Tag: sezoni

  • Në Austri nis sezoni i ri i Kupës së Botës në ski, Lara Colturi gati për debutim

    Në Austri nis sezoni i ri i Kupës së Botës në ski, Lara Colturi gati për debutim

    22 Tetor 2025

    11:47

    Telesport

    Këtë fundjavë (25 tetor) në pistën e Soelden, në Austri, do të nisë sezoni 2025-2026 në Kupën e Botës për ski alpine. Në garë, për Shqipërinë do të jetë edhe skiatorja e re Lara Colturi.
    Skiatorja 19-vjeçare është në sezonin e saj të tretë në garat e Kupës së Botës, një talent që pritet të përfaqësojë sërish me nder ngjyrat kuqezi. Pas 3 podiumeve të arritura vjet, ajo synon të bëjë një hap tjetër më të madh këtë sezon.
    Gjatë muajve të fundit, Lara Colturi është stërvitur fillimisht në Zelandën e Re dhe më pas në Itali, ndërkohë që është gati për debutimin sezonal. Në Soelden do të zhvillohet të shtunën gara e sllallomit gjigand.

  • Sezoni i ftohtë sjell teshtimat: Si lindin, pse janë më të forta tek burrat dhe pse nuk duhet t’i mbajmë

    Sezoni i ftohtë sjell teshtimat: Si lindin, pse janë më të forta tek burrat dhe pse nuk duhet t’i mbajmë

    Me ardhjen e sezonit të ftohtë, teshtimat janë bërë pjesë e përditshmërisë, disa të lehta e të heshtura, disa të fuqishme dhe me gjithë shpirt. Por a ka lidhje intensiteti i teshtimës me gjininë? Ekspertët shpjegojnë se burrat shpesh teshtijnë më fort për shkak të ndryshimeve fiziologjike: mushkëritë, fytit dhe laringu më të mëdha krijojnë një hapësirë rezonante më të madhe, që amplifikon zërin.

    Teshtima është një reagim spontan i trupit për të pastruar rrugët e frymëmarrjes nga grimcat e huaja, si pluhuri, poleni, tymi, aromat e forta ose mikrobet. Ajo mund të shkaktohet edhe nga ndryshimet e papritura të temperaturës, ekspozimi ndaj dritës së fortë (sindroma ACHOO) ose, rrallë, nga ngacmimi seksual.

    Ekspertët këshillojnë që teshtimat nuk duhet të shtypen. Presioni i ajrit gjatë teshtimës mund të arrijë deri në 180 km/orë dhe nëse mbahet, mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut, sinuset ose edhe veshin e mesëm. Përveç rrezikut fizik, teshtima përhap mikrobet dhe viruset, ndaj largimi nga të tjerët është më i sigurt për shëndetin e të gjithëve.

    Dr. Christian Betz nga Klinika Universitare Hamburg-Eppendorf nënvizon: “Teshtitja është një mekanizëm natyror mbrojtës. Duhet të lejohet të ndodhë në mënyrë të lirë, duke ruajtur distancën nga të tjerët kur është e mundur.”

    Për ata që teshtijnë rrallë, mund të ndihmojë rritja e lagështisë në ambient ose përdorimi i spërkatësve me ujë deti për hundë. Sezoni i ftohtë ka ardhur dhe teshtimat, edhe pse të bezdisshme për të tjerët, mbeten një mbrojtje e natyrshme e trupit.

  • Ende asnjë në vendin tonë/ Vaksinat e gripit masë shtesë mbrojtëse, shfaqet interes i lartë nga qytetarët

    Ende asnjë në vendin tonë/ Vaksinat e gripit masë shtesë mbrojtëse, shfaqet interes i lartë nga qytetarët

