Tag: sezoni

  • Dëshira e çuditshme e Diego Simeone, të transferojë këtë 34-vjeçar

    Dëshira e çuditshme e Diego Simeone, të transferojë këtë 34-vjeçar

    23 Shtator 2025

    19:56

    Telesport

    Virgil van Dijk, tashmë 34 vjeç, mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e Liverpool-it. Kontrata e holandezit skadon në vitin 2027, por ai mund të largohet gjatë verës së ardhshme.
    Mediat spanjolle raportojnë se Van Dijk është “fiksimi” i madh i Diego Simeone-s për të përforcuar mbrojtjen e Atletico Madridit, e cila ka shfaqur shumë probleme në këtë fillim sezoni.
    Pavarësisht moshës së madhe së lojtarit, Diego Simeone është i bindur se përvoja dhe aftësia e tij si lider do e ndihmonin shumë Atletico-n. Pas përballjes mes dy ekipeve në Champions, ku Liverpool fitoi në fund 3-2 në “Anfield”, Van Dijk nuk hezitoi të shprehte publikisht admirimin e tij për Diego Simeone-n dhe karakterin e ekipeve të tij, duke shtuar akoma dhe më shumë zërat për një transferim në Madrid në fund të këtij sezoni.

  • Vendi i 13-të i Kane për “Topin e Artë” shkakton zemërim, zbulohet klauzola e lirimit

    Vendi i 13-të i Kane për “Topin e Artë” shkakton zemërim, zbulohet klauzola e lirimit

    23 Shtator 2025

    14:33

    Alfred Lleshi

    Harry Kane, pavarësisht një sezoni fantastik me Bayern Munich, ku fitoi Bundesligën dhe u shpall golashënuesi më i mirë, është renditur vetëm në vendin e 13-të në garën për “Topin e Artë” 2025. Një rezultat që ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët bavarezë, por duket të jetë “mallkim” personal i sulmuesit anglez, pasi në 7 edicionet e fundit nuk ka arritur kurrë më shumë se vendi i 10-të, edhe pse numrat e tij kanë qenë gjithmonë mbresëlënës.
    Ndërkohë, sipas “Bild”, kapiteni i “Tre Luanëve” mund të kthehet papritur në Premier League. Arsyeja lidhet me një klauzolë që aktivizohet pas përfundimit të sezonit të tretë bavarez, duke nisur nga 1 korriku. Aktualisht 32 vjeç, ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2027.
    Deri tani ka shënuar 98 gola në 103 ndeshje dhe sezonin e kaluar fitoi trofeun e tij të parë me klubin, titullin e kampionit të Gjermanisë. Në fillim të këtij sezoni, ai shtoi në vitrinën e tij edhe Superkupën e Gjermanisë.
     

  • Çmimet e ‘France Football’ 2025, ja trofetë

    Çmimet e ‘France Football’ 2025, ja trofetë

    I dhënë çdo vit nga France Football që nga viti 1956, Topi i Artë është çmimi më prestigjioz që një futbollist mund të marrë në njohje të arritjeve të shquara dhe talentit të jashtëzakonshëm.Edicioni i 69-të i çmimeve zhvillohet në Théâtre du Châtelet në Paris

    Cilat çmime do të ndahen në ceremoninë e Topit të Artë® 2025?

    Topi i Artë për Meshkuj (lojtari më i mirë, sezoni 2024/25)

    Topi i Artë për Femra (lojtarjamë e mirë, sezoni 2024/25)

    Trofeu Kopa për Meshkuj (lojtari më i mirë i ri, sezoni 2024/25)

    Trofeu Kopa për Femra (lojtarja më e mirë i ri, sezoni 2024/25)

    Trofeu Yashin për Meshkuj (portieri më i mirë, sezoni 2024/25)

    Trofeu Yashin për Femra (portierja më e mirë, sezoni 2024/25)

    Trofeu Gerd Müller për Meshkuj (shënuesi më i mirë në ekipin klub/kombëtar, sezoni 2024/25)

    Trofeu Gerd Müller për Femra (shënuesja më e mirë në ekipin klub/kombëtar, sezoni 2024/25)

    Trofeu Johan Cruyff për Meshkuj (trajneri më i mirë në ekipin klub/kombëtar, 2024/25 sezoni)

    Trofeu Johan Cruyff për Femra (trajnerja më e mirë në klub/ekipin kombëtar, sezoni 2024/25)

