta zëvendësuar
24 Prill 2025
12:00
Telesport
Ndërsa sezoni i Formula 1 po vijon normalisht, zërat e largimit të Max Verstappen drejt Aston Martin kanë bërë që te Red Bull të shohin për një zëvendësues të denjë. I pari në listën e shefit Christian Horner është britaniku George Russell.
Ky i fundit e ka nisur mjaft mirë sezonin, duke u renditur në vendin e katërt për pilotë aktualisht (73 pikë deri më tani). Russell piloton një Mercedes dhe këtë sezon është ngjitur tri herë në podium (ka qenë gjithnjë brenda “top-5”).
Kontrata e Russell skadon në fund të këtij sezoni dhe mediat zbulojnë se ka patur një takim informal me Horner. Lajmi konfirmohet nga portali “The Race”. Russell po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij, por ende nuk ka një kontratë të re me Mercedes.
Horner ka përfituar nga ky fakt për të testuar situatën, duke sjellë një pilotë me përvojë në skuadër në rast se largohet holandezi. Ndërkohë që edhe Mercedes është duke lëvizur me kujdes, për të bindur Verstappen të kalojë te “shigjetat e argjendta”.
Gjithsesi, Mercedes mund të rrezikojë ta gjejë veten duarbosh, pa holandezin apo Russell në fund të sezonit, në rast se 4 kampioni i botës zgjedh t’i bashkohet Aston Martin dhe britaniku të vendosë të kalojë te Red Bull. -

Manchester United regjistron sezonin më të keq në histori, vetëm 38 pikë
Manchester United vazhdon të thyejë rekorde… negative. Humbja e fundit ndaj Newcastle konfirmoi se sezoni aktual, është më i dobëti në historinë e “djajve”.
Skuadra e Ruben Amorim ka regjistruar 38 pikë, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë për tu luajtur.
Edhe sikur ekipi i United të fitojë të gjitha ndeshjet, maksimumi do të shkojnë deri në 56 pikë, dy më pak se në sezonin 2021-2022, që ishte edhe sezoni më i keq në histori.
Në atë kohë, Manchester United u rendit në vendin e gjashtë në Premier League, ndërsa aktualisht janë në vendin e 14-të dhe çdo shpresë për t’u kualifikuar në Europë nga kampionati, ka marrë fund. -

Sezoni i ri turistik/ “Problematikë fuqia punëtore”, Çerenishti: Pagat në turizëm janë rritur
Për Fatos Çerenishtin, do të ishte sukses nëse sezoni turistik do të ishte 6 muaj. Sipas tij, pagat në turizëm janë rritur goxha dhe interesi i tyre është t’i mbajnë punonjësit. Në strategjinë e turizmit 2030, është inkurajues fakti që për 6 muja punonjësit do të paguhen nga shteti me pagë minimale dhe siguracione.
“Ende jemi larg prishtmërisë sepse ne presim që sezoni të kaloj pesë muaj, sidomos nëse shkon 6 muaj do të jetë sukses. Të gjitha hotelet janë ‘booked’, por për jashtë sezonit ka një kërkesë të shtuar për të vizituar Shqipërinë për bukuritë dhe për klimën.
2024 menduam që nuk do kishte atë arritje në përqindje dhe arritën 12 milionë turistë që është shifër e jashtëzakonshëm. Problematikat në turizëm janë me qindra, por problematikë mbetet fuqia punëtore të cilën ende nuk po e zgjidhim sepse të rinjtë ‘nuk bëjnë dot karrierë’ pasi është punë sezonale. Pagat në turizëm janë rritur goxha, ne kemi interes që punonjësit t’i mbjmë gjatë gjithë vitit pasi hotelet zbrazen. Tek ne ata vijnë të patrajnuar dhe shiten më shtrenjtë në hotele të tjera. Gjëja pozitive është që në strategjinë e turizimit 2030 na gëzon fakti që 6 muaj të punonjëvse do t’i paguajmë ne dhe 6 muaj të tjerë me sigurimet dhe rrogë minimale do t’i paguaj shteti.” -