    Edhe pse gripi ende nuk ka nisur të qarkullojë në vend, qytetarët po tregojnë interes të lartë për t’u mbrojtur ndaj tij. Kryesisht janë të moshuarit ata që po nxitojnë për të marrë vaksinën sezonale.
    Vaksina kundër gripit ka nisur fushatën që prej 22 shtatorit, dhe në të gjithë vendin sipas Institutit të Shëndetit Publik deri më tani janë aplikuar mbi 140 mijë doza.
    Fillimisht, vaksinën e ka marrë personeli mjekësor, për shkak të riskut të lartë të ekspozimit. Megjithatë, edhe të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike kanë treguar interes të shtuar, siç shpjegon edhe epidemiologia pranë ISHP-së, Rovena Daja: Ata që e aplikojnë më tepër janë mbi moshën 60 vjeç, janë personeli shëndetësor, që janë vaksinuar të parët.
    Mësuesit, ushtarakët, të cilët kanë një kontakt të drejtpërdrejtë, duke nisur pastaj me sëmundjet kronike që janë edhe më kryesorët, që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskularë apo diabetin mund të shkojnë edhe deri në vdekje.
    Deri tani nuk është konfirmuar asnjë rast i gripit, por ISHP pret që rastet e para të shfaqen në muajin nëntor. Për këtë arsye, mjekët rekomandojnë vaksinimin sa më herët.
    Vaksina e këtij sezoni është katërvalente, që do të thotë se mbron nga katër shtame të ndryshme të virusit të gripit: A(H1N1), A(H3N2) dhe dy lloje të virusit B.
    “Nuk kemi qarkullim për momentin presim nga nëntori që vijnë rastet e para, dhe deri në atë moment do ishte mirë të vaksinoheshin, megjithatë vaksinimi ka vlerë nga shtatori deri në mars-prill kur mbyllet edhe sezoni. Është vaksinë 4 valente, që përmban, të 4 shtamet. Që mund të qarkullojnë këtij sezoni gripi. Presim virusin Ah1 n1, dhe ah3n2 ndërkohë dhe të tipit B. Kjo vaksinë i ka brenda saj.”
    Vaksinat janë falas dhe të disponueshme në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit. Aktualisht në qarkullim janë virozat respiratore dhe COVID-19, ndaj vaksinimi shihet si një masë shtesë mbrojtëse, sidomos për kategoritë në risk.

  • Në super formë këtë fillim sezoni, Inter përgatit rinovimin e kontratës për futbollistin që po shkëlqen me Chivu

    Në super formë këtë fillim sezoni, Inter përgatit rinovimin e kontratës për futbollistin që po shkëlqen me Chivu

    9 Tetor 2025

    20:16

    Telesport

    Mediat italiane raportojnë se Inter ka nisur nga puna për të rinovuar kontratën me Federico Dimarco. Mbrojtësi i krahut të majtë po shkëlqen këtë fillim sezoni nën drejtimin e Cristian Chivu, ku ka shënuar edhe dy gola dhe ka dhënë 3 asiste në 8 ndeshje.
    Gjithashtu, Dimarco është në krye të Serie A, për krosimet e kompletuara (23), rastet e krijuara (22) dhe mundësitë e mëdha të krijuara (11). Kontrata aktuale e 27-vjeçarit skadon në vitin 2027, drejtuesit e klubit zikaltër po punojnë për të rinovuar deri në vitin 2029 ose në vitin 2030.
    Për italianin pati interes të madh nga Newcastle gjatë merkatos së fundit, por me formën e treguar në këtë fillim sezoni, vështirë se Inter mund të lejojë largimin e tij, edhe pse ofertat për të nuk do mungojnë gjatë merkatos së janarit dhe asaj të verës.

  • Dumfries: Krenar për dy finalet e Champions-it, por kjo ishte e tmerrshme…

    Dumfries: Krenar për dy finalet e Champions-it, por kjo ishte e tmerrshme…

    8 Tetor 2025

    10:38

    Alfred Lleshi

    Një nga pikat më të forta që Interi ka ruajtur nga periudha e Simone Inzaghit në atë të Cristian Chivu është padyshim Denzel Dumfries, i cili u rendit në vendin e 25-të për “Topin e Artë” 2025. Rritja e holandezit ka qenë e jashtëzakonshme krahasuar me fillimet e tij në “San Siro”: “Ajo mbrëmje ishte e veçantë. Të isha mes gjithë atyre yjeve botërorë m’u duk diçka e pabesueshme.
    Mora shumë komplimente dhe u rendita mbi Haaland. Ishte kurorëzimi i një sezoni të mbushur me ndeshje të mira, por gjithmonë mendoj se çfarë mund të përmirësoj. Edhe pse për një mbrojtës është e vështirë të japë më shumë gola e asistime, dua të jem më në qendër të lojës dhe më dominues. Kam ende hapa për të hedhur që të konsiderohem lider më i madh”.
    Sezoni i kaluar ishte emocionues, por përfundoi në mënyrën më të hidhur, me zero trofe dhe humbjen në finalen e Champions League ndaj PSG-së në Mynih: “Jam krenar për atë që kemi bërë, ishte një punë e shkëlqyer. Të humbësh dhemb, por mënyra si e humbëm finalen ishte akoma më e tmerrshme. Kemi humbur dy finale në tri vite me Interin, por kur e shoh më gjerë, them se duhet të jemi krenarë”.
    Përkushtimi dhe puna e palodhur po japin frytet e tyre: “Ky është mentaliteti im, nuk kënaqem kurrë. Jam shumë i rreptë me veten, kur je në majë duhet të kesh disiplinë dhe rigorozitet maksimal. Kam ende objektiva të rëndësishëm për të arritur”.