    Trofeu i Klubit të Vitit për Meshkuj

    Trofeu i Klubit të Vitit për Femra

    Çmimi Sócrates

    Vazhdo leximin

  • Sezoni i plazhit vijon ende, Shëngjini i mbushur me turistë të huaj: Perlë bregdetare

    Sezoni i plazhit vijon ende, Shëngjini i mbushur me turistë të huaj: Perlë bregdetare

    Shëngjini edhe këtë vit u rendit ndër plazhet e preferuara edhe gjatë këtij sezoni veror. Edhe pse sezoni zyrtarisht ka përfunduar, moti i ngrohtë me diell po tërheq të huajt nga vendet e Europës e më e gjere.

    Për ta, natyra e paprekur, çmimet e arsyeshme dhe mikpritja e vendasve janë arsyet kryesore pse do të rikthehen përsëri.

    “Ne kemi ardhur nga Gjermania dhe po bëjmë një tur në të gjithë ballkanin. Shëngjinin e kemi parë në rrjete sociale dhe vendosëm që të vijmë.

    Këtu është një vend i mrekullueshëm dhe po i përmbush në maksimum pritshmëritë. Ndërthurja e malit me detin të jep mjaft qetësi. Po ashtu dhe mikpritja e vendasve duhet vlerësuar shumë”, thotë një turist për Report Tv.

    “Unë kam qenë dhe here të tjera në zonën e Lezhës dhe vendosa të rikthehem sërish. Këtu ka det lagunë dhe mal, ndaj dhe më pëlqen shumë. Rana e Hedhun është një perle bregdetare dhe ia vlen të vizitohet. Do të qëndrojmë për tre ditë këtu dhe pastaj do të lëvizim dhe në zona të tjera të Shqipërisë”.

    “Kam ardhur këtu prej dy ditësh. E kemi parë në rrjete sociale dhe vendosem ta provojmë dhe jemi shumë të kënaqur. Ka vend të bollshëm për kamperin dhe po shijojmë në maksimum rrezet e diellit dhe freskinë e detit. Do iu sugjeroja dhe miqve e të njohurve të mi që të vijnë këtu sepse vërtet ia vlen”.

    Operatoret turistik tregojnë se të huajt vijojnë të vizitojnë Shëngjinin deri në nëntor.

    Fale natyrës unike, Shëngjini dhe në mënyrë të veçantë Rana e Hedhun mbeten të preferuarat e të huajve që shijojnë qetësinë dhe pastërtinë që ofron zona bregdetare.

  • Tjetër valë turistësh në Durrës, sezoni vazhdon me ritme të larta në vjeshtë

    Tjetër valë turistësh në Durrës, sezoni vazhdon me ritme të larta në vjeshtë

    Edhe pse vera ka kaluar, sezoni turistik në Durrës vazhdon me ritme të larta.