Yamal-Lewandowski-Raphinha, “tridenti” me 82 gola (deri tani). A do ta arrijnë MSN-në e famshme?
Të shohësh Barcelonën e këtij sezoni do të thotë të përjetosh sërish emocionet e kohërave më të mira. Këtë edicion, mes vështirësive ekonomike dhe polemikave të shumta, po rilind një Barça e madhe, kjo është e dukshme. Një skuadër që ka në përbërje emra si Cubarsì, Balde, Pedri, Gavi dhe Yamal, vendalinjtë e rinj rreth të cilëve po ndërtohet një projekt afatgjatë.
Ka gjithashtu një treshe sulmuese të jashtëzakonshme. Ajo u formua në verën e vitit 2022, por vetëm dy vite më vonë, me ardhjen e trajnerit gjerman Hans-Dieter Flick, ka shpërthyer përfundimisht: Lamine Yamal në të djathtë, Raphinha në të majtë dhe Robert Lewandowski në qendër. U pa edhe të mërkurën mbrëma: Borussia Dortmundi nuk e pa pothuajse fare topin, humbi 4-0 pa dhënë asnjëherë ndjesinë se mund të ishte në ndeshje.
Është e vështirë të thuhet cili ishte lojtari më i spikatur në Montjuïc. Lewandowski realizoi një dopietë, Raphinha një gol dhe dha dy asiste, Yamal shënoi golin përfundimtar për 4-0, pas shumë lëvizjeve të bukura. Edhe një herë, ishin ata që bënë diferencën për një Barcelonë që në kampionat është +4 pikë ndaj Real Madridit dhe që do të përballet me kampionët aktualë të Europës në finalen e Kupës së Mbretit, pas fitores ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale.
Barcelona është një nga katër skuadrat në Europë, ende në garë për tripletën. Mbi të gjitha, është skuadra me treshen më të mirë sulmuese në Europë, sepse sot, duke i mbledhur golat e tyre, arrijnë kuotën e 82 golave: 40 nga Lewandowski, 28 nga Raphinha dhe 14 nga Yamal. Këto janë shifra shumë të rëndësishme, që nuk kanë të krahasuar në kontinent dhe që deri në fund të sezonit mund të afrohen me ato të MSN-së, domethënë treshes që nga viti 2014 deri më 2017 ishte një nga më të mirat në histori: Messi-Suarez-Neymar.
Për të qenë të qartë, ende nuk jemi aty. Ajo skuadër, në tri sezone fitoi dy kampionate (La Liga), tri Kupa të Mbretit, një Champions League, një Superkupë Europe, një Kupë Bote për Klube dhe një Superkupë të Spanjës. Dhe gjithmonë arriti ta tejkalonte kuotën e 100 golave vetëm me treshen sulmuese. Kishte shifra që ndoshta edhe sot janë të paarritshme, por të shohësh Yamal-Lewandowski-Raphinha do të thotë të admirosh atë që i afrohet më shumë atij sulmi të famshëm. Më poshtë krahasimi:
Golat e MSN (2014-2017)
Sezoni 2014/15 – 122 gola
Lionel Messi: 58 gola
Neymar: 39 gola
Luis Suarez: 25 gola
Sezoni 2015/16 – 131 gola
Luis Suarez: 59 gola
Lionel Messi: 41 gola
Neymar: 31 gola
Sezoni 2016/17 – 110 gola
Lionel Messi: 54 gola
Luis Suarez: 36 gola
Neymar: 20 gola
Golat e treshes aktuale të Barcelonës:Sezoni 2024/25 (ende në vazhdim) – 82 gola
Robert Lewandowski: 40 gola
Raphinha: 28 gola
Lamine Yamal: 14 gola