  • Barcelona gjen pasuesin e Lewandowski-t dhe nuk është asnjë nga emrat “big”

    Barcelona gjen pasuesin e Lewandowski-t dhe nuk është asnjë nga emrat “big”

    6 Tetor 2025

    17:12

    Telesport

    Tashmë nuk është më sekret, Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Me shumë mundësi e ardhmja e polakut do të jetë në Arabinë Saudite.
    Drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë disa alternativa, ku njëri mes tyre do të jetë sulmuesi i ri i katalanasve për sezonin e ardhshëm dhe pasuesi i Lewandowski-t.
    Pavarësisht se janë përmendur shumë emra “big”, Barcelona po shikon për një alternativë me kosto të ulët. “Sport” raporton se objektivi kryesor i katalanasve është zbulimi i këtij sezoni në La Liga, Karl Etta Eyong, sulmuesi i Levante-s.
    21-vjeçari ka luajtur tetë ndeshje këtë sezon, në të cilat ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë tre asiste. Kosto e operacionit mund të jetë 15-20 milionë euro, shifër mëse e përballueshme nga financat e Barcelonës.

  • Sezoni i ri i “Portokalli”, dedikimi që Luizi ka për Kiarën

    Sezoni i ri i “Portokalli”, dedikimi që Luizi ka për Kiarën

    Luiz Ejlli ka ndarë një postim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale. Në Instastory, këngëtari ka publikuar një foto të bashkëshortes së tij, Kiarës, e cila shfaqet mahnitëse me një fustan elegant ngjyrë ari, të stolisur me detaje vezulluese që nxjerrin në pah hijeshinë dhe bukurinë e saj.
    Por ajo që e bëri postimin edhe më të veçantë ishte përshkrimi që Luizi zgjodhi të vendosë mbi foto:
    “Edhe se është kohë e keqe, furtunë dhe shi, prap falë teje TV rri xham.”

    Ky dedikim publik, vjen pasi sonte Kiara nis sezonin e ri të “Portokallisë”, në moderim si dhe herë pas here e kemi parë edhe në sketche të ndryshme.
    Edhe pse prej kohësh janë në qendër të vëmendjes, Luizi dhe Kiara vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie të ngrohtë, shpesh duke e shprehur dashurinë për njëri-tjetrin në mënyrë të thjeshtë, por me shumë domethënie. Dashuria e tyre ka sjellë në jetë një vajzë, Luna, e cila dita ditës rritet me dashurinë e prindërve por dhe të publikut që kaq shumë e do.
    Luizi vijon projektet e tij muzikore dhe koncertet, ndërsa Kiara është e fokusuar te show “Portokalli”. Mirëpo çifti ka premtuar se së shpejti do të publikojnë edhe një film ku protagonistë do të jenë të dy.

  • “Goca dhe Gra” rikthehet në ekran, këtë sezon me panel ‘special’ burrash

    “Goca dhe Gra” rikthehet në ekran, këtë sezon me panel ‘special’ burrash

    Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e Top Channel çdo të martë në orën 12:00, me një sezon që ka tërhequr vëmendjen e publikut që nga paralajmërimi i parë. Diferenca kryesore e këtij sezoni është një “prank” i vogël për teleshikuesit: paneli u prezantua fillimisht si i përbërë nga pesë burra të suksesshëm – Edi Manushi, Nard Ndoka, Sinan Hoxha, Blendi Salaj dhe Laert Vaili – duke krijuar kureshtje dhe diskutime në rrjetet sociale.
    Megjithatë, ky ishte vetëm një shaka për publikun. Në krye të panelit rikthehet Rudina Dembacaj, e cila do të shoqërohet nga ish-deputetja dhe prezantuesja Ori Nebiaj, këngëtarja dhe finalistja e Big Brother VIP 4, Rozana Radi, aktorja e njohur Ema Andrea dhe influencerja e rrjeteve sociale, Sherina Spahiu. Ky grup i larmishëm premton diskutime të gjalla dhe momentet më të pritura nga publiku i “Goca dhe Gra”.
    Producentët e emisionit theksojnë se sezoni i ri do të sjellë temat më interesante dhe debatet më të gjalla, duke përfshirë temat e përditshme, marrëdhëniet, si dhe sfidat e jetës moderne. Publiku mund të presë një kombinim të humorit, opinionit të hapur dhe situatave që shpesh krijojnë kureshtje dhe diskutime të shumta.
    Me këtë rikthim, “Goca dhe Gra” synon të ruajë audiencën e saj të gjerë dhe të tërheqë shikues të rinj, duke ruajtur elementin e befasisë dhe argëtimit që ka bërë emisionin të njohur ndër vite.