    Vjeshta ka sjellë një tjetër valë turistësh në qytet, duke e bërë Durrësin një destinacion që mirëpret turistë gjatë gjithë vitit.
    “Po të shohim numrin e vizitorëve në qendrën historike të qytetit, në shëtitoret e plazhit të Durrësit dhe Shkëmbit të Kavajës, në sitet arkeologjike, e gjitha kjo reflekton një rritje të dukshme progresive të numrit të turistëve në krahasim me vitin e kaluar”- shprehet Floreta Kërtusha, specialiste e Turizmit.
    Dëshmia më e qartë vjen nga vetë turistët, që shijojnë Durrësin edhe jashtë sezonit të lartë.
    “Pushime perfekte. Zgjodha shtatorin, sepse nuk më pëlqen moti i nxehtë.”
    “Jam nga Izraeli dhe punoj si guidë. Më pëlqen shumë Shqipëria dhe turistët tanë e pëlqejnë shumë.”
    “Më pëlqejnë shumë plazhet dhe malet. Vende të bukura dhe njerëz të këndshëm.”
    “Më pëlqen gjithçka këtu. Bukur kudo. Ushqimi është i mirë, po i ndryshëm nga i yni.”
    “Pushime të çmendura. Shumë alkool. Një kulturë ndryshe. Po dëfrehemi.”
    Me një pozicion të favorshëm, shërbime cilësore dhe kapacitete të konsiderueshme pritëse, qyteti bregdetar po fiton gjithnjë e më shumë vizitorë edhe në stinët e tjera të vitit.
    “Flasim për një turizëm gjithëvjetor dhe numri I turistëve në rritje. Durrësi ka kapacitetin më të madh akomodues, me mbi 11 mijë shtretër. Dhe veç këtyre strukturave akomoduese ka dhe platforma të tjera online ku turistët marrin apartamente me qira”-shtron Kërtusha.
    Një tjetër sfidë për sektorin mbetet formalizimi i plotë i të gjitha strukturave pritëse, për të siguruar të dhëna të sakta dhe transparencë.
    “Jemi nga Spanja dhe po qëndrojmë në hotel. Zgjodhëm shtatorin se ka më pak njerëz. S’është shumë nxehtë. Plazhe fantastike. Do shkojmë dhe në veri të zbulojmë zona rurale.”
    “Shqipëria është e bukur. Po qëndrojmë në një apartament.”
     “Jemi nga Amerika. Gjithçka mirë. Njerëzit, siguria, super ushqim. Më pëlqen qyteti. Akomodimin e gjetëm përmes Airbnb. Është më komode, kështu.”
    “Falë një grupi ndërinstitucional pune që është ngritur nga Ministria e Turizmit do të bëhet dhe identifikimi në të ardhmen i të gjitha këtyre platformave që të kemi një panoramë më të saktë të turistëve të akomoduar jo vetëm në Durrës, po në të gjithë vendin. Përmes platformës e-visitors do të identifikojmë destinacionin e turistit, origjinën e tij dhe kështu do të kemi të dhëna më të sakta në nivel lokal e kombëtar”-thotë Kërtusha.
    Sezoni veror mund të jetë mbyllur, por turizmi në Durrës vijon edhe në vjeshtë dhe gjatë fundvitit, me më shumë diversitet, aktivitete dhe një mikpritje gjithnjë e më profesionale.

    Top Channel

  • Rama mburret me kroçerën luksoze në Sarandë

    Rama mburret me kroçerën luksoze në Sarandë

    Kryeministri Edi Rama ka promovuar sot me entuziazëm mbërritjen e kroçerës luksoze “Voyager of the Seas” në portin e Sarandës, duke e cilësuar një tjetër sukses në rritjen e turizmit detar në vend.
    Kroçera gjigante, që viziton për herë të parë këtë port, u bë pjesë e një sezoni rekord për qytetin bregdetar, ku vetëm në 8 muajt e parë të vitit është shënuar një rritje prej 21% të pasagjerëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    “Voyager of the Seas” është një prej 70 kroçerave të planifikuara për të ndalur në Sarandë gjatë këtij sezoni, duke i dhënë qytetit një profil gjithnjë e më ndërkombëtar dhe duke u paraqitur si tregues i zhvillimit ekonomik.

  • Pushues edhe në vjeshtë në Vlorë, operatorët: Prenotimet janë të larta për shtatorin

    Pushues edhe në vjeshtë në Vlorë, operatorët: Prenotimet janë të larta për shtatorin

    Sezoni turistik në Vlorë po vazhdon edhe këtë shtator, duke e kthyer qytetin bregdetar në një destinacion të preferuar jo vetëm për pushuesit shqiptar, por edhe për të huajt.

    “Është një vend shumë i bukur, njerëzit janë shumë mikpritës dhe miqësor. Ushqimi po ashtu është shumë i mirë. Kemi zgjedhur të vijmë këtë periudhë me pushime, sepse gjatë verës punojmë në Poloni dhe donim të shijonim pak detin dhe diellin në Shqipëri”, tha një pushues.

    Operatorit turistik Vasil Bedinaj thotë se prenotimet edhe për muajin e parë të vjeshtës janë të larta.

    Sipas operatorëve, Vlora duhet të jetë gati për të zgjeruar shërbimet dhe për të përmirësuar cilësinë që ofrojnë strukturat turistike dhe ato lokale, ndërsa synohet që sezoni në qytetin bregdetar të shtrihet përgjatë muajve të stinës së vjeshtës.

