Pavarësisht fillimit të trazuar për shkak të përplasjes mes Jupiterit dhe Saturnit, sezoni i Gaforres (20 qershor-21 korrik 2025) sjell mundësi të mëdha për fillime të reja, sidomos për tre shenja: Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi. Jupiteri në Gaforre rrit ndjeshëm optimizmin dhe energjinë pozitive, ndërsa Hëna e Re më 25 qershor forcon ndikimin emocional dhe hap shtigje të reja.
Nga ana tjetër, priten edhe sfida: me Saturnin dhe Mërkurin që hyjnë në retrogradë gjatë korrikut, pritet një periudhë introspektive dhe vendimesh të menduara mirë.
Gaforrja
Për Gaforret, ky është sezoni i vetëbesimit dhe fillimeve. Me Jupiterin dhe Hënën e Re në shenjën e tyre, do kenë shanse për ide të reja, lidhje të reja dhe plane të guximshme. Kujdes me financat, megjithatë shfaqet potencial i lartë për rritje profesionale dhe emocionale.
Peshorja
Peshoret ndihen më të vlerësuara se kurrë për punën e tyre. Por ndërkohë që përjetojnë sukses, duhet të tregojnë kujdes në marrëdhënie. Afërdita dhe Urani në Binjakë hapin dyer për mësime të reja dhe udhëtime shpirtërore.
Bricjapi
Për Bricjapët, kjo periudhë ndriçon sektorin e bashkëpunimeve. Jupiteri dhe Dielli ndihmojnë në shërim të brendshëm dhe partneritete të reja. Hëna e Plotë më 10 korrik në shenjën e tyre sjell reflektime mbi lidhjet dhe vetëvlerësimin.
Tag: sezoni
-

Sezoni i Gaforres sjell fat të madh për këto tre shenja të Horoskopit
-

Mkhitaryan: Do ta mbyll karrierën tek Interi, paratë e Arabisë Saudite nuk më tundojnë
A është ky sezoni i fundit si futbollist për Henrikh Mkhitaryan? Armeni e pranon në një intervistë për “La Repubblica”: “Kam edhe një vit kontratë. Nëse nuk më largojnë, do të qëndroj. Ky ka qenë sezoni më i lodhshëm i jetës sime, nuk e di sa më ka mbetur për të luajtur.
Nuk përjashtoj asgjë, për momentin e di se ende kam dëshirë të zbres në fushë. Nuk dua të tërhiqem me pendesën se e kam bërë shumë shpejt. Sidoqoftë, pas Interit do ta mbyll karrierën, nuk do të kthehem të luaj në Armeni apo të shkoj në Arabinë Saudite. E dua futbollin për magjinë si lojë, jo për para”.
Mesfushori është ndalur edhe te humbja e rëndë në finalen e Champions League: “Dhimbja nuk largohet, mbetet një plagë. Nuk duhet të mendojmë shumë për të, por të ngrihemi dhe të ecim përpara. Pas nuk kthehemi dot”.
Ndërsa për largimin e Simone Inzaghit tha: “E përshëndeta privatisht, nuk kam bërë postime në rrjetet sociale. Mori një vendim dhe ne e kemi pranuar. Tani hapet një kapitull i ri”.
Ky kapitull i ri quhet Chivu: “Serioz dhe simpatik, na ndihmon si në aspektin mendor, ashtu edhe atë taktik. Moduli është i njëjtë, por qasja është ndryshe. Sa më shpejt ta kuptojmë atë që kërkon, aq më mirë për ne”.
Në fund, Mkhitaryan ndalet edhe te frazat që i janë kthyer në “çekiç” mediatik: “Nuk kam thënë se jemi gjithmonë të pathyeshëm, por që kemi qenë të tillë në disa ndeshje për shkak të qëndrimit që kemi pasur në fushë. Sigurisht që do ta thoja sërish, e mendoj ende. Nëse dikush tallet me mua, nuk më intereson fare. Pippo Franco? Nuk kuptoj pse thonë që i ngjaj atij, pasi jemi të ndryshëm”.
-

Manuel Nojer kërkon të bëjë histori sërish, mund të jetë sezoni i fundit te Bajerni
Në moshën 39-vjeçare, Manuel Nojer mbetet i vendosur të fitojë trofe të tjerë me Bajernin e Mynihut. Pavarësisht se Kupa e Botës për Klube nuk ka ende peshën e një kompeticioni të madh për të gjithë, për Nojer ajo ka rëndësi dhe dëshiron ta fitojë me çdo kusht për të vazhduar të shkruajë histori.
Megjithatë, pyetja qëndron: edhe sa kohë do të vazhdojë? Kontrata e tij është zgjatur deri në vitin 2026, kur ai do të jetë 40 vjeç. Brenda klubit, drejtuesit mendojnë se ky mund të jetë sezoni i fundit i Nojer me fanellën e Bajernit, një vendim që ish-portieri legjendar Oliver Kahn e konsideron të arsyeshëm.
Në një intervistë për “Sport Bild”, Kahn u shpreh: “Në këtë moshë, rreziku nga dëmtimet rritet. Nojer ende mund të tregojë klasin e tij, por një sezon i plotë në tri gara është një sfidë e madhe për trupin. Në fund, arrin kufijtë natyrorë. Duhet të dish të menaxhosh: a duhet të kërkoj pushim nga trajneri për t’u rikuperuar? Nojer nuk ka nevojë t’i provojë më asgjë askujt. Ajo që ka rëndësi është të japë maksimumin në ndeshjet e mëdha.”
Deri tani këtë sezon, Nojer ka luajtur 36 nga 52 ndeshje të Bajernit. Ndërkohë, klubi po shikon drejt së ardhmes me portierin e ri Jonas Urbig (21 vjeç), i cili u transferua nga Këlni në merkaton e janarit dhe po konsiderohet si një alternativë serioze për sezonin e ardhshëm. “Pa dyshim që Urbig do të ketë hapësira sezonin tjetër, pasi ka treguar potencial për të qenë titullar”, theksoi Kahn. -

Shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh, ndërron jetë 73-vjeçari
Shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh.
Rreth orës 10:00, në Qerret të Kavajës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë.
Policia vendore njofton se grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
“Rreth orës 10:00, në Qerret, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës”, sipas njoftimit të policisë.
-

Shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh, ndërron jetë në Qerret 73-vjeçari
Shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh.
Rreth orës 10:00, në Qerret të Kavajës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë.
Policia vendore njofton se grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
“Rreth orës 10:00, në Qerret, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës”, sipas njoftimit të policisë.Top Channel
-

Sezoni turistik ka nisur, probleme në furnizimin me ujë në Vlorë
Edhe pse tashmë sezoni turistik ka nisur, Vlora po përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë.
Ujësjellës Kanalizime, Rajoni Vlorë bën me dije se këto ndërprerje kanë ardhur si pasojë e stakimeve të energjisë elektrike në zonat ku ndodhen stacionet e ujësjellësit, si dhe për shkak të një avarie në një nga stacionet kryesore.
Janë regjistruar stakime të energjisë që kanë shkaktuar anomali në procesin e transmetimit dhe shpërndarjes së ujit në qytetin e Vlorës.
Këto probleme kanë sjellë mungesë furnizimi me ujë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një pjesë të madhe të qytetit. Autoritetet bëjnë me dije se situata do të vazhdojë të shoqërohet me ndërprerje të tjera të pjesshme gjatë ditës, për të mundësuar furnizimin e depove me ujë dhe rregullimin e rrjetit. -

Nis sezoni turistik/ Fluks emigrantësh në portin e Vlorës
FOTO ILUSTRUESE
VLORË-Temperaturat e larta në ditët e para të qershorit kanë tërhequr vëmendjen e emigratëve dhe turistëve për të kaluar pushimet verore në vendin tonë. Në portin e Vlorës ka nisur fluksi i mbërritjes nga Italia.
Një dyndje mjetesh është regjistruar në kalatën e portit të Vlorës. Pritet që ditët në vijim të sjellin edhe me shumë fluks. -

Zero tituj për Interin… Nuk ndodhte prej 5 vitesh, që nga sezoni i parë me Conten
Zhgënjim i madh në shtëpinë zikaltër, që ende nuk po zbehet, pas finales së Champions League, të shtunën mbrëma, të humbur me rezultatin e thellë 5-0 kundër PSG. Më në fund, frika e një pjese të tifozëve interistë u kthye në realitet: sezoni, që në një moment dukej se mund të çonte deri te tripleta, përfundoi pa asnjë trofe (zero tituli).
Një ngjarje e pazakontë për zikaltrit, pasi nuk ndodhte prej sezonit 2019-2020, sezoni i parë me Antonio Conten në pankinë, kur u renditën të dytët në Serie A, humbën finalen e “Europa League” dhe u ndalën në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Që nga ajo kohë, zikaltrit gjithmonë kanë fituar të paktën një titull.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në konferencën për shtyp pas finales së humbur në Mynih, u shpreh kështu: “E dimë që nga humbjet del më i fortë, sonte dhemb si në Stamboll. Ishin ndeshje të ndryshme, sonte ishim më të lodhur se PSG. Nuk luajtëm mirë teknikisht, parizienët i fitonin të gjitha topat e dytë.
Ne luajtëm deri të premten e kaluar në kampionat, ata e fituan kampionatin tre muaj përpara. Parizienët kanë cilësi të jashtëzakonshme, e dinim që ishin më të fortë se ne. Megjithatë, duhet të luanim më të mirë. Së bashku nuk ia dolëm dhe e merituam humbjen”. -

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës
Është çelur sot zyrtarisht sezoni turistik 2025 në bregdetin e Darëzezës.
Aktiviteti i titulluar “Festa e Valëve” ka mbledhur dhjetëra pjesëmarrës të cilët kanë ndjekur koncertin e larmishëm artistik me kërcime, këngë e valle.
Kryebashkiaku Armando Subashi ka pohuar në prononcimin e tij për mediat se kjo perlë e pashfrytëzuar e Adriatikut, këtë sezon veror pret dyfishim të turistëve ndërsa ka theksuar se hapi më i rëndësishëm është hartimi i masterplanit për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit i cili parashikon ndërtimin e hoteleve dhe bizneseve bashkëkohore në zonë.
Subashi ka pohuar gjithashtu se sipërfaqja e madhe e rërës do të shfrytëzohet 40% si hapësirë publike dhe pjesa tjetër për privatët ndërkohe që vijojnë investimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe projektit madhor të ujësjellësit për të siguruar furnizim të pandërprerë me ujë, një shërbim i munguar ndër vite.
Janë 61 operatorë turistikë sezonalë që do të operojnë përgjatë vijës bregdetare Darëzesë – Seman këtë verë .
Top Channel
