Tag: sezoni

  • Hotelet e vijës së parë në Sarandë, të parët në prenotimet online

    Hotelet e vijës së parë në Sarandë, të parët në prenotimet online

    Strukturat hoteliere të ndodhura në vijën e parë, mbi pedonalen e Sarandës, duket se janë më përpara, si me mbylljen e përgatitjeve për sezonin e ri, edhe me premtimet online që kanë marrë deri tani.
    E përbashkëta e informacionit që na u ofrua në recepsionet e tyre, ishte se mbi 80% e prenotimeve bëhen online.
    Të pranishëm në këtë start sezoni, na thanë se janë turistët nga vendet nordike, gjermanë e polakë, të moshave që parapëlqejnë më tepër të pushojnë në sezonin e ulët, të pranverës ose vjeshtës.Katër sinkronat ku flasin se ku gjenden me prenotimet e momentit
    Lokacioni i këtyre hoteleve në afërsi me shetitoren dhe me detin, vlerësohet si avantazh, pasi turisti parapëlqen Qendrën e qytetit, ku edhe shërbimet merren më me lehtësi dhe duke mos shpenzuar kohë.
    Sinjalet pozitive që kanë marrë se pritet një sezon me prurje intensive, janë bërë nxitëse për hotelerinë që edhe standarti i shërbimit e oferta e tyre të përmirësohet, përmes investimeve serioze në kushtet e akomodimit.
    Mungesa në staf kudo është e ndjeshme. Por në hotele që funksionojnë si biznes familjar, zgjidhjen e shikojnë tek vendimi për ta kompensuar mungesën e gjysmës së stafit me dyfishim të punës së tyre në biznes.
    Pothuajse në çdo hotel, prilli ka dhënë trokitjet e para të një sezoni që nis më herët, është më premtues për flukse shumë më të larta turistike këtë verë dhe se kudo presin që sezoni të ketë zgjatje më të madhe në kohë në muajt e vjeshtës. /Rtsh Gjirokastra/

  • Mesazhi i Luis Enriques pas titullit kampion: “Djemtë kanë sakrifikuar për të arritur te ky nivel sot”

    Mesazhi i Luis Enriques pas titullit kampion: “Djemtë kanë sakrifikuar për të arritur te ky nivel sot”

    6 Prill 2025

    0:19

    Telesport

    Luis Enrique, trajneri i Paris Saint-Germain, foli për Bein Sports ne festen e titullit te trembëdhjetë të fituar nga parizienët pas suksesit 1-0 kundër Angers:
    “Unë mendoj se e gjithë kjo është një përmbledhje e një sezoni të tërë, me momente ndonjëherë të vështira. Ne ishim në gjendje t’u jepnim gëzim të madh tifozëve, falënderojmë ata për mbështetjen e tyre. Edhe ne patëm disa momente të bukura për të festuar në Parces de Prince.”
    “Që nga sezoni i kaluar – përsëriti trajneri – publiku ka kuptuar gjithçka që kemi bërë. Ne punojmë si ekip, është diçka që mund ta shohim. Është një fat i madh të kesh një ekip që mund të luajë shumë mirë futboll, kam lojtarë të nivelit më të lartë. Ata kanë sakrifikuar shumë”.
    PSG, pas fitimit të titullit, do të përfshihet në Ligën e Kampionëve ndaj Aston Villas pasi eliminoi në 1/16 Liverpoolin e Arne Slot.
     

  • Rama: Me Episodin 13, Sezoni 4 i Podkastit FLASIM, “Shqiptari i shumëpritur”. Kryepeshkopi Joan: Leximi i Ungjillit më ndryshoi jetën!

    Rama: Me Episodin 13, Sezoni 4 i Podkastit FLASIM, “Shqiptari i shumëpritur”. Kryepeshkopi Joan: Leximi i Ungjillit më ndryshoi jetën!

    “Me Episodin 13, Sezoni 4 i Podkastit FLASIM, “Shqiptari i shumëpritur”, ju uroj të gjithëve një fundjavë të qetë”- shkruan Edi Rama këtë të shtunë.
    Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Palushi ishte sot i ftuar në episodi 13 sezoni 4 i podcastit “Flasim”. Një bashkëbisedim i jashtëzakonshëm.

    Pjesë nga diskutimi:
    Edi Rama: Ne kemi njohje shumë të vjetër dhe kemi folur për këto tema duke bërë ecejake mbrëmjeve në rrugën Myslym Shyri deri pas mesnate, flitet për vitet 80 dhe as nuk mendohej që ne do të dilnim në botën e lirë dhe do të kishim lirë të praktikonim fenë.
    Ju kishit një fjali shumë të thjeshtë kumbuese, që unë do të bëhem prift. Faktikisht ndodhi por arsyeja përse e solla këtu është se kurrë nuk patëm mundësi të flisnim me të njëjtën liri, nga vinte ajo siguri?
    Kryepeshkopi Joan: Unë vij nga një familje shumë e madhe dhe jo e krishterë, në atë kohë nuk praktikohej asnjë lloj besimi. Nuk ishte konvertim.
    Kur lexova për herë të parë Ungjillin, në vitin e 4 të gjimnazit ndodhi diçka thellë brenda meje. Mu kthye sërish gëzimi i fëmijërisë. Në atë çast jeta ime ndryshoi. Pata fatin të njihesha edhe me njerëz që kishin akses në libra të tilla. Bindja për t’u bërë prift lindi atëherë.
    kliko te shikoni

  • Me 3 podiume dhe 655 pikë në total, Lara Colturi e mbyll në vendin e tetë sezonin

    Me 3 podiume dhe 655 pikë në total, Lara Colturi e mbyll në vendin e tetë sezonin

    4 Prill 2025

    12:03

    Telesport

    Sezoni 2024-2025 në sportin e skive alpine ka ulur zyrtarisht siparin e garave, me italianen Federica Brignone që u shpall fituese e Kupës së Botës. Por surpriza më e bukur e këtij sezoni ka qenë padyshim skiatorja shqiptare Lara Colturi.
    Skiatorja 18-vjeçare bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke arritur për herë të parë në karrierën e saj të ngjitet tri herë në podium. Ajo zuri dy vende të dyta (në  pistat e Gurgl dhe Krtanjska Gora) dhe një vend të tretë (në pistën e Are).
    Colturi, këtë sezon garoi vetëm në dy disiplina: Atë të sllallomit, ku u klasifikua në vendin e 10-të me 276 pikë dhe në sllallomin gjigand, ku u rendit në vendin e pestë, me 379 pikë.
    Kështu, me 655 pikë në total, Lara Colturi e mbylli këtë sezon të Kupës së Botës për femra në ski në vendin e tetë. Ajo arriti të lërë pas në renditje mjaft skiatore me përvojë, çka lë te shpresosh për një paraqitje edhe më të mirë në të ardhmen.
    Paraqitjet e skiatores Lara Colturi kanë marrë vlerësime mjaft të mira nga të gjithë, duke nderuar flamurin kuqezi në të gjitha garat. Ajo gjithnjë ka arritur të renditet mes më të mirave, duke qenë vazhdimisht në “top-10”.

  • (VIDEO) Leverkusen dhe sezoni thuajse i dështuar pas historisë së vitit të shkuar!

    (VIDEO) Leverkusen dhe sezoni thuajse i dështuar pas historisë së vitit të shkuar!

    1 Prill 2025

    23:01

    Telesport

    Leverusen është tronditur sonte teksa është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë në fazën gjysmëfinale duke u dërguar në shtëpi nga një skuadër e ligës së tretë, Arminia Bielefeld, e cila ka arritur të fitojë 2-1 dhe të rezistojë deri në fund falë dy golave të pjesës së parë.
    Djemtë e Xabi Alonsos u zgjuan vetëm 20 minutat e fundit dhe nisën sulmet e vazhdueshme dhe të pambarueshme te porta kundërshtare por ishte vetëm diçka kaotike dhe fansat vendas të zhurmshëm shtynë bardheblutë të mbanin këtë rezultat të jashtëzakonshëm që i çon në finalen e Kupës së Gjermanisë, duke hequr nga kompeticioni skuadrën që vjet e fitoi.
    GOLI I FITORES – VIDEO
    Për “Aspirinat”, një sezon që rrezikon të mbyllet vetëm me Superkupën e fituar në verë ndaj Stuttgart në finale. Sepse nga Champions u eliminuan, në Bundesliga janë 6 pikë pas Bayern Munich dhe tani ikën edhe nga DFB Cup.

  • Shqipëria përcakton rregullat për shfrytëzimin e strukturave akomoduese

    Shqipëria përcakton rregullat për shfrytëzimin e strukturave akomoduese

    Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri për përcaktimin e rregullave mbi shfrytëzimin e strukturave akomoduese dhe kapacitetin minimal të tyre, në funksion të deklarimit për qëllime tatimore gjatë vitit kalendarik. Vendimi prek një sërë kategorish strukturash, duke përfshirë bujtinat, motelet, hotelet, resortet dhe strukturat e trashëgimisë kulturore.Sipas vendimit të ri, të gjitha strukturat akomoduese duhet të ndjekin një procedurë të detajuar deklarimi, për të raportuar nivelin e shfrytëzimit të kapacitetit të tyre. Këto struktura ndahen në disa kategori, si:BujtinaBllok apartamenteshMotelFjetje dhe mëngjesHotelHotel i shpërndarëResortStrukturë akomoduese e trashëgimisë kulturoreSezonet dhe periudha e deklarimitVendimi ndan periudhën e shfrytëzimit të strukturave në dy sezone kryesore:1 maj – 30 shtator (sezoni i lartë)1 tetor – 30 prill (sezoni i ulët)Gjatë këtyre periudhave, sipërmarrësit e strukturave akomoduese duhet të raportojnë numrin e përgjithshëm të dhomave të shfrytëzuara, në raport me kapacitetin e plotë të strukturës.Norma minimale e shfrytëzimitPër të shmangur abuzimet dhe evazionin fiskal, vendimi përcakton norma minimale të shfrytëzimit që çdo strukturë akomoduese duhet të plotësojë: Sezoni i lartë (1 maj – 30 shtator): Jo më pak se 65% e kapacitetit total të strukturës. Sezoni i ulët (1 tetor – 30 prill): Jo më pak se 30% e kapacitetit total të strukturës.Këto përqindje do të llogariten si mesatare e shfrytëzimit për të gjithë periudhën, duke i dhënë bizneseve fleksibilitet në administrimin e aktivitetit të tyre.Procedurat e deklarimit dhe ndryshimet e kapacitetitNë rast se një sipërmarrës bën ndryshime në kapacitetin e strukturës akomoduese, ai ka 15 ditë kohë për ta deklaruar këtë ndryshim pranë autoriteteve përkatëse.Nga ana tjetër, Ministria e Turizmit, brenda muajit shkurt të çdo viti, do të raportojë të dhënat e deklaruara nga sipërmarrësit pranë:Drejtoria e Përgjithshme e TatimeveNjësitë e qeverisjes vendoreKy proces do të ndihmojë në monitorimin e shfrytëzimit real të kapaciteteve akomoduese dhe përllogaritjen e detyrimeve tatimore.