  • “Të huajt preferojnë malet”/ Sezoni veror, flet ekspertja e ekonomisë: Turizmi nuk ishte në nivelet që parashikonim

    “Të huajt preferojnë malet”/ Sezoni veror, flet ekspertja e ekonomisë: Turizmi nuk ishte në nivelet që parashikonim

    Përmes një interviste televizive, Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie tha se sezoni veror në raport me turizmin nuk ishte në nivelet që parashikonim.
    Romina Radonshiqi:
    Shohim se zezoni veror nuk kishte atë pritshmërie që kishim parashikuar. Është një sinjal që po promovohemi, por mund të dalim në përfundimin se Shqipëria nuk është tërheqëse për verën, por më shumë për dimrin.
    Këtë e vë re edhe nga turistët e huaj që duan më shumë zonat malore, sepse detin mund ta gjesh në vende të ngjashme. Ndërsa malor mbetet akoma i virgjër.

  • Sezoni gripal në vend/ ISHP, në gatishmëri: Kemi gati 280 mijë doza të vaksinës

    Sezoni gripal në vend/ ISHP, në gatishmëri: Kemi gati 280 mijë doza të vaksinës

    Instituti i Shëndetit Publik njofton se në prag të sezonit gripal në vend, autoritetet kanë marrë masat për mbulimin vaksinal të popullsisë. Sipas ISHP, në vend kanë mbërritur 280 mijë doza të vaksinës GC FLU 4.
    Instituti i Shëndetit Publik thekson rëndësinë e vaksinimit të personelit shëndetësor dhe të grupeve të popullsisë që janë më të rrezikuarit, si të moshuarit, gratë shtatzëna, pacientët me sëmundje kronike etj.
    Njoftimi i Institutit të Shëndetit Publik:
    Fillon sezoni i gripit 2025–2026
    280 000 doza të vaksinës GC FLU 4 valente kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik.
    Në kuadër të përgatitjeve, ISHP dhe OSHKSH zhvilluan dy takime online me rreth 100 profesionistë shëndetësorë: mjekë, epidemiologë, pediatër, vaksinatore, përfaqësues të NJVKSH-ve dhe drejtues spitalesh.
    Diskutimet u fokusuan në:
    Rëndësinë e vaksinimit për grupet më të rrezikuara (të moshuarit, gratë shtatzëna, pacientët me sëmundje kronike),
    Domosdoshmërinë e vaksinimit të personelit shëndetësor,
    Forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve shëndetësore për mbulim sa më të gjerë vaksinal.
    Vaksinimi ndaj gripit sezonal është një ndërhyrje thelbësore për të reduktuar sëmundshmërinë, shpëtuar jetë dhe mbrojtur shëndetin e komunitetit.

  • Publiku e injoron! “With Love, Meghan” jashtë top listës së Netflix

    Publiku e injoron! “With Love, Meghan” jashtë top listës së Netflix

    Meghan Markle nuk ka pasur rezultatin që shpresonte nga shfaqja e saj në Netflix, “Me dashuri, Meghan”.
    Pas një audience më të ulët se sa pritej për sezonin e parë, platforma e transmetimit konfirmoi se pjesa e dytë ka pësuar të njëjtin fat.
    Sezoni i parë i serialit të Dukeshës së Sussex nuk ka shumë për të folur. Me një lançim premtues, duke u renditur në 10 serialet më të shikuara të Netflix në botë, gjithçka dukej se tregonte se ishte një sukses i garantuar.
    Megjithatë, u rendit i 383-ti, duke regjistruar në gjysmën e parë të këtij viti vetëm 5.3 milionë shikime midis më shumë se shtatë mijë titujve.
    Edhe pse mund të argumentojmë se nuk pati rezultate të këqija si një shfaqje kulinarie (ishte shfaqja më e shikuar e platformës në këtë kategori që nga lançimi i saj), sezoni i dytë nuk përfshihet në listën më të fundit të Netflix të “10 serialeve më të shikuara” në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe globalisht nga 25-31 gusht.
    Sezoni i ri me nëntë episode u transmetua më 26 gusht, por u xhirua përpara se sezoni i parë të dilte në Netflix. Ai paraqet kuzhinierë të ftuar të profilit të lartë si David Chang dhe Samin Nosrat dhe paraqitje të ftuara nga Chrissy Teigen dhe Tan France, dhe u njoftua menjëherë pas premierës së pjesës së parë në mars.
    Pavarësisht mungesës së “With Love, Meghan” në listën e serialeve më të shikuara në platformë, u konfirmua se do të zhvillohet një speciale festive. “Këtë dhjetor, bashkohuni me Meghan në Montecito për një festë magjike”, njoftoi Archewell Productions në një deklaratë.