  • “La Traviata” rikthehet në TKOB/ Sezoni i ri artistik nis me kryeveprën e Giuseppe Verdit

    “La Traviata” rikthehet në TKOB/ Sezoni i ri artistik nis me kryeveprën e Giuseppe Verdit

    La Traviata, një nga operat më të dashura të Giuseppe Verdit vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, me një produksion të jashtëzakonshëm nga mjeshtri me famë botërore Hugo de Ana dhe mjeshtërinë muzikore të Francesco Ommassini.

    “Është hera e parë që vij në Shqipëri, kam punuar shumë me orkestrën, korin, ansamblin e solistëve në këtë teatër, mezi pres t’i paraqesim publikut shqiptar një produkt të kuruar dhe të bërë me shume pasion”, tha Francesco Ommassini, dirigjent.
    Një histori dashurie, e bazuar në një personazh real që sfidon kohën… Violeta Valéry.
    “Është një rol shumë i veçantë për mua, Violetën e kam luajtur mbi 70 herë. Jam e kënaqur të jem pjesë e këtij produksioni të mrekullueshëm”, deklaroi Eva Golemi, soprano.
    Me një skenë madhështore e kostumografi që na çon në Parisin e fundshekullit të XX-të, tre trupa artistike do të dhurojnë katër netë fantastike nën tinguj verdian në TKOB.
    Premiera e produksionit të ri të kësaj opere është pjesë e sezonit të ri artistik, që do të pasojë me koncerte dhe bashkëpunime edhe me teatrot e qyteteve të tjera në vend.
    Aulon Naçi, drejtori i TKOB-së: Okestra e TKOB-së do të prezantohet në Festivalin Respighi në Bolonja në datën 13 tetor. Është një festival i orkestrave që do të mbahet në Teatrin e Bolonjës. Do të vazhdojmë me International Dance Festival. Kemi një seri koncertesh simfonikë, ku do të veçoja disa prej tyre, duke nisur me violinistin Giuseppe Gibboni. Do të mirëpresim koncertin e Beethovenit. Do të kemi në fillim të dhjetorit operën Trovatore, duke pasur në fund të dhjetorin me Arrëthyesin.
    Prioritet i këtij sezoni për drejtuesit është ngjitja në TKOB e artistëve shqiptarë që kanë shkëlqyer në skenat botërore.
    Edi Blloshmi, drejtori artistik i Trupës së Baletit në TKOB: Këto talente shqiptare që nuk kanë ardhur në Shqipëri më parë, po mundohemi t’i sjellim afër teatrit tonë, sepse duhen vlerësuar dhe duhen ngritur sa më lart…

    Top Channel

  • Xabi Alonso perfekt në start, por e kaluara “tremb” Real Madrid

    Xabi Alonso perfekt në start, por e kaluara “tremb” Real Madrid

    7 fitore në 7 ndeshje. Real Madrid është thjesht perfekt në këtë fillim sezoni, me ekipin e Alonos që nuk njeh rivalë, të paktën për momentin. Në La Liga, Reali kryeson i vetëm në krye me 6 fitore në 6 ndeshje, 14 gola të shënuar vetëm 3 të pësuar.
    Kjo është hera e tretë në histori që Real Madrid i bën një nisje të tillë një sezoni, me 7 fitore në 7, por për fanatikët e statistikave, ky detaj nuk ka një fund të lumtur, pasi në dy herët e tjera, me Pellegrinin dhe Ancelottin në stol, Reali nuk mund të fitojë as La Liga dhe as Champions League.

    Me Alonson në stol, duke përfshirë edhe aventurën e tij gjatë Botërorit për Klube, Alonso numëron 11 ndeshje, 9 prej të cilave fitore. Testi i radhës, mbase më i forti në këtë fillim sezoni vjen këtë fundjave, ku Reali do të përballet me Atletico-n në derbin e Madridit.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb